Kërko: zoti yt e frymezoi bleten

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 2 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Kasas 28:85–28:88 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e mohuesve! Kujdes dhe mos lejo të të mashtrojnë dhe të të tërheqin që të ndjekësh dëshirat e shfrenuara të tyre!” - Fto (njerëzit) për te Zoti yt... - Le të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- S’ka dyshim se Ai që ta urdhëroi Kur'anin ty, Ai do të të kthejë ty në Vendin e Premtuar. - Është Allahu i Lartësuar Ai që ta shpalli këtë Kur'an dhe ligjëroi në të dispozitat dhe ligjet e jetës dhe adhurimeve. Ai sqaroi hallallin dhe haramin dhe të urdhëroi që ta përcjellësh e përhapësh këtë të vërtetë ndër njerëz. Ai të urdhëroi t’i ftosh ata që të nënshtrohen për të jetuar sipas ligjeve e sistemit që Ai ka vendosur për të përgjegjshmit ligjërisht (njerëz e xhindë). Allahu është i Urtë dhe i Gjithëditur dhe urtësia e Tij nuk mund të lejonte që njerëzit të jetonin vetëm jetën e kësaj dynjaje dhe pastaj të vdisnin, dhe kështu të përfundonte çështja e tyre. Ai kurrë nuk do të lejonte që njerëzit të mbeteshin pa u shpërblyer ose dënuar për veprat e tyre dhe mënyrës si jetojnë në këtë botë. Ai vendosi me urtësinë e Tij që të jetë një ditë e premtuar, kur njerëzit e xhindët do të ringjallen e tubohen për t’u marrë në llogari për jetën këtu. Atë ditë bamirësit do të shpërblehen me mirësitë e Tij të pafundme dhe punëkëqijtë do të ndëshkohen me drejtësinë e Tij të plotë. Atyrë u është qartësuar udha e drejtë, ligjet dhe shpalljet nga Zoti i gjithësisë. Nëse ata e pasojnë këtë, kjo është vetë lumturia e tyre. Por nëse zgjedhin të mos binden, të mohojnë të vërtetën dhe të trillojnë gënjeshtra për Shpalljen e Zotit, atëherë nuk ka vend më për polemikë. Nëse ata i japin përparësi kotësive dhe kënaqësive e tyre në këtë dynja, kundrejt të vërtetës dhe përjetësisë në ahiret, atëherë mbetet veçse që të presim shpagimin për punët e tyre nga Ai që është i Gjithëdituri për të fshehtën dhe të dukshmen, për të vërtetën dhe të kotën: - Thuaj: “Zoti im e di më së miri kush është ai që sjell udhëzimin e vërtetë dhe kush është në humbje të sigurt”. - Dihet mirë se Profeti i Tij ishte i udhëzuari që orientonte në udhën e drejtë, ndërsa kundërshtarët dhe armiqtë e tij ishin të humburit dhe devijuesit e njerëzve nga rruga e drejtë. - Ti nuk ke shpresuar (ndonjëherë) se do të të shpallej Libri (Kurani)... - Ti as që prisje të të jepej kjo Shpallje dhe as po përgatiteshe për diçka të tillë. - ...por kjo është mëshirë e Zotit tënd. - Kjo ishte si mëshirë e Zotit për ty dhe për gjithë njerëzimin, prandaj Ai të dërgoi me këtë libër. Ai mëshiroi botën me këtë libër dhe u mësoi atyre atë që nuk e dinin. Ai do që t’i pastrojë ata. Allahu u mësoi Librin dhe Urtësinë, dhe pse më parë ata ishin në humbje të qartë dhe të thellë. Nëse e mëson dhe bindesh se Shpallja ishte mëshirë për ty dhe për të gjithë njerëzit, atëherë të jesh i bindur se çdo urdhëresë e ndalesë e ligjëruar në të është mëshirë e mirësi shumë e madhe e dhuruar nga Allahu. Në zemrën tënde nuk duhet të ketë asnjë lloj ngushtie nga urdhëresat dhe ndalesat e sjella në të. Kurrë nuk duhet të mendosh se diçka tjetër mund të jetë më e mirë, më e përshtatshme dhe më e dobishme për njerëzimin, sesa kjo Shpallje, prandaj: - Prandaj ti mos u bëj kurrë ndihmëtar i jobesimtarëve! - Kurrë mos i ndihmo ata në kufrin e tyre! Kurrë mos u bëj pjesë e tyre! Kështu, është gabim shumë i rëndë që dikush të thotë për ndonjë nga ligjet e Zotit se është në kundërshtim me urtësinë, dobinë dhe mirësinë, sepse ky është mendim i mohuesve të Zotit dhe të shpalljeve të Tij. - Kurrë mos të të shmangin ata (mohuesit) nga ajetet e Allahut, pasi ato të janë shpallur ty! - Profeti ﷺ i përcolli plotësisht dhe qartësisht ajetet. Gjithashtu, ai i zbatoi rigorozisht dhe me besnikëri ato. Allahu i Madhëruar i tha: “Mos u shqetëso për kurthet dhe intrigat e mohuesve! Kujdes dhe mos lejo të të mashtrojnë dhe të të tërheqin që të ndjekësh dëshirat e shfrenuara të tyre!” - Fto (njerëzit) për te Zoti yt... - Le të jetë qëllimi yt final ftesa e njerëzve në fenë dhe ligjin e Zotit! Çdo gjë që bie ndesh me këtë, refuzoje! Kujdes nga shtirja, syfaqësia ose miratimi i pasuesve të së kotës, sepse ata të çojnë në shkrirjen me ata, duke u bërë urë e ndihmë për qëllimet e tyre. - ...dhe kurrë mos ndiq dëshirat e idhujtarëve! - Mos u bëj si ata, as në idhujtari dhe as në pjesët e saj, pra, në çdo lloj poshtërsie e gjynahu, por përkushtohu në adhurimet e sinqerta vetëm për Allahun! - Veç Allahut mos adhuro asnjë zot tjetër! Nuk ka të adhuruar tjetër (të merituar) veç Tij. - Askush përveç Allahut nuk meriton që ta adhurosh, ta duash me gjithë shpirt dhe ta madhërosh e t’i nënshtrohesh! Allahu është i plotë e absolut në emrat e cilësitë e Tij. Ai është i Përjetshmi, për të Cilin të gjithë kanë nevojë. Ndërsa çdo gjë tjetër do të zhduket dhe ka një fund në këtë dynja: - Çdo gjë, përveç Atij do të zhduket. - Duke qenë se çdo gjë veç Tij është e kotë dhe e ka një fund, edhe adhurimi i asaj që do të zhduket e përfundojë është i kotë dhe i gabuar. Allahu është i Vetmi e i Përjetshmi. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Atij i takon gjykimi e vendosja e ligjit në dynja dhe në ahiret. - Vetëm Atij i takon i gjithë Gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë! - Duke qenë se Allahu është i Vetmi i Përjetshëm, Ai në dorë të të cilit është ligji i dynjasë dhe ahiretit, dhe meqenëse tek Ai do të kthehen të gjithë për t’u shpërblyer, atëherë çdokush që ka sado pak logjikë e kupton dhe nënshtrohet që të adhurojë veçse Allahun si një dhe të pashoq. Ai përkushtohet që të bëjë çdo punë që e afron pranë Tij dhe kujdeset shumë që të mos bëjë ato gjëra që zemërojnë Allahun dhe sjellin ndëshkimin e Tij. Ai përpiqet që, kur të kthehet tek Allahu, të jetë i penduar dhe i vendosur për të lënë gjynahet e gabimet e tij. Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Kasas. Allahut i takojnë lavdërimet dhe madhërimi përgjithmonë.

Mus'haf Hape →
Isra 17:22 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i qortuar, për shkak të idhujtarisë. Përveç kësaj, do të jesh edhe i braktisur, sepse Zoti yt nuk do të të ndihmojë, por do të të lërë në …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Mos adhuro asnjë zot tjetër me Allahun, se do të bëhesh i qortuar e i braktisur! - Ky urdhër u drejtohet atyre që janë të përgjegjshëm ligjërisht ( mukel-lef). Domethënë, o njeri i përgjegjshëm, kurrë mos adhuro tjetër si zot dhe mos i shoqëro Allahut asnjë dhe asgjë si ortak! Nëse e bën këtë, atëherë do të bëhesh i qortuar, për shkak të idhujtarisë. Përveç kësaj, do të jesh edhe i braktisur, sepse Zoti yt nuk do të të ndihmojë, por do të të lërë në “mëshirë” të atyre që ti shoqëron Atij si ortakë, por që nuk kanë në dorë as dëm e as dobi. Ai që ka në dorë dëmin dhe dobinë është vetëm Allahu dhe Ai nuk ka ortakë në këtë pushtet. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Mesudi, se i Dërguari i Zotit ka thënë: 1662. “Nëse dikush ka rënë në varfëri të madhe dhe ai u ankohet njerëzve për të, problemi nuk ka për t’iu zgjidhur. Por nëse i ankohet (e kërkon ndihmën e) Zotit për të, Ai ka për t’i a sjellë pasurinë, herët apo vonë.”

Mus'haf Hape →
Hixhr 15:23–15:25 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… që, ato krijesa të tretura e të humbura në tokë, t’i kthejë përsëri, me një krijim i ri, dhe t’i grumbullojë para Tij për të dhënë llogari. - Zoti yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ne japim jetë e vdekje... - Allahu i Lartësuar është i vetmi dhe i pashoq në fuqinë për të sjellë në jetë krijesat dhe për t’ua marrë jetën, sipas ligjit që Ai vetë e ka caktuar. - ...dhe Ne jemi trashëguesit. - Kjo ngjan me ajetin tjetër kuranor: “Nuk ka dyshim se Ne e trashëgojmë tokën dhe gjithçka në të, dhe te Ne është e ardhmja e tyre." [Merjem 40]. Kjo nuk është aspak e vështirë për Zotin. - Nuk ka dyshim se Ne dimë për ata që ishin para jush dhe për ata që vijnë më pas. - Zoti di për krijesat e para dhe për ato të fundit. Ai di se si i ha toka ata pasi vdesin dhe si shpërbëhen. Askush nuk mund ta pengojë Zotin që, ato krijesa të tretura e të humbura në tokë, t’i kthejë përsëri, me një krijim i ri, dhe t’i grumbullojë para Tij për të dhënë llogari. - Zoti yt është Ai që do t'i mbledhë të gjithë ata. Ai është, vërtet i Urtë dhe i Ditur. - Allahu i Madhëruar është i Urtë, që e vendos çdo gjë në vendin dhe nivelin që i takon. Të gjithë do t'i shpërblejë sipas veprave që kanë bërë: nëse kanë bërë mirë, e mira do t’i gjejë gjithmonë, e nëse kanë bërë keq, e keqja do t'i gjejë. Zoti është i Ditur, prandaj asnjë vepër e robve nuk mund t'i fshihet Atij.

Mus'haf Hape →
Isra 17:39 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- Këto (ajete) janë nga urtësia, që Zoti yt ta shpalli ty. - Të gjitha këto ligje dhe dispozita të mrekullueshme që të sqaruam janë pjesë e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Këto (ajete) janë nga urtësia, që Zoti yt ta shpalli ty. - Të gjitha këto ligje dhe dispozita të mrekullueshme që të sqaruam janë pjesë e Shpalljes dhe urtësive që Zoti të zbriti. Urtësi janë të gjithë urdhrat për vepra të mira dhe moral të lartë, si dhe ndalesat nga punët e këqija dhe morali i ulët. Ato iu shpallën më të mirit dhe zotërisë së të gjithë profetëve, në më të mirin dhe më të zgjedhurin e librave, për të qenë udhëzim për më të mirin e popujve. Ato janë urtësia më e madhe që mund t’i dhurohet dikujt. Atij që i është dhuruar kjo urtësi i është dhënë mirësi e madhe. Në fund të këtyre urtësive, Zoti e mbyll me një ndalesë të fortë: me ndalimin e shirkut, ashtu sikurse nisi në fillim: - Mos adhuro veç Allahut ndonjë zot tjetër që pastaj të hidhesh në Xhehenem si fajtor dhe i dëbuar. – Do të futesh në Zjarr, ku do të qëndrosh përjetësisht. Ai që i bën shok Zotit, e ka të ndaluar të futet në Xhenet, por do të jetë në Zjarr. Atje do të jetë “si fajtor dhe i dëbuar”, pra, i mbuluar nga mallkimi i Allahut, melekëve dhe i të gjithë njerëzimit.

Mus'haf Hape →
Neml 27:62 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… - Kështu e ka bërë Zoti, që njerëzit të zëvendësojnë njëri tjetrin, shekull pas shekulli. I Lartësuari thotë: “Zoti yt është i Pasuri, Zotëruesi i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Cili është Ai që i përgjigjet nevojtarit kur ai i lutet, që largon të keqen dhe që ju bën ju sundues në tokë? ” - Cili është Ai, të Cilit i drejtohen të gjithë nevojtarët dhe i Cili është i Vetmi që ka fuqinë për të larguar të keqen dhe për të përmbushur lutjet e nevojtarëve? I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Kur gjendeni në rrezik në mes të detit, harrohen ata të cilëve ju u luteni zakonisht, përveç Atij (Allahut). Por pasi Ai ju shpëton e ju nxjerr në tokë, ju sërish i ktheni shpinën. Njeriu është mohues i madh.” [Isra 67]. Ose: “Çdo të mirë që zotëroni, e keni prej Allahut. Edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm tek Ai e ngrini zërin (me lutje).” [Nahl 53]. Imam Ahmedi sjell këtë rrëfim nga një burrë prej Belhuxhejmi: 2028. “Unë e pyeta: “O i Dërguari i Allahut, çfarë na fton ta adhurojmë?” – “Të ftoj ta adhurosh Allahun si një e të vetëm, Atë që, kur ty të godet ndonjë fatkeqësi dhe ti i lutesh, Ai ta largon; Atë që, kur humb rrugën në një vend të shkretë dhe ti i lutesh, Ai të sjell në rrugën e duhur; i Cili, nëse të kap thatësira dhe ti i lutesh, e bën bimën të mbijë për ty.” Unë i thashë: “Më porosit e këshillo!” Ai tha: “Mos fyej asnjë dhe kurrë mos nënvleftëso asnjë punë të mirë (sado e vogël në dukje), qoftë edhe të takosh vëllain tënd me fytyrë të qeshur; qoftë edhe të hedhësh ujë nga ena jote në enën e vëllait. Të këshilloj, gjithashtu, që rroba jote të jetë deri në mes të kërcirit, e nëse do ta mbash më të gjatë, atëherë le të jetë deri tek dy nyjet e këmbës, por mos guxo ta ulësh më poshtë, sepse kjo është prej mendjema - dhësisë, dhe Allahu nuk e do mendjema - dhësinë.” Në një version tjetër të këtij hadithi, përmendet se sahabi tha: “Pas kësaj, nuk kam sharë më asnjë, madje as edhe një dele apo deve.” Tregohet se një burrë ishte në udhëtim me një tjetër, i cili e tradhtoi atë dhe donte që ta vriste. Ky person u mundua që të shpëtonte nga vrasja dhe iu përgjërua tjetrit, madje edhe i kujtoi dhe e paralajmëroi për zemërimin dhe ndëshkimin e Allahut për këtë padrejtësi. Por të gjitha këto veçse ia shtuan tjetrit vendosmërinë për ta vrarë atë. Kështu, ai i tha: “Atëherë, më lër të fal dy rekatë namaz për Zotin!” – “Mirë, - tha ai, - por fali shpejt e mos u zgjat!” Ai u ngrit të falej, por nga frika e madhe, nuk po i kujtohej as edhe një germe e Kuranit. Kështu, - thotë ky burrë – unë mbeta në këmbë i çoroditur, ndërkohë që ai (krimineli) më thoshte: “Hë, mbaroje shpejt namazin!” Atëherë, Zoti bëri që me mendjen dhe gojën time të shqiptoja fjalën e Tij: “Cili është Ai që i përgjigjet nevojtarit kur ai i lutet, që largon të keqen ...” Në atë çast, pashë një kalorës që u shfaq në hyrje të luginës, në dorë mbante një shtizë, me të cilën qëlloi kriminelin drejt e në zemër dhe ai u rrëzua i vdekur. Unë iu vara pas kalit të tij dhe e pyeta: “Për Zotin, kush je ti?” Ai tha: “Unë jam i dërguari i Atij që i përgjigjet nevojtarit, kur ai i lutet, që largon të keqen.” Kështu, unë mora mushkën dhe mallin dhe u largova i shpëtuar.” - “... dhe ju bën ju zëvendësues në tokë.” - Kështu e ka bërë Zoti, që njerëzit të zëvendësojnë njëri tjetrin, shekull pas shekulli. I Lartësuari thotë: “Zoti yt është i Pasuri, Zotëruesi i Mëshirës. Po të dëshironte, Ai mund t'ju shkatërronte ju dhe të sillte në vendin tuaj kë të donte, ashtu sikurse ju solli ju nga pasardhësit e popujve të tjerë.” [Enam 133]. Ose: “Është Ai që ju ka bërë zëvendësues (të njëri -tjetrit) në Tokë. ...” [Enam 165]. Ose: “Kur Zoti yt u tha melekëve: "Unë po vendos në tokë një mëkëmbës.". [Bekare 30]. 129 Domethënë, Ai ka bërë popuj që zëvendësojnë popuj të tjerë, breza që vijnë pas brezave të tjerë. Po të dëshironte, Ai mund t’i bënte të gjithë të jetonin në të njëjtën kohë. Madje, po të dëshironte, mund t’i kishte krijuar të gjithë në të njëjtën kohë, ashtu siç krijoi Ademin nga dheu, dhe të vdisnin të gjithë në të njëjtën kohë. Por në këtë mënyrë, Toka do të ngushtohej për ta, ashtu si jetesa dhe të mirat e tyre. Po kështu, ata do të dëmtonin njëri-tjetrin, prandaj urtësia e Zotit përcaktoi që njerëzit të vijnë në këtë botë kohë pas kohe e brez pas brezi, derisa të përfundojë koha e secilit dhe të mbarojnë njerëzit që Zoti ka vendosur të krijojë e të jetojnë në këtë dynja. Pas kësaj, Ai do të bëjë Kijametin dhe do t’i japë çdokujt shpërblimin për atë që ka bërë në këtë dynja. - “A ka ndonjë zot tjetër, përveç Allahut?” - A ka ndonjë tjetër që ka pushtetin për diçka të tillë, përveç Allahut?! - “Jo! Por ju mendoni shumë pak. ” - Sa pak mediotoni e mendoni në këto mesazhe që ju udhëzojnë drejt të vërtetës dhe ju mundësojnë të gjeni udhën e drejtë!

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:59–3:60 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e kishte një nënë. Prandaj thotë i Lartësuari: - E vërteta vjen vetëm nga Zoti yt - E vërteta në të tilla raste mund të sqarohet veçse me argumente të sigurta nga …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Rasti i Isait tek Allahu, është sikurse rasti i Ademit, të cilin Ai e krijoi nga dheu, e pastaj i tha: “Bëhu!” dhe ai u bë. - Allahu i Lartësuar sjell një argument shumë të thjeshtë dhe të kuptueshëm për t’u qartësuar të krishterëve gabimin e tyre trashanik dhe të papranueshëm. Ata thonë për Isain (a.s.) diçka të pavërtetë, duke mos pasur asnjë argument ku mund të mbështeten, madje atyre nuk u lejohet as ta mendojnë një gjë të tillë. Shikoni se çfarë argumentimi qesharak sjellin të krishterët për të vërtetuar se Isai (a.s.) është “bir” i Zotit. Sipas tyre, meqë Isai (a.s.) nuk pati baba biologjik, atëherë ai ishte biri i Zotit dhe, si i tillë, ai ka cilësi të njëjta me Atin. Subhanallah! Ky nuk vlen të quhet as keqkuptim, jo më të jetë një argument i mirëfilltë për një temë kaq delikate. Ne mund të themi të njëjtën gjë edhe për krijesat e tjera të Zotit. Ato janë thjesht krijesa të të Plotfuqishmit. Ato tregojnë se i vetmi Krijues e Furnizues, që përkujdeset për ta dhe administron çështjet e tyre është Allahu Absolut e Madhështor. Të gjitha shkaqet dhe pasojat i nënshtrohen dëshirës dhe vullnetit të Tij të padiskutueshëm. Asgjë nuk del jashtë vullnetit të Tij. Të krishterët mendojnë se lindja e Isait (a.s.) pa baba biologjik është argument mbështetës i tezës së tyre të gabuar, ndërkohë që, faktikisht, ai është argument kundër tyre. Ai tregon se Allahu i Lartësuar dhe i Gjithëpushtetshëm është aq i Madhërishëm në pushtetin dhe mbretërimin e Tij saqë askush nuk mund t’i afrohet në emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Them nuk mund t’i afrohet, e jo më të jetë i njëjtë me Të . Allahu i Lartësuar ka krijuar diçka më të çuditshme sesa Isain. Ai e krijoi Ademin (a.s.) prej dheu, pa nënë dhe pa baba. Atëherë, nëse Ademi nuk mund të jetë fëmijë i Zotit dhe i barabartë me Të, pse duhet që të jetë Isai (a.s.)?! Duke përdorur logjikën e tyre të papjekur , duhet ta pranonim Ademin si fëmijë të Zotit dhe të barabartë me Të. Por nëse nuk e pranojmë një gjë të tillë për Ademin (a.s.), atëherë për Isain nuk duhet të kenë diskutime, sepse ai të paktën e kishte një nënë. Prandaj thotë i Lartësuari: - E vërteta vjen vetëm nga Zoti yt - E vërteta në të tilla raste mund të sqarohet veçse me argumente të sigurta nga Allahu i Lartësuar, që di gjithçka. Kumti i sigurt që na ka ardhur prej Allahut të Lartësuar, është e vërteta e padiskutueshme, sepse ajo është shpallje e Zotit të gjithësisë. Kjo shpallje e sigurt dhe e ruajtur bën pjesë në ato mirësi dhe dhurata të shumta të Allahut të Lartësuar, që tregojnë përkujdesjen e veçantë për Profetin e Tij të zgjedhur dhe pasuesit e tij të denjë. Të tilla janë të gjitha rrëfimet rreth profetëve të Zotit në kohëra. Duke marë parasysh këto, nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në vërtetësinë e tyre. Megjithatë, Allahu i Lartësuar e përforcon një gjykim të tillë, kur thotë: - “Prandaj ti mos u bëj kurrë nga ata që dyshojnë!” - Pra, asnjëherë mos ki dyshime rreth saktësisë së Shpalljes nga Zoti yt. Të jesh i sigurt se vetëm ajo është e vërteta, ndërsa gjithçka tjetër është mashtrim. Ky ajet dhe të tjerë si ai vërtetojnë rregullin e mrekullueshëm, që thotë: Nëse argumentet e sakta vërtetojnë se një çështje apo një mendim i caktuar është i vërtetë, qoftë në temat e besimit, qoftë në temat e tjera, atëherë është detyrë për njeriun që, çdo mendim tjetër që bie ndesh me këtë mendim të saktë dhe të argumentuar ai ta refuzojë dhe ta gjykojë si të gabuar dhe të papranueshëm. Çfarëdo dyshimi që mund të hidhet rreth asaj çështjeje është i padrejtë dhe i pavlefshëm. Po ashtu, pamundësia e dikujt për të hedhur poshtë dyshimet mbi një çështje të argumentuar saktë, të cilën ai e mbron, nuk tregon se ajo çështje nuk qëndron. Një gjë është e sigurt: gjithçka që kundërshton të vërtetën e sigurt është e kotë dhe e gënjeshtërt (edhe nëse nuk je në gjendje të argumentosh kotësinë e saj). I Lartësuari thotë: “ Pas së vërtetës nuk ka asgjë tjetër, veç kotësisë. ” [Junus 32]. Me këtë rregull të mrekullueshëm, besimtari gjen prehje dhe qetësi nga shumë dyshime të ngritura nga filozofët. Njeriu nuk është i detyruar që t’u japë përgjigje dhe të zgjidhë çdo dyshim që ata shfaqin. Nëse njeriu u jep përgjigje të gjitha dyshimeve të tyre, kjo tregon për mjeshtërinë e tij në argumentim, por ai nuk e ka detyrë një gjë të tillë. E domosdoshme për njeriun është që të njohë të vërtetën dhe ta sqarojë atë me argumente bindëse dhe të kuptueshme. Po ashtu, ai duhet t’i ftojë të tjerët që ta pasojnë këtë të vërtetë, të mbështetur në argumente të sigurta dhe të qarta.

Mus'haf Hape →
Shuara 26:136–26:140 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e shkatërruese sesa forca e shkatërrimi i tyre. I Lartësuari thotë: “A e di ti se ç’bëri Zoti yt me Adin banorët e Iremit, me ndërtesa të larta?” [Fexhr 6, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar na tregon për përgjigjen që pupulli i Hudit i dha Profetit të vet, pasi ai i ftoi në besimin e vërtetë, i kërcënoi për ndëshkimin e ashpër dhe ua qartësoi të vërtetën. - “Ata thoshin: “Për ne është njëlloj, na këshillon apo nuk na këshillon!” - Ne nuk do të heqim dorë kurrë nga rruga jonë. Sipas një ajeti tjetër: “Ata thanë: “O Hud, ti nuk na solle ndonjë argument të qartë dhe ne nuk i braktisim zotat tanë për fjalën tënde dhe as nuk do të të besojmë ty.” [Hud 53]. Domethënë, ata nuk besojnë në asnjë rrethanë dhe nuk u bëjnë dobi qortimet e kërcënimet. I Lartësuari thotë: “Nuk ka dyshim se për ata që mohojnë besimin, është njëlloj: i paralajmëron apo nuk i paralajmëron, ata nuk besojnë. Allahu ua ka vulosur zemrat dhe të dëgjuarit e tyre, ndërsa në shikimet e tyre ka perde. Ata do të kenë dënim të madh.” [Bekare 6] “Me të vërtetë, ata të cilët e merituan vendimin e Zotit tënd (për ndëshkim) , ata nuk do të besonin, edhe sikur t’u vinin të gjitha Shenjat, derisa ta shohin vetë dënimin e rëndë.” [Junus 96, 97]. - “Kjo nuk është gjë tjetër vetëm se një traditë e popujve të lashtë. N e nuk kemi për t’u dënuar kurrë .” - Disa e kanë lexuar këtë ajet: “Kjo nuk është gjë tjetër veçse trillime e histori (ħalku) të popujve të lashtë.” Ibn Mesudi, Ibn Abasi (sipas Aufiut) e të tjerë shpjegojnë se kjo i ngjan asaj që thanë mohuesit kurejshë: “Këto janë legjenda të popujve të lashtë, të cilat ai (Muhamedi) kërkoi që t’i shkruhen dhe i lexohen atij mëngjes e mbrëmje”.” [Furkan 5]. Ose: “Kur atyre (mohuesve) u thuhet “Çfarë ka shpallur Zoti juaj?”, ata thonë: “Mite të popujve të hershëm.” [Nahl 24]. Ndërsa të tjerët e kanë lexuar këtë ajet “Kjo nuk është gjë tjetër veçse një traditë (ħuluku) e popujve të lashtë.”. Sipas këtij kuptimi, ata thoshin se kjo ishte tradita, feja e etërve të tyre të lashtë dhe se ata do të ndiqnin rrugën e tyre, do të jetonin jetën ashtu siç e kishin jetuar ata dhe do të vdisnin ashtu sikurse vdiqën ata. Edhe ata nuk e besonin ringjalljen dhe Ditën e Premtuar, kur do të jepen shpërblime e ndëshkime, prandaj thoshin: “Ne nuk kemi për t’u dënuar kurrë.” Ky ka qenë shpjegimi i Ibn Abasit, sipas transmetimit që sjell Ali Ibn Talhate prej tij. Ky ka qenë edhe mendimi i Ikrimas, Ata el Hurasanit, Katades etj. Këtë mendim ka zgjedhur edhe Ibn Xheriri. - “Kështu, ata e mohuan atë (Hudin) dhe Ne i shkatërruam ata.” - Ata vazhduan me mohimin e profetit të tyre, Hudit, dhe kundërshtimin e udhëzimit të tij, me kokëfortësi dhe inat, prandaj i Madhëruari i shkatërroi e shfarosi ata. Allahu i Madhë - ruar e ka treguar mënyrën e shkatërrimit të tyre në shumë vende në Kuran. Kështu, i Lartësuari dërgoi mbi ta një stuhi të fuqishme, të zhurmshme dhe të acartë. Shkatërrimi i tyre ishte i merituar për atë që kishin bërë. Ata ishin tiranë e shkatë - rrimtarë, prandaj Zoti u dërgoi stuhinë, që ishte më e furishme e shkatërruese sesa forca e shkatërrimi i tyre. I Lartësuari thotë: “A e di ti se ç’bëri Zoti yt me Adin banorët e Iremit, me ndërtesa të larta?” [Fexhr 6, 7]. Këta ishin populli i parë i Adit. Ata që kanë thënë se Iremi është emër i qytetit ku jetuan, ata i kanë marrë nga israilijatet, por për këtë nuk ka ndonjë argument të sigurt. Allahu i Madhëruar thotë për ta: “Si ata nuk është krijuar askush në Tokë.” [Fexhr 8]. Nuk është krijuar në tokë asnjë si ai popull, për sa i përket fuqisë, zhvillimit e pushtetit e tyre. Sidoqoftë, i Lartësuari e shkatërroi atë popull që i kaloi kufijtë me tiraninë e mosbesimin e tyre. I Lartësuari thotë: “Sa i përket popullit Ad, ata u treguan arrogantë në tokë kundër të vërtetës dhe thanë: “Kush është më i fortë se ne?” A nuk e dinin ata se Allahu, i Cili i krijoi, është më i fortë se ata?! Por ata vazhduan t'i refuzonin shenjat Tona. Prandaj Ne lëshuam kundër tyre një erë të furishme për disa ditë shkatërruese, për t’i bërë ata ta ndienin shijen e dënimit poshtërues që në jetën e kësaj bote; por në botën tjetër dënimi do të jetë edhe më poshtërues dhe ata nuk do të gjejnë asnjë ndihmë.” [Fusilet 15, 16]. “Me urdhrin e Zotit të saj, ajo shkatërroi çdo gjë. Kur agoi, nuk shihej gjë tjetër, përveç banesave të tyre. Kështu i ndëshkojmë Ne popujt keqbërës.” [Ahkaf 25]. “Ndërsa Adi u shkatërrua me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme, që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara.” [Haka 6, 7]. Mbetën trupa pa koka, sepse era e furishme e ngrinte trupin lart në ajër dhe e përplaste me forcë në kokë, duke ia thyer kokën dhe duke ia ndarë nga trupi, me trutë të nxjerrë. Kështu mbeteshin si trupa hurmash të zgavruara. Atyre nuk u sollën ndonjë dobi malet e shpellat ku u strehuan, kur erdhi urdhri i Zotit tënd. - “Vërtet, në këtë (ngjarje) ka argument. Por shumica e tyre (e njerëzve) nuk besojnë. Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.”

Mus'haf Hape →
Ibrahim 14:27–14:30 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Kush është Profeti yt? Në atë çast të frikshëm e të vetmuar, Allahu i Lartësuar i ndihmon ata që të përgjigjen …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Allahu i forcon besimtarët me Fjalën e fortë, në jetën e kësaj bote dhe në Botën Tjetër;... - Allahu i Madhëruar thotë se do t’i forcojë robërit e Tij besimtarë. Bëhet fjalë për ata besimtarë që e kanë zemrën plot iman, që nxit dhe prodhon punë të mira dhe sjell bindjen e nënshtrimin ndaj Allahut. Allahu i Lartësuar do t’i forcojë këta besimtarë në këtë jetë dhe në ahiret. Në këtë jetë do t’i forcojë e do ti bëjë të qëndrueshëm në besimin e tyre të pastër, kundrejt çdo dyshimi e pasigurie. Këtë Ai e bën përmes udhëzimit të plotë, që u dhuron atyre. Allahu i Madhëruar i fuqizon me dije të dobishme dhe forcë për t’u nënshtruar, u jep siguri në fe dhe ua zbukuron imanin e punët e tij. Sa herë që përballen me dyshime, Zoti u jep siguri, përmes dritës së Shpalljes dhe diturisë së Tij. Sa herë që përballen me epshe, shfrenim dhe me zbukurim të kënaqësive, Ai u dhuron forcë dhe dëshirë të fortë për adhurime, që ata t’i japin përparësi asaj që e do Zoti, e jo dëshirave të tyre e kënaqësive të kësaj bote. Ndërsa në jetën tjetër, forcimi dhe ndihma e Zotit fillon që në momentet e vdekjes dhe agonisë së saj. Ai i forcon ata në Islam dhe u dhuron një mbyllje të mirë. Në varr i forcon gjatë pyetjeve të dy melekëve, që njeriu të japë përgjigjet e duhura. Ai do të pyetet: Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Kush është Profeti yt? Në atë çast të frikshëm e të vetmuar, Allahu i Lartësuar i ndihmon ata që të përgjigjen saktë dhe të thonë: Allahu është Zoti im. Islami është feja ime. Muhamedi ﷺ është Profeti im. Kështu përkujdeset Allahu i Madhëruar për besimtarët, në të gjitha gjendjet e fazat që do të përjetojnë. Ndërsa për të padrejtët. Ai thotë: - .. . ndërsa të padrejtët Allahu i lë në humbje. Allahu bën gjithçka që dëshiron. - Ata janë të devijuar dhe nuk e gjejnë rrugën e drejtë. Ata nuk kanë për t’u ndihmuar as në dynja e as në ahiret. Një gjë është e sigurt: Allahu i Lartësuar nuk u bën asnjë padrejtësi, por ata i bëjnë padrejtësi vetvetes. Ky ajet është argument për sprovën me pyetjet e varrit dhe për vërtetësinë e dënimit dhe të shpërblimit pas vdekjes, në varr. Kjo është treguar edhe në hadithe të shumta dhe të sakta nga Profeti. Në vijim, Allahu i Madhëruar tregon gjendjen dhe përfundimin e kurejshëve, që refuzuan Profetin: - A nuk i ke kthyer sytë nga ata që, mirësinë e Allahut e këmbejnë me mosbesimin, ndërsa popullin e vet e çojnë në vendin e shkatërrimit? - Mirësia e Allahut, që ata e mohuan dhe nuk falënderuan, ishte dërgimi i profetit Muhamed nga mesi i tyre, siç thotë Zoti në një ajet tjetër: “ Është Ai, që u dërgoi të paditurve Profet nga mesi i tyre, që t’u lexonte ajetet e Tij, t’i pastronte ata, t’u mësonte Librin dhe Urtësinë, kur më parë ata ishin në humbje të plotë; por edhe të tjerëve, që ende nuk u janë bashkuar atyre. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti. " [Xhumua 2, 3]. Ky Profet i mrekullueshëm i ftoi njerëzit që të përqafonin këtë fe madhështore, me qëllim që të arrinin lumturinë në të dyja jetët. Me këtë besim e fe, ata do të jenë të ruajtur dhe të shpëtuar nga çdo ligësi. Kjo është mirësia më e madhe që i është dhënë njerëzimit, por në vend që ta respektojnë këtë mirësi dhe t’i shprehin Zotit mirënjohjen, e refuzojnë vetë, madje i pengojnë edhe të tjerët nga kjo mirësi. I Madhëruari thotë: "…popullin e vet e çojnë në vendin e shkatërrimit." Ata u bënë shkak që popullin e tyre ta fusnin në zjarr. Ata u bënë fatkeqësi për popullin e tyre, edhe pse mendonin se ishin në rrugë të mbarë dhe po i ndihmonin. Ndër veprimet më të dënueshme ndaj popullit të tyre ishte nxitja për të dalë në luftë kundër Profetit në Bedër. Ata dolën në luftë kundër Zotit dhe Profetit të Tij, dhe i gjeti ajo që i gjeti. Shumë nga udhëheqësit e tyre u vranë në këtë luftë. - Xhehenemi është vendi ku do të hidhen. Eh, sa vend i tmerrshëm është ai! - Nxehtësia e zjarrit të Xhehenemit i përfshin ata nga çdo anë. Ai është përfundimi më i keq dhe i dhembshëm. - Ata kanë ngritur idhuj, si të barabartë me Allahun, për t’i larguar njerëzit nga rruga e Tij. - Ata trillonin idhuj si të barabartë me Allahun dhe i ftonin njerëzit që t’i adhurojnë e t’u nënshtroheshin atyre njëlloj si Allahut. Atëherë, këtyre keqbërësve thuaju: - Thuaj: “Kënaquni, por, jeni drejtuar për në Zjarr!” - Kënaquni dhe përfitoni nga mohimi dhe trillimet tuaja për një kohë të shkurtër. Por dijeni se kjo nuk ka për t’ju ndihmuar në përfundimin tuaj. Në Zjarr do të jetë vendqëndrimi i juaj i përhershëm. Ai është vendi më i keq dhe më i dhimbshëm.

Mus'haf Hape →
Isra 17:59 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… ata. Atëherë, Profeti u lut, por i erdhi Xhibrili dhe i tha: “Zoti yt të jep selam dhe të thotë: “Nëse dëshiron, Safa do të kthehet për ta në flori. Por …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ne nuk na pengon asgjë që t’ju sjellim shenja, por popujt e parë i mohuan ato. - Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Abasi, i cili trego n: 1692. “Kurejshët i thanë Profetit: “Lute Zotin tënd, që ta kthejë në flori për ne kodrën Safa, dhe atëherë ne do të besojmë ty.” Ai tha: “Vërtet do ta bëni?” - “Po”, - thanë ata. Atëherë, Profeti u lut, por i erdhi Xhibrili dhe i tha: “Zoti yt të jep selam dhe të thotë: “Nëse dëshiron, Safa do të kthehet për ta në flori. Por kujdes! Kush mohon pas kësaj, Unë kam për ta ndëshkuar me një mënyrë, që nuk kam ndëshkuar asnjë në botë. E nëse ti dëshiron, Unë ua lë hapur portën e pendimit dhe mëshirës!” Profeti tha: “Zgjedh portën e pendimit dhe të mëshirës!” Hafidh Ebu Jeala sjell hadithin nga Umu Ata, shërbëtorja e Zubejr Ibn Auamit, një hadith më të gjatë me të njëjtin kuptim, përveçse në fund ajo shton: 1693. “...Betohem në Atë në dorë të të Cilit është shpirti im, se Ai ma dha atë që i kërkova dhe nëse unë do ta pranoja, ashtu do të ndodhte. Në fakt, Ai më dha mundësinë të zgjidhja mes dy alternativave: të linte të hapur për ju portën e mëshirës, dhe kështu të besonte prej jush ai që do të besonte, ose t’ju jepte atë që kërkuat, dhe pastaj t’ju linte në mëshirën e asaj zgjedhjeje, dhe kështu të humbisnit portën e mëshirës dhe nga ju të mos besonte askush. Unë zgjodha portën e mëshirës, në mënyrë që të besojë ai që do të besojë. Ai më njoftoi se, nëse jua jep atë që ju kërkoni dhe më pas nuk besoni, Ai do t’ju ndëshkojë me një formë që nuk ka ndëshkuar asnjë në botë më parë. Atëherë, zbriti fjala e Allahut: “Ne nuk na pengon asgjë që t’ju sjellim shenja, por popujt e parë i mohuan ato.” Kuptimi: Allahu i Lartësuar nuk i solli ato shenja që kërkuan kurejshët, sepse popujt e shkuar mohuan sërish, edhe pasi iu dhanë ato shenja. Rregulli i Allahut ndër njerëz ka qenë që, nëse ata mohojnë edhe pas dërgimit të mrekullive e shenjave që i kërkojnë vetë, ndëshkimi i përfshin menjëherë, siç thotë i Lartësuari: “Kujto kur dishepujt thanë: “O Isa, biri i Merjemes! A mundet Zoti yt të na zbresë një sofër nga qielli?” Ai u tha: “Kijeni frikë Allahun, nëse jeni besimtarë!” Ata thanë: “Ne dëshirojmë të hamë nga ajo, që të na qetësohen zemrat, të dimë me siguri të plotë se na ke thënë të vërtetën dhe të bëhemi dëshmitarë të saj!” Isai, biri i Merjemes, tha: “O Allah! O Zoti ynë! Zbritna nga qielli një sofër, që të jetë festë për ne dhe për ata pas nesh dhe të jetë Shenjë prej Teje! Na dhuro, sepse Ti je Furnizuesi më i mirë!” Allahu tha: “Unë do t'jua zbres (Sofrën). Por nëse dikush prej jush mohon pas kësaj, Unë kam për ta ndëshkuar atë ashtu siç nuk kam ndëshkuar askënd prej njerëzve.”. ’ [Maide 112 -115]. Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon për popullin e Themudit, kur ata i kërkuan si shenjë e mrekulli, që ai t’u nxirrte një deve nga shkëmbi që ata e përcaktuan. Salihu e luti Zotin që t’ua sillte këtë shenjë dhe, vërtet, prej shkëmbit doli ajo që kërkuan. Megjithatë, ata u treguan të padrejtë dhe përsëri vazhduan të mohonin Profetin e tyre dhe e vranë devenë. Atëherë, Profeti i tyre u tha: “Por ata e therën atë, prandaj ai u tha: “Kënaquni në shtëpitë tuaja për tri ditë (para dënimit tuaj)! Ky është një kërcënim i vërtetë e jo gënjeshtër.” [Hud 65]. - Ne i dhamë Themudit devenë si një shenjë të qartë, por ata e mohuan atë. - Ajo shenjë tregonte qartë për Krijuesin, se Ai është Një i vetëm, si dhe për vërtetësinë e Profetit, të cilit iu plotësua lutja për sjelljen e asaj shenje. Por ata u treguan të këqij dhe nuk e pranuan atë shenjë, madje e pengonin devenë të pinte ujë, derisa e vranë fare. Atëherë, Allahu i Lavdëruar i shfarosi nga i pari deri tek i fundit, duke i ndëshkuar ashtu siç di të ndëshkojë Ngadhënjimtari i Plotpushtetshëm. - Shenjat Ne i dërgojmë si paralajmërim (për t'u larguar nga e keqja) . - Kadadja shpjegon: Allahu i Lartësuar i frikëson robërit me shenja të ndryshme, që ata të marrin mësim, të përkujtojnë atë që u bën dobi dhe të kthejnë rrugë sa nuk është vonë. Prandaj Profeti i Allahut ka thënë: “Me të vërtetë, dielli dhe hëna janë nga shenjat e (madhështisë së) Allahut dhe ato nuk eklipsohen për shkak të vdekjes apo lindjes së dikujt, por Allahu frikëson nëpërmjet tyre robërit e vet. Nëse shikoni këtë, atëherë nxitoni për të përmendur Zotin për t’iu lutur Atij dhe për t’i kërkuar falje!” pastaj tha: “O Umeti i Muhamedit! Nuk ka më xheloz se Allahu kur robi i tij bën imoralitet dhe kur robëresha e tij bën imoralitet. “O Umeti i Muhamedit! Sikur ta dinit atë që unë di, do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë.” [Buhariu dhe Muslimi]. Na është treguar se, kur Kufa u trondit njëherë nga një tërmet në kohën e Abdullah Ibn Mesudit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ai tha: “O njerëz! Zoti juaj po ju paralajmëron, që të pendoheni e të ktheni rrugë, prandaj pendohuni tek Ai!” Po kështu është përmendur se, kur Medina u trondit njëherë në kohën e Omer Ibn Hatabit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), ai tha: “Betohem në Allahun se ju duhet të keni bërë diçka! Nëse bie sërish tërmet, atëherë do të bëj kështu e ashtu...”

Mus'haf Hape →
Merjem 19:16–19:21 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… ty një djalë të pastër.”. - Unë nuk jam ashtu si pandeh, por unë jam i dërguar nga Zoti yt, për të të dhuruar një djalë të pastër. - “Ajo …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar përmendi historinë e Zekerias, të cilit i dhuroi një djalë të pastër, të përkushtuar e të bekuar me mirësi të shumta, edhe pse Zekeria vetë ishte në moshë të thyer dhe gruaja e tij, përveçse e thyer në moshë, ishte edhe beronjë. Në vijim, i Lartësuari na sjell historinë e Merjemes dhe lindjen e Isait, pa ndërhyrjen e një babai njerëzor. Është dukshëm e qartë se mes dy historive ka një ngjashmëri të madhe, në mesazhin që kumtojnë. Allahu i Madhëruar i ka përmendur historitë e tyre pranë njëra - tjetrës edhe në suret Al Imran dhe Enbija. Në të gjitha rastet, Allahu i Madhëruar na tregon pushtetin e Tij absolut për gjithçka dhe sundimin madhështor mbi krijesat e Tij. Allahu është i plotpushtetshëm për gjithçka. U lartësoftë përlëvdimi e lavdërimi i Tij! - “Përmendju në këtë Libër (tregimin për) Merjemen ...” - Ajo është Merjeme bija e Imranit, pasardhëse e Daudit (a.s.). Nëna e saj pati vendosur që fëmijën e saj ta përkushtonte si shërbëtor të Shtëpisë të Shenjtë në Kuds. Shërbesa ishte një lloj adhurimi i përhapur ndër besimtarët në atë kohë. Allahu i Lartësuar thotë: “Zoti i saj e pranoi përkushtimin e saj, me një pranim të mirë (e të shpërblyeshëm) dhe e rriti atë (vajzën) me një edukatë të mirë. Ai e vuri atë nën kujdesin e Zekerias.” [Al Imran 37]. Ajo u edukua në mesin e bijve të Iraelit me virtyte të rralla, aq sa u bë ndër adhurueset më të mëdha dhe më të famshme të Zotit. Merjemeja ishte tërësisht e përkushtuar, e izoluar nga bota që e rrethonte, e palodhur dhe e vazhdueshme në adhurime plot përunjësi. Ajo ishte në kujdestarinë e Zekerias, burrit të motrës së saj. Zekeria ishte Profeti dhe udhëheqësi i bijve të Izraelit, tek i cili ktheheshin për të gjitha çështjet e tyre fetare. Zekeria vërejti se kësaj adhurueseje të rrallë i jepeshin mrekulli të shumta. Allahu i Madhëruar thotë: “... Sa herë që hynte Zekeria në dhomën e faljes së saj, gjente atje ushqim. Prandaj pyeti: “O Merjeme! Nga të vjen ky ushqim?” Ajo i tha: “Nga Allahu. Vërtet, Allahu i jep pa masë atij që do.”” [Al Imran 37]. Është thënë se ai gjente pranë saj frutat e verës edhe në dimër dhe frutat e dimrit edhe në verë, sikurse e kemi përmendur në suren Al Imran. Kështu, kur Allahu i Madhëruar, të Cilit i takon e gjithë urtësia dhe mirësia, deshi që të nxirrte në jetë robin dhe profetin e Tij Isa, njërin nga pesë profetët më të zgjedhur të Tij, bëri që ajo të largohej nga familja e saj. - “... kur ajo u largua prej familjes së saj në një vend në Lindje!” - Ajo u largua dhe u veçua prej tyre, në një vend në lindje të Xhamisë së Shenjtë në Kuds. - “Ajo u veçua prej tyre. ” - Domethënë, u veçua dhe u fsheh tërësisht prej tyre. - “Pastaj, Ne dërguam tek ajo Xhibrilin, i cili iu paraqit si njeri i vërtetë .” - Fjala Rûĥana (Shpirtin) është për Xhibrilin (a.s), i cili iu paraqit asaj në formën e një njeriu me pamje të plotë. - “Ajo tha: “Unë i kërkoj mbrojtje të Gjithëmëshirshmit prej teje, nëse e ke frikë Atë.” - Kur iu shfaq meleku në formën e një njeriu, në atë vend të vetmuar, ajo u frikësua prej tij dhe mendoi se ai kishte qëllime të këqija, prandaj tha: “Unë i kërkoj mbrojtje të Gjithëmëshirshmit prej teje, nëse e ke frikë Atë!” Pra, nëse i frikësohesh Allahut, unë kërkoj mbrojtje Zotit nga ty! Kështu, Merjemeja e përkujtoi atë me Allahun e Lartësuar. Në fakt, kështu duhet të veprojë njeriu për largimin e të keqes, duke e filluar me gjënë më të lehtë. - “Ai (Xhibrili) tha: “Unë jam vetëm një i dërguar (melek) i Zotit tënd për të të dhuruar ty një djalë të pastër.”. - Unë nuk jam ashtu si pandeh, por unë jam i dërguar nga Zoti yt, për të të dhuruar një djalë të pastër. - “Ajo tha: “Si do të kem unë djalë, kur mua nuk më ka prekur asnjë burrë e as nuk kam qenë e pamoralshme?”. - Si do të kem unë fëmijë, kur nuk jam e martuar dhe kurrsesi nuk mund të mendohet se do të bëja poshtërsi?! - “Ai (Xhibrili) tha: “Ja, kështu, Zoti yt thotë: “Kjo është e lehtë për Mua” - Kështu, Xhibrili (a.s) iu përgjigj: “Allahu i Lartësuar ka thënë se ti do të lindësh një fëmijë, pa ndërhyrjen e një bashkëshorti dhe as përmes poshtërsisë (imoralitetit). Dhe, pa dyshim, Allahu i Lartësuar është i plotpushtetshëm për gjithçka. - “... dhe ta bëjmë atë (djalin e krijuar pa baba) shenjë për njerëzit dhe mëshirë nga Ne.” - Do ta bëj atë si shenjë dhe argument, që tregon pushtetin e Tij të plotë për gjithçka. Allahu i Lartësuar e krijoi Ademin pa mashkull e pa femër, e krijoi Havanë nga mashkulli (nga brinja e Ademit) dhe pa femër. Ndërsa të gjithë pasardhësit e Ademit i krijoi nga mashkulli dhe femra, përveç Isait, i cili lindi nga një femër, pa ndërhyrjen e mashkullit. Kështu u shfaqën të plota dhe të qarta fuqia dhe sundimi i Tij madhështor. Nuk ka të adhuruar me meritë veç Allahut dhe nuk ka Zot kujdestar dhe rregullues për çështjet e krijesave, veç Tij. Allahu i Lartësuar thotë gjithashtu: “... dhe mëshirë nga Ne.” Duke treguar mëshirën e Tij, Ai do ta bëjë Isain një profet, që t’i ftojë njerëzit në adhurimin e Allahut si një të vetëm dhe pa ortakë. Në një ajet tjetër thuhet: “Kujto (o Muhamed) kur melekët thanë: “O Merjeme! Allahu të jep ty lajmin e mirë (për një djalë të krijuar) me “Fjalën” e Tij (Bëhu!). Emri i tij do të jetë Mesih, Isa, biri i Merjemes. Ai do të jetë i nderuar në këtë botë dhe në Ahiret. Ai do të jetë një nga më të afërmit (të përzgjedhurit e Allahut). Ai do t'u flasë njerëzve që në djep, por dhe kur të rritet. Ai do të jetë prej të mirëve.” [Al Imran 45, 46]. - “Kjo është punë e mbaruar! ” - Muhamed Ibn Ishaku shpjegon: “Kjo është diçka që ka për të ndodhur dhe asgjë nuk mund ta pengojë atë.” Këtë shpjegim e ka përzgje - dhur edhe Ibn Xheriri në Tefsir-in e Tij.

Mus'haf Hape →
Sexhde 32:12–32:14 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… këtë përzgjedhje. Po kështu thotë Allahu në ajetin tjetër: “Po të kishte dashur Zoti yt, do të besonin ata që janë në Tokë që të gjithë. Vallë, ti do t’i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Veç sikur të shihje mëkatarët, kur, kokëulur para Zotit të tyre, thonë: “O Zoti ynë! Tani pamë dhe dëgjuam! Na kthe edhe një herë, që të bëjmë vepra të mira! Tani ne jemi tërësisht të bindur”. - Allahu i Lartësuar na tregon rreth gjendjes së idhujtarëve Ditën e Kijametit dhe fjalëve të tyre në momentin kur ata të përjetojnë ringjalljen dhe të ngrihen përpara Tij. Ata do të ngrihen të poshtëruar, të përçmuar e kokëulur prej turpit dhe dëshpërimit, dhe do të thonë: “O Zoti ynë! Tani pamë dhe dëgjuam.” Pra, tashmë dëgjojmë dhe kemi për t’iu bindur urdhërit Tënd. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Sa mirë do të dëgjojnë dhe do të shohin ata, ditën kur do të vijnë te Ne! Por sot keqbërësit janë në humbje të thellë.” [Merjem 38]. Pastaj i kthehen vetvetes me qortime, sepse vetë ata ishin shkaku për hyrjen në zjarr: “Ata do të thonë: “Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim tani ndër banorët e Zjarrit.”.” [Mulk 10]. Kështu, edhe në këtë moment thonë: “Na kthe edhe një herë që të bëjmë vepra të mira!” Pra, në jetën e dynjasë. “Tani ne jemi tërësisht të bindur” - Pra, tashmë jemi të bindur dhe të sigurt se premtimi Yt është i vërtetë dhe ringjallja jonë është e vërtetë. Por Allahu i Lartësuar e di më mirë se, edhe nëse do t’i kthente ata në dynja, përsëri ata do të ishin mohues se besimit, do të refuzonin profetët dhe shpalljet e Allahut, siç thuhet në ajetin tjetër: “Eh, sikur t’i shihje ata, kur të ndalen përpara Zjarrit! Ata do të thonë: “Ah, sikur të ktheheshim (në dynja)! Atëherë nuk do t'i mohonim Argumentat e Zotit tonë por do të bëheshim besimtarë.” Por, atyre u del në shesh ajo që më parë e mbanin fshehur. Por, edhe sikur të ktheheshin, ata do ta kryenin sërish atë që u ishte ndaluar. Me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë. Ata thonë: “Veç jetës sonë në këtë botë, nuk ka gjë tjetër dhe kurrë nuk do të rigjallemi.”” [En’am 27 - 29]. - “Sikur të kishim dashur, çdokujt do t’i kishim dhënë udhëzimin ...” - Po të dëshironim Ne, do ta detyronim çdo shpirt që të pranonte udhëzimin drejt të mirës, duke e bërë të imponuar këtë përzgjedhje. Po kështu thotë Allahu në ajetin tjetër: “Po të kishte dashur Zoti yt, do të besonin ata që janë në Tokë që të gjithë. Vallë, ti do t’i detyrosh njerëzit që të bëhen besimtarë? Asnjë njeri nuk mund të besojë, përveçse me lejen e Allahut. Ndërsa ligësia (e mohimit të Zotit) do të godasë ata që nuk mendojnë.” [Junus 99, 100]. - “... por fjala Ime do të vërtetohet: “Do ta mbush Xhehenemin me xhindë e njerëz së bashku. ” - (Pra, Ne jemi të Plotpushtetshëm që ta bëjmë diçka të tillë, por kemi vendosur dhe do të përmbushet fjala që: vetë shpirtrat duhet ta zgjedhin rrugën që do të ndjekin, drejt së mirës ose të keqes. Kjo duhet të jetë një përzgjedhje e lirë prej tyre. Pa dyshim, Unë e di përfundimin e të bindurve ndaj urdhëresave të Mia dhe se cili është përfundimi i atyre që kundërshtojnë urdhëresat e Mia, prej xhindëve dhe njerëzve, prandaj Unë kam për ta mbushur Xhehenemin me ta. Ndërsa ata të cilët u bindën dhe ndoqën rrugët e paqes dhe besimit të pastër, ata do t’i vendos në Shtëpinë e Paqes, mes mirësive të përjetshme).157 E lusim Allahu të na ruajë nga gjendja e banorëve të Zjarrit, nga dëshpërimi i tyre! Vërtet, atyre do t’u thuhen të tilla fjalë qortuese dhe të dhimbshme. - “Atëherë shijoni dënimin, sepse ju e harruat takimin e kësaj dite prandaj edhe Ne do t'ju harrojmë ju ...” - Ne do t’ju trajtojmë ju, ashtu siç trajtohet një i harruar nga portat e mëshirës. Nuk ka dyshim se Allahu nuk harron asgjë dhe nuk humbet prej Tij asgjë, sikurse ka thënë i Lartësuari: “Atyre do t’u thuhet: “Sot po ju lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kësaj dite. Vendi juaj është Zjarri dhe nuk ka se kush t’ju shpëtojë. Kjo, për shkak se ju u tallët me shpalljet e Allahut dhe u mashtruat me jetën e kësaj bote.” Atë ditë nuk do të nxirren prej tij e as nuk do t’u jepet mundësi që të kthehen. ” [Xhathije 34, 35]. - “... ndaj shijojeni dënimin e përjetshëm, për shkak të veprave tuaja të këqija. ” - Për shkak të mohimit tuaj të besimit, refuzimit të ftesës së Zotit, të profetëve dhe të shpalljeve të Tij. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Ai është vendstrehim i keqbërësve (mosbesimtarë). Ata do të mbesin atje përgjithmonë. Atje nuk do të shijojnë as freski, as ndonjë pije, përveçse ujë të valë e kalbësira, si ndëshkim të merituar. Ata nuk besojnë se do të japin llogari dhe argumentet Tona i mohojnë me forcë. Ne e kemi ruajtur çdo gjë me shkrim. Tani vuani! Ne do t’ju shtojmë vetëm se vuajtje.” [Nebe’ 22 - 30].

Mus'haf Hape →
Kehf 18:47–18:49 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… veç atij që e lejon i Gjithëmëshirshmi dhe që thotë të vërtetën.” [Nebe’ 38]. Megjithatë, ata mund të qëndrojnë edhe në disa rreshta, siç thotë i Lartësuari: “Kur të vijë Zoti yt …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Një ditë, Ne do t'i shkulim malet ...” - Allahu i Lartësuar na tregon për ngjarjet e tmerrshme, që do të ndodhin Ditën e Kijametit. Ato do të jenë ngjarje shumë të mëdha, sikurse thotë i Lartësuari: “Atë ditë, qielli do të lëkundet fuqishëm, malet do të shkulen nga vendi e do të lëvizin.” [Tur 9, 10]. Malet do të lëvizin nga vendi i tyre dhe do të zhduken: “I sheh malet dhe mendon se ato janë të palëvizshme. Por ato lëvizin siç lëvizin retë.” [Neml 88]. “... dhe malet do të bëhen si lesh i shprishur.” [Karia 5]. “Të pyesin ty për malet. Thuaj: “Zoti im do t’i shkulë ato dhe do t'i shpërndajë si pluhur.”. Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh e pa kurfarë bimësie. As ultësira e as lartësira nuk do të shohësh në vendin e tyre.” [Ta Ha 105, 107]. Domethënë, malet do të zhduken, toka do të rrafshohet dhe sheshohet tërësisht, pa asnjë thyerje, siç thuhet në vijim: - “... dhe do ta shohësh Tokën të sheshtë (e të shkretë) ” - Pa asnjë ndërtesë, pa asnjë bimësi e pemë, që dikush të mund të fshihet në të. Të gjitha krijesat do të tubohen para Zotit të tyre, pa fshehur askush asgjë. - “... dhe Ne do t'i tubojmë të gjithë, pa lënë askënd pas. ” - Askush nuk do të lihet pa u tubuar, nga i pari rob, deri tek i fundit: “Thuaju: “Të jeni të sigurt se, edhe të parët edhe të fundmit, Keni për t’u tubuar në një ditë të caktuar.” [Uakia 49, 50]. “Ajo është dita e tubimit të njerëzve dhe dita që do ta dëshmojnë (të gjithë).” [Hud 103]. - “Ata do të sillen të gjithë para Zotit tënd të rreshtuar ...” - Ka mundësi që kuptimi të jetë se të gjitha krijesat do të rreshtohen e qëndrojnë para Allahut në një rresht. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Atë ditë, Xhibrili dhe melekët do të qëndrojnë të rreshtuar. Askush nuk mund të flasë, veç atij që e lejon i Gjithëmëshirshmi dhe që thotë të vërtetën.” [Nebe’ 38]. Megjithatë, ata mund të qëndrojnë edhe në disa rreshta, siç thotë i Lartësuari: “Kur të vijë Zoti yt dhe melekët të qëndrojnë radhë - radhë.” [Fexhr 22]. - “(e do t'u thuhet) : “Tashmë keni ardhur para Nesh ashtu, siç ju patëm krijuar herën e parë.” - Ky është një qortim brejtës për ata që nuk besojnë ringjalljen dhe poshtërim i tyre para të gjithë krijesave, prandaj u thuhet në vijim: - “Por ju (o mohues) mendonit se Ne nuk do të caktonim për ju një ditë takimi (për gjykim).” - Pra, ju nuk e besonit se kjo do të ndodhte. - “Kur libri (i punëve) do t’u vihet përpara ...” - Bëhet fjalë për regjistrin e veprave, në të cilin janë shënuar si veprat e mëdha, ashtu edhe ato më të voglat, si të rëndësishmet, ashtu edhe ato më të parëndësishmet. - “... ti do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të ...” - Ata janë të tmerruar, për shkak të veprave të tyre të shëmtuara. - “që do të thonë: “Të mjerët ne! ” - Të mjerët ne, që e shpërfillëm adhurimin dhe bindjen ndaj Allahut dhe e çuam dëm jetën tonë në dynja! - “Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër - të madhe apo të vogël - pa e shënuar.” - Ky libër nuk paska lënë asnjë gjynah të robit pa e shënuar saktësisht! Taberaniu sjell hadithi n nga Sa’d Ibn Xhunade, me të njëjtin isnad të përmendur para këtij ajeti: 1738. “Pasi përfundoi lufta e Hunejnit, Profeti i Allahut zbriti në një luginë të shkretë, ku nuk kishte pothuajse asgjë. Ai urdhëroi dhe tha: “Çdokush prej jush që gjen një shkop a një shkarpë, le ta sjellë.” Nuk kaloi shumë dhe para nesh u mblodh një grumbull i madh me shkarpa. Profeti i Allahut tha: “A e shihni këtë? Ja, kështu i mblidhen gjynahet robit, njëlloj siç i mblodhët ju këto shkarpa. Prandaj le të ketë frikë robi dhe le të largohet nga gjynahet e mëdha dhe të vogla, sepse ato të gjitha shënohen e llogariten.” - “Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë.” - Gjejnë si veprat e mira, ashtu edhe të këqijat. I Lartësuari thotë: “Atë ditë, çdo njeri do të gjejë pranë vetes veprat e mira që ka bërë. Ndërsa për të këqijat që ka bërë, do të dëshirojë që, në mes tij dhe tyre, të jetë një largësi shumë e madhe. Allahu ju paralajmëron me dënimin që vjen prej Tij. Por Allahu është shumë i Mëshirshëm ndaj robërve.” [Al Imran 30]. “Atë ditë, njeriu do të njihet me atë që ka bërë dhe me atë që ka lënë pa bërë. Madje, njeriu do të jetë dëshmitar i vetvetes, edhe nëse paraqet arsyetime.” [Kijame 13]. Në suren Tarik, ajeti 9, thotë: “Ditën kur të zbulohen të fshehtat...”, pra, kur të shfaqen e dalin sheshit çdo gjë që ishte e fshehur. Në dy Sahih-ët vjen hadithi se Profeti i Allahut ka thënë: “Ditën e Kijametit, çdo tradhtari do t’i lidhet një flamur në brezin e tij dhe do të thuhet: ‘Kjo është tradhtia e filanit, të birit të filanit.” - “Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt. ” - Allahu i Lartësuar do të gjykojë të gjithë krijesat. Të gjithë do të gjykohen sipas veprave të tyre dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi. Ai fal shumë, mbulon të metat, mëshiron krijesat, por edhe ndëshkon, ashtu siç gjykon me pushtetin e Tij të plotë, urtësinë e Tij të madhe dhe drejtësinë e Tij absolute. Ai ka për ta mbushur zjarrin me jobesimtarët dhe me ata që kanë bërë shumë gjynahe e poshtërsi. Më pas, Ai do të nxjerrë gjynahqarët (që e besonin si një Zot të vetëm) dhe do të lë rë në përjetësi jobesimtarët. Ai është Gjykuesi më i drejtë, që kurrë nuk bën padrejtësi. Ai thotë: “S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. Nëse është vepër e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe dhuron shpërblim të madh nga ana e Tij.” [Nisa 40]. Gjithashtu: “Ditën e Gjykimit, Ne do të vëmë peshore të sakta, prandaj askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi. Edhe sikur të jetë diçka që peshon sa një kokërr meli, Ne do ta sjellim atë aty (në peshore) . Mjaftojmë Ne si llogaritës të drejtë (të punëve).” [Enbija 47]. Ajetet që flasin për këtë çështje janë të shumta. Uthman Ibn Afani përcjell se Profeti i Allahut ka thënë: 1739. “Ditën e Kijametit, delja pa brirë do të marrë hak kundër deles me brirë (që e ka shpuar në dynja)”.

Mus'haf Hape →
Ta Ha 20:128–20:130 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… nga Zoti yt, edhe këta do t’i kapte i njëjti dënim (si popujt e shkuar).” - Sikur të mos ishte vendimi i hershëm i Allahut të Lartësuar, sipas të cilit Ai nuk …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “A nuk është paralajmërim për ata (që të kujtojnë), se sa e sa breza para tyre i kemi shkatërruar, nëpër vendbanimet e të cilëve (tani) janë duke ecur? ” - A nuk është një paralajmërim i mjaftueshëm për mohuesit e Shpalljes, që t’i u solle, o Muhamed, fakti që Ne ndëshkuam shumë popuj të hershëm, të cilët nuk i besuan dhe nuk pasuan profetët, që u dërguan ndër ta? Ata u shfarosën nga i pari, tek i fundit, siç mund të dallohet kjo në gërmadhat që mbetën. Vendbanimet e tyre janë të shkreta. A nuk i shohin ata këto rrënoja, kur kalojnë pranë? - “Sigurisht, në këtë ka argumente për ata që kanë logjikë të shëndoshë. ” - Ka argumente për ata që kanë logjikë të shëndoshë, të papërlyer dhe që gjykojnë drejt. I Lartë -suari thotë: “A nuk udhëtojnë ata nëpër tokë, që zemrat e tyre të mund të mësojnë urtësinë dhe veshët e tyre të mund të dëgjojnë (të mirën)?! Vërtet, nuk verbo - hen sytë, por verbohen zemrat në kraharor .” [Haxh 46]. Ose: “A nuk marrin mësim ata (mohuesit e profetëve) nga gjithë ato breza që kemi shkatërruar para tyre, nëpër vendbani-met e të cilëve shpesh kalojnë? Me të vërtetë në ato (vende të shkretuara) ka argumente të shumta. A nuk po dëgjojnë me vëmendje?!” [Sexhde 26]. Pastaj tha: - “Sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më herët nga Zoti yt, edhe këta do t’i kapte i njëjti dënim (si popujt e shkuar).” - Sikur të mos ishte vendimi i hershëm i Allahut të Lartësuar, sipas të cilit Ai nuk dënon asnjë pa i sjellë në fillim argumente të mjaftueshme, ndëshkimi do t’i kapte ata befasisht, që në këtë jetë, por Allahu i Lartësuar përcaktoi që ndëshkimi i tyre të jepej në ahiret. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e ngushëllon Profetin e Tij, duke i thënë: - “Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata ...” - Bëj durim për mosbesimin që ata shfaqin ndaj teje dhe Shpalljes, që ti përcjell. - “... dhe lavdëroje dhe falënderoje Zotin tënd, para se të lindë dielli dhe para se të perëndojë ...” - Me fjalën “para se të lindë dielli” është për qëllim namazi i sabahut, ndërsa me me fjalën “para se të perëndojë” është për qëllim namazi i ikindisë, siç thotë hadithi në dy Sahih-ët, i rrëfyer nga Xherir Ibn Abdullah el Bexheui (Allahu qoftë i kënaqur prej tij): 1799. “Ishim ulur tek Profeti i Allahut, i cili, duke vështruar hënën e plotë në një natë të bardhë, tha: “Ju do ta shihni Zotin tuaj, ashtu siç shihni tani këtë hënë, pa ngushtuar për ta parë Atë.” Pastaj tha: “Nëse keni mundësi që të mos ju shpëtojë asnjëherë namazi para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, bëjeni!” Pastaj lexoi këtë ajet ...” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Umarate Ibn Ruejbete, i cili tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Nuk ka për të hyrë në zjarr dikush që fal namazin para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij.” [Transmeton Muslimi]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “... edhe në orët e natës ...” - Lavdëroje Allahun edhe në orët e natës, duke falur namaz në to. Disa kanë komentuar duke thënë se këtu bëhet fjalë për namazin e akshamit dhe të jacisë. - “... dhe në skajet e ditës ...” - Kjo qëndron përballë fjalës “në orët e natës”. Pra, falu edhe në orët e ditës. - “... që të mund të gjesh kënaqësi. ” - Allahu thotë në një ajet tjetër: “Bota e ardhshme është për ty shumë më e mirë se kjo e para. Zoti yt do të të japë, e ti do të kënaqesh.” [Duha 4, 5]. Gjithashtu, në një hadith të saktë thuhet: 1800. “Allahu i Lartësuar do të thotë: “O banorë të Xhenetit!” Ata do të përgjigjen: “Të përgji - gjemi, o Zoti ynë! E gjithë lumturia është në dorën Tënde!” Ai do të thotë: “A jeni të kënaqur?” Ata do të thonë: “O Zoti ynë, e si të mos jemi të kënaqur, kur Ti na ke dhënë dhe dhuruar diçka, që nuk ia ke dhënë asnjë prej krijesave të Tua!” Atëherë, Ai do të thotë: “Unë kam për t’ju dhënë diçka, që është më e mirë se kjo!” Ata do të thonë: “E çfarë është më e mirë se kjo?!” Ai do të thotë: “Unë do të hedh mbi ju kënaqësinë Time dhe kurrë nuk kam për t’u zemëruar me ju pas kësaj dite, kurrën e kurrës!” Ndërsa në një hadith tjetër: 1801. “Allahu u thotë banorëve të Xhenetit: “O banorë të Xhenetit, ju keni nga Allahu një premtim, të cilin Ai dëshiron ta përmbushë për ju sot!” Ata thonë: “Çfarë është ky premtim?! A nuk na i zbardhi Allahu fytyrat tona? A nuk na e shtoi peshën e veprave tona të mira? A nuk na shpëtoi nga zjarri dhe na futi në Xhe - net?!” Atëherë, Allahu i Lartësuar largon perden e Vet dhe ata do ta shohin. Betohem në Allah, se Ai s’u ka dhënë banorëve të Xhenetit ndonjë mirësi më të madhe sesa vështrimi drejt Tij, dhe kjo është ajo që quhet “shtesa” ose “dita e shtesës.””

Mus'haf Hape →
Insan 76:23–76:31 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… prej tyre.” - Mos iu bind atyre, që synojnë të të pengojnë dhe devijojnë nga ajo që të shpalli Zoti yt! Përkundrazi, këmbëngul e përpiqu fort, për të kumtuar …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne ta shpallëm Kuranin pjesë-pjesë.” - Allahu i Lartësuar tregon mirësitë e shumta dhuruar Profetit të Tij të dashur ﷺ dhe në krye të tyre, pa dyshim, është shpallja e Kuranit madhështor, pjesë-pjesë: - “Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj gjykimit të Zotit tënd ...” - Ji i durueshëm në çdo gjë që Ai ka përcaktuar të ndodhë në kaderin dhe krijimin e Tij, si dhe në në zbatimin e ligjit e jetës, që Ai ka caktuar e sipas të cilit robërit duhet ta adhurojnë e jetojnë. Është Allahu i Madhëruar Ai që do të rregullojë gjithçka, me përkujdesin, mbështetjen dhe urtësinë e Tij. - “... e mos dëgjo asnjë gjynahqar ose jobesimtar prej tyre.” - Mos iu bind atyre, që synojnë të të pengojnë dhe devijojnë nga ajo që të shpalli Zoti yt! Përkundrazi, këmbëngul e përpiqu fort, për të kumtuar qartë atë që t’u shpall prej Zotit tënd. Në këtë mision të nderuar e të vështirë, mbë - shtetju tërësisht Allahut, sepse Ai ka për të të mbrojtur prej njerëzve, keqbërësve, atyre të cilët i kalojnë kufijtë dhe masën, me veprat e armiqësinë e padrejtësitë e tyre. Mos iu bind atyre që i kanë zemrat të mbushura me mohim, që refuzojnë besimin e pastër dhe i kundërvihen atij. - “Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrë - mje!” - Domethënë, në fillim të ditës dhe në përfundim të saj. - “Bëj sexhde për Të në një pjesë të natës dhe madhëroje Atë shumë gjatë natës!” - Kjo i ngjan ajetit tjetër: “Fale namazin kur nis e ulet dielli dhe kur erret nata. Gjitha - shtu, lexoje Kuranin e agimit. Vërtet, leximi i Kuranit të agimit është i dëshmuar. Dhe në një pjesë të natës falu me të (me këndimin e Kuranit) si shtesë për ty! Zoti yt do të të ngrejë në një gradë të lavdishme.” [Isra 78, 79]. Ose: “O ti i mbuluar! Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj: gjysmën e saj, ose diçka më pak se gjysma, ose shto pak më shumë, dhe lexoje Kuranin shtruar!” [Muzzemil 1 - 4]. - “Vërtet, ata e duan shumë këtë jetë dhe e shpërfillin Ditën e Rëndë, që i pret.” - Mohuesit e duan fort dynjanë, stolitë e saj dhe dëfrimet në të. Nga ana tjetër, ata e shpërfillin dhe nuk kujdesen aspak për ahiretin. - “Ne i krijuam ata dhe Ne e përsosëm krijimin e tyre.” - Ibn Abasi shpjegon: “Pra, e bëmë të fortë e të përkryer krijimin e tyre.” - “Kur të dëshirojmë, Ne do t’i rikthejmë ata (ditën e ringjalljes) me një krijim të ri.” - Pra kur të dëshirojmë do t’ju ringjallim e rikrijojmë në Ditën e Kjametit. Atëherë do t’ju sjellim me një krijim të ri. Sipas këtij shpjegimi, Allahu i madhëruar argumenton për vërtetësinë e ringjalljes dhe ditës së kjametit kur Ai do t’i sjellë robërit me një krijim të ri, nëpërmjet përmendjes së krijimit të parë. Ndërsa sipas një shpjegimi tjetër, Allahu i lartësuar i kërcënon robërit për mosbesimin e tyre dhe mosbindjen ndaj Tij, duke i njoftuar se kurdo që të dëshirojë, Ai mund të sjellë një popull tjetër, që të jetë ndryshe nga ata, siç thotë në ajetet e tjera: “Nëse Ai dëshiron, ju zhduk ju, o njerëz, e sjell të tjerë. Ai është fuqiplotë ta bëjë këtë.” [Nisa 133]. Ose: “A nuk e shikon ti se Allahu i krijoi qiejt dhe Tokën me urtësi? Nëse dëshiron, Ai ju zhduk ju dhe sjell një Krijim të ri. Dhe kjo nuk është aspak e vështirë për Allahun.” [Ibrahim 19 - 20]. “O njerëz! Ju keni nevojë për Allahun, kurse Allahu është i Pasur dhe i Lavdëruar. Nëse do të dëshironte Ai mund t'ju zhdukte e të sillte krijesa të tjera. Dhe kjo nuk është aspak e vështirë për Allahun.” [Fatir 16, 17]. Sipas këtij shpjegimi kuptimi i ajetit do të ishte: “N ëse dëshirojmë, Ne i z ëvendësojmë ata me të tjerë, ndryshe nga ju .”. Ky është shpjegimi i përzgjedhur nga Ibn Zeidi dhe Ibn Xherir. - “Vërtet, këto janë këshilla...” - Pra, kjo sure është një përkujtim për njerëzit. - “... prandaj kush dëshiron, e gjen rru - gën që e çon te Zoti i vet.” - Ai që dëshiron e gjen udhëzimin nëpërmjet Kuranit dhe sheh rrugën e drejtë përmes tij, siç thotë i Lavdëruari në ajetin tjetër: “E ç’dëm do të kishin ata, po të besonin Allahun, Ditën e Gjykimit dhe të jepnin nga ajo që Allahu u ka dhënë? Allahu di gjithçka rreth tyre.” [Nisa 39]. - “Po ju mund ta doni diçka, vetëm nëse do Allahu.” - Askush nuk mund që të udhëzojë vetveten. Është Allahu i Madhëruar Ai që e krijon këtë udhëzim në zemrën e robit, nëse ai përkushtohet sinqerisht dhe u nënshtrohet udhëzimeve të sjella në shpalljen e Tij. - “Pa dyshim, Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë.” - Ai është i Gjithëditur për ata që e meritojnë udhëzimin, të cilëve ua lehtëson, por edhe për ata që e meritojnë të mbeten në errësirë, prandaj dhe ata i largohen udhës dhe dritës. Allahut i takon argumenti i pathyeshëm dhe i pakundër - shtueshëm. 196 - “Atë që Ai e do, e përfshin në mëshirën e Vet. Kurse për keqbërësit, Ai ka përgatitur dënim të dhembshëm.” - Kështu, Allahu udhëzon kë të dëshirojë dhe e lë në humbje kë të dëshirojë. Atë që e ka udhëzuar Allahu në rrugën e drejtë, askush nuk mund ta devijojë dhe atë që Allahu e ka lënë në humbje, askush nuk mund ta sjellë në rrugë të drejtë. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Insan. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja.

Mus'haf Hape →
Araf 7:1–7:7 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… plotësisht se ai është Shpallje e Zotit, që është Hakimun - i Urtë, dhe Hamid - i Lavdëruar, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “ Ata që e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit duke i qartësuar madhështinë e Kur'anit dhe i thotë: - “Elif, Lam, Mim, Sad. Ky Libër të është shpallur...” - Ky është një Libër madhështor e i mrekullueshëm, që përmban çdo gjë që njerëzit kanë nevojë, me kërkesa hyjnore, me synimet më të larta dhe me ligje të qarta e të shtjelluara, që u shërbejnë njerëzve për jetën dhe lumturinë e tyre. Ky libër i sjell lehtësi, qetësi, dhe lumturi njeriut, prandaj i Lartësuari thotë më pas: - “...që ti të mos ndiesh aspak ngushtim në gjoks prej tij. - Që ti të mos ndiesh në gjoks ngushtim, dyshim dhe luhatje për zbatimin e tij, por që të jesh i sigurt plotësisht se ai është Shpallje e Zotit, që është Hakimun - i Urtë, dhe Hamid - i Lavdëruar, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “ Ata që e mohojnë Mesazhin (Kur'anin), kur ai u vjen, do të dënohen rëndë. Ai është vërtet një Libër madhështor. Atij (Kur'anit) nuk mund t’i atribuohet e pavërteta nga asnjë anë. Ai është Shpallje prej të Urtit, të Lavdëruarit. ” [Fussilet 41, 42] Kur’ani është fjala më e vërtetë, prandaj le të zgjerohet gjoksi yt dhe le të gjejë prehje më të shpirti yt, duke pranuar dhe duke iu nënshtruar urdhëresave të tij. Mos u kthe nga kjo rrugë prej fjalëve dhe veprimeve armiqësore të kundërshtarëve të tij. - “Ai të është shpallur që nëpërmjet tij të paralajmërosh dhe të kujtosh besimtarët.” - Kur'ani të është shpallur që, nëpërmjet tij, të këshillosh e paralajmërosh njerëzit, duke iu kujtuar atyre qëllimin pse janë krijuar, që të dëgjojnë ata që dinë të dëgjojnë, ndërsa ata që refuzojnë me inat e mospërfillje, të mos kenë më asnjë argument para Zotit për mohimin e tyre. Kur’ani shërben si kujtuesi më i vyer për besimtarët, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “ Por t’i këshillo, sepse këshilla u bën dobi besimtarëve! ” [Dharijat 55]. Ai i kujton ata vazhdimisht për të vazhduar në rrugën e drejtë. Ai i udhëzon në çdo vepër të mirë që kryhet haptazi apo fshehtazi. Ai i këshillon dhe u mëson si të ruhen nga çdo e keqe që i pengon nga synimi i tyre final: arritja e kënaqësisë së Allahut dhe përjetësia në Xhenetin e Tij. Pastaj i Madhëruari nxit robërit e Tij për të jetuar sipas Shpalljes, duke u thënë: - “...Ndiqni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj...” - Ndiqeni dhe përmbajuni Librit që Allahu e zbriti për mirësinë tuaj. Ai është Shpallja e Allahut, nëpërmjet së cilës Ai do ta plotësojë përkujdesin e Tij ndaj jush, do ta plotësojë mirësinë dhe begatinë mbi ju. Nëpërmjet tij, Ai do t’ju udhëzojë në moralin dhe veprat më të mira. - “...dhe mos ndiqni mbrojtës të tjerë veç Tij!” - Mos pasoni udhëzim tjetër veç udhëzimit të Zotit dhe mos ndiqni dëshirat e të humburve! Kurrë mos i zgjidhni ata si miq dhe mbështetës! Për asgjë dhe për asnjë mos guxoni ta braktisni të vërtetën dhe këtë Shpallje të pakrahasueshme, që ju dhurua nga Zoti juaj! - “Shumë pak po kujtoni.” - Nëse vërtet do të kujtoni dhe të arsyetoni drejt, kurrë nuk do t’u jepnit përparësi gjërave që ju dëmtojnë kundrejt atyre që ju sjellin dobi dhe mirësi, apo armikut kundrejt mikut të dashur dhe bamirës. - “Sa e sa qytete kemi shkatërruar Ne (për gjynahet e tyre) ! Dënimi Ynë u erdhi atyre natën ose kur ishin duke pushuar (në drekë) .” - Ndëshkimi Ynë i ashpër u erdhi atyre pikërisht atëherë kur nuk e prisnin, kur ishin krejtësisht të pavëmendshëm dhe të shkujdesur. Kur ndëshkimi u erdhi befas, ata nuk patën asnjë mundësi për ta sprapsur e për t’i shpëtuar. Atyre nuk u erdhën në ndihmë as idhujt që adhuronin, tek të cilët i kishin lidhur shpresat e tyre. Madje, në atë çast, ata e pranuan se ishin të padrejtë dhe se kishin bërë vepra të shëmtuara. - “Kur u erdhi dënimi Ynë, thirrja e tyre e vetme qe: “Ne ishim, vërtet keqbërës.”.”. - Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: “ Sa e sa popuj që ishin keqbërës, Ne i shkatërruam, e në vend të tyre sollëm popuj të tjerë. Ata kur e vinin re fuqinë e dënimit tonë, iknin me të shpejtë. Mos ikni, po kthehuni në pasuritë dhe në banesat tuaja, se ndoshta do të mund të merreni vesh! Ata thonin: “O të mjerët ne, që ishim zullumqarë!”Shkatërrimi i tyre vazhdoi, derisa i bëmë trupa të rrëzuar e të ftohur.” [Enbija 11-15.] Pastaj i Madhëruari thotë: - “Ne patjetër që do t’i marrim në pyetje ata tek të cilët u dërguan Profetët,...” - Popujt tek të cilët u dërguan profetët do të pyeten se si iu përgjigjën profetëve tyre dhe ftesës së Zotit, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Atë Ditë, Ai (Allahu) do t’u thërrasë atyre e do t’u thotë: “Ç'përgjigje u keni dhënë të dërguarve të Mi?” Atë ditë, ata nuk do të mund të gjejnë përgjigje dhe nuk do të mund as të pyesin njëri -tjetrin. E, për sa i përket atij që është penduar (në këtë jetë), që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit.” [Kasas 65 - 67] - “...e patjetër që do t’i marrim në pyetje edhe Profetët.” - Edhe profetët do të merren në pyetje për mënyrën se si e përcollën Shpalljen e Allahut ndër popujt e tyre. Ata do të pyeten dhe do të dëshmojnë edhe për mënyrën se si popujt iu përgjigjën ftesës së tyre. - “Ne do t’ua rrëfejmë atyre me dituri të plotë atë që kanë bërë, sepse Ne kemi qenë të pranishëm.” - Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: “Nuk ka dyshim se ata që i kundërvihen Allahut dhe të Dërguarit të Tij janë të poshtëruar, ashtu siç u poshtëruan ata përpara tyre. Ne u shpallëm atyre fakte të qarta. Për mohuesit është përgatitur një dënim poshtërues. Ditën, kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, do t’i njoftojë se çfarë kanë punuar. Allahu i ka shënuar të gjitha, edhe pse ata i kanë harruar. Allahu është Mbikëqyrësi i gjithçkaje. A nuk e di ti se Allahu di për gjithçka që gjendet në qiej dhe për gjithçka që gjendet në Tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave, që Ai të mos jetë i katërti e as mes pesë vetave, që Ai të mos jetë i gjashti e as mes më pak dhe as mes më shumë vetave, që Ai të mos jetë me ta, kudo që të jenë. Më pas, Ditën e Kijametit, Ai do t’i njoftojë ata për çfarë kanë bërë. Allahu Di gjithçka. ” [Muxhadele 5 - 7]. Ose: “ Dhe Ne kemi krijuar shtatë palë (qiej) mbi ju dhe Ne nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam. ” [Mu’minun 17]. Pastaj i Madhëruari flet për shpërblimin e Tij të drejtë, në varësi të veprave të robit:

Mus'haf Hape →
Maide 5:20–5:26 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… por ata jo vetëm që nuk bënë atë, por edhe u shprehën në mënyrë të panjerëzishme, duke i thënë Musait: Shko ti dhe Zoti yt e luftonit Allahu ua bëri …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Musai e thërret popullin e vet që t'ia përkujtojë të mirat që ia dha Allahu si: ndër ta më së shumti dërgoi pejgamberë, i shpëtoi prej robërisë, që ishin nën faraonët, u bënë sundues të vetvetes dhe shumë mirësi të tjera. Toka e shenjtë, ose e bekuar, ishte ajo tokë që u mbeti trashëgim pasardhësve të Ibrahimit, e që përfshin Jerusalemin me rrethinë. Zoti i urdhëroi beni israilët të hyjnë në te dhe të jetojnë aty, mirëpo ata nuk pranuan të luftojnë, sepse kishin frikë prej atij populli që ishte në te, prej amalikëve, që ishte popull i zhvilluar fizikisht dhe luftarak. Zoti u pat premtuar atyre atë vend me kusht që ata të luftojnë, por ata jo vetëm që nuk bënë atë, por edhe u shprehën në mënyrë të panjerëzishme, duke i thënë Musait: Shko ti dhe Zoti yt e luftonit Allahu ua bëri haram hyrjen në të për katërdhjetë vjet. Mbetën në një shkretëtirë të humbur e të hutuar. Ajo ishte masë ndëshkuese për ta.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:146–2:147 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e sigurt, që nuk duhet të vihet në dyshim: - E vërteta vjen nga Zoti yt, prandaj mos u bëj nga ata që dyshojnë!

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ata, të cilëve u kemi dhënë Librin (çifutët dhe të krishterët) , e njohin atë (Profetin Muhamed) ashtu siç njohin bijtë e vet. - Allahu i Madhëruar na njofton se dijetarët e ithtarët e Librit e dinë mirë dhe janë të bindur për vërtetësinë e faktin se Muhamedi ﷺ është profet i Allahut, ashtu siç janë të sigurt që i njohin fëmijët e tyre mes gjithë fëmijëve të botës. Allahu na njofton se me gjithë këtë njohje të sigurt, ata e fshehin të vërtetën: - Por disa prej tyre e fshehin të vërtetën, edhe pse e dinë. - Më pas, Allahu i Madhëruar i forcon besimtarët dhe Profetin e Tij duke i njoftuar se ajo që solli Muhamedi ﷺ është e vërteta e sigurt, që nuk duhet të vihet në dyshim: - E vërteta vjen nga Zoti yt, prandaj mos u bëj nga ata që dyshojnë!

Mus'haf Hape →
Nahl 16:43–16:44 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… “Kur Allahu i Lartësuar e dërgoi Muhamedin mes arabëve si Profet, ata e refuzuan duke u arsyetuar se Zoti nuk dërgon profetë prej njerëzve. …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Ne edhe para teje dërguam veçse burra, të cilëve u dhamë Shpallje. Pyesni, pra dijetarët nëse nuk dini! - Dahaku sjell shpjegimin nga Ibn Abasi për këtë ajet: “Kur Allahu i Lartësuar e dërgoi Muhamedin mes arabëve si Profet, ata e refuzuan duke u arsyetuar se Zoti nuk dërgon profetë prej njerëzve. Allahu është shumë madhështor, - thoshin, - që të dërgojë profetë prej njerëzve. Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Vallë, pse është çudi për njerëzit, që Ne i shpallëm një burri nga mesi i tyre: “Tërhiqu vërejtjen njerëzve dhe përgëzoji ata që besojnë se ata do të kenë shpërblime të mëdha (premtim i sigurt) nga Zoti i tyre!”. Ata që nuk besojnë, thonë: “Ky është vërtet një magjistar i madh!” [Junus 2]. Ndërsa në këtë ajet, Allahu i Lavdëruar thotë: “Ne edhe para teje dërguam veçse burra, të cilëve u dhamë Shpallje. Pyesni, pra dijetarët nëse nuk dini!” Atëherë, pyesni njohësit e shpalljeve të shkuara, a ishin profetët e dërguar nga Zoti prej njerëzve apo prej melekëve? Nëse profetët ishin melekë, atëherë arsyetimi juaj qëndron, por nëse profetët janë zgjedhur gjithmonë prej njerëzve, atëherë nuk keni të drejtë të kundërshtoni dërgimin e Muhamedit si Profet nga Allahu, me pretekstin se ai është njeri.” Allahu i madhëruar thotë: “Ne dërguam para teje si të dërguar vetëm se burra nga banorët e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje. ...” [Jusuf 109]. Pra ata nuk janë prej banorëve të qiellit sikurse mëtoni e kërkoni ju që të jenë profetët. Muxhahidi sjell nga Ibn Abasi shpjegimin se, me fjalën ehlu dhikri , e përmendur në këtë ajet, janë pasur për qëllim dijetarët e ithtarëve të Librit. Qëllimi këtu është për të treguar se të gjithë profetët e dërguar në botë ndër njerëz kanë qenë prej njerëzve, ashtu si Muhamedi ﷺ . Sikurse ka thënë i madhëruari: “ Thuaj: “ I madhëruar qoftë Allahu!” A mos jam unë tjetër, përveçse një njeri profet?” Njerëzit nuk i pengoi asgjë që të besojnë, kur u erdhi shpallja, por ata thoshin: “A thua Allahu e dërgoi njeriun si profet?!” Thuaj: “Sikur të kishte në Tokë melekë që ecin qetë (si njerëzit), Ne do t’u çonim atyre nga qielli melekët si profetë.” ” [Isra 93 - 95], ose: “Ne edhe para teje çuam të dërguar, por edhe ata ishin njerëz që hanin ushqim dhe ecnin nëpër tregje. ...” [Furkan 20], ose: “ Edhe para teje dërguam veçse burra, të cilëve u dhamë shpallje. Nëse nuk e dini këtë, atëherë pyesni njerëzit e ditur! Ne nuk i bëmë ata (profetët) njerëz që nuk hanë e as nuk ishin të pavdekshëm. ” [Enbija 8, 9], ose: “ Thuaju: “Unë nuk jam i pari i dërguar e nuk e di se çfarë do të ndodhë me mua e as me ju. Unë zbatoj vetëm atë që më shpallet dhe unë jam veçse një i dërguar, që jep paralajmërime të qarta.”!” [Ahkaf 9]. Po kështu e ka urdhëruar Zoti Profetin e Tij, që të thotë: “Thuaj: “Unë jam veçse një njeri, sikurse edhe ju. Mua më shpallet se Ai që meriton adhurimin tuaj është Allahu Një dhe i Vetëm. Prandaj i qendroni besnikë Atij dhe kërkoni falje prej Tij! ...” [Fusilet 6]. Në vijim, Allahu i Lartësuar na njofton se Ai i dërgoi p rofetët me argumente të qarta dhe me libra të shenjtë. - (I dërguam ata) me argumente e me libra të shenjtë. - El zubur janë librat që Allahu i Madhëruar u ka shpallur profetëve, siç shpjegon Ibn Abasi e të tjerë. El zubur është shumësi i fjalës Zebûr. Në gjuhën arabe, kjo fjalë tregon shkrimin. Kështu, el zubur janë “Libra të shkruar”, që u janë dhënë profetëve, siç thotë i Lavdëruari: “Çdo gjë që bënë ata gjendet (në zubur) e shënuar.” [Kamer 52]. Ose: “Ne e kemi shënuar në Zebur sipas shënimit (në Leuhi Mahfudh) se tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë.” [Enbija 105]. Pastaj, i lartësuari thotë: - Ndërsa ty ta shpallëm Kuranin që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, që ata të mendojnë (në këtë shpallje) . - Ne ta shpallëm ty atë që është “ El Dhikr ”, Përkujtuesi (këtu është fjala për Kuranin), me qëllimin që t’u qartësosh njerëzve atë që Allahu u shpalli atyre. Ty, o Muhamed, të është dhënë dituri e plotë në lidhje me shpalljen e Allahut dhe kuptimet e saj të gjera. Përkushtimi yt për udhëzimin e njerëzve është i madh dhe i plotë, ashtu si përkushtimi yt për kumtimin e qartë të kësaj shpalljeje. Ti je pasuesi më i denjë i porosive të Zotit. Ne e dimë mirë se ti je krijesa më e mirë dhe më e zgjedhur, se ti je zotëria e më i miri i gjithë bijve të Ademit. Ne të dërguam ty dhe të pajisëm me të tilla virtyte, që t’u shpjegosh atyre ato pjesë të Shpalljes, që ata e kanë të nevojshme që t’ua shtjellosh. Kështu, atyre do t’u bëhet e qartë gjithçka në lidhje me Shpalljen. Kjo u bë me një qëllim të rëndësishëm, siç thotë Allahu i Lavdëruar: “...që ata të mendojnë (në këtë shpallje) .” Që ata të meditojnë në gjendjen e tyre, dhe kështu të përpiqen e përkushtohen që të gjejnë e pasojnë udhën e drejtë. Vetëm kështu ata do të arrijnë çdo të mirë dhe do të shpëtojnë nga çdo e keqe si në këtë jetë, ashtu edhe në jetën tjetër.

Mus'haf Hape →
Fusilet 41:6–41:8 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… për te Zoti yt, që t’ia kesh frikën!”.” [Naziat 18]. Kështu, fjala “ zekat” këtu ka për qëllim pastërtinë e shpirtit prej cilësive të këqija, më e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur Muhamedit ﷺ dhe i thotë: O Muhamed! Thuaju këtyre refuzuesve të besimit, këtyre idhujtarëve: - “Thuaj: “Unë jam veçse një njeri, sikurse edhe ju. Mua më shpallet se Ai që meriton adhurimin tuaj është Allahu Një dhe i Vetëm. ” - Dhe jo ashtu siç bëni ju, që adhuroni edhe idhuj. Allahu është Një, Zot i vetëm dhe pa ortak. - “Prandaj qëndrojini besnikë Atij ...” - Përkushtojuni me sinqeritet të plotë adhuri - mit të Tij, ashtu sikurse ju ka urdhëruar përmes gjithë profetëve dhe shpalljeve. - “... dhe kërkoni falje prej Tij! ” – Kërkoni falje për gjynahet e shkuara. - “Mjerë për ata, që adhurojnë zota të tjerë veç Tij ...” - Mjerë ata, për shkatërrimin dhe shfarosjen që i pret. - “... e që nuk e japin zekatin dhe mohojnë jetën tjetër.” - Ali Ibn Ebu Talha sjell shpjegimin e Ibn Abasit, i cili thotë: “Pra, janë ata që nuk dëshmojnë: “Lâ ilâhe il-l’All-llah.” Po kështu e ka shpjeguar edhe Ikrime. Domethënë, bëhet fjalë për pastrimin e vetes nga shirku e çdo lloj gjynahu. Me këtë kuptim është fjala “zekat” në ajete të ndryshme, si: “Me siguri, ka shpëtuar ai që e pastroi shpirtin dhe ka dështuar ai që e poshtëroi atë.” [Shems 9, 10]. Ose: “Ka shpëtuar ai që është pastruar, që e kujton madhërinë e Zotit të vet dhe fal namazin.” [Ea’la 14, 15]. Ose: “Ai i tha shko te Faraoni, se vërtet ai e ka tepruar. E thuaji atij: “A do të pastrohesh?”. Unë do të të udhëzoj për te Zoti yt, që t’ia kesh frikën!”.” [Naziat 18]. Kështu, fjala “ zekat” këtu ka për qëllim pastërtinë e shpirtit prej cilësive të këqija, më e rëndësishme ndër të cilat, pastërtia e shpirtit nga shirku. Edhe ‘zekati’ i pasurisë u quajt pastrim, sepse nëpërmjet zekatit, pasuria pastrohet prej haramit, dhe ky pastrim bëhet shkak për shtimin, bekimin dhe përmirësimin e kësaj pasurie. Kështu, robit i jepet sukses që ta përdorë atë në bindje ndaj Allahut të Madhëruar. Ndërsa Katade thotë se është qëllimi për ata që nuk japin zekatin e pasurisë së tyre, domethënë nuk e pastrojnë atë pasuri. Ky është kuptimi më i dukshëm nga ajeti, sipas shumë mufesirëve, mendim të cilën e ka përzgjedhur edhe Ibn Xheriri. Megjithatë, ky mendim vlen të rishikohet, sepse nxjerrja e zakatit të pasurisë është bërë detyrë në vitin e dytë të hixhretit, sikurse kanë thënë shumë dijetarë, ndërsa ky është një ajet i shpallur në Mekë. Vetëm nëse themi që zekati i pasurisë i ka fillesat në kohën e Mekës, sikurse thuhet në një ajet mekas: “Është Ai që krijoi kopshte me pjergulla e pa pjergulla, hurma dhe drithëra të ndryshme, ullinj dhe shegë, të ngjashme e jo të ngjashme. Hani nga frutat e tyre kur të piqen, ndërsa ditën e vjeljes së frutave, jepni pjesën që është e detyrueshme! Por mos shpërdoroni, se Ai nuk i do shpërdoruesit!” [En’am 141]. Ndërsa dispozitat e hollësi - shme të zekatit u zbritën në Medinë. Ngja - shëm me këtë është edhe çështja e namazit, për të cilin ka urdhër që në fillesat e Islamit që të falej dy herë në ditë, një herë në mëngjes dhe një herë në mbrëmje. Por natën e udhëtimit të Israsë dhe Miraxhit, pra, një vit e gjysëm përpara hixhretit, Allahu i Madhëruar bëri detyrë faljen e pesë kohëve të namazit, duke shtjelluar kushtet e saktë - sisë, shtyllat, veprat e detyrueshme dhe ato të pëlqyeshme të këtij adhurimi, pas kësaj ngjarjeje. Kështu, fjala ‘ zekat’ i përfshin të dyja llojet e pastrimit: pastrimin e shpirtit prej shirkut dhe pastrimin e pasurisë nga ajo pjesë, e cila është haku i atyre kategorive që e meritojnë atë si zekat. Më pas, Allahu i Madh dhe i Lartësuar thotë: - “Nuk ka dyshim se ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira kanë shpërblim të pandërprerë.” - Ata kanë shpërblim pa fund e pa kufizim, siç thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “ (Një Libër) Të drejtë (e pa kundërthënie), për të paralajmëruar një dënim të rëndë prej Tij (për jobesimtarët), e për t’i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm (Xhenetin), në të cilin do të qëndrojnë përgjithmonë.” [Kehf 3]. Ose: “Ndërsa të lumturit janë në Xhenet. Aty do të jenë të përjetshëm, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç çfarë do Zoti yt. Ata do të kenë një shpërblim të pandërpre - rë.” [Hud 108]. Kjo është mirësia, bujaria dhe bamirësia e gjerë, e pakufishme dhe e pafundme e Allahut të Madhëruar.

Mus'haf Hape →
Nexhm 53:31–53:32 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… dhe poshtërsive, përveç ndonjë gjynahu të vogël, s’ka dyshim se Zoti yt e ka faljen të gjërë." - Ata zbatojnë me përpikmëri detyrimet ndaj Zotit të Lartësuar. Po të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai ka për t'i dënuar ata që bëjnë keq sipas veprave të veta e ka për t’u dhënë shpërblimin më të mirë atyre që bëjnë vepra të mira. " - Allahu i Lartësuar na tregon në këto ajete se vetëm Ai është Pronari dhe Sunduesi i gjithçkaje. Vetëm në dorën e Tij janë dynjaja dhe ahireti. Çdo gjë që ekziston në qiell dhe në Tokë janë krijesë dhe pronë e Tij, me të cilat Ai vepron si Sundues i madh dhe i plotfuqishëm. Në këtë gjithësi zbatohet vetëm caktimi i Tij. Ligji ndaj të cilit krijesat duhen të nënshtrohen është ligji i Tij. Është Ai, i vetmi, që ka të drejtën të urdhërojë dhe të ndalojë, të vendosë ligje dhe të marrë në llogari për zbatimin e tyre. Allahu i Lartësuar është Ai që do t’i shpërblejë krijesat sipas veprave të tyre, në lidhje me zbatimin e urdhrave dhe respektimin e kufijve të Tij. Të bindurit ndaj Tij, Ai do t’i shpërblejë me mëshirën dhe bujarinë e Tij. Ndërsa ata që nuk i binden, por bëjnë vepra të këqija, Ai do t’i ndëshkojë me drejtësinë e Tij. Ata që janë bamirës, qoftë në drejtim të adhurimit, qoftë në drejtim të marrëdhënieve me njerëzit, Allahu i Lartësuar do t’i shpërblejë në dynja dhe ahiret. Por më e madhe se çdo shpërblim tjetër është kënaqësia e të Madhëruarit dhe lumturia e tyre në përjetësinë e Xhenetit. Më poshtë, Allahu i Lartësuar përshkruan cilësitë e këtyre bamirësve: - “Për ata që largohen prej gjynaheve të mëdha dhe poshtërsive, përveç ndonjë gjynahu të vogël, s’ka dyshim se Zoti yt e ka faljen të gjërë." - Ata zbatojnë me përpikmëri detyrimet ndaj Zotit të Lartësuar. Po të lihen pa u zbatuar këto detyrime, konsiderohet si gjynah i madh. Gjithashtu, ata u largohen të gjitha gjynaheve të mëdha, si: zinaja, konsumimi i pijeve dehëse, marrja me fajde, vrasja e padrejtë etj. Allahu i Lartësuar thotë: “përveç el lemem”. El lemem janë gjynahet e vogla dhe jo të vazhdueshme. Pra, janë ato gjynahe, të cilat robi u kthehet herë pas here, në momente dobësie, por që ndodhin rrallë. Të tilla gjynahe nuk ia heqin robit etiketimin ‘bamirës’, nëse ai u largohet gjynaheve të mëdha. Me fjalë të tjera, nëse robi kryen detyrat dhe u largohet harameve të mëdha, Allahu i Lartësuar premton se do t’ia falë gjynahet, me mëshirën dhe faljen e Tij të gjerë, që ka përfshirë gjithçka, kur thotë: ... s’ka dyshim se Zoti yt është i gjerë në falje.” Sikur të mos ishte falja dhe mëshira e gjerë e Zotit, njerëzit dhe vendet do të shkatërroheshin. Sikur Allahu i Lartësuar, me drejtësinë e Tij, t’i ndëshkonte krijesat për gjynahet e tyre, qielli do të rrëzohej mbi tokë dhe nuk do të linte në të asnjë gjallesë. Por i Madhëruari, me mëshirën dhe bamirësinë e Tij, i mbulon të metat dhe fal shumë. Gjithashtu, Ai iu ka mundësuar njerëzve që, nëpërmjet veprave të mira, t’ua falë gjynahet, duke i pastruar prej tyre. Kështu, Profeti (a.s.) ka thënë: “Pesë namazet, nga xhumaja në xhuma apo nga ramazani në ramazan, të gjitha këto janë falje për gjynahet e kryera mes tyre, nëse ju u largoheni atyre të mëdhave.” - “Ai di gjithçka rreth jush, qysh kur e filloi krijimin tuaj nga dheu dhe qysh kur ishit fetus në bark të nënës suaj.” – Kuptimi: Allahu i Lartësuar ka dijeni të plotë për ju dhe për gjendjet nëpër të cilat kaloni. Ai ka dijeni të plotë për prirjet që ka vendosur tek ju dhe për dobësitë që ju karakterizojnë. Ai e di shumë mirë dobësinë tuaj në zbatimin e urdhrave, si dhe prirjen tuaj drejt harameve. Janë të shumta rrugët që të çojnë drejt haramit dhe, shpeshherë, përballja me to është shumë e vështirë, sidomos kur dobësohet besimi dhe mbështetja tek Ai. Allahu i Lartësuar i di të gjitha këto, sepse është Ai që ju krijoi së pari nga toka, ashtu siç është Ai që ju krijon në barkun e nënës suaj. Është e vërtetë që Allahu i Lartësuar ju ka pajisur me forcë të mjaftueshme për të përballuar zbatimin e çdo porosie të Tij dhe kurrë nuk ju ka ngarkuar me vështirësi të shumëta në fenë tuaj. Por, gjithsesi, ju do të vazhdoni të jeni të dobët, prandaj keni nevojë për mbështetjen e të Madhëruarit, mëshirën dhe faljen e Tij të gjerë. I Lartësuari ua fal gjynahet dhe ua largon të këqijat robve, sidomos kur qëllimi i tyre është arritja e kënaqësisë së Tij në të gjitha kohët dhe gjendjet. Nëse robi përpiqet vazhdimisht të kryejë punë të mira për t’u afruar tek Allahu dhe largohet nga haramet të cilat Allahu i Lartësuar nuk i do, atëherë i Lartësuari e fal dhe e përfshin në mëshirën e Tij të madhe, edhe pse herë pas here ai mund ta lëshojë veten në ndonjë gjynah. Allahu i Lartësuar është më Bujari dhe më i Mëshirshmi i të mëshirshmëve. Ai është më i mëshirshëm për robin e Tij sesa nëna për fëmijën e saj, prandaj për të tillë njerëz, mëshira e falja e Tij do të jetë shumë pranë. Allahu i Lartësuar do t’u përgjigjet lutjeve të tyre dhe gjithmonë do t’ua pranojë pendimin. Në vijim, Allahu i Lartësuar na e bën të qartë që të gjithë kemi nevojë për pastrimin që vjen prej Tij dhe askush nuk mund të pretendojë pastrimin e gjynaheve me forcat e veta. Kështu, i Lartësuari thotë: - “Atëherë, mos e mburrni veten, sepse Ai e di më mirë se cili është, vërtet i devotshëm.” - Mos u lëvdoni para njerëzve, duke pretenduar pastërtinë e shpirtit tuaj dhe devotshmëri. Devotshmëria është thellë në zemër dhe është Allahu që e shikon atë. Është Allahu Ai që do t’i shpërblejë punëmirët për devotshmërinë e tyre, ndërsa njerëzit nuk kanë asgjë në dorë për t’ju shpërblyer apo për t’ju ruajtur nga ndëshkimi i Allahut. Mjafton që Allahu shikon në zemrën tuaj dhe që ju shpërblen, me bamirësinë dhe bujarinë e Tij.

Mus'haf Hape →