Kërko: a deshiron ndokush te haje mishin e vellait te vdekur

Huxhurat 49:12 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… si dhe ata që përcillnin fjalë (e thashetheme) mes tyre.” Atëherë do të thuhet: “A do të dëshironte dikush nga ju që të hajë mishin e vëllait të tij të vdekur, kur ju e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “O ju që keni besuar! Largohuni nga paragjykimet! Vërtet paragjykimet janë padrejtësi.” - Allahu i Lartësuar i ndalon adhuruesit e Tij besimtarë nga paragjy - kimet, që janë të shumta. El dhann është një fjalë, që nënkupton çdo paragjykim kundrejt familjes, të afërmve dhe njerëzve në për - gjithësi, çdo akuzë pa bazë apo hetim e hulumtim i tepruar i të metave të tyre. Bëhet fjalë për paragjykime dhe dyshime të tepru - ara, të cilat janë pa bazë. Allahu i Madhë - ruar na ndalon nga të tilla paragjykime dhe mendime, sepse ato janë gabime dhe e ngarkojnë robin me gjynahe. Më e udhës është që t’u largohesh të tilla paragjykimeve dhe hulumtimit të tepruar të tyre. Është përcjellë nga Umer Ibn Hatabi se ai ka thënë: “Asnjëherë mos paragjyko dhe të mendosh keq në lidhje me një fjalë që të vjen prej vëllait tënd besimtar, por mendo veçse të mirën. Nëse ke mundësi që ta justifikosh fjalën e tij me çdo mënyrë të mundshme, bëje!” Mali - ku sjell hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2450. “Ruajuni nga paragjykimet, sepse paragjykimet janë më afër të pavërte - tës. Mos zhbironi (për të demaskuar) njëri - tjetrin, e mos gërmoni rreth (lajmeve të fshehta) njëri-tjetrit; mos garoni e mos kini smirë njëri-tjetrin; mos urreni (a të shkakto - ni urrejtjen me) njëri -tjetrin dhe mos thurni intriga kundër njëri -tjetrit; por bëhuni robër e adhurues të denjë të Allahut dhe vëllezër të njëri-tjetrit!” 62 Hadithin e sjellin Buhariu dhe Muslimi, po ashtu Ebu Daudi nga El Utebij, dhe ky nga Maliku, me një version të ngjashëm. Gjithashtu, në hadithin që sjell Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) Pro - feti ﷺka thënë: 2451. “Nuk i lejohet muslimanit që ta braktisë dhe të ndërpresë marrë - dhëniet me vëllain e tij besimtar më shumë se tri ditë.” Ky hadith është përzgjedhur nga imam Muslimi, kurse Tirmidhiu, i cili e ka quajtur të saktë, e sjell prej Sufjan Ibn Ujejnes. - “Mos rrëmoni për zbulimin e të metave të tjetrit dhe mos përgojoni!” - Mos zhbironi njëri-tjetrin. Et-texhessus është fjalë që përdoret kryesisht me kuptim negativ, prandaj dhe prej saj vjen fjala ‘ el xhasus ’, pra, spiunues. Ndërsa fjala et-teĥasus përdoret zakonisht me kuptim të mirë, siç ndodh në ajetin kuranor, ku Allahu i Lartësuar na tregon rreth Jakubit (alejhi selam), i cili tha: “O bijtë e mi! Shkoni dhe kërkoni (teĥassesu) për Jusufin dhe vëllanë e tij, e kurrë mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut! Shpresën në mëshirën e Allahut e humbin veçse jobesimtarët!”.” [Jusuf 87]. Megjithatë, të dyja fjalët mund të përdoren me kuptim të keq, sikurse thuhet në hadithin e saktë: “ Ue lâ teĥassesû ...” që u përmend më sipër. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: “dhe mos përgojoni!” Në këtë ajet kemi një ndalesë nga gjynahu i gibetit. El gibeh është shtjelluar në Sheriat. Përkufizimi i tij ka ardhur në hadithin, të cilin e sjell Ebu Daudi nga Ebu Hurejra. Në të thuhet: 2452. E pyetën njëherë Profetin e Allahut: “Çfarë është gibeti?” Ai tha: “Ta përmendësh vë - llain tënd për diçka që ai nuk e pëlqen dhe e urren.” - “Po nëse ai vërtet e ka atë gjë?” Profeti ﷺtha: “Nëse ai e ka atë gjë që e thua (dhe ai e urren), pikërisht ky është gibeti, sepse nëse nuk e ka atë që ti thua për të, atëherë ajo shpifje për të.” Kështu e ka transmetuar Tirmidhiu, që thotë se është hadith hasenun sahih. Këtë e ka transmetuar edhe Ibn Xheriri. Gibeti është haram, me gjykim unanim, përveç disa rasteve, kur dobia është më e madhe sesa dëmi i kësaj vepre, sikurse është rasti i shkencës së hadithit, që quhet El-Xherh ue Et-tadil (vërejtje dhe vlerësime rreth transmetuesve të hadithit) ose në rastet kur dëshiron të këshillosh dhe të përmirë - sosh dikë, duke vënë në dukje disa prej këtyre cilësive, po ashtu edhe raste të tjera të ngjashme. Ndërsa në raste të tjera, përgo - jimi hyn në gjynahet shumë të rënda dhe ndalesa për të është kategorike dhe shumë e për-forcuar. Allahu i Lartësuar e ka përngjasuar një vepër të tillë me ngrënien e mishit të njeriut të vdekur, siç thotë në vijim: - “Vallë, a ka ndonjë prej jush që dëshi - ron të hajë mishin e vëllait të vet të vde - kur?! Sigurisht, për ju kjo është e neve - ritshme.” - Pra, ashtu sikurse e urreni këtë veprim natyrshëm, po ashtu duhet ta urreni edhe këtë vepër të ndaluar prej Sheriatit, sepse ndëshkimi i kësaj vepre është shumë më i rëndë sesa ky krahasim. Pa dyshim që ajeti ka qëllim që t’i largojë njerëzit nga kjo vepër e keqe, sikurse ka thënë Profeti ﷺpër rastin kur dikush kërkon që t’i kthejnë mbrapsht dhuratën që i ka dhënë dikujt: “... Si ai qeni i cili vjell, dhe pastaj i kthehet përsëri të vjellës dhe e ha atë.” Ebu Daudi sjell nga Ebu Hurejra një hadith se Profeti ﷺ ka thënë: 2453. “Çdo musliman është i shenjtë për muslimanin. E shenjtë është pasuria e tij, nderi i tij dhe gjaku i tij. I mjafton njeriut si ligësi dhe vepër e keqe, që të nënçmojë vëllain e tij musliman.” Kështu e ka transmetuar Tirmidhiu. Ebu Daudi transmeton nga Ebu Burdete El Beluij, se Profeti i Allahut ka thënë: 2454. “O ju njerëz që keni besuar me gjuhën tuaj dhe imani ende nuk ka hyrë e të zërë vend në zemrat tuaja! Mos përgojni muslimanët dhe mos hulumtoni për të zbuluar të fshehtat e tyre, sepse çdokush që përpiqet të zbulojë gabimet dhe të fshehtat e një muslimani, Allahu ka për ta demaskuar dhe për t’ia zbuluar të fshehtat e tij. Dijeni mirë se atë që Allahu vendos që ta demaskojë dhe t’ia zbulojë turpet dhe të fshehtat e tij, ka për ta turpëruar dhe demaskuar, qoftë edhe nëse është brenda i mbyllur në shtëpinë e vet.” Ebu Daudi sjell nga Enes Ibn Maliku, se Profeti i Allahut ka thënë: 2455. “Gjatë udhëtimit të Israsë kalova pranë disa njerë - zve, që kishin thonj prej bakri dhe me to çanin dhe çirrnin fytyrën dhe gjoksin e vet. Pyeta: “Kush janë këta, o Xhibril?” Ai tha: “Këta janë ata që hanë mishin e njerëzve dhe cënojnë nderin e tyre.” Kështu e tran - smeton edhe imam Ahmedi. Ibn Ebu Hatim sjell nga Ebu Said Hudriu hadithin, në të cilin ai rrëfen: 2456. “Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut, na trego çfarë pe natën që u ngjite lart në qiell, në udhëtimin e Israsë.” Ai tha ndër të tjera: “... Pastaj më dërguan tek disa krijesa të Allahut, që ishin shumë, burra dhe gra. Mbi ta ishin vendosur burra për t’i ndëshkuar, të cilët u shkonin anash burrave dhe grave (të dënuar) dhe shkëpusnin prej trupit një copë të madhe mishi, si shollë sandaleje, dhe pastaj ua vendosnin në gojë e u thoshin: “Ha, ashtu sikur haje në dynja!” Dhe ai që e hante, ndjente e shikonte vdekjen me sy. O Muha - med, vërtet sikur të gjente vetë vdekjen dhe ai e urren diçka të tillë. Unë thashë: “O Xhibril! Kush janë këta?” Ai tha: “Këta janë ata që tallnin njerëzit me fjalë dhe me vepra, si dhe ata që përcillnin fjalë (e thashetheme) mes tyre.” Atëherë do të thuhet: “A do të dëshironte dikush nga ju që të hajë mishin e vëllait të tij të vdekur, kur ju e urreni shumë diçka të tillë?” Dhe atëherë, ai do të detyro - het që të hajë mishin e vet.” El Hafidh Ebu Ja’la na tregon historinë e ekzekutimit të Maizit, i cili bëri imoralitet në kohën e Pro - fetit .ﷺ Në këtë hadith, ndër tjera, thuhet: 2457. “Profeti ﷺdëgjoi dy burra, njëri prej të cilëve i thoshte shokut të vet: “Ç’ishte ky njeri, që Allahu ia mbuloi gjynahun, kurse ai këmbënguli, derisa e zbuloi gjynahun dhe u vra me gurë, siç vriten qentë?!” Profeti ﷺ vazhdoi rrugën, derisa kaluan afër një një gomari të ngordhur. Aty tha: “Ku është fila - ni dhe filani?” Zbrisni tani dhe hani nga cofëtina e këtij gomari!” Ata thanë: “Allahu të faltë, o i Dërguari i Allahut! Po, a hahet kjo?!” Profeti ﷺtha: “E pra, ajo që hëngrët nga vëllai juaj pak më parë është diçka më e shëmtuar sesa kjo që po ju them. Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, se ai (Maizi) tani është mes lumenjve të Xhe - netit. Ai zhytet dhe kënaqet në to.” 63 Isnadi i këtij hadithi është sahih. Imam Ahmedi sjell rrëfimin nga Xhabir Ibn Abdilah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij): 2458. “Ne ishim së bashku me Profetin ,ﷺ kur ndiem erën e një kafshe të ngordhur, që ishte dekompozuar. Profeti ﷺ tha: “A e dini çfarë është kjo erë? Kjo është era e atyre që përgojojnë njerëzit.” - “Ruhuni nga ndëshkimi i Allahut!” - Kini frikë Allahun, në lidhje me ato urdhë - resa dhe ndalesa, me të cilat ju ka ngarkuar dhe të jini gjithmonë të vëmendshëm e të kujdesshëm me ato. Frikësojuni Atij, duke qenë të rregullt në zbatimin e fesë së Tij. - “Me të vërtetë, Allahu është Pranues i madh i pendimit e Mëshirëplotë.” - Allahu e pranon shumë pendimin dhe i mëshiron të gjithë ata që pendohen sinqe - risht tek Ai. Allahu është Mëshirëplotë për atë që kthehet tek Ai, i mbështetet Atij për t’u rregulluar dhe përmirësuar. Shumica e dijetarëve kanë treguar mënyrën se si mund të shprehë pendimin e sinqertë ai që ka bërë gibet. Së pari, duhet të heqë dorë menjëherë nga ai veprim dhe të zotohet në vetvete që kurrë nuk do t’i kthehet asaj vepre. Këtu lind një pyetje: A është kusht apo jo që, përveçse të ndiejë pendim dhe keqardhje të sinqertë, në lidhje me ato që kanë kaluar më herët, a duhet t’i kërkojë hallallëkun atyre të cilëve i ka hyrë në hak, duke i mbajtur nëpër gojë? Në lidhje me këtë çështje, një grup i madh dijetarësh e kanë konsideruar edhe këtë si kusht të saktësisë së pendimit dhe pranimit të tij. Ndërsa disa të tjerë kanë thënë që nuk është kusht që ai t’i kërkojë hallallëkun palës së prekur, sepse shpesh - herë kjo ia shton lëndimin palës së prekur. Sidoqoftë, për një pendim të sinqertë e korrekt është detyrë në të gjitha rastet që ta përmendësh për mirë dhe të tregosh cilësitë e mira të tij në ato vende ku dikur e ke përgojuar ose ke folur keq për të, si edhe të kundërshtosh çdo rast përgojimi, me aq sa mundesh, në çdo mexhlis ku ulesh. Kështu, gibeti i dikurshëm mund të kompensohet me fjalë të mira, në shenjë pendimi. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Muadh Ibn Enes el Xhuhenij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2459. “Çdokush që e mbron nderin dhe figurën e një besimtari prej munafikut që e përgojon, Allahu i Lartësuar ka për t’i dërguar atij një melek Ditën e Kijametit, për t’ia ruajtur mishin prej zjarrit të Xhehenemit. Çdokush që fyen një besimtar, Allahu i Lartësuar ka për ta penguar në urën mbi Xhehenem (si ndëshkim), derisa të pastrohet nga ajo që ka thënë.” 64 Kështu e shënuar Ebu Daudi.

Mus'haf Hape →