Haxh 22:1Hyrjet e sureve të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)
… etj.
Duke përmendur dridhjen e tokës (zelzelenë) në prag të katostrofës fatale, kjo kaptinë fillon me një paraqitje të trishtueshme. Nuk do të ishte aq e …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
E zbritur në Medinë, pas sures Nur, ajete 78.
Kjo kaptinë është e shpallur në Medinë dhe si e tillë parashtron disa çështje nga lëmi i dispozitave të sheriatit islam ashtu siç është rregull me kaptinat e shpallura në Medinë, mirëpo, edhe në këtë kaptinë mbretëron njëfarë atmosfere si në kaptinat e shpallura në Mekë, ngase parashtron çështjen e besimit në një Zot, çështjen e ringjalljes, përgjegjësisë për veprat e bëra, parashtron edhe disa momente të ditës së kijametit, bën disa vërejtje e kërcënime në atë mënyrë që herë-herë lexuesi do të mendojë se mos është e shpallur në Mekë Nga dispozitat e sheriatit, kjo kaptinë vën në pah çështjen e lejimit të luftës së myslimanëve kundër jobesimtarëve, çështjen e haxhit, një prej pesë kushteve të islamit dhe çështjen e kurbanit etj.
Duke përmendur dridhjen e tokës (zelzelenë) në prag të katostrofës fatale, kjo kaptinë fillon me një paraqitje të trishtueshme. Nuk do të ishte aq e trishtueshme sikur të përmendej vetëm dridhja e shtëpive dhe shëmbja e pallatave, por trishtimi vjen në shprehje kur kuptohet se nëna do ta harrojë dhe do ta braktisë foshnjën e vet të dashur që e ka për gjini, kur shtatëzëna hedh barrën e saj nga frikësimi, kur njerëzit si të dehur do të sillen vërdallë për shkak se zemrat e tyre janë tronditur aq shumë sa që kanë humbur edhe vetëdijen.
Në këtë kaptinë shtjellohet edhe çështja e lejimit të myslimanëve për luftë që është rasti i parë gjatë shpalljes së Kur'anit, madje përmenden edhe vendet e shkatërruara të zullumqarëve si shenjë përkujtimi ndaj ligjeve të Zotit, që mbretërojnë në ketë ekzistencë.
Në fund të kaptinës bëhet fjalë për idhujt e adhuruar nga idhujtarët në vend të Zotit, të cilët i konsiderojnë si zota, duke mos ditur se ata nuk janë në gjendje të krijojnë një nga qeniet më të dobëta, më të urrejtura siç është miza, e të mos flitet për krijimin e njeriut dhe të çdo sendi e qenieje tjetër në ekzistencë i Quhet "Suretul Haxhxhi"- kaptina e Haxhit, me të cilin përkujtimi ndaj pejgamberit Ibrahim bëhet i përjetshëm, përkujtimi për arsyen se pasi e ndërtoi Qaben me urdhërin e Zotit, ai i thirri njerëzit ta vizitojnë e të shkojnë në haxh. Malet u ulën dhe bënë i të mundshme që zëri i thirrjes së Ibrahimit të arrijë në çdo skutë të tokës, të dëgjojnë i të thirrje shpirtërat në shpinat e burrave dhe në mitrat e grave dhe të përgjigjen: "Lebbejke Allahumme lebbejk" - Urdhëro, o Allah urdhëro!
Isra 17:68Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)
… ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju përpijë toka kur të dridhet?! Apo u siguruat prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
- A mos jeni të sigurt vallë që Ai nuk do t'ju fundosë në tokë ose nuk do t’ju dërgojë ndonjë rrebesh gurësh? - Vallë, mos jeni të sigurt që, pasi Allahu ju nxjerr në tokë, ju do të jeni të sigurt nga ndëshkimi i Tij?! A mos u siguruat, vallë, se Ai nuk do t'ju fundosë në tokë ose t’ju lëshojë ndonjë rrebesh gurësh? I Lartësuari thotë në ajetin tjetër: “Ne dërguam mbi ta një furtunë me gurë, përveç familjes së Lutit, të cilën e shpëtuam para se të agonte. Kjo ishte mirësi nga ana Jonë. Kështu i shpërblejmë Ne ata që falënderojnë.” [Kamer 34, 35]. Dhe thotë: “Kur erdhi caktimi Ynë, Ne e kthyem çdo gjë përmbys dhe lëshuam mbi ta një rrebesh të pandërprerë gurësh balte të forcuar, të shenjuar nga Zoti yt. Një dënim i tillë nuk është larg për të padrejtët.” [Hud 82]. Dhe thotë: “A u siguruat ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju përpijë toka kur të dridhet?! Apo u siguruat prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë stuhi me rrebesh gurësh?! Ju do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im! Edhe ata që ishin më parë mohuan, por si ishte dënimi Im?” [Mulk 16 - 18]. - “... e ju të mos gjeni asnjë që t'ju mbrojë?” - Nuk do të gjeni asnjë mbrojtës, që të mund ta largojë atë dënim nga ju apo që t’ju shpëtojë prej tij.
… ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju përpijë toka kur të dridhet?!” - Nëse Allahu e shtrin tokën nën këmbët tuaja, ajo do të tronditet …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Këto ajete janë një kërcënim i ashpër për këdo që vazhdon me arrogancë rrugën e gjynaheve, kalimit të kufijve, armiqësisë ndaj Zotit dhe Profetit dhe të mosbindjes ndaj tyre. Këta e bëjnë të pakthyeshëm zemërimin e Allahut të Plotfuqishëm dhe e meritojnë ndëshkimin e Tij. Kështu, i Lartësuari thotë: - “A u siguruat ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju përpijë toka kur të dridhet?!” - Nëse Allahu e shtrin tokën nën këmbët tuaja, ajo do të tronditet derisa t’ju shkatërrojë e t’ju shfarosë. - “Apo u garantuat prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë ( Ĥâŝibâ) stuhi me rrebesh gurësh?!” - Ĥâŝibâ është ndëshkim i ashpër shfarosës nga qielli. - “Ju do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im!” – Kuptimi: Mos u mashtroni nga afatizimi dhe siguria e përkohshme që ju jep Allahu i Lartësuar. Moszbritja e ndëshkimit nga qielli dhe nga toka të mos ju bëjë të mendoni se jeni përfundimisht të sigurt, të shpëtuar dhe të ruajtur. Ajo që kanë paralajmëruar profetët dhe librat hyjnorë do të ndodhë pa diskutim. Ju do ta shihni vetë se ato kërcënime do të zbatohen në realitet. Herët apo vonë, ju do të dëshmoni çdo paralajmërim të Zotit. - “Edhe ata që ishin më parë mohuan, por si ishte dënimi Im?” – Kuptimi: Popujt që jetuan para jush i shpërfillën kërcënimet e sjella nga profetët e tyre në librat e Zotit, ashtu sikurse mohoni edhe ju sot. Por ju e dini shumë mirë se si i shfarosi dhe i shkatërroi Allahu i Lartësuar ata. Si ishte ndëshkimi i Allahut për ata të dëshpëruar? Ai i ndëshkoi që në këtë jetë, para se të vuajnë ndëshkimin e merituar në jetën tjetër. Pra, jini të kujdesshëm, që të mos e pësoni dhe të goditeni nga i njëjti ndëshkim si ata.
Mulk 67:16–67:19Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)
… ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju përpijë toka, kur të dridhet?!” - Kur toka të tundet më ju.169 - “Apo u siguruat prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Tregues i butësisë, mëshirës dhe përkujdesit të madh të Allahut të Lartësuar për krijesat e Tij është edhe fakti që Ai fal, afatizon, toleron dhe nuk nxitohet që t’i ndëshkojë gjynahqarët, edhe pse Ai është i Plotpu - shtetshëm që t’i dënojë ata, për shkak të kufrit, mosbindjes dhe të adhurimit të dikujt tjetër veç Tij. I Lartësuari thotë: “Nëse Allahu do t’i dënonte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë, por Ai i lë ata deri në afatin e caktuar. Kur të vijë afati i tyre, (le ta dinë se) Allahu shikon gjithçka nga robërit e vet.” [Fatir 45]. - “A u siguruat ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju përpijë toka, kur të dridhet?!” - Kur toka të tundet më ju.169 - “Apo u siguruat prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndo - një stuhi me rrebesh gurësh?! ” - Një erë të fortë, një furtunë të mbushur me gurë, që t’ju shkatërronte, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “A mos jeni të sigurt, vallë, që Ai nuk do t'ju fundosë në tokë ose nuk do t’ju dërgojë ndonjë rrebesh gurësh e ju të mos gjeni asnjë që t'ju mbrojë? Apo jeni të sigurt se Ai nuk do t’ju kthejë përsëri (në det), e t’ju lëshojë ndonjë furtunë shka - tërrimtare që t’ju fundosë, për shkak të mosbesimit tuaj e ju të mos gjeni asnjë që të ankohet kundër Nesh për ju.” [Isra 68]. Edhe në ajetin vijues, Allahu i Madhëruar i kërcënon: - “Ju do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im!” - Do ta kuptoni se si do të jetë ndë - shkimi dhe përfundimi i atyre që shpërfillin kërcënimin Tim. - “Edhe të mëparshmit mohuan ...” – Domethënë, popujt e shkuar. - “.. por si ishte dënimi Im? ” - Kujtoni se si ishte ndëshkimi Im për ata popuj! - “A nuk i vështrojnë shpendët përmbi ta, kur qëndrojnë pezull krahëhapur dhe kur i mbledhin krahët?” - Herë i përplasin krahët në ajër dhe herë të tjera i mbajnë të hapur. - “Ata nuk i mban në ajër askush tjetër, veç të Gjithmëshirshmit.” - Ai i mban në ajër nëpërmjet kushteve të caktuara, ajrit dhe gjithçka të nevojshme, që Ai ka nën - shtruar për to, me mëshirën, përkujdesin dhe butësinë e Tij për krijesat. - “Ai është Shikues i gjithçkaje. ” - Allahu është Gjithëshikuesi, që di çdo gjë që rregullon çështjet e krijesave dhe është në ndih - më të tyre. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në ajetin tjetër: “A nuk i shohin ata shpendët fluturues në kupë të qiellit? Ata nuk i mban kush, përveç Allahut. Edhe këtu ka fakte për njerëzit që besojnë.” [Nahl 79].
Karia 101:1–101:11Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)
… qiellorë, qielli çahet, toka dridhet, kodrat shkulen e copëtohen, yjet përderdhen, dielli e hëna errësohen. Po në këtë sure mësojmë se zemrat llahtarisën e …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Çështja e kijametit është gjë e fshehtë, e panjohur për njerëzit, e kur Zoti flet për të, nuk duhet kuptuar çështjen e tij ashtu si i kuptojmë çështjet e tjera në bazë të etimologjisë së fjalës, pse fjalët që janë përdorur për kijametin kanë një definicion tjetër, andaj çdo emër me të cilin është quajtur kijameti si: El Hakkatu, Es Saatu, El Gashijetu, El Kijametu, El Kariatu, ka një definicion të veçantë, kuptohet sipas tematikës që shtrohet rreth tij.
El Kariatu, do të thotë: zë, krismë që shkaktohet duke i rënë një sendi për një send tjetër të fortë. Këtu, nuk është qëllimi te ajo krismë, po te diçka e panjohur, andaj edhe thuhet: Ç'është Karia, ku e di ti se ç'është Karia? Fjala është për një nga momentet, të cilat do të përjetohen atë ditë. Etapa e parë e kësaj dite është ngritja prej varrezave, shfaqja e fletëve me shënime për veprat e bëra gjatë jetës në këtë dynja. Pas njoftimit për veprat e bëra, vjen momenti i llogarisë që nuk do të thotë shpërblim, sepse ajo është vetëm identifikim, e pas llogarisë vjen peshoja - vlerësimi i veprave, për të cilat bëhet fjalë në këtë sure. Pas peshojës vjen shpërblimi.
Në këtë sure bëhet fjalë për krismën që trondit zemrat, shpirtrat.
Më parë, përmes sureve të tjera kemi kuptuar se kijameti trand edhe trupat qiellorë, qielli çahet, toka dridhet, kodrat shkulen e copëtohen, yjet përderdhen, dielli e hëna errësohen. Po në këtë sure mësojmë se zemrat llahtarisën e njerëzit sillen si insektet fluturuese pranë dritës, ndërsa fjala është për vlerësimin e veprave të bëra, e atij që i peshojnë më rëndë të mirat, do të kënaqet në xhennet, ndërsa atij që më pak i peshojnë veprat e mira e më shumë të këqijat, ai do të futet në gjirin e zjarrit të ndezur flakë. Nëse shtrohet pyetja se ç'do të bëhet me atë që peshoja e tij është e barabartë, si parim duhet marrë thënien e Zotit të madhëruar: "Vërtet, mëshira Ime ia kalon hidhërimit Tim...". Pra, vjen në shprehje mëshira e Zotit, ashtu sikurse është thënë në suren A'raf për ata të A'rafit, të cilët nuk kanë hyrë në xhennet, por kanë shpresë të hyjnë. Allahu A'ëlemu!
Falënderoj Zotin e madhëruar!
Nahl 16:45–16:47Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)
… ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju përpijë toka kur të dridhet?! Apo u siguruat prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
- Mos vallë janë të sigurt ata që përgatitën kurthe se Allahu nuk do t’ua shembë tokën nën këmbë e nuk do t’u vijë dënimi andej nga nuk e mendojnë... - Allahu i Lartësuar na tregon për faljen e Tij të gjerë dhe mëshirën e Tij të pamatë. Ai na tregon afatizimin që u mundëson të
pabindurve, të cilët bëjnë punë të këqija, dhe ç’është më e keqja, ata i ftojnë edhe të tjerët në rrugën e keqe të shfrenimit dhe humbjes. Ata bëjnë kurthe kundër njerëzve, duke i ftuar vazhdimisht në rrugën e humbjes, duke ua zbukuruar e stolisuar atë. Allahu i Lavdëruar na tregon faljen e butësinë e Tij. Ai nuk nxitohet në ndëshkimin e tyre, edhe pse është i Plotpushtetshëm dhe i Plotfuqishëm që t’ua shembë tokën nën këmbë dhe t’ua sjellë ndëshkimin andej nga as nuk e mendojnë. I Lartësuari thotë: “A u siguruat ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju përpijë toka kur të dridhet?! Apo u siguruat prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë stuhi me rrebesh gurësh?! Ju do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im! Edhe ata që ishin më parë mohuan, por si ishte dënimi Im? [Mulk 16 - 18]. - ose se nuk do t’i rrëmbejë ata (me ndëshkimin e Tij) gjatë udhëtimeve të tyre ... - Allahu i Lartësuar është i Plotfuqishëm e i Plotpushtetshëm që t’i rrëmbejë ata me ndëshkim edhe gjatë udhëtimeve të tyre në kërkimin e rizkut dhe përmbushjes së nevojave dhe qëllimeve të tjera. - e ata nuk do të mund t’i shpëtojnë ... - Askush nuk mund t’i shpëtojë dhe të jetë i sigurt nga ndëshkimi i Zotit në çfarëdo gjendje, vendi apo kohe qofshin. I Lartësuari thotë gjithashtu: - ose se nuk do t’i rrëmbejë ata (me ndëshkimin e Tij) edhe kur të jenë të mbushur me frikë? - Ndëshkimi mund t’ju vijë edhe atëherë kur vërtet jeni të mbushur me frikë dhe tmerruar prej tij. Në këtë rast, ndëshkimi do të ishte edhe më i dhembshëm dhe i frikshëm, sepse ndëshkimi që pritet, i shoqëruar edhe nga frika e madhe që të pushton shpirtin, është edhe më i dhembshëm sesa në rastin kur bie papritur dhe pa e ndier. - Por, nuk ka dyshim se Zoti juaj është i Butë e Mëshirëplotë. - Edhe pse Allahu është i Plotpushtetshëm që t’jua sjellë ndëshkimin në të gjitha ato gjendje të përmendura, Ai na tregon gjithashtu se është Falës i Madh, i Butë e Mëshirëplotë. Ai nuk nxitohet që t’ju ndëshkojë, edhe pse e keni merituar tërësisht atë ndëshkim. Në dy Sahih-ët vjen hadithi: 1616. “Me të vërtetë, Allahu e afatizon të padrejtin e keqbërësin, por kur e rrëmben atë me ndëshkimin e Tij, ai nuk ka për t’i shpëtuar.” Pastaj Profeti i Allahut lexoi fjalën e Allahut: “I tillë është ndëshkimi i Zotit tënd, kur bie mbi popujt që bëjnë padrejtësi. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.”
Mulk 67:15–67:30Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)
Në disa nga këto ajete përmenden të mirat e Allahut, të cilat i krijoi për njerëz si: tokën që ua bëri të përshtatshme, të begatshme, që të mund të …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Në disa nga këto ajete përmenden të mirat e Allahut, të cilat i krijoi për njerëz si: tokën që ua bëri të përshtatshme, të begatshme, që të mund të ecin nëpër të gjitha anët e saj dhe të shfrytëzojnë begatitë që i krijoi Allahu dhe ashtu të rrojnë e të jetojnë frymëzuar prej fjalës së Zotit: "Ecni nëpër viset e saj e kërkoni begati..", Ymeri, halifi i dytë kalon pranë një grupi njerëzish që rrinin ulur dhe u thotë: "Kush dhe çka jeni?" Ata i thanë: "Jemi të mbështetur në Zotin!"' Ai u tha: "Jo, ju jeni barrë e të tjerëve: i mbështetur është ai që e hedh farën në tokë dhe ia beson Zotit"
Edhe pse Zoti ua bëri tokën të përshtatshme për jetë e gjallërim, ajo mund të dridhet dhe t'i lëshojë njerëzit, madje ka mundësi që edhe nga qielli të lëshohet ndonjë fortunë e të bëjë shkatërrime. Prej këtyre, njerëzit i nuk janë të garantuar, por këto janë masa ndëshkuese për kokëfortit, andaj duhet kërkuar mbrojtje prej Zotit. Njeriu, i cili kohë pas kohe nuk vështron me vëmendje të gjitha dukuritë në ekzistencë, të cilat dokumentojnë Zotit kriiues e nastai nuk bindet fuginë e pakufishme të Zotit krijues, e pastaj nuk bindet në udhëzimet që Ai ia shpalli njerëzve, ai është si një i verbër që nuk e sheh rrugën, e përulet sa andej e sa këndej, rrëzohet përmbys me fytyrë dhe kurrë nuk mund të arrijë qëllimin e duhur.
Idhujtarët mendonin se me vdekjen e Pejgamberit do të dobësohej besimi islam e do të forcohej idhujtaria. Kur'ani thotë se edhe nëse vdes Pejgamberi dhe vdesin besimtarët, ju nuk keni ndonjë dobi, pse ju kurrsesi nuk do të mund t'i shpëtoni dënimit të tmerrshëm e të ashpër, të cilin ua ka caktuar Zoti. Muhammedi e së bashku me të edhe besimtarët,i besuan Zotit të tyre mëshirues dhe vetëm Atij iu mbështetën, e Ai i shpëton ata edhe të gjallë, edhe të vdekur, e edhe pas ringjalljes. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Mulk. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!
Bekare 2:210Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)
… të ketë marrë fund..." Ai thotë gjithashtu: "Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm, Kur të vijë Zoti yt dhe melekët të qëndrojnë radhë -radhë. Atë ditë do të sillet Xhehenemi (para krijesave). Atë ditë, njeriu do të ndërgjegjësohet, por si do t’i vlejë ky ndërgjegjësim atij?" [Fexhr 21 - 23]. Në këtë kontekst, Ibn Xheriri e ka sjellë që nga fillimi hadithin e gjatë të fryrjes në Sur, të cilin e sjell Ebu Hurejra nga Profeti. Ky është një hadith i njohur dhe i përhapur, që e kanë sjellë shumë autorë të Mesanideve e të tjerë. Ndër të tjera, në të thuhet: 291 “.... kur njerëzit të vuajnë dhe ngushtohen në tokën e llogarisë, do të fillojnë të kërkojnë ndërmjetësim tek Zoti, duke u kërkuar profetëve njëri pas tjetrit nga Ademi e pas tij. Çdokush prej tyre i shmanget kësaj pozite (kërkimit të ndërmjetësimit), derisa mbërrijnë tek Muhamedi ﷺ . Kur shkojnë tek ai, ai do të thotë: "Unë jam për këtë, unë jam për këtë." Atëherë ai shkon dhe bie në sexhde poshtë Arshit të Allahut dhe ndërmjetëson tek Allahu që të fillojë llogaria mes krijesave, dhe Allahu e pranon ndërmjetësimin e tij. Ai (Allahu) do të vijë përmes hijes së reve, pasi të çahet qielli i dynjasë dhe të zbresin të gjithë melekët e atij qielli; pastaj qielli i
dytë, pastaj i treti, deri tek i shtati. Pastaj zbresin mbajtësit e Arshit dhe pastaj melekët më të afërt. Më pas, zbret i Pamposhturi i Madhërishëm përmes hijes së reve, si dhe të gjithë melekët. Këta të fundit lëshojnë një zë të madh nga tesbihu i tyre. Ata thonë: "Subĥâne dhil mulki uel melekût! Subĥâne dhil iz -zeti uel xheberût! Subĥâne haj-jil-ledhi lâ jemût! Subĥânel -ledhi jumitul ħalâika ue lâ jemût! Sub -bûĥun kudu-dûsun rabul melâiketi uer -rûĥ! Sub - bûĥun kudu -dûsun, subĥâne rab -bunal ea’lâ! Sub’ĥâne dhis -sultâni uel adhame! Subĥânehû, subhanehû ebeden ebedâ! ” [I Dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai në dorën e të cilit është i gjithë pushteti dhe mbretëritë! I Dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai të cilit i takon e gjithë krenaria dhe Fuqia! I Dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai i cili nuk vdes kurrë! I Dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai që do ti vdesë të gjithë krijesat dhe dhe Ai nuk vdes! I dëlirë e i shenjtëruar është Zoti i të gjithë melekëve dhe Shpirtit (Xhibrilit). I dëlirë, i shenjtëruar dhe i pastër nga çdo e metë është Zoti ynë më i larti. I dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai në dorën e të cilit është i gjithë Fuqia dhe m adhështia! I Dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai, I Dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai, përgjithmonë e përjetësisht!]
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Allahu i Lartësuar i kërcënon mohuesit, duke thënë: - E ç’presin tjetër ata, që t’u vijë Allahu përmes hijeve të reve, bashkë me melekët,?! - Në Ditën e Kijametit do të bëhet gjykim me drejtësi i të parëve dhe të fundmëve dhe çdokush do të shpërblehet sipas veprave të tij: nëse ka punuar mirë, do të shpërblehet me të mira e nëse ka punuar keq, do të marrë dënimin. Ajo është dita kur do të përmbushet e përfundojë çdo çështje e gjykim. I Lartësuari thotë: "...dhe çështja të ketë marrë fund..." Ai thotë gjithashtu: "Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm, Kur të vijë Zoti yt dhe melekët të qëndrojnë radhë -radhë. Atë ditë do të sillet Xhehenemi (para krijesave). Atë ditë, njeriu do të ndërgjegjësohet, por si do t’i vlejë ky ndërgjegjësim atij?" [Fexhr 21 - 23]. Në këtë kontekst, Ibn Xheriri e ka sjellë që nga fillimi hadithin e gjatë të fryrjes në Sur, të cilin e sjell Ebu Hurejra nga Profeti. Ky është një hadith i njohur dhe i përhapur, që e kanë sjellë shumë autorë të Mesanideve e të tjerë. Ndër të tjera, në të thuhet: 291 “.... kur njerëzit të vuajnë dhe ngushtohen në tokën e llogarisë, do të fillojnë të kërkojnë ndërmjetësim tek Zoti, duke u kërkuar profetëve njëri pas tjetrit nga Ademi e pas tij. Çdokush prej tyre i shmanget kësaj pozite (kërkimit të ndërmjetësimit), derisa mbërrijnë tek Muhamedi ﷺ . Kur shkojnë tek ai, ai do të thotë: "Unë jam për këtë, unë jam për këtë." Atëherë ai shkon dhe bie në sexhde poshtë Arshit të Allahut dhe ndërmjetëson tek Allahu që të fillojë llogaria mes krijesave, dhe Allahu e pranon ndërmjetësimin e tij. Ai (Allahu) do të vijë përmes hijes së reve, pasi të çahet qielli i dynjasë dhe të zbresin të gjithë melekët e atij qielli; pastaj qielli i
dytë, pastaj i treti, deri tek i shtati. Pastaj zbresin mbajtësit e Arshit dhe pastaj melekët më të afërt. Më pas, zbret i Pamposhturi i Madhërishëm përmes hijes së reve, si dhe të gjithë melekët. Këta të fundit lëshojnë një zë të madh nga tesbihu i tyre. Ata thonë: "Subĥâne dhil mulki uel melekût! Subĥâne dhil iz -zeti uel xheberût! Subĥâne haj-jil-ledhi lâ jemût! Subĥânel -ledhi jumitul ħalâika ue lâ jemût! Sub -bûĥun kudu-dûsun rabul melâiketi uer -rûĥ! Sub - bûĥun kudu -dûsun, subĥâne rab -bunal ea’lâ! Sub’ĥâne dhis -sultâni uel adhame! Subĥânehû, subhanehû ebeden ebedâ! ” [I Dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai në dorën e të cilit është i gjithë pushteti dhe mbretëritë! I Dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai të cilit i takon e gjithë krenaria dhe Fuqia! I Dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai i cili nuk vdes kurrë! I Dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai që do ti vdesë të gjithë krijesat dhe dhe Ai nuk vdes! I dëlirë e i shenjtëruar është Zoti i të gjithë melekëve dhe Shpirtit (Xhibrilit). I dëlirë, i shenjtëruar dhe i pastër nga çdo e metë është Zoti ynë më i larti. I dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai në dorën e të cilit është i gjithë Fuqia dhe m adhështia! I Dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai, I Dëlirë e i lavdëruar qoftë Ai, përgjithmonë e përjetësisht!]
- “Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm, Kur të vijë Zoti yt dhe melekët të qëndrojnë radhë -radhë.” – Pasuria, të cilën aq shumë e doni dhe dëshirat për arritjen e të cilave aq shumë garoni, nuk kanë për të mbetur gjatë. Përpara jush është një ditë e madhe, që ju pret, një tmerr i madh, që ka për t’ju përfshirë të gjithëve dhe gjithçka. Atë ditë, toka dhe gjithçka mbi të do të përplasen dhe tronditen fort, aq sa çdo gjë do të kthehet në pluhur dhe toka do të jetë e shtrirë, pa gropa dhe pa male në të. Atë ditë, do të vijë Allahu i Madhëruar përmes hijeve të reve, do të vijnë melekët e mëdhenj dhe të nderuar dhe të gjithë banorët e qiellit do të vendosen në rreshta të rregullt. Melekët e çdo qielli do të vendosen në rreshtat e tyre, duke përfshirë krijesat poshtë tyre. Këto rreshta manifestojnë nënshtrimin dhe përuljen para pushtetit suprem të të Madhëruarit dhe Mbretëruesit të Plotpushtetshëm. - “Atë ditë do të sillet Xhehenemi (para krijesave). Atë ditë, njeriu do të ndërgjegjësohet, por si do t’i vlejë ky ndërgjegjësim atij? ” - Xhehenemi do të tërhiqet me zinxhirë nga melekët, atë ditë të vështirë dhe të madhe. Njeriu do të shohë për të gjetur ndonjë vepër të mirë, nëpërmjet së cilës të shpëtojë nga ndëshkimi i Allahut të Madhëruar. Të mirat dhe të këqijat do të dalin në shesh dhe njeriu do të shohë qartë se çfarë ka përgatitur për atë ditë. Atëherë, ai do të dëshirojë që të kthehet në dynja dhe të bëjë vepra të mira, por kurrë nuk do të mund të kthehet. Koha e pendimit mbaroi me dynjanë. Kështu, i dëshpëruar, njeriu do të thotë në dënesë: - “Ai do të thotë: “Ah, i mjeri unë! Sikur të isha parapërgatitur për jetën time!”” – Kuptimi: Ah, sikur të kisha punuar dhe të isha përgatitur për këtë ditë të vështirë me vepra të mira, që të fitoja përjetësinë në kënaqësitë e ahiretit. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “ Ditën kur qielli do të çahet nga rete dhe melekët do të zbresin rradhë-rradhë. Atë Ditë, sundimi i vërtetë i takon krejtësisht të Gjithëmëshirshmit. Për jobesimtarët ajo do të jetë një ditë e vështirë. Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin!”Ah! I mjeri unë! Sikur të mos e kisha bërë mik aksh njeri! Në të vërtetë, ai më largoi mua prej udhës së drejtë (të Zotit) pasi më pati ardhur (qartësisht dhe plotësisht). Shejtani është veçse tradhëtar për njeriun.” [El furkan, 25 - 29]. Nga ky ajet mësojmë se jeta për të cilën
robi duhet të përpiqet, është jeta e ahiretit, sepse ajo është e pasosur. - “Atë Ditë, askush nuk mund të dënojë si Ai e askush nuk mund të lidhë me pranga si Ai. ” – Për ata që e kanë harruar atë ditë dhe nuk përgatiten për të, Allahu i Madhëruar ka përgatitur ndëshkim të dhembshëm. Ata do të lidhen në pranga prej zjarri dhe do të tërhiqen zvarrë për në zjarrin e ndezur fort të Xhehenemit. Ky do të jetë ndëshkimi i kriminelëve. Ndërsa atyre të cilët e kanë gjetur prehjen dhe qetësinë në adhurimin e Zotit, që e besojnë sinqerisht Zotin dhe ndjekin rrugën e profetëve, atyre do t’u thuhet: - “O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt, i kënaqur e i pranuar! Hyr në mesin e adhuruesve të Mi (të devotshëm)!” - Kuptimi: O ti shpirt i kënaqur me përmendjen e Zotit dhe me dashurinë për Të! O ti shpirt që ke gjetur qetësinë duke adhuruar Zotin tënd! Kthehu te Zoti yt, që u kujdes për ty duke të dhuruar mirësi të shumta dhe mirësinë më të madhe: besimin, nëpërmjet të cilit u bëre pjesëtar i robve të zgjedhur dhe të dashur të Zotit. Kthehu te Zoti dhe i Dashuri yt, tek Allahu i Madhëruar! Kthehu i kënaqur me Zotin tënd, me mirësitë e shumta që Ai ka fshehur në Xhenet për ty! Kthehu te Zoti yt, që është i kënaqur prej teje! - “Hyr në turmën e adhuruesve të Mi! Dhe hyr në Xhenetin Tim!” - Këto fjalë i drejtohen shpirtit në Ditën e Gjykimit dhe në momentin e vdekjes. Falënderimi dhe lavdija e plotë i qofshin vetëm Allahut të Madhëruar, Zotit të botëve!
Haxh 22:1–22:2Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)
… do të jetë një ngjarje e tmerrshme. - Askush veç Zotit nuk mund ta dijë madhështinë dhe realitetin e asaj dite. Kur të ndodhë Kijameti, toka do të dridhet …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
- O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj! - Allahu i Madhëruar u drejton të gjithë njerëzve një urdhër të rëndësishëm. Ata duhet t’i frikësohen dhe të jenë të devotshëm ndaj Allahut, i cili është Zoti i tyre, që kujdeset për ta, duke u dhënë shumë mirësi, të shfaqura dhe të fshehta. Ai e meriton që t’i frikësohemi dhe të jemi të devotshëm ndaj Tij. Devotshmëria dhe frika ndaj Allahut kërkon që njerëzit t’i largohen shirkut, shkeljes së kufijve dhe mosbindjes ndaj Tij. Gjithashtu, ata duhet të zbatojnë të gjitha urdhëresat, sa të kenë mundësi. Pastaj, Allahu i Madhëruar bën diçka, që i ndihmon njerëzit për të kompletuar devotshmërinë dhe i paralajmëron që të kenë kujdes dhe të mos e cenojnë atë. Ai përshkruan skenat e Ditës së Gjykimit, duke thënë: - Me të vërtetë, dridhja e Orës (së Kijametit) do të jetë një ngjarje e tmerrshme. - Askush veç Zotit nuk mund ta dijë madhështinë dhe realitetin e asaj dite. Kur të ndodhë Kijameti, toka do të dridhet frikshëm. Malet do të përplasen me njëri tjetrin dhe do të bëhen pluhur nga goditjet e mëdha. Njerëzit do të ndahen në tri grupe. Ajo është dita kur qielli do të çahet e shpërbëhet, Dielli dhe Hëna do të mbështillen dhe errësohen. Yjet do të bien dhe shpërndahen. Tmerret e asaj dite do të mbushin çdo shpirt me frikë e ankth të papërshkrueshëm. Frika e asaj dite do t’i mbushte me thinja edhe fëmijët më të vegjël. Edhe më i forti do të shkrihet e zbutet. - Atë Ditë, kur ta shihni atë, çdo nënë do të braktisë foshnjën që ka për gjiri... - Aq e madhe do të jetë frika, saqë edhe nëna që ka dashuri të papërshkrueshme për fëmijën e saj të sapolindur, do ta braktisë atë nga tmerri, edhe pse foshnja nuk mund të jetojë dot pa të. - dhe çdo shtatzënë do ta nxjerrë para kohe barrën e vet. – Kjo ndodh nga frika e madhe dhe e papërballueshme. - Ju do t'i shihni njerëzit që duken si turmë të dehurish, ndonëse nuk janë të dehur. - Nëse i sheh njerëzit atë ditë, do të duken sikur janë të dehur nga pija, por në fakt nuk janë të dehur: - Dhe shumë i ashpër do të jetë dënimi i Allahut. – Ndëshkimi ua ka dehur mendjen, ua ka tmerruar zemrën, aq sa ajo u arrin në fyt, ndërsa sytë u mbesin të hapur. Ajo është dita kur as prindi nuk e ndihmon dot fëmijën e vet dhe as fëmija nuk mund ta ndihmojë prindin, siç thotë Zoti: “Kur të vijë Ushtima, është dita kur njeriu ikën prej vëllait, nënës, babait, gruas dhe prej fëmijëve të vet. Atë ditë, çdo njeriu i mjafton çështja e vet.” [Abese 33 – 37]. Për atë ditë, Allahu thotë: “Për jobesimtarët, ajo do të jetë një ditë e vështirë. Atë ditë, zullumqari do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë, pse nuk ndoqa udhën e drejtë, së bashku me Profetin! Oh, i mjeri unë, të mos e kisha bërë filanin mik! Ai më largoi mua prej udhëzimit, pasi ai m’u paraqit. Shejtani është ai që e humb njeriun dhe e lë të vetmuar.” [Furkan 26 – 29]. Atë ditë do të nxihen fytyrat e keqbërësve dhe do të zbardhen fytyrat e besimtarëve. Do të vendosen peshoret, që peshojnë edhe grimcën më të vogël të veprave, të mira dhe të këqija. Atë ditë do të llogariten edhe qëllimet e njerëzve, të vogla a të mëdha. Mbi Xhehenem do të vendoset ura. Xheneti do t’u afrohet të devotshmëve, ndërsa zjarri do t’u afrohet keqbërësve, të devijuarve dhe të larguarve nga rruga e Zotit. Në përshkrimin e asaj dite, i Madhëruari thotë: “Ne kemi përgatitur zjarr të fortë për ata që nuk besojnë Ditën e Gjykimit. Kur ai (zjarri) t’i shohë prej së largu, ata do dëgjojnë prej tij zemërim dhe ulërimë. Kur të flaken në një vend të ngushtë të tij, të lidhur, do të kërkojnë të asgjësohen. “Mos e kërkoni asgjësimin vetëm një herë, por shumë herë! [Furkan 11 – 14]. Kur të thërrasin Zotin që t’i nxjerrë nga zjarri, Ai do t’u thotë: “Heshtni aty e mos më flisni!” [Mu’minun 108]. Ajo është dita kur Zoti Mëshirëplotë do të zemërohet dhe mbi ta do të zbresë dënimi i dhembshëm dhe i përjetshëm. Ata do do të
humbasin çdo shpresë për shpëtim. Të gjitha veprat e tyre do të dalin, pa asnjë përjashtim, sado të vogla qofshin. Ndërsa të devotshmit do të jenë në Xhenet, ku do të lumturohen mes mirësive e kënaqësive, në përjetësi, siç thotë i Madhëruari: “Ai (Xhehenemi) është më i mirë apo Xheneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim të devotshmëve? Ai është përgatitur si shpërblim dhe do të jetë vendqëndrimi i tyre. Ata do të kenë atje gjithçka që dëshirojnë dhe do të jenë të përjetshëm. Ky është një premtim i Zotit tënd, që Ai nuk e thyen.” Çdo njeri i logjikshëm që e di se kjo ditë do të vijë, duhet të përgatitet për të ashtu si i takon dhe kurrë nuk duhet të mashtrohet nga ëndrrat boshe dhe të lërë përpjekjen për ahiret. Devotshmëria ndaj Zotit duhet të jetë synimi, frika ndaj Tij duhet të jetë nxitësi, ndërsa dashuria për Zotin dhe përmendja e Tij të jenë shpirti dhe gjallëruesi i adhurimeve të tij.
Zelzele 99:1–99:8Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)
… e dytë për ringjallje. Dridhja do të jetë aq e fortë, sa që njeriu do të bëjë pyetje: Ç'është gjithë kjo dridhje? Me rastin e kësaj dridhjeje toka do të …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Ka mendime se kjo dridhje bëhet kur t'i fryhet surit për herë të parë, por shumica e interpretuesve janë të mendimit se fjala është për fryerjen e surit herën e dytë për ringjallje. Dridhja do të jetë aq e fortë, sa që njeriu do të bëjë pyetje: Ç'është gjithë kjo dridhje? Me rastin e kësaj dridhjeje toka do të hedhë jashtë të vdekurit dhe gjithçka që ka në brendinë e saj dhe me urdhërin e Zotit ajo do të rrëfejë për çdo gjë që është punuar në sipërfaqen e saj. Sipas një hadithi, Pejgambri ka thënë: "Ruanu prej tokës, nënës suaj, sepse nuk ka kush që vepron mbi të mirë ose keq, e që ajo nuk do të rrëfejë për të!"
Atë ditë njerëzit kthehen të ndarë në grupe, pas gjykimit, për të përjetuar atë që kanë merituar, ose kthehen prej varrezave aty ku do t'u tregohen veprat. Çdo vepër, sado e vogël qoftë, e mirë ose e keqe, është e ruajtur për shpërblim ose ndëshkim.
Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!
Vakia 56:1–56:12Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)
… të tundet me dridhje të forta ...” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartë - suar: “Kur të tronditet toka, me një dridhje të fuqishme, kur toka të nxjerrë atë që mban në barkun e saj, kur njeriu të thotë: “Çfarë po ndodh me tokën?!”, këtë ditë, ajo (Toka) do të rrëfejë historitë e veta, sepse Zoti yt e ka urdhëruar atë.” [Zelzele 1]. Ose: “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj! Me të vërtetë, dridhja e Orës (së Kijametit) do të jetë një ngjarje e tmerrshme.” [Haxh 1]. - “Kur malet të thërrmohen e të bëhen copë-copë ...” - Kur malet të thërrmohen, sikurse thuhet në ajetin tjetër: “Atë ditë, toka e malet do të dridhen dhe malet të bëhen si rërë e lëvizshme.” [Muzzemil 14]. - “Kur ato të bëhen si pluhur i shpër - ndarë ...” - Domethënë, si pluhuri që mbu - lon sipërfaqen e diçkaje, dhe pastaj largo - het, pa lënë asnjë shenjë. Kështu ka thënë Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). - “Atëherë, ju do të ndaheni në tri grupe: ...” - Njerëzit do të ndahen në tri kategori. - “Njerëzit e të djathtës. E cilët do të jenë ata të djathtët se?!” - Ata do të jenë në të djathtën e Arshit. Këta dolën nga krahu i djathtë i Ademit dhe këtyre do t’u jepet libri nga e djathta. Gjithashtu, ata do të merren nga e djathta e tyre për të hyrë në Xhenet. Këta janë shumica e banorëve të Xhenetit. - “Njerëzit e të majtës. E cilët do të jenë ata të majtët se?!” - Këta do të qëndrojnë nga e majta e Arshit dhe janë ata që dolën nga krahu i majtë i shpinës së Ademit. Atyre do t’u jepet libri me të majtën e tyre dhe do të merren nga e majta. Këta janë shumica e banorëve të Zjarrit. Zoti na ruajtë nga veprat e këtyre njerëzve! - “Pastaj janë të dalluarit. Ata do të jenë të dalluarit.” - Sabikin-ët janë garuesit për punë të mira dhe adhurime, që do të jenë më pranë Zotit Krenar dhe të Lartësuar. Këta janë më të zgjedhurit, më të dalluarit, më të afruarit, nga mesi i të djathtëve. Ata janë, si të thuash, krerët e tyre. Mes tyre janë profe - tët, lajmëtarët e Zotit, të sinqertët, dëshmo - rët dhe këta janë banorët e gradave të larta të Ilijinit. Kështu, ai që garon me punë të mira në bindje ndaj Zotit do të jetë në ahiret prej sabikin-ëve, domethënë, të parët që do të përjetojnë nderimin e bujarinë e Allahut të Madhëruar, sepse shpërblimi jepet sipas llojit të punës. - “Ata janë më të afruarit . Ata do të jenë në kopshtet e mirësive.” - Ata më afër Allahut të Lartësuar dhe kënaqësisë së Tij. E lusim Allahun e Lartësuar që të na bëjë prej tyre, me bujarinë, mirësinë, mëshirën dhe dhuratat e Tij të pakufishme. Amin! Po kështu i ka përmendur Allahu i lart ësuar këto tre kategori edhe në një ajet tjetër ku thotë: “Pastaj Ne ua kemi dhënë librin trashëgim atyre robve Tanë që i kemi zgjedhur. Por ka disa prej tyre që i bëjnë keq vetes së tyre; ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që, me ndihmën e Allahut, garojnë në punë të mira. Kjo është ajo mirësia më e madhe.” [Fatir 32]. Porse në këtë ajet në lidhje me ata “që i bëjnë keq vetes së tyre” janë dhënë 2 mendime. Sipas njërit mendim bëhet fjalë për ata që janë banorë të zjarrit. Ndërsa sipas mendimit tjetër edhe këta do të hyjnë në xhenet, edhe pse mund të hyjnë në zjarr për aq kohë sa të vendosë Krijuesi i drejtë dhe i Urtë, sikurse u shpjegua kjo në suren Fatir.
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
- “Kur të bëhet Vakia ...” - Vakia është nga emrat e Ditës së Kijametit. Ajo quhet kështu, sepse ndodhia e saj është e sigurt. Ajo do të ndodhë patjetër dhe askush nuk mund ta ndalojë, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “E kur t’i fryhet Surit vetëm një herë, dhe të ngrihen toka e malet dhe, me një të goditur të vetme, të përplasen me njëri-tjetrin, atë ditë do të ndodhë e Vërteta. Qielli do të çahet dhe atë ditë është i rrënuar” [Haka 14 - 16]. - “Askush nuk do ta mohojë ardhjen e saj. - Kur Allahu të dëshirojë që ajo të ndodhë, askush nuk mund ta shmangë ose ta pengojë, sikurse thotë i Lartësuarinë ajetin tjetër: “Përgjigjjuni thirrjes së Zotit tuaj, para se të vijë Dita, kur Allahu nuk do të lejojë më kthim prapa. Atë ditë, ju nuk do të gjeni strehim dhe as nuk do të mund të mohoni (padrejtësitë tuaja). ” [Shura 47]. Ose: “Dikush kërkoi dënimin e pashmang - shëm. Askush nuk mund ta ndalë atë për jobesimtarët.” [Mearixh 1, 2]. “Është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën me një qëllim të madh. Frikësojuni ditës kur Ai do të thotë: “Bëhu!” dhe ajo bëhet. Fjala e Tij është e vërtetë dhe vetëm Atij i takon sundimi ditën kur do t'i fryhet Surit. Ai e di edhe të fsheh - tën edhe të dukshmen dhe Ai është i Urti, që çdo gjë e di me hollësi.” [En’am 73]. - “Disa do t’i ulë e disa do t’i lartësojë.” – Ajo ditë do të poshtërojë dhe zhysë shumë e shumë njerëz në Xhahim, zjarrin e ndezur fort, edhe nëse në jetën e dynjasë mund të kenë qenë të rëndësishëm e të famshëm. Nga ana tjetër, ajo ditë do të ngrejë shumë të tjerë në gradat më të larta të “ Ilijinit”, në mirësitë e përjetshme të Xhenetit, edhe nëse në jetën e dynjasë mund të dukeshin të përçmuar, të ulët, të parëndësishëm ndër njerëz. Më pas, i Lartësuari thotë:
- “Kur toka të tundet me dridhje të forta ...” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartë - suar: “Kur të tronditet toka, me një dridhje të fuqishme, kur toka të nxjerrë atë që mban në barkun e saj, kur njeriu të thotë: “Çfarë po ndodh me tokën?!”, këtë ditë, ajo (Toka) do të rrëfejë historitë e veta, sepse Zoti yt e ka urdhëruar atë.” [Zelzele 1]. Ose: “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj! Me të vërtetë, dridhja e Orës (së Kijametit) do të jetë një ngjarje e tmerrshme.” [Haxh 1]. - “Kur malet të thërrmohen e të bëhen copë-copë ...” - Kur malet të thërrmohen, sikurse thuhet në ajetin tjetër: “Atë ditë, toka e malet do të dridhen dhe malet të bëhen si rërë e lëvizshme.” [Muzzemil 14]. - “Kur ato të bëhen si pluhur i shpër - ndarë ...” - Domethënë, si pluhuri që mbu - lon sipërfaqen e diçkaje, dhe pastaj largo - het, pa lënë asnjë shenjë. Kështu ka thënë Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). - “Atëherë, ju do të ndaheni në tri grupe: ...” - Njerëzit do të ndahen në tri kategori. - “Njerëzit e të djathtës. E cilët do të jenë ata të djathtët se?!” - Ata do të jenë në të djathtën e Arshit. Këta dolën nga krahu i djathtë i Ademit dhe këtyre do t’u jepet libri nga e djathta. Gjithashtu, ata do të merren nga e djathta e tyre për të hyrë në Xhenet. Këta janë shumica e banorëve të Xhenetit. - “Njerëzit e të majtës. E cilët do të jenë ata të majtët se?!” - Këta do të qëndrojnë nga e majta e Arshit dhe janë ata që dolën nga krahu i majtë i shpinës së Ademit. Atyre do t’u jepet libri me të majtën e tyre dhe do të merren nga e majta. Këta janë shumica e banorëve të Zjarrit. Zoti na ruajtë nga veprat e këtyre njerëzve! - “Pastaj janë të dalluarit. Ata do të jenë të dalluarit.” - Sabikin-ët janë garuesit për punë të mira dhe adhurime, që do të jenë më pranë Zotit Krenar dhe të Lartësuar. Këta janë më të zgjedhurit, më të dalluarit, më të afruarit, nga mesi i të djathtëve. Ata janë, si të thuash, krerët e tyre. Mes tyre janë profe - tët, lajmëtarët e Zotit, të sinqertët, dëshmo - rët dhe këta janë banorët e gradave të larta të Ilijinit. Kështu, ai që garon me punë të mira në bindje ndaj Zotit do të jetë në ahiret prej sabikin-ëve, domethënë, të parët që do të përjetojnë nderimin e bujarinë e Allahut të Madhëruar, sepse shpërblimi jepet sipas llojit të punës. - “Ata janë më të afruarit . Ata do të jenë në kopshtet e mirësive.” - Ata më afër Allahut të Lartësuar dhe kënaqësisë së Tij. E lusim Allahun e Lartësuar që të na bëjë prej tyre, me bujarinë, mirësinë, mëshirën dhe dhuratat e Tij të pakufishme. Amin! Po kështu i ka përmendur Allahu i lart ësuar këto tre kategori edhe në një ajet tjetër ku thotë: “Pastaj Ne ua kemi dhënë librin trashëgim atyre robve Tanë që i kemi zgjedhur. Por ka disa prej tyre që i bëjnë keq vetes së tyre; ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që, me ndihmën e Allahut, garojnë në punë të mira. Kjo është ajo mirësia më e madhe.” [Fatir 32]. Porse në këtë ajet në lidhje me ata “që i bëjnë keq vetes së tyre” janë dhënë 2 mendime. Sipas njërit mendim bëhet fjalë për ata që janë banorë të zjarrit. Ndërsa sipas mendimit tjetër edhe këta do të hyjnë në xhenet, edhe pse mund të hyjnë në zjarr për aq kohë sa të vendosë Krijuesi i drejtë dhe i Urtë, sikurse u shpjegua kjo në suren Fatir.
Enam 6:63–6:65Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)
- Thuaj: “Kush ju shpëton prej errësirave të tokës e të detit, kur ju i luteni Atij përulësisht e fshehtas: “Sikur të na shpëtojë prej kësaj, ne do të jemi mirënjohës!” - Allahu i Madhëruar u kujton njerëzve bamirësinë e Tij të madhe me ta, kur Ai i shpëton në çaste vështirësie, kur janë në rrezik për jetën, në det qoftë, apo në tokë. Ai u gjendet pranë kur ata janë të dëshpëruar në hapësirat e gjera të shkretëtirave ose kur janë mes valëve të frikshme të detit dhe furtunës. Në ato momente, ata i luten veçse Allahut si Një dhe i Vetëm, siç thotë Allahu i Madhëruar: “Kur gjendeni në rrezik në mes të detit, harrohen ata të cilëve ju u luteni zakonisht, përveç Atij (Allahut). Por pasi Ai ju shpëton e ju nxjerr në tokë, ju sërish i ktheni shpinën. Njeriu është mohues i madh.” [Isra 67]. Ndërsa këtu Allahu i Madhëruar thotë: Thuaj: “Kush ju shpëton prej errësirave të tokës e të detit, kur ju i luteni Atij përulësisht e fshehtas: “Sikur të na shpëtojë prej kësaj, ne do të jemi mirënjohës!” - Thuaj: “Është Allahu Ai që ju shpëton prej këtyre dhe prej çdo breng e tjetër. Megjithatë, ju adhuroni zota të rremë! -
Pasi ju ka shpëtuar Ai dhe jeni në kohë mirësie e bollëku, ju iu luteni përsëri zotave të tjerë. - Thuaj: “Ai është i Plotfuqishëm t’ju sjellë një dënim ... - Edhe pasi ju shpëton, Ai është i Plotpushtetshëm që të dërgojë dënim mbi ju. Ai thotë se këtë dënim mund t’jua lëshojë: - prej së larti ose prej së poshtmi, nën këmbët tuaja, ose t’ju ndajë në grupe e të luftoni njëri -tjetrin.” - Muxhahidi ka thënë: “Ky është për umetin e Muhamedit. Allahu i ka falur dhe kursyer ata nga gjithëpërfshirja me ndëshkim.” Ka hadithe të shumta në lidhje me këtë çështje. Le të sjellim disa prej tyre. (Allahut i mbështetemi dhe vetëm Atij i kërkojmë ndihmën!) Buhariu, në tefsirin e këtij ajeti, sjell hadithin nga Xhabir Ibn Abdilahi, që thotë: 1 108. “Kur zbriti fjala e Allahut: “Thuaj: “Ai është i Plotfuqishëm t’ju sjellë një dënim prej së larti ...”, Profeti tha: “Kërkoj mbrojtje me Fytyrën Tënde (të nderuar e Bujare)!” Kur zbriti fjala e Tij: “...ose prej së poshtmi, nën këmbët tuaja...”, Profeti tha: “Kërkoj mbrojtje me Fytyrën Tënde (të nderuar e bujare)!” Kur zbriti fjala e Tij: “...ose t’ju ndajë në grupe e të luftoni njëri-tjetrin.”, Profeti tha: “Kjo është më e lehtë! (ose: “më e thjeshtë).” Po kështu e sjell edhe Nesaiu nga Kutejbe. Hadithi vjen edhe nga Ibn Hibani në Sahih-un e tij dhe Ebu Bekër Ibn Merde uejhi. Kurse Imam Ahmedi sjell hadithin nga Sad Ibn Ebu Uekkasi, i cili ka thënë: 1 109. “Ne po kalonim nga xhamia e Benu Mua uijes, kur Profeti ﷺ hyri në të e fali dy rekatë namaz. Edhe ne u falëm bashkë me të. Ai iu lut Zotit gjatë, pastaj tha: “I kërkova Zotit tim tri gjëra: Iu luta që të mos e shkatërrojë umetin tim me përmbytje gjithëpërfshirëse, dhe ma pranoi lutjen. Iu luta që të mos e shkatërrojë umetin tim me thatësirë gjithëpërfshirëse, dhe ma pranoi lutjen. Iu luta që të mos lejojë urrejtjen e agresionin mes tyre (e të luftojnë njëri -tjetrin), por nuk ma pranoi këtë lutje.” Këtë hadith e ka përnxjerrë veçse Muslimi, përmes rrugës së Uthman Ibn Hakimit. Ibn Merde uejhi sjell hadithin nga Ibn Abasi, që ka thënë : 1110. “Kur zbriti ajeti: “Thuaj: “Ai është i Plotfuqishëm t’ju sjellë një dënim prej së larti, ose prej së poshtmi, nën këmbët tuaja, ose t’ju ndajë në grupe e të luftoni njëri - tjetrin”, Profeti, - tregon Ibn Abasi, - u ngrit, mori abdes, dhe pastaj tha: “O Allah! Mos dërgo mbi popullin tim dënim prej së larti, ose prej së poshtmi, nën këmbët e tyre, dhe mos i ndaj në grupe e mos i bëj të luftojnë njëri -tjetrin!” Ibn Abasi thotë: “Atëherë, atij i erdhi Xhibrili dhe tha: “O Muhamed! Allahu e ruajti umetin tënd nga dënimi prej së larti ose prej së poshtmi, nën këmbët e tyre!” Ibn Merde uejhi sjell hadithin nga Ibn Abasi, se: 1 111. “Profeti i Allahut ka thënë: “Unë e luta Allahun që ta ruajë umetin tim nga katër gjëra. Ai pranoi ta ruajë nga dy, por nuk pranoi ta ruajë nga dy të tjera. Iu luta Atij që ta ruajë nga dënimi prej së larti me gurë dhe së poshtmi me përmbytje. Iu luta, gjithashtu, që të mos i ndajë në grupe dhe mos i bëjë të luftojnë njëri-tjetrin!”. Ai m’u përgjigj që të mos i dënojë prej së larti me gurë dhe prej së poshtmi me përmbytje, por nuk pranoi që t’i ruajë nga përçarja e vrasja mes tyre.” Sufjan el Theuriu sjell me senedin e tij hadithin nga Ubej Ibn Keabi, i cili ka thënë: “Në këtë umet do të ndodhin katër gjëra; dy prej tyre janë shfaqur tashmë dhe kanë mbetur pa shfaqur edhe dy të tjera. “Thuaj: “Ai është i Plotfuqishëm t’ju sjellë një dënim prej së larti, - Profeti ﷺ tha: “Domethënë, dënim me gurë nga qielli”, - ose prej së poshtmi, nën këmbët tuaja...” - këtu tha: “El hasfu është shembja dhe hapja e tokës.” Këtë mendim e kë përzgjedhur Ibn Xheriri, që argumenton për saktësinë e tij me fjalën e Allahut, kur thotë: “ A u siguruat ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju përpijë toka kur të dridhet?! Apo u siguruat prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë stuhi me rrebesh gurësh?! Ju do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im! ” [Mulk 16, 17 ]. Në një hadith tjetër thuhet: 1112. “Në këtë umet do
të ndodhin dënime me gurë nga sipër, dënime me shembje e hapje të tokës nga poshtë dhe dënime me shndërrim të njerëzve në majmunë dhe në derra.” Kjo është përmendur mes argumenteve që flasin për shenjat e Kijametit dhe do të sillet hollësisht në vendin e vet, në dashtë Allahu. Allahu i Madhëruar thotë: “...ose t’ju ndajë në grupe...”. Kuptimi: ose t’ju ndajë në fraksione e grupacione me kundërshtime të ashpra me njëra-tjetrën, sikurse ka ardhur në hadithin me versione e rrugë të shumta transmetimi nga Profeti: 1 113. “...ky umet do të përçahet në 73 grupe. Të gjitha janë në Zjarr, përveç njërit grup...” 5 Ndërsa për fjalën e Allahut: “... e të luftoni njëri - tjetrin”, Ibn Abasi ka thënë si shpjegim: “Domethënë, t’ju bëjë të sundoni mbi njëri tjetrin dhe të ushtroni dhunë e vrasje.” Në vijim, i Madhëruari thotë: - Shih se si i sqarojmë Ne argumentet ... - I shtjellojmë e qartësojmë ato herë pas here, në mënyrë të kuptueshme. - në mënyrë që ata të kuptojnë... - Në mënyrë që të arrijnë të kuptojnë Shpalljen, argumentet dhe faktet e Allahut.
Fexhr 89:21–89:30Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)
Allahu i Madhëruar na tregon për tmerret e Ditës së Kijametit, që do të përjetojnë krijesat. Ai thotë: - “Jo, mosni ashtu!” – Domethënë, këto që do të thuhen janë të vërteta e nuk ka dyshim për to. - “Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm ...” - Toka do të sheshohet e nuk do të ketë male apo gropa, ndërsa krijesat do të dalin nga varret, për të qëndruar përpara Zotit. - “Kur të vijë Zoti yt dhe melekët të qëndrojnë radhë -radhë.” - Allahu i Lartësuar do të vijë për të marrë në llogari krijesat. Kjo llogari do të fillojë pasi njerëzit të ndërmjetësojnë tek Zoti nëpërmjet Muhamedit, më të mirit të krijesave e bijve të Ademit, siç thuhet në hadithin vijues: “Në sheshtubimin e llogarisë, pas vuajtjeve dhe vështirësive, njerëzit do t’u kërkojnë profe - tëve njëri pas tjetrit, nga Ademi e tutje, që të ndërmjetësojnë tek Zoti. Çdo profet do t’i shmanget kësaj detyre, derisa njerëzit të mbërrijnë tek Muhamedi ﷺ . Kur shkojnë tek ai, ai do të thotë: "Unë jam për këtë, unë jam për këtë!" Atëherë, ai shkon dhe bie në sexhde poshtë Arshit dhe i lutet Allahut që të fillojë llogaria e krijesave. Allahu e pranon ndërmjetësimin e tij. Allahu do të vijë përmes hijes së reve, pasi të çahet qielli i dynjasë dhe të zbresin të gjithë melekët e atij qielli; pastaj qielli i dytë, pastaj i treti, deri tek i shtati. Pastaj zbresin mbajtësit e Arshit, dhe pastaj melekët më të afërt. Më pas, zbret i Pamposhturi i Madhërishëm përmes hijes së reve, si dhe të gjithë melekët ...”. Këtë hadith e kemi sjellë më hollësisht në sure të tjera të këtij tefsiri. - “Atë ditë do të sillet Xhehenemi.” - Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi prej Ibn Mesudit se Profeti i Allahut ka thënë: 2866. “Ditën e Kijametit, Xhehenemi do të sillet i tërhequr me 70 mijë frerë; për çdo fre janë 70 mijë melekë, që e tërheqin me forcë.” - “Atë ditë, njeriu do të kujtohet ...” – Pra do të kujtojë ato vepra që pati kryer në jetën e dynjasë, për të cilat do të merret në llogari e do të shpërblehet me drejtësi. - “... por sa do t’i vlejë ky kujtim!” - E sa do t’i vlejë tani ky kujtim i veprave të veta? (Njeriu do të shohë për të gjetur ndonjë vepër të mirë, nëpërmjet së cilës të shpëtojë nga ndëshkimi i Allahut të Madhëruar. Të mirat dhe të këqijat do të dalin në shesh dhe njeriu do të shohë qartë se çfarë ka përgatitur për atë ditë. Atëherë, ai do të dëshirojë që të kthehet në dynja dhe të bëjë vepra të mira, por kurrë nuk do të mund të kthehet. Koha e pendimit mbaroi me dynjanë. Kështu, i dëshpëruar, njeriu do të thotë në dënesë:) - “Ai do të thotë: “Ah, i mjeri unë! Sikur të isha parapërgatitur për jetën time!” - Ai do të pendohet shumë për gjynahet dhe mosbindjen e tij ndaj Zotit. Por edhe nëse është besimtar i bindur, do të dëshirojë të kishte bërë sa më shumë vepra të mira.
Imam Ahmedi sjell me sened këtë thënie prej sahabit Muhamed Ibn Ebu Amira: 2867. “Sikur një adhurues i përkushtuar i Allahut të binte në sexhde, duke e adhuruar Zotin që nga dita e lindjes e deri në ditën e vdekjes, përsëri do ta konsideronte të pakët adhurimin dhe do të dëshironte të kthehej në dynja, që të mund të bënte më shumë sevape.” Kjo fjalë është sjellë edhe si hadith nga Profeti (a.s.). 225 (Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “ Ditën kur qielli do të çahet nga rete dhe melekët do të zbresin rradhë-rradhë. Atë Ditë, sundimi i vërtetë i takon krejtësisht të Gjithëmë -shirshmit. Për jobesimtarët ajo do të jetë një ditë e vështirë. Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin!”Ah! I mjeri unë! Sikur të mos e kisha bërë mik aksh njeri! Në të vërtetë, ai më largoi mua prej udhës së drejtë (të Zotit) pasi më pati ardhur (qartësisht dhe plotësisht). Shejtani është veçse tradhëtar për njeriun. ” [El furkan, 25 - 29]. Nga ky ajet mësojmë se jeta për të cilën robi duhet të përpiqet, është jeta e ahiretit, sepse ajo është e përjetshme, e pafund.). - “Atë ditë, askush nuk mund të dënojë si Ai ...” - Atë ditë, askush nuk i ndëshkon më ashpër të pabindurit sesa Allahu. (Për ata që e kanë harruar atë ditë dhe nuk përgatiten për të, Allahu i Madhëruar ka përgatitur ndëshkim të dhembshëm. Ata do të lidhen në pranga prej zjarri dhe do të tërhiqen zva - rrë për në zjarrin e ndezur fort.) - “... e askush nuk mund të lidhë me pranga si Ai.” - Atë ditë, askush nuk mund të mbërthejë e shtrëngojë si zebanitë, kur rrëmbejnë me forcë mohuesit e Allahut të Lartësuar e Krenar. Kështu do të ndodhë me kriminelët e keqbërësit. Ndërsa në lidhje me shpirtrat e pastër, ata që gjetën prehje dhe u përqëndruan në të vërtetën, atyre do t’u thuhet: - “O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt ...” – (Kuptimi: O ti shpirt i kënaqur me përmendjen e Zotit dhe me dashurinë për Të! O ti shpirt që ke gjetur qetësinë duke adhuruar Zotin tënd! Kthehu te Zoti yt, që u kujdes për ty duke të dhuruar mirësi të shumta dhe mirësinë më të madhe: besimin, nëpërmjet të cilit u bëre pjesëtar i robërve të zgjedhur dhe të dashur të Zotit. Kthehu te Zoti dhe i Dashuri yt, tek Allahu i Madhëruar!) Shko pranë Zotit, për të shijuar shpërblimin e mirësitë e Tij, që Ai i ka përgatitur për ty në Xhenet. - “... i kënaqur ... ” - Kthehu i kënaqur me veprat e tua e shpërblimin nga Zoti. - “... e i pranuar! ” – Kthehu i pranuar nga Allahu, për besimin e sinqertë e për punët e mira, që ke bërë. Kështu, ky fatlum është i kënaqur me Allahun e Lavdëruar, me mirësitë dhe bujarinë e Tij, por edhe Allahu është i kënaqur me të. - “Hyr në mesin e adhuruesve të Mi!” - Bashkohu me adhuruesit e Mi. - “Dhe hyr në Xhenetin Tim!” - Këto fjalë lumturuese u thuhen besimtarëve të mirë në momentin e vdekjes, por edhe në Ditën e Kijametit. Melekët i përgëzojnë besimtarët në momentin e agonisë së vdekjes dhe kur ata do të dalin nga varri të ringjallur. Dijetarët kanë sjellë mendime të ndryshme se për kë ka zbritur ky ajet. Kështu, Dahhaku përcjell prej Ibn Abasit, se ky ajet flet për Uthman Ibn Afanin. Ndërsa Burajde Ibn Hasibi thotë se ka zbritur për Hamzain, xhaxhain e Profetit ﷺ ,- Allahu qoftë i kënaqur me ta! Hafiz Ibn Asakiri tregon në jetëshkrimin e Rauaha Bintu Ebu Amër Euzait, se ajo ka përcjellë një hadith, që babai i saj e transmetonte me sened prej Ebu Umames, se: i Dërguari i Allahut i tha një njeriu: 2868. “Thuaj: ‘ Allahumme inni es’eluke nefsen bike mutmein-neten, tu’minu bi likaike, terdâ bi kadâike ue tekneu bi atâike!’ (O Allah! Unë kërkoj të më japësh një shpirt që gjen qetësinë me Ty, që beson në takimin me Ty, që është i kënaqur me vendimin (e caktimin) Tënd dhe që është i kënaqur me atë që Ti i ke dhënë.)” 226 Ky është fundi i përmbledhjes së tefsirit të sures Fexhër. Vetëm Allahut i takojnë të gjitha lavdërimet dhe mirënjohja për
Haxh 22:1–22:2Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)
- “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj! Me të vërtetë, dridhja e Orës (së Kijametit) do të jetë një ngjarje e tmerrshme .” - Allahu i Lartësuar i urdhëron robërit e Tij për devotshmëri ndaj Tij dhe i njofton për atë që i pret Ditën e Kijametit, për tronditjen e madhe dhe tmerret që do të kalojnë. Mufesirët kanë dhënë mendime të ndryshme në lidhje me tronditjen e madhe të Orës, që përmendet në këtë ajet. A do të ndodhë ajo pasi njerëzit të ringjallen në Ditën e Tubimit apo do të ndodhë përpara se njerëzit të ngrihen nga varri? Allahu i Madhëruar thotë në një ajet tjetër: “Kur të tronditet toka, me një dridhje të fuqishme; kur toka të nxjerrë atë që mban në barkun e saj...” [Zelzele 1, 2]. Ose: “Kur t’i fryhet Surit vetëm një herë dhe të ngrihen toka e malet dhe, me një të goditur të vetme, të përplasen me njëri - tjetrin, atë ditë do të ndodhë e Vërteta.” [Hakka 14, 15]. Ose: “Kur toka të tundet me dridhje të forta, kur malet të thërrmohen e të bëhen copë-copë, kur ato të bëhen si pluhur i shpërndarë, atëherë ju do të ndaheni në tri grupe:...” [Uakia 4, 5]. Disa thonë se kjo tronditje do të ndodhë në ditët e fundit të kësaj bote, e cila do të shënojë fillimin e ngjarjes së Kijametit. Kështu është transmetuar nga Alkame, Ubejd Ibn Umejri dhe Amir esh -Shabiu. Ibn Xheriri ka sjellë në lidhje me këtë çështje një hadith merfuan nga Ebu Hurejra, pra, që ai ia atribuon Profetit, hadith i cili mëton se kjo tronditje do të ndodhë përpara Ditës së Kijametit. Ndër të tjera, aty thuhet se: 1831. “... të vdekurit nuk dinë gjë në lidhje me këtë tronditje.” Ky hadith shërben për të provuar se kjo tronditje e madhe do të ndodhë përpara Orës së Kijametit, por i atribuohet Orës së Kijametit, sepse do të jetë shumë pranë saj. Për shembull, thuhet “shenjat e Kijametit”, të cilat, në fakt, ndodhin përpara Kijametit. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur. Ndërsa të tjerë janë të mendimit se kjo tronditje do të ndodhë pikërisht në …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
- “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj! Me të vërtetë, dridhja e Orës (së Kijametit) do të jetë një ngjarje e tmerrshme .” - Allahu i Lartësuar i urdhëron robërit e Tij për devotshmëri ndaj Tij dhe i njofton për atë që i pret Ditën e Kijametit, për tronditjen e madhe dhe tmerret që do të kalojnë. Mufesirët kanë dhënë mendime të ndryshme në lidhje me tronditjen e madhe të Orës, që përmendet në këtë ajet. A do të ndodhë ajo pasi njerëzit të ringjallen në Ditën e Tubimit apo do të ndodhë përpara se njerëzit të ngrihen nga varri? Allahu i Madhëruar thotë në një ajet tjetër: “Kur të tronditet toka, me një dridhje të fuqishme; kur toka të nxjerrë atë që mban në barkun e saj...” [Zelzele 1, 2]. Ose: “Kur t’i fryhet Surit vetëm një herë dhe të ngrihen toka e malet dhe, me një të goditur të vetme, të përplasen me njëri - tjetrin, atë ditë do të ndodhë e Vërteta.” [Hakka 14, 15]. Ose: “Kur toka të tundet me dridhje të forta, kur malet të thërrmohen e të bëhen copë-copë, kur ato të bëhen si pluhur i shpërndarë, atëherë ju do të ndaheni në tri grupe:...” [Uakia 4, 5]. Disa thonë se kjo tronditje do të ndodhë në ditët e fundit të kësaj bote, e cila do të shënojë fillimin e ngjarjes së Kijametit. Kështu është transmetuar nga Alkame, Ubejd Ibn Umejri dhe Amir esh -Shabiu. Ibn Xheriri ka sjellë në lidhje me këtë çështje një hadith merfuan nga Ebu Hurejra, pra, që ai ia atribuon Profetit, hadith i cili mëton se kjo tronditje do të ndodhë përpara Ditës së Kijametit. Ndër të tjera, aty thuhet se: 1831. “... të vdekurit nuk dinë gjë në lidhje me këtë tronditje.” Ky hadith shërben për të provuar se kjo tronditje e madhe do të ndodhë përpara Orës së Kijametit, por i atribuohet Orës së Kijametit, sepse do të jetë shumë pranë saj. Për shembull, thuhet “shenjat e Kijametit”, të cilat, në fakt, ndodhin përpara Kijametit. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur. Ndërsa të tjerë janë të mendimit se kjo tronditje do të ndodhë pikërisht në Ditën e Kijametit, pas ringjalljes së njerëzve nga varret dhe tubimit të tyre në mahsher. Këtë mendim e ka përzgjedhur Ibn Xheriri, mbështetur në hadithe që i ka sjellë Imam Ahmedi, por dhe Tirmidhiu, i cili i ka
gjykuar si të saktë. Edhe Ibn Ebu Hatimi sjell për këtë çështje hadithe nga Imran Ibn Husajni. Ndër këto hadithe është edhe ai që Buhariu e citon në tefsirin e këtij ajeti, ku Ebu Seidi rrëfen se Profeti i Allahut ka thënë: 1832. “Allahu i Madhëruar do të thotë (Ditën e Kijametit): O Adem!” Ademi do të përgjigjet: “Si urdhëron! E gjithë mirësia është në dorën Tënde!” Allahu do t’i thotë: “Nxirri mënjanë njerëzit që do të hyjnë në Zjarr!” Ademi do të thotë: “O Allah, sa do të jenë njerëzit e Zjarrit?” Allahu do t’i thotë: ‘Në çdo një mijë vetë, nxirr 999 (për t’i futur në Zjarr)!” Atëkohë, fëmijët do të thinjen, çdo shtatzënë do ta nxjerrë para kohe barrën e vet. Ju do të shihni se njerëzit do të duken si turmë të dehurish, ndonëse nuk janë të dehur. Shumë i ashpër do të jetë dënimi i Allahut.” Shokët e pyetën: “O i Dërguari i Allahut, kush do të jetë ai ‘një’ prej nesh (që do të shpëtojë nga Zjarri)?” Ai ﷺ tha: “Gëzohuni për sihariqin, pasi një do të jetë prej jush dhe një mijë do të jenë nga jexhuxh-maxhuxhët.” Pastaj i Dërguari i Allahut tha: “Betohem për Atë, në duart e të Cilit është jeta ime! Shpresoj shumë që ju të jeni çereku i banorëve të Xhenetit!” Pastaj shtoi: “Shpresoj shumë që ju të jeni një e treta e banorëve të Xhenetit!” Ne thirrëm: “Allahu Ekber!” Ai vazhdoi: “Shpresoj shumë që ju të jeni gjysma e banorëve të Xhenetit.” Ne thirrëm: “Allahu Ekber” Pastaj Profet i ﷺ tha: “Ju (muslima - nët) do të jeni si një qime e zezë në lëkurën e një kau të bardhë ose si një qime e bardhë në lëkurën e një kau të zi.” Hadithi përmendet edhe në kapituj të tjerë të Buhariut, e po kështu edhe nga Muslimi dhe Nesaiu. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Aishja, se Profeti ﷺ ka thënë: 1833. “Ditën e Kijam etit, njerëzit do të ringjallen tek Allahu, këmbëzbathur, të zhveshur dhe të pabërë synet.” Aishja tha: “O i Dërguari i Allahut! Burrat dhe gratë do të vështrojnë njëri tjetrin!” Ai tha: “O Aishe, në fakt, çështja do të jetë shumë më e frikshme dhe e rëndë, sesa dikush të mendojë për diçka të tillë.” Hadithin e gjen te Buhariu dhe Muslimi. Hadithet dhe dëshmitë nga sahabët, që tregojnë për frikën e Ditës së Kijametit janë të shumta dhe ne do t’i përmendim në tjetër kontekst. Allahu i Lartësuar thotë: “Me të vërtetë, dridhja e Orës (së Kijametit) do të jetë një ngjarje e tmerrshme.” Ajo është një ndodhi e jashtëzakonshme, me pamje të frikshme, që trondit e tmerron shpirtin. El zilz âl quhet tronditja e fortë thellë në shpirt prej tmerrit, siç thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “O ju që besoni! Kujtojeni mirësinë e Allahut, kur ju erdhi një ushtri (për t’ju sulmuar) dhe Ne lëshuam kundër tyre furtunë dhe forca, që ju nuk i shihnit. Allahu e sheh mirë gjithçka që bëni ju. Kur ata ju erdhën prej së larti dhe prej së poshtmi, shikimet tuaja u shtangën, zemrat erdhën në fyt (nga frika ) dhe ju sajonit për Allahun lloj-lloj mendimesh (të kota). Atje u sprovuan besimtarët dhe pësuan një (zilzâl) tronditje të fuqishme.” [Ahzab 9 - 11]. - “Atë ditë, kur ta shihni atë, çdo nënë (që është duke dhënë gji) do të braktisë foshnjën që ka në gji ...” - Ditën kur të ndodhë tronditja, nga tmerri që sheh dhe përjeton, nëna do të harrojë edhe foshnjën e vet që ka në gji dhe do ta braktisë. Edhe pse nëna është njeriu me dhembshurinë më të madhe për fëmijën, atë ditë ajo do ta harrojë atë, madje edhe nëse është duke i dhënë gji. Në ajet thuhet: “ kl-lu murdiatin ”, që do të thotë: “çdo nënë që është duke dhënë gji”, pra, jo thjesht “gjidhënëse”, por që është duke dhënë gji në atë moment. - “... dhe çdo shtatzënë do ta nxjerrë para kohe barrën e vet. ” - Domethënë, do të dështonte dhe do ta hidhte jashtë barrën e vet para plotësimit të saj, nga tmerri i madh që përjeton. - “Ju do t’i shihni njerëzit që duken si turmë të dehurish, ndonëse nuk janë të dehur. Por dënimi i Allahut është shumë i ashpër.” - Nga vështirësia dhe frika e madhe, iu ka humbur aftësia e të menduarit, njëlloj si një i dehur. Çdokush që i sheh mendon se ata janë të dehur, por e vërteta është që: “dënimi i Allahut është shumë i ashpër.”
Zelzele 99:1Hyrjet e sureve të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)
… se është e shpallur në Meke. Kjo kaptinë shtron çështjen e dridhjes së fortë të tokës, hidhjen e mbrendisë së tokës jashtë tmerrimin e njeriut nga dridhja e tillë, …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
E zbritur në Medine, pas sures En Nisaë, ajete: 8
Edhe pse kjo kaptinë është e shpallur në Medine, për çështjen që parashtron bën të mendohet se është e shpallur në Meke. Kjo kaptinë shtron çështjen e dridhjes së fortë të tokës, hidhjen e mbrendisë së tokës jashtë tmerrimin e njeriut nga dridhja e tillë, përgjegjen e saj se Zoti e ka urdhëruar, dëshminë e saj për veprat e punuara në sipërfaqen e saj dhe kthimin e njerëzve prej vendgjykimit në vendet e merituara.
Quhet: "Suretuz Zelzeleti" - kaptina e dridhjes, e tërmetit.
- “Kur të tronditet toka, me një dridhje të fuqishme,” - Allahu i Lartësuar na tregon për atë që do të ndodhë Ditën e Kijametit. Toka do të tronditet fort, derisa çdo ndërtesë apo gjë e ngritur mbi të të sheshohet. Malet dhe kodrat do të fshihen nga faqja e dheut dhe toka do të shndërrohet e tëra në një sipërfaqe të sheshtë e të ndritshme, pa gropa apo male. - “Kur toka të nxjerrë atë që mban në barkun e saj,” - Toka do të nxjerrë gjithçka që mban barku i saj, siç janë të vdekurit apo thesaret që fshihen brenda saj. - “Kur njeriu të thotë: “Çfarë po ndodh me tokën?!”” - Kur njeriu të shohë se çfarë do t’i ndodhë tokës atë ditë, do të thotë i tmerruar: “Çfarë po ndodh me tokën?!”” - “Atë Ditë, ajo (Toka) do të rrëfejë historitë e veta, sepse Zoti yt e ka urdhëruar atë.” - Atë ditë toka do të dëshmojë për gjithçka që bota ka punuar mbi shpinën e saj, të mira apo të këqija qofshin. Atë ditë, edhe toka, ashtu si shumë dëshmitarë të tjerë, do të dëshmojë për veprat e robve, sepse ky është urdhri i Zotit të saj, dhe ajo kurrsesi nuk mund ta thyejë urdhrin e Tij. - “Atë Ditë, njerëzit do të tubohen të ndarë në grupe, që të shihen (e llogariten për) veprat e tyre.” – Ditën e Kijametit, kur Zoti të gjykojë njerëzit, ata do të jenë të ndarë në grupe veç e veç. Allahu i Lartësuar do t’i bëjë ato grupe që t’i shohin vetë veprat e tyre, të mira apo të këqija qofshin, dhe pastaj do t'u japë shpërblimin e merituar. Askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi, as sa një thërmijë, siç thotë i Lartësuari më pas: - “Kush ka bërë ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do të shohë. Dhe kush ka bërë ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do të shohë.” - Llogaria e Zotit është absolutisht e drejtë. Asaj nuk i shpëton asnjë lloj pune, sado e vogël qoftë ajo, e mirë apo e keqe. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Atë ditë, çdo njeri do të gjejë pranë vetes veprat e mira që ka bërë. Ndërsa për të këqijat që ka bërë, do të dëshirojë që, në mes tij dhe tyre, të jetë një largësi shumë e madhe. Allahu ju paralajmëron me dënimin që vjen prej Tij. Por Allahu është shumë i Mëshirshëm ndaj robve.” [Al Imran 30]. Ose: “Kur Libri (i punëve) do t’u vihet përpara, ti do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër - të madhe apo të vogël -, pa e shënuar.” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” [Kehf 49].
- “Me të vërtetë, tek Ne ka ndëshkim dhe zjarr.!” - Enkâlen është një ndëshkim i rëndë, i cili qëndron në pritë, për të gllabëruar me forcë atë që ka qenë gjithnjë i zhytur në gjynahe. Ndërsa xhaĥimen është një zjarr përvëlues, i ndezur fort. - “Ka ushqim që nuk gëlltitet dhe dënim të dhembshëm!” - Ai ushqim nuk mund të gëlltitet, për shkak të hidhësisë dhe pështirësisë së tij. Pamja dhe kutërbimi i tij janë shumë të tmerrshëm dhe të padurueshëm. Ndëshkimi me të cilin do të përballen në Xhehenem do të jetë torturues dhe i tmerrshëm. Kjo do të ndodhë: - “Atë ditë, toka e malet do të dridhen dhe malet të bëhen si rërë e lëvizëshme.” - Nga tmerri i madh i asaj dite, edhe malet e larta, aq të forta dhe të patundshme, do të shndërrohen në pluhur dhe rërë, aq sa edhe një erë e lehtë mund t’i shpërndajë në ajër. Pas tronditjes së madhe, malet do të zhduken si pluhuri në erë.
Bekare 2:210Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)
Në këtë ajet vjen një kërcënim i ashpër dhe i frikshëm, prej të cilit të rrëqethet lëkura dhe dridhet zemra. Thotë i Lartësuari (sipas kuptimit të …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
Në këtë ajet vjen një kërcënim i ashpër dhe i frikshëm, prej të cilit të rrëqethet lëkura dhe dridhet zemra. Thotë i Lartësuari (sipas kuptimit të ajetit): Çfarë presin këta përhapës të shkatërrimit në tokë, që të ndalin poshtërsitë e tyre?! Mos, vallë, po presin Ditën kur do të llogariten drejt veprat e tyre? Këtë presin pasuesit e hapave të shejtanit dhe mospërfillësit e urdhrave të Zotit? Ajo ditë do të jetë e tmerrshme. Zemrat e mizorëve do të jenë në ankth të
pandërprerë dhe çdo përhapës i shkatërrimit do të marrë dënimin e merituar. Atë ditë, Allahu i Lartësuar do të palosë qiejt dhe tokën, do të shkatërrojë yjet dhe planetet, do të mbështjellë diellin dhe hënën. Të gjithë melekët do të zbresin për të rrethuar krijesat në Sheshin e Llogarisë, të përcaktuar nga Zoti i botërave. Atë ditë do të vijë vetë Allahu i Lartësuar, Krijuesi i krijesave, ashtu si i takon madhështisë së Tij, për të gjykuar me drejtësi. Në këtë ditë të frikshme, Allahu i Lartësuar do të gjykojë krijesat me drejtësi. Atë ditë do të vendosen peshoret dhe do të maten veprat. Atë ditë do të ketë fytyra të bardha e të ndriçuara, të cilat do të jenë fytyrat e të mirëve fatlumë. Por atë ditë do të ketë edhe fytyra të nxira, të cilat do të jenë fytyrat e të këqijve të dëshpëruar. Kështu do të dallohen atë ditë të mirët nga të këqijtë, sepse çdokush do të shpërblehet sipas punës që ka bërë. Zullumqarët, atë ditë, do të kafshojnë duart e tyre nga ankthi dhe tmerri i asaj të vërtete, që tashmë do ta përjetojnë ashtu siç ajo është. Ky ajet dhe shumë të tjerë si ai, vërtetojnë saktësinë e qëndrimit të ehli sunet-it rreth atributeve të Krijuesit, të cilët pranojnë dhe pohojnë për Allahun të gjitha ato atribute të cilat Ai i ka pohuar për Veten e Tij dhe të cilat i ka pohuar për Të Profeti i Tij (a.s.). Kështu, ata besojnë se Allahu i Lartësuar ngjitet lart ( isteua), se Ai zbret (nezele) dhe se Ai vjen ( mexhîu). Të gjitha këto, Allahu i Lartësuar i ka pohuar për Veten e Tij. Ata i pranojnë këto atribute të Krijuesit dhe i pohojnë ato për Të ashtu sikurse i shkon madhështisë së Tij, duke mos i përngjasuar ato me asgjë, por edhe duke mos e tjetërsuar kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë. Ndryshe veprojnë mohuesit e atributeve të Zotit, të cilët janë të shumëllojshëm, si për shembull, xhehmi-të, mutezil-ët, eshari-jtë etj. Disa prej tyre i mohojnë krejtësisht atributet e Krijuesit, ndërsa disa të tjerë u bëjnë interpretime të pabaza ajeteve kur’ânore që flasin për këto atribute. Madje, me këto lloj interpretimesh që u japin teksteve hyjnore, ata, në njëfarë mënyre, akuzojnë Allahun dhe Profetin e Tij, se nuk e kanë qartësuar të vërtetën plotësisht dhe mjaftueshëm, prandaj duhen “mendjet e ndritura” të tyre që të kuptohet fjala e Allahut dhe fjala e Profetit të Tij! Ndërsa ne të tjerët duhet të presim, derisa këta “të mençur” të na tregojn ë kuptimin “e vërtetë” të tyre! Në fakt, këta lloj interpretuesish nuk kanë asnjë provë apo bazë që të mbrojnë tezat e tyre, qoftë në transmetimet e sakta që kanë ardhur prej Allahut dhe Profetit (a.s.), qoftë në argumentimet logjike. Për sa u përket të dhënave të sakta që kanë ardhur prej Allahut dhe Profetit të Tij (a.s.), edhe vetë grupimet e lartpërmendura e pranojnë se kuptimet e drejtpërdrejta të atyre teksteve dëshmojnë për qëndrimin e drejtë të ehli sunet-it. Kështu, e vetmja mënyrë për të mbështetur tezat e tyre është që këto tekste t'ua nënshtrojnë kritereve të tjera të gabuara për interpretim, duke u dhënë atyre kuptime të ndryshme nga domethëniet e tyre të drejtpërdrejta dhe të qarta. Por kritere të tilla shtrembëruese nuk mund të pranohen kurrsesi nga një njeri që ka në zemrën e tij sado pak iman. Për sa i përket argumentimit logjik, ata nuk mund të vërtetojnë në asnjë mënyrë se mendja e shëndoshë nuk i pranon të tilla atribute për Zotin, të cilat Ai i ka pohuar për Veten dhe që Profeti i Tij i ka pohuar për Të. Për shembull, nëse përdorim logjikën e pastër, si do t’i përgjigjeshim kësaj pyetjeje: Cili është pa të meta? Ai që vepron, që ka aftësi vepruese dhe ndihmuese, apo ai që nuk i ka cilësi të tilla, që nuk ka fuq i të veprojë a të arrijë diçka? Veprimet e Allahut të Lartësuar që kanë lidhje me Veten e Tij apo me krijesat e Tij, tregojnë se Ai është Absolut, pa asnjë të metë. Nëse ata pretendojnë se pohimi i atributeve që Allahu i ka pohuar për Veten e Tij dhe që Profeti i Tij i ka pohuar për Të, është një lloj përngjasimi i Allahut me krijesat e Tij, atëherë ne përgjigjemi duke u thënë: Të dyja palët jemi dakord se të flasësh rreth atributeve të Zotit do të thotë që të flasësh rreth Qenies së Tij. Atëherë,
nëse pranojmë se Qenia e Tij nuk i përngjan asnjë prej krijesave të Tij, përse të mos e pranojmë këtë rregull edhe për atributet e Tij. Pra, le të themi që Ai ka atribute të cilat nuk i përngjajnë asnjë prej atributeve të krijesave të Tij, dhe çështja mbyllet me kaq. Nëse pranojmë që atributet e Tij janë ashtu sikurse i përshtaten Madhështisë së Tij, atëherë ne e përjashtojmë përngjasimin e cilësive të Tij me cilësitë e krijesave. Përveç këtyre, ka njerëz të cilët pranojnë disa atribute të Zotit dhe mohojnë disa të tjera, siç ka gjithashtu që i pranojnë emrat e Zotit, por mohojnë cilësitë e Tij. Të këtillëve u themi: Për ju ka veç dy mundësi: ose të pranoni të gjithë emrat dhe cilësitë që Zoti i ka pohuar për Veten e Tij dhe që Profeti i Tij i ka pohuar për Të, ose t’i mohoni të gjithë këta emra dhe cilësi, e në këtë mënyrë të mohoni vetë Zotin e botërave. Ndërsa mundësia e tretë, ajo që ofroni ju, është tepër kontradiktore me veten. Çfarë dallimi ka mes atyre atributeve të Zotit që ju i pranoni dhe atyre atributeve që ju nuk i pranoni? Ata nuk mund të sjellin asnjë argument bindës për qëndrimet e tyre, megjithëse pretendojnë se cilësitë dhe emrat e Zotit që ata i pranojnë, për nga kuptimi që kanë, nuk tregojnë ngjashmëri të Krijuesit me krijesat, gjë që, sipas tyre, nuk ndodh me emrat dhe cilësitë që ata nuk i pranojnë. Ehli sunet -i përgjigjet: “Edhe emrat e atributet e Allahut që ju i mohoni nuk tregojnë ngjashmëri me krijesat, po t’i gjykoni nga i njëjti këndvështrim me të cilin ju shihni ata emra dhe atribute të Allahut që nuk i mohoni.” Ata përgjigjen me arrogancë: “Nga ata emra dhe cilësi që ju pohoni për Zotin e botëve, ne mund të kuptojmë veçse një përngjasim të Tij me krijesat.” Ehli sunet -i kundërpërgjigjet: “Edhe ne, po të përdorim mënyrën tuaj të gjykimit rreth emrave dhe cilësive të Zotit, do t’i shohim ato emra dhe cilësi që ju i pranoni, si përngjasim të Tij me krijesat. Me fjalë të tjera, emrat dhe cilësitë që ju i pranoni nuk kanë asnjë ndryshim nga cilësitë dhe emrat që ju i mohoni, nëse përdorim të njëjtën mënyrë gjykimi dhe të njëjta kritere për trajtimin e tyre. Ose, më mirë, na jepni argumentet tuaja që tregojnë se cilësitë dhe emrat që ju i pranoni dhe i pohoni për Zotin e botës, nuk kuptohen si përngjasim me krijesat! Kur ata sjellin argumentet e tyre, ne u themi: Argumentet që ju i përdorni për të pranuar disa emra e cilësi të Allahut, që, sipas jush, nuk nënkuptojnë përngjasim të Allahut me krijesat, janë po ato që edhe ne të ehli sunetit përdorim që të vërtetojmë se emrat dhe cilësitë që ju i mohoni nuk nënkuptojnë përngjasim të Allahut me krijesat. Ata që pohojnë disa cilësi dhe emra të Allahut dhe mohojnë disa të tjera, ndërkohë që Allahu i Lartësuar dhe Profeti i Tij i kanë pranuar dhe pohuar të gjitha ato, janë kontradiktorë me veten e tyre dhe të turbullt në çdo gjykim që japin. Ata nuk mund të arrijnë askund, në çdo mënyrë që të argumentojnë, qoftë me fakte konkrete, qoftë nga ana logjike. Madje, atyre që kundërshtojnë dëshmitë e ardhura nga Zoti dhe Profeti i Tij, u duhet gjithashtu që të shkelin edhe mbi argumentimet logjike që ata përdorin. Vetëm në këtë mënyrë ata mund t'i qëndrojnë besnikë mendimit të tyre. Por ky quhet veçse fanatizëm i tërbuar dhe i kotë.
… dhe vendimin e Tij. - “Kur të shtrihet Toka në gjerësinë e saj,...” - Toka do të pësojë një dridhje të fortë, aq sa malet dhe çdo gjë mbi të do të sheshohen. …
▾ Teksti i plotë▴ Mbyll
- “Kur të çahet qielli, duke dëgjuar me bindje e nënshtrim Zotin e vet, ashtu siç e ka për detyrë,” - Allahu i Lartësuar flet për disa ngjarje të mëdha, që do të ndodhin Ditën e Kijametit. Atë ditë, qielli do të çahet dhe do të ndahen shtresat e tij, duke u dalluar nga njëra -tjetra. Yjet që janë në të do të shpërndahen. Dielli dhe Hëna do të shuhen. Qielli do t’i bindet urdhrit të Zotit, duke e dëgjuar me vëmendje dhe përulje. E si mund të ndodhte ndryshe, kur dihet se qielli i është nënshtruar Zotit dhe është nën drejtimin e një meleku të madh, i cili kurrë nuk e thyen urdhrin e Zotit, por gjithmonë e çon në vend gjykimin dhe vendimin e Tij. - “Kur të shtrihet Toka në gjerësinë e saj,...” - Toka do të pësojë një dridhje të fortë, aq sa malet dhe çdo gjë mbi të do të sheshohen. Zoti do ta shtrijë atë, ashtu siç hapet një lëkurë e thatë, dhe Toka do të bëhet shumë e gjerë. Ajo do të nxërë të gjithë ata që do të ringjallen në të, të cilët do të jenë të shumtë. Mbi Tokë nuk do të shihet më as gropa e as lartësi. - “...E të nxjerrë çfarë ka brenda e të çlirohet, duke dëgjuar me bindje e nënshtrim Zotin e saj, ashtu siç e ka për detyrë, ” - Toka do të nxjerrë jashtë çdo gjë që fshihet dhe prehet brenda saj: të vdekurit, thesaret e gjithçka, dhe kështu do të çlirohet prej tyre. Kur t’i fryhet Surit, të gjithë të vdekurit do të ringjallen, për të dalë mbi sipërfaqen e Tokës. Edhe thesaret do të dalin jashtë, për t’u shndërruar në një shtyllë të madhe, të cilën do ta shohin të gjitha krijesat dhe do të dëshpërohen për atë që garonin në dynja dhe e cila tashmë nuk ka asnjë vlerë. Kështu, edhe Toka, ashtu si qielli, i nënshtrohet Zotit të saj, ashtu sikurse e ka për detyrë. - “Atëherë ti o njeri, që bën përpjekje të mëdha për t'u afruar te Zoti yt, do ta gjesh shpërblimin (e përpjekjeve të tua) .” – Kuptimi: O njeri! Ti je duke nxituar për të shkuar tek Zoti yt. Ti ose do të jesh nga ata që kryejnë urdhrat dhe u largohen ndalesave, duke ruajtur kufijtë e Tij, ose nga ata që shpërfillin takimin e Zotit dhe
harrohen në gjynahet e tyre. Realiteti është i njëjtë për të gjithë: çdo ditë që kalon, ju i afroheni takimit me Zotin tuaj. Ajo që ndryshon janë veprat e përpjekjet e secilit. Kurrë mos mendo se do të mbetesh pa u shpërblyer me të mira, nëse je prej të mirëve, apo pa u dënuar, nëse je prej të këqijve. Në vijim, Allahu i Madhëruar jep hollësi për drejtësinë e asaj dite. Ai thotë: - “Për sa i përket atij të cilit, libri i vet do t’i jepet nga e djathta, atij do t’i bëhet një llogari e lehtë, dhe do të kthehet te familja e vet i gëzuar.” - Këta janë të lumturit, të shpëtuarit, fatlumët. Këtyre do t’u bëhet një llogari e lehtë. Ata thjesht do të paraqiten para Allahut të Madhëruar. Ai do t’u kujtojë atyre gjynahet që kanë kryer në dynja dhe ata do t’i pranojnë ato. Kur të mendojnë se ndëshkimi i Zotit është i meritueshëm për ta, Ai do t’i thotë secilit prej tyre: “Unë t’i mbulova dhe t’i fsheha gjynahet në dynja, prandaj edhe sot unë do të t’i fsheh dhe mbuloj gjynahet e tua.”. Atëherë, ata do të kthehen te familjet e tyre në Xhenet, të gëzuar, të lumtur dhe të përmalluar. Ata tashmë kanë shpëtuar nga ndëshkimi dhe do të gëzohen përjetësisht mes shpërblimeve. - “E për sa i përket atij të cilit do t’i jepet libri i vet nga pas shpine ai do të lutet për t’u asgjësuar, dhe do të flaket në një zjarr të ndezur fort.” - Këta do ta marrin librin e veprave të tyre nga pas shpine, me të majtën e tyre. Ata do të luten për shkatërrim, për shkak të poshtërimit dhe ndëshkimit të merituar për veprat e këqija që kanë bërë, të cilat i shohin të shkruara në libër, dhe nuk janë penduar për to. Ata nuk kanë për të shpëtuar, por do të përfshihen nga flakët e ndezura fort. - “Ai jetonte i gëzuar në familjen e vet. Ai vërtet mendonte se nuk kishte për t’u ringjallur. Por, jo sepse, Zoti i tij e ka pasur gjithnjë nën vëzhgim atë. ” - Ky ndëshkim, sepse atyre nuk u shkon ndër mend ringjallja dhe takimi me Zotin. Ata vazhdojnë jetën të gëzuar në familjet e tyre dhe tërësisht mospërfillës ndaj ftesës së Zotit për besim. Por, të mjerët, gabojnë shumë rëndë, sepse Dita e Gjykimit para Zotit është e pashmangshme. Çdokush do të shpërblehet ose do të ndëshkohet në varësi të asaj që ka punuar.