Kërko: nese falenderoni do t'ua shtoj

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 4 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Hadithi 979 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

… e rrugës dhe prej të pamurit të dëshpëruar dhe prej kthesës në pasuri, në familje dhe fëmijë.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur kthehej, e përsëriste dhe shtonte: “Ne kthehemi të penduar, robër dhe falënderues të Zotit tonë.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur hipte në kafshën kalëruese të vet dhe nisej për rrugë, thonte tri herë: “All-llahu ekber”, e pastaj vazhdonte: “Falënderimi i qoftë Atij që na e bëri këtë ruajtës të të cilit ne nuk jemi dhe ne do të kthehemi prapë te Krijuesi ynë. O Zoti im, të lutemi Ty në këtë udhëtim tonin për devotshmëri dhe mirësi, si dhe të bëjmë vepra të atilla prej të cilave Ti je i kënaqur. O Zoti im, lehtësona në këtë rrugë dhe shkurtona largësinë. O Zoti im, Ti je shoqërues yni në udhëtim dhe zëvendës yni në familje. O Zoti im, unë kërkoj ndihmë prej Teje nga vështirësitë e rrugës dhe prej të pamurit të dëshpëruar dhe prej kthesës në pasuri, në familje dhe fëmijë.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur kthehej, e përsëriste dhe shtonte: “Ne kthehemi të penduar, robër dhe falënderues të Zotit tonë.”

Hape →
HADITHI 24 40 Hadithet e Imam Neveviut Muslimi

… dhe xhinët të ishin si njeriu që ka zemrën më të devotshme prej jush, kjo nuk do ta shtonte mbretërinë Time aspak. O robërit e Mi, sikur i pari dhe i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ebu Dherr Gifarij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton nga Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i cili sipas asaj që e transmeton nga Zoti i tij ka thënë:"O robërit e Mi, vërtet Unë ia ndalova Vetes zullumin dhe e bëra mes jush të ndaluar, andaj mos i bëni zullum njëri tjetrit. O robërit e Mi, çdonjëri prej jush është i humbur përpos atij që Unë e udhëzoj, andaj kërkoni udhëzimin prej Meje, ju udhëzoj. O robërit e Mi, çdonjëri prej jush është i uritur përpos atij që Unë e ushqej, kërkoni prej Meje të ushqyerit, ju ushqej. O robërit e Mi, çdonjëri prej jush është i zhveshur përpos atij që Unë e vesh, kërkoni prej Meje veshje, ju vesh. O robërit e Mi, ju gaboni natën e ditën kurse Unë i falë të gjitha mëkatet, andaj kërkoni falje prej Meje, Unë ju fal. O robërit e Mi, ju nuk mund të arrini dëmin që Mua të më dëmtoni as të arrini dobinë që Mua të më bëni dobi. O robërit e Mi, sikur i pari dhe i fundit prej jush, njerëzit dhe xhinët të ishin si njeriu që ka zemrën më të devotshme prej jush, kjo nuk do ta shtonte mbretërinë Time aspak. O robërit e Mi, sikur i pari dhe i fundit prej jush, njerëzit dhe xhinët të ishin si njeriu që ka zemrën më të prishur prej jush, kjo nuk do të bënte mbretërinë Time të mangët aspak. O robërit e Mi sikur i pari dhe i fundit prej jush, njerëzit dhe xhinët tubohen në një vend, më kërkojnë diçka dhe unë çdonjërit ia plotësojë kërkesën, kjo gjë nuk e bën të mangët atë që është tek Unë ashtu siç nuk e bën të mangët gjilpëra ujin e detit kur futet në të. O robërit e Mi, ato janë veprat tuaja që ua llogaris pastaj ju shpërblej. Ai që i gjen ato të mira le ta falënderoj Allahun e kush gjen diçka tjetër le të mos e qortojë askënd veç vetes."

Hape →
Hadithi 109 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… nuk do ta shtonte sundimin Tim. O robërit e Mi, edhe nëse të gjithë njerëzit e xhinët, fillim e mbarim, bëheni si njeriu më zemërprishur nga mesi …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Profeti ﷺ tregon se Allahu i Lartësuar thotë: "O robërit e Mi! Unë ia kam ndaluar Vetes padrejtësinë dhe e kam bërë të ndaluar edhe ndërmjet jush, andaj mos i bëni padrejtësi njëri-tjetrit. O robërit e Mi! Të gjithë jeni të devijuar, përveç atij që Unë e udhëzoj, andaj më kërkoni udhëzim, që t'ju udhëzoj. O robërit e Mi! Të gjithë jeni të uritur, përveç atij që Unë e ushqej, andaj më kërkoni ushqim, që t'ju ushqej. O robërit e Mi! Të gjithë jeni të zhveshur, përveç atij që Unë e vesh, andaj më kërkoni veshmbathje, që t'ju furnizoj me të. O robërit e Mi! Ju bëni gabime natë e ditë, ndërsa Unë i fal të gjitha mëkatet, andaj më kërkoni falje, që t'ju fal. Ju kurrë nuk do të arrini të më bëni dëm e as që do të keni mundësi të më bëni dobi. O robërit e Mi, edhe po qe se të gjithë ju, i pari e i fundit, përfshirë njerëzit e xhinët, bëheni si njeriu më zemërmirë prej jush, kjo gjë aspak nuk do ta shtonte sundimin Tim. O robërit e Mi, edhe nëse të gjithë njerëzit e xhinët, fillim e mbarim, bëheni si njeriu më zemërprishur nga mesi juaj, kjo gjë as që do të pakonte sundimin Tim. O robërit e Mi, në qoftë se të gjithë njerëzit e xhinët, fund e krye, tubohen në një vend, më drejtohen me kërkesa e Unë i jap gjithsecilit atë që kërkon, kjo nuk do të pakësonte asgjë nga ajo që gjendet tek Unë, respektivisht aq sa përthith gjilpëra kur futet në det. O robërit e Mi! Vërtet ato janë veprat tuaja, të cilat i ruaj e më pas jua shpërblej, kështu që, kushdo që gjen mirë, le ta falënderojë Allahun, ndërkaq, ai që gjen keq, le ta qortojë vetëm vetveten."

Hape →
Hadithi 113 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

… nga ju të ishin të devotshëm si zemra më e devotshme e njërit nga ju, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim në asgjë. O robër të Mi! Sikur i pari nga ju dhe i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Seid ibn Abdul-Azizi, nga Rebija ibn Jezidi, nga Ebu Idris el-Havláni, nga Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunade r.a. përcillet se Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem transmeton nga All-llahu i Gjith;fuqishëm, që ka thënë: “O robër të Mi! Unë ia kam ndaluar dhunën Vetes dhe e kam ndaluar edhe ndër ju, prandaj mos i bëni dhunë njëri-tjetrit. O robër të Mi! Të gjithë ju jeni të lajthitur, përveç atij që e përudh Unë, prandaj kërkoni udhëzime nga Unë, do t’ju përudh. O robër të Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atij që e ushqej Unë, prandaj kërkoni t’ju ushqej, do t’ju ushqej. O robër të Mi! Të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atij që e vesh Unë, prandaj kërkoni veshje nga Unë, do t’ju vesh. O robër të Mi! Vërtet ju gaboni natën dhe ditën, kurse Unë i fal të gjitha mëkatet, prandaj kërkoni nga Unë falje, do t’ju fal. O robër të Mi! Ju kurrë nuk mund të arrini tek ajo me çka do të më shkaktonit Mua dëm, as që ndonjëherë do të arrini tek ajo që Mua dobi do të më sjellë, që të më kontribuonit. O robër të Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ishin të devotshëm si zemra më e devotshme e njërit nga ju, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim në asgjë. O robër të Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ishin të prishur si zemra më e prishur e njërit nga ju, kjo nuk do ta pakësonte sundimin Tim në asgjë. O robër të Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ngriheshit (qëndroni) në një vend dhe dëshirat dhe lutjet të m’i drejtoni Mua, dhe Unë t’i përgjigjesha lutjes së çdonjërit, kjo nuk do ta zvogëlonte atë që kam Unë as aq sa mungon gjilpëra kur ngulitet në det. O robër të Mi! Çdo gjë varet nga veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtura dhe të llogaritura, kurse për të cilat Unë do t’ju shpërblej. Kush gjen mirë, le ta falënderojë All-llahun, kurse kush gjen të kundërtën, mos ta fajësojë askënd përveç vetvetes.”

Hape →
Hadithi 68 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… e agjëroj Ramazanin, hallallin e quaj hallall e haramin haram dhe nuk shtoj asgjë tjetër, a do të hyj në Xhenet?" I Dërguari tha: "Po." Ai tha: "Betohem për Allahun se nuk do të shtoj asgjë."

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ duke i thënë: "Në qoftë se unë i fal namazet e detyrueshme, e agjëroj Ramazanin, hallallin e quaj hallall e haramin haram dhe nuk shtoj asgjë tjetër, a do të hyj në Xhenet?" I Dërguari tha: "Po." Ai tha: "Betohem për Allahun se nuk do të shtoj asgjë."

Hape →
Hadithi 982 Rijadus-Salihin Transmeton Buhariu

Xhabiri r.a. thotë: “Ne thonim tekbire kur ngriteshim në kodrina, ndërsa falënderonim kur zbritnim në rrafshina.”

Hape →
Hadithi 421 Enciklopedia e Haditheve Sahih

Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Vërtet Allahu kënaqet me robin që ha një kafshatë dhe e falënderon Atë për të dhe pi një gllënjkë dhe e falënderon Atë për të."

Hape →
Hadithi 144 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

Transmetohet nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet All-llahu është i kënaqur me robin i cili, kur ha diçka, e falënderon All-llahun, e po ashtu edhe kur të pijë diçka e falënderon All-llahun.”

Hape →
Hadithi 182 Enciklopedia e Haditheve Sahih

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që mëson një degë të astrologjisë, ka mësuar një degë të magjisë. Sa herë që e shton (mësimin e së parës), e shton (mësimin e së dytës)."

Hape →
Hadithi 721 Rijadus-Salihin Transmeton Tirmidhiu dhe thotë: hadith hasen

… alejhi ve sel-lem tha: “All-llahu të përgatittë me devotshmëri (takualluk)!” Njeriu prapë tha: “Shto diçka tjetër!” Pejgamberi s.a. v.s. i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Enesi r.a. thotë: “Erdhi një njeri tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe tha: “Unë kam vendosur të udhëtoj, më përgatit me diçka.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “All-llahu të përgatittë me devotshmëri (takualluk)!” Njeriu prapë tha: “Shto diçka tjetër!” Pejgamberi s.a. v.s. i tha: “Dhe t’i faltë mëkatet!” “Shto prapë!” I Dërguari i All-llahut tha: “Dhe ta lehtësoftë ty të mirën (hajrin), kudo që të jesh!”

Hape →
Hadithi 244 Enciklopedia e Haditheve Sahih

Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “O Ebu Dherr, kur të përgatitësh ndonjë gjellë, shtoji ujë më tepër, që t'u japësh edhe fqinjëve!”

Hape →
Hadithi 762 Rijadus-Salihin Transmeton Tirmidhiu, hadith hasen

… me dy ose me tre (gllënka) së bashku. Përmendni emrin e All-llahut kur të filloni dhe falënderoni All-llahun kur ta përfundoni pirjen.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Ibni Abbasi r.anhuma tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos pini përnjëherësh ashtu siç pijnë kafshët, por pini me dy ose me tre (gllënka) së bashku. Përmendni emrin e All-llahut kur të filloni dhe falënderoni All-llahun kur ta përfundoni pirjen.”

Hape →
Hadithi 1770 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Askush nga ju mos ta agjërojë ditën e xhumasë e të mos ia shtojë një ditë para dhe një ditë prapa.”

Hape →
Hadithi 1256 Rijadus-Salihin Transmeton Ebu Davudi

Muxhibete El-Bahilijete, nga babai i saj ose xhaxhai transmeton se ai njëri prej tyre kishte shkuar te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Muxhibete El-Bahilijete, nga babai i saj ose xhaxhai transmeton se ai njëri prej tyre kishte shkuar te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., mirëpo kishte munguar një kohë dhe kishte shkuar pas një viti. Gjatë kësaj kohe gjendja e tij kishte ndryshuar dukshëm, dhe ai tha: “O i Dërguari i All-llahut, a më njeh?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ia ktheu: “Kush je ti?” Ky iu përgjigj: “Unë jam Bahiliu, që isha te ti vitin e kaluar.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem atëherë i tha: “Ç’të ka ndryshuar, ishe i bukur?” Ky atëherë i tha: “Prej momentit që jam ndarë prej teje, asgjë nuk kam ngrënë ditën, por vetëm natën.” I Dërguari i All-llahut i tha: “Ti e ke munduar vetveten!” Pastaj e këshilloi: “Agjëroje muajin e sabrit (durimit) dhe nga një ditë për çdo muaj!” Njeriu i tha: “Më shto mua sepse unë kam fuqi për agjërim!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ia ktheu: “Agjëro dy ditë!” Bahiliu i tha: “Më shto edhe më shumë!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Agjëro tri ditë!” Ai prapë i tha: “Shto!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem atëherë i tha: “Agjëro prej muajve të mëdhenj: Muharrem, Rexheb, Dhul Ka’de dhe Dhul-hixh-xhe. Pastaj pusho, pastaj agjëro, pastaj pusho, pastaj agjëro dhe pastaj pusho së agjëruari!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem me tre gishtat e vet dha shenjë nga tri ditë.”

Hape →
Hadithi 179 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… se unë i fal namazet e detyrueshme, e agjëroj Ramazanin, hallallin e quaj hallall e haramin haram dhe nuk shtoj asgjë tjetër, a do të hyj në Xhenet? Ai tha: “Po.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ebu Abdullah Xhabir ibën Abdullah el-Ensari (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe i tha: “Në qoftë se unë i fal namazet e detyrueshme, e agjëroj Ramazanin, hallallin e quaj hallall e haramin haram dhe nuk shtoj asgjë tjetër, a do të hyj në Xhenet? Ai tha: “Po.”

Hape →
Hadithi 309 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

Transmetohet se Ebu Dherri r.a. ka thënë: “Më ka thënë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “O Ebu Dherr, kur të ziesh çorbë, shto në të ujë dhe kujdesu për fqinjin.”

Hape →
Hadithi 927 Rijadus-Salihin Transmeton Tirmidhiu, hadith hasen

… për këtë robi im?’ Melekët thonë: ‘Falënderoi dhe kërkoi kthim te Ti!’ All-llahu xh.sh. thotë: ‘Ndërtojini robit Tim një shtëpi në Xhenet dhe jepjani emrin ‘Bejtul hamd’ (shtëpia e falënderimit).”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur robit i vdes fëmija, All-llahu u thotë melekëve: ‘A ia keni marrë shpirtin birit të robit Tim?’ Melekët thonë: ‘Po!’ Pastaj u thotë: ‘Ia keni marrë frytin e zemrës së tij?’ Melekët thonë: ‘Po!’ Pastaj prapë All-llahu thotë: ‘Çka tha për këtë robi im?’ Melekët thonë: ‘Falënderoi dhe kërkoi kthim te Ti!’ All-llahu xh.sh. thotë: ‘Ndërtojini robit Tim një shtëpi në Xhenet dhe jepjani emrin ‘Bejtul hamd’ (shtëpia e falënderimit).”

Hape →
Hadithi 678 Enciklopedia e Haditheve Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Sadakaja (lëmosha) nuk e pakëson pasurinë. Robit i cili fal, Allahu i shton krenari dhe Ai do të lartësojë këdo që bëhet modest për hir të Allahut."

Hape →
Hadithi 521 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… atë, është në të mirën e tij dhe kjo nuk është për askënd përveç besimtarit. Kur e kaplon ndonjë begati, ai falënderon, gjë që është në të mirën e tij, e, nëse e godet ndonjë vështirësi, ai bën durim, gjë që është po në të mirën e tij.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Suhejbi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sa e çuditshme që është çështja e besimtarit: gjithçka që e godet atë, është në të mirën e tij dhe kjo nuk është për askënd përveç besimtarit. Kur e kaplon ndonjë begati, ai falënderon, gjë që është në të mirën e tij, e, nëse e godet ndonjë vështirësi, ai bën durim, gjë që është po në të mirën e tij.”

Hape →
Hadithi 168 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… - “Ke obligim faljen e pesë namazeve gjatë ditës dhe natës.” - A kam obligim diçka tjetër përveç kësaj? - tha ai. - “Jo, përveç nëse do të shtosh namaze …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Talha ibn Ubejdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Një burrë flokëshprishur, banor i Nexhdit, erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ. Jehona e zërit të tij dëgjohej, por s'kuptohej çfarë thoshte, derisa u afrua tek i Dërguari i Allahut dhe kuptuam se po pyeste për Islamin. I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: - “Ke obligim faljen e pesë namazeve gjatë ditës dhe natës.” - A kam obligim diçka tjetër përveç kësaj? - tha ai. - “Jo, përveç nëse do të shtosh namaze vullnetare”, - i tha Profeti ﷺ. - “Ke obligim ta agjërosh muajin Ramazanin”, - tha pastaj Profeti ﷺ. - A kam diçka tjetër përveç kësaj? - e pyeti burri në fjalë. - “Jo, përveç nëse do të shtosh agjërim vullnetar”, - iu përgjigj Profeti ﷺ. Pastaj Profeti ﷺ ia përmendi zekatin. Ai ia ktheu: - A kam diçka tjetër përveç kësaj? - “Jo, përveç nëse do të japësh vullnetarisht”, - i tha Profeti ﷺ. Në fund, ky njeri u largua duke thënë: “Betohem në Allahun se, as do të shtoj, as do të pakësoj kurrgjë nga kjo." Atëherë, Profeti ﷺ tha: “Do të shpëtojë, nëse po thotë të vërtetën.”

Hape →