Kërko: nje koken qe mban shtate kallinj

Asnjë ajet nuk i përmban të gjitha fjalët; këto përmbajnë shumicën e tyre.

Hadithi 586 Enciklopedia e Haditheve Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Secili musliman e ka për detyrë që të lahet (të paktën) një herë në çdo të shtatën ditë, kur dhe lan kokën dhe trupin.”

Hape →
Hadithi 1554 Rijadus-Salihin Transmeton Buhariu

… të shtrirë, kurse njeriu tjetër të qëndronte mbi me një gur, me të cilin në çast ia dërrmoi kokën (e atij që ishte shtrirë), duke e hedhur prej së larti mbi të. …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Semurete b. Xhundubi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut u fliste mjaft shokëve të vet: “A ka parë ndonjë prej jush ndonjë ëndërr?” Një mëngjes i Dërguari i All-llahut na tha: “Mbrëmë më kanë ardhur dy njerëz dhe më thanë: Lere çdo gjë dhe eja me ne. Unë shkova me ta dhe hasëm një njeri të shtrirë, kurse njeriu tjetër të qëndronte mbi me një gur, me të cilin në çast ia dërrmoi kokën (e atij që ishte shtrirë), duke e hedhur prej së larti mbi të. Guri në kokën e tij të dërrmuar u ndal. Njeriu që e hodhi gurin u ul ta marrë atë, kurse ai me kokë të dërrmuar për një çast u shërua siç ishte, koka e tij u kthye në gjendjen e mëparshme. E pastaj njeriu me gur e përsëriti veprimin e tij si herën e parë.” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Atyre të dyve me të cilët kam udhëtuar u kam thënë: Subhana-ll-llah (Lavdia i qoftë All-llahut), ç’është kjo? Ata të dy më thanë: ‘Vazhdo, ec!’ Kemi ecur dhe erdhëm te një njeri tjetër, i cili ishte i shtrirë në shpinë, kurse njeriu tjetër qëndronte mbi të me sharrën e hekurt. Ky e kapi atë që ishte shtrirë në shpinë, te njëra faqe (të fytyrës) dhe ia preu me sharrë një nofull deri pas qafës, një vrimë të hundës me kanxhë hekuri dhe një sy ia preu deri pas qafës. Pas kësaj, kaloi në anën tjetër të fytyrës. Dhe bëri të gjitha ato që i bëri në anën e parë. Ai as nuk e mbaroi anën e dytë, kurse ana e parë e fytyrës së tij në tërësi u shërua siç është. Njeriu me sharrën prej hekuri vazhdoi të bëjë ç’bëri më parë.” Pejgamberi më tej tha: “Unë atëherë, pasi i pashë të gjitha, thashë: “Subhan-all-llah, ç’është më këta të dy?” Dy shokët e mi më thanë:“Vazhdo, ec!”Ecëm më tej dhe arritëm më në fund te diçka e ngjashme me tennurin (furrën e përflakur).” Transmetuesi konsideron se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “E në atë tennur kishte britma dhe zhurmë. Kur vështruam në tennur, e aty kishte meshkuj dhe femra të zhveshura, kurse flaka e zjarrit i godiste, e kur i kapte flaka, ata rënkonin. Unë sërish u thashë shokëve të mi: “Ç’është me këta!” Dy shokët e mi më thanë: “Vazhdo, ec!” Ecëm më tej dhe arritëm deri te një lumë, (Transmetuesi thotë: “Më duket se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë se: “ai lumë ka qenë i kuq si gjaku”), e në lumë noton një njeri, kurse në breg të lumit një njeri tjetër qëndron dhe kishte tubuar një grumbull të madh me gurë. E kur notuesi shkoi deri te njeriu në breg të lumit i cili kishte tubuar një grumbull të madh të gurëve, e hapi gojën e vet. Njeriu me gurë ia vendosi një gur në gojë, e ai u kthye dhe notoi dhe sërish u kthye deri tek ai. Sa herë që vinte deri te njeriu me gurë në breg, ai ia hidhte në gojë nga një gur. Sërish u thashë shokëve të mi: “Ç’është me këta të dy?” Dy shokët e mi më thanë: “Vazhdo, ec!” Ecëm më tej dhe arritëm deri te një njeri me pamje mjaft të shëmtuar, më të shëmtuarën që kam parë ndonjëherë, e tek ai ishte një zjarr, të cilin ai e ndizte dhe sillej rreth tij. Sërish i pyeta shokët e mi: “Ç’është me këtë?” Ata sërish më thanë: “Vazhdo, ec!” Ecëm dhe erdhëm deri te një kopsht, ishte i tëri në terr, e në të të gjitha llojet e luleve pranverore. Sipër kopshtit qëndronte një njeri i gjatë, aq i gjatë, saqë pothuaj nuk ia kam parë kokën, e cila për shkak të gjatësisë së tij ishte në qiell. Rreth atij njeriu kishte fëmijë, aq shumë, sa kurrë më parë s’kisha parë. Unë sërish u thashë shokëve: “Ç’është me këtë dhe ç’është me këta (fëmijët)?” Ata sërish më thanë: ‘Vazhdo, ec!’ Ecëm dhe arritëm deri te një dru i madh, të tillë më parë nga bukuria dhe madhësia kurrë s’ki-sha parë. Ata më thanë: “Hyr, ngjitu brenda”. Hymë brenda në një qytet, të ndërtuar nga tullat e arta dhe të argjendta, dhe erdhëm deri te dyert e qytetit dhe trokitëm, e kërkuam hapjen e tyre. Dyert na u hapën dhe ne hymë në qytet. Aty na pritën njerëz te të cilët njëra anë, ishte nga pamja, aq e bukur sa nuk ke parë, kurse tjetra anë aq e shëmtuar sa nuk ke parë.Shokët e mi u thanë atyre: “Shkoni dhe kërceni në këtë lumë,” uji i të cilit ishte si qumësht i pastër në bardhësi. Ata shkuan (deri në lumë) dhe hynë në të, pastaj u kthyen te ne. Shëmtia që ishte në njërën anë të fytyrës së tyre u zhduk, kurse ata u bënë me pamje shumë të bukur.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Dy shokët e mi më thanë: “Ky është Xheneti Adni, kurse kjo është banesa jote”. Shikimi im u ngrit në lartësi, kur atje një pallat, i ngjashëm me retë e bardha. Ata më thanë: “Kjo është banesa jote”. Unë u thashë atyre të dyve: “All-llahu ju bekoftë të dyve, më lejoni të hyj në këtë pallat”. Ata më thanë: “Tani për tani jo, por ti do të hysh në të tjetër herë”. U thashë atyre? “Vërtet unë këtë natë kam parë çudira. Ç’është ajo që kam parë? Më thanë: Lidhur me këtë, ne të sqarojmë: E para: Sa i përket njeriut të parë, koka e të cilit dërrmohej me gurë, ky është njeriu që e ka marrë (në krye) Kur’anin, e pastaj e ka refuzuar dhe ka fjetur pa i falur namazet e obliguara. E dyta: Sa i përket njeriut, fytyra, nofulla, vrimat e hundës dhe sytë e të cilit nxirren, copëtohen dhe prehen, ky është njeriu që zgjohet në shtëpi të tij e pastaj vazhdon të gënjejë, saqë ajo arrin anembanë. E treta: Sa u përket njerëzve dhe femrave të zhveshura që mundohen në furrën e përflakur me flakë të zjarrit, ata janë laviret dhe lavirët. E katërta: Sa i përket njeriut notar nëpër lumë, të cilit i hidhnin gurë në gojë, ai është fajdexhi që ka ngrënë kamatë. E pesta: Sa i përket njeriut me pamje shumë të shëmtuar te zjarri, ai është Maliku, portieri i Xhehenemit. E gjashta: Sa i përket njeriut të gjatë në kopsht, ai është Ibrahimi. E sa u përket fëmijëve rreth tij, ata janë fëmijët që kanë vdekur në pastërtinë e tyre fëmijërore (fitreh).” Në transmetimin e Berkaniut thuhet: “(fëmijët) të lindur në pastërtinë e tyre fëmijërore (fitreh).” Disa muslimanë kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, edhe fëmijët e idhujtarëve?” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Edhe fëmijët e idhujtarëve.” “E shtata: Sa i përket popullit, njëra anë e fytyrës e të cilëve ishte e bukur kurse ana tjetër mjaft e shëmtuar, këta janë njerëz që i kanë përzier punët e mira dhe të këqija, por All-llahu ua ka falur punët e këqija.” Shtëpia e parë, në të cilën ke hyrë (më thanë bashkudhëtarët); është shtëpia e përgjithshme e besimtarëve. Sa i përket kësaj shtëpie, kjo është shtëpia e dëshmorëve. Unë jam Xhibrili, kurse ky është Mikaili. “Ngreje kokën tënde”, unë e ngrita kokën time dhe mbi mua ishte diçka e ngjashme me retë. Ata më thanë: “Ajo është banesa jote”. Unë u thashë: “Më lejoni të hyj në banesën time?” Ata thanë: “Ti ende ke jetë (në botë), të cilën nuk e ke plotësuar, kur ta plotësosh kohën e saj, atëherë do të hysh në banesën tënde.”

Hape →
Hadithi 1514 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

… e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Kush e merr një pëllëmbë tokë me dhunë nga tjetri, me të do të ngjeshet deri në shtatë palë tokë.” …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Urvete b. Zubejri transmetohet se Erva binti Evs e ka paditur Seid b. Zejd b. Amr b. Nufejlin r.a. te Mervan b. Hakemi. Ajo ka pohuar se Seid b. Zejdi ka marrë diçka nga toka e saj. Seidi atëherë tha: “Unë të marrë diçka nga toka e saj, pas asaj çka kam dëgjuar prej të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.?” (Mervani) tha: “Ç’ke dëgjuar nga i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.?” (Seidi) ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Kush e merr një pëllëmbë tokë me dhunë nga tjetri, me të do të ngjeshet deri në shtatë palë tokë.” Mervani i tha atij: “Unë nuk të pyes më për sqarim pas kësaj.” Seidi atëherë tha: “All-llahu im, nëse ajo është gënjeshtare, atëherë verboja sytë dhe bëje të vdekur në tokën e saj.” Transmetuesi i këtij hadithi thotë: “Ajo nuk ka vdekur derisa nuk është verbuar dhe, derisa ecte nëpër tokën e saj, ra në një pus dhe u përmbyt në të.” 364 363

Hape →
Hadithi 443 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

… sepse ai perëndon në mes dy brirëve të djallit (koha e djallit) dhe atëherë atij i bëjnë sexhde jobesimtarët.” (Transmetuesi më tutje vazhdon) I thashë Pejgamberit: …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Transmetohet nga Ebu Nexhih Amr ibn Abese es-Sulemiji r.a. se ka thënë: “Kurse unë isha në xhahilijet (periudha paraislame) konsideroja se njerëzit janë në lajthitje dhe nuk janë asgjë, sepse ata adhuronin idhujt. Kur dëgjova për një njeri në Meke, i cili kumton lajme i hipa devesë dhe shkova tek ai. Ai njeri ishte i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., që fshehej nga populli i vet, të cilët e ndiqnin dhe mundonin. Andaj, unë, duke u fshehur hyra tek ai në Mekke dhe i thashë: “Kush je ti?” Tha: “Unë jam Pejgamber (nebijjun).” I thashë: “E ç’është pejgamberi?” Tha: “Mua më ka dërguar All-llahu.” I thashë: “Me çka të ka dërguar?” Tha: “Më ka dërguar që të predikoj mbajtjen e lidhjeve familjare, thyerjen e idhujve dhe të njësohet All-llahu pa i shoqëruar asgjë.” Thashë: “Kush është me ty në këtë rrugë?” Tha: “I liri dhe robi.” Me të ishte Ebu Bekri dhe Bilali r.a. I thashë: “Unë, vërtet, do të pasoj ty.” Tha: “Ti, vërtet, tani kurrë nuk do të mundesh, a nuk po e sheh gjendjen time dhe të njerëzve të mi? Por, kthehu në shtëpi, dhe kur të dëgjosh se kam dalë publikisht, atëherë eja.” Transmetuesi vazhdon: Tha: “Pastaj shkova në shtëpi, kurse i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem erdhi në Medine, dhe unë duke qenë tek familja ime, fillova të pyes për lajme. I pyesja njerëzit që vinin nga Medina, derisa erdhi një grup prej medinasve që dhe u thashë: “Çfarë po bën ai njeriu që erdhi në Medine?” Thanë: “Njerëzit nxitojnë tek ai nga të gjitha anët, kurse populli i tij dëshiroi ta likuidojë, por nuk ia arritën.” Pastaj unë shkova në Medine, hyra tek ai dhe i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, a po më njeh?” Tha: “Po, ti je ai që je takuar me mua në Meke” (Transmetuesi thotë:) I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, më njofto nga ajo që të ka mësuar All-llahu, e që unë nuk e di. Më thuaj diçka për namazin.” Tha: “Fale namazin e sabahut, pastaj prit mos fal namaz (nafile) derisa të lindë dielli dhe të ngrihet lart sa një shtizë. Kur lind dielli, lind në mes dy brirëve të djallit (dy yje kundrejt yllit Sqap - astr.) dhe atëherë atij (diellit) i bëjnë sexhde jobesimtarët. Pastaj fal një namaz, se vërtet ai namaz është publik dhe i arritshëm, derisa të bëhet hija e shtizës sa shtiza. Kur të shkurtohet hija maksimalisht, atëherë ndërpreje namazin ose mos fal namaz, sepse atëherë merr flakë Xhehenemi. Kur të zgjatet hija, atëherë falu, sepse vërtet ai namaz është publik dhe i arritshëm derisa të falet ikindia, pastaj prapë ndër-preje faljen e namazit, derisa të perëndojë dielli, sepse ai perëndon në mes dy brirëve të djallit (koha e djallit) dhe atëherë atij i bëjnë sexhde jobesimtarët.” (Transmetuesi më tutje vazhdon) I thashë Pejgamberit: “O Pejgamber i All-llahut, më fol mua për abdestin” Tha: “Cilido prej jush që bën përgatitje për abdest, pastaj e shpërlan gojën dhe hundën deri në thellësi, atëherë i bien mëkatet e fytyrës, të gojës dhe hundës së tij. Pastaj, kur ta lajë fytyrën e tij ashtu siç e ka urdhëruar All-llahu xh.sh., atëherë i bien mëkatet e fytyrës nëpër mjekrën e tij bashkë me ujin. Pastaj i lan duart deri mbi bërryla, atëherë i bien mëkatet e duarve bashkë me ujin nga majat e gishtave. Pastaj, kur e fërkon kokën (me dorë të lagur), atëherë i bien mëkatet e kokës bashkë me ujin nëpër majën e flokëve. Pastaj, kur lan këmbët deri tek zogu i këmbës, atëherë i bien mëkatet e këmbëve bashkë me ujin nga majat e gishtave. Pastaj, nëse ai ngrihet dhe falet, i shpreh lavdi All-llahut të Madhëruar, e falënderon dhe lavedron ashtu siç e meriton dhe e zbraz zemrën e tij për All-llahun xh.sh., do të lirohet prej mëkateve të tij ashtu siç ka qenë kur e ka lindur nëna e tij.” Kur ia rrëfen Amr ibn Abeseja (transmetuesi) këtë hadith Ebu Umamës, që ishte sahabij i të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., Ebu Umame i tha: “O Amr ibn Abese, shiko ç’po flet në një vend që ta ka mundësuar ky njeri?” Atëherë Amri i tha: “O Ebu Umame, unë jam i moshuar me vjet, dhe eshtrat më janë dobësuar, edhe exheli më është afruar, dhe unë nuk kam nevojë të gënjej për All-llahun e Madhëruar e as për të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Po ta kisha dëgjuar këtë prej të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem vetëm një herë, apo vetëm dy herë, apo vetëm tri herë dhe numëroi deri në shtatë herë, nuk do të flisja kurrë, por unë e kam dëgjuar atë edhe më tepër se aq.”

Hape →
Hadithi 563 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Do të ketë shumë trazira (fitne). Vini re, se pastaj do të jenë disa trazira të tjera. Ai që qëndron ulur në kohën …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Othman Shehami tregon: “Së bashku me Ferkad Sebehiun, shkuam te Muslim ibn Ebu Bekrete, i cili ishte në arën e vet. Hymë tek ai dhe i thamë: “A e ke dëgjuar babanë tënd duke treguar ndonjë hadith rreth trazirave (fitneve)?” Ai tha: “Po, e kam dëgjuar Ebu Bekreten (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke treguar se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Do të ketë shumë trazira (fitne). Vini re, se pastaj do të jenë disa trazira të tjera. Ai që qëndron ulur në kohën e tyre është më i mirë se ai që ecën. Ai që ecën, është më i mirë se ai që vrapon drejt saj. Vini re, kur të zbresin ose kur të ndodhin trazirat, ai që ka deve, le të shkojë larg trazirave, për te devetë e veta. Ai që ka dele, le të shkojë te delet e veta. Ai që ka arë, le të shkojë tek ara e vet!” Një burrë pyeti: “O i Dërguari i Allahut, nëse dikush s'ka as deve, as dele e as arë të veten?” Profeti ﷺ tha: “Le t'ia mësyjë shpatës së vet dhe t'ia shtypë të mprehtët e saj me gur, e pastaj le të shpëtojë, nëse ka mundësi të shpëtojë. O Allah, a e kumtova?! O Allah, a e kumtova?! O Allah, a e kumtova?!” Një burrë tha: “O i Dërguari i Allahut, nëse më detyrojnë të shkoj me njërën palë ose me njërin grup dhe në atë rast një njeri më godet me shpatë ose më vjen ndonjë shigjetë e më vret?” Profeti ﷺ tha: “Ai e bart mëkatin e vet dhe mëkatin tënd, e pastaj bëhet prej banorëve të Zjarrit.”

Hape →