Kërko: nje koken qe mban shtate kallinj

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 2 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Nur 24:36–24:38 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “(Ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë), që Allahu i lejoi të ngrihen, ... ” - Allahu i madhëruar pasi na solli shembullin e zemrës së besimtarit dhe dritës së udhëzimit dhe diturisë që gjendet në të, si shembulli i atij kandilit brenda një xhami të pastër e të kristaltë, i cili ndizet e jep dritë nga një vaj i kulluar i mirë dhe i bekuar, vijoi të përmendë edhe vendin e adhurimit ku meret ajo dritë dhe udhëzim. Ato janë xhamitë e Allahut, vendet më të dashura të Tij në tokë. Ato janë shtëpitë e Tij, ku Ai adhurohet prej besimtarëve si një i vetëm e i pashoq. I lartësuari tha: “(Ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë), që Allahu i lejoi të ngrihen, ...” pra Allahu i madhëruar urdhëroi e porositi që të kujdesemi për xhamitë e Tij duke i pastruar dhe ruajtur nga çdo papastërti dhe veprim i ulët në to, që bie ndesh me rëndësinë e vlerën e tyre të lartë. Sikurse tregon Alij ibnu Ebi Talhate nga Ibnu Abasi i cili ka thënë: “Ka n daluar Allahu i lavdëruar nga fjalët e kota në xhami.” Po kështu kanë thënë edhe një grup dijetarësh të tefsirit. Në dy sahihët transmetohet se Uthman ibn Afani (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë: 334. “... e kam dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: “Atij që ndërton një xhami, - Bukejri (njëri nga transmetuesit) thotë: Më duket se ka thënë: me të cilën e kërkon kënaqësinë e Allahut -, Allahu i ndërton një të tillë në Xhenet.” [Buhariu dhe Muslimi] Nga Aishja transmetohet të ketë thënë: 335. “Profeti i Allahut na urdhëroi të ndërtojmë faltore nëpër shtëpi dhe ti pastrojmë e parfumosim ato.” 105 El buhari sjell një transmetim tea’likan se: “Umeri ka urdhëruar të ndërtohej xhamia dhe ka thënë: Mbuloji njerëzit nga shiu dhe mos përdor ngjyrime të kuqe ose të verdha, se mund të shpërqendrohen.” Enesi ka thënë: “Krenohen me to, e, në anën tjetër, nuk i frekuentojnë, dhe nuk i gjallërojnë (me adhurim), përveçse pak.” Ibn Abasi ka thënë: Do t’i zbukuroni ato (xhamitë) sikurse çifutët dhe të krishterët (faltoret e tyre).” Nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij! - , përcillet se Profeti i Allahut ka thënë: 336. “Nuk ka për të ndodhur kjameti derisa njerëzit të krenohen me xhamitë.” E transmeton Ahmedi dhe autorët e suneneve, përveç Termidhiut. Imam Muslimi transmeton: “Burejde (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se, një ditë, pasi Profeti ﷺ e kreu namazin, një burrë u ngrit dhe tha: Mos e ka gjetur ndokush një deve të kuqe?! Profeti ﷺ i tha: “Mos e gjetsh! Xhamitë janë ndërtuar për tjetër qëllim.” Nga Eb Hurejra, - Allahu qoftë i kënaqur prej tij! , përcillet se Profeti i Allahut ka thënë: 337. “Nëse shihni dikë që shet ose tregëton në xhami, i thoni: “Mos të dhëntë fitim Zoti në tregëtinë tënde!” dhe nëse shihni dikë që njofton për një send që i ka humbur në xhami, i thoni: “Allahu mos ta ktheftë (sendin e humbur)!” Termidhiu dhe tha: Ky është hasenun garib . Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: 338. “Namazi i atij që falet në xhemat është më i vlefshëm se i atij që falet në shtëpi apo në treg, për njëzet e ca shkallë. Kjo, ngase, kur dikush merr abdes mirë dhe shkon në xhami, duke synuar vetëm namazin, për çdo hap që bën ngrihet një gradë dhe i fshihet një gjynah derisa të hyjë në xhami. Kur të hyjë në xhami, llogaritet se është në namaz, përderisa e pret namazin. Melekët bëjnë dua për personin që rri në vendin ku është falur dhe thonë: “O Allah, mëshiroje! O Allah, fale! O Allah, pranoja pendimin!” përderisa nuk e shqetëson askënd dhe nuk e prish abdesin.” 106 Në sunen vjen hadithi: 339. “Përgëzoi ata që ecin nëpër erësira (për të shkuar në xhami) se do të kenë dritë të plotë në ditën e kjametit.” Muslimi përcjell nga Ebu Humejdi apo Ebu Usejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të) që ka thënë: I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: 340. “Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le të thotë: Allahum-me iftah li ebuâbe rahmetik (O Allah, mi hap mua dyert e Mëshirës Sate). E kur të del le të thotë: Allahum-me ini es’eluke min fadlike (O Allah, unë kërkoj nga Ti, begatitë Tua).” - “... e të përmendet emri i Tij. ” - pra, thotë ibnu Abasi - të këndohe n ajetet (dhe pasohen udhëzimet) e Librit të tij. - “Në to lavdërohet emri i Tij mëngjes e mbrëmje.” - nga ibnu Abasi transmetohet të ketë thënë se Me fjalën “tesbih” (që është përkthyer “Lavdërohet e mri i Tij) në Kuran ka për qëllim faljen e namazit. Nëse ajeti lexohet në këtë mënyrë pra ku folja “Lavdërohet” sillet në formën joveprore, atëherë kënduesi i ajetit qëndron në fjalën e “Mbrëmje”. Dhe pastaj fillon fjali e re: “Ata janë burra që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend, për ta përmendur Allahun, ...” pra kjo fjali vjen si shpjegim e sqarim për të treguar se cilët janë ata që lavdërojnë emrin e Allahut. Pra sikur dikush pyet se cilët janë ata që e lavdërojnë emrin e Tij mëngjes e mbrëmje dhe më pas sillet përgjigja: ““Ata janë burra që ... “ Por nëse këtë ajet e lexojmë: “Në to e lavdërojnë emrin e Tij mëngjes e mbrëmje, ...” ku folja e lavdërojnë vjen në formën veprore, nuk mund të qëndrojmë tek fjala “e mbrëmje”, por duhet të përmendim edhe kryefjalën, e çfarë vjen më pas, në mënyrë që fjalia të jetë e plotë. Pra f jalia do të vazhdonte kështu: “ Në to e lavdërojnë emrin e Tij mëngjes e mbrëmje burra që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend, për ta përmendur Allahun, ...”. Vërej dhe mendo me kujdes në fjalën e tij për ata të zgjedhur kur thotë: “Ata janë burra...” kjo tregon për ambicjet dhe vullnetin e tyre të fortë, për qëllimet e motivet e tyre të larta. Me këto cilësi të larta e merituan që të jenë burra me plot kuptimin e fjalës dhe të jenë shtyllat dhe jetëdhënësit e xhamive të cilat janë shtëpitë e Allahut në tokë dhe vendet e pastra e të zgjedhura të përcaktuara për adhurimin e Tij si një i vetëm, për ti shprehur Atij mirënjohjen e lavdërimin e për ta madhëruar lavdëruar e dëlirësuar nga çdo mangësi dhe trillim i mohuesve. Sikurse ka thënë i lartësuari: “Prej besimtarëve pati burra të tillë që e mbajtën besën e dhënë Allahut. Disa prej tyre e përmbushën premtimin duke dhënë jetën dhe ka të tjerë që janë duke pritur (për ta përmbushur) dhe ata kurrë nuk sprapsen aspak (nga rruga e Allahut).” [Ahzab 23]. Ndërsa për gratë, namazi i tyre në shtëpitë e tyre është më i vlefshëm se sa namazi në xhami. Sikurse transmeton Imam Ahmedi nga Ummu Humejd, gruaja e Ebu Humejd El saidij, e cila shkoi tek Profeti a.s. dhe tha: 1971. “Unë e dëshiroj shumë që të falem (në xhami) me ty. - Ai i tha: E di që ke dëshirë të falesh (në xhami) me mua. Por namazi yt në dhomën tënde është më i mirë se namazi yt në koridorin e shtëpisë tënde, namazi yt në koridorin e shtëpisë tënde është më i mirë se namazi yt në hapësirën e shtëpisë tënde, namazi yt në hapësirën e shtëpisë tënde është më i mirë se namazi yt në xhaminë e fisit tënd, namazi yt në xhaminë e fisit tënd është më i mirë se namazi yt në xhaminë time.” Ajo urdhëroi (njerëzit e saj) dhe i ndërtuan një faltore në pjesën më të futur të shtëpisë së saj dhe, betohem në Allahun! - atje vazhdoi të falet, derisa ndërroi jetë.] 107 Asaj i lejohet që të marrë pjesë në namazet me xhemat në xhami, por me kusht që të mos përbëjë shqetësim për burrat, duke shfaqur zbukurime të saj, ose parfum e gjëra të tjera të ngjashme. Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: 1972. “Mos i ndalni robëreshat e Allahut prej xhamive të Allahut.” [Buhariu dhe Muslimi]. Ndërsa Ahmedi dhe Ebu Daudi shtojnë: 1973. “... por shtëpitë e tyre janë më mirë për to.” Muslimi sjell hadithin nga Abdullah ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) i cili transmeton se Profeti i Allahut ka t hënë: “Nëse gruaja i kërkon burrit të saj leje për të shkuar në xhami, mos ta ndalë .” Abdullah ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Mos i ndaloni gratë prej xhamive kur ju kërkojnë leje për të shkuar në to.” Bilal ibn Abdullahu tha: Vallahi do t'i ndalim! Abdullah ibn Omeri iu kthye dhe e qortoi rëndë, si kurrë më parë, dhe i tha: Unë po të tregoj se çfarë ka thënë i Dërguari i Allahut, e ti po më thua: Vallahi do t'i ndalim!? Muslimi sjell hadithin nga Zejnebja, gruaja e Abdullah it, e cila ka thënë: “I Dërguari i Allahut ka thënë: “Kur ndonjëra prej jush të shkojë në xhami, le të mos parfumoset.” Buhariu tregon se: “Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon: “Gratë besimtare shkonin për ta falur namazin e sabahut me të Dërguarin e Allahut duke qenë të mbështjella me rroba. Pas namazit, kthe-heshin në shtëpitë e tyre e askush nuk mund t'i shquante (cilat ishin) për shkak të errësirës.” Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të), gruaja e Profetit ﷺ ka thënë: 1974. “Po ta shihte i Dërguari i Allahut ﷺ se çfarë bëjnë gratë e sotit, do t'i ndalonte prej xhamive, siç janë ndaluar gratë e benu israilëve. Jahja ibn Seidi ka thënë: E pyeta Amrën: Vallë, gratë e benu israilëve janë ndaluar prej xhamive? - Po, - më tha.”] - “Ata janë burra që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend, për ta përmendur Allahun, për ta falur rregullisht namazin dhe për ta dhënë zekatin.” - Allahu i madhëruar ka thënë: “O ju që keni besuar! As pasuria e as fëmijët tuaj të mos ju shmangin prej kujtimit të Allahut! Ata që veprojnë kështu janë të humbur.” [Munafikun 9], Ose: “ O ju që keni besuar, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhuma, nxitoni (e drejtohuni) për atje, ku përmendet Allahu dhe lëreni shitblerjen! Kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse e dini. Pasi të falet namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë dhe kërkoni nga begatitë e Allahut, por përmendeni shpesh Allahun, që të gjeni shpëtim!” [Xhumua 9]. Këta të zgjedhur nuk i preokupon dynjaja me stolitë dhe bukuritë e saj, me joshjen e fitimeve dhe mashtrimeve të saj, nga përmendja e Zotit të tyre, i cili është Krijuesi dhe Ai që kujdeset dhe u jep furnizimin e çdo të mirë të dynjasë dhe të ahiretit. Ata e dinë mirë se ajo për të cilën porosit e urdhëron Allahu i madhëruar dhe në të cilën fton ai, është shumë më e mirë dhe e dobishme për ta se e gjithë kjo dynja. Ja kështu e shohin sepse kjo dynja është e përkohshme dhe shumë shpejt do të përfundojë, ndërsa ajo që është tek Allahu do të mbetet përgjithmonë. Prandaj dhe tha se: “... nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend, për ta përmendur Allahun, për ta falur rregullisht namazin dhe për ta dhënë zekatin.” Pra ata i japin përparësi bindjes ndaj Tij, asaj që Ai e dëshiron prej tyre. Ata synojnë të arrijnë dashurinë e Tij edhe nëse kjo kërkon që të heqin dorë nga dëshirat e tyre për stolitë e kësaj dynjaje. Hushejm ibnu Shejban ka thënë: “Më kanë treguar se njëherë Ibnu Mesudi pa disa prej tregëtarëve në treg të cilët kur u thir ezani për namaz, brofën për të shkuar në namaz dhe i lanë tregëtizat e tyre. Abdullahi tha: “Këta janë prej atyre për të cilët Allahu i lartësuar ka thënë në Librin e Tij: “Ata janë burra që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend, për ta përmendur Allahun, për ta falur rregullisht namazin dhe për ta dhënë ze katin.” Ibnu Abasi shpjegon ajetin e thotë: “... pra për të falur namazin e detyrueshëm.” Ndërsa Mukatil ibnu Hajan shpjegon e thotë: “... pra për të falur namazin në kohën e vet.” - “Ata i frikësohen një Dite kur do të tronditen zemrat dhe sytë. ” - Pra i frikësohen ditës së kjametit kur “... do të tronditen zemrat dhe sytë.” Nga tmerri i madh dhe ato ngjarje të lemerishme. Sikurse thotë i madhëruari: “Paralajmëroji ata për Ditën që afrohet gjithnjë e më shumë, kur zemrat do të vijnë në fyt për t'u zënë frymën. Për keqbërësit nuk ka mik të afërt e as ndërmjetësues që i shkon fjala.” [Gafir 18], ose: “Kurrsesi mos mendo se Allahu është i pakujdesshëm ndaj veprimeve të keqbërësve! Ai vetëm është duke u dhënë afat deri në Ditën, kur sytë të shtangen nga tmerri. Ata janë duke vrapuar me kokat lart, me sytë e tyre të hapur e të papulitur me zemrat e tyre të zbrazëta.” [Ibrahim 42, 43], ose: “Janë ata që, për hir të Tij, prej pasurisë që e duan shumë, u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe robërve. “Ne (thonë të devotshmit) po ju ushqejmë veçse për hir të Allahut dhe nuk kërkojmë prej jush ndonjë shpërblim e as falënderim. Ne i frikësohemi Zotit tonë për atë Ditë, që fytyrat i bën të zymta dhe është e llahtarshme”. Allahu i ka ruajtur ata prej sherrit të asaj dite dhe u ka dhuruar shkëlqim e lumturi në fytyra. Për shkak se ata bëjnë durim, Ai i shpërblen me Xhenet dhe me veshje mëndafshi. Ata do jenë atje, të mbështetur në kolltukë dhe nuk të do ndiejnë as të nxehtë e as të ftohtë. Hijet do t’u bien sipër dhe degët e pemëve (plot fruta) do t’u afrohen pranë. Atyre do t’u shërbehet me enë të argjendta dhe me gota të kristalta, Me gota të tejdukshme prej argjendi, që ata vetë do t’i përcaktojnë si të duan. Do t’u jepen gota me pije të përziera me xhenxhefil, Ai vjen prej një burimi aty, që quhet Selsebil. Mes tyre lëvizin duke shërbyer djelmosha, që do jenë përherë të tillë e që, kur i kundron, duken si margaritarë të shpërndarë. Kur hedh shikimin atje (në xhennet) , sheh begati e pasuri të mëdha, Ata (besimtarët) janë të veshur me mëndafsh të hollë e të gjelbër dhe me mëndafsh të trashë, të stolisur me bylyzykë të argjendtë. Dhe Zoti i tyre u jep të pinë pije të kulluar. (Atyre do t'u thuhet) Ky është shpërblimi për ju, sepse e keni merituar me përpjekjet tuaja.” [Insan 8 - 22]. Ndërsa në këtë ajet Ai tha: - “(Ata luten) që Allahu t’i shpërblejë më së miri për veprat e tyre ...” - Këta janë njerëzit, të cilëve Allahu i madhëruar do t’ua pranojmë veprat në mënyrën më të mirë e do t’ua mbulojë të këqijat. - “... dhe për t’ua shtuar të mirat prej (bujarisë së) Tij.” - pra Ai ua pranon punët e mira të kryera prej tyre dhe ua jep shpërblimin shumëfish, sikurse thotë i lartësuari: “S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. Nëse është vepër e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe dhuron shpërblim të madh nga ana e Tij.” [Nisa 40], ose: “Kush bën një të mirë, ai do të shpërblehet dhjetëfish, e kush bën një të keqe, ai do të ndëshkohet vetëm për të. Askujt nuk do t’i bëhet asnjë padrejtësi.” [Enam 160], ose: “Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon atij që Ai dëshiron. Allahu është Bujar i madh e i Gjithëditur.” [Bekare 261]. Ndërsa në këtë ajet Ai tha: - Allahu i dhuron pa masë atij që do.

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:110–12:111 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… për punimin dhe vaditjen e tokës. Nëse prodhimet e tokës janë të mira, lopët janë të shëndosha e, në të kundërt, ato janë të dobëta. Po kështu, kallinjtë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar na tregon se kur Ai i dërgonte profetët e Tij të nderuar, njerëzit e këqij dhe kriminelë nuk i besonin ata, por i quanin gënjeshtarë. Ai i afatizonte ata, që të kishin mundësi të kthenin rrugë dhe të besonin të vërtetën e sjellë nga të dërguarit. Por refuzimi i tyre zgjaste aq shumë, saqë edhe profetët - me besimin dhe sigurinë e tyre të plotë në premtimin dhe ndihmën e Allahut, - ndoshta në zemrat e tyre gati e humbnin shpresën dhe mendonin me pesimizëm se ishin refuzuar përfundimisht nga popujt e tyre. Por pikërisht në këtë gjendje, atyre u vinte ndihma e Zotit: - “Atëherë kur të dërguarit gati e humbin shpresën dhe mendojnë se janë trajtuar si gënjeshtarë, atëherë u ven ndihma Jonë. Dhe, ata që i duam, ne i shpëtojmë. Por, dënimi Ynë kurrë nuk mund zbrapset nga një popull keqbërës.” - Të shpëtuarit ishin profetët dhe pasuesit e tyre. Ndërsa ata që ishin kriminelë dhe guxonin të mos i përuleshin të Madhërishmit, ata nuk mund të gjenin forcë ku mund të mbështeteshin apo ndihm ëtar që mund t’i shpëtonte. - “Në historitë e tyre ka mësime për të mençurit.” - Në këto rrëfime ka mësime për vepërmirët, por edhe paralajmërim për punëkëqijtë. Çdokush, sipas punëve që bën, do të marrë atë që i takon: shpërblimin ose ndëshkimin e poshtërimin. Në këto rrëfime ka, gjithashtu, mësime të mrekullueshme për cilësitë e plota të Allahut të Madhëruar, që ka urtësinë absolute. Allahu është i vetmi që meriton të adhurohet ashtu sikurse Ai e dëshiron dhe siç e ka urdhëruar në shpalljet e Tij. - “Ky (Kur'an) nuk është fjalë e trilluar, por është vërtetues i asaj që ishte (shpallur) para tij dhe shpjegues i hollësishëm i gjithçkaje.” - Ky libër, përmes të cilit Allahu i Madhëruar ju ka treguar shumë histori të mrekullueshme, nuk është një fjalë e trilluar, e shpikur nga mendja njerëzore, por është vërtetues i shpalljeve të mëparshme. Ai i pohon dhe dëshmon për vërtetësinë e tyre dhe të profetëve që i sollën ato prej Zotit. Gjithashtu, ky Kur'an është sqarues i çdo gjëje, për të cilën krijesat kanë nevojë të dinë. Ai sqaron themelet e fesë dhe degëzimet e saj. Në të, ata gjejnë çdo argument e fakt të nevojshëm për të rregulluar besimin dhe për të arritur lumturinë e tyre në dynja dhe në ahiret. - “Ai është udhërrëfyes e mëshirë për këdo që beson.” - Me diturinë e vërtetë dhe të saktë që Kur'ani u ofron njerëzve, bëhet për ta udhërrëfyes drejt së mirës. Ndërsa me shpërblimet e shumta të kësaj jete dhe të jetës tjetër të amshuar që ai u premton aktivistëve dhe atyre që jetojnë sipas tij, ai bëhet mëshirë lumturisjellëse. Kjo gjë u ofrohet besimtarëve në këtë libër madhështor dhe të mrekullueshëm. Mësime nga historia e Jusufit Le të përmendim disa mësime të përftuara nga kjo histori e mrekullueshme, për të cilën i Madhëruari tha në fillim të sures: "Ne po të përcjellim ty më të bukurën e historive në këtë Kur'an që të kemi shpallur." Gjithashtu, Allahu i Madhëruar tha: "Në historinë e Jusufit dhe të vëllezërve të tij ka, vërtet shumë mësime për të gjithë ata që pyesin (për të vërtetën) . Ndërsa në fund të sures, Ai thotë: "Në historitë e tyre ka mësime për të mençurit." Kështu, përveç dobive që u përmendëm mes rreshtave të kësaj historie, ka edhe shumë mësime të tjera. Është e vërtetë që kjo histori është nga më të bukurat, më të qartat dhe më të shtjelluarat në Kur'an. Bukuria e saj shtohet nga larmishmëria e ngjarjeve dhe zhvendosja e tyre në kohë dhe në vende të ndryshme. Në të shohim kalime nga një gjendje në tjetrën, nga një sprovë në një tjetër, nga fatkeqësia në çlirim e gëzim, nga vuajtja, skllavëria dhe përndjekja në krenari, mbretërim dhe pushtet, nga përçarja dhe armiqësia në afërsi, falje dhe dashuri, nga dëshpërimi e trishtimi në kënaqësi e lumturi, nga bollëku e pasuria në varfëri e në vuajtje dhe anasjelltas. I lavdëruar qoftë i Madhërishmi, që e tregoi këtë histori në formën më të qartë dhe më të shtjelluar! 1. Ne këto ajete gjen një nga bazat më të rëndësishme të shpjegimit të ëndrrave ose të mesazheve që ato përçojnë. Gjithashtu, kuptojmë se shpjegimi i ëndrrave është një aftësi e rëndësishme, që Allahu i Madhëruar ia dhuron atij që Ai dëshiron. Kështu, ky parim themelor është mbështetja te ngjashmëria mes gjërave, në emërtimet dhe cilësitë e tyre. Jusufi pa diellin, hënën dhe 11 yje, që i binin në sexhde. Këta trupa qiellorë janë zbukurues të qiellit dhe shumë të dobishëm. Gjithashtu, prindërit dhe vëllezërit janë stoli dhe ndihmë e madhe për njeriun. Të tillë janë edhe profetët dhe dijetarët. Ata janë stoli dhe tepër të dobishëm për krijesat. Ashtu sikurse orientohesh në det nëpërmjet yjeve, po ashtu nëpërmjet profetëve dhe dijetarëve njerëzit orientohen për të gjetur rrugën e drejtë. Sigurisht që dobia e diellit dhe hënës është jetike, ndërsa yjet vijnë pas tyre, prandaj dielli dhe hëna simbolizonin nënën dhe babain e tij, ndërsa yjet simbolizonin vëllezërit. 2. Një aspekt i rëndësishëm në shpjegimin e ëndrrës është edhe fakti që ‘dielli’ në gjuhën arabe është në gjininë femërore, prandaj simbolizonte nënën; ndërsa ‘hëna’, që në gjuhën arabe është emër i gjinisë mashkullore, simbolizonte babain. Po ashtu, ‘yjet’, që në gjuhën arabe është emër mashkullor në numrin shumës, simbolizonin vëllezërit. 3. Një aspekt i rëndësishëm në shpjegimin e ëndrrës është edhe fakti që rënia në sexhde tregon nderim e respekt të madh për atë që i kushtohet. Nga ky detaj kuptohet se Jusufi ishte i nderuar dhe i respektuar nga prindërit dhe vëllezërit e tij, për shkak të diturisë, virtyteve dhe vlerave që kishte. Prandaj edhe pas tregimit të ëndrrës, Jakubi tha: "Kështu, Zoti yt të ka zgjedhur ty që të të mësojë shpjegimin e ëndrrave. Ai do ta plotësojë mirësinë e Vet ndaj teje dhe ndaj familjes së Jakubit, sikurse bëri më parë ndaj etërve të tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. Zoti yt është i Gjithëditur dhe i Urtë.”” 4. Le të shohim pak aspektet e rëndësishme të ëndrrës së dy djemve të burgut. I pari pa se po shtrydhte fruta për pije. Zakonisht, këtë gjë bën shërbëtori për zotërinë e vet. Kjo i dha Jusufit (a.s.) të kuptonte se si do të përfundonte çështja. Duke qenë se ai do ta bënte këtë për zotërinë e tij, nevojitej që ai së pari të nxirrej nga burgu. Tjetri pa në ëndërr se mbi kokën e tij mbante një bukë, nga e cila hanin disa shpendë. Në fakt, ‘buka’ ishte lëkura, mishi, sytë, truri etj., ushqimi i zogjve grabitqarë. Kjo tregonte se ai njeri do të vritej dhe pastaj do të lihej i shfaqur për shpendët, domethënë nuk do të varrosej pas vdekjes. 5. Rasti i tretë ishte ëndrra e Mbretit. Së pari, ai që pa ëndrrën ishte mbret, dhe dihet se lumturia e popullit është e lidhur ngushtë me çështjen e Mbretit. Nëse është e mirë gjendja e tij, do të thotë se do të jetë e mirë edhe gjendja e popullit. Kështu, ajo ëndërr kishte të bënte me të ardhmen dhe lumturinë e popullit. Nga ana tjetër, mirëqenia e popullit lidhet ngushtë me prodhimtarinë e atij vendi. Sa më të begatshme të jenë prodhimet, aq më e mirë është gjendja e popullit. Sa më të pakta prodhimet, aq më e dobët dhe e varfër është gjendja e popullit. Lopët përdoreshin për punimin dhe vaditjen e tokës. Nëse prodhimet e tokës janë të mira, lopët janë të shëndosha e, në të kundërt, ato janë të dobëta. Po kështu, kallinjtë e gjelbër plot fara tregojnë për një vit të mbarë, ndërsa të tharët tregojnë për një vit varfërie. Të gjitha këto të dhëna sollën atë shpjegim të hollësishëm dhe të saktë. 6. Mësim tjetër është se kjo histori është një tregues i mrekullueshëm për vërtetë sinë e profetësisë së Muhamedit . Ai e tregoi këtë histori në mënyrë të detajuar, ndërkohë që nuk kishte lexuar në librat e mëparshëm dhe nuk kishte studiuar për diçka tillë. Popul li i tij e kishte parë Profetin mëngjes e mbrëmje në mesin e tyre, dhe ishin të vetëdijshëm që ai nuk dinte shkrim e lexim. Megjithatë, Profeti ﷺe solli këtë histori kaq të gjatë, me detajet më të imëta, në harmoni të çuditshme me shpalljet e mëparshme. E si mund ta bënte ai diçka të tillë, kur nuk ishte mes tyre, sikurse thotë i Madhëruari: “Këto janë nga ato ngjarje të panjohura, që Ne po t’i shpallim ty. Ti nuk ishe pranë tyre kur ata vendosën për çështjen e tyre dhe kur thurën intrigat e tyre.” 7. Është detyrë largimi nga të gjitha rrugët që të çojnë në ligësi dhe fshehja e çdo gjëje që i frikësohesh se të dëmton nëse e nxjerr haptaz. Kështu e porositi Jakubi (a.s.) birin e tij të dashur: “Ai (babai) tha: “O biri im (i dashur)! Mos ua trego ëndrrën vëllezërve të tu, se ndoshta të bëjnë ndonjë dredhi. Shejtani është, vërtet armik i betuar për njeriun.” 8. Përkufizimi i përgojimit është: “Të thuash për një person diçka që ai nuk e pëlqen po ta dëgjojë.” Kjo, nëse ai vërtet e ka atë gjë që po ia përmend. Nëse nuk e ka, atëherë kjo quhet shpifje, që është gjynah edhe më i rëndë. Sidoqoftë, edhe përgojimi është gabim shumë i rëndë. Megjithatë, është e lejueshme që të thuash për dikë diçka që ai e urren, në rast se ke për qëllim këshillimin e një personi tjetër për t’u ruajtur nga e keqja e të parit. Kjo përftohet nga ajeti i sipërcituar, ku Jakubi (a.s.) këshillon dhe porosit Jusufin që të ruhet nga dredhitë e vëllezërve të tij. 9. Mirësitë e Allahut të Madhëruar mbi një person konsiderohen të tilla edhe për familjen dhe miqtë e tij. Madje, edhe ata mund të përfshihen në mirësinë e Allahut, për shkak të gradës së tij. Këtë e konstatoi edhe Jakubi (a.s.), kur tha: “Kështu, Zoti yt të ka zgjedhur ty që të të mësojë shpjegimin e ëndrrave. Ai do ta plotësojë mirësinë e Vet ndaj teje dhe ndaj familjes së Jakubit, sikurse bëri më parë ndaj etërve të tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. Zoti yt është i Gjithëditur dhe i Urtë.”. Dhe vërtet, kur i Madhërishmi e plotësoi mirësinë e Vet ndaj Jusufit, edhe për familjen e farefisin e tij zbriti begatia, lumturia, gëzimi dhe krenaria. E kjo ndodhi për shkak të Jusufit. 10. Mbajtja e drejtësisë është një detyrë e domosdoshme në të gjitha çështjet e jetës, qoftë në marrëdhëniet e pushtetarit me ata që ka nën vete, qoftë në të gjitha rastet e tjera. Edhe prindi duhet të jetë i drejtë me fëmijët e tij, në drejtim të dashurisë dhe trajtimit të tyre. Çdo cenim në këto aspekte sjell probleme të rënda. Kur Jakubi shfaqi një preferencë më të madhe për Jusufin kundrejt fëmijëve të tjerë, atëherë ndodhën gjithë ato që ndodhën. Të gjitha erdhën si pasojë e reagimit të vëllezërve për dashurinë më të spikatur të babait të tyre për Jusufin. 11. Është detyrë përkujdesja e madhe për t’u ruajtur nga pasojat dhe fatkeqësitë që sjellin gjynahet. Asnjëherë të mos harrojmë se kryerja e një gjynahu sjell me vete edhe shumë gjynahe të tjera, madje shpesh të detyron të biesh në to. Kështu, edhe vëllezërit e Jusufit, kur vendosën për të ndarë atin nga i biri, filluan të thurnin lloj - lloj planesh dhe intrigash për ta realizuar atë qëllim. Pra të gjitha ishin gjynahe të njëpasnjëshme. Atyre iu desh të gënjenin disa herë, derisa sollën edhe këmishën e Jusufit me gjak të rrejshëm. Ata u shtirën kur shkuan në mbrëmje tek i ati duke qarë. Të mos harrojmë, gjithashtu, se gjatë kësaj kohe, për shkak të këtij mashtrimi, njerëzit u lodhën një kohë të gjatë duke kërkuar për Jusufin. Jo vetëm kaq, por edhe pas ngjarjes, sa herë që flitej për Jusufin, atyre u duhej të përsërisnin trillime për të mbuluar realitetin. I tillë është gjynahu: ligësi, që prodhon veçse ligësi pandërprerë, prandaj duhet të ruhesh prej tij që në momentin e parë, për të shpëtuar nga pasojat e tjera më të këqija. 12. E rëndësishme për njeriun është përfundimi i mirë, dhe jo fillimi i keq. Bijtë e Jakubit gabuan në fillim, gjë kjo shumë e qortueshme për nivelin e tyre. Por më pas u penduan sinqerisht, duke marrë edhe falje të plotë nga Jusufi dhe babai, përveç lutjes për falje dhe mëshirë nga Zoti i Madhëruar. Pa dyshim, nëse njeriu arrin të falë për hakun e tij, atëherë dihet se Allahu i Madhëruar është më i Mëshirshmi i mëshiruesve. Për këtë arsye, mendimi më i saktë i dijetarëve është se edhe ata ishin profetë. Këtë e përforcon fjala e Allahut të Madhëruar në suren Bekare, kur flet për ‘ esbat-ët’, dhe dihet që “ el esbat ” ishin 12 djemtë e Jakubut (a.s.) dhe pasardhësit e tyre. Gjithashtu, diçka tregon edhe ëndrra e Jusufit, ku ata u shfaqën si yje të shndritshme. Yjet japin ndriçim dhe udhëzim, cilësi këto që i kanë profetët. Por edhe nëse nuk ishin profetë, ata ishin dijetarë, edukatorë dhe udhëzues në rrugën e drejtë. 13. Mirësitë e Allahut ndaj Jusufit ishin të shumta. Allahu e dalloi atë me dituri të thellë dhe butësi, mëshirë dhe falje të madhe. Ai e krijoi me një bukuri fizike të jashtëzakonshme, por i dhuroi edhe bukuri shpirtërore, duke e bërë me moral të lartë. Jusufi ishte një ftues i dashur dhe i përkushtuar i njerëzve në besimin e pastër në një Zot të vetëm dhe në të jetuarit sipas ligjit dhe fesë së Tij. Ishte ai që nxitoi t’u shprehte faljen e tij vëllezërve gabimtarë, ende pa ia kërkuar ata. Ajo ishte një falje e plotë, që kurrë nuk do t’ua përmendte më vonë dhe as do t’i qorto nte më. Jusufi ishte një bamirës i pashoq për prindërit, vëllezërit, fisin e tij dhe për njerëzit e tjerë. 14. Gjynahet dhe ligësitë nuk janë të gjitha të një grade. Disa janë më të lehta se disa të tjera. Pa dyshim, në një situatë përzgjedhjeje, gjynahu më i vogël dhe më pak i dëmshëm zgjidhet para atij që është më i rëndë. Kështu, kur vëllezërit e Jusufit ranë dakord që ose ta vrisnin, ose ta çonin në ndonjë vend të largët, njëri prej tyre tha: “Mos e vrisni Jusufin por, nëse doni të bëni diçka me të, hidheni në pus, që ta gjejë e ta marrë ndonjë karvan udhëtarësh.”. Sigurisht që ky vendim ishte më i lehti dhe më i miri mes të tjerëve. Kjo përzgjedhje i shpëtoi vëllezërit nga gjynahu i madh, vrasja. 15. Nëse diçka kalon nëpër duar të ndryshme, si një mall tregtie, dhe nuk ka ndonjë informacion të sigurt se është fituar jo në mënyrë të rregullt, nuk ka gjynah për atë që e ble atë pasuri, e tregton apo e shfrytëzon me mënyra të lejueshme. Vëllezërit e shitën Jusufin padrejtësisht, me një akt të padrejtë shitjeje. Pastaj karvani e shiti përsëri atë në Egjipt, ku qëndroi si shërbëtor tek zotëria i tij. Jusufi qëndroi e shërbeu tek zotëria i tij, i cili e trajtoi shumë mirë. Kështu, Allahu i Lartësuar e quajti këtë si një akt shitblerje të saktë, edhe pse fillimisht ishte i paligjshëm, por karvani dhe zotëria në Egjipt nuk dinin gjë për zanafillën e çështjes. 16. Këto ajete janë këshillë e fortë për të qenë shumë të kujdesshëm që të mos veçohemi me gjininë tjetër, sepse kjo mund të çojë në tundime shkatërruese. Gjithashtu, të ruajmë veten dhe ta frenojmë atë nga çdo lidhje dhe dashuri e dëmshme dhe e palejueshme. Gruas së Ministrit i ndodhi ajo sprovë, për shkak se ajo u veçua me Jusufin dhe ushqeu për të një dashuri të palejueshme dhe të dëmshme, si një grua e martuar qe ishte. Kështu, nën trysninë e vazhdueshme të kësaj sprove, ajo nuk reshti së ushqyeri këtë tërheqje të gabuar, derisa filloi ta tundonte Jusufin kundër dëshirës së tij. Pastaj e gjendur nën trysninë e turpit dhe gabimit të zbuluar, gënjeu kundër tij, gjë që solli burgimin e padrejtë të Jusufit. Të tilla janë ndikimet e përzierjes dhe veçimit të palejuar mes gjinive. 17. Animi që Jusufi pati drejt asaj gruaje, që pastaj e la për hir të Allahut, është nga ato vepra të mrekullueshme, me të cilat robi afrohet dhe ngrihet lart tek Allahu i Madhëruar. Animi drejt gjynahut është sprovë e provokuar nga nefsi, që është nxitës për ligësi e shfrenim. Madje, kjo është e natyrshme për shumicën e njerëzve. Por kur ky njeri i zgjedhur i vendosi përballë njëra tjetrës dy tërheqjet, diti të bëjë zgjedhjen e duhur. Ai i dha përparësi dashurisë për Allahun dhe frikërespektit për Të, kundrejt shfrenimit dhe plotësimit të dëshirave te pakontrolluara dhe të ndaluara nga Zoti. Kështu, Jusufi u bë nga ata për të cilët Allahu i Madhëruar thotë: "E për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet dhe e ka ndaluar veten prej lakmisë, Xheneti do të jetë vendi i tij.". Ai u bë, gjithashtu, njëri prej atyre shtatë kategorive që do të jenë nën hijen e Arshit të Allahut atë ditë kur nuk do të ketë hije tjetër veç hijes së Tij. Njëri prej tyre është një djalosh i ri, të cilin e ka ftuar për imoralitet një grua me autoritet dhe e bukur, por ai i thotë: "Unë i frikësohem Allahut". Ndërsa tërheqja e qortueshme është ajo që zgjat dhe njeriu ndien qetësi me të, e cila pastaj kthehet në dëshirë të fortë, që ndoshta kthehet edhe në vepër. 18. Atë që ka në zemër besim të rrënjosur thellë dhe tregohet i sinqertë me Allahun në të gjitha çështjet, Allahu i Madhëruar ka për ta ruajtur atë përmes dritës së imanit të tij dhe pastërtisë së sinqeritetit të tij. Ai do të jetë i ruajtur nga ligësitë dhe poshtërsitë dhe nga çdo rrugë që bëhet shkak për devijim e gabim. Ky është një nga shpërblimet e mrekullueshme të imanit dhe sinqeritetit me Zotin. Prandaj dhe Allahu i Madhëruar thotë: "Ajo e dëshiroi fort atë, aq sa edhe ai do ta kishte lakmuar atë, sikur të mos shihte provën e Zotit të vet. Kështu, Ne vendosëm që të largonim prej tij të keqen dhe poshtërsinë. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë të sinqertë." Duke qenë se Jusufi e mbajti të pastër sinqeritetin me Allahun, Allahu e ruajti atë nga rënia në gjynah dhe poshtërsi. 19. Njeriu duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe i vëmendshëm kur përballet me një situatë të ngarkuar me provokime për të rënë në gjynah. Në të tilla raste, ai e ka për detyrë që menjëherë të largohet. Vetëm kështu mund të ruhet nga gjynahet dhe kurthi i tyre. Kur gruaja e Ministrit ftoi Jusufin për poshtërsi në atë ambient të ngarkuar me faktorë joshës, ai nxitoi të largohej, duke shprehur dobësinë për t’u përballur me atë fitne dhe për të qenë sa më i ruajtur prej saj. 20. Për të vërtetuar saktësinë apo pasaktësinë e pretendimeve, lejohet të merren në konsideratë shenjat dhe provat logjike të çështjes, nëse nuk ka fakte të qarta. Kështu, në çështjen e Jusufit, gjykatësi, që ishte nga familja e gruas, u mbështet në prova logjike ( karain). Ai gjykoi se Jusufi thoshte të vërtetën, ndërsa gruaja ishte fajtore, duke marrë si provë këmishën e Jusufit, e cila ishte grisur nga pas dhe jo nga para, sikurse mund t’i ndodhte një përdhunuesi. Ai gjykoi se ishte ajo që e kishte dëshiruar Jusufin dhe ndjekur atë deri te porta, duke i grisur dhe këmishën nga prapa, pas rezistencës së tij. Bashkëshorti, por dhe familja e saj, e pranuan këtë gjykim si të drejtë. Madje, ai i kërkoi gruas të kërkonte falje e të pendohej për gabimin dhe kurthin e saj. Edhe Allahu i Lartësuar e solli këtë histori, duke e miratuar gjykimin në fjalë. Për këto arsye, lejohet marrja e këtij gjykimi si precedent dhe pranimi i tij si i drejtë. Po kështu, merret në konsideratë edhe gjykimi i fizionomistëve, në mungesë të provave dhe mundësive të tjera të gjykimit. 21. Për lejueshmërinë e marrjes për bazë të provave logjike tregojnë edhe raste të tjera. Për shembull, po në historinë e Jusufit, gjetja e tasit të Mbretit në barrën e Beniaminit, u konsiderua si e mjaftueshme për të gjykuar, pa qenë e nevojshme të sillej ndonjë dëshmi, fakt apo të pranohej krimi. Kështu, në raste të tjera, nëse sendi i vjedhur gjendet në dorë të një personi, sidomos nëse njihet për hajdut, kjo do të mjaftonte për të gjykuar për vjedhje. Kapja në flagrancë është më e fortë sesa dëshmia. 22. Po kështu, nëse një burrë gjendet duke vjellë pije dehëse, sigurisht që mbi të zbatohet dënimi për konsumimin e pijeve dehëse, nëse nuk ka ndonjë faktor tjetër ligjor që pengon nga një gjykim i tillë. Po ta vëresh me kujdes, Allahu i Madhëruar e ka quajtur ‘ shahid’ (dëshmitar) atë që gjykoi për pastërtinë e Jusufit, a thua se ai e pa me sy atë që ndodhi. Përfundimisht, gjykimi përmes shenjave dhe provave logjike konsiderohet pothuajse si një dëshmi, prandaj merret për bazë. 63 23. Në këtë sure del qartë bukuria e rrallë dhe e pashembullt e Jusufit. Bukuria e tij ishte e jashtme dhe e brendshme. Për bukurinë e jashtme mjafton të kujtojmë ndikimin aq të fuqishëm të tij në zemrën e gruas së Ministrit, por edhe të grave të qytetit, të cilat, pasi e panë, prenë duart e tyre pa e ndier fare, dhe thanë: “Allahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri. Ky duhet të jetë ndonjë melek fisnik.”. Ndërsa për bukurinë morale dhe shpirtërore të Jusufit, mjafton të shohim ndershmërinë dhe dëlirësinë e tij përballë sprovës në kushtet me të pabesueshme. Kjo duket qartë në dëshminë e vetë gruas së Ministrit, kur tha: “Unë u përpoqa ta tundoja atë, po ai u përmbajt fort." Madje edhe më pas, në dëshminë para Mbretit, ajo tha: “Tani do të dalë në shesh e vërteta! Isha unë ajo që ngulmova ta tundoj atë, kundër dëshirës së tij. Ai është vërtet njeri i drejtë!”. Ndërsa gratë e qytetit, duke dëshmuar për Jusufin, thanë: “Zoti na ruajt! Nuk dimë që ai të ketë bërë ndonjë të keqe.”. 24. Jusufi preferoi burgun kundrejt poshtërsisë dhe gjynahut. I tillë duhet të jetë besimtari kur sprovohet për të zgjedhur mes dy gjërave: ose zhytje në gjynahe, ose ndëshkim të dynjasë. Ai duhet të zgjedhë durimin e ndëshkimit të përkohshëm dhe kurrë poshtërsinë, e cila sjell ndëshkimin e ashpër të dynjasë dhe të ahiretit. Prandaj ndër shenjat më të spikatura të imanit është edhe që njeriu të urrejë të kthehet në mosbesim pasi Allahu e ka shpëtuar prej tij, ashtu sikurse e urren të hidhet në zjarr. 25. Besimtari duhet t’i drejtohet dhe mbështetet tërësisht Allahut dhe të këkojë strehim vetëm tek Ai, në momentet e përballjes me fitnet. Ai nuk duhet të ketë shpresë te forcat dhe aftësitë e veta, por t’i dorëzohet tërësisht Allahut, duke i kërkuar forcë e shpëtim veçse Atij. Mendo me kujdes në fjalën e Jusufit: "Nëse Ti nuk e largon kurthin e tyre prej meje, unë mund të prirem drejt tyre e të hyj në rradhën e të paditurve”. 26. Dituria dhe urtësia e udhëzojnë njeriun drejt mirësisë dhe e ndalojnë nga ligësia. E kundërta ndodh me injorancën dhe shfrenimin. Ato e nxisin njeriun në përmbushjen e epshit dhe dëshirave, edhe pse mund të jenë shkatërruese për të. 27. Njeriu, ashtu sikurse e ka detyrë adhurimin e Allahut të Madhëruar në kohë begatie e mirësie, po ashtu e ka detyrë që ta adhurojë Atë në kohë vështirësie dhe sprove. Jusufi vazhdoi të jetë një ftues në rrugën e Zotit si jashtë burgut, ashtu edhe pasi hyri në burg. Ai i ftoi dy djemtë në burg në teuhidin e pastër dhe nënshtrimin ndaj një Zoti të vetëm. Nga ana tjetër, ai i ndaloi ata nga idhujtaria e çdo forme. Me zgjuarsinë dhe urtësinë e tij, kur vërejti se ata e respektonin dhe e shihnin si një njeri të mirë, Jusufi e përdori për mirë këtë situatë, duke i ftuar ata në adhurimin e Allahut të Lartësuar. Ata i kërkuan që të interpretonte ëndrrat e tyre, duke bërë të kuptohej se ia dëgjonin fjalën. Atëherë, Jusufi e shfrytëzoi për mirë këtë rast, prandaj para se t’u shpjegonte ëndrrat, i ftoi me butësi dhe urtësi në adhurimin e Allahut të Lartësuar si Një të vetëm. Ai zgjodhi mënyrën më të mirë, që ftesa e tij të ishte sa më dobiprurëse dhe e pranueshme. Fillimisht, Jusufi (a.s.) u sqaroi se dituria dhe aftësia e madhe që kishte, për të cilat ata e respektonin, kishte një shkak dhe ai ishte besimi i pastër e i saktë tek Allahu i vetëm, ishte distancimi nga adhurimet dhe besimet e devijuara të njerëzve, të cilët nuk e besojnë siç duhet Allahun dhe nuk besojnë në Ditën e Ringjalljes dhe Llogarisë së drejtë para Allahut. Kjo thirrje u bë përmes veprave dhe gjendjes së tij. Pastaj Jusufi (a.s.) i ftoi ata edhe me fjalë, duke u qartësuar atyrë teuhidin dhe argumentet rreth tij. 28. Është detyrë që në një çështje të fillohet me atë që është më e rëndësishme, pastaj me të tjerat poshtë saj. Kështu, nëse një myfti pyetet nga dikush për një çështje të caktuar, ndërkohë që ai ka nevojë për një çështje tjetër shumë më të rendësishme, urtësia e kërkon që myftiu të fillojë me më të rëndësishmen dhe pastaj me çështjen që pyetet. Kjo mënyrë është treguese e urtësisë, zgjuarsisë dhe dashamirësisë së dijetarit me atë që pyet. Kur Jusufi u pyet nga dy djemtë e burgut rreth shpjegimit të ëndrrës, ai nuk nxitoi t’u përgjigjej menjëherë, por me dashamirësi, mëshirë dhe ngrohtësi, u mësoi atë që ishte shumë më e dobishme për ta: teuhidin e pastër dhe përkushtimin ndaj Allahut të Madhëruar në adhurim, si Një dhe i vetëm. 29. Ai që ndodhet në vështirësi nuk bën gabim nëse kërkon ndihmë nga dikush që e ka mundësinë për ta ndihmuar vetë ose për të njoftuar të tjerët rreth gjendjes së tij. Kjo nuk konsiderohet si ankesë tek krijesat. Është e vërtetë që të gjitha ankesat ne ia parashtrojmë Allahut të Madhëruar, por në disa çështje është e natyrshme dhe e zakonshme që njerëzit të ndihmojnë njëri - tjetrin. Prandaj edhe Jusufi (a.s.) i tha djalit që mendonte se do të shpëtonte: “Më kujto te zotëria yt!”. 30. Është detyrë shumë e rëndësishme për mësuesin që të jetë tërësisht i sinqertë në mësimin e së mirës, duke mos synuar me të asgjë tjetër veç kënaqësisë së Allahut të Lartësuar. Ai nuk duhet ta shohë mësimdhënien si mjet për të përfituar pasuri, famë e të tjera. Dijetari nuk duhet të heqë dorë nga mësimi dhe përhapja e të mirës nëse dikush nuk përmbush ndonjë kërkesë të tij. Jusufi e porositi djaloshin që shpëtoi nga burgu që ta përmendte tek zotëria i tij, por ai e harroi këtë porosi. Më pas, kur patën nevojë për Jusufin dhe diturinë e tij, njerëzit dërguan tek ai po atë djalosh për t’i kërkuar shpjegim për çështjen e tyre. Megjithatë, Jusufi nuk e qortoi atë dhe as mbajti qëndrim ndaj atij djaloshi për harresën e tij, por iu përgjigj me një përgjigje të plotë për pyetjen e tij. 31. Mësuesi duhet që jo vetëm t’u kthejë përgjigje direkte pyetjeve, por të tregojë edhe mënyrat më të mira të realizimit të tyre, sepse kjo shpreh dashamirësinë dhe urtësinë e tij. Kështu, Jusufi nuk u mjaftua thjesht me shpjegimin e ëndrrës së Mbretit, por i udhëzoi njerëzit se si duhet të vepronin gjatë atyre viteve. 32. Nuk është aspak e qortueshme që njeriu të përpiqet për të larguar akuzat e padrejta nga vetja dhe për të pastruar figurën e tij, madje kjo është diçka e vlerësueshme dhe e mirë. Jusufi nuk pranoi të linte burgun, derisa të dilte në pah pafajësia e tij. 33. Dituria është mirësia më e madhe për njeriun. Dituria rreth ligjit të Zotit dhe gjykimit të Tij, dituria e shpjegimit të ëndrave, dituria e administrimit dhe edukimit, janë nga mirësitë më të mëdha që i jepen njeriut. Dituria është tregues i bukurisë së brendshme të njeriut dhe është shumë herë më e vlefshme se bukuria e jashtme, qoftë edhe kur bëhet fjalë për bukurinë e Jusufit. Për shkak të bukurisë së jashtme, profeti Jusuf u burgos dhe kaloi një mori sprovash të tjera, ndërsa për shkak të diturisë, ai u nderua dhe u ngrit në pozitë të lartë që në këtë botë. Çdo mirësi në këtë dynja vjen për shkak të diturisë dhe fryteve të saj. 34. Dituria e shpjegimit të ëndrrave është pjesë e Sheriatit, prandaj njeriu shpërblehet për studimin dhe përhapjen e saj. Shpjegimi i ëndrrave është në nivelin e dhënies së fetvave, ashtu sikurse e quajti Jusufi kur tha: "Kështu është përcaktuar çështja për të cilën kërkuat shpjegim ( fetva).". Edhe Mbreti, kur kërkoi shpjegimin e ëndrrës, tha: “Më jepni fetva (shpjegim) rreth ëndrrës sime!". Kur iu drejtuan Jusufit për t’u shpjeguar ëndrrën e Mbretit, njerëzit i thanë: “Na jep fetva (shpjegim e përgjigje) rreth shtatë lopëve... .". Siç shihet, në të gjitha këto raste është përdorur termi "fetva". Kjo të thotë që është e ndaluar të flasësh në këtë fushë pa pasur diturinë përkatëse. 35. Nuk është e gabuar që njeriu të shprehë haptazi cilësitë e tij të mira në drejtim të diturisë dhe korrektësisë në punë, nëse kjo ka dobi dhe nëse nuk është për qëllim mburrja e shtirja. Sigurisht, është e palejueshme që njeriu të shtiret si i ditur dhe i aftë, kur nuk është i tillë. Jusufi i tha Mbretit: “Më cakto mua si përgjegjës të depove të vendit! Unë të ofroj besnikërinë dhe diturinë time.”. Gjithashtu, kjo tregon se sipërmarrja e çështjeve është e lejueshme, nëse njeriu merr të gjitha masat për të plotësuar të drejtat dhe përgjegjësitë ndaj Allahut të Madhëruar dhe ndaj njerëzve. Nuk është gabim ta kërkosh postin nëse je më i aftë dhe më i denjë se të tjerët për të. E qortueshme është ta kërkosh atë nëse nuk je i aftë ose kur është dikush tjetër më i aftë se ti, apo kur nuk synon me të plotësimin e urdhrave të Zotit. 36. Bamirësia dhe bujaria e Allahut të Lartësuar është e gjerë dhe e paanë. Ai tregohet bamirës me robërit e Tij duke u dhuruar mirësi të kësaj dynjaje dhe të ahiretit. Përfitimin e mirësive të ahiretit e bëjnë të mundur dy shkaqe: besimi i pastër dhe devotshmëria. Pa dyshim, mirësitë e ahiretit janë shumë më të çmuara sesa të gjitha mirësitë e dynjasë. Njeriu duhet ta ushqejë veten e vet vazhdimisht me mall e dashuri për shpërblimin e Zotit dhe mirësitë që Ai premton. Ai nuk duhet ta lërë vetveten të trishtohet dhe plogështohet kur sheh njerëzit e kësaj bote të vrapojnë të hutuar pas stolive mashtruese dhe të përkohshme të dynjasë. Nëse e sheh se je i pafuqishëm dhe nuk i arrin dot stolitë e kësaj bote, ngushëlloje veten me shpërblimet e pafund të Allahut të Madhëruar në ahiret! Premtimi dhe mirësitë e Allahut të Lartësuar janë madhështore dhe të pakrahasueshme. Kujtoje gjithmonë fjalën e Tij kur thotë: "S’ka dyshim se jeta e ardhshme është shumë më e mirë për ata të cilët ishin të devotshëm. A nuk po logjikoni, atëherë?” 37. Kufizimi dhe shkurtimi i shpenzimeve për të magazinuar dhe ruajtur të mirat materiale, si mënyrë për të bërë ekonomi të dobishme, pa u shkaktuar dëmtime njerëzve, është e lejueshme dhe diçka e mirë. Jusufi urdhëroi për grumbullimin dhe magazinimin e bazës ushqimore gjatë viteve me prodhim të lartë, për t’u gatitur për vitet e vështira dhe me prodhim të pakët. Kjo lloj parapërgatitje nuk bie aspak ndesh me mbështetjen tek Allahu i Lartësuar. Është e vërtetë që besimtari i mbështetet Allahut të Madhëruar dhe vetëm tek Ai i mban shpresat, por kjo bëhet pasi t’i kesh marrë të gjitha masat për të përfituar nga mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit. Të pretendosh se i mbështetesh Zotit pa i përmbushur detyrimet dhe pa përkushtim, është diçka e gabuar. 38. Në këtë sure del në pah aftësia e mrekullueshme e Jusufit për të administruar drejt dhe me mençuri ekonominë dhe pasurinë e vendit. Prej këtij menaxhimi të mirë u shtuan pasuritë e mbretërisë aq shumë, saqë njerëzia filluan të shkonin në Misir nga të katër anët, për të marrë furnizime e ndihma ushqimore. Si pjesë e menaxhimit të drejtë të kësaj pasurie ishte edhe fakti që Jusufi nuk i jepte askujt prej të ardhurve më shumë sesa barra e një deveje. 39. Mikpritja është një virtyt i mrekullueshëm dhe traditë e të gjithë profetëve të Zotit. Nderimi dhe respekti i mikut është vepër shumë e shpërblyeshme. I tillë ishte edhe Jusufi. Ai u tha vëllezërve: “A nuk e shikoni se unë jua jap ngarkesën të plotë dhe ju pres mirë?”. 40. Mendimi i keq për dikë, i bazuar në shenja dhe fakte reale, nuk është diçka e ndaluar dhe as e padrejtë. Kështu, kur djemtë i kërkuan që ta lejonte Beniaminin të shkonte me ta, Jakubi u tha: “A t’jua besoj juve (Beniaminin), sikurse bëra më parë me vëllain e tij (Jusufin)?!” Gjithashtu, kur ata nuk ia kthyen Jusufin në mbrëmje, pasi i kishin kërkuar me këmbëngulje në fillim që ta lejonte të shkonte me ta, u tha: “Jo. Nuk është kështu, por ju keni sajuar diçka mes jush. ". Në rastin e fundit, ai nuk bëri aspak padrejtësi, edhe pse ata nuk ishin fajtorë, por shkaku ishin ndodhitë e mëparshme. 41. Jakubi i këshilloi djemtë e tij duke u thënë: “Ai tha: “O bijtë e mi! Mos hyni atje nga e njëjta portë, por nga porta të ndryshme. Por (me këshillën time), unë nuk mund të shmang prej jush asgjë prej caktimit të Allahut. I gjithë pushteti i përket vetëm Allahut. Unë vetëm Atij i mbështetem dhe vetëm Atij le t’i mbështeten besimtarët.” Kjo tregon se marrja e masave mbrojtëse dhe ndjekja e rrugëve të lejuara që të ruajnë nga smira dhe mësyshi apo që të kurojnë dhe shërbejnë për t’u shëruar nga ato, lejohen dhe nuk bien ndesh me besimin në kaderin e Zotit të Lartësuar. Çdo gjë ndodh veçse me caktimin e Zotit, por duhet kuptuar mirë se edhe sebepet janë prej caktimit të Zotit. Prandaj Jakubi i porositi djemtë e tij të ishin të kujdesshëm. 42. Lejohet përdorimi i planeve dhe intrigave për të arritur të drejtat legjitime. Dituria dhe aftësia rreth këtyre rrugëve të fshehta që të çojnë në realizimin e qëllimeve të drejta, janë të lëvdueshme. I ndaluar është përdorimi i intrigave për të kryer harame ose për të mos plotësuar detyrime dhe përgjegjësi të drejta. 43. Dikush që dëshiron t’i shmanget vëzhgimit të të tjerëve dhe kërkon të mbulojë qëllimet e veta nga ata, nuk ka nevojë që të gënjejë, por mund të përdorë atë që quhet " mearid" - domethënë, lojë fjalësh dhe veprimesh që të japin të kuptosh dika tjetër nga ajo që ke për qëllim. Kjo mënyrë e zgjuar e ruan besimtarin nga gënjeshtra dhe e shpëton nga situata vërtet të ngushta, pa rënë në gjynahun e gënjeshtrës. Kështu veproi Jusufi kur vendosi kupën në ngarkesën e të vëllait, duke dhënë të kuptohej se ai ishte vjedhës. Ai kurrsesi nuk e tha shprehimisht se Beniamini ishte vjedhës, por kjo kuptohej nga gjetja e sendit të vjedhur në kafshën e tij. Madje, edhe në të shprehur ai u tregua shumë i kujdesshëm, kur tha: “Allahu na ruajtë! E si të marrim dikë tjetër dhe jo atë tek i cili u gjet sendi ynë?! Ne atëherë do të bënim padrejtësi.” Pra, Jusufi nuk tha: "...atë që vodhi sendin tonë". Gjithashtu, ai nuk tha: "Ne e gjetëm sendin e vjedhur në ngarkesën e tij", por përdori fjalë të përgjithshme, që përfshinin rastin e të vëllait dhe të të tjerëve. Kjo është një mënyrë e zgjuar për të arritur në një qëllim të lejuar. Aty po supozohej se kishin të bënin me një vjedhës, për të arritur që Beniamini të qëndronte tek Jusufi (a.s.) . Ky supozim u hoq menjëherë nga Beniamini menjëherë pasi Jusufi ia shpjegoi atij situatën, dhe kështu ai u qetësua. 44. Njeriut i lejohet të dëshmojë për diçka veç nëse ka dije të sigurt për të, ose ka qenë vetë dëshmitar, ose përmes lajmit të dikujt që është i besueshëm. Prandaj edhe vëllezërit e Jusufit thanë: "Ne dëshmojmë vetëm për atë që dimë. " 45. Kjo sure na tregon imtësisht sprovën e madhe që Allahu i Madhëruar bëri për të dashurin d he të zgjedhurin e Tij, Jakubin . Me urtësinë e Tij të pakufishme Allahu i Madhëruar përcaktoi që Jakubi të ndahej nga djali i tij i dashur, për të cilin ai nuk mund të duronte asnjë çast të shkurtër pa e parë dhe pasur pranë vetes. Kjo ndarje do të ishte shumë e gjatë, jo më pak se 15 vjet. Gjatë gjithë kësaj kohe, trishtimi dhe dhimbja nuk iu ndanë për asnjë çast, aq sa më në fund iu zbardhën sytë e u verbua nga trishtimi dhe dhimbja e madhe. Dhimbja u bë edhe më e madhe kur Jakubi u nda edhe nga djali tjetër, Beniamini. Me gjithë këtë dhimbje, ai përsëri bënte durim dhe llogariste shpërblimin e Allahut të Madhëruar. Ai ia vuri detyrë vetes që të bënte një durim të mirë dhe, pa dyshim, që e plotësoi këtë premtim në formën më të mirë. Është e vërtetë që Jakubi tha: “Unë hidhërimin tim ia parashtroj vetëm Allahut. Unë di për Allahun atë që nuk e dini ju.”. Por ankesa dhe paraqitja e hidhërimit tek Allahu i Madhëruar nuk bie ndesh me durimin. Ajo që bie ndesh është ankesa drejtuar krijesave. 46. Çlirimi vjen pas vështirësive dhe dëshpërimit. Dhimbja e Jakubit zgjati vërtet shumë, deri në skaj. Më pas, të gjithë familjen e tij e përfshinë vështirësitë dhe vuajtjet, por pikërisht në këtë kohë Allahu i Madhëruar zbriti lehtësimin dhe çlirimin. E gjithë familja u bashkua pikërisht në kohët më të vështira dhe më të nevojshme për bashkimin, duke u plotësuar në këtë mënyrë shpërblimi i vepërmirëve dhe pastrimi nga gjynahet i të penduarve sinqerisht. Nga kjo kuptohet se Allahu i Madhëruar i sprovon të dashurit e Tij me kohë vështirësie dhe begatie, në kohë ngushtie dhe lehtësie, duke nxjerrë në pah durimin dhe mirënjohjen e tyre. Kështu u shtohet e u forcohet atyre imani, siguria dhe dituria rreth Zotit. 47. Lejohet që njeriu të tregojë ose të shprehë sëmundjen, varfërinë apo çështje të ngjashme, por jo me tone ankese apo me shprehje zemërimi ndaj caktimit të Allahut të Madhëruar. Vëllezërit e Jusufit thanë: “O zotëri! Ne dhe familjen tonë na ka goditur skamje e rëndë, prandaj kemi ardhur me pak mall (për shkëmbim) . Na e jep të plotë ngarkesën dhe na dhuro diçka më shumë! Allahu i shpërblen ata që dhurojnë”. 48. Dobia e madhe e devotshmërisë dhe durimit. Çdo mirësi e dynjasë dhe e ahiretit është rrjedhojë e devotshmërisë dhe durimit. Përfundimi i të devotshmëve durimtarë është përfundimi më i bukur dhe i mirë. Allahu i Madhëruar vendosi në gojën e Jusufit këto fjalë: "Allahu na dhuroi mirësi. Me të vërtetë, ai që e ka frikë Allahun dhe bën durim, të jetë i sigurt se Allahu kurrë nuk ua humb shpërblimin punëmirëve.”. Çdokush që Allahu i Madhëruar e ka nderuar duke i dhuruar mirësi e çlirim pas vështirësisë, sëmundjes, varfërisë e sprovave, duhet të shprehë mirënjohjen ndaj Tij për këto mirësi. Ai duhet të vazhdojë të kujtojë gjithmonë gjendjen e tij të hershme mes fatkeqësisë dhe vuajtjeve, që kjo të prodhojë mirënjohje sa herë që e kujton. Për këtë tregon edhe fjala e Jusufit kur thotë: "Ai më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut dhe ju solli ju të gjithëve këtu nga shkretëtira, edhe pasi shejtani pati futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mi. Zoti im është i butë dhe i mëshirshëm me atë që do. Ai është, vërtet i Gjithëdituri dhe i Urti." 49. Kjo sure tregon mirësinë e madhe të Allahut të Madhëruar ndaj Jusufit (a.s.). I Lartësuari u kujdes për të përgjatë gjithë atyre sprovave dhe periudhave të vështira, të cilat vetë i kishte përcaktuar që të binin mbi Jusufin. Qëllimi ishte për ta ngritur atë në gradat më të larta dhe për t’i dhuruar shpërblimet më të mrekullueshme. 50. Besimtari duhet që vazhdimisht të shprehë nevojën dhe varfërinë e tij para Allahut të Madhëruar, për t’i forcuar besimin dhe për t’i dhuruar qëndrueshmëri në rrugën e tij. Por, nga ana tjetër, ai duhet të përpiqet me të gjitha rrugët e caktuara nga Zoti për të bërë çdo vepër që mundëson forcimin e imanit dhe qëndrueshmërinë në besim. 51. Njeriu duhet ta lusë gjithmonë Allahun që t’i mundësojë një mbyllje të mirë, ashtu sikurse tha Jusufi: "Zoti im! Ti më dhurove mua pushtet dhe më mësove komentimin e ëndrrave. O Krijues i qiejve dhe i tokës! Ti je Kujdestari im në dynja e në ahiret. Më bëj të vdes si musliman dhe më bashko me të mirët!”. Këto ishin disa dobitë dhe mësimet e nxjerra nga kjo histori e begatshme, që Allahu i Madhëruar na i lehtësoi dhe mundësoi. Nuk ka dyshim se çdokush që mediton dhe përsiatet thellë në të, ka për të nxjerrë edhe shumë mësime të tjera. E lusim Allahun e Madhëruar të na dhurojë dije të dobishme dhe vepra të sinqerta dhe të pranuara tek Ai! Ai vërtet është Bamirës dhe Bujar! Këtu përfundon edhe surja e Jusufit, të atit dhe vëllezërve të tij, - paqja dhe bekimet e Allahut të Madhëruar qofshin mbi ta! Lavdia e plotë i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve!

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:43–12:49 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… një pakice, që do ta përdorni për ushqim. - Prodhimin e shtatë viteve magazinojeni, duke e lënë atë në kalli, që të rezistojë e ruhet për një kohë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Mbreti (i Egjiptit) tha: “Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme, që haheshin nga shtatë lopë të dobëta, si dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë. Ma shpjegoni, o ju pari, ëndrrën time, nëse dini t'i shpjegoni ëndrrat!” - Allahu i Lartësuar bëri shkak një ëndërr që pa mbreti, për të nxjerrë Jusufin nga burgu, për ta nderuar dhe për ta bërë atë krenar e ngadhënjimtar. Mbreti pa një ëndër të habitshme, dhe për këtë arsye ai mblodhi priftërinjtë, parinë e vendit dhe ministrat e vet, për shpjegimin e saj. Megjithatë, askush prej tyre nuk mundi ta interpretonte. Ata u justifikuan para tij, duke i thënë: - Ata thanë: “Janë ëndrra të përziera. - Domethënë, janë ëndrra të ngatërruara. - Ne nuk dimë t'i shpjegojmë ëndrrat. - Edhe sikur të ishin ëndrra të qarta e të sakta, ne nuk jemi në gjendje të shpjegojmë ëndrrat! - Por ai që ishte liruar prej atyre të dyve (që kishin qenë në burg) u kujtua pas një kohe dhe tha: “Do t’jua tregoj unë kuptimin e saj. Më lejoni të shkoj (te Jusufi)!” - Ky ishte djaloshi, të cilin Jusufi e kishte porositur për ta kujtuar tek mbreti, por që kishte harruar. Kur ai dëgjoi për këtë çështje, edhe pse kishte kaluar një kohë e gjatë, u kujtua dhe tha: “Do t’jua tregoj unë kuptimin e saj. Më lejoni të shkoj (te Jusufi)!” Dhe kështu, e çuan tek Jusufi, në burg. - O Jusuf (tha ai)! O njeri i sinqertë! Si e shpjegon (ëndrrën) që shtatë lopë të majme haheshin nga shtatë lopë të dobëta dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë? Ndoshta kur të kthehem te njerëzit, ata do të kuptojnë.” - Edhe pse djaloshi e kishte harruar Jusufin dhe porosinë e tij, për ta përmendur tek mbreti, sërish Jusufi ia tregoi kuptimin e ëndrrës, pa e qortuar aspak për harresën e tij. Madje, jo vetëm që i shpjegoi ëndrrën, por edhe e udhëzoi se si duhet të vepronte. Ai tha: - Ai (Jusufi) tha: “Mbillni shtatë vjet rresht! - Domethënë, për shtatë vjet rresht keni për të patur shi të bollshëm. Kështu, ai shpjegoi se qetë në ëndërr simbolizonin vitet, sepse qetë punojnë tokën, nga e cila njerëzit nxjerrin bereqetin e të lashtat. Pastaj i udhëzoi se si duhet të vepronin gjatë këtyre viteve të begatshme me prodhimin e marrë. Ai tha: - Prodhimin e korrur lëreni në kallinj, përveç një pakice, që do ta përdorni për ushqim. - Prodhimin e shtatë viteve magazinojeni, duke e lënë atë në kalli, që të rezistojë e ruhet për një kohë të gjatë. Në këtë mënyrë, ai do të jetë më i mbrojtur nga faktorët që e prishin. Nga kjo sasi përdorni vetëm një pjesë të vogël, për ushqimin tuaj të domosdoshëm. Mos e teproni me të, sepse do t’ju nevojitet në periudhën e krizës, në shtatë vitet e thatësirës, që do të vijë më pas. - Pastaj do të vijnë shtatë vite shumë të vështira, kur do të harxhoni ato që keni ruajtur, përveç një sasie të vogël të asaj që do të ruani. - Në ëndërr, kjo simbolizohej nga lopët e dobëta, të cilat hanin lopët e shëndosha. Kështu, gjatë viteve të skamjes do të konsumoheshin ato që ishin mbledhur e ruajtur në vitet e begatisë. Kallinjtë e tharë simbolizonin thatësirën dhe prodhimin e pakët në shtatët vitet e vështira. Gjatë këtyre viteve, edhe pse njerëzit do të mbillnin, nuk kishin për të marrë prodhim. Për këtë arsye, ai tha: “... kur do të harxhoni ato që keni ruajtur, përveç një sasie të vogël të asaj që do të ruani.” Më tej, pas shtatë viteve krizë, do të vinte një vit i begatshëm, me shira të bollshëm e të begatë. Atëherë njerëzit do të pasuroheshin me prodhimet dhe të vjelat, sikurse ishin mësuar në kohë begatie. Edhe prodhimi blegtoral do të ishte me bollëk. - Më pas do të vijë një vit plot begati për njerëzit dhe plot të vjela.”.

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:43–12:49 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… të vendit. - “Mbreti (i Egjiptit) tha: “Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme, që haheshin nga shtatë lopë të dobëta, si dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Kur Allahu i Lartësuar deshi që ta nxirrte Jusufin nga burgu, bëri që Mbreti i atij vendi të shihte një ëndërr të çuditshme, shpjegimi i së cilës do të ishte mirësi për të gjithë popullin. I vetmi që do ta shpjegonte atë ëndërr ishte Jusufi (a.s), duke nxjerrë në pah diturinë dhe vlerën e lartë të tij. Kështu, ai do të nderohej në të dyja jetët. Që kjo gjë të realizohej plotësisht, Allahu i Lartësuar bëri që këtë ëndërr ta shikonte pikërisht Mbreti, që kontrollon të gjitha çështjet e popullit të tij. Kështu, Mbreti pa një ëndërr të çuditshme, e cila i trazoi shpirtin, prandaj ai mblodhi të gjithë dijetarët dhe njerëzit e mençur të vendit. - “Mbreti (i Egjiptit) tha: “Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme, që haheshin nga shtatë lopë të dobëta, si dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë.”” - Ishte shumë e çuditshme që shtatë lopë të dobëta të hanë shtatë lopë të shëndosha dhe të forta. Gjithashtu pa dhe shtatë kallinj të gjelbër e të tjerë të tharë . Pastaj iu drejtua dijetarëve që i kishte mbledhur dhe u thotë: - “Ma shpjegoni, o ju pari, ëndrrën time, nëse dini t'i shpjegoni ëndrrat!” - Ma shpjegoni këtë ëndërr, që duhet të ketë veç një kuptim, dhe të gjithë ju duhet ta dini këtë kuptim. Por ata thanë: - “Ata thanë: “Janë ëndrra të përziera. Ne nuk dimë t'i shpjegojmë ëndrra të tilla”.”. - Domethënë: janë thjesht ëndrra pa rëndësi, që nuk kanë ndonjë shpjegim. Sigurisht, kjo erdhi nga padituria e tyre dhe ishte, në njëfarë mënyre, e dhe justifikim. Pastaj thanë: “ ne nuk dimë të komentojmë ëndrra të tilla”. Pra, ne mund të interpretojmë ëndrrat e vërteta, ndërsa për sa u përket “ aĥlâmeve” - trazimeve të shejtanit ose ëndrrave të cilat vijnë nga vetvetja, - ne nuk i shpjegojmë dot ato. Kësisoj, ata bënë dy gjëra njëherësh: e para, treguan paditurinë e tyre dhe tjetra ishte këmbëngulja në përgjigjen e tyre të gabuar. Ata nuk gjykuan drejt kur thanë se ishin: “ëndrra të përziera” dhe nuk e pranuan sinqerisht që nuk dinin t’i shpjegonin. Ky qëndrim nuk u lejohet njerëzve fetarë, të ditur dhe të mençur. Ata thjesht duhet të thoshin: “Nuk e dimë”. E gjithë kjo parapërgatitje tregon për butësinë dhe përkujdesin e veçantë të Allahut të Lartësuar për Jusufin (a.s). Nëse që në fillim do të ishte Jusufi ai që do ta shpjegonte këtë ëndërr, ata injorantë që rrethonin Mbretin do të shtireshin si të ditur dhe do të thoshin: “Po, është e vërtetë. Ky është shpjegimi i saktë.”. Në këtë mënyrë, shpjegimi i ëndrrës nga Jusufi nuk do të kishte vlerësimin që meritonte. Prandaj, duke qenë se Mbreti fillimisht ua la atyre shpjegimin e ëndrrës dhe ata nuk patën dije dhe aftësi për ta shpjeguar, si edhe duke qenë se Mbreti ishte tepër i interesuar për të ditur të vërtetën, atëherë, në të tilla kushte Jusufi do të kishte një tjetër vlerësim dhe rëndësi. Kjo i përngjan disi mënyrës që përdori Allahu i Lartësuar për të nxjerrë në pah diturinë dhe vlerën e Ademit ndaj melekëve. Pasi i mësoi Ademit të gjitha emrat e gjërave, Allahu i Lartësuar u kërkoi melekëve që t’i tregonin ato. Por kur ata u treguan të paaftë ta bënin, atëherë doli në pah vlera e diturisë me të cilën ishte dalluar Ademi, që iu përgjigj kërkesës së shtruar nga Allahu i Lartësuar. Kjo është e ngjashme edhe me atë që do të ndodhë Ditën e Gjykimit. Atë ditë, të gjithë krijesat do të kërkojnë prej profetëve që të ndërmjetësojnë tek Allahu i Lartësuar për të nisur gjykimin. Pasi të shkojnë tek të gjithë profetët dhe ata, pa përjashtim, do të tregojnë pamundësinë e tyre për t’iu përgjigjur kësaj kërkese, përfundimisht do të shkojnë tek Muhamedi ﷺ .Ai do të bjerë në sexhde nën Fronin e Allahut të Lartësuar, i Cili do t’i përgjigjet kërkesës së tij. Në këtë mënyrë del në pah madhështia e këtij profeti të zgjedhur dhe të mrekullueshëm të Allahut të Lartësuar. Pasi të gjithë profetët distancohen nga kërkesa e krijesave për ndërmjetësim, Muhamedi ﷺ thotë: "Ene leha, ene leha” - “Unë jam për të, unë jam për të". Do të jetë ai që do të ndërmjetësojë për të gjitha krijesat dhe për fillimin e llogarisë atë ditë. Me këtë vepër, Profeti ﷺ do të arrijë gradën më të lartë që mund të arrijë ndonjë krijesë, gradë e cila quhet “ El Meķâmu el Maĥmud ”, pra, “Grada e lavdisë”. Këtë gradë Allahu i Lartësuar nuk ia ka dhënë asnjë krijese tjetër, përveç Muhamedit ﷺ . Për këtë gradë, atë do ta kenë zili gjithë, të parët dhe të fundmit. Subhanallah! I Lartësuar është Allahu! Sa i kujdesshëm, sa i dashur dhe i butë është me të dashurit e Tij! Më tej, Allahu i Lartësuar thotë: - “Por ai që ishte liruar prej atyre të dyve (që kishin qenë në burg) u kujtua pas një kohe dhe tha: “Do t’jua tregoj unë kuptimin e saj.”” - Ky ishte njëri prej dy djemve të burgut, që sipas ëndrrës që kishte parë - do t’i jepte zotërisë së tij pije dhe do të lirohej. Ishte ai të cilin Jusufi e porositi që ta përkujtonte tek padroni. Kështu, atij iu kujtua Jusufi dhe porosia e tij. Ai e kuptoi se vetëm Jusufi mund ta shpjegonte këtë ëndërr, prandaj tha: - “Më lejoni të shkoj (te Jusufi)!” - Pra, më dërgoni tek Jusufi, që t’i kërkoj ndihmë për këtë çështje. Kështu, ata e dërguan te Jusufi në burg. Kur u takuan, Jusufi nuk e qortoi për harresën e tij, por e dëgjoi kërkesën e tij me butësi dhe mirësjellje. Djali iu drejtua Jusufit me këto fjalë: - “O Jusuf (-tha ai)! O njeri i sinqertë!” – Ai e quajti “siddik” - i sinqertë dhe i vërtetë në fjalë dhe vepra. - “Si e shpjegon (ëndrën) që shtatë lopë të majme haheshin nga shtatë lopë të dobëta dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë? Ndoshta kur të kthehem te njerëzit, ata do të kuptojnë.” - Kuptimi: Njerëzit mezi presin shpjegimin e kësaj ëndrre, sepse janë shum ë të shqetësuar. Kështu, Jusufi i interpretoi shtatë lopët e shëndosha dhe shtatë kallinjtë e gjelbër si shtatë vite të mira, me prodhim të bollshëm dhe të begatshëm. Ndërsa shtatë lopët e dobëta dhe shtatë kallinjt ë e thatë i interpretoi si shtatë vite thatësire dhe pa bereqet. Ata i punonin dhe i ujisnin tokat me lopë zakonisht. Ndërsa kallinjtë e drithit ishin ushqimi bazë. Kjo qe simbolika e lopëve dhe e drithërave. Duke qenë se lopët ishin të fuqishme dhe kallinjtë ishin të gjelbër, kjo tregonte se ato vite do të ishin plot begati. Ndërsa e kundërta e tyre kishte kuptim të kundërt me shpjegimin e parë. Jusufi nuk u përqendrua vetëm në shpjegimin e ëndrrës, por dha edhe këshilla se si duhet të vepronin. Ai i mësoi që gjatë shtatë viteve të para të begatshme, të përgatiteshin mirë për vitet e krizës: - “Ai (Jusufi) tha: “Mbillni shtatë vjet rresht! Prodhimin e korrur lëreni në kallinj, përveç një pakice, që do ta përdorni për ushqim!” - Mbillni për shtatë vjet rresht, njëri pas tjetrit. Prodhimet magazinojini me kujdes, që të mos prishen, përveç një sasie të vogël, të cilën do të keni nevojë ta përdorni si ushqim gjatë këtyre viteve të begatshme, por pa e tepruar. Ruani sa më tepër prodhime për vitet e thatësisë. - Pastaj do të vijnë shtatë vite shumë të vështira, që do t'i harxhojnë ato që i keni ruajtur, përveç një pakice nga ajo që ju do ta ruani.” - Pas shtatë viteve të begatshme, do të vijnë shtatë vite krize e thatësie, të cilat do të shterojnë të gjitha rezervat që ju do të grumbulloni, sado shumë që të jenë. Ju do të harxhoni gjithçka, përveç një pjese të vogël, të cilën do ta veçoni për farë. - “Më pas do të vijë një vit plot begati për njerëzit dhe plot të vjela.” - Pas shtatë viteve të vështira do të vijë një vit me shira të bollshëm, i cili do të shtojë prodhimin dhe të ardhurat. Prodhimi i rrushit do të jetë shumë më tepër sesa nevoja për ta ngrënë të tërë, prandaj ju do ta shtrydhni dhe do ta ktheni në pije. Përmendja e këtij viti të begatshëm pas shtatë viteve të vështira nuk ishte kuptuar nga ëndrra e Mbretit. Jusufi e nxori atë prej faktit se, pas vështirësisë, vjen gjithmonë lehtësimi. Pas shtatë viteve të krizës, pa dyshim do të vinte një vit i begatë, që do të largonte vuajtjet e njerëzve. Kështu, kur ky djalosh u kthye tek njerëzit dhe u tregoi shpjegimin e ëndrrës nga Jusufi, ata u mahnitën dhe u gëzuan pa masë.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:261 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. - Këta janë ata që e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na sjell një shembull për të na treguar se si e shumëfishon Ai shpërblimin e atyre që e shpenzojnë pasurinë në rrugën e Tij dhe duke kërkuar kënaqësinë e tij. Ai na njofton se çdo e mirë që bën besimtari shumëfishohet nga dhjetë deri në shtatëqindfish. - Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. - Këta janë ata që e shpenzojnë pasurinë, duke iu bindur urdhrave dhe porosive të Allahut për ta çuar në rrugët e hajrit, si është xhihadi në rrugën e Zotit, përgatitja në të gjitha aspektet e njohurisë ushtarake, sigurimi i armatimeve, mjeteve dhe infrakstrukturës së nevojshme për luftë. Ibn Abasi thotë se shpërblimi për çdo monedhë që shpenzohet për kryerjen e xhihadit dhe haxhit shumëfishohet deri në shtatëqindfish. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë që, shpenzimi në këto drejtime: "... përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. " Ky krahasim është shumë kuptimplotë dhe me ndikim më të fortë në shpirtin e besimtarëve sesa thjesht përmendja e shtatëqindfishit. Në ajet tregohet se Allahu i Lartësuar e shton dhe shumëfishon shpërblimin për veprat e mira, për ata që i kryejnë me sinqeritet dhe korrektësi, sikurse Ai ka urdhëruar të kryhen. Allahu i shton ato ashtu si fara që mbillet në një tokë të mirë dhe jep fryte të shumta dhe të begatshme. Në hadithe thuhet se të gjitha veprat e mira shumëfishohen deri në 700 -fish. Kështu, Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Mesudi se, kur një burrë dha njëherë sadaka një deve makhtume (lloj deveje) në rrugën e Allahut, Profeti ﷺ tha: 412.” Kjo deve do të vijë në Ditën e Gjykimit me 700 deve të tjera makhtume, si kjo që ti e dhurove për hir të Zotit.” Hadithin e gjen te Muslimi dhe Nesaiu. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Allahu ia shumëfishon atij që Ai dëshiron. - Domethënë, në varësi të sinqeritetit në kryerjen e veprave do të jetë edhe shumëfishimi i tyre nga Allahu i Lartësuar. Më herët kemi përmendur hadithin e Ebu Uthman el Nehdit, që përcjell nga Ebu Hurejra për shumëfishimin e sevapeve, që mund të shkojë deri në një milion herë më shumë. - Allahu është Bujar i madh e i Gjithëditur. - Ai është Bujar në mirësinë e Tij, duke dhënë shpërblime të shumta. Këto mirësi janë më të shumta sesa vetë krijesat e Tij, Ai është i Gjithëditur, dhe kjo për ata që e meritojnë dhe për ata që nuk e meritojnë. I lartësuar dhe i lavdëruar është Allahu për atë gjë që jep dhe për atë të mirë që e pranon!

Mus'haf Hape →
Bekare 2:196 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… për shtatë vetë, ose një bagëti e imët për një person. Pas therjes së kurbanit, i penguari nga shkaqet e mësipërme rruan kokën dhe del prej …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Kryeni të plotë haxhin dhe umren, për hir të Allahut!” - Dijetarët kanë parë në këtë ajet argumente për disa çështje. Kështu, ajeti provon se kryerja e haxhit dhe e umres është detyrë ndaj Zotit, me të gjitha ritet përbërëse të tyre, ashtu sikurse na i ka mësuar Profeti (s.a.u.s.), i cili ka thënë: “Mësojini prej meje ritet dhe adhurimet!” Po te ky ajet janë mbështetur edhe ata që kanë thënë se kryerja e umres është vaxhib, gjithashtu. Nëse nis kryerja e haxhit dhe e umres, atëherë, që nga ky çast, bëhet i detyrueshëm plotësimi i tyre deri në fund, edhe sikur haxhi dhe umreja që po kryhen të jenë thjesht vepra vullnetare për atë njeri (sepse farz është vetëm hera e parë). Haxhi dhe umreja duhen kryer në mënyrën më të plotë të mundshme, dhe jo të kryhen thjesht shtyllat dhe vaxhibet e tyre, sepse Allahu thotë: “Kryeni të plotë haxhin dhe umren...”. Allahu na urdhëron që të jemi të sinqertë ndaj Tij në kryerjen e adhurimeve tona. Haxhi dhe umreja duhen kryer për të fituar kënaqësinë e Tij, sepse Ai thotë që ta kryejmë haxhin dhe umren: “...për hir të Allahut”. Nuk lejohet që haxhi dhe umreja të ndërpriten, përveç rastit që tregon Allahu i Lartësuar, kur thotë: - “Nëse pengoheni, atëherë bëni kurban çfarë (kafshe) të keni më të lehtë.” – Kuptimi: Nëse pengoheni që të arrini në Qabe për të kryer ritet tuaja, për shkak të ndonjë sëmundjeje, nga ndonjë armik etj., atëherë rrugëzgjidhja është: “...atëherë bëni kurban çfarë (kafshe) të keni më të lehtë.” Pra, bëni kurban atë kafshë që keni mundësi ta bëni. Për kurban mund të bëhet një deve, që vlen për shtatë vetë, ose një lopë për shtatë vetë, ose një bagëti e imët për një person. Pas therjes së kurbanit, i penguari nga shkaqet e mësipërme rruan kokën dhe del prej ihramit. Kështu veproi Profeti (s.a.u.s.) dhe shokët e tij në rastin kur u penguan nga idhujtarët e Mekës për të kryer e përfunduar pelegrinazhin në Qabe, vitin e Marrëveshjes së Hudejbijes. Nëse nuk gjen apo nuk ka mundësi që të therë kurban, atëherë njeriu detyrohet të agjërojë dhjetë ditë, - sikurse vepron ai që kryen haxhin temetu kur nuk gjen dhe nuk ka mundësi të bëjë kurban, - pastaj lejohet të dalë nga ihrami. - “Mos e rruani kokën, derisa kurbani të arrijë në vendin e vet.” - Qethja ose rruajtja e kokës apo e qimeve të çdo pjese të trupit, me çdo mënyrë qoftë, konsiderohet si një nga veprimet që e prishin ihramin, i cili duhet plotësuar pa tjetër nga ai që kryen haxhin dhe umren. Këto veprime e prishin ihramin, sepse gjatë kësaj kohe njeriu duhet t’i lërë mënjanë ato komoditete që zakonisht ia mundëson vetes, dhe të angazhohet maksimalisht me adhurimin e Zotit. Kjo bëhet që, ditën kur të dalë para Zotit në Arafat, të jetë i përunjur, me flokë të shpupuritur e të pluhurosur, për të qenë kështu më afër mëshirës së Tij. Të njëjtin gjykim ka edhe heqja e qimeve nga pjesët e tjera të trupit, siç u tha më lart. Madje, disa dijetarë e konsiderojnë edhe prerjen e thonjve të njëjtë me heqjen e flokëve, duke e parë nga këndvështrimi i mësipërm. Ky ndalim vazhdon deri në ditën e therjes së kurbanit. Pra, thënia e Allahut: “..derisa kurbani të arrijë në vendin e vet .” ka kuptimin: derisa të theren kurbanet, ditën e Bajramit. Më e mira është që rruajtja e flokëve të bëhet pas therjes së kurbaneve, sikurse e tregon edhe kuptimi i drejtpërdrejtë i ajetit. 7 Dijetarët shohin në këtë ajet mbështetje për një çështje tjetër. Kush kryen haxhin temetu, fillimisht bën umren. Pasi mbaron umren dhe çlirohet nga ihrami, ai duhet ta veshë përsëri ihramin, tashmë për të kryer haxhin. Për në këtë lloj haxhi, ndodh që adhuruesi t'i sjell ë vetë bagëtitë që do të bëjë kurban. 8 Kështu, duke përdorur si dëshmi fjalën e Allahut: “..derisa kurbani të arrijë në vendin e vet”, dijetarët thonë që, edhe në këtë lloj haxhi, nëse i sjell vetë bagëtitë e kurbanit, adhuruesit nuk i lejohet të heqë ihramin dhe të rruajë apo të qethë kokën para se të theren bagëtitë e kurbanit, ditën e Bajramit. Adhuruesi që kryen haxhin temetu (të llojit Kiran) kur ai i sjell vetë bagëtitë e kurbanit, mund t'i çojë bagëtitë që do bëjë kurban në vendtherjen e tyre, para ditës së Bajramit , por thjesht dërgimi i bagëtive në vendtherje, nuk mjafton për të bërë të lejueshme rruajtjen e flokëve dhe heqjen e ihramit, sepse qëllimi i ajetit është: “...derisa bagëtitë të theren ditën e kurbaneve.” Allahu i Lartësuar i ka bërë këto rregulla të ihramit, me qëllim që adhuruesi të ketë një pamje që tregon nënshtrimin dhe modestinë e tij, nga njëra anë, dhe përkushtimin total ndaj Zotit, nga ana tjetër. Por nëse dikush dëmtohet nga kjo gjë, atëherë Allahu i Lartësuar thotë: - “Por, për ata që janë të sëmurë ose kanë plagë në kokë, kompensimi (për rruajtjen e kokës para kohe) është me agjërim, sadaka ose kurban.” - Nëse dikush vuan nga diçka, e cila mund të largohet veçse duke hequr flokët, atij i lejohet që ta rruajë kokën, por e ka detyrë të bëjë një nga tri gjërat vijuese si kompensim: ose të agjërojë tri ditë, ose të ushqejë gjashtë të varfër, ose të bëjë një kurban të pranueshëm. Ai është i lirë të zgjedhë mes këtyre tri alternativave. Këto lehtësime vlejnë edhe për veprimet e tjera që janë të ndaluara të kryhen gjatë kohës së ihramit, si: prerja e thonjve, mbulimi i kokës (për burrat), veshja e rrobave të qepura (përveç ihramit) dhe parfumosja. Të gjitha këto, pra, që janë të ndaluara gjatë ihramit, lejohen të kryhen kur janë të domosdoshme, por më pas duhet të jepet kompensimi përkatës, sipas mënyrës së lartpërmendur. Më tej, i Lartësuari thotë: - “Kur jeni të sigurt (nga armiqtë), atëherë ai që kryen umren gjatë haxhit, le të bëjë kurban, sipas mundësisë.” – Pra, ai që bën umren dhe lirohet nga ihrami deri për haxh, duhet të therë një kurban, si falënderim për lehtësimet dhe mirësitë e haxhit temetu, i cili mundëson që të bëhen dy adhurime (umre dhe haxh) në një udhëtim të vetëm. Kurbani është edhe si falënderim për lehtësimet që i krijohen pas kryerjes së umres, duke pritur fillimin e haxhit, sepse pas përfundimit të umres, hiqet ihrami dhe lejohen ato komoditete që nuk bëhen gjatë ihramit, derisa vjen koha e haxhit, për ta veshur ihramin përsëri. Kurban duhet të therë edhe ai që kryen haxhin e llojit ķirân, sepse edhe ai kryen umren e haxhin bashkë, në një kohë të vetme. - “Ai që nuk ka, le të agjërojë tri ditë gjatë haxhit dhe shtatë ditë kur të jetë kthyer (në shtëpi) . Kështu bëhen dhjetë ditë të plota.” - Kush nuk mund të therë kurban, e ka për detyrë që të agjërojë tri ditë gjatë kohës së haxhit dhe shtatë ditë kur të kthehet në vendin e vet, pas haxhit. Tri ditët gjatë haxhit fillojnë që në çastin kur vishet ihrami për të kryer umren, dhe vazhdojnë deri në ditën e tretë pas ditës së kurbanit, ose deri në ditën e fundit të gjuajtjes së gurëve dhe të qëndrimit në Mina. Megjithatë, më e mira është që të agjërohet dita e shtatë, e tetë dhe e nëntë e muajit dhul hixhe, pra, tri ditët para Bajramit. Ndërsa shtatë ditët e mbetura nga dhjetëshja e domosdoshme për t'u agjëruar, duhet të agjërohen pas përfundimit të riteve të haxhit. Me fjalë të tjera, lejohet të agjërosh që kur ndodhesh ende në Mekë, gjatë rrugës së kthimit, ose kur të mbërrish në vendin tënd. - “Ky është rregulli për ata që nuk e kanë familjen pranë Xhamisë së Shenjtë.” - Kjo dispozitë, domethënë detyrimi i therjes së një kurbani për atë që e bën haxhin temetu, është e vlefshme për ata që nuk janë vendas në Mekë, ose që nuk jetojnë pranë Xhamisë së Shenjtë. Pra, kjo dispozitë vlen për ata që jetojnë larg Mekës dhe që kur vijnë në të, quhen “udhëtarë”. Vetëm këta e kanë të detyrueshme që të therin kurban, si falënderim për kryerjen e dy adhurimeve (të haxhit dhe umres) në një udhëtim të vetëm. Ndërsa ata që banojnë pranë Xhamisë së Shenjtë, të cilët konsiderohen si vendas, e jo si udhëtarë, nuk duhet të bëjnë kurban, sepse nuk ka arsye për një gjë të tillë. - “Pra, kijeni frikë Allahun...” - Ruajuni ndëshkimit të Allahut, duke iu përmbajtur kufijve të Tij në të gjitha çështjet tuaja. Ruajuni zemërimit të Tij, duke zbatuar rigorozisht urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. Edhe urdhrat dhe ndalesat që kanë të bëjnë me haxhin, të cilat u përmendën në këtë ajet, duhet të jenë në qendër të vëmendjes suaj, prandaj kurrë mos i neglizhoni ato! - “...dhe dijeni se Allahu është ndëshkues i rreptë.” - Allahu është ndëshkues i rreptë i atyre që nuk u binden urdhrave të Tij dhe nuk u largohen ndalesave të Tij. Ja përse duhet devotshmëria ( takua). Kush ia ka frikën ndëshkimit të Allahut të Lartësuar, ruhet që të mos shkelë kufijtë e Tij, duke shpresuar shpërblimin e Tij. Ndërsa ata që nuk i ruhen ndëshkimit dhe zemërimit të Allahut dhe nuk shpresojnë faljen dhe shpërblimin e Tij, sigurisht që do të kryejnë harame dhe do të guxojnë të lënë detyrimet e Tij.

Mus'haf Hape →
Kasas 28:84 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon atij që Ai …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kush vjen (para Nesh) me punë të mira, atij do t’i jepet shpërblim edhe më i madh se puna që ka bërë... - Është kusht që vepra e mirë të jetë e pastër dhe e pacenuar. Puna e mirë është çdo gjë që ka urdhëruar Zoti dhe Profeti i Tij, qofshin ato fjalë ose vepra, të dukshme apo të fshehta, qofshin adhurime që i përkushtohen dhe përmbushin hakun e Zotit, qofshin bamirësi në drejtim të krijesave. Për atë që i bën të tilla punë, Allahu thotë: "...atij do t’i jepet shpërblim edhe më i madh se puna që ka bërë”. Ndërsa në një ajet tjetër thotë se e dhjetëfishon shpërblimin e saj: "Kush bën një të mirë, ai do të shpërblehet dhjetëfish..." [En'am 160]. Shumëfishimi i shpërblimit është diçka e sigurt, që Allahu ka premtuar se do ta bëjë, dhe kjo do të ndodhë. Ndonjëherë, për shkaqe të ndryshme, shtimi e shumëfishimi mund të jetë më i madh, dhe Allahu e di më mirë se kujt dhe pse ia shumfishon shpërblimet. Ai thotë: "Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon atij që Ai dëshiron. Allahu është Bujar i madh e i Gjithëditur." [Bekare 261]. Kjo bëhet në varësi të vepruesit, në varësi të punës së mirë që ai ka bërë, në varësi të dobisë që arrihet, në varësi të kohës e të vendit ku kryhet. - ...dhe kush vjen (para Nesh) me punë të këqija, do t’i jepet dënimi vetëm për aq sa e ka merituar. - E keqe quhet çdo gjë për të cilën na ka ndaluar Sheriati kategorikisht, pra, që e ka bërë haram. Atyre që bëjnë ndonjë të keqe do t’i jepet dënimi vetëm për aq sa e meritojnë, jo më tepër. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Madhëruar kur thotë: "Kush bën një të mirë, ai do të shpërblehet dhjetëfish, e kush bën një të keqe, ai do të ndëshkohet vetëm për të. Askujt nuk do t’i bëhet asnjë padrejtësi." [En'am 160]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë:

Mus'haf Hape →
Bekare 2:196 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… kompensimi (për rruajtjen e kokës para kohe) është me agjërim, sadaka ose kurban. - Buhariu sjell një hadith me senedin e tij deri tek Abdullah Ibn …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kryejeni të plotë haxhin dhe umren, për hir të Allahut! - Pasi qartësoi dhe shpjegoi dispozitat për agjërimin dhe përmendi xhihadin, në vijim Allahu i Lartësuar na qartëson dispozitat për adhurimet e haxhit dhe na urdhëron që ta plotësojmë haxhin dhe umren. Nga kuptimi i drejtpërdrejtë i ajetit mësojmë se është detyrë të plotësohen të gjitha veprimet e haxhit dhe umres, nëse e kemi filluar këtë adhurim. Më pas, Ai na sqaron dhe thotë: "Nëse pengoheni ...”, pra, nëse pengohemi nga mbërritja tek Shtëpia e Zotit ose nga plotësimi i këtij riti, atëherë: "... bëni kurban çfarë (kafshe) ta keni më të lehtë...". Për këtë arsye, dijetarët janë të një zëri se fillimi i umres dhe haxhit e bën detyrë të domosdoshme përfundimin e tyre, pavarësisht nëse janë të mendimit se umreja është vaxhib apo e pëlqyeshme, siç janë edhe dy mendimet e dijetarëve në këtë çështje, mendime të cilat i kemi pëmendur hollësisht me gjithë argumentet përkatëse në librin tonë: “ El Ahkam ”. Nga Aliu transmetohet se për këtë ajet ka thënë: "Kryejeni të plotë haxhin dhe umren, për hir të Allahut!". Pra, të veshësh ihramin që nga familja jote! " Po kështu përcillet të ketë thënë edhe Ibn Abasi, Seid Ibn Xhubejr dhe Tausi. Ndërsa Sufjani ka thënë: “Me plotësimin e tyre është për qëllim që të bëhet veçse haxhi dhe umra, e jo të shkohet për tregti apo ndonjë qëllim tjetër, dhe të bësh telbijen nga Mikati. Të synosh haxhin e umren që nga shtëpia, e jo kur të kalosh pranë Mekës, të thuash: "...Jam që jam, përse të mos bëj e haxhin dhe umren?” Edhe kjo është e pranueshme dhe konsiderohet e saktë, por më e plotë është që të dalësh veçse me nijetin për haxh dhe umre.” Mekhuli ka thënë: “Plotësimi i tyre është që t’i nisësh që të dyja (haxhin dhe umren) nga Mikati. " Ndërsa Abdurrezaku përcjell me sened-in e tij deri tek Zuhriu, i cili ka thënë: “Na është përcjellë se Umeri, duke shpjeguar fjalën e Allahut: "Kryejeni të plotë haxhin dhe umren, për hir të Allahut!", ka thënë: "Pjesë e kryerjes të plotë është edhe fakti që të kryesh secilin prej tyre më vete dhe ta kryesh umren jashtë muajve të haxhit.” Por ky mendim duhet parë me kujdes, sepse është e sigurt dhe e saktë se të gjitha umret e Profetit ﷺ janë kryer në muajin e haxhit, në Dhul Kide. Edhe umreja e Hudejbijes ishte në muajin e Dhul Kides në vitin e 6 -të. Po kështu edhe umreja kaza ishte në Dhul Kide vitin e 7 -të. Umreja e El Xhi'rânes ishte në Dhul Kide, vitin e 8 -të. Edhe umreja që i kreu së bashku me haxhin, kur ai e veshin ihramin për t’i kryer të dyja, ishte në Dhul Kide në vitin e 10 -të. Pas haxhit, Profeti ﷺ nuk ka kryer umre tjetër. Po, është e vërtetë se ai i ka thënë Umu Hanit: 234 . “Një umre gjatë Ramazanit konsiderohet si një haxh së bashku me mua”, por këtë e tha, sepse ajo donte të kryen te haxhin së bashku me Profetin, por nuk mundi.” Është përcjellë saktësisht se Profeti e veshi ihramin e tij për haxhin dhe për umren së bashku. Përcillet me hadith të saktë se Ai ka thënë: 235 . “Umreja u lejua të futet brenda haxhit deri në Kijamet.”. Në dy Sahih-ët është përcjellë hadithi nga Jea’la Ibn Umeje, ku flitet për historinë e atij burrit që e pyeti Profetin, kur ai ishte në El Xhi'rane dhe i tha: 236 . “Si të veprojë një burrë që ka vendosur ihramin për umre dhe ka veshur një xhube dhe është i parfumosur?” Profeti heshti, derisa i erdhi Shpallja. Atëherë, ai ngriti kokën dhe tha: “Ku është pyetësi?” Ai tha: “Këtu jam!” Profeti tha: “Sa për xhuben, hiqe atë! Sa për parfumin, lahu e largoje atë, e pastaj, ashtu siç veproje për haxhin, vepro edhe për umren!” - Nëse pengoheni, atëherë bëni kurban çfarë (kafshe) ta keni më të lehtë dhe mos e rruani kokën, derisa kurbani të arrijë në vendin e vet! - Është thënë se ky ajet është zbritur vitin e 6 -të, vitin e Hudejbijes, atëherë kur idhujtarët e penguan Profetin ﷺ të kryente umren. Gjatë kësaj kohe, Allahu i Madhëruar zbriti të gjithë suren Fet’h. Ai i ligjëroi këto lehtësime për besimtarët që, nëse pengoheshin nga kryerja e umres, të bënin kurban bagëtitë e sjella për umre. Ata kishin sjellë 70 deve. Duke i bërë kurban, ata mund të dilnin nga ihrami dhe të rruanin kokën. Por ata nuk po e bënin diçka të tillë, duke shpresuar për ndonjë urdhër të dytë, që të abrogonte këtë dispozitë. Por, kur vetë Profeti i Allahut doli nga çadra dhe e rruajti kokën e doli nga ihrami, duke e zbatuar kështu këtë lehtësim të Zotit, të gjithë e zbatuan atë. Pati prej tyre që nuk e rruajtën kokën, por veç i shkurtuan pak flokët, prandaj Profeti tha: 237 . “Allahu i mëshiroftë ata që e rruajtën kokën! - “Edhe ata që veç i shkurtojnë flokët?” Profeti vetëm herën e tretë tha: "Edhe ata që veç i shkurtojnë flokët...". Për çdo 7 vetë bëhej kurban një deve. Ata ishin rreth 1400 vetë. Ata qëndruan në Hudejbije, jashtë territorit të shenjtë (Harem), por disa thonë që ishin (brenda tij por) në pjesën më të largët të tij. Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme rreth pyetjes se çfarë konsiderohet si pengues i umres? A është vetëm armiku apo edhe sëmundja apo raste të tjera të ngjashme? Dy janë mendimet e dhëna prej tyre. Mendimi i parë vjen nga Ibn Abasi, i cili përcillet se ka thënë: “Pengim quhet veçse ai nga armiku, ndërsa sëmundja, ndonjë dhimbje, plagosje apo humbja e rrugës, nuk konsiderohen pengesa që kanë ndonjë detyrim. Allahu i Lartësuar thotë më pas: "Kur jeni të sigurt (nga armiqtë)...”, pra, nëse jeni të sigurt nga armiku. Kështu, në kohë paqeje nuk mund të ketë pengesë. Këtë mendim e kanë përkrahur një grup, mes të cilëve Ibn Umeri dhe një grup tabi’inësh. Ndërsa sipas mendimit të dytë pengimi është më i gjerë sesa thjesht nga armiku, sëmundja, humbja e rrugës e raste të tjera të ngjashme. Imam Ahmedi përcjell me senedin e tij deri tek El Haxhaxh Ibn Umer el Ensariu, që tregon se e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 239 . “Ai i cili thyen ndonjë gjymtyrë, vuan nga plagë e dhimbje dhe dëmtohet aq sa çalon, është çliruar nga ihrami dhe e ka detyrë që të bëjë një haxh tjetër (vitin që vjen).” Ky hadith i është përmendur Ibn Abasit dhe Ebu Hurejras, të cilët kanë konfirmuar që ata kanë thënë të vërtetën. Është përcjellë nga Ibn Mesudi, Ibn Zubejri, Alkamete, Seid Ibn Musejjibi e të tjerë, që kanë thënë se: pengimi mund të vijë nga armiku, nga sëmundja ose nga thyerja e ndonjë gjymtyre. Në dy Sahih-ët vjen hadithi prej Aishes, që ka thënë: 240 “Profeti i Allahut shkon tek Diba’a, e bija e Zubejr Ibn Abdul-Mutalib, që i tha: ‘O i Dërguari i Allahut, unë dua të bëj haxhin, por kam dhimbje (jam e sëmurë).’ Ai tha: ‘Nise haxhin me kusht, duke thënë: "Unë do ta kryej haxhin deri sa të më pengojë sëmundja!” Kështu ka disa prej dijetarëve që e parapëlqejnë kushtëzimin. Imam Shafiu e ka përkrahur këtë mendim, nëse e vërtetojmë që hadithi është i saktë. Kështu ka thënë El Bejhakiu e të tjerë hafizë veç tij. Dhe hadithi është i saktë, elhamdulilah. Pastaj Allahu i Madhëruar thotë: "...atëherë bëni kurban çfarë (kafshe) ta keni më të lehtë!” Aliu ka thënë: “Domethënë, një dele.” Ndërsa Ibn Abasi ka thënë që të jetë diçka e ngjashme me delen. Po kështu kanë thënë edhe një grup tabi’inësh. Ky është medhhebi i katër imamëve. Por ka edhe prej tyre që mendojnë se kurbani në këtë rast duhet të jetë veçse deve ose lopë. Me sa duket argumenti ku mbështeten këta është historia e Hudejbijes dhe fakti se nga asnjëri prej tyre nuk është transmetuar se u çlirua nga ihrami duke bërë kurban dele, por bëri deve ose lopë. Çdo shtatë vetë bënë kurban një lopë, sikurse është përcjellë në dy Sahih-ët nga Xhabir Ibn Abdilahi, i cili ka thënë: 241 “Profeti i Allahut na urdhëroi që, çdo 7 veta të bënin kurban 1 lopë.” Nga Ibn Abasi përcillet se ka thënë që kjo u bë sipas mundësisë së secilit. Nëse kishin mundësi, merrnin pjesë në kurbanin e lopëve, e nëse jo, bënin kurban ndonjë dele. Në dy Sahihët vjen hadithi i Aishes, - Nënës së besimtarëve ( Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) - që ka thënë: 242. “Profeti ﷺ bëri njëherë kurban një dele.” Allahu i Madhëruar thotë: "...dhe mos e rruani kokën, derisa kurbani të arrijë në vendin e vet!” Kjo është një fjali e sjellë pas ajetit tjetër me lidhëzën “dhe”. Nga kjo kuptohet se, në kohë sigurie e paqeje, bërja e kurbanit lejohet veçse brenda territorit të shenjtë (Haremit). Ndërsa si shkak të asaj që ndodhi në Hudejbije dhe bërja e kurbaneve jashtë Haremit, përmendin pengesën e kurejshve për t’u futur në Harem. Kështu fjala e Allahut: "...dhe mos e rruani kokën, derisa kurbani të arrijë në vendin e vet!” flet për haxhin " kiran” Pra, haxhiu i cili kryen haxhin e llojit kiran nuk çlirohet nga ihrami veçse pasi të bëjë kurbanin dhe pastaj të rruajë kokën. Ndërsa ai që kryen haxhin e llojit ifrad, ose temettu, çlirohet nga ihrami nëse bën njërën nga të dyja, kurbanin ose rruajtjen e kokës . Në dy Sahih-ët vjen hadithi n ga Hafsa, e cila e pyet i Profetin: 243 “O i Dërguari i Allahut, ç’është me njerëzit, të cilët e hoqën ihramin e umres, ndërsa ti nuk e ke hequr ende?!” - “Unë i kam sjellë me vete bagëtitë e kurbanit, prandaj nuk do të çlirohem prej ihramit derisa të bëj kurbanin.” - tha Profeti. Më pas Allahu i Madhëruar thotë: - Por për ata që janë të sëmurë ose kanë plagë në kokë, kompensimi (për rruajtjen e kokës para kohe) është me agjërim, sadaka ose kurban. - Buhariu sjell një hadith me senedin e tij deri tek Abdullah Ibn Mea’kil, i cili tregon: 244 “Unë qëndrova me Keab Ibn Axhraten në këtë xhami, - në xhaminë e Kufës - dhe e pyeta rreth fjalës së Allahut: "Por për ata që janë të sëmurë ose kanë plagë në kokë, kompensimi (për rruajtjen e kokës para kohe) është me agjërim, sadaka ose kurban." Ai më rrëfeu: ‘Mua më çuan tek Profeti i Allahut, kur morrat më ishin përhapur në gjithë fytyrën time. Ai më tha: “Nuk e dija të ishe në këtë gjendje! A ke ndonjë dele? - “Jo” - i thashë. Atëherë më tha: “Agjëro tri ditë ose ushqe gjashtë të varfër! Çdo të varfëri jepi gjysëm sai (njësi matëse) ushqim, dhe rruaje kokën!” Ky ajet ka zbritur për mua në mënyrë të veçantë, por vlen edhe për ju.” Imam Ahmedi përcjell kështu hadithin prej Keab Ibn Axharates: 245. “Profeti erdhi pranë meje kur unë isha duke ndezur zjarrin poshtë një kazani. Morrat po më lëviznin në fytyrë (ose tha: “mbi vetulla”). Profeti më tha: “A të mundojnë parazitët në kokë?” - “Po”. - “Atëherë rruaje kokën dhe agjëro tri ditë, ose ushqe gjashtë të varfër, ose bëj një kurban!” Ky - thotë Ibn Kethiri - është qëndrimi i katër imamëve dhe shumicës së dijetarëve, pra, që nevojtari është i lirë të zgjedhë mes tri alternativave të përmendura: ose agjëron, ose jep ushqim për gjashtë të varfër: çdo të varfëri gjysëm sai ose dy mud (grushta), ose bën një kurban dhe ua jep sadaka të varfërve. Cilado nga këto të treja vlen dhe mjafton si kompensim për rruajtjen e kokës nga nevoja. Konteksti i sjellë në Kur'an është për lehtësim, prandaj janë tri mundësi zgjedhjeje, njëra më e lehtë se tjetra. Allahu thotë: "...kompensimi (për rruajtjen e kokës para kohe) është me agjërim, sadaka ose kurban.” Ndërsa Profeti e mësoi Keab Ibn Axhraten me mënyrën më të mirë të kompensimit, duke e udhëzuar për të kryer fillimisht atë që është më e mira, e pastaj të tjerat më poshtë. Ai i tha që fillimisht të bënte kurban një dele, pastaj të ushqente gjashtë të varfër, e pastaj të agjëronte tri ditë. Secila mënyrë ka një kontekst të caktuar dhe sigurisht është më e mira për atë kontekst. Hishami ka thënë: “Ai që kompenson nëpërmjet kurbanit, atëherë ta bëjë në Mekë. Ndërsa ai që ushqen të varfërit apo agjëron, le ta bëjë ku të dëshirojë.” - Kur jeni të sigurt (nga armiqtë), atëherë ai që kryen umren gjatë haxhit, le të bëjë kurban, sipas mundësisë. - Pra, kur t’ju bëhet e mundur kryerja e adhurimeve të haxhit, atëherë Ai i cili kryen haxhin temettu, pra, së bashku me umren, le të bëjë kurban çfarë të ketë më të lehtë prej bagëtive të përcaktuara për kurban. E pakta që mund të bëhet është një dele, por mund të bëhet edhe lopë. Profeti ﷺ bëri kurban lopë, për gratë e tij. El Euzaiu ka thënë që: përcillet nga Ebu Hurejrate, se: 246 “Profeti bëri kurban lopë, për gratë e tij. Të gjitha gratë ishin duke kryer haxhin temettu.” Në dy Sahih-ët vjen hadithi prej Imran Ibn Husajnit, i cili ka thënë: 247 . “Ajeti që flet për llojin temettu të haxhit u zbrit në Librin e Allahut, haxh të cilin ne e kryem së bashku me Profetin e Allahut. Më pas nuk ka zbritur ndonjë ajet që ta bëjë haram apo të na ndalojë nga ky lloj haxhi, derisa Profeti ﷺ vdiq. Janë disa që flasin sipas mendjes së vet.” [Buhariu]. Thuhet se ishte fjala për Umerin. Në Sahihun e Buhariut vjen hadithi se ishte Umeri ai që i ndalonte njerëzit nga haxhi temettu, duke u thënë: "Ne mbështetemi në fjalën dhe në Librin e Allahut, që na urdhëron të plotësojmë haxhin dhe umren”, duke aluduar për ajetin: "Kryejeni të plotë haxhin dhe umren, për hir të Allahut!". Por, në fakt, Umeri nuk e ndaloi për ta bërë haram diçka të tillë. Ai e bëri këtë që njerëzit të vinin më shpesh për haxh dhe umre. Kjo kuptohet më qartë në fjalët e tij (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Më pas Allahu i Madhëruar tha: - Ai që nuk ka, le të agjërojë tri ditë gjatë haxhit dhe shtatë ditë kur të jetë kthyer (në shtëpi) .- Domethënë, ai që nuk ka mundësi të bëjë kurban, le të agjërojë tri ditë gjatë kohës së adhurimeve të haxhit. Dijetarët thonë që më e mira është t’i agjërosh para ditës së Arafatit, në dhjetëditëshin e parë të Dhul Hixhes. Për sa i përket agjërimit në ditët e Teshrikut, dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme. Disa janë të mendimit se kjo lejohet, duke u mbështetur në fjalën e Aishes dhe Ibn Umerit në Sahihun e Buhariut: 248 “Askujt nuk i është lejuar të agjërojë në ditët e Teshrikut, përveç atij që nuk ka mundësi të bëjë kurban.” Ndërsa nga Aliu përcillet se thoshte: “Nëse dikush nuk mund të agjërojë tri ditë gjatë haxhit, atëherë le të agjërojë tri ditët e Teshrikut.” Po kështu kanë thënë Ikrime, El Haseni dhe Uruete Ibn Zubejri. Arsyeja e tyre është se ajeti kuranor: "Ai që nuk ka, le të agjërojë tri ditë gjatë haxhit...” është i përgjithshëm. Ky është edhe mendimi i parë i Shafiut. Por sipas mendimit të tij të mëvonshëm, nuk lejohet, sepse agjërimi gjatë ditëve të Teshrikut nuk lejohet. Muslimi sjell hadithin prej Kutejbe el Hudhelit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), se Profeti i Allahut ka thënë: 249 “Ditët e Teshrikut janë ditë kur hahet, pihet dhe përmendet Zotit Krenar dhe i Lartësuar.” Më pas Allahu thotë: "...dhe shtatë ditë kur të jetë kthyer (në shtëpi) .” Pra, pasi haxhinjtë të kthehen pranë familjeve të tyre, siç ka thënë Profeti në një pjesë të hadithit që e ka sjellë Buhariu nga Ibn Umeri: 250 “... Ai që nuk gjen kurban le të agjërojë 3 ditë gjatë haxhit dhe 7 ditë kur të kthehet në familjen e tij.” Hadithin e kanë përnxjerrë Buhariu dhe Muslimi. - Kështu bëhen dhjetë ditë të plota. - Ky është një përforcim i urdhrit të mëparshëm. Pra, është një urdhër për të plotësuar 10 ditë agjërim. - Ky është rregulli për ata që nuk e kanë familjen pranë Xhamisë së Shenjtë. - Të gjithë dijetarët e tefsirit janë të mendimit se ata që janë pasur për qëllim me këtë ajet janë banorët e Haremit, për faktin se atyre nuk u lejohet haxhi temettu. Katade tregonte se i kishin rrëfyer që Ibn Abasi thoshte: "O banorë të Mekës! Juve nuk ju takon të bëni haxhin temettu! Për të ardhurit nga larg është e lejuar, ndërsa për ju, banorët e Haremit, është e ndaluar! Ka ndonjë që del pak jashtë Haremit, aq sa vetëm një luginë e ndan me Haremin, dhe ia lejon vetes temettu!” Nga Tausi përcillet se ka thënë që: “Haxhi temettu është për njerëzit që vijnë nga larg, jo për banorët e Mekës, edhe nëse nuk janë prej zonës së Haremit. - "Kijeni frikë Allahun...” - Kini frikë prej Tij, në lidhje me atë që ju ka urdhëruar dhe ndaluar. Kini frikë ndëshkimin dhe zemërimin e Tij - "...dhe dijeni se Allahu është ndëshkues i rreptë.” - Për atë që kundërshton urdhrat e Tij dhe kryen ato gjëra që Ai i ka ndaluar.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:261 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… se si bëhet ky shumëfishim i shpërblimit: - “Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Disa ajete më lart, Allahu i Lartësuar tha: “Kush është ai që do t’i japë Allahut një “hua” të mirë, që Ai t’ia shtojë atë shumëfish?”. Ndërsa tani, Ai sqaron se si bëhet ky shumëfishim i shpërblimit: - “Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra.” – Shprehja: “...në rrugë të Allahut...” domethënë: në bindje ndaj Tij dhe për kënaqësinë e Tij. Sigurisht, shpenzimi më i mirë, në këtë rast, është pikërisht në mbështetje të luftës në rrugën e Zotit. Allahu i Lartësuar na sjell një ilustrim tepër të qartë dhe të thjeshtë të shumëfishimit të shpërblimit të Tij. Ai na i sjell këtë shembull të prekshëm, me një qëllim shumë të rëndësishëm: që të forcohet edhe më shumë siguria për premtimin e Tij. Kur bashkohet forca e argumenteve të dukshme me forcën e besimit të brendshëm, shpirti fiton një bindje e siguri të palëkundur, dhe, si rezultat, do të nënshtrohet plotësisht për të kryer vepra të mira, të shpërblyeshme nga Allahu i Lartësuar. Kështu, njeriu do t’i shtojë shpenzimet në rrugën e mirësisë, sepse shpërblimi që ai pret është shumë i sigurt dhe shumë i madh. - “Allahu ia shumëfishon atij që Ai dëshiron.” – Pra, Allahu i Lartësuar ia jep këtë shumëfishim atij që Ai dëshiron. Dëshira e Allahut të Lartësuar për të dhënë shpërblime dhe për t'i shumëfishuar ato, është në përputhje me urtësinë dhe dijen e Tij madhështore. Për të bërë këtë shumëfishim, Allahu i Madhëruar merr në konsideratë shumë gjëra, si: - gjendjen e atij që shpenzon, domethënë shkallën e sinqeritetit të tij në qëllimin e këtij shpenzimi; - llojin e shpenzimit, ose shkallën e dobisë së tij dhe të nevojës për të; - fushën në të cilën shpenzohet dhe kategorisë që ajo i jepet. Nga këto kritere varet shumëfishimi i shpërblimit, ndonëse dihet që Allahu i Lartësuar e shpërblen pa kufi atë që Ai dëshiron. - “Allahu është është Bujar i madh e i Gjithëditur.” - Allahu është Bujar me mirësitë dhe dhuratat që jep. Atij nuk ia pakëson mirësitë shpërblimi që u jep njerëzve dhe Ai nuk varfërohet nga kërkesat e asnjë lloj lutësi. Prandaj, askush të mos mendojë se ky shumëfishim është një lloj teprimi në premtimet për shpërblim. Allahu i Lartësuar e jep gjithmonë atë që e premton. Atij nuk i pakësohet kurrë mirësia, sado që t’ua shumëfishojë shpërblimet njerëzve. Sigurisht, këto shpërblime jepen sipas urtësisë dhe dijes së Tij, sepse Allahu është i Gjithëdi tur. Ai e di shumë mirë se kush i meriton ato dhe kush jo.

Mus'haf Hape →
Enfal 8:59–8:60 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… për ta përdorur në rrugën e Allahut, duke e kullotur të lidhur me litar në tokën e vet ose në kullotat e hapura. Çdo gjë që kali ha, duke kullotur lidhur me …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuari i thotë Profetit të Tij të dashur: - Mohuesit të mos mendojnë se mund të shpëtojnë. - Të mos mendojnë se mund të na shpëtojnë dhe të mos kemi pushtet për t’i ndëshkuar. Le ta dinë se ata janë nën pushtetin absolut dhe gjithëpërfshirës të Allahut dhe Ai vepron si të dëshirojë me ta. - Ata nuk mund t'i shmangen (dënimt të) Allahut. - Ata nuk mund t’i shpëtojnë vendimit të Tij, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija se do t’i shpëtojnë dënimit Tonë?! Sa keq që gjykojnë ata! ” [Ankebut 4]. Ky është një mendim i gabuar. Allahu i madhëruar ka thënë: “ Kurrsesi mos mendo ti se ata, që nuk besuan, do të shpëtojnë në këtë botë. Vendi i tyre është zjarri. Eh sa përfundim i keq është ai! ” [Nur 57], dhe thotë: “ Mos të të mashtrojë bredhja nëpër qytete e atyre që nuk besojnë. E vogël është ajo kënaqësi, sepse pastaj fundi i tyre do të jetë Xhehenemi, që është një vend mjerimi.” [Al Imran 196, 197]. Në vijim, Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që të përgatiten në të gjitha aspektet e përgatitjes ushtarake, me të gjitha mjetet dhe mundësitë që kanë. Ai thotë: - Përgatituni kundër tyre me sa fuqi të keni, përfshirë kuajt e luftës... - Imam Muslimi sjell hadithin nga Ukbe Ibn Amri: “E kam dëgjuar Profetin e Allahut të thoshte kur ishte në mimber: 1303. “Përgatituni kundër tyre me sa fuqi të keni...” Fuqia është mësimi i qitjes (me armë), fuqia është mësimi i qitjes (me armë).” Hadithin e sjellin Muslimi, Ebu Daudi, Ibn Maxhe, që të tre nga Abdullah Ibn Uehbi. Imam Ahmedi dhe autorët e Sunen-eve sjellin sërish nga Ukbe Ibn Amiri hadithin, s e Profeti i Allahut ka thënë: 1304. “Mësoni gjuajtjen me armë dhe kalërimin! Mësimi i gjuajtjes është më i mirë dhe i dobishëm sesa mësimi i kalërimit.” Imam Maliku transmeton nga Ebu Hurejra se Profeti i Allahut ka thënë: 1305. “Kuajt shërbejnë për tri gjëra: Ato mund të jenë shpërblim për robin, mund të jenë për përmbushjen e nevojave të tij, po mund të jenë edhe shkak për t’u ngarkuar me gjynah. Shpërblimin e merr ai që e përgatit dhe e forcon kalin për ta përdorur në rrugën e Allahut, duke e kullotur të lidhur me litar në tokën e vet ose në kullotat e hapura. Çdo gjë që kali ha, duke kullotur lidhur me litar në tokën e vet ose në kullotat e hapura, i shkruhen të zotit si sevape. Nëse kali shkëputet nga litari dhe largohet edhe një herë ose dy herë aq, edhe bajgat e atë që ai lë pas i peshohen si punë të mira; edhe nëse kali kalon pranë një lumi e pi prej tij, edhe nëse i zoti nuk ka patur për qëllim t’i jepte të pijë, edhe kjo i shënohet si vepër e mirë dhe si sevap për këtë burrë. Për sa i përket atij që i përdor kuajt për të fituar pasuri hallall dhe për të mos pasur nevojë nga njerëzit, duke mos harruar dhe hakun e Allahut në pastrimin e kësaj pasurie, duke dhënë zekatin sipas krerëve që ka, por edhe zekatin e shpinës së tyre, kjo konsiderohet si përmbushje e nevojave të tij. Ndërsa ai i cili i shton dhe kujdeset për kuajt thjesht për mendjemadhësi, syefaqësi dhe famë, kjo e ngarkon atë me gjynahe.” Profeti i Allahut është pyetur njëherë rreth gomerëve dhe është përgjigjur: “Allahu nuk më ka zbritur ndonjë gjë të veçantë në lidhje me këtë kafshë, përveç këtij ajeti përmbledhës dhe vyer: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do të shohë. Dhe kush ka bërë ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do të shohë.” [Zelzele 7, 8]. Në Sahih-un e Buhariut është hadithi nga Ur ue Ibn Ebu Xhad el Bariki, se Profeti i Allahut ka thënë: 1306. “Kuajt janë të tillë që, në ballin e tyre është lidhur mirësia deri në Ditën e Kijametit dhe nëpërmjet tyre mund të arrihet shpërblim dhe fitim.” - në mënyrë që t'i fusni tmerrin armikut të Allahut dhe armikut tuaj... - Nëpërmjet këtyre përgatitjeve, ju mund të frikësoni mohuesit e besimit, të cilët janë armiqtë e Allahut dhe armiqtë tuaj. Gjithashtu: - si dhe të tjerëve, të cilët mund të mos i dini, por të cilët i di Allahu. - Abdurrahman Ibn Zejd Ibn Eslemi thotë se këtu është qëllimi për munafikët. Për saktësinë e këtij mendimi dëshmon edhe fjala e Allahut të Lartësuar: “Rreth jush ka beduinë që janë hipokritë. Edhe prej banorëve të Medinës ka nga ata që janë kryeneçë në dyfytyrësinë e tyre. Ti nuk i njeh ata, por Ne i dimë mirë. Kemi për t’i dënuar ata dy herë, e pastaj do të flaken në dënimin e madh.” [Teube 101]. - Çfarëdo që të shpenzoni në rrugën e Allahut, ajo do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju bëhet aspak padrejtësi. - Çdo gjë që e shpenzoni per xhihadin, ai do t’ju kompensohet në formën më të plotë. Në një hadith që e sjell Ebu Daudi thuhet: 1307. “Një dirhem i shpenzuar në rrugën e Allahut shumëfishohet deri në shtatëqindfish.” Allahu i Lartësuar thotë: “Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon atij që Ai dëshiron. Allahu është Bujar i madh e i Gjithëditur.” [Bekare 261].

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:41–12:42 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- “O dy shokët e mi të burgut! Njëri prej jush do t’i shërbejë verë zotërisë të vet, kurse tjetri do të kryqëzohet dhe shpendët do t’i hanë kokën …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “O dy shokët e mi të burgut! Njëri prej jush do t’i shërbejë verë zotërisë të vet, kurse tjetri do të kryqëzohet dhe shpendët do t’i hanë kokën.” - Sipas shpjegimit, ai i cili pa në ëndërr se po shtrydhte lëng frutash, do të dilte nga burgu dhe do t’i shërbente pije zotërisë së tij sërish, ashtu si më parë. Për sa i përket tjetrit, që kishte parë në ëndërr se po mbante mbi kokë bukë, të cilën po e hanin zogjtë, ai do të ekzekutohej. Pas ekzekutimit, ai nuk do të varrosej, por do të kryqëzohej në një vend të hapur, ku zogjtë do t’i çukisnin pastaj kokën. Ky shpjegim do të bëhej realitet pikërisht ashtu siç u tha, dhe kjo nuk kishte dyshim: - “Kështu është përcaktuar çështja, për të cilën kërkuat shpjegim.” - Ky është interpretimi i ëndrrave tuaja. Kjo është një çështje tashmë e përcaktuar dhe e pandryshueshme. - “Atij, për të cilin besonte se do të shpëtonte, i tha: “Më kujto mua te zotëria yt!”.” - Jusufi iu drejtua të riut që, sipas ëndrrës, do të lirohej dhe do t’i shërbente zotërisë së tij, dhe i tha: “Më kujto mua te zotëria yt!”. Pra, hape çështjen time te zotëria yt, se mbase kështu ai vendos që të pastrojë figurën time para ligjit dhe të më lirojë nga burgu. Por Allahu i Madhëruar thotë: - “Por shejtani e bëri të harronte e të mos e kujtonte te zotëria i ti j ...” - Shejtani i mallkuar e bëri atë djalë që, kur të dilte, ta harronte Allahun dhe gjithçka që të afron tek Allahu. Ndër çështjet që harroi ishte edhe porosia e Jusufit, i cili e meritonte që të shpërblehej për bamirësinë që i kishte bërë në burg. Por, gjithsesi, çdo gjë ndodh me përcaktimin e Allahut të Lartësuar, i Cili do ta çonte deri në fund planin e Tij: - “Dhe kështu ai mbeti në burg edhe për disa vjet.” - Shprehja: "bid'a sinin" do të thotë: nga tre deri në nëntë vjet. Për këtë arsye, thuhet se Jusufi ka qëndruar në burg shtatë vjet. Pastaj, kur Allahu i Lartësuar deshi ta nxirrte Jusufin nga burgu, caktoi një shkak për ta realizuar këtë vendim. Qëllimi ishte që ta ngrinte lart gradën dhe famën e Jusufit. Shkak u bë një ëndërr që pa Mbreti i atij vendi.

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:58–12:62 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e skamjes. Gjatë kësaj kohe, Jusufi ishte në krye të administrimit të depove në Egjipt. Ai kujdesej për magazinimin dhe ruajtjen e prodhimeve në kallinj …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Interpretimi i ëndrrës së mbretit nga Jusufi, u bë realitet ashtu siç shpjegoi ai. Kështu, pas atyre shtatë viteve të begatshme, erdhën vitet e thatësirës e skamjes. Gjatë kësaj kohe, Jusufi ishte në krye të administrimit të depove në Egjipt. Ai kujdesej për magazinimin dhe ruajtjen e prodhimeve në kallinj. Ai e kryente këtë detyrë në mënyrën më korrekte. Kështu, ata do të ishin në gjendje që të përballonin krizën e viteve në vijim. Për këtë arsye, njerëzit vërshuan nga të gjitha viset e largëta drejt Egjiptit, që të kërkonin furnizim për familjet e tyre. Mes atyre që erdhën në Egjipt për furnizim ishin edhe vëllezërit e Jusufit, me urdhër të atit të tyre, kur morën vesh se ministri jepte furnizim me çmimin përkatës. - Vëllezërit e Jusufit erdhën dhe u futën tek ai. Ai i njohu, ndërsa ata nuk e njohën. - Jusufi ishte në krye të kësaj detyre, por vëllezërve as që u shkonte ndërmend se ai drejtues i rëndësishëm, me famë dhe i nderuar, me të cilin po përballeshin, ishte pikërisht vëllai i tyre. Ndërsa ai i njohu mirë ata. Megjithatë, ai u foli si një i panjohur, që nuk dinte asgjë rreth tyre. Ai i pyeti: “Për çfarë keni ardhur në këto vise?” Ata iu përgjigjën se kishin ardhur për të marrë drithë e ushqim. Pastaj u tha: “Mos, vallë, keni ardhur si spiunë e me qëllime të këqija?” - “Zoti na ruajtë, - thanë ata, - nga të tilla qëllime të këqija!” Jusufi i pyeti sërish: “Nga jeni ju?” - “Ne jemi nga Kenani, ndërsa ati ynë është profeti Jakub.” - “A ka ai fëmijë të tjerë veç jush?” - “Ne ishim 12 fëmijë, - thanë ata, - por më i vogli ndër ne u largua një ditë dhe vdiq në pyll. Ai ishte fëmija më i dashur për babain tonë. Ai, madje, kishte edhe një vëlla nga nëna, të cilin ati ynë e mbajti e nuk e dërgoi me ne, për të patur si ngushëllim e për të zbutur dhimbjen e vazhdueshme për humbjen e djalit të vogël.” Pas kësaj, Jusufi urdhëroi që miqtë e largët të priteshin me nderime. - Pasi i furnizoi me të gjithë mallrat e nevojshëm, u tha: “Më sillni këtu edhe vëllanë tuaj nga babai. - Pasi ua mbushi kafshët me mallra e ushqime, ai u tha: “Më sillni këtu edhe vëllanë tuaj nga babai, që ta di se më keni thënë të vërtetën.” Pastaj u tha: - A nuk e shikoni se unë jua jap ngarkesën të plotë dhe ju pres mirë?” - Me këto fjalë, ai donte që ata të ndiheshin mirë dhe pastaj të ktheheshin përsëri. Përveç kësaj, ai edhe i kërcënoi, duke u thënë: - Nëse nuk ma sillni atë, nuk keni për të marrë drithë tek unë e as mos u afroni këtej!” - Nuk keni për të marrë prej meje aspak drithë e ushqime. - Ata thanë: “Ne do të përpiqemi ta bindim babanë e tij për ta marrë. Sido që të jetë, ne do ta bëjmë këtë.” - Ne do të përpiqemi maksimalisht për ta sjellë atë këtu, e kështu të bindesh se të kemi thënë të vërtetën. - Ai u tha shërbëtorëve të tij: “Vendoseni mallin (që e sollën si pagesë) së bashku me ngarkesën e tyre, që, kur të kthehen te familja e tyre, ta gjejnë aty. - Domethënë, edhe ato mallra që ata i sollën për të paguar drithin e ushqimet, kthejuani në ngarkesën e tyre. Por bëjeni këtë pa e kuptuar ata. - Ndoshta kështu do të kthehen sërish te ne”. - Jusufi druhej se ata nuk do të kishin mallra të tjerë për të blerë përsëri drithë, prandaj ua ktheu, që të mund të ktheheshin sërish.

Mus'haf Hape →
Shuara 26:136–26:140 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe të acartë. Shkatërrimi i tyre ishte i merituar për atë që kishin bërë. Ata ishin tiranë e shkatë - rrimtarë, prandaj Zoti u dërgoi stuhinë, që ishte më e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Madhëruar na tregon për përgjigjen që pupulli i Hudit i dha Profetit të vet, pasi ai i ftoi në besimin e vërtetë, i kërcënoi për ndëshkimin e ashpër dhe ua qartësoi të vërtetën. - “Ata thoshin: “Për ne është njëlloj, na këshillon apo nuk na këshillon!” - Ne nuk do të heqim dorë kurrë nga rruga jonë. Sipas një ajeti tjetër: “Ata thanë: “O Hud, ti nuk na solle ndonjë argument të qartë dhe ne nuk i braktisim zotat tanë për fjalën tënde dhe as nuk do të të besojmë ty.” [Hud 53]. Domethënë, ata nuk besojnë në asnjë rrethanë dhe nuk u bëjnë dobi qortimet e kërcënimet. I Lartësuari thotë: “Nuk ka dyshim se për ata që mohojnë besimin, është njëlloj: i paralajmëron apo nuk i paralajmëron, ata nuk besojnë. Allahu ua ka vulosur zemrat dhe të dëgjuarit e tyre, ndërsa në shikimet e tyre ka perde. Ata do të kenë dënim të madh.” [Bekare 6] “Me të vërtetë, ata të cilët e merituan vendimin e Zotit tënd (për ndëshkim) , ata nuk do të besonin, edhe sikur t’u vinin të gjitha Shenjat, derisa ta shohin vetë dënimin e rëndë.” [Junus 96, 97]. - “Kjo nuk është gjë tjetër vetëm se një traditë e popujve të lashtë. N e nuk kemi për t’u dënuar kurrë .” - Disa e kanë lexuar këtë ajet: “Kjo nuk është gjë tjetër veçse trillime e histori (ħalku) të popujve të lashtë.” Ibn Mesudi, Ibn Abasi (sipas Aufiut) e të tjerë shpjegojnë se kjo i ngjan asaj që thanë mohuesit kurejshë: “Këto janë legjenda të popujve të lashtë, të cilat ai (Muhamedi) kërkoi që t’i shkruhen dhe i lexohen atij mëngjes e mbrëmje”.” [Furkan 5]. Ose: “Kur atyre (mohuesve) u thuhet “Çfarë ka shpallur Zoti juaj?”, ata thonë: “Mite të popujve të hershëm.” [Nahl 24]. Ndërsa të tjerët e kanë lexuar këtë ajet “Kjo nuk është gjë tjetër veçse një traditë (ħuluku) e popujve të lashtë.”. Sipas këtij kuptimi, ata thoshin se kjo ishte tradita, feja e etërve të tyre të lashtë dhe se ata do të ndiqnin rrugën e tyre, do të jetonin jetën ashtu siç e kishin jetuar ata dhe do të vdisnin ashtu sikurse vdiqën ata. Edhe ata nuk e besonin ringjalljen dhe Ditën e Premtuar, kur do të jepen shpërblime e ndëshkime, prandaj thoshin: “Ne nuk kemi për t’u dënuar kurrë.” Ky ka qenë shpjegimi i Ibn Abasit, sipas transmetimit që sjell Ali Ibn Talhate prej tij. Ky ka qenë edhe mendimi i Ikrimas, Ata el Hurasanit, Katades etj. Këtë mendim ka zgjedhur edhe Ibn Xheriri. - “Kështu, ata e mohuan atë (Hudin) dhe Ne i shkatërruam ata.” - Ata vazhduan me mohimin e profetit të tyre, Hudit, dhe kundërshtimin e udhëzimit të tij, me kokëfortësi dhe inat, prandaj i Madhëruari i shkatërroi e shfarosi ata. Allahu i Madhë - ruar e ka treguar mënyrën e shkatërrimit të tyre në shumë vende në Kuran. Kështu, i Lartësuari dërgoi mbi ta një stuhi të fuqishme, të zhurmshme dhe të acartë. Shkatërrimi i tyre ishte i merituar për atë që kishin bërë. Ata ishin tiranë e shkatë - rrimtarë, prandaj Zoti u dërgoi stuhinë, që ishte më e furishme e shkatërruese sesa forca e shkatërrimi i tyre. I Lartësuari thotë: “A e di ti se ç’bëri Zoti yt me Adin banorët e Iremit, me ndërtesa të larta?” [Fexhr 6, 7]. Këta ishin populli i parë i Adit. Ata që kanë thënë se Iremi është emër i qytetit ku jetuan, ata i kanë marrë nga israilijatet, por për këtë nuk ka ndonjë argument të sigurt. Allahu i Madhëruar thotë për ta: “Si ata nuk është krijuar askush në Tokë.” [Fexhr 8]. Nuk është krijuar në tokë asnjë si ai popull, për sa i përket fuqisë, zhvillimit e pushtetit e tyre. Sidoqoftë, i Lartësuari e shkatërroi atë popull që i kaloi kufijtë me tiraninë e mosbesimin e tyre. I Lartësuari thotë: “Sa i përket popullit Ad, ata u treguan arrogantë në tokë kundër të vërtetës dhe thanë: “Kush është më i fortë se ne?” A nuk e dinin ata se Allahu, i Cili i krijoi, është më i fortë se ata?! Por ata vazhduan t'i refuzonin shenjat Tona. Prandaj Ne lëshuam kundër tyre një erë të furishme për disa ditë shkatërruese, për t’i bërë ata ta ndienin shijen e dënimit poshtërues që në jetën e kësaj bote; por në botën tjetër dënimi do të jetë edhe më poshtërues dhe ata nuk do të gjejnë asnjë ndihmë.” [Fusilet 15, 16]. “Me urdhrin e Zotit të saj, ajo shkatërroi çdo gjë. Kur agoi, nuk shihej gjë tjetër, përveç banesave të tyre. Kështu i ndëshkojmë Ne popujt keqbërës.” [Ahkaf 25]. “Ndërsa Adi u shkatërrua me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme, që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara.” [Haka 6, 7]. Mbetën trupa pa koka, sepse era e furishme e ngrinte trupin lart në ajër dhe e përplaste me forcë në kokë, duke ia thyer kokën dhe duke ia ndarë nga trupi, me trutë të nxjerrë. Kështu mbeteshin si trupa hurmash të zgavruara. Atyre nuk u sollën ndonjë dobi malet e shpellat ku u strehuan, kur erdhi urdhri i Zotit tënd. - “Vërtet, në këtë (ngjarje) ka argument. Por shumica e tyre (e njerëzve) nuk besojnë. Nuk ka dyshim se Zoti yt, Ai është Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.”

Mus'haf Hape →
Bekare 2:243–2:245 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon atij që Ai dëshiron. …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- A nuk i ke parë ata që, edhe pse ishin me mijëra, u larguan prej atdheut të vet për t'i shpëtuar vdekjes? Allahu u tha atyre: “Vdisni!” E pastaj Ai i ringjalli. Allahu është Bamirës i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk janë mirënjohës. - Nga Ibn Abasi përcillet se ka thënë: "Ishin katër mijë njerëz, të cilët u larguan nga ai vend për t’i shpëtuar kolerës, që ishte përhapur. Ata thanë: "Le të shkojmë në një vend tjetër, ku të shpëtojmë nga vdekja!” Kur ata mbërritën në atë vend, Allahu i Lartësuar u tha atyre: “Vdisni!” Dhe ata vdiqën. Ndërkohë atje kalon një profet i Zotit, i cili e luti Zotin që t’i ringjallte përsëri ata. Atëherë, Allahu i Lartësuar i ringjalli të gjithë. Për këtë flet ajeti: "A nuk i ke parë ata që, edhe pse ishin me mijëra, u larguan prej atdheut të vet për t'i shpëtuar vdekjes?" Në ringjalljen e tyre kishte një argument të prerë, të dukshëm, të pamohueshëm se ringjallja e trupave në Ditën e Gjykimit është e padiskutueshme që do të ndodhë. Ajo është tërësisht e mundur dhe e zbatueshme për fuqinë e Allahut të Lartësuar, i Cili thotë: "Allahu është Bamirës i madh ndaj njerëzve...". Ai është bamirës i madh me njerëzit, në lidhje me atë se çfarë shenjash të jashtëzakonshme, argumente të prera dhe fakte të qarta, të cilat nuk të lënë asnjë dyshim, iu mundëson që të shohin. Më pas, Allahu i Madhëruar thotë: "... por shumica e tyre nuk janë mirënjohës." Pra, nuk janë mirënjohës sa duhet për ato që u ka dhuruar Allahu i Lartësuar, qoftë në fenë, apo edhe në dynjanë e tyre. Në këtë histori ka argument dhe mësim që na tregon se çfarëdolloj mase që mund të marrë njeriu ajo është e pafuqishme kundër kaderit të Zotit. I vetmi shpëtim i robit është nëse kthehet me pendim, nënshtrim e bindje tek Allahu i Lartësuar. Kështu, këta njerëz dolën nga vendi i tyre, me qëllimin për t’i shpëtuar epidemisë shfarosëse, duke synuar që të jetonin më gjatë. Por ja që ndodhi ndryshe nga ajo që dëshironin! Madje, u erdhi e kundërta e asaj që patën për qëllim. Ata i rrëmbeu vdekja më shpejt sesa e prisnin dhe vdiqën të gjithë në një çast. Për të njëjtën çështje flet dhe hadithi i saktë, të cilin e sjell Imam Ahmedi nga Abdullah Ibn Abasi: 396. “Umer Ibn Hatabi u nis për të shkuar në Sham. Kur mbërriti në zonën e quajtur Serg, atë e takuan komandanti i ushtrisë Ebu Ubejde Ibn Xherah dhe shoqëruesit e tij, që e njoftuan për epideminë e kolerës, që kishte zaptuar Shamin. Këtu ai përmend hadithin në vijim, ku, ndër të tjera, thuhet se Abdurrahman Ibn Aufi, i cili nuk dukej gjëkundi për disa ditë për disa nevoja të veta, shkoi tek Umer Ibn Hatabi dhe tha: “Unë e di se si duhet të veprohet në të tilla raste! Unë kam dëgjuar Profetin e Allahut ﷺ të thotë: “Nëse ka rënë epidemia në një vend, dhe ju gjendeni aty, mos u largoni prej atij vendi, me mendimin se mund të shpëtoni prej Tij. Megjithatë, nëse dëgjoni se në një vend është përhapur një epidemi, dhe ju nuk keni hyrë në atë vend, atëherë mos shkoni atje!” Atëherë, Umeri falënderoi dhe lavdëroi Allahun dhe u largua mbrapsht.” Këtë hadith e kanë përnxjerrë Buhariu dhe Muslimi në dy Sahih-ët e tyre prej Zuhriut. - Atëherë, luftoni për hir të Allahut, dhe ta dini se Allahu dëgjon dhe di gjithçka. - Ashtu sikurse thamë, se çdo lloj mase që mund të marrë njeriu nuk mund të ndryshojë kaderin e Zotit, domethënë, është e pafuqishme që të ndryshojë atë që Zoti ka përcaktuar me pushtetin dhe urtësinë e Tij, po kështu edhe largimi nga lufta nuk mund të largojë kohën e vdekjes së njeriut. Afati i jetës së njeriut është i vendosur dhe rizku i Zotit është ndarë dhe përcaktuar. Kjo është bërë sipas një rregulli, në të cilin nuk mund të shtosh dhe nuk mund të pakësosh asgjë. Allahu i Lartësuar thotë: "Atyre që nuk luftuan dhe që thanë për vëllezërit e vet “Sikur të na kishin dëgjuar ne, nuk do të vriteshin”, thuaju: “Largojeni vdekjen prej vetes suaj, nëse thoni të vërtetën!” [Al Imran 168]. Gjithashtu, Allahu i Lartësuar thotë: "Kudo që të jeni, vdekja do t’ju arrijë - edhe në qofshi në kështjellat më të forta." [Nisa 78]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Kush është ai që do t’i japë Allahut një “hua” të mirë, që Ai t’ia shtojë atë shumëfish? - Allahu i Lartësuar i nxit besimtarët që të shpenzojnë në rrugën e Tij. Ibn Ebu Hatimi përcjell nga Abdullah Ibn Mesud një hadith, në të cilin thuhet: “Kur zbriti ky ajet, Ebu Dahdah el Ensari i tha Profetit ﷺ: 397. “O i Dërguari i Allahut! Vërtet, Allahu i Lartësuar pranon që t’i japim borxh Atij?!” - “Po, o Ebu Dahdah!” - tha Profeti ﷺ . Atëherë ai tha: “Ma jep dorën, o i Dërguari i Allahut!” Dhe ai ia dha dorën. Atëherë ai tha: “Dëshmo, atëherë, se unë ia kam dhënë Zotit tim si hua kopshtin tim (me hurma)!” Transmetuesi i hadithit thotë: “Në atë kopsht kishte 600 rrënjë hurmash. Aty (në shtëpinë brenda në kopsht) ishte dhe e shoqja e Ebu Dahdahit, Umu Dahdah, së bashku fëmijët dhe familjen e Ebu Dahdahit. Atëherë, Ebu Dahdah shkon dhe i thërret gruas së vet: “O Ummu Dahdah!” “Urdhëro!” “Dil prej aty, sepse unë ia kam dhënë kopshtin Zotit tim Krenar dhe të Lartësuar!” Vëreni me kujdes, se si Allahu i Lartësuar e përshkruan si hua të mirë. Është përcjellë se, Umeri dhe selefë e të tjerë, duke shpjeguar këtë fjalë, kanë thënë që është fjala për: “shpenzimin e pasurisë në rrugë të Allahut”. Për këtë hua të mirë, Allahu i Madhëruar thotë: "...që Ai t’ia shtojë atë shumëfish" Kjo ngjan me ajetin 261, po në këtë sure: "Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon atij që Ai dëshiron. Allahu është Bujar i madh e i Gjithëditur." Do të vijë edhe shpjegimi i këtij ajeti, në dashtë Allahu! Gjithashtu, ky ajet i përngjan edhe një hadithi të sjellë nga Ibn Ebu Hatimi, me senedin e tij, nga Ebu Hurejra, në të cilin thuhet: “Betohem në Atë, në dorë të të Cilit është shpirti im, se unë kam dëgjuar të Profetin e Allahut ﷺ të thotë: 398. “Allahu e shumëfishon një të mirë në dy milion të mira.” - Allahu e pakëson rizkun dhe po Ai jep me mbushulli. - Pra, shpenzoni në rrugë të Allahut dhe mos u shqetësoni, sepse Allahu i Lartësuar është Err- Rrazak, domethënë, Ai që furnizon. Është Allahu që ia ngushton rrizkun atij që Ai do dhe ia zgjeron atij që Ai do, sipas urtësisë së Tij absolute dhe të gjerë. Pastaj i Lartësuari thotë: - Vetëm tek Ai është kthimi juaj. - Ditën e jykimit do të ktheheni tek Ai, për ta marrë të plotë shpërblimin për çdo vepër që keni bërë në këtë jetë.

Mus'haf Hape →
Kadr 97:1–97:5 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe melekët në tokë atë natë janë më të shumtë sesa guralecët”. 251 Është thënë edhe se Kadri është natën e njëzetë e shtatë, bazuar në hadithin e Ubej Ibn …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ne e zbritëm atë në Natën e Kadrit.” - Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar dhe plot mirësi. Ajo është Nata e kadrit, natë e cila ndodhet në muajin e bagatshëm dhe plot mirësi të Ramazanit, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “ Ramazani është muaji në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, sqarues i rrugës së drejtë dhe kriter dallues (i së vërtetës nga e kota). ...” [Bekare 185]. 246 Fillimisht, Kurani është zbritur i tëri prej Lehui Mahfudhit në qiellin e dynjasë, në atë që quhet “ Bejtul Ize”. Më pas, ai i zbriti Profetit ﷺ pjesëpjesë, në varësi të ngjarjeve që ndodhnin, për rreth 23 vjet. - “E ku mund ta dish ti se ç’është Nata e Kadrit?!” - Kjo fjali tregon vlerën e madhe të kësaj nate, natë të cilën Allahu i Lartësuar e veçoi për të zbritur Kuranin e madhëri - shëm. Vlera e kësaj nate del më në pah në ajetin vijues, në të cilin Allahu i Lartësuar thotë: - “Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj!” - Një punë e mirë e kryer gjatë kësaj nate është më e mirë se adhurimi i Allahut për një mijë muaj të tjerë, ku nuk ndodhet Nata e Kadrit. Kjo i ngjan fjalës së Profetit ﷺ , që e sjell imam Ahmedi: 2902. “Vigjilimi një natë në rrugën e Allahut është më e mirë se një mijë net, përveç saj.” Ndërsa Ebu Hurejra thotë se, kur erdhi muaji i Ramazanit, Profeti i Allahut tha: 2903. “Ja, ku ju erdhi muaji i Ramazanit, muaji i begative dhe mirësive të shumta. Allahu i Madhëruar jua ka bërë detyrë agjërimin gjatë tij. Gjatë këtij muaji hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Zjarrit dhe prangosen shejtanët. Në këtë muaj është një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet nga mirësitë e kësaj nate, vërtet është i privuar.” Duke qenë se adhurimi në Natën e Kadrit është i barabartë me një mijë muaj, është transmetuar një hadith nga Ebu Hurejra, që gjendet në dy Sahih-ët, se Profeti i Allahut ka thënë: 2904. “Atij që ngrihet për të adhuruar Allahun Natën e Kadrit, duke pasur iman dhe duke llogaritur shpërblimin, kanë për t’iu falur gjynahet e shkuara.” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Në të zbresin melekët dhe Shpirti, me lejen e Zotit të tyre...” - Zbritja e melekëve është e shpeshtë gjatë asaj nate, për shkak të begative dhe mirësive të shumta të saj. Nuk ka dyshim se melekët zbresin kur zbresin bekimet, begatia dhe mëshira e Allahut, ashtu sikurse zbresin gjatë leximit të Kura - nit dhe rrethojnë mexhliset e dhikrit. 247 Melekët i shtrijnë flatrat e tyre në Tokë për kërkuesin e diturisë, i cili është i sinqertë në kërkimin e diturisë, duke treguar respekt dhe nderim për punën e tij. Për sa i përket fjalës ‘Shpirti’, këtu tregon Xhibrilin (a.s). Thuhet, gjithashtu, se është fjala për një lloj të veçantë melekësh, sikurse është përme - ndur në suren Nebe. Allahu është më i ditur. - “... me çdo çështje .” - Atë natë përcaktohen çështjet dhe vendoset exheli, pra, koha e vdekjes së njerëzve dhe rrizku i tyre, siç thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Atë natë vendoset në mënyrë të prerë çdo çështje e urtë ...” [Duhan 4]. Natën e Kadrit vendoset në mënyrë të detajuar çdo çështje që do të ndodhë gjatë vitit. Këto përcaktime merren nga Leuhi Mahfudh dhe u jepen shkruesve. Kështu, ata shkruajnë çdo gjë që do të ndodhë gjatë atij viti, për sa i përket kohëzgjatjes së jetës së krijesave, rizkut të tyre dhe gjithçkaje tjetër. - “Paqe është ajo deri në agim.” - Ajo natë është e mbushur me paqe e mirësi. Shejtani i mallkuar nuk ka mundësi të bëjë ndonjë ligësi apo të sjellë mundime atë natë. 248 Thuhet se, atë natë, melekët zbresin dhe kalojnë pranë besimtarëve, të cilët falin namaz dhe u japin selam atyre, deri në lindjen e agimit. Por në cilën natë të Ramazanit është pikërisht Nata e Kadrit? Është thënë se ajo është nata njëzetë e një, sipas hadithit të Ebu Seid el Hudriut, i cili ka thënë: “I Dërguari i Zotit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, hyri në itikaf dhjetë ditët e para të Ramazanit. Edhe ne hymë në itikaf me të. Xhibrili erdhi tek ai dhe i tha: “Vërtet, ajo që synon (Nata e Kadrit) është para teje.” Atëherë ai hyri në itikaf dhjetë ditët e mesit të Ramazanit. Edhe ne hymë në itikaf me të. Xhibrili erdhi tek ai dhe i tha: “Vërtet, ajo që synon është para teje. Atëherë, Profeti, paqja dhe beki - met e Zotit qofshin mbi të, u ngrit dhe mbajti një hutbe në mëngjesin e njëzetë të Ramazanit, ku tha: “Kush hyri në itikaf së bashku me mua, le të kthehet, sepse unë e pashë Natën e Kadrit, por m’u bë që ta harroja. Ajo është në dhjetë netët e fundit, në netët teke. Pashë (në ëndërr) se po bëja sexhde në baltë dhe në ujë.” Xhamia ishte i mbuluar thjesht me gjethe palmash dhe në qiell nuk dukej ndonjë re, megjithatë, shumë shpejt ra një shi. Unë pashë shenjat e baltës dhe të ujit në ballin e Profetit të Allahut, pikërisht ashtu siç e kishte parë ai në ëndërr.” Në një transmetim tjetër shtohet se kjo ndodhi në mëngjesin e ditës së njëzet e njëtë. [Buhariu dhe Muslimi]. Imam Shafiu thotë se ky hadith është transmetimi më i saktë për këtë çështje. Është thënë, gjithashtu, se Kadri është natën e njëzetë e tretë, sipas hadithit të Abdullah Ibn Unejsit, që vjen në Sahih-un e Muslimit, i cili ngjan me hadithin e Ebu Seidit. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur. Ndërsa s ipas hadithit të Ebu Seid el Hudriut, që e sjell Ebu Daud Tajalisi, Profeti i Allahut ka thënë: “Nata e Kadrit është natën njëzet e katërt (të Ramazanit).” 249 Edhe Imam Ahmedi sjell një hadith të ngjashëm nga Bilali, por në senedin e tij ndodhet Ibn Lehia, i cili konsiderohet si transmetues i dobët. Sipas hadithit të Abdullah Ibn Abasit, në Sahih-un e Buhariut, Profeti i Allahut ka thënë: “Kërkojeni atë në dhjetëshen e fundit të Ramazanit, e pikërisht në të nëntën (natë) të mbetur nga Ramazani, në të shtatën (natë) të mbetur nga Ramazani, në të pestën (natë) të mbetur nga Ramazani.” Shumë kanë shpjeguar se në këtë hadith bëhet fjalë për netët tek dhe, në fakt, ky është kuptimi më i dukshëm dhe më i përhapur. Pra, me shprehjen: “... në të nëntën (natë) të mbetur nga Ramazani ...”, është për qëllim nata e 21-të e ramazanit; me shprehjen: “në të shtatën (natë) të mbetur nga Ramazani ...”, është për qëllim nata e 23 -të e Ramazanit; me shprehjen: “në të pestën (natë) të mbetur nga Ramazani ...”, është për qëllim nata e 25-të e Ramazanit. Me fjalë të tjera, Profeti ﷺ sikur tha: “Kërkojeni atë në netët 21, 23 dhe 25 të Ramazanit. Megjithatë, ka të tjerë që mëtojnë se bëhet fjalë për netët çift, sikurse thotë Ebu Seidi në shpjegimin e sjellë nga Muslimi. Gjithashtu, Ubade Ibn Samiti përcjell se Profeti i Allahut ka thënë: 2905. “Nata e Kadrit është në 10 netët e fundit të mbetura prej Ramazanit. Çdokush që ngrihet dhe falet duke llogaritur shpërblimin e Allahut në to, Allahu ka për t’ia falur të gjitha gjynahet e shkuara dhe ato që do të bëjë më vonë. Ajo është natë teke: e nënta, e shtata, e pesta ose e treta (natë e mbetur nga netët e Ramazanit).”. 250 (pra, kuptimi është që janë netët 21, 23, 25 dhe 27 të Ramazanit. Po ashtu, ka mundësi të bëhet fjalë edhe për netët çift, në varësi të netëve të mbetura nga Ramazani. Kështu, nëse Ramazani është me 30 ditë, nata e nëntë e mbetur nga Ramazani është nata e 22-të, nata e shtatë e mbetur nga Ramazani është nata e 24-të; nata e pestë e mbetur nga Ramazani është nata e 26 -të; ndërsa nata e tretë e mbetur nga Ramazani është nata e 28-të. E nëse muaji është me 29 ditë, atëherë, nata e nëntë e mbetur nga Ramazani është nata e 21 -të, nata e shtatë e mbetur është nata e 23 -të; nata e pestë e mbetur nga Ramazani është nata e 23 -të; ndërsa nata e tretë e mbetur nga Ramazani është nata e 27 -të.) Imam Ahmedi sjell me sened hadithin nga Ebu Hurejra, i cili tregon se i Dërguari i Allahut (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!), në lidhje me Natën e Kadrit, ka thënë: “Ajo është nata e njëzetë e shtatë ose e njëzetë e nëntë dhe melekët në tokë atë natë janë më të shumtë sesa guralecët”. 251 Është thënë edhe se Kadri është natën e njëzetë e shtatë, bazuar në hadithin e Ubej Ibn Keabit, të cilin e sjell Muslimi në Sahihun e tij, se Profeti i Allahut ka thënë: 2906. “Ajo është nata e 27 -të.” Gjithashtu, n ga Muauija, Ibn Umeri, nga Ibn Abasi dhe të tjerë përcillet se Profeti i Allahut ka thënë se: 2907. “Ajo është nata e 27 -të.” Disa selefë kanë arsyetuar mendimin se ajo është nata e 27 - të, duke qëmtuar fjalët e sures Kadër. Kështu, fjala ‘ajo’ (hije), që i referohet kësaj nate, është pikërisht fjala e 27 -të e kësaj sureje. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Po ashtu, ka mendime për natën e 29 -të, sikurse edhe për natën e fundit të Rama - zanit. Në lidhje me këto transmetime, Imam Shafiu ka thënë se ato janë përcjellë nga Profeti (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!), si përgjigje ndaj pyetjeve të tilla, si: “A ta kërkoj Natën e Kadrit në këtë dhe apo atë natë?” Dhe ai përgjigjej: ‘Po.’ E sigurt është, - vazhdon Imam Shafiu – që Nata e Kadrit është e përcaktuar dhe nuk ndryshon (nga viti në vit).” Kështu e ka perifrazuar Tirmidhiu. Ndërsa nga Ebu Kilabe përcillet të ketë thënë: “Nata e Kadrit lëviz në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit.” Ky qëndrim vjen edhe si mendim i imam Malikut, Theuriut, Ahmed Ibn Hanbelit, Is'hak Ibn Rahauejhit, Ebu Theurit, El Muznit, Ebu Bekër Ibn Huzej - mes etj. Kadi Ijadi thotë se ky ka qenë edhe mendimi i imam Shafiiut. Në fakt, ky është mendimi më i qartë dhe i dukshëm, por Allahu e di më mirë. Ky mendim mund të mbështetet nga hadithi në dy Sahih-ët, të Buhariut dhe Muslimit, përcjellë nga Abdullah Ibn Umeri, që thotë se: “Disa shokëve të Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) iu tregua në ëndërr se Nata e Kadrit është në shtatë ditët e fundit të Ramazanit. Atëherë, i Dërguari i Allahut (lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) tha: “Unë shoh se ëndrrat tuaja tregojnë së bashku se Nata e Kadrit është në shtatë ditët e fundit të Ramazanit. Kështu, kushdo që kërkon të arrijë Natën e Kadrit, le ta kërkojë në shtatëshen e fundit!” Gjithashtu, transmetohet nga Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kërkojeni Natën e Kadrit në netët tek të dhjetë netëve të fundit të Ramazanit” [Ky është versioni i sjellë nga Buhariu.] Ndërsa mendimi tjetër i sjellë nga Shafiiu, se Nata e Kadrit është e qëndrueshme në një natë dhe nuk lëviz nga viti në vit, mund të mbështetet nga hadithi që Buhariu sjell në Sahihun e tij, nga Ubade Ibn Samiti, që rrëfen: “Njëherë, i Dërguari i Allahut erdhi të na tregonte për Natën e Kadrit, por dy muslimanë ishin duke u grindur mes tyre. Atëherë, Profeti tha: “Unë erdha që t’ju njoftoja për Natën e Kadrit, por për shkak të grindjes së filanit me filanin, ky informacion m’u tërhoq. Megji - thatë, shpresoj që edhe kjo të jetë hajër për ju. Kërkojeni atë në të nëntën, të shtatën dhe të pestën (natë të mbetur prej Ramazanit)." Argumentimi përmes këtij hadithi është si vijon: “Nëse Kadri nuk do të ishte në një natë të përcaktuar dhe të qëndrueshme çdo vit, atëherë Profeti nuk do të përcillte dijen e përhershme se kur është pikërisht Nata e Kadrit. Vetëm nëse themi se Profeti ﷺ do ta jepte atë lajm vetëm për atë vit, në mënyrë të veçantë. Nëse shqyrtojmë fjalët e Profetit në këtë hadith: “... por për shkak të grindjes së filanit me filanin, ky informacion m’u tërhoq ...”, mund të themi se ky është një argument mbështetës për idenë, që artiku - lohet shpesh, se: grindja dhe kundërshtitë largojnë mirësitë dhe të privojnë nga dituria e dobishme. Apo siç thuhet në një hadith: “Robi privohet nga rizku, për shkak të ndonjë gjynahu që bën.” 252 Por çfarë kuptimi ka fjala “... m’u tërhoq” në hadith? Kuptimi është që Profetit (a.s.) iu hoq dituria për kohën e saktë se kur është Nata e Kadrit, dhe jo se Nata e Kadrit iku dhe nuk ekziston më, siç thonë injorantët nga mesi i shiitëve. Provë që Nata e Kadrit do të vazhdojë të jetë është ajo çfarë thuhet më pas në këtë hadith: “Kërkojeni atë në të nëntën, të shtatën dhe të pestën (natë të mbetur prej Ramazanit)." Mendoni pak edhe për fjalën e Profetit: “Por shpresoj që edhe kjo të jetë mirësi për ju.”. Pra mostregimi e mospërca-ktimi konkretisht se cila është ajo natë, është më e mirë për ju, sepse kështu kër -kuesit e asaj nate do të përpiqen më fort dhe më gjatë për të arritur shpërblimin e saj. Me fjalë të tjera, nëse do të ishte përcaktuar se cila natë është, besimtarët do të kufizohe -shin me përkushtime e adhurime vetëm gjatë asaj nate. Kështu, me urtësinë e Allahut, mbeti e papërcaktuar, që adhuruesi të përpiqet të gjithë muajin në kërkim të saj, ndërsa në dhjetëditëshin e fundit të shtojë maksimalisht përpjekjet, për të arritur shpërblimin e asaj nate. Për këtë arsye, përcillet se: i Dërguari i Allahut hynte në itikaf në dhjetëditëshin e fundit të Ramaza - nit, derisa Zoti i Madhëruar e mori nga kjo jetë. Më pas, në itikaf hynin gratë e tij.” Kështu thotë Aishja, sipas hadithit te Buhariu dhe Muslimi. Po kështu, Buhariu dhe Muslimi sjellin hadithin nga Ibn Omeri, që thotë se: “I Dërguari i Zotit hynte në itikaf gjatë dhjetëshes së fundit të Ramaza - nit.” Aishja ka thënë: “Sa herë që hynte dhjetëshja e fundit të Ramazanit, i Dërguari i Zotit e ngjallte natën, zgjonte familjen e tij dhe shtrëngonte izarin e tij” [Buhariu dhe Muslimi]. Shprehja: “shtrëngonte izarin e tij” ka kuptimin: u largohej marrëdhënieve me gratë e përkushtohej tërësisht në adhu - rim. Muslimit përcjell me senedin e tij, po prej Aishes, se: “I Dërguari i Allahut përpiqej (me adhurime e përkushtim) gjatë dhjetëshes së fundit të Ramazanit shumë më fort se jashtë tyre.” Nga Maliku, Allahu e mëshiroftë, është përcjellë edhe mendimi se të dhjeta netët e fundit të Ramazanit janë njëlloj të mundshme për të qenë Natë Kadri dhe asnjë natë nuk është më e preferuar se një tjetër. Këtë mendim të imam Malikut e kam parë të shkruar në komentarin e Rafi'iut rreth Musnedit të Imam Safiut, - Zoti i mëshiroftë! Është shumë e këshillue - shme dhe e pëlqyeshme që muslimani të shtojë e shpeshtojë lutjet gjatë gjithë kohës e jetës së tij, por kjo duhet të bëhet më e theksuar gjatë muajit të Ramazanit, veçanë - risht në dhjetë ditët e fundit të tij dhe, më shumë akoma, gjatë netëve teke. Është e pëlqyeshme, gjithashtu, që të bëhet sa më shumë kjo lutje: " Allahumme inneke Afuun, tuhibbul afu e, fea’fu anni !” (O Zot, Ti je Falës dhe e do faljen, prandaj më fal mua!)". Imam Ahmedi sjell me senedin e tij hadithin nga Abdullah Ibn Burajde, se Aishja i ka thënë Profetit: ‘O i Dërguar i Zotit, kur të vijë Nata e Kadrit, çfarë lutje të bëj gjatë saj?’ Ai tha: “Thuaj: ‘ Allahumme inneke Afuun, tuhibbul afua, fea’fu anni !’ (O Zot, Ti je Falës dhe e do faljen, prandaj më fal mua!) ” Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxhe sjellin me sened nga Abdullah Ibn Burajde, se Aishja i tha: ‘O i Dërguar i Zotit! Nëse e di se cila është Nata e Kadrit, çfarë lutje të bëj gjatë saj?’ Ai tha: “Thuaj: ‘Allahumme inneke Afuun, tuhibbul afua, fea’fu anni ! (O Zot, Ti je Falës dhe e do faljen, prandaj më fal mua!)"” Disa shenja dalluese të Natës së Kadrit Profeti i Allahut ka thënë: 2908. “Shenjë e Natës së Kadrit është se ajo është natë e kthjellët dhe e shndritshme, si netët kur hëna është e ngritur në kupën e qiellit. Ajo është një natë e qetë, as shumë e ftohtë dhe as shumë e nxehtë. Gjatë saj, nuk i lejohet asnjë ylli që të gjuajë me shkëndija të zjarrta, derisa të agojë”. Shenjë tjetër është se: 2909. “Dielli në mëngjesin e asaj nate nuk ka rreze të forta dhe duket si një hënë e plotë. Atë ditë nuk i lejohet shejtanit që të dalë së bashku me diellin gjatë lindjes së tij.” Ky hadith është sjellë me një isnad i mirë por, në nj ë pjesë të tij ka diçka të dyshimtë. Imam Muslimi sjell hadithin nga Ubej ibn Keab ku ndër të tjera përmend: “... dhe shenja e asaj nate është që dielli të lindë atë mëngjes i bardh ë pa rreze të forta.” Një lajm i çuditshëm dhe i panjohur lidhur me Natën e Kadrit është transmetuar nga Imam Ebu Muhamed Ibn Ebu Hatimi, i cili e përmend në tefsirin e kësaj sureje të mreku - llueshme. Ai thotë: “Më ka transmetuar babai im, nga Abdullah Ibn Ebu Zijad el Katuani, ky nga Sejjar Ibn Hatim, ky nga Musa Ibn Seidi - domethënë Rasibiu – ky nga Hilal Ebu Xhebla, ky nga Ebu Abdus - Selami, ky nga babai i tij, e ky nga Kabi, i cili ka thënë: “ Sidretul Munteha është në kufirin e qiellit të shtatë dhe përtej saj është Xheneti. Ajo është në kufirin mes kësaj bote dhe ahiretit. Lartësitë e asaj peme janë në Xhenet, ndërsa rrënjët dhe degët e tij janë nën Kursij. Në të ka aq shumë melekë, numrin e të cilëve nuk e di askush tjetër, përveç Zotit të Fuqishëm dhe të Madhë - rishëm. Në çdo vend, në degët e saj që - ndrojnë melekë, që adhurojnë Allahun e Madhëruar. Vendqëndrimi i Xhibrilit (paqja qoftë mbi të) është mu në qendër të saj. Zoti e urdhëron Xhibrilin që të zbresë në çdo natë kadri, me të gjithë melekët e tjerë, që banojnë në Sidretul Munteha. Çdo melek që zbret atë natë, Allahu i Madhëruar e ka mbushur me dhembshuri dhe mëshirë për besimtarët. Ata zbresin bashkë me Xhibrilin Natën e Kadrit, sapo dielli perëndon. Natën e Kadrit nuk mbetet në tokë asnjë pëllëmbë vend, që të mos ketë një melek, që qëndron në sexhde ose në këmbë, duke u lutur për besimtarët dhe besimtaret, përveç nëse është kishë ose sinagogë, shtëpi zjarri ose tempull idhujsh, vendgrumbullim mbeturinash, shtëpi ku ka pije dehëse ose shtëpi me puta e idhuj, shtëpi në të cilën është varur ndonjë zile, ose vend ku kryhen nevojat. Kështu, melekët luten pareshtur gjatë gjithë natës për besimtarët. Xhibrili nuk lë asnjë besimtar pa i shtrënguar dorën dhe shenja e kësaj është kur besimtarit i rrëqethet lëkura, i preket e mbushet zemra me dhembshuri dhe sytë i derdhin lot. Kjo ndodh kur Xhibrili i shtrëngon dorën.” Gjithashtu, nga Kabi përcillet të ketë thënë: “Kushdo që thotë Natën e Kadrit tri herë: “ Lâ ilâhe il - l’Allah (Nuk ka zot tjetër që meriton adhurimin, përveç Allahut)”, atëherë, me të parën herë, Zoti do ta falë, me të dytën do ta shpëtojë nga zjarri i Xhehenemit dhe me të tretën do ta fusë në Xhenet.” Ne - thotë transmetuesi, - e pyetëm Ka'b al Ahbarit: ‘O Ebu Is'hak, a është kjo e vërtetë?’ Kabi tha: ‘A mund të thotë ‘Lâ ilâhe il-l’Allah’ Natën e Kadrit dikush tjetër, përveç njeriut të sinqertë? Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, Nata e Kadrit është e rëndë për jobesimtarin dhe hipokritin, njëlloj sikur të mbajë një mal mbi kurriz. Melekët vazhdojnë kështu, derisa vjen agimi. I pari që ngjitet në qiell është Xhibrili, derisa qëndron në pikën më të lartë, më lart se dielli. Atje hap flatrat e tij, ndër të cilat ka dy flatra të gjelbra, që i hap vetëm në atë kohë. Për këtë arsye, dielli bëhet pa rreze dhe mbetet në atë gjendje në fillimin e asaj dite. Pastaj ai thërret melekët dhe ata ngjiten lart. Kështu bashkohen drita e melekëve dhe drita e krahëve të Xhibrilit. Ata ndalen mes tokës dhe qiellit të dynjasë në atë ditë, duke vazhduar të luten për mëshirë dhe falje për besimtarët dhe besimtaret dhe për ata që agjërojnë Ramazanin, me shpresën për shpërblim. Ata vazhdojnë me lutje për këdo që vendos me zemër se, nëse jeton deri në vitin e ardhshëm, do të agjërojë Ramazanin për hir të Allahut. Kur vjen mbrëmja, ata ngjiten e hyjnë në qiellin e dynjasë dhe ulen rrathë-rrathë. Melekët e qiellit më të ulët mblidhen pranë tyre dhe i pyesin ata për çdo njeri, për çdo burrë dhe çdo grua, dhe ata u tregojnë. Ata pyesin: “Çfarë bëri filani? Si e gjetët këtë vit?” Ata thonë: Ne e gjetëm filanin vitin që shkoi si një adhurues të përkushtuar, por e gjetëm këtë vit të devijuar. Ndërsa filanin e gjetëm vitin e shkuar si të devijuar, ndërsa këtë vit e gjetëm si një adhurues të dalluar.” Kështu, ata pushojnë së kërkuari falje për këtë dhe fillojnë të kërkojnë falje për atë të parin. Gjithashtu thonë: “Ne e gjetëm filanin e filanin që e përmendnin shumë Zotin, filanin në ruku, duke madhëruar Zotin, filanin në sexhde dhe atë tjetrin duke kënduar fjalën e Zotit.” Kështu vazhdojnë melekët për gjithë ditën dhe natën, derisa ngjiten në qiellin e dytë. Në çdo qiell ka ditë dhe natë, derisa të arrijnë në vendin prej nga ku u nisën, pra, në Sidretul Munteha. Ajo u thotë: “O banorët e mi, më tregoni për njerëzit, madje m’i tregoni ata emër për emër. Kam të drejtë t’jua kërkoj këtë dhe unë e dua këdo që e do Zotin.” Pastaj Kab al Ahbari rrëfen se ata i tregojnë Sidretul Muntehasë për çfarë ajo u kërkoi. Ata i flasin për çdo burrë e grua, me emrat e tyre dhe të baballarëve të tyre. Pastaj Xheneti i afrohet Sidretul Muntehasë dhe i thotë: “Më trego çfarë të treguan banorët e tu rreth njerëzve.” Kështu ajo i tregon Xhenetit.” Kabi vijon: “Pastaj Xheneti thotë: ‘Mëshira e Zotit qoftë për filanin, mëshira e Zotit qoftë për filanin, Allahu e faltë filanin! O Zot, shpejtoje ardhjen e tyre tek unë!’. Kështu, Xhibrili arrin në vendin e vet para të gjithëve. Pastaj Zoti e frymëzon dhe ai thotë: ‘O Zot, unë e gjeta filanin në sexhde, ndaj fale atë!” Dhe Ai e fal atë. Atëherë, Xhibrili dëgjon melekët që mbajnë fronin të thonë: “Mëshira e Zotit qoftë për filanin, mëshira e Zotit qoftë për filanin dhe falja e Tij qoftë për filanin!” Xhibrili thotë: ‘O Zot, vitin që shkoi e gjeta robin tënd, filanin, duke iu përmbajtur rrugës së drejtë dhe adhurimit, kurse këtë vit ai kishte ndryshuar dhe ishte larguar nga urdhëresat e Tua!’ Zoti thotë: ‘O Xhibril! Nëse robi pendohet dhe kërkon falje prej Meje tri orë para se të vdesë, Unë do ta fal atë.’ Pastaj Xhibrili i thotë: “Ti je i lavdëruar, o Zoti im! Ti je më i mëshirshëm për robërit e Tu sesa ata për veten e tyre.’ Atëherë lëkundet Froni dhe gjithçka rreth tij. Qiejt dhe kushdo që është në to thonë: ‘Lavdërimet i takojnë vetëm Allahut, Mëshirëplotit! Lavdërimet i takojnë vetëm Allahut, Mëshirëplotit!” Kabi shton se: kushdo që e agjëron Ramazanin dhe vendos në veten e vet që, pas Ramazanit, të mos e kundërshtojë Zotin me gjynahe, ai do të hyjë në Xhenet pa u marrë në pyetje e llogari. 253 Ky është fundi i përmbledhjes së tefsirit të sures Kadër. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për mirësitë e Tij!

Mus'haf Hape →
Duhan 44:43–44:50 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… si ai do të trajtohen edhe mohuesit e tjerë. Thuhet, gjithashtu, se Zekumi është një pemë, e cila sikur të binte në Tokë qoftë edhe një pikë e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na bën me dije ndëshki - min, që ka përgatitur për mohuesit e besimit: - “Është e vërtetë se pema e Zekumit, do të jetë ushqim i keqbërësve. ” - Ky do të jetë ushqimi i refuzuesve të besimit të vërtetë dhe të drejtë. Thuhet se këtu bëhet fjalë në mënyrë të veçantë për Ebu Xhehlin. Sidoqoftë, njëlloj si ai do të trajtohen edhe mohuesit e tjerë. Thuhet, gjithashtu, se Zekumi është një pemë, e cila sikur të binte në Tokë qoftë edhe një pikë e vetme prej saj, do të shkatërronte dhe shfaroste jetesën në të. Një fjalë e ngjashme është sjellë më herët, si një transmetim, 41 që i atribuohet Profetit .ﷺ Në vijim, i Lartësuari përshkruan këtë pemë: - “Si tunxh i shkrirë ...” - Pra, ajo është si llavë e nxehtë. - “... ajo u vlon në bark, ashtu siç vlon uji i nxehtë. ” - Për shkak të nxehtësisë dhe pështirësisë së saj të pashembullt. - “Rrëmbejeni atë ...” - Rrëmbejeni mohuesin e besimit me forcë dhe ashpërsi. Është thënë se, kur zebanive u jepet urdhri për ta rrëmbyer me forcë, vërsulen shtatë - dhjetë syresh për të zbatuar urdhrin të parët. - “... dhe flakeni në mes të Zjarrit. ” – Tërhiqeni zvarrë drejt zjarrit të ndezur fort. - “Pastaj, mbi kokën e tij derdhni ujin e valë të ndëshkimit! ” - Meleku e godet atë fort me një çekan të hekurt, duke i hapur kafkën. Pastaj i hedh ujë të nxehtë mbi kokë. Ai ujë zbret, kalon dhe i deporton nëpër të gjithë trupin, duke shkrirë çfarë ka në barkun e tij, derisa i rrjedh poshtë nëpër nyjet e këmbëve. Allahu i Lartësuar na ruajtë nga një ndëshkim i tillë! - “Shijoje dënimin, ti krenari e fisniku i pamposhtur!” - Emeviu sjell në librin e tij “Megazi” hadithin nga Ikrime, i cili rrëfen: 2357. “Profeti i Allahut ﷺtakoi Ebu Xhehlin (Allahu e mallkoftë!) dhe i tha: “Allahu i Lartësuar më urdhëroi që të të them ty: “Mjerë për ty, mjerë! Mjerë për ty, mjerë!”. Atëherë, ai e hoqi rrobën prej dorës së tij dhe tha: “As ti dhe as shoqëruesi yt nuk keni ç’më bëni mua dhe ti e di mirë se unë jam më i paprekshmi i banorëve të Bat’ha - së. Unë jam krenari e fisniku i pamposhtur.” Atëherë, - vazhdon Ikrime - Allahu i Ma - dhëruar e vrau atë (pra, Ebu Xhehlin) ditën e Bedrit, pastaj e poshtëroi, duke zbritur pikërisht këtë ajet: “Shijoje dënimin, ti kre - nari e fisniku i pamposhtur!”. Kështu do t’i thonë atij zebanitë në Xhehenem, duke i kujtuar fjalët që thoshte në dynja, për t’ia shtuar dëshpërimin dhe poshtërimin. Pra, sikur i thonë: Shijoje këtë, sepse ti nuk je as krenar i pamposhtur dhe as fisnik. - “Ky është ai, për të cilin ishit në dyshim.” - Ai nuk besonte në dynja se do t’i vinte ky ndëshkim dhe do të përmbushej kërcënimi që i bëri Muhamedi ,ﷺ profeti i Allahut.

Mus'haf Hape →
Fet'h 48:27–48:28 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i Allahut pati parë në ëndërr sikur ai hyri në Mekë dhe bëri tavaf rreth Qabes. Ai ishte në Medinë, kur u tregoi sahabëve për këtë ëndërr. Në kohën …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Allahu e vërtetoi ëndrrën e të Dërgua - rit të Tij dhe e bëri realitet: “Do të hyni në Shtëpinë e Shenjtë të sigurt, me vullnetin e Allahut.” - Profeti i Allahut pati parë në ëndërr sikur ai hyri në Mekë dhe bëri tavaf rreth Qabes. Ai ishte në Medinë, kur u tregoi sahabëve për këtë ëndërr. Në kohën kur u bë udhëtimi dhe marrëveshja e Hudejbijes, askush prej tyre nuk dyshonte se kjo ëndërr do të përmbushej atë vit. Për këtë arsye, kur ndodhi ajo që ndodhi dhe u bë marrëveshja e Hudejbijes për t’u kthyer mbrapsht atë vit dhe për të shkuar në vitin pasardhës, në zemrat e disa sahabëve mbeti një shije jo e mirë, aq sa Umer Ibn Hatabi diskutoi me Profetin e Allahut, ku, ndër të tjera, i tha: 2423. “A nuk na pate njoftuar se ne do të shkojmë në Qabe dhe do të bëjmë tavaf rreth saj?” Profeti iu përgjigj: “Po, ashtu ju kam thënë, por a ju kam thënë gjë se kjo do të ndodhë këtë vit?” Umeri tha: “Jo.” - E, pra, - vazhdoi Profeti i Allahut - ti do të shkosh në Qabe dhe do ta bësh tavafin.” Prandaj Allahu i Lavdëruar thotë: “Allahu e vërtetoi ëndrrën e të Dërguarit të Tij dhe e bëri realitet: “Do të hyni në Shtëpinë e Shenjtë të sigurt, me vullnetin e Allahut.” Domethënë, ky është një premtim, që do të përmbushet. Madje, siç thotë i Lartësuari, kur të hyjnë në Shtëpinë e Shenjtë, do të jenë të sigurt. - “Kokat tuaja do të jenë të rruara ose të qethura ... ” - Disa e rruajtën kokën dhe disa të tjerë veç i shkurtuan flokët gjatë umres. Në dy Sahih-ët vjen hadithi se Pro - feti a.s. tha njëherë: 2424. “Allahu i mëshiroftë ata që e rruajnë kokën (për umre ose haxh)!” - “Po ata që i shkurtojnë, o i Dërguari i Allahut?” e pyetën. Ai tha sërish: “Allahu i mëshiroftë ata që e rruajnë kokën!” - “Po ata që i shkurtojnë, o i Dër - guari i Allahut?” - “Allahu i mëshiroftë ata që e rruajnë kokën!” - tha i Dërguari (për herë të tretë). - “Po ata që i shkurtojnë, o i Dërguari i Allahut?” - e pyetën përsëri. - “Edhe ata që i shkurtojnë!” - tha për herën e tretë ose të katërt. - “... dhe nuk do të keni frikë.” - Fillimisht, Allahu i Madhëruar premtoi se muslimanët do të ishin të sigurt kur të hynin në Mekë, se nuk do të kishin asnjë frikë gjatë qëndrimit në të. Kjo u realizua në atë që u quajt Umratul Kada ose Umreja Kaza, e cila u krye në muajin dhul ki’de, në vitin e shtatë të hixhretit. Profeti i Allahut, pasi u kthye nga Hudejbija në muajin dhul ki’de të vitit të gjashtë në Medinë, qëndroi në të muajt dhul hixhe e muharrem, dhe pastaj në muajin sefer u nis drejt Hajberit dhe e çliroi atë. Një pjesë të tij e çliroi me luftë, ndërsa një pjesë me marrëveshje. Hajberi kishte toka të gjera, plantacione me palma dhe shumë të mbjella. Profeti ﷺ pranoi që jehudët të kujdeseshin për tokat, me kushtin që prodhimet t’i ndanin përgjysëm me muslimanët.57 Plaçkën e luftës së fituar në Hajber Profeti ua ndau veçse pjesmarrësve në Hudejbije, përveç një pjese të vogël, që Profeti ua dha atyre që sapo kishin mbërritur nga Abisinia, pra, Xhafer Ibn Ebu Talibit dhe Ebu Musa el Eshariut, me grupet e tyre përkatëse (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata!). Në muajin dhul kide të vitit të shtatë, Profeti i Allahut së bashku me pjesëmarrësit në umren e ndaluar të Hudejbijes një vit më parë, u nisën për të kryer umren. Ai e veshi ihramin në dhul hulejfe dhe mori me vete bagëtitë e kurbanit. Thuhet se ishin 60 deve. Ai bëri telbije më zë të lartë: ‘Leb-bejkell-llâhumme leb-bejk. Leb-bejke lâ sherike leke leb -bejk. In-nel ĥamde uen -ni'mete leke uel mulk. Lâ sherike lek. (Të përgjigjem, o Zot, të përgjigjem! Të përgjigjem, Ti je i pashoq, të përgjigjem! Të gjitha lavdërimet të takojnë vetëm Ty, edhe mirësitë janë të gjitha prej teje! Edhe pushteti e sundimi është i gjithi në dorën Tënde! Ti je i Pashoq!). Po kështu vepruan edhe sahabët e tij. Kur iu afruan Dhahranit, Profeti ﷺ dërgoi Muhamed Ibn Mesleme në krye të një çete kalorësish të armatosur, që t’u paraprinin. Kur idhujtarët panë këtë çetë kalorësish të armatosur, u frikësuan, duke menduar se Muhamedi kishte thyer paktin e armëpushimit dhe ishte nisur t’i sulmonte ushtarakisht. Kështu, ata lajmëruan popullin e Mekës dhe dërguan te Profeti ﷺ Mikrez Ibn Hafsin, i cili i tha: “O Muhamed, nuk të kemi njohur si njeri që thyen paktet.” Profeti i tha: “Çfarë është kjo që po thua?!” - “Morëm vesh se po vjen drejt nesh me kalorësi të armatosur me shpata, heshta e shigjeta.” Profeti i tha: “Jo, nuk kemi thyer paktin. Ne i dërguam ata drejt Jexhexhit.” Atëherë Mekrezi tha i qetësuar: “Ja, kështu të kemi njohur: bami - rës, mbajtës të premtimit dhe respektues të marrëveshjeve.” Pas kësaj, krerët e mohue - sve dolën nga Meka, që të mos shihnin Profetin e Allahut dhe besimtarët duke kryer umren. Ndërkohë, pjesa tjetër e bano - rëve, burra, gra e fëmijë qëndruan, madje kishin dalë në rrugët e Mekës, që të shihnin Profetin e Allahut dhe shokët e tij. Kështu, Profeti i Allahut hyri në Mekë, me shokët, që ecnin para tij duke bërë telbije. Bagëtitë e kurbanit i kishte nisur drejt Dhit-tuasë, për t’u bërë kurban. Profeti ishte hipur mbi devenë e tij, Kasuanë, e njëjta deve, që kishte në umren e Hudejbijes. Abdullah Ibn Rauaha mbante frerët e devesë së Profetit, duke e drejtuar atë, ndërkohë që recitonte këto vargje: “Me emrin e Atij, që nuk ka fe tjetër veç fesë së Tij! / Me emrin e Atij, që Muhamedi është Profeti i Tij! / Largohuni, o bij mohuesish nga rruga e tij! / Sot kemi për t’ju luftuar për Librin zbritur atij, / do t’ju godasim me një luftë, që largon mikun nga miku! / O Zot, dëshmo se unë jam besimtar i fjalëve të tij.” Imam Ahmedi sjell nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta) këtë hadith: 2425. “Profeti i Allahut dhe sahabët e tij mbërritën në Mekë, duke qenë disi të dobësuar nga klima e Medinës. Idhujtarët filluan të thoshin: “Po vijnë këta njerëz, që i ka telendisur klima e Medinës dhe janë të sëmurë.” Ata zunë vend e po qëndronin nga ana e hixhrit të Ismailit, për të parë muslimanët që bënin tavafin rreth Qabes. Allahu i Madhëruar ia tregoi Profetit të Tij fjalët e idhujtarëve, prandaj ai i urdhëroi sahabët që t’i bënin me vrap të lehtë tri xhirot e para, që idhujtarët të shihnin se ata ishin në formë të plotë fizike. Kështu, tri xhirot e para u bënë duke vra - puar lehtë. Gjatë këtyre tri xhirove, në pje - sën mes këndit të Jemenit dhe këndit të Gurit të Zi, ata nuk vraponin, sepse nuk i kapte syri i idhujtarëve, që gjendeshin nga ana tjetër. Profeti nuk ndaloi asnjë që t’i bënte duke vrapuar të gjitha xhirot e tavafit. Atëherë, disa idhujtarë thanë: “Për këta thatë ju, se i ka dobësuar dhe sëmurur klima e Medinës?! Këta duken më të fortë e vitalë, se kështu e ashtu.” Kështu e kanë sjellë në Sahih-ët e tyre Buhariu dhe Muslimi. Ndërsa Imam Ahmedi sjell kështu hadithin nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!): 2426. “Profeti e bëri tavafin dhe sajin mes Safasë dhe Merues, që idhujtarët të shihnin forcën e tij.” Këtë variant e sjellin gjithashtu Muslimi dhe Nesaiu. - “Ai dinte atë që ju nuk e dinit.” - Allahu i Lartësuar dhe krenar dinte rreth dobisë së kthimit tuaj pas në vitin e Hudejbijes, atë që ju nuk e dinit dhe as që e mendonit. - “Para kësaj, Ai ju dha një fitore të shpejtë.” - Që përpara se të hynit në Mekë, Ai i premtoi Profetit këtë mirësi në ëndrrën që i tregoi. Këtë mirësi, që ishte Marrëve - shja e Hudejbijes, i Lartësuari e quajti “një fitore të shpejtë.” Ajo marrëveshje, që Profeti i Allahut bëri me idhujtarët mekas, ishte vërtet një fitore e madhe. - “Është Ai që e dërgoi Profetin e Tij me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë ...” - E dërgoi me dituri të dobishme dhe punë të mira sipas saj. - “... që të triumfojë mbi çdo fe.” - Ta bëjë fe të epërme, mbi të gjithë pasuesit e feve të banorëve të tokës, arabëve dhe joarabëve. - “Mjafton Allahu si dëshmitar. ” - Për faktin se Muhamedi është i dëguari i Tij besnik dhe se Ai do ta ndihmojë e bëjë fitues mbi të gjithë. Allahu është më i ditur.

Mus'haf Hape →
Mutafifin 83:1–83:6 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i Allahut ka thënë: “Dielli do të afrohet në largësinë sa një milje, dhe nxehtësia e tij do të shtohet kaq e aq, aq sa trutë e kokës do të vlojnë, ashtu siç …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Mutaffifin është sure mekase dhe ka 36 ajete. Ajo është shpallur pas sures Ankebut. Mutaffifin është surja e fundit që ka zbritur në Mekën e nderuar. - “Mjerë për ata që matin e peshojnë mangët, ...” - Flitet për të ngrënit në peshë dhe në masë, duke cenuar hakun e njerëzve. I Madhëruari i kërcënon me ‘ El Uejl ’, që është dëshpërimi, humbja e plotë dhe shkatërrimi: - “Ata që kur blejnë nga të tjerët, e marrin masën e plotë ...” - Kur masin për veten e vet, ata e kërkojnë hakun tërësisht, madje synojnë të shtojnë më tepër. - “Por kur u shesin të tjerëve, e masin dhe e peshojnë mangët.” - Ata nuk u japin hakun të tjerëve, ndërkohë që Allahu i Madhëruar ka urdhëruar për drejtësi, barazi dhe për matje e peshë korrekte. I Lartësuari thotë: “... mbusheni mirë masën kur matni (me enë) dhe peshoni me peshore të saktë! Kjo është më e dobishme për ju dhe ka për - fundim më të mirë.” [Isra 35]. Gjithashtu: “Mos iu afroni pasurisë së jetimit, veçse në mënyrën më të mirë, derisa ai të arrijë pjekurinë! Matni dhe peshoni me drejtësi! Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të veta. Kur të flisni, duhet të jeni të drejtë, edhe kur çështja është për të afërmit tuaj. Plotësojini zotimet që i bëni Allahut! Këto janë porositë e Tij, me qëllim që ju të kujtoni.” [En’am 152]. “Qiellin e ngriti lart dhe vendosi drejtësinë, që ju të mos e shkelni atë. Prandaj matni me drejtësi e mos hani në peshë!” [Rahman 7 - 9]. Allahu i Madhëruar e shkatërroi popullin e Shuajbit, ndër të tjera, edhe për shkak se u hanin ha - kun njerëzve në matje. I Lartësuari kërcë - non këtë kategori njerëzish, duke thënë: - “A nuk mendojnë ata se kanë për t’u ringjallur ...” - A nuk kanë frikë këta prej ringjalljes dhe ditës së qëndrimit përpara Atij, që i di të gjitha të fshehtat dhe atë që fshihet në zemrat, shpirtrat dhe ndërgjegjen e njerëzve? - “... në një ditë të madhe...” - Atë ditë të madhe, lemeritë e së cilës do të jenë të shumta dhe çështja atë ditë do të jetë shumë e madhe. E tillë do të jetë gjendja, sepse ai që do të humbasë atë ditë, ka për të hyrë në zjarrin e furishëm. - “Ditën kur njerëzit do të ngrihen për të dalë para Zotit të botëve?!” - Do të ngrihen e do të qëndrojnë këmbëzbathur, të zhveshur dhe të pabërë synet. Ai do të jetë një qëndrim i vështirë dhe i frikshëm për - para Zotit. Do të jetë një vuajtje dhe tmerr i madh për keqbërësin e kriminelin. Kapaci - tetet njerëzore nuk mund ta përballojnë tmerrin, që do të përjetojnë. Imam Maliku transmeton nga Nafiu Ibn Umeri se Profeti :ënëht ak ﷺ2830. “Atë ditë, njerëzit do të ngrihen të qëndrojnë në këmbë për Zotin e botërave, aq sa ndonjëri do të humbasë në djersën e tij, e cila do t’i arrijë në mes të veshëve.” [Buhariu dhe Muslimi]. Imam Ahmedi sjell me sened këtë hadith nga Mikdadi - domethënë Ibn Esued el Kindi, - i cili tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Zotit të thotë: “Kur të bëhet Dita e Kija - metit, dielli do t’u afrohet njerëzve, derisa të jetë një ose dy milje mbi ta. Ai do t'i shkrijë me nxehtësinë e tij dhe ata do të zhyten në djersë, sipas veprave të tyre. Disave do t’u arrijë djersa deri në dy nyjet e këmbës, disave deri tek dy gjunjët, disave deri në dy supet e disa i mbulon tërësisht (deri tek goja).”” Këtë hadith e ka sjellë edhe Musli - mi nga Hakem Ibn Musai, që e përcjell nga Jahja Ibn Hamzai. Po kështu e ka sjellë edhe Tirmidhiu, nga Suejdi dhe Ibn Mubareku, të cilët e përcjellin prej Ibn Xhabirit. 208 Imam Ahmedi sjell me senedin e tij një hadith tjetër të ngjashëm nga Ebu Umame, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Dielli do të afrohet në largësinë sa një milje, dhe nxehtësia e tij do të shtohet kaq e aq, aq sa trutë e kokës do të vlojnë, ashtu siç vlojnë kazanët në zjarr. Robërit do të djersijnë sipas gjynaheve të tyre. Disave do t’u arrijë djera deri në nyjet e këmbës, disave deri tek kërcinjtë, disave deri në mes, e disa mbulo - hen tërësisht nga djersa.” Këtë version e sjell vetëm Ahmedi. 209 Imam Ahmedi sjell me senedin e tij një hadith nga Ukbe Ibn Amiri, i cili thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Dielli do të afrohet në tokë dhe njerëzit do të djersiten. Disave do t’u arrijë djersa deri në nyjet e këmbës, disave deri tek mesi i kërcinjve, disave deri tek dy gjunjët, disave deri në kërdhokullat, disave deri tek kërthiza, disa - ve deri tek shpatullat, disave deri tek gryka, disave deri tek goja, - dhe bëri me shenjë duke vendosur dorën mes dy nofullave - e disa i mbulon tërësisht djersa, - dhe ai bëri shenjë me dorën e tij dhe kaloi dorën mbi kokë pa e goditur kokën, e ktheu pëllëmbën djathtas e majtas.” 210 Në një hadith thuhet se: “Ata do të qëndrojnë në këmbë shtatë - dhjetë vjet, pa folur.”. Gjithashtu, thuhet se do të qëndrojnë treqind vjet ose edhe dyzet mijë vjet, ndërsa llogaria e tyre të bëhet për dhjetë mijë vjet. Në hadithin e Ebu Hurejrës thuhet se do të jetë një ditë e gjatë, që do të zgjatë pesëdhjetë mijë vjet.” 211 Ibn Ebu Hatimi sjell një hadith nga Ebu Hurejra, që tregon se Profeti i Allahut iu drejtua Beshir el Gifarit dhe i tha: 2831. “Si do të veprosh ti atë ditë, kur njerëzit të ngrihen e të qëndrojnë më këmbë për Zotin e botëve sa 300 vjet të kësaj dynjaje, kohë kur nuk do t’u vijë asnjë lajm prej qiellit dhe asnjë urdhër në lidhje me ta?” Beshiri tha: “Ndihma i kërkohet vetëm Allahu!” Atëherë Profeti ﷺi tha: “Kur të shkosh në shtrat për të fjetur gjumë, kërkoji strehim dhe mbrojtje Allahut, të të ruajë nga tmerri i Ditës së Kijametit dhe vështirësia e Ditës së Llogarisë!” Në Sunenin e Ebu Daudit vjen hadithi se Profeti i Allahut gjithmonë i kërkonte mbrojtje Allahut nga ngushtia e qëndrimit në Ditën e Kijametit. Nesaiu sjell hadithin nga Asim Ibn Humejdi, i cili tregon: 2832. “E pyeta Aishen se me çfarë duaje e hapte i Dërguari i Allahut namazin e natës, e ajo tha: “Ai thoshte: ‘ Allahu ekber (Allahu është më i Madhi)” dhjetë herë, “ El hamdu lil-lah (të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut)” dhjetë herë, “Subĥânallah (i Dëlirë nga çdo mandësi është Allahu)” dhjetë herë, “Estagfirullah (i kërkoj falje Allahut)” dhjetë herë.” Pastaj lutej e thoshte: "Allahumme’gfir li ueh’dini, ue âfini! Eûdhu bil -lâhi min dikil mekâmi jeumel kijameti!” (O Zot, më fal, më udhëzo, më furnizo dhe më jep shëndet të mirë! I kërkoj mbrojtje e strehim Allahut nga ngushtia e qëndrimit në Ditën e Kijametit!)” 212

Mus'haf Hape →
Tegabun 64:14–64:18 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… po në këtë sure: "Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “O ju që keni besuar, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe fëmijët tuaj janë armiqtë tuaj. - Allahu i Lartësuar na tregon se mund të ketë bashkëshort -e/ë ose fëmijë, që mund të jenë “armiq” tanë, pra, armiq me kuptimin: pengesë nga adhurimet dhe punët e mira, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “O ju që keni besuar! As pasuria e as fëmijët tuaj të mos ju shmangin prej kujtimit të Allahut! Ata që veprojnë kështu janë të humbur.” [Munafikun 9]. - “Prandaj kini kujdes prej tyre.” - Ibn Zejdi shpjegon: “Pra, kini kujdes që të mos bëhen shkak për prishjen e dëmtimin e fesë suaj.” Ndërsa Muxhahidi, duke shpjeguar fjalën e Allahut: “O ju që keni besuar, vërtet, disa nga bashkëshortet dhe fëmijët tuaj janë armiqtë tuaj”, thotë: “Ata bëhen shkak dhe e imponojnë njeriun që të prishë lidhjet farefisnore ose të mos i bindet Zotit të tij. Nga dashuria që ka për ta (gruan e fëmijën), njeriu imponohet e nuk mund të bëjë gjë tjetër, veçse t'u bindet atyre. - “Nëse i falni, toleroni dhe ua mbuloni gabimet e tyre, ta dini se edhe Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë. ” - Ibn Ebu Hatim sjell një hadith nga Ikrime, që tregon se dikush e pyeti Ibn Abbasin për ajetin: “O ju që keni besuar, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe fëmijët tuaj janë armiqtë tuaj. Prandaj kini kujdes prej tyre”, dhe ai tha: “Këta ishin disa burra, që pra - nuan Islamin nga Meka dhe donin të shko - nin dhe emigronin në Medinë, tek i Dërguari i Zotit, por gratë dhe fëmijët e tyre nuk donin që ata të shkonin dhe i penguan të bënin hixhret. Më pas, kur ata erdhën në Medinë, tek Profeti i Allahut, vërejtën se njerëzit kishin mësuar dhe avancuar shumë në fenë e Allahut. Për këtë arsye, ata tentuan t’i ndëshkonin fëmijët dhe gratë e tyre, që i privuan nga kjo mirësi, por Allahu i Madhëruar zbriti ajetin: “Nëse i falni, toleroni dhe ua mbuloni gabimet e tyre, ta dini se edhe Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë.” - “Nuk ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë veçse sprovë ...” – Nëpërmjet saj, Allahu i Lavdëruar vë në provë krijesat, për të nxjerrë në pah ata që i binden Atij, nga ata që nuk i binden. - “... ndërkohë që tek Allahu është shpër - blimi i madh. ” - Pra, në ditën e Kijametit është përgatitur shpërblim i madh për të bindurit e të nënshtruarit që e adhurojnë Zotin. Sukurse thotë i Lavdëruari: “Njerë - zve u është hijeshuar dashuria për kënaqë - sitë e kësaj bote, për gratë (e hijshme), për djemtë (e pasardhësit e shumtë), për pasu - rinë e madhe prej ari e argjendi, për kuajt e stolisur e për bagëtinë e bujqësinë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, por tek Allahu është e ardhmja më e mirë. Thuaju: “A t’ju tregoj për diçka shumë më të mirë se ato? Për ata që janë të devotshëm, janë përgatitur te Zoti i tyre kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku ata do të jenë përje tësisht. Atje do të kenë bashkëshorte të pastra dhe këna - qësinë e Allahut. Allahu është Gjithëshikues i robërve të Vet.” [Al Imran 14, 15]. Imam Ahmedi sjell me senedin e tij nga Abdullah Ibn Buraide, i cikli thotë: e kam dëgjuar babanë tim Burejde të thotë: 2689. “ I Dërguari i Zotit, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të ishte njëherë duke mbajtur hytben. Pranë tij erdhën Hasani dhe Huse - ini, d y vogëlusha të veshur me këmisha të kuqe, duke ecur e rrëzuar herë pas here. Atëherë i Dërguari i Zotit, paqja dhe beki - met e Zotit qofshin mbi të, zbriti nga minberi, i përqafoi dhe i vendosi para vetes, pastaj tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë thënë të vërtetën. “Pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë një sprovë për ju.” Unë i pashë duke ecur e rrëzuar herë pas here dhe nuk bëra dot durim, por ndalova së foluri (në hutbe) për ti marë (e përqafuar).” Imam Ahmedi sjell një hadith nga Esh'ath Ibn Kajs, i cili rrëfen: 2690. “Shkova tek i Dër - guari i Zotit me delegacionin e Kindes. Ai më pyeti: “A ke fëmijë?” - “Kam një djalë nga martesa me bijën e Xhemdit, - i thashë, - i cili lindi në kohën kur u nisa drejt teje. Megjithatë, do të gëzohesha më shumë, në - se në vend të tij, do të më dhurohej ushqim i mjaftueshëm, për të ngopur popullin tim.” Profeti ﷺ më tha: “Mos e thuaj këtë, sepse fëmijët janë qetësa e kënaqësia e syrit dhe shpirtit (përveç që do t’ju bëhen krahë e ndihmë kur të rriten). Edhe nëse ndodh që Zoti t’i marrë, përsëri ju përfitoni shpërblim të madh tek Zoti (për durimin tuaj dhe kënaqjen me caktimin e Zotit). Por nëse thua atë që the (e cila tregon se i frikësohesh rizkut dhe hallit për të ardhmen e atyre fëmijve), atëherë vërtet lindja e tyre bëhet shkak për të qenë frikacak dhe i përulur.” Hafiz Ebu Bekr Bezzari sjell prej Ebu Seidi se Profeti i Allahut ka thënë: “Fëmija është fryti i zemrës. Fëmija të bën dorështrënguar, frikacak, injorant dhe të trishtuar (nëse nuk e ke besimin të fortë).” 149 - “Bëhuni të devotshëm ndaj Allahut sa të mundeni ...” - Bindjuni Zotit me të gjithë fuqinë tuaj dhe me sa mundësi të keni. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 2691. “Nëse ju urdhëroj për diçka, bëjeni aq sa të mundeni dhe nëse ju ndaloj diçka, largohuni prej saj!” Disa mufesirë, - sikurse përcjell Maliku nga Zejd Ibn Eslemi, - janë të mendimit se ky ajet madhështor është abro - gues i ajetit të sures Al Imran, ku Allahu i Lartësuar thotë: “ O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun ashtu siç duhet të kihet frikë Ai, dhe mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë!” [Al Imran 102]. Ibn Ebu Hatim përcjell me senedin e tij nga Seid Ibn Xhubejri, se: “Kur zbriti ky ajet (i sures Al Imran), sahabët u vunë në pozitë, prandaj filluan të faleshin aq shumë dhe gjatë, sa u çaheshin këmbët dhe u rripej balli (nga sexhdet). Atëherë, Allahu i Lav - dëruar zbriti këtë lehtësim për muslimanët (në suren Tegabun): “Bëhuni të devotshëm ndaj Allahut sa të mundeni ...” . Kështu, kjo e anuloi ajetin e mëparshëm. Një shpjegim i ngjashëm është transmetuar edhe prej Ebu Alijes, Zejd Ibn Eslemit, Katades, Rabi Ibn Enesit, Suddijut, Mukatil Ibn Hajjanit etj.150 - “... dëgjoni, binduni dhe shpenzoni për bamirësi!” - Binduni, zbatoni e përmbushni çdo gjë që ju urdhëron Zoti dhe i Dërguari i Tij dhe mos shmangni asgjë! Mos dilni përpara Zotit dhe të Dërguarit të Tij pa zbatuar ato gjëra që ju janë ngarkuar! Mos iu afroni asaj që e keni të ndaluar. - “Kjo është në të mirën tuaj.” - Jepni nga ajo që ju ka dhënë Zoti, jepuni të afërmve, të varfërve, nevojtarëve dhe atyre që kanë nevojë për ndihmë. Bëjuni mirë krijesave të Zotit, ashtu siç ju ka bërë Ai juve. Kjo do të jetë më mirë për ju, si në këtë botë, edhe në ahiret. Nëse nuk e bëni, do të jetë më keq për ju në këtë botë dhe në ahiret. - “Kush i ruhet koprracisë së vetes, është i shpëtuar.” - Ka shpëtuar ai që e ka pa - struar shpirtin prej koprracisë; ka shpëtuar nga çdo e keqe dhe ka fituar çdo të mirë. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Xhabir Ibn Abdullahi, se Profeti i Allahut ka thënë: “Kujdes dhe ruhuni nga padrejtësia, sepse padrejtësia është errësirë në Ditën e Kijametit. Kini frikë nga makutëria, sepse ajo i shkatërroi ata që ishin para jush dhe i shtyu që të derdhnin gjakun e të shkelnin nderin e njëri -tjetrit.” Këtë hadith e sjell vetëm Imam Muslimi (mes autorëve të shtatë librave referencë të hadithit, që janë Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi, Nesaiu, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Imam Ahmedi). Gjithashtu, nga Ebu Hurejra përcillet se Profeti i Allahut ka thënë: “Kurrë nuk mund të gjenden së bashku në zemrën e një njeriu koprracia dhe imani. As pluhuri i rrugës së Allahut dhe tymi i Xhehenemit nuk mund të bashkohen te fytyra e një adhuruesi.” - “Nëse i jepni Allahut një ‘hua’ të mirë, Ai do t’jua shumëfishojë atë dhe do t’ju falë gjynahet.” - Çfarëdo që të shpenzoni, Ai do t’jua kthejë dhe zëvendësojë plotë - sisht. Çfarëdo që të jepni si sadaka, Allahu ka premtuar shpërblimin për të, madje Ai do ta trajtojë atë sadaka njëlloj si një borxh, që është detyrë të kthehet. Përveç këaj, ai ka për ta shumëfishuar shpërblimin, siç thotë më pas në ajet: “... Ai do t’jua shumëfishojë atë”. Po kështu premton i Lartësuari edhe në ajetin tjetër, në suren Bekare: “Kush është ai që do t’i japë Allahut një “hua” të mirë, që Ai t’ia shtojë shumëfish?” [Bekare 245]. Atje përmendëm nga Ibn Mesudi një hadith, në të cilin thuhet: “Kur zbriti ky ajet, Ebu Dahdah el Ensari i tha Profetit: “O i Dër - guari i Allahut! Vërtet, Allahu i Lartësuar pranon që t’i japim borxh Atij?!” - “Po, o Ebu Dahdah!” - tha Profeti ﷺ . Atëherë ai tha: “Ma jep dorën, o i Dërguari i Allahut!” Dhe ai ia dha dorën. Atëherë, ai tha: “Dëshmo, atëherë, se unë ia kam dhënë Zotit tim si hua kopshtin tim (me hurma)!” Transmetuesi i hadithit thotë: “Në atë kopsht kishte 600 rrënjë hurmash. Aty (në shtëpinë brenda në kopsht) ishte dhe e shoqja e Ebu Dahdahit, Umu Dahdah, së bashku fëmijët dhe familjen e Ebu Dahda - hit. Atëherë, Ebu Dahdah shkon dhe i thërret gruas së vet: “O Ummu Dahdah!” “Urdhëro!” “Dil prej aty, sepse unë ia kam dhënë kopshtin Zotit tim Krenar dhe të Lartësuar!” Vëreni me kujdes, se si Allahu i Lartësuar e përshkruan si hua të mirë. Është përcjellë se, Umeri dh e selefë e të tjerë, duke shpje guar këtë fjalë, kanë thënë që është fjala për: “shpenzimin e pasurisë në rrugë të Allahut”. Për këtë hua të mirë, Allahu i Madhëruar thotë: "... që Ai t’ia shtojë atë shumëfish.” Kjo ngjan me ajetin 261, po në këtë sure: "Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon atij që Ai dëshiron. Allahu është Bujar i madh e i Gjithëditur." ... Gjithashtu, ky mesazh i sjellë në këtë ajet i përngjan një hadithi të sjellë nga Ibn Ebu Hatimi, me senedin e tij nga Ebu Hurejra, në të cilin thuhet: “Betohem në Atë, në dorë të të Cilit është shpirti im, se unë kam dëgjuar të Profetin e Allahut të thotë: 2692. “Allahu e shumëfishon një të mirë në dy milionë të mira.” Po në këtë sure, i Madhë - ruari, përveç shumëfishimit të shpërblimit, premton edhe diçka tjetër. Ai thotë që: “... do t’ju falë gjynahet.” Pra, ka për t’jua mbuluar dhe falur veprat e këqija. Kjo është mi - rësia e bujaria e Allahut. Ai shpërblen shu - më edhe për punë të vogla, siç thotë më pas: - “Allahu është Mirënjohës i madh dhe i Mëshirshëm.” - Allahu është El Shekur - Mirënjohësi i madh, i Cili jep shpërblime shumë të mëdha edhe për punë të vogla. Ai është gjithashtu El Halimu , - Ai që fal e toleron, mbulon të metat dhe i jep afat dhe mundësi të shumta robit, që i tejkalon gabimet e rrëshqitjet e tij dhe nuk nxitohet që ta ndëshkojë atë. - “Ai është i Gjithëdituri për të fshehtat dhe të dukshmet, Ngadhënjimtari dhe i Urti.” - Allahu i Lartësuar është dëshmitar i veprimeve të robërve të Tij. Tek Ai ngrihen të gjitha veprat, si të mëdhatë, ashtu edhe ato më të voglat, si të rëndësishmet, ashtu edhe ato që njerëzit nuk u japin rëndësi. Ai është i gjithëdituri për të fshehtën dhe për të dukshmen. Allahu di hollësisht për çdo krijesë, qofshin ato që janë të dukshme prej nesh, qofshin ato që janë të fshehura prej nesh. Atij nuk i fshihet asgjë, as në qiej dhe as në Tokë, qofshin ato krijesa të vogla, qofshin të mëdha, qofshin të rëndësishme të vlerësuara, qofshin të parëndësishme në dukje dhe të pavlerësuara. Madje, edhe insektet që lëvizin në errësirën e natës nuk i fshihen dijes dhe shikimit të Allahut të Lartësuar. Ai është El Aziz , i Cili ka mposhtur gjithçka dhe ka triumfuar mbi gjithçka. Allahu është Krenari, krenaria e të Cilit kurrë nuk mund të kundërshtohet dhe të mposhtet. Allahu është i Urti, qoftë në kaderin që përcakton si ligje të kësaj ekzistence, qoftë në ligjet e Sheriatit që ka vendosur për krijesat, për t’u treguar atyre mënyrën e adhurimit dhe të jetesës së tyre.

Mus'haf Hape →
Haka 69:1–69:12 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… furishëm mbi ta. - “... shtatë net e tetë ditë rresht. ” - Zgjati shtatë ditë e net të plota dhe të njëpasnjë - shme. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartë - …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “El Hãkkah! Çfarë është El Hãkkah? E ku mund ta dish ti se ç’është El Hãk - kah?” - El Hakkah është prej emrave të Ditës së Kijametit, sepse atë ditë do të për - mbushet çdo premtim i Zotit. Emri El Hakkah ka pikërisht këtë kuptim: përmbushje dhe realizim i plotë i diçkaje, që është e vërtetë e sigurt. Allahu i Madhëruar na ka tre - guar për madhështinë e asaj dite, rëndësinë dhe rrezikun e saj. Ai e thekson më shumë këtë, kur thotë: “E ku mund ta dish ti se ç’është El Hãkkah?” Më pas, i Madhëruari na tregon se si i shkatërroi popujt e her - shëm, të cilët e konsideruan trillim ringja - lljen, si edhe çdo premtim dhe kërcënim të Zotit: - “Themudi dhe Adi mohuan Ditën e Tmerrit. Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me një ushtimë të tmerr - shme.” - Ishte veçse një gjëmim, i cili ua mori shpirtin dhe i bëri të mos lëviznin më. - “Ndërsa Adi u shkatërrua me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme ...” - Ishte një furtunë e acartë dhe e fuqishme, aq sa ua nxori zemrat e shpirtrat pa asnjë pikë mëshire. I Lartësuari thotë: - “... që Ai e lëshoi kundër tyre ... ” - Pra, Allahu e bëri që të vërshojë furishëm mbi ta. - “... shtatë net e tetë ditë rresht. ” - Zgjati shtatë ditë e net të plota dhe të njëpasnjë - shme. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartë - suar, kur thotë: “Prandaj Ne lëshuam kundër tyre një erë të furishme për disa ditë shka - tërruese, për t’i bërë ata ta ndienin shijen e dënimit poshtërues që në jetën e kësaj bote, Megjithatë, në botën tjetër, dënimi do të jetë edhe më poshtërues dhe ata nuk do të gjejnë asnjë ndihmë.” [Fussilet 16]. Rabiu thotë se dita e parë ishte e xhuma. Thuhet, gjitha - shtu, se ishte dita e mërkurë. Po ashtu, thu - het se janë ditët el eaxhaz, që zakonisht janë në fund të dimrit. Me sa duket, ata e kanë huazuar këtë emërtim pikërisht nga fjala e Allahut të Lartësuar. - “Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si trungje palmash të zgavrua - ra.” - Ibn Abasi thotë se: “ ħauijeh” ka kuptimin: të zgavruara e të thara. Kështu, furtuna e fuqishme përplasi me forcë në tokë secilin prej tyre, duke u shkaktuar vdekje të menjëhershme dhe të tmerrshme. Stuhia i ngrinte lart, dhe pastaj me furi i plaste poshtë me kokë, duke bërë që koka të shkëputej nga trupi dhe kufoma të bëhej si trung hurme i tharë e pa degë. Në dy Sahihët është transmetuar se Profeti i Allahut ka thënë: 2746. “Më është dhuruar ndihma dhe fitorja nëpërmjet stuhisë së mëngjesit. Adi u shkatërrua prej stuhisë tebur.” - “A e gjen ndonjë që ka mbetur prej tyre?” - A sheh ndonjë gjurmë dhe mbetje të tyre? Ata u zhdukën nga i pari, tek i fundit, sepse Allahu i Madhëruar nuk lejoi që të mbetej farë e tyre. - “Faraoni, ata që ishin para tij dhe të përmbysurit kryen poshtërsi. ” - Domethënë, edhe popujt mohuan të vërtetën, që Zoti e zbriti nëpërmjet profetëve. Muxha - hidi shpjegon: “Edhe ata popuj bënë padrej - tësi dhe gabime të shumta”. - “Ata kundërshtuan të Dërguarin e Zotit të tyre ...” - Ata kishin të një të përbashkët: kundërshtonin profetët e Allahut të dërguar ndër ta, siç ka thënë i Lartësuari në ajetin tjetër “Para tyre mohuan populli i Nuhut, banorët e Ressit, populli i Themudit, Adi, Faraoni, vëllezërit e Lutit, Banorët e Ejkes dhe populli i Tubbeit. Të gjithë mohuan Profetët, prandaj merituan ndëshkimin Tim.” [Kaf 12 - 14]. Në fakt, çdokush që mohon një profet, ai ka mohuar të gjithë të dërguarit e Zotit, siç thotë i Lartësuari: “Edhe populli i Nuhut i mohoi të dërguarit.” [Shuara 105]. “Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit.” [Shuara 123]. Ose: “Edhe populli Themud nuk u besoi të dërguarve” [Shuara 141]. Në këta popuj të përmendur u dërgua veçse një profet, por Allahu i Lartë - suar e konsideron mohimin e një profeti si mohim të të gjithë profetëve. - “... prandaj Ai i ndëshkoi me një dënim edhe më të ashpër. ” - Ndëshkim të madh, të ashpër e të dhimbshëm. - “Pasi vërshoi uji ...” - Kur ai e kaloi kufirin me lejen e Zotit, për shkak të lutjes dhe mallkimit të Nuhut për popullin e vet. Ata e merituan plotësisht këtë mallkim, sepse mohuan Profetin e tyre dhe adhuruan diçka tjetër veç Allahut. Allahu i Lavdëruar dhe i Plotfuqishëm iu përgjigj lutjes së Profetit të Tij dhe e përmbyti gjithë tokën me një tufan të pashembullt, duke i ndë - shkuar të gjithë, përveç atyre që ishin në anije së bashku me Nuhun. Të gjithë nje - rëzit që erdhën më vonë ishin pasardhës të Nuhut dhe fëmijëve të tij. - “Ne ju hipëm në anije ...” - Ajo ishte një anije madhështore, e cila lundronte mbi ujë me lejen dhe përkujdesin e Allahut. - “... që të shërbente si përkujtim për ju ...” - Ne bëmë që ndër ju të përdoren të tilla mjete, të ngjashme me atë anije, që ju të udhëtoni në dete dhe oqeane dhe që kjo t ’ju shërbejë si përkujtim i vazhdueshëm. - “... dhe për ta kuptuar çdo vesh përkuj - tues.” - Të tilla mirësi i përkujtojnë ata që dëgjojnë me kujdes, ato zemra që kuptojnë mesazhin e Zotit dhe përfitojnë prej tij.

Mus'haf Hape →