Kërko: nje kokerr qe mbin shtate kallinj

Të gjitha fjalët gjenden vetëm në 1 ajet(e), të parat; pas tyre vijnë ato me shumicën e fjalëve.

Bekare 2:261 Sherif Ahmeti

Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është bujar i madh, i di qëllimet.

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:46 Sherif Ahmeti

(E dërguan te burgu, e ai tha) O Jusuf, o ti i drejtë, na shpjego për shtatë lopë të dobëta që i hanin shtatë lopë të majme, dhe shtatë kallinj të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

(E dërguan te burgu, e ai tha) O Jusuf, o ti i drejtë, na shpjego për shtatë lopë të dobëta që i hanin shtatë lopë të majme, dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tharë, e ndoshta po kthehem te njerëzit (me përgjigje), ashtu që edhe ata ta kuptojnë (vlerën dhe dijen tënde)!

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:47 Sherif Ahmeti

Ai (Jusufi) tha: "Mbillni shtatë vjet vazhdimisht, e çka keni korrur lereni në kallinj, përveç një pakice nga e cila do të hani".

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:43 Sherif Ahmeti

… ato të majmet) dhe shtatë kallinj të gjelbër (që kishin lidhur frytin) e (shtatë) të tjerë të tharë. O ju pari, nëse dini ta interpretoni ëndrrën, më tregoni për ëndrrën time!"

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

E (kur u afrua lirimi i Jusufit) mbreti tha: "Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme dhe shtatë lopë të dobëta që i hanin ato (të dobëtat i gëlltitën ato të majmet) dhe shtatë kallinj të gjelbër (që kishin lidhur frytin) e (shtatë) të tjerë të tharë. O ju pari, nëse dini ta interpretoni ëndrrën, më tregoni për ëndrrën time!"

Mus'haf Hape →
Enam 6:99 Sherif Ahmeti

Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t'i vjelë). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.

Mus'haf Hape →