Kërko: nje kokerr qe mbin shtate kallinj

Asnjë ajet nuk i përmban të gjitha fjalët; këto përmbajnë shumicën e tyre.

Mos keni dashur të thoni nje koken qe mban shtate kallinj?

Jusuf 12:43–12:49 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- Mbreti (i Egjiptit) tha: “Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme, që haheshin nga shtatë lopë të dobëta, si dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Mbreti (i Egjiptit) tha: “Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme, që haheshin nga shtatë lopë të dobëta, si dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë. Ma shpjegoni, o ju pari, ëndrrën time, nëse dini t'i shpjegoni ëndrrat!” - Allahu i Lartësuar bëri shkak një ëndërr që pa mbreti, për të nxjerrë Jusufin nga burgu, për ta nderuar dhe për ta bërë atë krenar e ngadhënjimtar. Mbreti pa një ëndër të habitshme, dhe për këtë arsye ai mblodhi priftërinjtë, parinë e vendit dhe ministrat e vet, për shpjegimin e saj. Megjithatë, askush prej tyre nuk mundi ta interpretonte. Ata u justifikuan para tij, duke i thënë: - Ata thanë: “Janë ëndrra të përziera. - Domethënë, janë ëndrra të ngatërruara. - Ne nuk dimë t'i shpjegojmë ëndrrat. - Edhe sikur të ishin ëndrra të qarta e të sakta, ne nuk jemi në gjendje të shpjegojmë ëndrrat! - Por ai që ishte liruar prej atyre të dyve (që kishin qenë në burg) u kujtua pas një kohe dhe tha: “Do t’jua tregoj unë kuptimin e saj. Më lejoni të shkoj (te Jusufi)!” - Ky ishte djaloshi, të cilin Jusufi e kishte porositur për ta kujtuar tek mbreti, por që kishte harruar. Kur ai dëgjoi për këtë çështje, edhe pse kishte kaluar një kohë e gjatë, u kujtua dhe tha: “Do t’jua tregoj unë kuptimin e saj. Më lejoni të shkoj (te Jusufi)!” Dhe kështu, e çuan tek Jusufi, në burg. - O Jusuf (tha ai)! O njeri i sinqertë! Si e shpjegon (ëndrrën) që shtatë lopë të majme haheshin nga shtatë lopë të dobëta dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë? Ndoshta kur të kthehem te njerëzit, ata do të kuptojnë.” - Edhe pse djaloshi e kishte harruar Jusufin dhe porosinë e tij, për ta përmendur tek mbreti, sërish Jusufi ia tregoi kuptimin e ëndrrës, pa e qortuar aspak për harresën e tij. Madje, jo vetëm që i shpjegoi ëndrrën, por edhe e udhëzoi se si duhet të vepronte. Ai tha: - Ai (Jusufi) tha: “Mbillni shtatë vjet rresht! - Domethënë, për shtatë vjet rresht keni për të patur shi të bollshëm. Kështu, ai shpjegoi se qetë në ëndërr simbolizonin vitet, sepse qetë punojnë tokën, nga e cila njerëzit nxjerrin bereqetin e të lashtat. Pastaj i udhëzoi se si duhet të vepronin gjatë këtyre viteve të begatshme me prodhimin e marrë. Ai tha: - Prodhimin e korrur lëreni në kallinj, përveç një pakice, që do ta përdorni për ushqim. - Prodhimin e shtatë viteve magazinojeni, duke e lënë atë në kalli, që të rezistojë e ruhet për një kohë të gjatë. Në këtë mënyrë, ai do të jetë më i mbrojtur nga faktorët që e prishin. Nga kjo sasi përdorni vetëm një pjesë të vogël, për ushqimin tuaj të domosdoshëm. Mos e teproni me të, sepse do t’ju nevojitet në periudhën e krizës, në shtatë vitet e thatësirës, që do të vijë më pas. - Pastaj do të vijnë shtatë vite shumë të vështira, kur do të harxhoni ato që keni ruajtur, përveç një sasie të vogël të asaj që do të ruani. - Në ëndërr, kjo simbolizohej nga lopët e dobëta, të cilat hanin lopët e shëndosha. Kështu, gjatë viteve të skamjes do të konsumoheshin ato që ishin mbledhur e ruajtur në vitet e begatisë. Kallinjtë e tharë simbolizonin thatësirën dhe prodhimin e pakët në shtatët vitet e vështira. Gjatë këtyre viteve, edhe pse njerëzit do të mbillnin, nuk kishin për të marrë prodhim. Për këtë arsye, ai tha: “... kur do të harxhoni ato që keni ruajtur, përveç një sasie të vogël të asaj që do të ruani.” Më tej, pas shtatë viteve krizë, do të vinte një vit i begatshëm, me shira të bollshëm e të begatë. Atëherë njerëzit do të pasuroheshin me prodhimet dhe të vjelat, sikurse ishin mësuar në kohë begatie. Edhe prodhimi blegtoral do të ishte me bollëk. - Më pas do të vijë një vit plot begati për njerëzit dhe plot të vjela.”.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:261 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. - Këta janë ata që e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na sjell një shembull për të na treguar se si e shumëfishon Ai shpërblimin e atyre që e shpenzojnë pasurinë në rrugën e Tij dhe duke kërkuar kënaqësinë e tij. Ai na njofton se çdo e mirë që bën besimtari shumëfishohet nga dhjetë deri në shtatëqindfish. - Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. - Këta janë ata që e shpenzojnë pasurinë, duke iu bindur urdhrave dhe porosive të Allahut për ta çuar në rrugët e hajrit, si është xhihadi në rrugën e Zotit, përgatitja në të gjitha aspektet e njohurisë ushtarake, sigurimi i armatimeve, mjeteve dhe infrakstrukturës së nevojshme për luftë. Ibn Abasi thotë se shpërblimi për çdo monedhë që shpenzohet për kryerjen e xhihadit dhe haxhit shumëfishohet deri në shtatëqindfish. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë që, shpenzimi në këto drejtime: "... përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. " Ky krahasim është shumë kuptimplotë dhe me ndikim më të fortë në shpirtin e besimtarëve sesa thjesht përmendja e shtatëqindfishit. Në ajet tregohet se Allahu i Lartësuar e shton dhe shumëfishon shpërblimin për veprat e mira, për ata që i kryejnë me sinqeritet dhe korrektësi, sikurse Ai ka urdhëruar të kryhen. Allahu i shton ato ashtu si fara që mbillet në një tokë të mirë dhe jep fryte të shumta dhe të begatshme. Në hadithe thuhet se të gjitha veprat e mira shumëfishohen deri në 700 -fish. Kështu, Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Mesudi se, kur një burrë dha njëherë sadaka një deve makhtume (lloj deveje) në rrugën e Allahut, Profeti ﷺ tha: 412.” Kjo deve do të vijë në Ditën e Gjykimit me 700 deve të tjera makhtume, si kjo që ti e dhurove për hir të Zotit.” Hadithin e gjen te Muslimi dhe Nesaiu. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Allahu ia shumëfishon atij që Ai dëshiron. - Domethënë, në varësi të sinqeritetit në kryerjen e veprave do të jetë edhe shumëfishimi i tyre nga Allahu i Lartësuar. Më herët kemi përmendur hadithin e Ebu Uthman el Nehdit, që përcjell nga Ebu Hurejra për shumëfishimin e sevapeve, që mund të shkojë deri në një milion herë më shumë. - Allahu është Bujar i madh e i Gjithëditur. - Ai është Bujar në mirësinë e Tij, duke dhënë shpërblime të shumta. Këto mirësi janë më të shumta sesa vetë krijesat e Tij, Ai është i Gjithëditur, dhe kjo për ata që e meritojnë dhe për ata që nuk e meritojnë. I lartësuar dhe i lavdëruar është Allahu për atë gjë që jep dhe për atë të mirë që e pranon!

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:43–12:49 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… të vendit. - “Mbreti (i Egjiptit) tha: “Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme, që haheshin nga shtatë lopë të dobëta, si dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Kur Allahu i Lartësuar deshi që ta nxirrte Jusufin nga burgu, bëri që Mbreti i atij vendi të shihte një ëndërr të çuditshme, shpjegimi i së cilës do të ishte mirësi për të gjithë popullin. I vetmi që do ta shpjegonte atë ëndërr ishte Jusufi (a.s), duke nxjerrë në pah diturinë dhe vlerën e lartë të tij. Kështu, ai do të nderohej në të dyja jetët. Që kjo gjë të realizohej plotësisht, Allahu i Lartësuar bëri që këtë ëndërr ta shikonte pikërisht Mbreti, që kontrollon të gjitha çështjet e popullit të tij. Kështu, Mbreti pa një ëndërr të çuditshme, e cila i trazoi shpirtin, prandaj ai mblodhi të gjithë dijetarët dhe njerëzit e mençur të vendit. - “Mbreti (i Egjiptit) tha: “Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme, që haheshin nga shtatë lopë të dobëta, si dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë.”” - Ishte shumë e çuditshme që shtatë lopë të dobëta të hanë shtatë lopë të shëndosha dhe të forta. Gjithashtu pa dhe shtatë kallinj të gjelbër e të tjerë të tharë . Pastaj iu drejtua dijetarëve që i kishte mbledhur dhe u thotë: - “Ma shpjegoni, o ju pari, ëndrrën time, nëse dini t'i shpjegoni ëndrrat!” - Ma shpjegoni këtë ëndërr, që duhet të ketë veç një kuptim, dhe të gjithë ju duhet ta dini këtë kuptim. Por ata thanë: - “Ata thanë: “Janë ëndrra të përziera. Ne nuk dimë t'i shpjegojmë ëndrra të tilla”.”. - Domethënë: janë thjesht ëndrra pa rëndësi, që nuk kanë ndonjë shpjegim. Sigurisht, kjo erdhi nga padituria e tyre dhe ishte, në njëfarë mënyre, e dhe justifikim. Pastaj thanë: “ ne nuk dimë të komentojmë ëndrra të tilla”. Pra, ne mund të interpretojmë ëndrrat e vërteta, ndërsa për sa u përket “ aĥlâmeve” - trazimeve të shejtanit ose ëndrrave të cilat vijnë nga vetvetja, - ne nuk i shpjegojmë dot ato. Kësisoj, ata bënë dy gjëra njëherësh: e para, treguan paditurinë e tyre dhe tjetra ishte këmbëngulja në përgjigjen e tyre të gabuar. Ata nuk gjykuan drejt kur thanë se ishin: “ëndrra të përziera” dhe nuk e pranuan sinqerisht që nuk dinin t’i shpjegonin. Ky qëndrim nuk u lejohet njerëzve fetarë, të ditur dhe të mençur. Ata thjesht duhet të thoshin: “Nuk e dimë”. E gjithë kjo parapërgatitje tregon për butësinë dhe përkujdesin e veçantë të Allahut të Lartësuar për Jusufin (a.s). Nëse që në fillim do të ishte Jusufi ai që do ta shpjegonte këtë ëndërr, ata injorantë që rrethonin Mbretin do të shtireshin si të ditur dhe do të thoshin: “Po, është e vërtetë. Ky është shpjegimi i saktë.”. Në këtë mënyrë, shpjegimi i ëndrrës nga Jusufi nuk do të kishte vlerësimin që meritonte. Prandaj, duke qenë se Mbreti fillimisht ua la atyre shpjegimin e ëndrrës dhe ata nuk patën dije dhe aftësi për ta shpjeguar, si edhe duke qenë se Mbreti ishte tepër i interesuar për të ditur të vërtetën, atëherë, në të tilla kushte Jusufi do të kishte një tjetër vlerësim dhe rëndësi. Kjo i përngjan disi mënyrës që përdori Allahu i Lartësuar për të nxjerrë në pah diturinë dhe vlerën e Ademit ndaj melekëve. Pasi i mësoi Ademit të gjitha emrat e gjërave, Allahu i Lartësuar u kërkoi melekëve që t’i tregonin ato. Por kur ata u treguan të paaftë ta bënin, atëherë doli në pah vlera e diturisë me të cilën ishte dalluar Ademi, që iu përgjigj kërkesës së shtruar nga Allahu i Lartësuar. Kjo është e ngjashme edhe me atë që do të ndodhë Ditën e Gjykimit. Atë ditë, të gjithë krijesat do të kërkojnë prej profetëve që të ndërmjetësojnë tek Allahu i Lartësuar për të nisur gjykimin. Pasi të shkojnë tek të gjithë profetët dhe ata, pa përjashtim, do të tregojnë pamundësinë e tyre për t’iu përgjigjur kësaj kërkese, përfundimisht do të shkojnë tek Muhamedi ﷺ .Ai do të bjerë në sexhde nën Fronin e Allahut të Lartësuar, i Cili do t’i përgjigjet kërkesës së tij. Në këtë mënyrë del në pah madhështia e këtij profeti të zgjedhur dhe të mrekullueshëm të Allahut të Lartësuar. Pasi të gjithë profetët distancohen nga kërkesa e krijesave për ndërmjetësim, Muhamedi ﷺ thotë: "Ene leha, ene leha” - “Unë jam për të, unë jam për të". Do të jetë ai që do të ndërmjetësojë për të gjitha krijesat dhe për fillimin e llogarisë atë ditë. Me këtë vepër, Profeti ﷺ do të arrijë gradën më të lartë që mund të arrijë ndonjë krijesë, gradë e cila quhet “ El Meķâmu el Maĥmud ”, pra, “Grada e lavdisë”. Këtë gradë Allahu i Lartësuar nuk ia ka dhënë asnjë krijese tjetër, përveç Muhamedit ﷺ . Për këtë gradë, atë do ta kenë zili gjithë, të parët dhe të fundmit. Subhanallah! I Lartësuar është Allahu! Sa i kujdesshëm, sa i dashur dhe i butë është me të dashurit e Tij! Më tej, Allahu i Lartësuar thotë: - “Por ai që ishte liruar prej atyre të dyve (që kishin qenë në burg) u kujtua pas një kohe dhe tha: “Do t’jua tregoj unë kuptimin e saj.”” - Ky ishte njëri prej dy djemve të burgut, që sipas ëndrrës që kishte parë - do t’i jepte zotërisë së tij pije dhe do të lirohej. Ishte ai të cilin Jusufi e porositi që ta përkujtonte tek padroni. Kështu, atij iu kujtua Jusufi dhe porosia e tij. Ai e kuptoi se vetëm Jusufi mund ta shpjegonte këtë ëndërr, prandaj tha: - “Më lejoni të shkoj (te Jusufi)!” - Pra, më dërgoni tek Jusufi, që t’i kërkoj ndihmë për këtë çështje. Kështu, ata e dërguan te Jusufi në burg. Kur u takuan, Jusufi nuk e qortoi për harresën e tij, por e dëgjoi kërkesën e tij me butësi dhe mirësjellje. Djali iu drejtua Jusufit me këto fjalë: - “O Jusuf (-tha ai)! O njeri i sinqertë!” – Ai e quajti “siddik” - i sinqertë dhe i vërtetë në fjalë dhe vepra. - “Si e shpjegon (ëndrën) që shtatë lopë të majme haheshin nga shtatë lopë të dobëta dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tjerë të tharë? Ndoshta kur të kthehem te njerëzit, ata do të kuptojnë.” - Kuptimi: Njerëzit mezi presin shpjegimin e kësaj ëndrre, sepse janë shum ë të shqetësuar. Kështu, Jusufi i interpretoi shtatë lopët e shëndosha dhe shtatë kallinjtë e gjelbër si shtatë vite të mira, me prodhim të bollshëm dhe të begatshëm. Ndërsa shtatë lopët e dobëta dhe shtatë kallinjt ë e thatë i interpretoi si shtatë vite thatësire dhe pa bereqet. Ata i punonin dhe i ujisnin tokat me lopë zakonisht. Ndërsa kallinjtë e drithit ishin ushqimi bazë. Kjo qe simbolika e lopëve dhe e drithërave. Duke qenë se lopët ishin të fuqishme dhe kallinjtë ishin të gjelbër, kjo tregonte se ato vite do të ishin plot begati. Ndërsa e kundërta e tyre kishte kuptim të kundërt me shpjegimin e parë. Jusufi nuk u përqendrua vetëm në shpjegimin e ëndrrës, por dha edhe këshilla se si duhet të vepronin. Ai i mësoi që gjatë shtatë viteve të para të begatshme, të përgatiteshin mirë për vitet e krizës: - “Ai (Jusufi) tha: “Mbillni shtatë vjet rresht! Prodhimin e korrur lëreni në kallinj, përveç një pakice, që do ta përdorni për ushqim!” - Mbillni për shtatë vjet rresht, njëri pas tjetrit. Prodhimet magazinojini me kujdes, që të mos prishen, përveç një sasie të vogël, të cilën do të keni nevojë ta përdorni si ushqim gjatë këtyre viteve të begatshme, por pa e tepruar. Ruani sa më tepër prodhime për vitet e thatësisë. - Pastaj do të vijnë shtatë vite shumë të vështira, që do t'i harxhojnë ato që i keni ruajtur, përveç një pakice nga ajo që ju do ta ruani.” - Pas shtatë viteve të begatshme, do të vijnë shtatë vite krize e thatësie, të cilat do të shterojnë të gjitha rezervat që ju do të grumbulloni, sado shumë që të jenë. Ju do të harxhoni gjithçka, përveç një pjese të vogël, të cilën do ta veçoni për farë. - “Më pas do të vijë një vit plot begati për njerëzit dhe plot të vjela.” - Pas shtatë viteve të vështira do të vijë një vit me shira të bollshëm, i cili do të shtojë prodhimin dhe të ardhurat. Prodhimi i rrushit do të jetë shumë më tepër sesa nevoja për ta ngrënë të tërë, prandaj ju do ta shtrydhni dhe do ta ktheni në pije. Përmendja e këtij viti të begatshëm pas shtatë viteve të vështira nuk ishte kuptuar nga ëndrra e Mbretit. Jusufi e nxori atë prej faktit se, pas vështirësisë, vjen gjithmonë lehtësimi. Pas shtatë viteve të krizës, pa dyshim do të vinte një vit i begatë, që do të largonte vuajtjet e njerëzve. Kështu, kur ky djalosh u kthye tek njerëzit dhe u tregoi shpjegimin e ëndrrës nga Jusufi, ata u mahnitën dhe u gëzuan pa masë.

Mus'haf Hape →
Kasas 28:84 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon atij që Ai …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kush vjen (para Nesh) me punë të mira, atij do t’i jepet shpërblim edhe më i madh se puna që ka bërë... - Është kusht që vepra e mirë të jetë e pastër dhe e pacenuar. Puna e mirë është çdo gjë që ka urdhëruar Zoti dhe Profeti i Tij, qofshin ato fjalë ose vepra, të dukshme apo të fshehta, qofshin adhurime që i përkushtohen dhe përmbushin hakun e Zotit, qofshin bamirësi në drejtim të krijesave. Për atë që i bën të tilla punë, Allahu thotë: "...atij do t’i jepet shpërblim edhe më i madh se puna që ka bërë”. Ndërsa në një ajet tjetër thotë se e dhjetëfishon shpërblimin e saj: "Kush bën një të mirë, ai do të shpërblehet dhjetëfish..." [En'am 160]. Shumëfishimi i shpërblimit është diçka e sigurt, që Allahu ka premtuar se do ta bëjë, dhe kjo do të ndodhë. Ndonjëherë, për shkaqe të ndryshme, shtimi e shumëfishimi mund të jetë më i madh, dhe Allahu e di më mirë se kujt dhe pse ia shumfishon shpërblimet. Ai thotë: "Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon atij që Ai dëshiron. Allahu është Bujar i madh e i Gjithëditur." [Bekare 261]. Kjo bëhet në varësi të vepruesit, në varësi të punës së mirë që ai ka bërë, në varësi të dobisë që arrihet, në varësi të kohës e të vendit ku kryhet. - ...dhe kush vjen (para Nesh) me punë të këqija, do t’i jepet dënimi vetëm për aq sa e ka merituar. - E keqe quhet çdo gjë për të cilën na ka ndaluar Sheriati kategorikisht, pra, që e ka bërë haram. Atyre që bëjnë ndonjë të keqe do t’i jepet dënimi vetëm për aq sa e meritojnë, jo më tepër. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Madhëruar kur thotë: "Kush bën një të mirë, ai do të shpërblehet dhjetëfish, e kush bën një të keqe, ai do të ndëshkohet vetëm për të. Askujt nuk do t’i bëhet asnjë padrejtësi." [En'am 160]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë:

Mus'haf Hape →
Bekare 2:261 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… se si bëhet ky shumëfishim i shpërblimit: - “Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Disa ajete më lart, Allahu i Lartësuar tha: “Kush është ai që do t’i japë Allahut një “hua” të mirë, që Ai t’ia shtojë atë shumëfish?”. Ndërsa tani, Ai sqaron se si bëhet ky shumëfishim i shpërblimit: - “Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra.” – Shprehja: “...në rrugë të Allahut...” domethënë: në bindje ndaj Tij dhe për kënaqësinë e Tij. Sigurisht, shpenzimi më i mirë, në këtë rast, është pikërisht në mbështetje të luftës në rrugën e Zotit. Allahu i Lartësuar na sjell një ilustrim tepër të qartë dhe të thjeshtë të shumëfishimit të shpërblimit të Tij. Ai na i sjell këtë shembull të prekshëm, me një qëllim shumë të rëndësishëm: që të forcohet edhe më shumë siguria për premtimin e Tij. Kur bashkohet forca e argumenteve të dukshme me forcën e besimit të brendshëm, shpirti fiton një bindje e siguri të palëkundur, dhe, si rezultat, do të nënshtrohet plotësisht për të kryer vepra të mira, të shpërblyeshme nga Allahu i Lartësuar. Kështu, njeriu do t’i shtojë shpenzimet në rrugën e mirësisë, sepse shpërblimi që ai pret është shumë i sigurt dhe shumë i madh. - “Allahu ia shumëfishon atij që Ai dëshiron.” – Pra, Allahu i Lartësuar ia jep këtë shumëfishim atij që Ai dëshiron. Dëshira e Allahut të Lartësuar për të dhënë shpërblime dhe për t'i shumëfishuar ato, është në përputhje me urtësinë dhe dijen e Tij madhështore. Për të bërë këtë shumëfishim, Allahu i Madhëruar merr në konsideratë shumë gjëra, si: - gjendjen e atij që shpenzon, domethënë shkallën e sinqeritetit të tij në qëllimin e këtij shpenzimi; - llojin e shpenzimit, ose shkallën e dobisë së tij dhe të nevojës për të; - fushën në të cilën shpenzohet dhe kategorisë që ajo i jepet. Nga këto kritere varet shumëfishimi i shpërblimit, ndonëse dihet që Allahu i Lartësuar e shpërblen pa kufi atë që Ai dëshiron. - “Allahu është është Bujar i madh e i Gjithëditur.” - Allahu është Bujar me mirësitë dhe dhuratat që jep. Atij nuk ia pakëson mirësitë shpërblimi që u jep njerëzve dhe Ai nuk varfërohet nga kërkesat e asnjë lloj lutësi. Prandaj, askush të mos mendojë se ky shumëfishim është një lloj teprimi në premtimet për shpërblim. Allahu i Lartësuar e jep gjithmonë atë që e premton. Atij nuk i pakësohet kurrë mirësia, sado që t’ua shumëfishojë shpërblimet njerëzve. Sigurisht, këto shpërblime jepen sipas urtësisë dhe dijes së Tij, sepse Allahu është i Gjithëdi tur. Ai e di shumë mirë se kush i meriton ato dhe kush jo.

Mus'haf Hape →
Enam 6:98–6:99 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i Madhëruar nxjerr bimët e gjelbra, prej të cilave nxjerr kokrrat dhe frutat, siç thuhet më pas: - dhe drithëra me kokrra të dendura në kallinj. - Me kokrra …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Është Ai që ju krijoi prej një njeriu të vetëm. - Është për qëllim Ademi (a.s.), sikurse thuhet në ajetin tjetër: “O njerëz! Kijeni frikë Zotin tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, ndërsa prej tij krijoi bashkëshorten, e prej atyre të dyve përhapi shumë burra e gra.” [Nisa 1]. - Në të (Tokë) do të jetoni dhe nën të do të prisni (ringjalljen). - Ibn Mesudi, Ibn Abasi dhe një grup tabiinësh janë të mendimit se ky ajet ka këtë kuptim: “ Fe mustekarrun ue musteudea.”, domethënë: “Në barkun e nënave ishte vendkrijimi juaj, kurse në shpinën e etërve ishte ruajtja e vendqëndrimi juaj (ndër shekuj). - Ne ua shpjegojmë shenjat Tona njerëzve që kuptojnë. - Domethënë, njerëzve që përpiqen të kuptojnë drejt fjalën e Allahut. - Është Ai që e lëshon ujin nga qielli - Ai e lëshon atë me masë të caktuar dhe e bën të begatshëm, furnizim për robërit, ringjallje e ndihmë për krijesat. Shiu është mëshirë nga Allahu i Lartësuar. - dhe me të nxjerr bimësi të të gjitha llojeve. - Siç thotë i Madhëruari në ajetin tjetër: “A nuk e dinë jobesimtarët se qiejt e Toka ishin bashkë (si një e tërë), pastaj Ne i ndamë dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo gjallese? Atëherë a nuk do të besojnë? ”. [El enbija 30.] - Prej tyre Ne nxjerrim gjelbrim - Nëpërmjet tij, Allahu i Madhëruar nxjerr bimët e gjelbra, prej të cilave nxjerr kokrrat dhe frutat, siç thuhet më pas: - dhe drithëra me kokrra të dendura në kallinj. - Me kokrra të rreshtuara në kallinj. - Nga palma e hurmës dhe sythat e tyre dalin kalaveshë hurmash që varen poshtë. - Kalaveshat e hurmave, që zgjaten deri afër tokës dhe mund të merren me lehtësi. - Ne nxjerrim edhe kopshte me hardhi... - Këto dy pemë janë më të njohurat e më të dobishme për banorët e Hixhazit, madje, mund të thuhet se janë frutat më të mira të kësaj bote. - ullinj e shegë, të ngjashme e jo të ngjashme. - Në gjethet dhe formën e tyre, ato janë të ngjashme me njëra -tjetrën, por në shije dhe pamjen e frutave të tyre janë të ndryshme. - Vështroni frutat e tyre, kur formohen e piqen! - Meditoni në këtë, për të parë pushtetin e fuqinë e Krijuesit në krijimin e tyre dhe sjelljen në ekzistencë nga hiçi. Mendoni se si nga druri i thatë i hardhisë, dalin verigat e rrushit, me kokrra të lëngshme e të shijshme. Vështroni edhe në bimët e tjera, që Allahu i krijoi, se si bëjnë fruta plot lëng e mirësi, që janë me ngjyra, forma, shije e aroma të llojllojshme: “Në Tokë ka hapësira që qëndrojnë pranë njëra - tjetrës, ka vreshta dhe fusha të mbjella, ka palma që janë me shumë degë, por edhe pa të tilla. Të gjitha ujiten me të njëjtin ujë, por Ne i kemi bërë me shije të veçanta e të dallueshme nga njëra -tjetra. Vërtet, në të gjitha këto ka argumente për njerëzit që kuptojnë.” [Rad 4]. - Në të gjitha këto ka Shenja për njerëzit që besojnë. - Në të gjitha këto, o njerëz, ka argumente treguese për pushtetin absolut të Krijuesit, për urtësinë dhe mëshirën e Tij. Por për kë janë të kuptueshme dhe të dobishme këto argumente? Allahu i Madhëruar thotë: “... për njerëzit që besojnë.” Pra, për njerëz që besojnë fjalën e Allahut dhe pranojnë e pasojnë profetët e Tij.

Mus'haf Hape →
Enfal 8:59–8:60 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon atij që Ai dëshiron. Allahu është Bujar i madh e i Gjithëditur.” [Bekare 261].

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuari i thotë Profetit të Tij të dashur: - Mohuesit të mos mendojnë se mund të shpëtojnë. - Të mos mendojnë se mund të na shpëtojnë dhe të mos kemi pushtet për t’i ndëshkuar. Le ta dinë se ata janë nën pushtetin absolut dhe gjithëpërfshirës të Allahut dhe Ai vepron si të dëshirojë me ta. - Ata nuk mund t'i shmangen (dënimt të) Allahut. - Ata nuk mund t’i shpëtojnë vendimit të Tij, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija se do t’i shpëtojnë dënimit Tonë?! Sa keq që gjykojnë ata! ” [Ankebut 4]. Ky është një mendim i gabuar. Allahu i madhëruar ka thënë: “ Kurrsesi mos mendo ti se ata, që nuk besuan, do të shpëtojnë në këtë botë. Vendi i tyre është zjarri. Eh sa përfundim i keq është ai! ” [Nur 57], dhe thotë: “ Mos të të mashtrojë bredhja nëpër qytete e atyre që nuk besojnë. E vogël është ajo kënaqësi, sepse pastaj fundi i tyre do të jetë Xhehenemi, që është një vend mjerimi.” [Al Imran 196, 197]. Në vijim, Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që të përgatiten në të gjitha aspektet e përgatitjes ushtarake, me të gjitha mjetet dhe mundësitë që kanë. Ai thotë: - Përgatituni kundër tyre me sa fuqi të keni, përfshirë kuajt e luftës... - Imam Muslimi sjell hadithin nga Ukbe Ibn Amri: “E kam dëgjuar Profetin e Allahut të thoshte kur ishte në mimber: 1303. “Përgatituni kundër tyre me sa fuqi të keni...” Fuqia është mësimi i qitjes (me armë), fuqia është mësimi i qitjes (me armë).” Hadithin e sjellin Muslimi, Ebu Daudi, Ibn Maxhe, që të tre nga Abdullah Ibn Uehbi. Imam Ahmedi dhe autorët e Sunen-eve sjellin sërish nga Ukbe Ibn Amiri hadithin, s e Profeti i Allahut ka thënë: 1304. “Mësoni gjuajtjen me armë dhe kalërimin! Mësimi i gjuajtjes është më i mirë dhe i dobishëm sesa mësimi i kalërimit.” Imam Maliku transmeton nga Ebu Hurejra se Profeti i Allahut ka thënë: 1305. “Kuajt shërbejnë për tri gjëra: Ato mund të jenë shpërblim për robin, mund të jenë për përmbushjen e nevojave të tij, po mund të jenë edhe shkak për t’u ngarkuar me gjynah. Shpërblimin e merr ai që e përgatit dhe e forcon kalin për ta përdorur në rrugën e Allahut, duke e kullotur të lidhur me litar në tokën e vet ose në kullotat e hapura. Çdo gjë që kali ha, duke kullotur lidhur me litar në tokën e vet ose në kullotat e hapura, i shkruhen të zotit si sevape. Nëse kali shkëputet nga litari dhe largohet edhe një herë ose dy herë aq, edhe bajgat e atë që ai lë pas i peshohen si punë të mira; edhe nëse kali kalon pranë një lumi e pi prej tij, edhe nëse i zoti nuk ka patur për qëllim t’i jepte të pijë, edhe kjo i shënohet si vepër e mirë dhe si sevap për këtë burrë. Për sa i përket atij që i përdor kuajt për të fituar pasuri hallall dhe për të mos pasur nevojë nga njerëzit, duke mos harruar dhe hakun e Allahut në pastrimin e kësaj pasurie, duke dhënë zekatin sipas krerëve që ka, por edhe zekatin e shpinës së tyre, kjo konsiderohet si përmbushje e nevojave të tij. Ndërsa ai i cili i shton dhe kujdeset për kuajt thjesht për mendjemadhësi, syefaqësi dhe famë, kjo e ngarkon atë me gjynahe.” Profeti i Allahut është pyetur njëherë rreth gomerëve dhe është përgjigjur: “Allahu nuk më ka zbritur ndonjë gjë të veçantë në lidhje me këtë kafshë, përveç këtij ajeti përmbledhës dhe vyer: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do të shohë. Dhe kush ka bërë ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do të shohë.” [Zelzele 7, 8]. Në Sahih-un e Buhariut është hadithi nga Ur ue Ibn Ebu Xhad el Bariki, se Profeti i Allahut ka thënë: 1306. “Kuajt janë të tillë që, në ballin e tyre është lidhur mirësia deri në Ditën e Kijametit dhe nëpërmjet tyre mund të arrihet shpërblim dhe fitim.” - në mënyrë që t'i fusni tmerrin armikut të Allahut dhe armikut tuaj... - Nëpërmjet këtyre përgatitjeve, ju mund të frikësoni mohuesit e besimit, të cilët janë armiqtë e Allahut dhe armiqtë tuaj. Gjithashtu: - si dhe të tjerëve, të cilët mund të mos i dini, por të cilët i di Allahu. - Abdurrahman Ibn Zejd Ibn Eslemi thotë se këtu është qëllimi për munafikët. Për saktësinë e këtij mendimi dëshmon edhe fjala e Allahut të Lartësuar: “Rreth jush ka beduinë që janë hipokritë. Edhe prej banorëve të Medinës ka nga ata që janë kryeneçë në dyfytyrësinë e tyre. Ti nuk i njeh ata, por Ne i dimë mirë. Kemi për t’i dënuar ata dy herë, e pastaj do të flaken në dënimin e madh.” [Teube 101]. - Çfarëdo që të shpenzoni në rrugën e Allahut, ajo do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju bëhet aspak padrejtësi. - Çdo gjë që e shpenzoni per xhihadin, ai do t’ju kompensohet në formën më të plotë. Në një hadith që e sjell Ebu Daudi thuhet: 1307. “Një dirhem i shpenzuar në rrugën e Allahut shumëfishohet deri në shtatëqindfish.” Allahu i Lartësuar thotë: “Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon atij që Ai dëshiron. Allahu është Bujar i madh e i Gjithëditur.” [Bekare 261].

Mus'haf Hape →
Muminun 23:17 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… por shumica e njerëzve nuk e dinë.” [Gafir 57]. - “Ne kemi krijuar një shtatëshe mbi ju ...” - Domethënë, 7 qiej. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Pasi foli për krijimin e njeriut, Allahu i Lartësuar flet për krijimin e 7 qiejve. Janë të shpeshta rastet në Kuran, kur Allahu i Lartësuar përmend bashkë krijimin e qiejve dhe të Tokës me krijimin e njeriut, si për shembull: “S’ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i Tokës është çështje më e madhe se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” [Gafir 57]. - “Ne kemi krijuar një shtatëshe mbi ju ...” - Domethënë, 7 qiej. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej dhe Toka po aq sa ata. Nëpër to zbret vendimi i Tij, për të qenë të bindur se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe se me të vërtetë, Allahu ka përfshirë gjithçka me dijen e Vet.” [Talak 12] - “... dhe Ne nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam.” - Siç thotë në ajetin tjetër: “Ai di gjithçka që futet në Tokë dhe gjithçka që del prej saj, çfarë zbret prej qiellit dhe çfarë ngrihet në të. Ai është me ju kudo që të jeni. Allahu vështron gjithçka që bëni ju.” [Hadid 3]. Allahut të Lartësuar nuk mund t’i fshihet një qiell nga një qiell tjetër dhe as njëra tokë nga toka tjetër. Diturisë së Tij gjithëpërfshirëse nuk mund t’i fshihet asgjë në qiell dhe në Tokë, as malet dhe asgjë që fshihet në thellësi të tyre apo në humnerat mes tyre. Atij nuk i fshihet asgjë që ndodhet në det, por Ai e di mirë se çfarë ndodhet në thellësitë e errëta të tij. Ai di saktësisht numrin e të gjitha thërrmijave dhe të çdo gjëje që ndodhet në male e kodra, di numrin e kokrrave të rërës e çdo gjë që gjendet brenda oqeaneve tyre. Ai di numrin e pemëve dhe të bimësisë. Madje, sikurse thotë i Lartësuari: “... Vetëm tek Ai janë çelësat e fshehtësive dhe ato nuk i di askush tjetër veç Tij. Ai di çfarë ka në tokë dhe në det. As edhe një gjethe nuk bie pa dijeninë e Tij. Nuk ka kokërr në thellësi të Tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që nuk është në Librin e qartë.”[En’am 59].

Mus'haf Hape →
Bekare 2:243–2:245 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon atij që Ai dëshiron. …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- A nuk i ke parë ata që, edhe pse ishin me mijëra, u larguan prej atdheut të vet për t'i shpëtuar vdekjes? Allahu u tha atyre: “Vdisni!” E pastaj Ai i ringjalli. Allahu është Bamirës i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk janë mirënjohës. - Nga Ibn Abasi përcillet se ka thënë: "Ishin katër mijë njerëz, të cilët u larguan nga ai vend për t’i shpëtuar kolerës, që ishte përhapur. Ata thanë: "Le të shkojmë në një vend tjetër, ku të shpëtojmë nga vdekja!” Kur ata mbërritën në atë vend, Allahu i Lartësuar u tha atyre: “Vdisni!” Dhe ata vdiqën. Ndërkohë atje kalon një profet i Zotit, i cili e luti Zotin që t’i ringjallte përsëri ata. Atëherë, Allahu i Lartësuar i ringjalli të gjithë. Për këtë flet ajeti: "A nuk i ke parë ata që, edhe pse ishin me mijëra, u larguan prej atdheut të vet për t'i shpëtuar vdekjes?" Në ringjalljen e tyre kishte një argument të prerë, të dukshëm, të pamohueshëm se ringjallja e trupave në Ditën e Gjykimit është e padiskutueshme që do të ndodhë. Ajo është tërësisht e mundur dhe e zbatueshme për fuqinë e Allahut të Lartësuar, i Cili thotë: "Allahu është Bamirës i madh ndaj njerëzve...". Ai është bamirës i madh me njerëzit, në lidhje me atë se çfarë shenjash të jashtëzakonshme, argumente të prera dhe fakte të qarta, të cilat nuk të lënë asnjë dyshim, iu mundëson që të shohin. Më pas, Allahu i Madhëruar thotë: "... por shumica e tyre nuk janë mirënjohës." Pra, nuk janë mirënjohës sa duhet për ato që u ka dhuruar Allahu i Lartësuar, qoftë në fenë, apo edhe në dynjanë e tyre. Në këtë histori ka argument dhe mësim që na tregon se çfarëdolloj mase që mund të marrë njeriu ajo është e pafuqishme kundër kaderit të Zotit. I vetmi shpëtim i robit është nëse kthehet me pendim, nënshtrim e bindje tek Allahu i Lartësuar. Kështu, këta njerëz dolën nga vendi i tyre, me qëllimin për t’i shpëtuar epidemisë shfarosëse, duke synuar që të jetonin më gjatë. Por ja që ndodhi ndryshe nga ajo që dëshironin! Madje, u erdhi e kundërta e asaj që patën për qëllim. Ata i rrëmbeu vdekja më shpejt sesa e prisnin dhe vdiqën të gjithë në një çast. Për të njëjtën çështje flet dhe hadithi i saktë, të cilin e sjell Imam Ahmedi nga Abdullah Ibn Abasi: 396. “Umer Ibn Hatabi u nis për të shkuar në Sham. Kur mbërriti në zonën e quajtur Serg, atë e takuan komandanti i ushtrisë Ebu Ubejde Ibn Xherah dhe shoqëruesit e tij, që e njoftuan për epideminë e kolerës, që kishte zaptuar Shamin. Këtu ai përmend hadithin në vijim, ku, ndër të tjera, thuhet se Abdurrahman Ibn Aufi, i cili nuk dukej gjëkundi për disa ditë për disa nevoja të veta, shkoi tek Umer Ibn Hatabi dhe tha: “Unë e di se si duhet të veprohet në të tilla raste! Unë kam dëgjuar Profetin e Allahut ﷺ të thotë: “Nëse ka rënë epidemia në një vend, dhe ju gjendeni aty, mos u largoni prej atij vendi, me mendimin se mund të shpëtoni prej Tij. Megjithatë, nëse dëgjoni se në një vend është përhapur një epidemi, dhe ju nuk keni hyrë në atë vend, atëherë mos shkoni atje!” Atëherë, Umeri falënderoi dhe lavdëroi Allahun dhe u largua mbrapsht.” Këtë hadith e kanë përnxjerrë Buhariu dhe Muslimi në dy Sahih-ët e tyre prej Zuhriut. - Atëherë, luftoni për hir të Allahut, dhe ta dini se Allahu dëgjon dhe di gjithçka. - Ashtu sikurse thamë, se çdo lloj mase që mund të marrë njeriu nuk mund të ndryshojë kaderin e Zotit, domethënë, është e pafuqishme që të ndryshojë atë që Zoti ka përcaktuar me pushtetin dhe urtësinë e Tij, po kështu edhe largimi nga lufta nuk mund të largojë kohën e vdekjes së njeriut. Afati i jetës së njeriut është i vendosur dhe rizku i Zotit është ndarë dhe përcaktuar. Kjo është bërë sipas një rregulli, në të cilin nuk mund të shtosh dhe nuk mund të pakësosh asgjë. Allahu i Lartësuar thotë: "Atyre që nuk luftuan dhe që thanë për vëllezërit e vet “Sikur të na kishin dëgjuar ne, nuk do të vriteshin”, thuaju: “Largojeni vdekjen prej vetes suaj, nëse thoni të vërtetën!” [Al Imran 168]. Gjithashtu, Allahu i Lartësuar thotë: "Kudo që të jeni, vdekja do t’ju arrijë - edhe në qofshi në kështjellat më të forta." [Nisa 78]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Kush është ai që do t’i japë Allahut një “hua” të mirë, që Ai t’ia shtojë atë shumëfish? - Allahu i Lartësuar i nxit besimtarët që të shpenzojnë në rrugën e Tij. Ibn Ebu Hatimi përcjell nga Abdullah Ibn Mesud një hadith, në të cilin thuhet: “Kur zbriti ky ajet, Ebu Dahdah el Ensari i tha Profetit ﷺ: 397. “O i Dërguari i Allahut! Vërtet, Allahu i Lartësuar pranon që t’i japim borxh Atij?!” - “Po, o Ebu Dahdah!” - tha Profeti ﷺ . Atëherë ai tha: “Ma jep dorën, o i Dërguari i Allahut!” Dhe ai ia dha dorën. Atëherë ai tha: “Dëshmo, atëherë, se unë ia kam dhënë Zotit tim si hua kopshtin tim (me hurma)!” Transmetuesi i hadithit thotë: “Në atë kopsht kishte 600 rrënjë hurmash. Aty (në shtëpinë brenda në kopsht) ishte dhe e shoqja e Ebu Dahdahit, Umu Dahdah, së bashku fëmijët dhe familjen e Ebu Dahdahit. Atëherë, Ebu Dahdah shkon dhe i thërret gruas së vet: “O Ummu Dahdah!” “Urdhëro!” “Dil prej aty, sepse unë ia kam dhënë kopshtin Zotit tim Krenar dhe të Lartësuar!” Vëreni me kujdes, se si Allahu i Lartësuar e përshkruan si hua të mirë. Është përcjellë se, Umeri dhe selefë e të tjerë, duke shpjeguar këtë fjalë, kanë thënë që është fjala për: “shpenzimin e pasurisë në rrugë të Allahut”. Për këtë hua të mirë, Allahu i Madhëruar thotë: "...që Ai t’ia shtojë atë shumëfish" Kjo ngjan me ajetin 261, po në këtë sure: "Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon atij që Ai dëshiron. Allahu është Bujar i madh e i Gjithëditur." Do të vijë edhe shpjegimi i këtij ajeti, në dashtë Allahu! Gjithashtu, ky ajet i përngjan edhe një hadithi të sjellë nga Ibn Ebu Hatimi, me senedin e tij, nga Ebu Hurejra, në të cilin thuhet: “Betohem në Atë, në dorë të të Cilit është shpirti im, se unë kam dëgjuar të Profetin e Allahut ﷺ të thotë: 398. “Allahu e shumëfishon një të mirë në dy milion të mira.” - Allahu e pakëson rizkun dhe po Ai jep me mbushulli. - Pra, shpenzoni në rrugë të Allahut dhe mos u shqetësoni, sepse Allahu i Lartësuar është Err- Rrazak, domethënë, Ai që furnizon. Është Allahu që ia ngushton rrizkun atij që Ai do dhe ia zgjeron atij që Ai do, sipas urtësisë së Tij absolute dhe të gjerë. Pastaj i Lartësuari thotë: - Vetëm tek Ai është kthimi juaj. - Ditën e jykimit do të ktheheni tek Ai, për ta marrë të plotë shpërblimin për çdo vepër që keni bërë në këtë jetë.

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:58–12:62 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

Interpretimi i ëndrrës së mbretit nga Jusufi, u bë realitet ashtu siç shpjegoi ai. Kështu, pas atyre shtatë viteve të begatshme, erdhën vitet e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Interpretimi i ëndrrës së mbretit nga Jusufi, u bë realitet ashtu siç shpjegoi ai. Kështu, pas atyre shtatë viteve të begatshme, erdhën vitet e thatësirës e skamjes. Gjatë kësaj kohe, Jusufi ishte në krye të administrimit të depove në Egjipt. Ai kujdesej për magazinimin dhe ruajtjen e prodhimeve në kallinj. Ai e kryente këtë detyrë në mënyrën më korrekte. Kështu, ata do të ishin në gjendje që të përballonin krizën e viteve në vijim. Për këtë arsye, njerëzit vërshuan nga të gjitha viset e largëta drejt Egjiptit, që të kërkonin furnizim për familjet e tyre. Mes atyre që erdhën në Egjipt për furnizim ishin edhe vëllezërit e Jusufit, me urdhër të atit të tyre, kur morën vesh se ministri jepte furnizim me çmimin përkatës. - Vëllezërit e Jusufit erdhën dhe u futën tek ai. Ai i njohu, ndërsa ata nuk e njohën. - Jusufi ishte në krye të kësaj detyre, por vëllezërve as që u shkonte ndërmend se ai drejtues i rëndësishëm, me famë dhe i nderuar, me të cilin po përballeshin, ishte pikërisht vëllai i tyre. Ndërsa ai i njohu mirë ata. Megjithatë, ai u foli si një i panjohur, që nuk dinte asgjë rreth tyre. Ai i pyeti: “Për çfarë keni ardhur në këto vise?” Ata iu përgjigjën se kishin ardhur për të marrë drithë e ushqim. Pastaj u tha: “Mos, vallë, keni ardhur si spiunë e me qëllime të këqija?” - “Zoti na ruajtë, - thanë ata, - nga të tilla qëllime të këqija!” Jusufi i pyeti sërish: “Nga jeni ju?” - “Ne jemi nga Kenani, ndërsa ati ynë është profeti Jakub.” - “A ka ai fëmijë të tjerë veç jush?” - “Ne ishim 12 fëmijë, - thanë ata, - por më i vogli ndër ne u largua një ditë dhe vdiq në pyll. Ai ishte fëmija më i dashur për babain tonë. Ai, madje, kishte edhe një vëlla nga nëna, të cilin ati ynë e mbajti e nuk e dërgoi me ne, për të patur si ngushëllim e për të zbutur dhimbjen e vazhdueshme për humbjen e djalit të vogël.” Pas kësaj, Jusufi urdhëroi që miqtë e largët të priteshin me nderime. - Pasi i furnizoi me të gjithë mallrat e nevojshëm, u tha: “Më sillni këtu edhe vëllanë tuaj nga babai. - Pasi ua mbushi kafshët me mallra e ushqime, ai u tha: “Më sillni këtu edhe vëllanë tuaj nga babai, që ta di se më keni thënë të vërtetën.” Pastaj u tha: - A nuk e shikoni se unë jua jap ngarkesën të plotë dhe ju pres mirë?” - Me këto fjalë, ai donte që ata të ndiheshin mirë dhe pastaj të ktheheshin përsëri. Përveç kësaj, ai edhe i kërcënoi, duke u thënë: - Nëse nuk ma sillni atë, nuk keni për të marrë drithë tek unë e as mos u afroni këtej!” - Nuk keni për të marrë prej meje aspak drithë e ushqime. - Ata thanë: “Ne do të përpiqemi ta bindim babanë e tij për ta marrë. Sido që të jetë, ne do ta bëjmë këtë.” - Ne do të përpiqemi maksimalisht për ta sjellë atë këtu, e kështu të bindesh se të kemi thënë të vërtetën. - Ai u tha shërbëtorëve të tij: “Vendoseni mallin (që e sollën si pagesë) së bashku me ngarkesën e tyre, që, kur të kthehen te familja e tyre, ta gjejnë aty. - Domethënë, edhe ato mallra që ata i sollën për të paguar drithin e ushqimet, kthejuani në ngarkesën e tyre. Por bëjeni këtë pa e kuptuar ata. - Ndoshta kështu do të kthehen sërish te ne”. - Jusufi druhej se ata nuk do të kishin mallra të tjerë për të blerë përsëri drithë, prandaj ua ktheu, që të mund të ktheheshin sërish.

Mus'haf Hape →
Tegabun 64:14–64:18 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… po në këtë sure: "Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “O ju që keni besuar, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe fëmijët tuaj janë armiqtë tuaj. - Allahu i Lartësuar na tregon se mund të ketë bashkëshort -e/ë ose fëmijë, që mund të jenë “armiq” tanë, pra, armiq me kuptimin: pengesë nga adhurimet dhe punët e mira, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “O ju që keni besuar! As pasuria e as fëmijët tuaj të mos ju shmangin prej kujtimit të Allahut! Ata që veprojnë kështu janë të humbur.” [Munafikun 9]. - “Prandaj kini kujdes prej tyre.” - Ibn Zejdi shpjegon: “Pra, kini kujdes që të mos bëhen shkak për prishjen e dëmtimin e fesë suaj.” Ndërsa Muxhahidi, duke shpjeguar fjalën e Allahut: “O ju që keni besuar, vërtet, disa nga bashkëshortet dhe fëmijët tuaj janë armiqtë tuaj”, thotë: “Ata bëhen shkak dhe e imponojnë njeriun që të prishë lidhjet farefisnore ose të mos i bindet Zotit të tij. Nga dashuria që ka për ta (gruan e fëmijën), njeriu imponohet e nuk mund të bëjë gjë tjetër, veçse t'u bindet atyre. - “Nëse i falni, toleroni dhe ua mbuloni gabimet e tyre, ta dini se edhe Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë. ” - Ibn Ebu Hatim sjell një hadith nga Ikrime, që tregon se dikush e pyeti Ibn Abbasin për ajetin: “O ju që keni besuar, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe fëmijët tuaj janë armiqtë tuaj. Prandaj kini kujdes prej tyre”, dhe ai tha: “Këta ishin disa burra, që pra - nuan Islamin nga Meka dhe donin të shko - nin dhe emigronin në Medinë, tek i Dërguari i Zotit, por gratë dhe fëmijët e tyre nuk donin që ata të shkonin dhe i penguan të bënin hixhret. Më pas, kur ata erdhën në Medinë, tek Profeti i Allahut, vërejtën se njerëzit kishin mësuar dhe avancuar shumë në fenë e Allahut. Për këtë arsye, ata tentuan t’i ndëshkonin fëmijët dhe gratë e tyre, që i privuan nga kjo mirësi, por Allahu i Madhëruar zbriti ajetin: “Nëse i falni, toleroni dhe ua mbuloni gabimet e tyre, ta dini se edhe Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë.” - “Nuk ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë veçse sprovë ...” – Nëpërmjet saj, Allahu i Lavdëruar vë në provë krijesat, për të nxjerrë në pah ata që i binden Atij, nga ata që nuk i binden. - “... ndërkohë që tek Allahu është shpër - blimi i madh. ” - Pra, në ditën e Kijametit është përgatitur shpërblim i madh për të bindurit e të nënshtruarit që e adhurojnë Zotin. Sukurse thotë i Lavdëruari: “Njerë - zve u është hijeshuar dashuria për kënaqë - sitë e kësaj bote, për gratë (e hijshme), për djemtë (e pasardhësit e shumtë), për pasu - rinë e madhe prej ari e argjendi, për kuajt e stolisur e për bagëtinë e bujqësinë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, por tek Allahu është e ardhmja më e mirë. Thuaju: “A t’ju tregoj për diçka shumë më të mirë se ato? Për ata që janë të devotshëm, janë përgatitur te Zoti i tyre kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku ata do të jenë përje tësisht. Atje do të kenë bashkëshorte të pastra dhe këna - qësinë e Allahut. Allahu është Gjithëshikues i robërve të Vet.” [Al Imran 14, 15]. Imam Ahmedi sjell me senedin e tij nga Abdullah Ibn Buraide, i cikli thotë: e kam dëgjuar babanë tim Burejde të thotë: 2689. “ I Dërguari i Zotit, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të ishte njëherë duke mbajtur hytben. Pranë tij erdhën Hasani dhe Huse - ini, d y vogëlusha të veshur me këmisha të kuqe, duke ecur e rrëzuar herë pas here. Atëherë i Dërguari i Zotit, paqja dhe beki - met e Zotit qofshin mbi të, zbriti nga minberi, i përqafoi dhe i vendosi para vetes, pastaj tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë thënë të vërtetën. “Pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë një sprovë për ju.” Unë i pashë duke ecur e rrëzuar herë pas here dhe nuk bëra dot durim, por ndalova së foluri (në hutbe) për ti marë (e përqafuar).” Imam Ahmedi sjell një hadith nga Esh'ath Ibn Kajs, i cili rrëfen: 2690. “Shkova tek i Dër - guari i Zotit me delegacionin e Kindes. Ai më pyeti: “A ke fëmijë?” - “Kam një djalë nga martesa me bijën e Xhemdit, - i thashë, - i cili lindi në kohën kur u nisa drejt teje. Megjithatë, do të gëzohesha më shumë, në - se në vend të tij, do të më dhurohej ushqim i mjaftueshëm, për të ngopur popullin tim.” Profeti ﷺ më tha: “Mos e thuaj këtë, sepse fëmijët janë qetësa e kënaqësia e syrit dhe shpirtit (përveç që do t’ju bëhen krahë e ndihmë kur të rriten). Edhe nëse ndodh që Zoti t’i marrë, përsëri ju përfitoni shpërblim të madh tek Zoti (për durimin tuaj dhe kënaqjen me caktimin e Zotit). Por nëse thua atë që the (e cila tregon se i frikësohesh rizkut dhe hallit për të ardhmen e atyre fëmijve), atëherë vërtet lindja e tyre bëhet shkak për të qenë frikacak dhe i përulur.” Hafiz Ebu Bekr Bezzari sjell prej Ebu Seidi se Profeti i Allahut ka thënë: “Fëmija është fryti i zemrës. Fëmija të bën dorështrënguar, frikacak, injorant dhe të trishtuar (nëse nuk e ke besimin të fortë).” 149 - “Bëhuni të devotshëm ndaj Allahut sa të mundeni ...” - Bindjuni Zotit me të gjithë fuqinë tuaj dhe me sa mundësi të keni. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 2691. “Nëse ju urdhëroj për diçka, bëjeni aq sa të mundeni dhe nëse ju ndaloj diçka, largohuni prej saj!” Disa mufesirë, - sikurse përcjell Maliku nga Zejd Ibn Eslemi, - janë të mendimit se ky ajet madhështor është abro - gues i ajetit të sures Al Imran, ku Allahu i Lartësuar thotë: “ O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun ashtu siç duhet të kihet frikë Ai, dhe mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë!” [Al Imran 102]. Ibn Ebu Hatim përcjell me senedin e tij nga Seid Ibn Xhubejri, se: “Kur zbriti ky ajet (i sures Al Imran), sahabët u vunë në pozitë, prandaj filluan të faleshin aq shumë dhe gjatë, sa u çaheshin këmbët dhe u rripej balli (nga sexhdet). Atëherë, Allahu i Lav - dëruar zbriti këtë lehtësim për muslimanët (në suren Tegabun): “Bëhuni të devotshëm ndaj Allahut sa të mundeni ...” . Kështu, kjo e anuloi ajetin e mëparshëm. Një shpjegim i ngjashëm është transmetuar edhe prej Ebu Alijes, Zejd Ibn Eslemit, Katades, Rabi Ibn Enesit, Suddijut, Mukatil Ibn Hajjanit etj.150 - “... dëgjoni, binduni dhe shpenzoni për bamirësi!” - Binduni, zbatoni e përmbushni çdo gjë që ju urdhëron Zoti dhe i Dërguari i Tij dhe mos shmangni asgjë! Mos dilni përpara Zotit dhe të Dërguarit të Tij pa zbatuar ato gjëra që ju janë ngarkuar! Mos iu afroni asaj që e keni të ndaluar. - “Kjo është në të mirën tuaj.” - Jepni nga ajo që ju ka dhënë Zoti, jepuni të afërmve, të varfërve, nevojtarëve dhe atyre që kanë nevojë për ndihmë. Bëjuni mirë krijesave të Zotit, ashtu siç ju ka bërë Ai juve. Kjo do të jetë më mirë për ju, si në këtë botë, edhe në ahiret. Nëse nuk e bëni, do të jetë më keq për ju në këtë botë dhe në ahiret. - “Kush i ruhet koprracisë së vetes, është i shpëtuar.” - Ka shpëtuar ai që e ka pa - struar shpirtin prej koprracisë; ka shpëtuar nga çdo e keqe dhe ka fituar çdo të mirë. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Xhabir Ibn Abdullahi, se Profeti i Allahut ka thënë: “Kujdes dhe ruhuni nga padrejtësia, sepse padrejtësia është errësirë në Ditën e Kijametit. Kini frikë nga makutëria, sepse ajo i shkatërroi ata që ishin para jush dhe i shtyu që të derdhnin gjakun e të shkelnin nderin e njëri -tjetrit.” Këtë hadith e sjell vetëm Imam Muslimi (mes autorëve të shtatë librave referencë të hadithit, që janë Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi, Nesaiu, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Imam Ahmedi). Gjithashtu, nga Ebu Hurejra përcillet se Profeti i Allahut ka thënë: “Kurrë nuk mund të gjenden së bashku në zemrën e një njeriu koprracia dhe imani. As pluhuri i rrugës së Allahut dhe tymi i Xhehenemit nuk mund të bashkohen te fytyra e një adhuruesi.” - “Nëse i jepni Allahut një ‘hua’ të mirë, Ai do t’jua shumëfishojë atë dhe do t’ju falë gjynahet.” - Çfarëdo që të shpenzoni, Ai do t’jua kthejë dhe zëvendësojë plotë - sisht. Çfarëdo që të jepni si sadaka, Allahu ka premtuar shpërblimin për të, madje Ai do ta trajtojë atë sadaka njëlloj si një borxh, që është detyrë të kthehet. Përveç këaj, ai ka për ta shumëfishuar shpërblimin, siç thotë më pas në ajet: “... Ai do t’jua shumëfishojë atë”. Po kështu premton i Lartësuari edhe në ajetin tjetër, në suren Bekare: “Kush është ai që do t’i japë Allahut një “hua” të mirë, që Ai t’ia shtojë shumëfish?” [Bekare 245]. Atje përmendëm nga Ibn Mesudi një hadith, në të cilin thuhet: “Kur zbriti ky ajet, Ebu Dahdah el Ensari i tha Profetit: “O i Dër - guari i Allahut! Vërtet, Allahu i Lartësuar pranon që t’i japim borxh Atij?!” - “Po, o Ebu Dahdah!” - tha Profeti ﷺ . Atëherë ai tha: “Ma jep dorën, o i Dërguari i Allahut!” Dhe ai ia dha dorën. Atëherë, ai tha: “Dëshmo, atëherë, se unë ia kam dhënë Zotit tim si hua kopshtin tim (me hurma)!” Transmetuesi i hadithit thotë: “Në atë kopsht kishte 600 rrënjë hurmash. Aty (në shtëpinë brenda në kopsht) ishte dhe e shoqja e Ebu Dahdahit, Umu Dahdah, së bashku fëmijët dhe familjen e Ebu Dahda - hit. Atëherë, Ebu Dahdah shkon dhe i thërret gruas së vet: “O Ummu Dahdah!” “Urdhëro!” “Dil prej aty, sepse unë ia kam dhënë kopshtin Zotit tim Krenar dhe të Lartësuar!” Vëreni me kujdes, se si Allahu i Lartësuar e përshkruan si hua të mirë. Është përcjellë se, Umeri dh e selefë e të tjerë, duke shpje guar këtë fjalë, kanë thënë që është fjala për: “shpenzimin e pasurisë në rrugë të Allahut”. Për këtë hua të mirë, Allahu i Madhëruar thotë: "... që Ai t’ia shtojë atë shumëfish.” Kjo ngjan me ajetin 261, po në këtë sure: "Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon atij që Ai dëshiron. Allahu është Bujar i madh e i Gjithëditur." ... Gjithashtu, ky mesazh i sjellë në këtë ajet i përngjan një hadithi të sjellë nga Ibn Ebu Hatimi, me senedin e tij nga Ebu Hurejra, në të cilin thuhet: “Betohem në Atë, në dorë të të Cilit është shpirti im, se unë kam dëgjuar të Profetin e Allahut të thotë: 2692. “Allahu e shumëfishon një të mirë në dy milionë të mira.” Po në këtë sure, i Madhë - ruari, përveç shumëfishimit të shpërblimit, premton edhe diçka tjetër. Ai thotë që: “... do t’ju falë gjynahet.” Pra, ka për t’jua mbuluar dhe falur veprat e këqija. Kjo është mi - rësia e bujaria e Allahut. Ai shpërblen shu - më edhe për punë të vogla, siç thotë më pas: - “Allahu është Mirënjohës i madh dhe i Mëshirshëm.” - Allahu është El Shekur - Mirënjohësi i madh, i Cili jep shpërblime shumë të mëdha edhe për punë të vogla. Ai është gjithashtu El Halimu , - Ai që fal e toleron, mbulon të metat dhe i jep afat dhe mundësi të shumta robit, që i tejkalon gabimet e rrëshqitjet e tij dhe nuk nxitohet që ta ndëshkojë atë. - “Ai është i Gjithëdituri për të fshehtat dhe të dukshmet, Ngadhënjimtari dhe i Urti.” - Allahu i Lartësuar është dëshmitar i veprimeve të robërve të Tij. Tek Ai ngrihen të gjitha veprat, si të mëdhatë, ashtu edhe ato më të voglat, si të rëndësishmet, ashtu edhe ato që njerëzit nuk u japin rëndësi. Ai është i gjithëdituri për të fshehtën dhe për të dukshmen. Allahu di hollësisht për çdo krijesë, qofshin ato që janë të dukshme prej nesh, qofshin ato që janë të fshehura prej nesh. Atij nuk i fshihet asgjë, as në qiej dhe as në Tokë, qofshin ato krijesa të vogla, qofshin të mëdha, qofshin të rëndësishme të vlerësuara, qofshin të parëndësishme në dukje dhe të pavlerësuara. Madje, edhe insektet që lëvizin në errësirën e natës nuk i fshihen dijes dhe shikimit të Allahut të Lartësuar. Ai është El Aziz , i Cili ka mposhtur gjithçka dhe ka triumfuar mbi gjithçka. Allahu është Krenari, krenaria e të Cilit kurrë nuk mund të kundërshtohet dhe të mposhtet. Allahu është i Urti, qoftë në kaderin që përcakton si ligje të kësaj ekzistence, qoftë në ligjet e Sheriatit që ka vendosur për krijesat, për t’u treguar atyre mënyrën e adhurimit dhe të jetesës së tyre.

Mus'haf Hape →
Muminun 23:75–23:89 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

Kurejshitët idhujtarë i pat zënë skamje e tmerrshme, derisa detyroheshin të hanin edhe shtazë të ngordhura. Njëfarë Thumame bin Athal u kishte bllokuar …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Kurejshitët idhujtarë i pat zënë skamje e tmerrshme, derisa detyroheshin të hanin edhe shtazë të ngordhura. Njëfarë Thumame bin Athal u kishte bllokuar rrugën e tregtisë dhe ishte betuar se nuk do të lejonte kokërr drithi të sillej në Meke derisa Pejgamberi të lejonte një gjë të tillë. Kur u shtrënguan së tepërmi nga skamja, Ebu Sufjani i tha Pejgamberit: Po mendon se je i dërguar mëshirë për botën" Pejgamberi i përgjegji: "Pot" Atëherë, ai tha: Prindërit e idhujtarëve ranë viktimë nga shpata, të bijtë e tyre po bijnë viktimë urie, atëherë Pejgamberit iu shpall ajeti: "Edhe sikur t'i mëshirojmë... dhe u tërhoqi vërejtjen se ata do t'i zë dënimi edhe më i ashpër, përderisa nuk i pranojnë mësimet e Allahut të shpallura në Kur'an. Allahu ua numëron të mirat që u ka dhënë njerëzve, e megjithatë, disa prej tyre, si kurejshitët, nuk falënderojnë fare. Ai sqaron fuqinë e Vet të pakufishme në krijimin e çdo sendi, në pushtetin dhe kompetencën e Tij edhe ndaj Arshit të madh, për atë se vetëm Ai merr në mbrojtje atë që do dhe askush tjetër nuk mund të ketë mbrojtje jashtë mbrojtjes së Tij, po edhe pas këtyre fakteve ata bredhin në iluzionet e mëparshme.

Mus'haf Hape →
Enam 6:99 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… - “…Prej tyre Ne nxjerrim gjelbrim dhe drithëra me kokrra të dendura në kallinj. - Nga bima e gjelbër nxjerrim farëra ushqyese, si gruri, misri, elbi, orizi etj. …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Është Ai që e lëshon ujin nga qielli dhe me të nxjerr bimësi të të gjitha llojeve.” - Një nga mirësitë më të mëdha të Allahut të Madhëruar është shiu, për të cilin kanë nevojë të domosdoshme njerëzit dhe të gjitha gjallesat. Allahu i Madhëruar zbret ujë nga qielli në mënyrë të vazhdueshme, sa herë që njerëzit kanë nevojë. Nëpërmjet këtij uji, Allahu i jep jetë çdo gjëje që u nevojitet krijesave. Me mirësinë e Allahut, krijesat largojnë etjen, gjejnë qetësinë, gëzohen dhe rehatohen. Me përkujdesjen e Zotit, largohet thatësia, frika e pasiguria. Me mëshirën e Atij që është Rraĥmân dhe Rraĥîm, vendin e frikës e zë siguria, varfëria zëvendësohet me pasuri, skamja me begati, prandaj njerëzit duhet të angazhohen sinqerisht për t’i shprehur mirënjohjen e plotë Atij, t’i përkushtohen me adhurime e pendim të sinqertë, t’i shprehin dashurinë e madhërimin për Të. Pasi përmendi në mënyrë të përgjithshme bimësinë, që rritet dhe jeton nëpërmjet ujit që Ai e zbret nga qielli, Allahu i Madhëruar veçon drithërat dhe ushqimet bazë, si gruri, misri, elbi dhe hurmat, për dobinë e madhe që ato kanë. Ai thotë: - “…Prej tyre Ne nxjerrim gjelbrim dhe drithëra me kokrra të dendura në kallinj. - Nga bima e gjelbër nxjerrim farëra ushqyese, si gruri, misri, elbi, orizi etj. Allahu i Madhëruar i përshkruan këto bimë si muterâkiben - të dendura e të vendosura njëra mbi tjetrën, për të treguar se ato janë të bollshme në lloje e kategori, por edhe në prodhimin që japin, pasi nga një farë dalin shumë të tilla, për të plotësuar nevojat për konsum të krijesave dhe për të mbetur një pjesë për mbjellje sërish, duke u ruajtur kështu lloji i farës. - Nga palma e hurmës dhe sythat e tyre dalin kalaveshë hurmash që varen poshtë. - Pemë plot sytha, që më vonë kthehen në fruta të mrekullueshme, të shijshme, që varen e shkojnë pranë atyre që duhet t’i konsumojnë. Edhe kur ato ndodhen lart, përsëri në trungun e pemëve ka degë të vogla, që e bëjnë më të thjeshtë ngjitjen në to. - Ne nxjerrim edhe kopshte me hardhi, ullinj e shegë, të ngjashme e jo të ngjashme. - Me ujin që zbret nga qielli, i Lartësuari bën kopshte të mbushura me rrush, ullinj e shegë, të përmendura në mënyrë të veçantë për dobinë e tyre, por edhe shumë pemë të tjera. Allahu i Lartësuar thotë se këto pemë janë “të ngjashme e jo të ngjashme”. Ka mundësi të jetë fjala për shegën dhe ullirin, që janë pemë të ngjashme për sa u përket trungut e gjetheve, por jo të ngjashme në frytet që prodhojnë e në shijen e tyre. Por ka mundësi që të flitet për të gjitha llojet e bimëve e pemëve, të cilat janë të ngjashme me njëra tjetrën në disa cilësi e të ndryshme në aspekte të tjera. Megjithatë, të gjitha janë të dobishme dhe të nevojshme për krijesat. Ato ushqehen e kënaqen me to, si edhe nxjerrin mësime nëse i studiojnë. I Madhëruari thotë: - Vështroni frutat e tyre, kur formohen e piqen! - Vështroni e studioni, me qëllim që të nxirrni mësime e të përfitoni. Shihni frutat e pemëve, dhe në mënyrë të veçantë hurmat, kur ato piqen dhe bëhen gati për vjelje. Ato janë shenja që tregojnë për mëshirën e gjerë të Allahut të Madhëruar, për bamirësinë e Tij gjithëpërfshirëse, për pushtetin e Tij absolut dhe përkujdesin e Tij të pakrahasueshëm për krijesat. Por jo çdokush mediton kështu dhe jo çdokush që mediton kupton urtësinë e vërtetë të çështjeve. Prandaj i Madhëruari e lidh ngushtë të kuptuarit e urtësive nga meditimi, me imanin e vërtetë. Ai thotë: - Në të gjitha këto ka Shenja për njerëzit që besojnë. - Është imani që i nxit dhe udhëzon besimtarët që të punojnë sipas rregullave të tij. Mes punëve që nxit imani i vërtetë është edhe përsiatja mbi ajetet e shenjat e Allahut në gjithësi, për të kuptuar urtësitë që fshihen pas tyre, qoftë me logjikë, qoftë duke u bazuar në natyrshmërinë e pastër, qoftë edhe sipas këndvështrimit të fesë.

Mus'haf Hape →
Haxh 22:63–22:66 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e fshehtë në qiell dhe në Tokë. Me përkujde - sin, diturinë, pushtetin dhe mëshirën e Tij, Allahu i jep çdo fare sasinë e nevojshme të ujit dhe ajo mbin …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “A nuk e sheh ti se si e lëshon Allahu shiun prej qiellit dhe toka vishet me gjelbërim?” - Edhe ky është argument, që tregon pushtetin e plotë të Allahut të Lartësuar. Ai hedh nga qielli shiun, mbi tokën e thatë, e cila vishet me gjelbërim, siç thotë Allahu i Madhëruar në një ajet tjetër: “... Ti e sheh tokën të tharë e pa jetë. Por, kur Ne i lëshojmë shiun ajo trazohet (nga bimët), mbufatet gjelbërohet dhe nxjerr gjithfarë çifte bimësh të këndshme.” [Haxh 5]. - “Vërtet, Allahu është shumë i Mëshir - shëm dhe i Gjithëditur. ” - Ai di edhe për çdo farë që ndodhet në tokë, sado e vogël të jetë. Atij nuk mund t’i fshihet asnjë e fshehtë në qiell dhe në Tokë. Me përkujde - sin, diturinë, pushtetin dhe mëshirën e Tij, Allahu i jep çdo fare sasinë e nevojshme të ujit dhe ajo mbin e gjallërohet. Allahu i Madhëruar na tregon fjalët e Lukmanit drejtuar të birit: “O biri im, Allahu ka për të sjellë edhe një verër të vogël sa një farë sinapi, qoftë ajo e fshehur nën një rrasë guri, ose (diku) në qiej ose në tokë. Vërtet, Allahu është shumë i Mëshirshëm dhe i Gjithëditur.” [Lukman 16]. Ose: “(Shejtani i kishte mashtruar) që të mos i përuleshin Allahut, i Cili zbulon çdo të fshehtë në qiej e në Tokë dhe që e di atë që fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi.” [Neml 25]. Ose: “Vetëm tek Ai janë çelësat e fshehtësive dhe ato nuk i di askush tjetër veç Tij. Ai di çfarë ka në tokë dhe në det. As edhe një gjethe nuk bie pa dijeninë e Tij. Nuk ka kokërr në thellësi të Tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që nuk është në Librin e qartë.” [En’am 59]. Ose: “Sa herë që ju angazhoheni me ndonjë çështje dhe sa herë që lexoni ndonjë pjesë nga Kurani dhe sa herë kryeni ndonjë vepër, Ne jemi dëshmi - tarë të veprimeve tuaja. Zotit tënd nuk mund t’i fshihet asnjë grimcë në Tokë dhe as në qiell, madje as më e vogël se ajo e as më e madhe. Çdo gjë është shkruar në Librin e Qartë.” [Junus 61]. - “Vetëm e Tij është çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në Tokë. ” - Pronësia e sundimi mbi gjithçka është e Tij. - “Allahu është Ai, i Pasuri (Jonevojtar) i Lavdëruari.” - Ai nuk ka nevojë për asgjë, ndërsa gjithçka tjetër është nevojtare për kujdesin e Tij, është e nënshtruar para Tij. Ai meriton lavdërimin e krijesave në çdo kohë e gjendje. - “A nuk sheh se Allahu e ka nënshtruar çdo gjë që gjendet në tokë për të mirën tuaj ...” - Allahu ka nënshtruar kafshët, sendet, bimësinë, që të jenë në shërbimin tuaj. - “... dhe se anijet lundrojnë në det me urdhrin e Tij? ” - Me butësinë e përkujde - sin e Allahut, ato lundrojnë ne dete e oqeane, për dobinë e njerëzve, në tregtinë mes vendeve. - “Ai e mban qiellin të mos bjerë në Tokë, veç nëse dëshiron Ai. ” - Nëse do të dëshi - ronte, Ai do ta lejonte qiellin të binte mbi tokë, që të shkatërronte gjithë çka në të. Por Allahu i Lavdëruar, me butësinë e përkuj - desin e Tij, me mëshirën e Tij gjithëpërfshi - rëse, me poshtetin e fuqinë e pakufishme, e mban qiellin që të mos bjerë në tokë. - “Sepse Allahu është i Butë e Mëshirë - plotë me njerëzit.” - Me gjithë padrejtësitë e mënxyrat e tyre, Ai është i Butë dhe Mëshirëplotë, siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Me të vërtetë, Zoti yt e ka faljen të madhe për njerëzit, me gjithë padrejtësitë e tyre, por të jeni të bindur se Zoti yt është edhe ndëshkues i rreptë.” [Rad 6]. - “Është Ai që jua dha jetën, pastaj do t'ju bëjë të vdisni dhe pastaj do t'ju japë përsëri jetë (do t'ju ringjallë) . Vërtet, njeriu është mosmirënjohës i madh. ” - Si është e mundur që ju i shoqëroni Zotit ortakë të barabartë dhe i adhuroni së bashku me Të, ndërkohë që Ai është i vetëm e i pashoq në pushtetin për të krijuar, furnizuar krijesat e përkujdesur për to?! “Është Ai që jua dha jetën...”, pra, Ai ju solli në jetë, Ai ju krijoi, pasi nuk ishit fare. Pastaj Ai do t'ju bëjë të vdisni, dhe pastaj do t'ju japë përsëri jetë, domethënë, do t’ju ringjallë Ditën e Kijametit. Megjithatë, njeriu është mohues i mirësive të Zotit, është mosmirënjohës i madh.

Mus'haf Hape →
Hadid 57:4–57:6 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… prej tij. Për sa i përket të shtunës, këtë ditë nuk u krijua gjë. Ajo është dita e shtatë dhe u quajt es-sebtu, që do të thotë el kat'u, pra, ndërprerje. Allahu i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Arsh.” - Allahu i Lartësuar na njofton se Ai është Krijuesi i botës, i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje mes tyre. Ai i krijoi këto në gjashtë ditë, sikurse është pohuar edhe në shumë ajete të tjera. Gjashtë ditët, në të cilat Allahu krijoi botën, janë e diela, e hëna, e marta, e mërkura, e enjtja dhe e xhumaja. Ditën e xhuma përfundoi i gjithë krijimi dhe u krijua Ademi. Disa dijetarë kanë thënë se këto ditë ishin si ditët e zakonshme, që njohim ne, siç kuptohet nga ajetet në pamje të parë, kurse disa të tjerë kanë thënë se një nga ato ditë ishte sa një mijë vjet, sikurse ka pohuar Muxhahidi dhe imam Ahmed Ibn Hambeli. Po këtë mendim ka pasur edhe Ibn Abasi, sipas transmetimit që Dahhaku sjell prej tij. Për sa i përket të shtunës, këtë ditë nuk u krijua gjë. Ajo është dita e shtatë dhe u quajt es-sebtu, që do të thotë el kat'u, pra, ndërprerje. Allahu i Lavdëruar tregon për Veten e Tij e thotë: “pastaj qëndroi mbi Arsh.”. Në lidhje me këtë çështje, - domethënë, për lartësimin ( el istiuâu ) e qëndrimin e Allahut mbi Arsh, - janë bërë interpretime të ndryshme. Ne do të ndjekim medhhebin e selefëve të mirë dhe imamëve të drejtë e të mëdhenj të Islamit, në të shkuarën dhe në të tashmen. Ata i kalojnë të tilla pohime kuranore ashtu siç janë sjellë, me kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë, pa bërë asnjë shëmbëllim apo krahasim të tyre me krijesat, por edhe pa i mohuar ato pohime. Nuk pranohet asnjë shpjegim i atyre që e krahasojnë dhe shëmbëllejnë Allahun me krijesat, pasi siç ka thënë i Lavdëruari: “... Nuk ka të ngjashëm me Të. Ai është Gjithë - dëgjuesi, Gjithëshikuesi.” [Shura 11]. Kjo çështje shpjegohet ashtu siç kanë thënë imamët e mëdhenj, mes të cilëve edhe Nuajmi, shejhu i imam Buhariut, i cili ka thënë: “Ai që e përngjason Allahun me krijesat ka bërë kufër (femohim). Edhe ai që mohon ato që Allahu ka pohuar për Veten e Vet ka mohuar.” Në pohimet e Allahut për Veten e Tij dhe në pohimet e Profetit për Të, nuk ka vend për përngjasime e shembëllime. Është detyra jonë që të gjitha këto pohime, që janë sjellë në ajete të qarta dhe në hadithe të sakta, t’i pranojmë dhe pohojmë ashtu siç i shkon madhështisë absolute të Allahut të Lavdëruar, duke mohuar çdo mangësi për Të, në çdo aspekt. Kjo është rruga e drejtë dhe e saktë. - “Ai di gjithçka që futet në tokë ...” - Ai e di se çfarë hyn në tokë, si farërat, pikat e ujit dhe të ngjashme me to.100 - “... dhe gjithçka që del prej saj ...” – Ai di edhe çfarë del prej tokës, si filizat apo bimët, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Vetëm tek Ai janë çelësat e fshehtë - sive dhe ato nuk i di askush tjetër veç Tij. Ai di çfarë ka në tokë dhe në det. As edhe një gjethe nuk bie pa dijeninë e Tij. Nuk ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që nuk është në Librin e qartë.” [En’am 59]. - “... çfarë zbret prej qiellit ...” - I Madhëruari është i Gjithëditur, që di për atë që bie nga qielli, si shirat, bora, breshëri, vendimet e Tij që zbresin nga qielli për t’u zbatuar ndër krijesa, ligjet dhe rregullat, që i Madhëruari i zbret përmes melekëve të nderuar, shpallja etj. - “... dhe çfarë ngrihet në të.” - Ai di me saktësi për çfarë ngjitet në qiell, siç janë melekët, veprat e robërve etj., siç thuhet në një hadith të saktë: 2586. “Allahu nuk fle dhe nuk i takon Atij që të flejë. Ai e vendos drejtësinë dhe Ai e ngre atë. Veprat e ditës ngrihen tek Ai përpara veprave të natës dhe veprat e natës përpara veprave të ditës. Mbulesa e Tij është en-nûru (dritë) ose ennâru (zjarr) Nëse do ta hiqte atë (mbulesën), rrezatimi i fytyrës së Tij do të përvëlonte çdo krijesë që do të kapte shikimi i Tij.” - “Ai është me ju kudo që të jeni. Allahu vështron gjithçka që bëni ju.” - Domethënë, Ai është mbikëqyrës juaj, dëshmitar i të gjitha veprave tuaja. Ai është me ju ashtu sikurse e kërkojnë cilësitë e tij të larta dhe absolute. Kudo qofshi, në çdo gjendje që të jeni, si të mirët edhe keqbërësit, qoftë në tokë, qoftë në det, natën, ditën, nëpër shtëpi, në hapësira dhe lugina; të gjitha janë njëlloj përpara diturisë së Tij. Asgjë nuk i fshihet Atij. Çdo gjë është nën shikimin e dëgjimin e Tij. Ai e dëgjon fjalën tuaj, e sheh vendin ku jeni. Ai di në hollësi të fshehtat tuaja dhe bisedat e fshehta mes jush, siç thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “Shih si përpi - qen ta mbulojnë çfarë mbajnë në kraharor, si për t’u fshehur nga Ai! Le ta dinë se edhe kur mbulohen me rroba, Ai e di se çfarë fshehin dhe çfarë shfaqin. Sepse Ai e di mirë çfarë fshihet në gjoks.” [Hud 5]. Në hadith të saktë përcillet se 2587. Profeti i Allahut i tha Xhibrilit, kur Ai e pyeti për ihsanin, që ihsani (grada më e lartë e besimit) është që ta adhurosh Allahun sikur ta shihje Atë, sepse edhe nëse nuk e sheh, Ai të sheh ty. Ebu Nuajmi sjell një hadith merfu’ nga Abdilah Ibn Muavije el Gadiri: “Janë tri gjëra, që nëse robi i bën, ka për të shijuar ëmbëlsinë e imanit: 1. ta adh urojë Allahun si Një të vetëm; 2. të japë zekatin prej pasurisë së tij, me kënaqësi e me gjithë zemër, çdo vit. Të japë jo prej pasurisë me të keqe që ka, por prej pasurisë mesatare. Gjithashtu, 3. të pastrojë veten.” Dikush e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, çfarë do të thotë që njeriu të pastrojë veten?: Ai tha: “Do të thotë që robi ta dijë e të jetë i sigurt se Zoti është me të (me dijen e Tij) kudo qoftë.” 101 Imam Ahmedi (Allahu e mëshi - roftë!) përsëriste shpesh këto vargje: “Nëse ndonjëherë gjatë jetës mendon se je në vetmi, / mos thuaj jam vetëm, por thuaj mbi mua është Mbikëqyrësi. / Kurrë mos e mendo Allahun se është i pakujdesshëm, as edhe një çast të vetëm, / dhe kurrë mos mendo se duke u fshehur nga sytë e njerëzve, vërtet i je fshehur Atij.” - “Vetëm Atij i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës ...” - Ai është Pronari i dynjasë dhe ahiretit, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Vetëm Jona është bota tjetër, edhe kjo.” [Lejl 13]. Ai është i lavdëruar në të dyja botët, sikurse thotë: “ Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë. Vetëm Atij i takon i gjithë lavdërimi në këtë botë dhe në botën tjetër. Vetëm Atij i takon gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë. ” [Kasas 70]. Ose: “I lavdëruar qoftë Allahu, të Cilit i përket çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në Tokë! I lavdëruar qoftë Ai në botën tjetër! Ai është i Urti i Gjithëdituri. Ai e di çfarë hyn në tokë dhe çfarë del prej saj dhe çfarë zbret prej qiellit e çfarë ngjitet në të; Ai është Mëshi - rëploti, Falësi i Madh.” [Sebe’ 1, 2]. Kështu, gjithçka në qiell dhe në Tokë është pronë e Tij dhe të gjithë janë krijesa e të nënshtruar para Tij, sikurse thotë i Lartë - suari: “Çdo qenie në qiej e në Tokë ka për t’iu paraqitur të Gjithëmëshirshmit si rob. Me diturinë e vet, Ai i ka përfshirë të gjitha dhe i ka numëruar (e shënuar) të gjitha në mënyrë të saktë. Ditën e Kijametit, çdokush do t’i paraqitet Atij i vetmuar.” [Merjem 93 - 95]. - “... dhe vetëm tek Allahu kthehen të gji - tha çështjet.” - Vetëm tek Ai do të kthehen të gjitha çështjet dhe të gjitha krijesat në Ditën e Kijametit. Ai do të gjykojë krijesat ashtu si Ai dëshiron, me drejtësinë, që kurrë nuk cenon hakun e ndokujt. Madje, ashtu sikurse thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. Nëse është vepër e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe dhuron shpërblim të madh nga ana e Tij.” [Nisa 40]. Ose: “Ditën e Gjykimit, Ne do të vëmë peshore të sakta, prandaj askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi. Edhe sikur të jetë diçka që peshon sa një kokërr meli, Ne do ta sjellim atë aty (në peshore). Mjaftojmë Ne si llogaritës të drejtë (të punëve). ” [Enbija 47]. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Ai e ndërfut natën në ditë dhe e ndër - fut ditën në natë.” - Është Ai që i kujdeset dhe vepron në krijesat e Tij, përmes ligjeve që ka vendosur. Kështu, Ai e ndërron natën me ditën dhe anasjelltas. Është Ai që për - cakton gjatësinë dhe shtrirjen e gjithëse - cilës, ashtu si Ai dëshiron. Shpesh e bën njërën më të gjatë se tjetrën, pastaj ana - sjelltas dhe herë të tjera i bën të barabarta. Ai bën, gjithashtu, që të ndërrohen stinët. Të gjitha këto ndodhin me urtësinë e Tij, me përcaktimin e me diturinë e Tij të gjerë dhe absolute. - “Ai i di të fshehtat që mban kraharori.” - Allahu i di të fshehtat, sado të imta qofshin ato. Ai i di ato në detaje, edhe nëse krijesat mundohen t’i fshihen. Asgjë nuk mund t’i fshihet diturisë së Tij.

Mus'haf Hape →
Junus 10:3 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… As edhe një gjethe nuk bie pa dijeninë e Tij. Nuk ka kokërr në thellësi të Tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që nuk është në Librin e qartë. Është Ai që …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt e Tokën brenda gjashtë ditësh dhe pastaj qëndroi mbi Arsh. - Allahu i Lavdëruar na tregon për Veten e tij se Ai është Zoti e Sunduesi i gjithë botëve dhe se Ai i krijoi qiejt dhe Tokën në gjashtë ditë. Thuhet se ato ishin njëlloj si ditët që ne jetojmë, ashtu siç thuhet edhe se ishin ditë nga ato që Allahu ka thënë: “... Një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet, sipas llogaritjes tuaj.” [Haxh 47.], siç do të shtjellohet më pas. Pas krijimit, Allahu i Lartësuar u lartësua mbi Fron, i cili është krijimi më madhështor i Tij. Froni është mbulesa e të gjitha krijesave poshtë tij. - Është Ai që i rregullon çështjet. - Allahu kujdeset e rregullon çështjet e të gjitha krijesave. Ai ka thënë: “... Atij nuk mund t’i fshihet asnjë thërrmijë në qiej e as në tokë dhe as më e vogël e as më e madhe se ajo....” [Sebe' 3]. Allahun nuk e pengon asnjë çështje nga një çështje tjetër, por Ai përkujdeset për gjithçka. Ai ka thënë gjithashtu: “Nuk ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos ushqehet nga Allahu. Ai e di vendbanimin dhe vendprehjen e tyre. Gjithçka gjendet në një Libër të qartë (Leuhi mahfudh).” [Hud 6], “Vetëm tek Ai janë çelësat e fshehtësive dhe ato nuk i di askush tjetër veç Tij. Ai di çfarë ka në tokë dhe në det. As edhe një gjethe nuk bie pa dijeninë e Tij. Nuk ka kokërr në thellësi të Tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që nuk është në Librin e qartë. Është Ai që jua merr shpirtrat natën (në gjumë) dhe që e di mirë atë që keni bërë ditën. Më pas, Ai jua kthen ato, për të vazhduar (jetën) deri në afatin e caktuar. Në fund, tek Ai do të ktheheni, dhe do t’ju tregojë të vërtetën e asaj që keni bërë.” [En’am 59, 60]. - S’ka ndërmjetësues tek Ai në asnjë mënyrë, veçse me lejen e Tij. - I Lartësuari thotë: “ Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Ai, përveçse me lejen e Tij. ...” [Bekare 255]. Ose: “Sa melekë ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën asnjë dobi, vetëm nëse Allahu i jep leje atij që Ai dëshiron dhe është i kënaqur me të.” [Nexhm 26], ose: “Dhe asnjë ndërmjetësim nuk bën dobi te Ai përveç atyre që Ai u jep leje (për të ndërmjetësuar) . Dhe, kur të largohet frika (në ditën e gjykimit) nga zemrat e tyre (melekëve), ata do të thonë: “Çfarë tha (e urdhëroi) Zoti juaj?”. Ata (melekët e lartë) do të thonë: “Të vërtetën (dhe të drejtën) .” Ai është më i Larti, më i Madhi.” [Sebe’ 23]. - Ai është Allahu, Zoti juaj. Pra, adhurojeni Atë! - Vetëm Atë adhurojeni dhe vetëm Atij përkushtojani me sinqeritet të gjitha adhurimet tuaja. - A nuk po kujtoni? - A nuk mendoni e të kujtoni këtë fakt, o ju idhujtarë, që ia përkushtoni adhurimet dikujt tjetër së bashku me Allahun?! Si mundet që ta bëni këtë padrejtësi të madhe, kur ju e dini që Ai është i vetëm në meritën e adhurimit, ashtu siç është i vetëm në pushtetin për të krijuar? Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Madhëruar: “Nëse ti i pyet se kush i krijoi, ata, me siguri, do të thonë: “Allahu.” Përse, atëherë, i kthejnë shpinën Atij? ” [Zuhruf 87]. Ose fjalës së Allahut: “Thuaj: “E kujt është Toka dhe çdo gjë në të? (Thuajeni) nëse e dini!” Ata do të thonë: “Të Allahut.”. Atëherë, thuaju: “Dhe megjithatë, nuk po mendoni?” Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të Madh?” Ata do të thonë: “Allahu.”. Thuaju: “Atëherë, a nuk po frikësoheni (e t'i ruheni dënimit të Tij) ?” Thuaj: “Në dorën e kujt është pushteti për gjithçka? Dhe kush është Ai që i mbron (të gjithë), e prej të Cilit askush nuk mund të të mbrojë dot? Thuajeni, nëse e dini!” Ata do të thonë: “Në dorë të Allahut.” Thuaj: “Atëherë, si po mashtroheni (nga e kota) ?” [Muminun 84 - 89].

Mus'haf Hape →
Rrahman 55:1–55:13 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… është çdo bimë, e cila mbin e shtrihet në faqe të tokës (që nuk ka trung, si pemët).” Po kështu e ka shpjeguar edhe Said Ibn Xhubejri, Sudiju, Sufjan …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon për bujarinë, mëshirën dhe mirësitë e Tij të shumta, dhu - ruar krijesave të Tij. Kështu, na bën me dije se është Ai që i a zbriti robit të Tij Kuranin dhe ua lehtëson mësimin dhe kuptimin e qartë të tij, atyre të cilët Ai i përzgjedh dhe i veçon, për t’i përfshirë me mëshirën e Tij të plotë. I Lartësuari thotë: - “I Gjithëmëshirshmi: Ai ua mësoi Kuranin. Ai e krijoi njeriun. Ai e mësoi të shprehet qartë.” - El Hasenu shpjegon dhe thotë: “Domethënë, Ai ia mësoi njeriut të folurin, artikulimin e fjalëve. Ai e mësoi njeriun si ta këndojë Kuranin. Kështu, lehtësimi i këndimit të Kuranit bëhet i mundur prej lehtësimit të artikulimit të fjalëve: disa prej grykës, disa prej gjuhës, disa prej buzëve etj. - “Dielli dhe Hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet. Ky është përcaktimi i Ngadhënjimtarit, i të Gjithëditurit. Edhe Hënës ia kemi caktuar fazat e saj, derisa të kthehet në formën e harkut (hurmës së tharë). As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata nuk mund ta kalojë ditën. Secili (trup qiellor) noton në orbitën e vet.” [Ja sin 38 - 40]. Ose: “Ai është Krijuesi i dritës së mëngjesit. Natën e bëri për qetësi, kurse Diellin dhe Hënën për llogaritjen e kohës. Ky është caktim i Ngadhënjimtarit, të Gji - thëditur. Është Ai që i bëri yjet (të shndrit - shme) për ju që të orientoheni nëpërmjet tyre, nëpër errësirat e tokës dhe të detit. Vërtet, Ne i kemi shpjeguar me hollësi she - njat Tona për njerëzit që dinë të mendojnë. ” [En’am 96, 97] Më pas, i Lartësuari thotë: - “Edhe yjet e drurët i përulen Atij.” - Ali Ibn Talha ka sjellë tekstualisht nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) këtë thënie: “ En-Nexhmu është çdo bimë, e cila mbin e shtrihet në faqe të tokës (që nuk ka trung, si pemët).” Po kështu e ka shpjeguar edhe Said Ibn Xhubejri, Sudiju, Sufjan Theuriu dhe pikërisht këtë mendim ka përzgjedhur Ibn Xheriri (Allahu qoftë i kënaqur me të dhe e mëshiroftë!). Ndërsa Muxhahidi thotë se En-nexhm janë yjet në qiell. Po kështu e kanë shpjeguar edhe Haseni dhe Katadja. Ky mendim është më i dukshëm, - dhe Allahu e di më mirë, - sikurse vjen edhe në ajetin tjetër: “Ai është Krijuesi i dritës së mëngjesit. Natën e bëri për qetësi, kurse Diellin dhe Hënën për llogaritjen e kohës. Ky është caktim i Ngadhënjimtarit, të Gjithëditur. Është Ai që i bëri yjet (të shndritshme) për ju, që të orientoheni nëpërmjet tyre, në errësirat e tokës dhe të detit. Vërtet, Ne i kemi shpje - guar me hollësi shenjat Tona për njerëzit që dinë të mendojnë.” [Haxh 18]. Më pas i Lartësuari thotë: - “Qiellin e ngriti lart dhe vendosi pesho - ren ...” - Pra, vendosi drejtësinë, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ne i çuam të dërguarit Tanë me shenja të qarta dhe Ne u shpallëm atyre Librin dhe drejtë - sinë, që njerëzit t’i përmbahen së drejtës. ...” [Hadid 25]. - “Që ju të mos e shkelni peshoren ...” - I Lartësuari i krijoi qiejt dhe Tokën me të vërtetën dhe drejtësinë, pra, që të gjitha gjërat të vlerësohen përmes të vërtetës dhe drejtësisë. - “Prandaj masni me drejtësi e mos hani në peshë!” - Kurrë mos hani në peshë, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Plotë - sojeni masën (kur matni) e mos u bëni prej atyre që u hyjnë në hak të tjerëve! Dhe peshoni me peshore të saktë! Kurrë mos ua hani hakun njerëzve dhe mos bëni shkatë - rrime në tokë!” [Shuara 182]. I Lartësuari thotë më pas: - “Tokën e bëri për krijesat.” - Ai që ngriti qiellin lart, Ai vendosi Tokën dhe e bëri atë të qëndrueshme, me të gjitha kushtet për jetesë për banorët e saj. - “Në të ka fruta të larmishme ...” - Fruta të ndryshme në pamjet, shijet, ngjyrat dhe aromat e tyre. - “... hurma me degët plot ...” - Ibn Xheriri sjell shpjegimin e Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur prej atyre të dyve!): “Domethënë, me degët plot sytha, nga të cilat dalin më pas frutat.” Kështu kanë thënë edhe mufe - sirë të tjerë. Sythi hapet dhe prej tij del filizi, pastaj kalon në fazat e tij, derisa del fryti, i cili më pas piqet tërësisht dhe bëhet për t’u ngrënë. - “Drithëra me gjethe e kërcej dhe borzi - lok ...” - Drithëra të ndryshme, si gruri, elbi etj., me kokrrat e mbështjella nga byku, që përdoret si ushqim për kafshët. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Cilën prej mirësive të shumta të Zotit, me të cilat ju kënaqeni, po mohoni, o njerëz dhe xhindë? Muxhahidi dhe të tjerë thonë se, për këtë kuptim tregon edhe konteksti i gjithë ajeteve që vijnë më pas. Pra, për cilën nga këto mirësi mund të refuzoni falënderimin për Dhuruesin e saj? Edhe ne themi ashtu siç thanë xhindët besimtarë, në lidhje me këtë ajet: O Zoti ynë! Asnjë prej mirësive që na ke dhuruar nuk mohojmë! Vetëm Ty të takon i gjithë lavdërimi, mirënjohja dhe përlëvdimi!”

Mus'haf Hape →
Nur 24:36–24:38 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “(Ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë), që Allahu i lejoi të ngrihen, ... ” - Allahu i madhëruar pasi na solli shembullin e zemrës së besimtarit dhe dritës së udhëzimit dhe diturisë që gjendet në të, si shembulli i atij kandilit brenda një xhami të pastër e të kristaltë, i cili ndizet e jep dritë nga një vaj i kulluar i mirë dhe i bekuar, vijoi të përmendë edhe vendin e adhurimit ku meret ajo dritë dhe udhëzim. Ato janë xhamitë e Allahut, vendet më të dashura të Tij në tokë. Ato janë shtëpitë e Tij, ku Ai adhurohet prej besimtarëve si një i vetëm e i pashoq. I lartësuari tha: “(Ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë), që Allahu i lejoi të ngrihen, ...” pra Allahu i madhëruar urdhëroi e porositi që të kujdesemi për xhamitë e Tij duke i pastruar dhe ruajtur nga çdo papastërti dhe veprim i ulët në to, që bie ndesh me rëndësinë e vlerën e tyre të lartë. Sikurse tregon Alij ibnu Ebi Talhate nga Ibnu Abasi i cili ka thënë: “Ka n daluar Allahu i lavdëruar nga fjalët e kota në xhami.” Po kështu kanë thënë edhe një grup dijetarësh të tefsirit. Në dy sahihët transmetohet se Uthman ibn Afani (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë: 334. “... e kam dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: “Atij që ndërton një xhami, - Bukejri (njëri nga transmetuesit) thotë: Më duket se ka thënë: me të cilën e kërkon kënaqësinë e Allahut -, Allahu i ndërton një të tillë në Xhenet.” [Buhariu dhe Muslimi] Nga Aishja transmetohet të ketë thënë: 335. “Profeti i Allahut na urdhëroi të ndërtojmë faltore nëpër shtëpi dhe ti pastrojmë e parfumosim ato.” 105 El buhari sjell një transmetim tea’likan se: “Umeri ka urdhëruar të ndërtohej xhamia dhe ka thënë: Mbuloji njerëzit nga shiu dhe mos përdor ngjyrime të kuqe ose të verdha, se mund të shpërqendrohen.” Enesi ka thënë: “Krenohen me to, e, në anën tjetër, nuk i frekuentojnë, dhe nuk i gjallërojnë (me adhurim), përveçse pak.” Ibn Abasi ka thënë: Do t’i zbukuroni ato (xhamitë) sikurse çifutët dhe të krishterët (faltoret e tyre).” Nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij! - , përcillet se Profeti i Allahut ka thënë: 336. “Nuk ka për të ndodhur kjameti derisa njerëzit të krenohen me xhamitë.” E transmeton Ahmedi dhe autorët e suneneve, përveç Termidhiut. Imam Muslimi transmeton: “Burejde (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se, një ditë, pasi Profeti ﷺ e kreu namazin, një burrë u ngrit dhe tha: Mos e ka gjetur ndokush një deve të kuqe?! Profeti ﷺ i tha: “Mos e gjetsh! Xhamitë janë ndërtuar për tjetër qëllim.” Nga Eb Hurejra, - Allahu qoftë i kënaqur prej tij! , përcillet se Profeti i Allahut ka thënë: 337. “Nëse shihni dikë që shet ose tregëton në xhami, i thoni: “Mos të dhëntë fitim Zoti në tregëtinë tënde!” dhe nëse shihni dikë që njofton për një send që i ka humbur në xhami, i thoni: “Allahu mos ta ktheftë (sendin e humbur)!” Termidhiu dhe tha: Ky është hasenun garib . Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: 338. “Namazi i atij që falet në xhemat është më i vlefshëm se i atij që falet në shtëpi apo në treg, për njëzet e ca shkallë. Kjo, ngase, kur dikush merr abdes mirë dhe shkon në xhami, duke synuar vetëm namazin, për çdo hap që bën ngrihet një gradë dhe i fshihet një gjynah derisa të hyjë në xhami. Kur të hyjë në xhami, llogaritet se është në namaz, përderisa e pret namazin. Melekët bëjnë dua për personin që rri në vendin ku është falur dhe thonë: “O Allah, mëshiroje! O Allah, fale! O Allah, pranoja pendimin!” përderisa nuk e shqetëson askënd dhe nuk e prish abdesin.” 106 Në sunen vjen hadithi: 339. “Përgëzoi ata që ecin nëpër erësira (për të shkuar në xhami) se do të kenë dritë të plotë në ditën e kjametit.” Muslimi përcjell nga Ebu Humejdi apo Ebu Usejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të) që ka thënë: I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: 340. “Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le të thotë: Allahum-me iftah li ebuâbe rahmetik (O Allah, mi hap mua dyert e Mëshirës Sate). E kur të del le të thotë: Allahum-me ini es’eluke min fadlike (O Allah, unë kërkoj nga Ti, begatitë Tua).” - “... e të përmendet emri i Tij. ” - pra, thotë ibnu Abasi - të këndohe n ajetet (dhe pasohen udhëzimet) e Librit të tij. - “Në to lavdërohet emri i Tij mëngjes e mbrëmje.” - nga ibnu Abasi transmetohet të ketë thënë se Me fjalën “tesbih” (që është përkthyer “Lavdërohet e mri i Tij) në Kuran ka për qëllim faljen e namazit. Nëse ajeti lexohet në këtë mënyrë pra ku folja “Lavdërohet” sillet në formën joveprore, atëherë kënduesi i ajetit qëndron në fjalën e “Mbrëmje”. Dhe pastaj fillon fjali e re: “Ata janë burra që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend, për ta përmendur Allahun, ...” pra kjo fjali vjen si shpjegim e sqarim për të treguar se cilët janë ata që lavdërojnë emrin e Allahut. Pra sikur dikush pyet se cilët janë ata që e lavdërojnë emrin e Tij mëngjes e mbrëmje dhe më pas sillet përgjigja: ““Ata janë burra që ... “ Por nëse këtë ajet e lexojmë: “Në to e lavdërojnë emrin e Tij mëngjes e mbrëmje, ...” ku folja e lavdërojnë vjen në formën veprore, nuk mund të qëndrojmë tek fjala “e mbrëmje”, por duhet të përmendim edhe kryefjalën, e çfarë vjen më pas, në mënyrë që fjalia të jetë e plotë. Pra f jalia do të vazhdonte kështu: “ Në to e lavdërojnë emrin e Tij mëngjes e mbrëmje burra që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend, për ta përmendur Allahun, ...”. Vërej dhe mendo me kujdes në fjalën e tij për ata të zgjedhur kur thotë: “Ata janë burra...” kjo tregon për ambicjet dhe vullnetin e tyre të fortë, për qëllimet e motivet e tyre të larta. Me këto cilësi të larta e merituan që të jenë burra me plot kuptimin e fjalës dhe të jenë shtyllat dhe jetëdhënësit e xhamive të cilat janë shtëpitë e Allahut në tokë dhe vendet e pastra e të zgjedhura të përcaktuara për adhurimin e Tij si një i vetëm, për ti shprehur Atij mirënjohjen e lavdërimin e për ta madhëruar lavdëruar e dëlirësuar nga çdo mangësi dhe trillim i mohuesve. Sikurse ka thënë i lartësuari: “Prej besimtarëve pati burra të tillë që e mbajtën besën e dhënë Allahut. Disa prej tyre e përmbushën premtimin duke dhënë jetën dhe ka të tjerë që janë duke pritur (për ta përmbushur) dhe ata kurrë nuk sprapsen aspak (nga rruga e Allahut).” [Ahzab 23]. Ndërsa për gratë, namazi i tyre në shtëpitë e tyre është më i vlefshëm se sa namazi në xhami. Sikurse transmeton Imam Ahmedi nga Ummu Humejd, gruaja e Ebu Humejd El saidij, e cila shkoi tek Profeti a.s. dhe tha: 1971. “Unë e dëshiroj shumë që të falem (në xhami) me ty. - Ai i tha: E di që ke dëshirë të falesh (në xhami) me mua. Por namazi yt në dhomën tënde është më i mirë se namazi yt në koridorin e shtëpisë tënde, namazi yt në koridorin e shtëpisë tënde është më i mirë se namazi yt në hapësirën e shtëpisë tënde, namazi yt në hapësirën e shtëpisë tënde është më i mirë se namazi yt në xhaminë e fisit tënd, namazi yt në xhaminë e fisit tënd është më i mirë se namazi yt në xhaminë time.” Ajo urdhëroi (njerëzit e saj) dhe i ndërtuan një faltore në pjesën më të futur të shtëpisë së saj dhe, betohem në Allahun! - atje vazhdoi të falet, derisa ndërroi jetë.] 107 Asaj i lejohet që të marrë pjesë në namazet me xhemat në xhami, por me kusht që të mos përbëjë shqetësim për burrat, duke shfaqur zbukurime të saj, ose parfum e gjëra të tjera të ngjashme. Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: 1972. “Mos i ndalni robëreshat e Allahut prej xhamive të Allahut.” [Buhariu dhe Muslimi]. Ndërsa Ahmedi dhe Ebu Daudi shtojnë: 1973. “... por shtëpitë e tyre janë më mirë për to.” Muslimi sjell hadithin nga Abdullah ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) i cili transmeton se Profeti i Allahut ka t hënë: “Nëse gruaja i kërkon burrit të saj leje për të shkuar në xhami, mos ta ndalë .” Abdullah ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Mos i ndaloni gratë prej xhamive kur ju kërkojnë leje për të shkuar në to.” Bilal ibn Abdullahu tha: Vallahi do t'i ndalim! Abdullah ibn Omeri iu kthye dhe e qortoi rëndë, si kurrë më parë, dhe i tha: Unë po të tregoj se çfarë ka thënë i Dërguari i Allahut, e ti po më thua: Vallahi do t'i ndalim!? Muslimi sjell hadithin nga Zejnebja, gruaja e Abdullah it, e cila ka thënë: “I Dërguari i Allahut ka thënë: “Kur ndonjëra prej jush të shkojë në xhami, le të mos parfumoset.” Buhariu tregon se: “Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon: “Gratë besimtare shkonin për ta falur namazin e sabahut me të Dërguarin e Allahut duke qenë të mbështjella me rroba. Pas namazit, kthe-heshin në shtëpitë e tyre e askush nuk mund t'i shquante (cilat ishin) për shkak të errësirës.” Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të), gruaja e Profetit ﷺ ka thënë: 1974. “Po ta shihte i Dërguari i Allahut ﷺ se çfarë bëjnë gratë e sotit, do t'i ndalonte prej xhamive, siç janë ndaluar gratë e benu israilëve. Jahja ibn Seidi ka thënë: E pyeta Amrën: Vallë, gratë e benu israilëve janë ndaluar prej xhamive? - Po, - më tha.”] - “Ata janë burra që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend, për ta përmendur Allahun, për ta falur rregullisht namazin dhe për ta dhënë zekatin.” - Allahu i madhëruar ka thënë: “O ju që keni besuar! As pasuria e as fëmijët tuaj të mos ju shmangin prej kujtimit të Allahut! Ata që veprojnë kështu janë të humbur.” [Munafikun 9], Ose: “ O ju që keni besuar, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhuma, nxitoni (e drejtohuni) për atje, ku përmendet Allahu dhe lëreni shitblerjen! Kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse e dini. Pasi të falet namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë dhe kërkoni nga begatitë e Allahut, por përmendeni shpesh Allahun, që të gjeni shpëtim!” [Xhumua 9]. Këta të zgjedhur nuk i preokupon dynjaja me stolitë dhe bukuritë e saj, me joshjen e fitimeve dhe mashtrimeve të saj, nga përmendja e Zotit të tyre, i cili është Krijuesi dhe Ai që kujdeset dhe u jep furnizimin e çdo të mirë të dynjasë dhe të ahiretit. Ata e dinë mirë se ajo për të cilën porosit e urdhëron Allahu i madhëruar dhe në të cilën fton ai, është shumë më e mirë dhe e dobishme për ta se e gjithë kjo dynja. Ja kështu e shohin sepse kjo dynja është e përkohshme dhe shumë shpejt do të përfundojë, ndërsa ajo që është tek Allahu do të mbetet përgjithmonë. Prandaj dhe tha se: “... nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend, për ta përmendur Allahun, për ta falur rregullisht namazin dhe për ta dhënë zekatin.” Pra ata i japin përparësi bindjes ndaj Tij, asaj që Ai e dëshiron prej tyre. Ata synojnë të arrijnë dashurinë e Tij edhe nëse kjo kërkon që të heqin dorë nga dëshirat e tyre për stolitë e kësaj dynjaje. Hushejm ibnu Shejban ka thënë: “Më kanë treguar se njëherë Ibnu Mesudi pa disa prej tregëtarëve në treg të cilët kur u thir ezani për namaz, brofën për të shkuar në namaz dhe i lanë tregëtizat e tyre. Abdullahi tha: “Këta janë prej atyre për të cilët Allahu i lartësuar ka thënë në Librin e Tij: “Ata janë burra që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend, për ta përmendur Allahun, për ta falur rregullisht namazin dhe për ta dhënë ze katin.” Ibnu Abasi shpjegon ajetin e thotë: “... pra për të falur namazin e detyrueshëm.” Ndërsa Mukatil ibnu Hajan shpjegon e thotë: “... pra për të falur namazin në kohën e vet.” - “Ata i frikësohen një Dite kur do të tronditen zemrat dhe sytë. ” - Pra i frikësohen ditës së kjametit kur “... do të tronditen zemrat dhe sytë.” Nga tmerri i madh dhe ato ngjarje të lemerishme. Sikurse thotë i madhëruari: “Paralajmëroji ata për Ditën që afrohet gjithnjë e më shumë, kur zemrat do të vijnë në fyt për t'u zënë frymën. Për keqbërësit nuk ka mik të afërt e as ndërmjetësues që i shkon fjala.” [Gafir 18], ose: “Kurrsesi mos mendo se Allahu është i pakujdesshëm ndaj veprimeve të keqbërësve! Ai vetëm është duke u dhënë afat deri në Ditën, kur sytë të shtangen nga tmerri. Ata janë duke vrapuar me kokat lart, me sytë e tyre të hapur e të papulitur me zemrat e tyre të zbrazëta.” [Ibrahim 42, 43], ose: “Janë ata që, për hir të Tij, prej pasurisë që e duan shumë, u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe robërve. “Ne (thonë të devotshmit) po ju ushqejmë veçse për hir të Allahut dhe nuk kërkojmë prej jush ndonjë shpërblim e as falënderim. Ne i frikësohemi Zotit tonë për atë Ditë, që fytyrat i bën të zymta dhe është e llahtarshme”. Allahu i ka ruajtur ata prej sherrit të asaj dite dhe u ka dhuruar shkëlqim e lumturi në fytyra. Për shkak se ata bëjnë durim, Ai i shpërblen me Xhenet dhe me veshje mëndafshi. Ata do jenë atje, të mbështetur në kolltukë dhe nuk të do ndiejnë as të nxehtë e as të ftohtë. Hijet do t’u bien sipër dhe degët e pemëve (plot fruta) do t’u afrohen pranë. Atyre do t’u shërbehet me enë të argjendta dhe me gota të kristalta, Me gota të tejdukshme prej argjendi, që ata vetë do t’i përcaktojnë si të duan. Do t’u jepen gota me pije të përziera me xhenxhefil, Ai vjen prej një burimi aty, që quhet Selsebil. Mes tyre lëvizin duke shërbyer djelmosha, që do jenë përherë të tillë e që, kur i kundron, duken si margaritarë të shpërndarë. Kur hedh shikimin atje (në xhennet) , sheh begati e pasuri të mëdha, Ata (besimtarët) janë të veshur me mëndafsh të hollë e të gjelbër dhe me mëndafsh të trashë, të stolisur me bylyzykë të argjendtë. Dhe Zoti i tyre u jep të pinë pije të kulluar. (Atyre do t'u thuhet) Ky është shpërblimi për ju, sepse e keni merituar me përpjekjet tuaja.” [Insan 8 - 22]. Ndërsa në këtë ajet Ai tha: - “(Ata luten) që Allahu t’i shpërblejë më së miri për veprat e tyre ...” - Këta janë njerëzit, të cilëve Allahu i madhëruar do t’ua pranojmë veprat në mënyrën më të mirë e do t’ua mbulojë të këqijat. - “... dhe për t’ua shtuar të mirat prej (bujarisë së) Tij.” - pra Ai ua pranon punët e mira të kryera prej tyre dhe ua jep shpërblimin shumëfish, sikurse thotë i lartësuari: “S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. Nëse është vepër e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe dhuron shpërblim të madh nga ana e Tij.” [Nisa 40], ose: “Kush bën një të mirë, ai do të shpërblehet dhjetëfish, e kush bën një të keqe, ai do të ndëshkohet vetëm për të. Askujt nuk do t’i bëhet asnjë padrejtësi.” [Enam 160], ose: “Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon atij që Ai dëshiron. Allahu është Bujar i madh e i Gjithëditur.” [Bekare 261]. Ndërsa në këtë ajet Ai tha: - Allahu i dhuron pa masë atij që do.

Mus'haf Hape →
Nuh 71:10–71:20 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… ujore dhe të shtojë prodhimet tuaja. Me të, Ai i jep jetë tokës suaj. - “...Do t’ju begatojë me pasuri dhe me djem,...” – Do t’ju shtojë pasurinë, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Unë u thashë: “Kërkojini falje Zotit tuaj! Ai vërtet është Falës i Madh. – Kuptimi: Lërini gjynahet dhe kërkojini falje Allahut të Lartësuar. Nëse e bëni këtë, ta dini dhe të jeni të sigurt se Allahu i Lartësuar fal shumë. Ai e fal atë që pendohet dhe i kërkon faljen Atij. Pra, Nuhu (a.s.) i ftoi ata që pendoheshin dhe premtoi se Allahu do t’ua falte gjynahet dhe do t’u jepte shumë të mira, të cilat ua ka premtuar të gjithë atyre që u largohen gjynaheve, që pendohen dhe kërkojnë falje. Nuhu (a.s.) u premtoi, gjithashtu, edhe shumë mirësi të kësaj jete, me shpresë që ata të ktheheshin te lumturia që sjell besimi dhe pendimi tek i Madhëruari. Ai u tha: - “Ai do t’ju lëshojë nga qielli shi me mbushulli,...” - Do t’ju dhurojë shi të vazhdueshëm, kohë pas kohe, që të mbushë rezervat tuaja ujore dhe të shtojë prodhimet tuaja. Me të, Ai i jep jetë tokës suaj. - “...Do t’ju begatojë me pasuri dhe me djem,...” – Do t’ju shtojë pasurinë, fëmijët e çdo mirësi të kësaj dynjaje. - “...do t’ju mundësojë të keni kopshte dhe lumenj.” - Të gjitha këto që u përmendën janë mirësitë më të mëdha që mund të synojë dhe arrijë njeriu në dynja. - “Ç’është kështu me ju, që nuk i shprehni Allahut madhërinë që e meriton...” - Ç’është me ju, që nuk e kuptoni madhështinë e të Lartësuarit dhe nuk frikësoheni prej Tij? A nuk keni në zemrat tuaja asnjë shenjë të madhërimit të Allahut të Lartësuar?! A nuk mendoni pak në fazat e krijimit tuaj?! - “...kur Ai ju krijoi në disa etapa?!” - Është Allahu i Lartësuar Ai që ju krijoi dhe që përkujdeset për ju në çdo moment të jetës tuaj. Ai ju krijoi dhe formësoi në barkun e nënës. Pastaj vjen koha e mëkimit në gji, më pas fëmijëria, pastaj adoleshenca, mosha e pjekurisë, e kështu me radhë; në çdo kohë, është i Lartësuari që përkujdeset e që ju mëshiron. Ai është i vetmi që krijon dhe që përkujdeset për krijesat, me mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse dhe madhështore. Për këtë arsye, Ai duhet të jetë i vetmi që duhet të njësohet në përkushtimin e adhurimeve. Duke u kujtuar krijesave krijimin e tyre të parë, Allahu i Lartësuar u tërheq vërejtjen se Ai është i plotfuqishëm që t’i ringjallë dhe t’i rikrijojë sikurse kanë qenë. Ai që i krijoi nga hiçi, kur nuk ekzistonin fare, është i plotfuqishëm që t’i krijojë nga mbetjet e tyre në tokë, pasi të kenë vdekur. Më pas, Allahu i Lartësuar u argumenton atyre për ringjalljen edhe me madhështinë e krijimit të qiejve dhe të tokës: - “A nuk e shihni se si Allahu ka krijuar shtatë qiej, palë -palë.” - Ai i krijoi qiejt me kate, njëri mbi tjetrin. - “Dhe në ta, hënën e bëri dritë e diellin e bëri ndriçues.” – Këtu flitet për madhështinë e krijimit dhe për dobitë e shumta që Allahu i Lartësuar u ka dhuruar krijesave me këto trupa qiellorë. Dielli dhe hëna janë shumë të nevojshëm për tokën dhe jetën në të. Kjo tregon për mëshirën e Allahut të Lartësuar dhe Bujar, për bamirësinë e Tij të gjerë. Kësisoj, Ai që është Madhështor, i Gjithëmëshirshëm dhe Bamirës është detyrë që të njësohet me adhurim, dashuri, mirënjohje, por edhe me frikërespekt për llogarinë e Tij të drejtë dhe shpresë për shpërblimin e Tij të madh. - “Allahu ju nxori ju prej tokës, si bimë. Pastaj ju kthen në të, për t’ju nxjerrë sërish.” – Kuptimi: Allahu ju krijoi prej tokës, sikurse bari mbin prej tokës. (Këtu bëhet fjalë për Ademin, pasardhës i të cilit është i gjithë njerëzimi). Pastaj përsëri do të ktheheni në tokë, kur të vdisni. Pas vdekjes, Ditën e Gjykimit, Allahu do t’ju nxjerrë përsëri të gjallë, për t’ju gjykuar me drejtësi. - “Allahu e bëri tokën shtrojë për ju, që të ecni nëpër rrugët e saj të gjera”.” - Është Allahu i Lartësuar që e bëri tokën të përshtatshme për ju dhe lehtësisht të shfrytëzueshme, që të përfitoni prej saj. Nëse nuk do ta bënte të tillë, ju nuk do të mund të lëviznit lehtësisht nëpër të, nuk mund të punonit, plugonit, mbillnit, ndërtonit apo edhe të qëndronit mbi të. Pas përmendjes së këtyre argumenteve, Nuhu ankohet te Zoti i tij:

Mus'haf Hape →
Zumer 39:68–39:70 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe do ta vrasë atë. Pas kësaj, njerëzit do të kalojnë shtatë vjet, kohë gjatë së cilës nuk do të ketë armiqësi mes tyre. Pastaj Allahu do të dërgojë një erë të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon rreth tmerreve të Ditës së Kijametit dhe atyre ndodhive të mëdha, tronditjeve të lemerishme, që do të ndodhin atë ditë. Allahu i Lartësuar thotë: - “Do t'i fryhet Surit dhe, menjëherë, do të mbesin të vdekur ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë, përveç atyre që do Allahu.” - Kjo është fryrja e dytë, është fryrja e sa’ku-t, pra, fryrja pas së cilës do të vdesin të gjithë të gjallët në qiell dhe në Tokë, sikurse ka ardhur e qartë në hadithin e njohur të fryrjes së Surit. Kështu, përveç atyre që dëshiron Allahu, do të merren shpirtrat e gjithë krijesave. I fundit që do të vdesë është Meleku i Vdekjes dhe do të mbetet vetëm Allahu i Madhëruar, që është Hajju el Kajjum, Ai i Cili ishte në fillim përjetësisht dhe Ai do të mbetet i fundit. Atë ditë, i Madhëruari do të thotë tri herë: “I kujt është sundimi sot?” [Gafir 16]. Pastaj i Madhë - ruari do të përgjigjet Vetë: “I Allahut, të Vetmit, Ngadhnjimtarit. Unë jam Një dhe i vetëm dhe kam nënshtruar gjithçka. Unë kam gjykuar që të zhduket çdo gjë.” - “Pastaj do t'i fryhet atij një herë tjetër ...” - Ai rikthen në jetë fillimisht Israfilin dhe e urdhëron që të fryjë sërish në sur, e cila është fryrja e ringjalljes. Allahu i Lartësuar thotë: - “... dhe, menjëherë, të gjithë do të qëndrojnë në këmbë duke pritur ...” - Ata do të ngrihen të gjallë, pasi janë tretur dhe janë bërë pluhur. Kështu, ata do të qëndrojnë të gjallë dhe do të vështrojnë tmerret dhe lemeritë e Ditës së Gjykimit, sikurse thotë i Lartësuari: “Ajo do të jetë një britmë e vetme, dhe menjëherë, ata do t’ia behin mbi sipërfaqen e tokës.” [Naziat 13, 14]. Ose: “Ditën, kur Ai t'ju thërrasë dhe ju t'i përgjigjeni të përulur e duke e lavdëruar, do t'ju duket se qëndruat (në dynja) veçse për pak kohë.” [Isra 52]. Ose: “ Pastaj, kur Ai t’ju thërrasë me thirrjen e Tij (për ringjallje), ju menjëherë do të dilni prej tokës.” [Rum 25]. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Amri (r.a) “Një njeri erdhi tek Abdullah Ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i tha: “Çfarë është ky hadith që po tregon? Po thua se Kijameti do të ndodhë tek këta e tek ata!” Abdullahi i tha: “ Subhanallah, (ose: “ La ilahe il’Allah” apo diçka të ngjashme) pata vendosur që të mos tregoja kurrë ndonjë hadith. Në të vërtetë, unë kam thënë: ‘Pas pak do të shihni një gjë shumë të madhe, ku do të digjet Qabja e do të ndodhë kështu e ashtu ...’” Pastaj Abdullahi tha: “I Dërguari i Allahut ka thënë: 2287. “Dexhali do të shfaqet në umetin tim dhe do të qëndrojë dyzet, (porse nuk e di thotë transmetuesi: dyzet ditë, dyzet muaj apo dyzet vite. ) Pastaj Allahu do të dërgojë Isain të birin e Merjemes, që i ngjason Urue Ibn Mesudit. Isai (a.s.) do t’i vihet pas Dexhalit dhe do ta vrasë atë. Pas kësaj, njerëzit do të kalojnë shtatë vjet, kohë gjatë së cilës nuk do të ketë armiqësi mes tyre. Pastaj Allahu do të dërgojë një erë të ftohtë prej Shamit, e cila nuk do të lërë asnjë njeri që ka mirësi ose iman, qoftë edhe sa një thërmijë e vogël, pa ia marrë shpirtin. Edhe sikur dikush të futet në zemër të malit, era do të hyjë tek ai, e do t’ia marrë shpirtin.” Abdullahi shtoi: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Do të mbesin njerëzit më të këqij, që i largohen të mirës (rrugës së drejtë) me shpejtësinë e shpendëve (kur tremben) e që janë mendje -lehtë si kafshët. Ata nuk e njohin të mirën e as nuk ndalojnë nga e keqja. Atyre do t’u shfaqet shejtani e do t’u thotë: “A nuk po përgjigjeni?!” - “Çfarë na urdhëron?” - i thonë ata. Kështu shejtani i urdhëron të adhurojnë idhujt, edhe pse në këtë kohë atyre u vjen rizku me mbushulli dhe kanë jetë të mirë. Pastaj do t'i fryhet Surit. Të gjithë do ta dëgjojnë atë dhe (nga tmerri i madh) çdokush do ta shtrijë njërën anë të qafës (në tokë) e do të ngrejë anën tjetër lart (për të dëgjuar Surin). I pari që do ta dëgjojë, do të jetë një njeri, i cili do të jetë duke e rregulluar hauzin e deveve. Do të vdesë ai dhe do të vdesin të gjithë njerëzit. Pastaj Allahu dërgon një shi - apo tha: bie një shi - të lehtë, prej të cilit do të mbijnë trupat e njerëzve. Pastaj sërish i fryhet Surit, dhe njerëzit do të ngrihen (prej varreve), duke shikuar. Pastaj do të thuhet: “O njerëz, ejani (tek Zoti juaj)!” Ndalojini, sepse ata do të merren në pyetje!” Pastaj do të thuhet: “Nxirrini (nga pasardhësit e Ademit) ata që do të hyjnë në Zjarr!” Do të pyesin: “Sa do të jenë në zjarr?” Do të thonë: “Në çdo një mijë, nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë (janë banorë të Zjarrit). Kjo është dita kur fëmija do të thinjet, kjo është dita e tmerrshme, kur do të zbulohet Kërciri (i Allahut).” [Musli-mi]. Buhari sjell hadithin e Ebu Hurejrës, se Profeti a.s. ka thënë: “Mes dy fryrjeve janë dyzet.” Njerëzit thanë: “O Ebu Hurejra, dyzet ditë?” Ai tha: “Jo”. - “Dyzet vjet?” - “Jo” - “Dyzet muaj?” Ai tha: “Jo. Çdo pjesë e birit të Ademit tretet, përveç axhbudh-dheneb, që është rruaza a fundit e shtyllës kurrizore. Prej saj do të formohen krijesat.” - “Toka do të ndriçohet me dritën e Zotit të saj ...” - Ditën e Kijametit, Toka do të ndriçohet me dritën e Zotit, kur i Madhëruari të vijë për të bërë gjyqin e drejtë mes krijesave. - “... dhe Libri do të hapet. ” - Domethënë, do të vendoset libri i veprave. - “Gjithashtu, do të sillen për të dëshmuar profetët e dëshmitarët.” - Ata do të dëshmojnë për popujt e tyre. Ata do të dëshmojnë se i kumtuan me korrektësi shpalljet e Zotit ndër njerëz. Gjithashtu, do të sillen si dëshmitarë edhe melekët që shkruanin veprat e robërve, të mira dhe të këqija. - “Mes tyre do të gjykohet me të vërtetën dhe nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi. ” - Ata do të gjykohen me drejtësinë e Zotit dhe askujt nuk do t’i bëhet asnjë grimë padrejtësie. Allahu i Lartësuar thotë: “Ditën e Gjykimit, Ne do të vëmë peshore të sakta, prandaj askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi. Edhe sikur të jetë diçka që peshon sa një kokërr meli, Ne do ta sjellim atë aty (në peshore). Mjaftojmë Ne si llogaritës të drejtë.” [Enbija 47]. Ose: “S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. Nëse është vepër e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe dhuron shpërblim të madh nga ana e Tij.” [Nisa 40]. - “Çdokush do të shpërblehet për atë që ka vepruar ...” - Të mira dhe të këqija qofshin. - “... dhe Ai e di më së miri se çfarë kanë bërë ata ...” - Allahu është i gjithëditur për çdo vepër që ata kanë kryer, prandaj do t’i gjykojë me drejtësinë e Tij absolute.

Mus'haf Hape →