Kërko: sikur deri te ishte ngre

Hadithi 746 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

Xhebelete bin Suhajmi thotë: “Një vit të urisë kam ngrënë hurma me Ibnu Zubejrin. Pranë nesh kaloi Abdull-llah ibni Umeri r.a. e ne ishim duke ngrënë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Xhebelete bin Suhajmi thotë: “Një vit të urisë kam ngrënë hurma me Ibnu Zubejrin. Pranë nesh kaloi Abdull-llah ibni Umeri r.a. e ne ishim duke ngrënë hurma, ndërsa ai na tha: “Mos i hani nga dy hurma menjëherë, sepse Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka ndaluar që të hahen nga dy hurma përnjëherë.” Pastaj tha: “Përveç nëse njeriu ia lejon vëllait të vet ngrënien e dy hurmave menjëherë.”

Hape →
Hadithi 499 Rijadus-Salihin Transmeton Buhariu

Transmetohet nga Enesi r.a. se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem deri kur ka vdekur nuk ka ngrënë asnjëherë në tavolinë, as nuk ka ngrënë bukë të situr.”

Hape →
Hadithi 982 Rijadus-Salihin Transmeton Buhariu

Xhabiri r.a. thotë: “Ne thonim tekbire kur ngriteshim në kodrina, ndërsa falënderonim kur zbritnim në rrafshina.”

Hape →
Hadithi 751 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

Enesi r.a. thotë: “E kam parë Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem të ulur në pjesën e mbrapme të trupit duke ngrënë hurma.”

Hape →
Hadithi 213 Enciklopedia e Haditheve Sahih

Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që ngre armët kundër nesh nuk është prej nesh.”

Hape →
Hadithi 737 Rijadus-Salihin Transmeton Tirmidhiu dhe thotë: hadith hasen sahih

Nga Aishja r.anha thuhet: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ishte duke ngrënë ushqim me gjashtë shokët e vet. Erdhi një nomad dhe e hëngri …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Aishja r.anha thuhet: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ishte duke ngrënë ushqim me gjashtë shokët e vet. Erdhi një nomad dhe e hëngri ushqimin me dy kafshata. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u tha shokëve të vet: “Sa i përket atij, sikur ta kishte përmendur emrin e All-llahut, do t’u kishte mjaftuar edhe juve.”

Hape →
Hadithi 1275 Rijadus-Salihin Transmeton Ebu Davudi

Enesi r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka shkuar te Sa’d ibnu Ubadete dhe ky i ka sjellë bukë dhe vaj, prej së cilës ka ngrënë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Enesi r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka shkuar te Sa’d ibnu Ubadete dhe ky i ka sjellë bukë dhe vaj, prej së cilës ka ngrënë i Dërguari i All-llahut, e pastaj ka thënë: “Kanë bërë iftar te ju agjëruesit, kanë ngrënë te ju të devotshmit dhe mirëbërësit dhe janë falur për ju engjëjt.” 363

Hape →
Hadithi 1534 Rijadus-Salihin Transmeton Ebu Davudi

Nga Enesi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur më ngritën në Mi’raxh, kam …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Nga Enesi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur më ngritën në Mi’raxh, kam hasur në një popull që kishin thonjtë nga bakri, me të cilët i lëndonin fytyrat e tyre dhe kraharorët e tyre. Unë thashë: “Kush janë këta, o Xhibril?” Tha: “Ata janë ata që kanë ngrënë mishin e njerëzve dhe e kanë dëmtuar nderin e tyre.”

Hape →
Hadithi 534 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… Omeri u ngrit dhe tha: “Jemi të kënaqur me Allahun për Zot, me Islamin për fe dhe me Muhamedin për Pejgamber!” Një burrë i pranishëm u ngrit dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë i Dërguari i Allahut ﷺ, pasi kuptoi diçka për shokët e tij, mbajti një fjalim dhe tha: “M'u shfaqën Xheneti dhe Zjarri. Nuk kam parë ndonjëherë mirësi e sherr më të madh se sot. Sikur ta dinit atë që e di unë, do të qeshnit pak e do të qanit shumë.” Enesi vazhdoi: “Shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ s'kishin përjetuar ndonjëherë ditë më të vështirë se kjo, saqë i mbuluan kokat dhe dënesnin me gulçim. Atëherë Omeri u ngrit dhe tha: “Jemi të kënaqur me Allahun për Zot, me Islamin për fe dhe me Muhamedin për Pejgamber!” Një burrë i pranishëm u ngrit dhe pyeti: “Cili është babai im?” Profeti ﷺ i tha: “Baba e ke filanin.” Pas kësaj zbriti ajeti: “O ju që keni besuar, mos pyetni (pa nevojë) për gjëra, që, sikur t'ju thuheshin haptazi, nuk do t'ju pëlqenin.” (El Maide, 101)

Hape →
Hadithi 420 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… me të djathtën!” - Nuk mundem, - ia ktheu ai. - “Mos mundsh!” - tha Profeti ﷺ. E ndaloi mendjemadhësia nga kjo dhe kështu më s'mundi ta ngrejë deri te goja."

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Seleme ibën Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon: "Njëherë, një person hëngri me dorën e majtë në prani të të Dërguarit të Allahut ﷺ, e ai i tha: - “Ha me të djathtën!” - Nuk mundem, - ia ktheu ai. - “Mos mundsh!” - tha Profeti ﷺ. E ndaloi mendjemadhësia nga kjo dhe kështu më s'mundi ta ngrejë deri te goja."

Hape →
Hadithi 422 Enciklopedia e Haditheve Sahih

… andej-këndej nëpër pjatë. I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “O djalosh! Thuaj: "Bismilah", ha me të djathtën dhe ha pranë vetes!” Që nga ai çast, vazhdimisht veproj ashtu gjatë ngrënies.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Omer ibën Ebi Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Isha djalosh i vogël nën përkujdesjen e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Teksa hanim, dora ime shkonte andej-këndej nëpër pjatë. I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “O djalosh! Thuaj: "Bismilah", ha me të djathtën dhe ha pranë vetes!” Që nga ai çast, vazhdimisht veproj ashtu gjatë ngrënies.”

Hape →
Hadithi 658 Enciklopedia e Haditheve Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Si nuk ka frikë ai që e ngre kokën para imamit se Allahu mund t'ia …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Si nuk ka frikë ai që e ngre kokën para imamit se Allahu mund t'ia shndërrojë kokën në kokë gomari?” - Ose ka thënë: “... se Allahu mund t'ia shndërrojë pamjen në pamje gomari?”

Hape →
Hadithi 519 Rijadus-Salihin Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih

Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem rregullisht i ka kaluar netët i uritur (pa ngrënë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem rregullisht i ka kaluar netët i uritur (pa ngrënë), edhe familja e tij nuk kanë pasur darkë, kurse buka e tyre më së shumti ka qenë prej elbit.”

Hape →
Hadithi 273 Rijadus-Salihin Muttefekun alejhi

… atë hurmë, të cilën ua ndau dy vajzave të veta, duke mos ngrënë prej saj. Pastaj u ngrit dhe doli. Pas kësaj hyri Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Transmetohet nga Aishja r.a. se ka thënë: “Hyri tek unë një grua me dy vajza të vogla dhe lypte, kurse unë nuk gjeta asgjë përveç një hurme. Ia dhashë atë hurmë, të cilën ua ndau dy vajzave të veta, duke mos ngrënë prej saj. Pastaj u ngrit dhe doli. Pas kësaj hyri Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe unë e njoftova, kurse ai tha: “Kush vëhet në sprovë sadoqoftë me vajza dhe sillet me mirësi ndaj tyre, ato do t’i jenë perde (mbrojtje) nga zjarri.”

Hape →
Hadithi 915 Rijadus-Salihin Transmeton Buhariu

… edhe vdiq, dhe njerëzit i thanë: “O Ebul Hasan, si është i Dërguari i All-llahut?” Aliu r.a. u përgjigj: “Është ngritur, el-hamdu li-l-Lah, i shëndoshë.”

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Ibni Abbasi r.anhuma tregon se Ali ibni Ebi Talib r.a. doli prej Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur ishte shumë i sëmurë, nga e cila sëmundje edhe vdiq, dhe njerëzit i thanë: “O Ebul Hasan, si është i Dërguari i All-llahut?” Aliu r.a. u përgjigj: “Është ngritur, el-hamdu li-l-Lah, i shëndoshë.”

Hape →
Hadithi 745 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

Seleme ibni Ekva r.a. tregon se një njeri ka ngrënë tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem me dorën e majtë, e i Dërguari i All-llahut i tha: …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Seleme ibni Ekva r.a. tregon se një njeri ka ngrënë tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem me dorën e majtë, e i Dërguari i All-llahut i tha: “Ha me dorën e djathtë!” Ai tha: “Nuk mundem!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Si nuk mundesh, nuk të pengon asgjë përveç mendjemadhësisë!” Pas kësaj, njeriu nuk e afroi dorën e majtë tek goja.”

Hape →
Hadithi 509 Enciklopedia e Haditheve Sahih

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka transmetuar: "I Dërguari i Allahut ﷺ po flinte mbi një hasër prej kashte. Kur u ngrit, hasra kishte …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka transmetuar: "I Dërguari i Allahut ﷺ po flinte mbi një hasër prej kashte. Kur u ngrit, hasra kishte lënë gjurmë në anën e trupit të tij. Ne i thamë: O i Dërguari i Allahut, sikur të të siguronim një dyshek." Ai tha: “Çfarë kam unë me këtë botë? Shembulli im në këtë botë është si shembulli i një udhëtari që pushon nën hijen e një peme, pastaj largohet dhe e lë atë.”

Hape →
Hadithi 279 Enciklopedia e Haditheve Sahih

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar kafshët e egra që kanë dhëmbë shqyes dhe shpendët që kanë kthetra shqyese (ngrënien e mishit të tyre)."

Hape →
Hadithi 468 Enciklopedia e Haditheve Hasen

Selmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vërtet Zoti juaj është i Turpshëm dhe Bujar. Ai turpërohet nga robi i Tij që ky t’i ngrejë duart dhe Ai ta kthejë pa asgjë.”

Hape →
Hadithi 1003 Rijadus-Salihin Transmeton Muslimi

Umer ibnul Hattabi r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet All-llahu me këtë Libër do t’i ngrejë disa popuj, ndërsa disa të tjerë do t’i degradojë.”

Hape →