Kërko: sikur deri te ishte ngre

Muxhadele 58:11–58:22 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… e të porositur që duke u ngritur vetë t'i lëshojnë vendin tjetrit, por pa u ngritur t'i bëjnë vend. Kush i bën vend tjetrit, Allahu ia zgjeron atij rrizkun, gjoksin, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Besimtarët janë të urdhëruar që njëri-tjetrit t'i bëjnë vend, duke u mundësuar të gjithëve të gjejnë vend aty ku bisedohet. Nuk janë të obliguar e të porositur që duke u ngritur vetë t'i lëshojnë vendin tjetrit, por pa u ngritur t'i bëjnë vend. Kush i bën vend tjetrit, Allahu ia zgjeron atij rrizkun, gjoksin, varrin, xhennetin. E nëse është urdhër për t'u ngritur, atëherë duhet ngritur, pse ata që zbatojnë urdhërin, Allahu i ngre lart, por më së larti i ngre, të zotët e dijes. Në këtë ajet Allahu lavdëron dijetarët. Dhënia e lëmoshës para bisedës me Pejgamberin ishte sprovë për besimtarin e sinqertë, për jo lakmuesin ndaj kësaj bote. Hipokritët betoheshin rrejshëm se ishin me myslimanët, e në anën tjetër miqësoheshin më jehuditë, që ishin të mallkuar prej Zotit. Ata do të përpiqen që edhe në Ahiret të betohen rrejshëm, por do ta kenë kot. Besimtari i sinqertë në besim ndaj Allahut dhe ndaj jetës së Ahiretit, nuk e do atë që është kundër mësimeve të Allahut dhe të Pejgamberit, le të jetë edhe më i afërmi, pse në zemrën e besimtarit të tillë është rrënjosur besimi i sinqertë, të cilin për çdo moment Allahu ia forcon. Veprat e besimtarëve të tillë Allahu i pranon dhe është i kënaqur me ta, edhe ata do të jenë të kënaqur me shpërblimin që u jep Zoti, e të tillët janë ushtri (parti) e afërt e Zotit, andaj janë të shpëtuar. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Muxhadeletu. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Mus'haf Hape →
Fatir 35:10 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e sqaron më hollëisht adhurimin dhe mënyrat e shprehjes së tij, kur thotë: - Tek Ai ngjiten (të gjitha) fjalët e mira. Është Ai që i ngre lart punët e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kush dëshiron krenarinë (le ta dijë se), e tërë krenaria i takon Allahut (pra, vetëm prej Tij le ta kërkojë) ! - Ti që kërkon krenarinë, kërkoje atë prej Atij, në dorë të të Cilit është e gjithë krenaria. Krenaria mund të arrihet veçse nëpërmjet adhurimit dhe bindjes ndaj Tij. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar e sqaron më hollëisht adhurimin dhe mënyrat e shprehjes së tij, kur thotë: - Tek Ai ngjiten (të gjitha) fjalët e mira. Është Ai që i ngre lart punët e mira. - Adhurime nëpërmjet të cilave arrihet krenaria janë edhe ato që Allahu i Lartësuar i ka quajtur “ el kelimuŧ-ŧaj-jibu”, pra, fjalët e mira. Këtu bëjnë pjesë: leximi i Kuranit, i traditës profetike, dijes së dobishme, tesbiĥu, falënderimi dhe mirënjohja ndaj Allahut me fjalë, madhërimi i Allahut nëpërmjet shehadetit dhe çdo fjalë e mirë dhe e dobishme. Këto fjalë të mira ngrihen lart dhe paraqiten tek i Lartësuari. Nëse janë të sinqerta, Allahu i Lartësuar i përmend përmendësit e Tij në Veten e Vet dhe mes melekëve në qiell. Gjithashtu, adhurime janë edhe ato që Allahu i Lartësuar i quan el ameluŝ-ŝaliĥ - vepra të mira të zemrës dhe të gjymtyrëve, të cilat është po Allahu i Lartësuar që i ngre lart, i vlerëson dhe i shpërblen me bujarinë e Tij. Ky është njëri nga kuptimet e ajetit. Në fjalinë: “Edhe veprat e mira , është Ai që i ngre lart”, kundrinori i drejtë janë “veprat e mira”, ndërsa kryefjala është “Ai”, pra, Allahu i Lartësuar. Ndërsa kuptimi tjetër vjen në këtë mënyrë: "Tek Ai ngjiten fjalët e mira. Ndërsa është puna e mirë ajo që e ngre fjalën e mirë (lart tek Allahu)." Ajo që ngrihet lart (kundrinori i drejtë) është “fjala e mirë”. Ndërsa ajo që e ngre lart fjalën e mirë dhe e bën atë të pranuar dhe të dashur tek i Lartësuari është (kryefjala) “puna e mirë”. Kështu, vetëm fjalët e mira të vërtetuara dhe të konkretizuara nga veprat e mira dhe të sinqerta për Allahun, janë ato që ngjiten tek i Lartësuari. Atij që nuk bën vepra të mira, nuk i ngjiten dhe paraqiten as fjalët tek i Lartësuari, dhe kështu ai nuk mund të jetë i përmendur prej të Madhërishmit mes melekëve në qiell. Është shumë qartë se vetëm nëpërmjet veprave të sinqerta dhe fjalëve të mira mund të arrihet krenaria e kërkuar dhe çdo e mirë e dynjasë dhe e ahiretit. Ndërsa veprat e këqija sjellin plotësisht të kundërtën. I Lartësuari thotë: - Ata që kurdisin komplote të së keqes, ata do të kenë një dënim të rëndë dhe komplotet e tyre do të dështojnë. - Vepërkëqijtë, përmes dredhive, kërkojnë krenarinë dhe arritjen e qëllimive të tyre. Por dredhitë e tyre, në vend që t'u japin atë që kërkojnë, u kthehen kundër dhe godasin pikërisht thurësit e tyre. Nëse kërkojnë krenarinë nëpërmjet kurtheve dhe dredhive, ata do të përfitojnë veçse poshtërimin, dëshpërimin dhe humbjen. Ata do të poshtërohen dhe ndëshkohen rëndë. Asgjë nga kurthet e tyre nuk do të mund t'i shpëtojë dhe mbrojë. Ato do të shkatërrohen dhe do të zhduken pa lënë gjurmë.

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:55–3:58 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… Unë do të të marr ty e do të të ngre pranë Meje. - Katade dhe të tjerë thonë se këtu kemi të bëjmë me el mukadem dhe el muaħħar, që tregon se, në Kur 'an mund të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Dijetarët e Tefsirit kanë dhënë mendime të ndryshme rreth ajetit, ku Allahu i Lartësuar thotë: - (Kujto kur) Allahu tha: “O Isa! Unë do të të marr ty e do të të ngre pranë Meje. - Katade dhe të tjerë thonë se këtu kemi të bëjmë me el mukadem dhe el muaħħar, që tregon se, në Kur 'an mund të përmendet më përpara diçka, që do të ndodhë më vonë. Pra, sipas këtij kuptimi, fjalia do të ishte: “O Isa, Unë do të të të marr e do të të ngre pranë Meje, por kjo do të ndodhë pasi Unë të të shpëtoj prej atyre që nuk besojnë; ndërsa ata që të pasojnë ty, do t’i lartësoj mbi ata që mohojnë, deri në Ditën e Kijametit. Dhe, vërtet, Isai do të zbresë në këtë botë përpara Kijametit dhe do të vdesë, si të gjithë njerëzit. Kështu, Allahu do ta shpëtojë Isain prej armiqve të tij dhe më pas, kur të vijë koha e vdekjes së tij, do të realizohet fjala e Allahut: “O Isa! Unë do të të marr ty e do të të ngre pranë Meje.” Është thënë, gjithashtu, se kuptimi i saj është: “Do të të marr e të ngre nga kjo botë”, pa patur qëllim ngritjen nëpërmjet vdekjes.” Shumica janë të mendimit se këtu bëhet fjalë për atë që quhet uefât el neum - pra, ngritjen e shpirtit gjatë gjumit, - sepse ka dy lloje të marrjes së shpirtit nga Allahu i Lartësuar: marrja e shpirtit gjatë vdekjes dhe marrja e shpirtit gjatë gjumit. Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: “Është Ai që (jeteuefâ) jua merr shpirtrat natën (në gjumë) dhe që e di mirë atë që keni bërë ditën. Më pas, Ai jua kthen ato, për të vazhduar (jetën) deri në afatin e caktuar. Në fund, tek Ai do të ktheheni, dhe do t’ju tregojë të vërtetën e asaj që keni bërë.” [En'am 60]. Gjithashtu Ai thotë : “Allahu (jeteuefâ) i merr shpirtrat kur është çasti i vdekjes së (trupave të) tyre dhe atij që është në gjumë e nuk ka vdekur. Atë që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), ndërsa tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja) e lëshon (të kthehet), deri në afatin e caktuar. Vërtet, në këto çështje ka argumente për njerëz që mendojnë.” [Zumer 42]. Ndërsa Profeti ﷺ thoshte në lutjen e zgjimit nga gjumi: 504. “Falenderimi e lavdërimet i qofshin Allahut, që na ringjalli pasi që na bëri të vdesim! Vetëm tek Ai do të tubohemi të gjithë.” Kështu, në këto ajete dhe në hadithin e Profetit, ky term përdoret edhe kur bëhet fjalë për gjumin. Prandaj disa theksojnë se Allahu i Lartësuar e ngriti Isain në gjendje gjumi, pranë Vetes. Allahu i Lartësuar thotë: “ (Ata u mallkuan) Edhe për shkak të mosbesimit të tyre dhe të shpifjes së rëndë kundër Merjemes, edhe për shkak se thoshin (me mburrje) : “Ne e vramë Mesihun - Isanë, birin e Merjemes, të Dërguarin e Allahut”. Në fakt, ata as nuk e vranë, as nuk e kryqëzuan, por ashtu iu duk. Ata që nuk pajtohen për çështjen e tij janë gjithë dyshime për të. Ata nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, por veç hamendësime. Në të vërtetë, ata nuk e vranë atë. Jo. Allahu e ngriti atë pranë Vetes. Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë.” [Nisa 157]. Gjithashtu thotë: “Çdo ithtar i Librit ka për t’i besuar Isait para vdekjes së tij dhe Ditën e Kijametit, ai do të dëshmojë kundër tyre.” Siç shihet, Allahu i Lartësuar thotë: “ para vdekjes së tij ”. Vdekjes së kujt? Pra, para vdekjes së Isait. Dhe kjo do të ndodhë kur Isai të zbresë i gjallë në Tokë, para Ditës së Gjykimit, siç do të vijë shpjegimi i kësaj çështjeje më pas, në dashtë Allahu i Lartësuar! - Unë do të të shpëtoj ty prej (sherrit të) atyre që nuk besojnë dhe ata që të pasojnë ty do t’i lartësoj mbi ata që mohojnë, deri në Ditën e Kijametit. - Dhe kështu ndodhi. Pasi Allahu i Lartësuar e ngriti Isain (a.s) pranë vetes, shoqëruesit dhe pasuesit e tij u përçanë në grupe. Disa e besuan drejt mesazhin, me të cilin Allahu i Lartësuar e dërgoi Isain (a.s). Ata e besuan Isain si një profet dhe si një rob e adhurues të nënshtruar para Zotit. Ata e besuan atë thjesht si një njeri i krijuar mrekullisht nga Allahu dhe si biri i nënës së vet. Por, më vonë, erdhën njerëz që e tepruan dhe i kaluan kufijtë, duke e konsideruar atë si bir të Allahut. Madje, pati të tjerë që thanë se ai ishte vetë Allahu. Të tjerë thanë që ai është pjesë e Trinisë, pra një nga tre pjesët e Trinisë. Allahu i Lartësuar i ka sjellë fjalët e tyre në Kur 'an dhe secilit grup i ka kthyer përgjigje, duke hedhur poshtë pretendimet e tyre. Kështu vazhduan ata për gati 300 vjet. Dhe pasi kaluan 300 vjet, një perandor i lashtë i Greqisë, me emrin Kostandin, hyri në fenë e krishterë. Thuhet se ai hyri në Krishtërim me qëllim të keq, për ta shkatërruar atë dhe për ta pasur nën kontroll. Dhe kështu veproi, duke shtuar gjëra të tjera në fe e duke hequr prej saj. Ai anuloi të gjitha ligjet e librave hyjnorë të mëparshëm, edhe pse vetë Isai (a.s) erdhi për t’i përforcuar dhe pohuar ata, për t’i nxitur njerëzit që t’i zbatonin ato. Kështu, në kohën e tij u lejua edhe ngrënia e mishit të derrit dhe njerëzit filluan të kryenin lutjet e tyre duke u drejtuar nga lindja. Gjithashtu, ata filluan të pikturonin dhe të sillnin në tempujt e tyre figura dhe ikona. Ai i shtoi shtoi edhe 10 ditë agjërimit, për shkak të një gabimi që ai bëri, dhe kështu feja e Mesihut Isa u shndërrua në fenë e Kostandinit. Sidoqoftë, ai ndërtoi shumë kisha dhe manastire, ndoshta më shumë se 12 mijë të tilla. Madje, ai ndërtoi dhe një qytet të tërë, që i atribuohej atij. Të gjithë iu bindën dhe nënshtruan Perandorit. Sidoqoftë, me gjithë këto padrejtësi që ai bëri, Allahu vendosi që ai të sundonte mbi jehudët. Në fund të fundit, ai ishte më afër drejtësisë sesa ata, edhe pse të gjithë ishin mohues të së vërtetës së sjellë nga Zoti. Kur Allahu i Lartësuar dërgoi Muhamedin, atëherë i urdhëroi të gjithë ata që të përqafonin e pasonin besimin korrekt, të drejtë dhe të plotë që ai solli nga Zoti. Kështu, të gjithë e besuan Allahun, melekët e Tij, librat e Tij e profetët, me një besim të saktë dhe me argumente nga Allahu. I Madhëruari thotë: “...dhe ata që të pasojnë ty do t’i lartësoj mbi ata që mohojnë, deri në Ditën e Kijametit.” Dhe kështu, ishin pikërisht ndjekësit e Muhamedit pasuesit e vërtetë të çdo profeti në sipërfaqen e Tokës, sepse profeti i tyre i ftoi ata që të besonin të vërtetën e shpallur nga Zoti tek të gjithë profetët dhe librat e Tij. Muslimanët janë pasuesit e vërtetë të Isait dhe e meritojnë këtë status më shumë sesa ata që erdhën pas tij e që pretendojnë se e ndjekin fenë dhe rrugën e Isait (a.s). Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar ua hoqi nga duart krishterëve vendet e Shamit dhe i largoi ata drejt viseve të Romës. Ata u larguan, për të qëndruar në qytetin e tyre, Kostandinopojën. Kështu do të vazhdojë të lartësohet Islami dhe pasuesit e tij: ata do qëndrojnë gjithmonë mbi të kotën deri në Ditën e Kijametit. Gjithashtu, na ka njoftuar i Vërteti (i Dërguari), të cilin e ka quajtur Besnik dhe vetë Zoti i Lartësuar, se pasuesit e denjë të Islamit do ta çlirojnë Kostandinopojën dhe do të fitojnë pasuritë që do të jenë të mbledhura në të. Pikërisht këta pasues të denjë të Islamit do të luftojnë kundër romakëve, në një betejë të madhe e të paparë ndonjëherë dhe që kurrë nuk do të ketë të ngjashme më pas. - Ata që nuk besojnë, Unë do t’i ndëshkoj ashpër në këtë botë dhe në Botën tjetër, dhe ata nuk do të kenë askënd që t'i ndihmojë. - Kështu veproi i Madhëruari me të gjithë ata jehudë apo edhe të krishterë, që mohuan dhe e tepruan me Isain (a.s), duke e lavdëruar dhe ngritur atë atje ku nuk duhet. Allahu i Madhëruar i ndëshkoi që në këtë botë si jehudët mohues, të cilët mohuan Isain (a.s), edhe ata të cilët e tepruan dhe devijuan nga rruga e Isait (a.s), duke e lartësuar atë dhe duke lëvduar më shumë sesa lejon Zoti. Ata u dënuan duke u vrarë, duke u zënë robër, duke humbur forcën dhe pushtetin. Kurse ndëshkimi në jetën e përtejme do të jetë shumë më i rëndë, i dhembshëm dhe i vështirë. - E për sa u përket atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, atyre do t'ua jap shpërblimin të plotë. Allahu nuk i do të padrejtët. - Allahu do t’u japë shpërblim të plotë edhe në këtë botë, edhe në ahiret. Në këtë botë, shpërblimi i tyre do të jetë me fitoret e dhuruara dhe të mirat që sjellin ato. Ndërsa në ahiret, Allahu i Madhëruar ka premtuar Xhenetin e lartë, dhe Allahu nuk i do ata që janë të padrejtë. - Këto (ngjarje) që po të lexohen ty (o Profet) janë argumente (për besnikërinë tënde) dhe këshilla (nga Kurani) plot urtësi. - Kjo që po të tregojmë ty, o Muhamed, rreth Isait (a.s): për lindjen e tij dhe rrjedhën e ngjarjeve, nuk ka dyshim se është e vërteta e sigurt, që vjen nga Zoti: “Kjo është e vërteta për Isain, birin e Merjemes, për të cilën ata polemizojnë më kot. Nuk i shkon (madhështisë së) Allahut që të ketë bir! I pastër është Ai! Kur Ai vendos për një çështje, vetëm thotë: Bëhu!”, dhe ajo bëhet. Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj vetëm Atë adhuroni! Kjo është rrugë e drejtë. Por grupet e kundërshtojnë njëri-tjetrin (rreth Isait) . Mjerë ata që nuk besuan se ç'kanë për të parë në Ditën e Madhe! Sa mirë do të dëgjojnë dhe do të shohin ata, ditën kur do të vijnë te Ne! Por sot keqbërësit janë në humbje të thellë.” [Merjem 34 - 38]. Ndërsa këtu, Allahu i Lartësuar thotë: “Pastaj, vetëm tek Unë është kthimi juaj dhe Unë do të gjykoj mes jush për ato çështje për të cilat ratë në kundërshti”.

Mus'haf Hape →
Tevbe 9:109–9:110 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- Atëherë cili është më i mirë - ai që e ngre ndërtesën për devotshmëri dhe për kënaqësi të Allahut, apo ai që ngre një ndërtesë rrëzë një shkëmbi …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Atëherë cili është më i mirë - ai që e ngre ndërtesën për devotshmëri dhe për kënaqësi të Allahut, apo ai që ngre një ndërtesë rrëzë një shkëmbi ranor që është gati të thepiset, e bashkë me të bie në zjarrin e Xhehenemit? - Allahu i Lartësuar na njofton se nuk janë njëlloj ai që e ngre ndërtesën për devotshmëri dhe për kënaqësi të Allahut dhe ai që ndërton xhami sherri e mosbesimi, për t'i përçarë besimtarët dhe si përgatitje për atë që më parë kishte luftuar kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta të mjerë e ngrenë ndërtesën e tyre, siç thotë Allahu i Madhëruar: “... rrëzë një shkëmbi ranor, që është gati të thepiset, e bashkë me të bie në zjarrin e Xhehenemit.” - Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë. - Allahu nuk i jep sukses e begati punës së keqbërësve. Xhabir Ibn Abdullahi rrëfen: “Unë e kam parë atë xhami sherri t’i dilte tymi që në kohën e Profetit të Allahut.” - Ndërtesa që kanë ndërtuar ata do të vazhdojë të sjellë (dyshime e) pasiguri në zemrat e tyre... - Ajo do të sjellë e shkaktojë dyshime e hipokrizi. Për shkak të veprës së shëmtuar që bënë, atyre do t’u mbushet zemra me hipokrizi, ashtu siç u mbush zemra e atyre që adhuruan viçin me dashurinë për të. - derisa ato t’u coptohen. - Derisa t’u vijë vdekja. Kështu e ka shpjeguar Ibn Abasi, Muxhahidi, Katade e të tjerë dijetarë selefë. - Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. - Allahu është i gjithëditur për punët e krijesave të Tij dhe Ai është i Urtë, në lidhje me shpërblimin e tyre me të mira ose me ndëshkime, sipas meritave.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:253 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e disa i ngriti në gradën më të lartë. - Disave prej tyre, Allahu i Lartësuar i foli drejtpërdrejt, dhe këtu flitet për profetët Musa dhe Muhamed ﷺ , …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Këta janë të Dërguarit. Disa prej tyre i dalluam mbi të tjerët. - Allahu i Lartësuar na njofton se ai i ka dalluar disa profetë dhe të dërguar mbi disa të tjerë, sikurse thotë në ajet tjetër: "Ne i dalluam disa profetë mbi të tjerët dhe Daudit i dhamë Zeburin." [Isra 55]. - Pati prej tyre të cilëve Allahu u foli, e disa i ngriti në gradën më të lartë. - Disave prej tyre, Allahu i Lartësuar i foli drejtpërdrejt, dhe këtu flitet për profetët Musa dhe Muhamed ﷺ , madje edhe për Ademin, sikurse është transmetuar në hadithe. I tillë është edhe hadithi në Sahihun e Ibn Hibanit, nga Ebu Dherri (r.a), i cili flet për këtë fakt. I Lartësuari thotë: "...e disa i ngriti në gradën më të lartë." Kështu thuhet edhe në hadithin e natës së Israsë, kur Profeti ﷺ i pa profetët në qiej të ndryshëm, në varësi të gradave të tyre tek Allahu i Lartësuar. Në një hadith që gjendet në dy Sahihët, përcillet nga Ebu Hurejra se Profeti ka thënë: "Mos më lartësoni mua mbi profetët e tjerë! Mos më ngrini më lart se profetët e tjerë!”. Atëherë, si mund të harmonizohet ky ajet me hadithin në fjalë? Ajo që duhet thënë në këtë rast dhe që na jep një kuptim më të saktë dhe korrekt të hadithit, është të kuptuarit e shkakut për të cilin është thënë ky hadith nga Profeti ﷺ . Atëherë, shkaku i sjelljes së këtij hadithi ishte pikërisht një zënkë që ndodhi mes një muslimani dhe një jehudi. Gjatë kësaj zënke, jehudi, duke u betuar, tha: “Betohem në Atë që e dalloi Musain mbi të gjithë botën!” - dhe e goditi muslimanin. Muslimani e goditi jehudin që i tha këto fjalë dhe i tha: "O ti njeri i pisët dhe i pështirë, mos vallë nënkupton se e zgjodhi edhe mbi Muhamedin?!” Atëherë, jehud i u ankua tek Profeti i Allahut, i cili tha: 400. “Mos më ngrini mua mbi profetët e tjerë! Njerëzit në Ditën e Gjykimit do të rrëzohen të gjithë të vdekur. Më pas, unë do të jem i pari që do të përmendem, do të hap sytë dhe do ta gjej Musain të ngritur, duke u kapur në mbajtëset e Arshit. Dhe, nuk e di, mos vallë është përmendur para meje apo i mjaftoi atij rrëzimi gjatë kohës kur Allahu i Lartësuar ngriti Turin (malin) mbi ta?! Prandaj mos më ngrini (e lavdëroni) mua mbi profetët e tjerë!” Atëherë, pasi e kuptuam shkakun pse Profeti ﷺ e tha këtë fjalë, mund të themi se përgjigjja për paqartësinë dhe harmonizimin e ajetit me hadithin vjen me disa pika: 1. Mbase Profeti në atë kohë nuk e dinte faktin se ai ishte më i dalluari i të gjithë profetëve. Por kjo si përgjigje duhet parë mirë dhe, vërtet, lë për të dëshiruar. 2. Këtë fjalë Profeti e tha në formë modestie dhe për të shuar konfliktin mes atyre dy njerëzve. 3. Kjo ndalesë nga ngritja dhe vlerësimi mbi profetët e tjerë bëhet në raste polemikash dhe kundërshtimesh. Pra, nuk thuhen të tilla gjëra në raste kundërshtimesh. 4. Profeti e ndaloi që ta dallojnë dhe lartësojnë atë mbi profetët e tjerë duke u motivuar thjesht dhe vetëm nga xhelozia dhe el asabije. 5. Me porosinë: “Mos më dalloni mua mbi profetët e tjerë”, Profeti kishte për qëllim që dallimi, veçimi dhe lartësimi i dikujt mbi dikë tjetër i takon Allahut të Lartësuar dhe jo krijesave. Krijesave ju takon vetëm që të dorëzohen dhe të besojnë. - Isait, birit të Merjemes, i dhamë shenja (të qarta) dhe e përforcuam me Shpirtin e Shenjtë (Xhibrilin). - Ne i dhamë Isait argumente të qarta, fakte të padiskutueshme dhe shenja të dukshme, që tregonin për saktësinë e mesazhit që ai solli për bijtë e Izraelit dhe për vërtetësinë e faktit që ai vetë ishte adhurues i Allahut dhe Profeti i Tij. Më pas, Allahu i Madhëruar thotë: "...e përforcuam me Shpirtin e Shenjtë (Xhibrilin)." Domethënë, e ndihmuam Isain të birin e Merjemes me Shpirtin e Shenjtë, pra, me Xhibrilin ﷺ . - Sikur të donte Allahu, ata që jetuan pas tyre nuk do të luftonin mes njëri -tjetrit, pasi u kishin ardhur më parë Shenjat (të qarta). Megjithatë, ata u përçanë. Prej tyre pati që besuan, pati edhe që nuk besuan. Sikur të dëshironte Allahu, ata nuk do të luftonin mes njëri -tjetrit, por Allahu bën çfarë dëshiron. - Domethënë, e gjitha kjo ndodhi me përcaktimin, vendimin dhe ligjin e Allahut të Madhëruar. I Lartësuari thotë: "...Allahu bën çfarë dëshiron.". Pra, Allahu i Madhëruar vepron gjithçka që Ai dëshiron me urtësinë e pushtetin e Tij absolut.

Mus'haf Hape →
Muxhadele 58:11 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… Allahu. - “E nëse ju thuhet “Ngrihuni”, atëherë ngrihuni! Allahu i lartëson ata që besojnë, ndërsa të begatuarit me dituri i ngre në grada të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “O ju që keni besuar! Nëse ju thuhet “Lironi pak vend” në tubime, lirojeni, që Allahu të sjellë lirim për ju! ” - Allahu i Madhëruar i edukon besimtarët se si të sillen në kuvende të mëdha. Nëse vjen dikush dhe ju kërkon t’i bëni pak vend, është prej edukatës që ju t’i bëni vend. Kjo nuk sjell asnjë dëm për ju. Përveçse nuk është e dëmshme, ka edhe shpërblim. Ai që i bën lehtësim tjetrit, do të gjejë lehtësim prej Allahut. Kush ndihmon vëllain e vet, atë ka për ta ndihmuar Allahu. - “E nëse ju thuhet “Ngrihuni”, atëherë ngrihuni! Allahu i lartëson ata që besojnë, ndërsa të begatuarit me dituri i ngre në grada të larta." - Edhe nëse ju kërkohet që të ngriheni e të largoheni nga kuvendi, për ndonjë nevojë të caktuar, atëherë ngrihuni. Madje, bëjeni këtë duke nxituar e me kënaqësi, për të arritur atë që kërkohet. Përmbushja e këtyre porosive është treguese e diturisë dhe imanit. Allahu i Lartësuar i ngre gradat e dijetarëve dhe të besimtarëve. Në varësi të dijes dhe imanit të tyre, do të jetë dhe ngritja në grada. - “Allahu e di hollësisht çfarë veproni ju.” - Allahu do ta shpërblejë këdo sipas veprave të tij, me të mirë ose me të keqe. Në këtë ajet tregohet vlera dhe rëndësia e madhe e diturisë. Por mësohet gjithashtu se bukuria e dijes del në pah nëse jep frytet e saj, domethënë duke e zbatuar atë.

Mus'haf Hape →
Araf 7:171 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

- Kujto kur Ne e ngritëm malin mbi ta, sikur të kishte qenë një re, aq sa ata menduan se do të binte mbi ta! - Kuptimi është: E ngritëm atë sipër tyre. …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kujto kur Ne e ngritëm malin mbi ta, sikur të kishte qenë një re, aq sa ata menduan se do të binte mbi ta! - Kuptimi është: E ngritëm atë sipër tyre. Sikurse ka thënë i lartësuari: “Që ata t’i përmbaheshin besës, Ne ngritëm mbi ta malin Tur. ...” [Nisa 154]. Kështu ka thënë Ibn Abasi. - Ne u thamë: “Zbatojeni atë që ju kemi dhënë me këmbëngulje dhe kujtoni çfarë ka në të (në Libër) , që të bëheni të devotshëm!” - Melekët e ngritën malin sipër kokave të tyre, kur ata refuzuan që të pranonin të gjitha dispozitat e Teuratit. Madje, ata i thanë Musait: “Na i trego ligjet e tij! Nëse ligjet e tij janë të lehta, do t’i pranojmë!” Musai u tha: “Pranoni gjithçka që ju vjen nga Zoti!” Por ata i kthenin të njëjtën përgjigje në mënyrë të vazhdueshme. Atëherë, Allahu i Lartësuar i dha urdhër malit, i cili u shkul nga vendi dhe u ngrit lart në qiell, mu sipër kokave të tyre. Në këtë moment, Musai u tha: “A nuk e shihni se çfarë ju thotë Zoti Krenar dhe i Lartësuar? Ai po ju thotë: Nëse nuk e pranoni Teuratin tërësisht, do ta hedhë këtë mal mbi ju!” Atëherë, të gjithë ata ranë në sexhde me anën e majtë të fytyrës, duke parë me syrin e djathtë lart, nga frika se mali do t’u binte sipër. Për këtë arsye, të gjithë jehudët sot në faqen e dheut bien në sexhde duke vendosur faqen e majtë në tokë, duke thënë se kjo është sexhdja e cila i shpëtoi nga dënimi.

Mus'haf Hape →
Enam 6:74–6:83 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… i ngritur në gradën e jaķîn-it, duhet t’i ftojë të tjerët tek e vërteta. - Unë nuk u frikësohem idhujve tuaj, por vetëm Zotit tim, nëse ai …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Kujtoni kur Ibrahimi i tha babait të vet, Azerit: “Vallë, statujat po adhuron si zota?! - Allahu i Madhëruar na urdhëron që të kujtojmë historinë e Ibrahimit ﷺ . Këtu përshkruhet vlera e lartë e Ibrahimit, kur ai ftonte popullin e tij në teuhid dhe e ndalonte nga shirk-u. Ibrahimi i thoshte babait të tij, Azerit: “Ti preferon të adhurosh puta e idhuj, që nuk sjellin e as zotërojnë dobi apo dëm?! Ata nuk zotërojnë gjë, për asnjë çështje.” - Unë po shoh që ti dhe populli yt jeni në humbje të sigurt.” - Ju jeni në humbje të thellë, sepse adhuroni gjëra që nuk meritojnë asnjë lloj adhurimi dhe keni braktisur adhurimin e Krijuesit tuaj, Furnizuesit, i Cili përkujdeset e rregullon të gjitha çështjet tuaja. - Kështu i mundësuam Ibrahimit të shihte mbretëritë e qiejve e të Tokës, për t’u bërë edhe më i bindur. - Kështu, duke i dhënë sukses në teuĥîd dhe në thirrjen për teuĥîd, Ne i mundësuam Ibrahimit që të shihte mbretëritë e qiejve dhe të Tokës. Ne i mundësuam të shihte me sytë e vet prova të forta, në mënyrë që ai të ishte absolutisht i sigurt në diturinë e tij. Siguria dhe bindja e plotë varet nga argumentet dhe faktet e vëzhguara. Kështu arrihet dituria e plotë dhe e sigurt në të gjitha çështjet. - Kur atë e mbuloi nata, ai pa një yll dhe tha:....” - Kur ra nata, Ibrahimi ﷺ pa një yll. Mbase këtu është fjala për ndonjë yll më të shndritshëm se të tjerët, meqë është përmendur veçmas të tjerëve. Për këtë arsye, - dhe Allahu është më i ditur - kanë thënë që ai ishte ylli El Zehra. - “Ky është Zoti im.”. - Duke folur me logjikën e kundërshtarëve, Ibrahimi ﷺ iu drejtua atyre dhe u tha: “O ju që adhuroni yjet, ejani të shikojmë dhe ta mendojmë mirë këtë çështje! Le të supozojmë se ky yll, që ju adhuroni, është vetë Zoti. Por, vallë, a e meriton ai që ta trajtosh si Zot e Krijues të gjithçkaje? A ka ndonjë provë të konsiderueshme për këtë? Le ta mendojmë mirë këtë çështje, sepse nuk i shkon një të mençuri që të konsiderojë si Zot pasionin e vet, pa patur asnjë fakt apo arsyetim. - Por, kur ai u zhduk, tha: “Unë nuk i dua ata që humbin.” - Kur ylli u zhduk, atëherë Ibrahimi ﷺ , për t’i bërë njerëzit të arsyetonin, tha: “Nuk e dua atë që ikën e zhduket nga adhuruesit e vet. I adhuruari duhet që të kujdeset pandërprerë për adhuruesit të tij, për rregullimin dhe administrimin e të gjitha çështjeve të tyre. Si mund të konsiderohet si Zot dikush a diçka që zhduket për një kohë të gjatë, kohë kur nuk i ndihet aspak përkujdesi? Të tillë nuk meritojnë aspak të adhurohen. Madje, adhurimi i tyre konsiderohet si mendjelehtësia më e madhe.” - Kur e pa Hënën duke dalë tha: “Ky është Zoti im. - Kur pa Hënën, që kishte dalë më e ndritshme se yjet, Ibrahimi ﷺ tha: “Ky është Zoti im.” - me të njëjtën strategji si herën e parë. - Por, kur ajo perëndoi, tha: “Nëse Zoti im nuk më udhëzon, unë do të jem prej njerëzve të humbur.” – Në këtë moment, Ibrahimi ﷺ tregoi me përulje nevojën për Zotin e vërtetë. Ai tha qartë se, nëse Allahu nuk të udhëzon në rrugë të drejtë, askush tjetër nuk mund të të udhëzojë. Nëse vetë Allahu nuk të ndihmon që t’i bindesh Atij, askush tjetër nuk mund të të ndihmojë për ta arritur këtë. - Kur e pa Diellin duke dalë, tha: “Ky është Zoti im. Ky është më i madh.” – Domethënë, Dielli është më i madh se Hëna dhe se yjet. Por pasi Dielli perëndoi, atëherë u dëshmua qartë e vërteta dhe u shemb e kota. - Por kur ai perëndoi, tha: “O populli im, unë distancohem nga idhujtaria juaj."” - Me këto argumente të qarta, të dukshme dhe shumë të kuptueshme, unë distancohem nga idhujtaria dhe ju ftoj të pranoni besimin e drejtë. Çdokush që e shqyrton këtë çështje me seriozitet do të largohej nga e kota, do të distancohej nga çdo adhurim i padrejtë dhe do të përkushtohej në adhurimin e Allahut, të Vetmit që e meriton adhurimin: - Unë i përkushtohem vetëm Atij që krijoi qiejt e Tokën, me besim të drejtë. ” - Unë i jam dorëzuar vetëm Allahut, duke u distancuar nga çdo lloj adhurimi tjetër. Ky është kuptimi i fjalës “ĥanîfâ” - me besim të drejtë. - “Unë nuk jam prej idhujtarëve.” – Kështu, Ibrahimi ﷺ u distancua nga idhujtaria. Ai u përqendrua në teuĥîd, duke i paraqitur popullit të tij plot fakte për këtë. Ky është shpjegimi i saktë i këtyre ajeteve. Ato ishin fjalët e Ibrahimit drejtuar popullit të tij, për t’i bërë ata të logjikonin. Kuptimi i tyre ishte: “Le të themi sikur ky është Zot, por kjo nuk mund të pranohet, për këtë dhe për atë arsye.” Atëherë, kjo ishte thjesht një mënyrë që Ibrahimi ﷺ zgjodhi për t’u vërtetuar atyre kotësinë e adhurimeve kushtuar idhujve e çdo gjëje tjetër veç Allahut. Për këtë arsye, shpjegimi se këto ajete përshkruajnë disa meditime të Ibrahimit ﷺ kur ishte i vogël, është thjesht i pabazë. - “Kur populli i tij polemizoi me të, ai tha: “Polemizoni me mua rreth Allahut, pasi Ai më udhëzoi?! ” - Çfarë dobie ka polemika e atyre që nuk e kanë të qartë të vërtetën dhe nuk e kanë gjetur udhën e drejtë?! Përkundrazi, vetëm ai që është i udhëzuar nga Allahu, madje i ngritur në gradën e jaķîn-it, duhet t’i ftojë të tjerët tek e vërteta. - Unë nuk u frikësohem idhujve tuaj, por vetëm Zotit tim, nëse ai dëshiron diçka. - Idhujt tuaj nuk mund të më dëmtojnë mua apo të më privojnë nga ndonjë mirësi. Këto mund të ndodhin vetëm nëse Allahu i dëshiron të ndodhin. - Zoti im ka përfshirë me dijen e Tij çdo gjë. A nuk mendoni?” - Duke medituar kështu, ndoshta do ta kuptoni dhe besoni se Allahu është i vetmi që meriton adhurimin. - “E si t’u frikësohem unë idhujve tuaj,...” - E si të kem fikë nga ata që janë të pafuqishëm dhe nuk mund të më privojnë apo të më sjellin ndonjë të mirë?! - “...kur ju nuk frikësoheni për atë që adhuroni veç Allahut, pa pasur kurrfarë argumenti?! - Ju thjesht ndiqni pasionin dhe egon tuaj. - Cilës palë i takon të jetë e sigurt, nëse vërtet e dini?” - Duke gjykuar veçmas të dyja palët, Allahu i Madhëruar thotë: - “Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi - atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë. - Ata janë të sigurt dhe të ruajtur nga çdo frikë, nga ndëshkimi dhe dëshpërimi. Ata janë të sigurt dhe të qetë, sepse janë të udhëzuar në rrugën e drejtë. Nëse ata e kanë ruajtur imanin të pacenuar nga shirk-u dhe gjynahet, atëherë u takon ‘el emnu’ - siguria e plotë nga çdo e keqe. Gjithashtu, nëse e kanë ruajtur imanin e tyre të pacenuar nga shirku, por, nga ana tjetër, kanë vazhduar me gjynahe e punë të këqija, atëherë themi se ata e kanë bazën e besimit dhe të sigurisë, por jo si ata të parët, që e kanë të plotë. Ajeti, i kuptuar nga ana e kundërt, tregon se ata që e cenojnë imanin e tyre me shirk dhe poshtërsi, ata nuk kanë as udhëzimin bazë dhe nuk u takon të jenë të sigurt e të shpëtuar. Përkundrazi, atyre u takon humbja dhe ndëshkimi. Allahu i Lartësuar, pasi i dha Ibrahimit ﷺ argumente dhe fakte të pakundërshtueshme për të vërtetën, tha: - Këto janë Shenjat Tona, të cilat ia dhamë Ibrahimit (si argument) kundër popullit të tij. - Me argumentet e padiskutueshme që i mundësuam Ibrahimit ﷺ ,Ne e lartësuam dhe e bëmë atë triumfues mbi idhujtarët. - Ne ngremë në gradë të lartë atë që duam. - Ashtu sikurse ngriti gradën e Ibrahimit në dynja dhe në ahiret, pa dyshim nëpërmjet diturisë, Allahu i Madhëruar i ngre disa njerëz mbi të tjerët, në grada të larta. Në mënyrë të veçantë ngrihen ata dijetarë që e jetësojnë diturinë e tyre dhe ua mësojnë atë të tjerëve. Në varësi të gjendjes dhe sinqeritetit të këtyre dijetarëve, Allahu i bën ata udhëheqës të njerëzve, të cilët i ndjekin dhe i respektojnë veprat e tyre. Njerëzit ndriçohen me dritën e këtyre dijetarëve, përmes errësirës së rrugëtimit. I Madhëruari thotë: “ Allahu i lartëson ata që besojnë, ndërsa të begatuarit me dituri i ngre në grada të larta. Allahu e di hollësisht çfarë veproni ju.” [Muxhadele 11]. - Pa dyshim, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëditur. - Allahu ua jep diturinë dhe urtësinë atyre që e meritojnë. Ai e di shumë mirë se cilët janë ata që e meritojnë diturinë e urtësinë.

Mus'haf Hape →
Nisa 4:155–4:159 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… ai!” Kështu, mbi të u hodh pamja e Isait dhe ai dukej si të ishte vërtet Isai. Në atë moment, tavani i shtëpisë u hap dhe Isai, që tashmë e kishte kapur një dremitje, u ngrit …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- (Ata u mallkuan) Për shkak të shkeljes së besëlidhjes (me Zotin) , të mohimit të shpalljeve të Allahut, të vrasjes së pejgamberëve pa asnjë të drejtë dhe të thënies së tyre: “Zemrat tona janë të mbyllura”. - Kjo ndodhi për shkak të gjynaheve e poshtërsive që ata kryenin. Ato u bënë shkak që ata të mallkoheshin dhe të ishin larg mëshirës e udhëzimit të drejtë. Në krye të këtyre gjynaheve ishte shkelja e besëlidhjes nga ana e tyre, si edhe mohimi i argumenteve dhe fakteve të Allahut. Ata nuk donin të besonin edhe mrekullitë e shumta, që i panë me sytë e tyre nga profetët. Allahu i Madhëruar thotë: “ ... të vrasjes së pejgamberëve pa asnjë të drejtë ...”. Të shumta ishin krimet e padrejtësitë e tyre kundër profetëve. Ata vranë një numër të madh profetësh të dërguar ndër ta. Ndër veprat e këqija ishte edhe fjala e njohur e tyre: “Zemrat tona janë të mbyllura”. Ibn Abasi dhe një grup tabiinësh e kanë shpjeguar këtë fjalë: “Zemrat tona janë të mbështjella dhe të vulosura.” Kështu, ata sikur justifikoheshin se përse ata nuk arrinin të kuptonin Muhamedin kur u fliste dhe fenë në të cilën i ftonte. Është thënë, gjithashtu, se me këto fjalë ata mëtonin se zemrat e tyre ishin të mbushura me dituri dhe tashmë ato nuk pranonin më diçka tjetër. Kështu e ka përcjell El Kelbiju nga Ebu Salihu, e ky nga Ibn Abasi. Por Allahu i Madhëruar ua hedh poshtë këto pretendime të kota, duke thënë: - Allahu ua vulosi ato (zemrat) për shkak të mohimit të tyre, prandaj vetëm pak prej tyre do të besojnë.” - Ai ua ktheu mbrapsht gjithçka që pretendonin për veten e tyre dhe çdo justifikim ku mbështeteshin. Një ajet i ngjashëm u shpjegua më parë në suren Bekare. Allahu i Madhëruar thotë: “...prandaj vetëm pak prej tyre do të besojnë.” Zemrat e tyre ishin mësuar tashmë me refuzimin e besimit dhe me kalimin e kufijve të Zotit. Ato kishin shumë pak iman. Gjynah tjetër, për të cilin merituan këtë ndëshkim, ishte: - (Ata u mallkuan) Edhe për shkak të mosbesimit të tyre dhe të shpifjes së rëndë kundër Merjemes...” - Ali Ibn Ebu Talha tregon se Ibn Abasi ka shpjeguar se ata e akuzuan Merjemen për imoralitet. Po kështu e kanë shpjeguar edhe një grup selefësh dhe, në fakt, kjo duket e kuptohet qartë nga ajeti. Kështu, ata e akuzuan Merjemen se kishte mbetur shtatzënë nga marrëdhënie jashtëmartesore. Madje, disa e akuzuan se kishte kryer marrëdhënie gjatë kohës së ciklit. Allahu i mallkoftë me mallkime të njëpasnjëshme e të pandërprera deri në Ditën e Gjykimit, për këto shpifje e fjalë të poshtra! - edhe për shkak se thoshin (me mburrje): “Ne e vramë Mesihun - Isain, birin e Merjemes, të Dërguarin e Allahut”. - Pra, me qesëndi e tallje për Mesihun, thoshin: “Atë që pretendonte atë gradë tek Zoti, ne e vramë!” Kështu vepruan jehudët me Isain . Kur Allahu i Madhëruar dërgoi Isain ﷺ me argumente e udhëzim të qartë, ata i pushtoi smira, për shkak të gradës së lartë që Allahu i dhuroi me profetësinë e mrekulli të shumta. Ai shëronte të verbërit e lindur dhe të sëmurët me lebër. Me lejen e Allahu, ai ngjallte të vdekurit. Me lejen e Zotit, ai formësonte një zog prej balte, pastaj i frynte, dhe ai bëhej zog i gjallë, që fluturonte dhe që ai e shihte tek ngrihej në fluturim. E, me gjithë këto mrekulli, ata e mohuan, e kundërshtuan rrugën dhe udhëzimin që ai u solli nga Zoti. Përkunndrazi, ata u përkushtuan me të gjitha forcat që ta mundonin e ta përndiqnin. Aq shumë po e mundonin, saqë profeti Isa u largua dhe nuk qëndronte më mes tyre në qytet, madje ishte gjithmonë në lëvizje, së bashku me nënën e tij. Megjithatë, ata nuk u ndalën, por ndërhynë tek mbreti i Damaskut në atë kohë, i cili ishte një idhujtar, që adhuronte yjet e planetet. Ata arritën ta bindnin se në Bejt el Makdes kishte dalë një burrë, i cili devijonte njerëzit dhe i nxiste ata të mos i bindeshin mbretit dhe mëkëmbësve të tij. Mbreti u zemërua dhe i shkroi mëkëmbësit të tij në Kuds që ta ndalonte këtë njeri, ta kryqëzonte e t’i vendoste në kokë një kurorë gjembash. Me të mbërritur mesazhi i mbretit, mëkëmbësi e zbatoi menjëherë urdhrin dhe, së bashku me një grup jehudësh, shkuan tek shtëpia ku qëndronte Isai. Ai ishte atje në shoqërinë e një grupi shoqëruesish të tij, 12 ose 13 prej tyre. Thuhet se kjo ka ndodhur, në mbrëmje, pas ikindisë së ditës së xhuma, duke aguar dita e shtunë. Ata e rrethuan vendin dhe Isai e ndieu se tashmë ose do të hynin ose duhej që ai të dilte. Atëherë, Isai iu drejtohet shokëve të vet dhe u thotë: “Kush nga ju pranon që të marrë shëmbëlltyrën time dhe të jetë më pas shoqëruesi im në Xhenet?” Doli një djalosh i ri, i cili e pranoi këtë mision. Por Isai e pa atë si ende të ri për këtë peshë, prandaj e përsëriti ftesën për herë të dytë dhe të tretë. Por çdo herë ishte i njëjti djalosh, i vetmi që dilte vullnetar. Atëherë, i tha: “Ti do të jesh ai!” Kështu, mbi të u hodh pamja e Isait dhe ai dukej si të ishte vërtet Isai. Në atë moment, tavani i shtëpisë u hap dhe Isai, që tashmë e kishte kapur një dremitje, u ngrit në qiell në atë gjendje. Allahu i Lartësuar thotë në suren Al Imran, ajeti 55: “ (Kujto kur) Allahu tha: “O Isa! Unë do të të marr ty e do të të ngre pranë Meje. Unë do të të shpëtoj ty prej (sherrit të) atyre që nuk besojnë dhe ata që të pasojnë ty do t’i lartësoj mbi ata që mohojnë, deri në Ditën e Kijametit. Pastaj, vetëm tek Unë është kthimi juaj dhe Unë do të gjykoj mes jush për ato çështje për të cilat ratë në kundërshti”.”. Pasi u ngrit në qiell, dishepujt e Isait dolën jashtë. Kur panë djaloshin me pamjen e Isait, njerëzit e mbretit menduan se ishte Isai, ndaj e morën atë natë dhe e kryqëzuan. Më pas i vendosën një kurorë gjembash në kokë. Jehudët treguan hapur se ishin ata që e bënë një krim të tillë, madje krenoheshin me këtë vepër. Shumë grupacione të krishtere të palogjikshëm e të paditur, e besuan këtë teori të tyre, përveç atyre që ishin në shtëpi së bashku me Mesihun, të cilët ishin dëshmitarë se ai u ngrit në qiell. Ndërsa pjesa tjetër menduan ashtu si jehudët, pra, se i kryqëzuari ishte vetë Isai. Por Allahu i Madhëruar e qartësoi çështjen e Isait në Librin që ia zbriti Profetit të tij të dashur, Muhamedit ﷺ . Allahu i Lartësuar, i Cili është më i vërteti në Fjalët e tij dhe i gjithëdituri për të fshehtat, për atë që ishte në të shkuarën dhe atë që do të jetë më pas, thotë: - Në fakt, ata as nuk e vranë, as nuk e kryqëzuan, por ashtu iu duk. - Domethënë, ata panë dikë tjetër, që i ngjante Isait dhe e kryqëzuan, duke menduar se ishte Isai, prandaj i Lartësuari thotë: - Ata që nuk pajtohen për çështjen e tij janë gjithë dyshime për të. Ata nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, por veç hamendësime. - Këtu flitet për ata jehudë të cilët pretenduan se e vranë Isain dhe të gjithë ata injorantë të krishterë, të cilët e besuan këtë mashtrim dhe iu dorëzuan këtij versioni. I Madhëruari thotë: - Në të vërtetë, ata nuk e vranë atë. Jo. Allahu e ngriti atë pranë Vetes. Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë. - Allahu është i Plotfuqishmi, Krenari e Ngadhënjimtari, prandaj askush nuk mund ta cenojë e dëmtojë atë që Allahu e mbron. Ai që kërkon strehim në portën e Zotit, kurrë nuk mund të preket nga ndonjë. Allahu është i Urtë në gjithçka që ka përcaktuar e vendosur që të ndodhë e gjithçka që krijon. Atij i takon urtësia absolute dhe argumente t bindëse e të pacenueshme. Ibn Ebu Hatimi sjell shkurtimisht opinionin e Ibn Abasit në lidhje me atë që ndodhi, opinion i cili nuk ndryshon nga ajo që përmendëm më sipër e për faktin se Isai u ngrit në qiell. Ndër të tjera, ai thotë: “Ata, - pra, pasuesit e Isait - u ndanë në tri grupe. Një grup tha: “Vetë Allahu ishte mes nesh, aq sa dëshiroi të qëndronte mes nesh, pastaj u ngrit në qiell.” Këta ishin të ashtuquajturit jakovitë. Një grup tjetër tha: “Mes nesh ishte i Biri i Allahut, i cili qëndroi aq sa dëshiroi, pastaj Allahu e ngriti në qiell.” Këta ishin të ashtuquajturit nestorianët. Ndërsa grupi i tretë tha: “Mes nesh ishte Robi e Profeti i Allahut, i cili qëndroi aq sa dëshiroi Allahu, pastaj Allahu e ngriti atë në qiell.”. Këta ishin muslimanët, ose të dorëzuarit ndaj një Zoti të vetëm. Por dy grupet e para e sulmuan e luftuan grupin e tretë, derisa i vranë ata. Kështu, Islami vazhdoi fshehtas, derisa Allahu i Madhëruar dërgoi Muhamedin.” Ky është një isnad i saktë deri tek Ibn Abasi. Nesaiu - por edhe një numër selefësh - përcjell se Isai u tha atyre: “Kush prej jush pranon që të bëhet shëmbëlltyra ima, të ekzekutohet në vendin tim dhe të jetë shoqëruesi im në Xhenet?” Dishepujt ishin 12 burra: Fertusi, Jakubis.... Ibn Is'haku tregon: “Më është thënë se, ndër 13 burrat që shoqëronin Isain, ishte edhe një burrë që quhej Serxhis. Pra, thuhet se ishin 13 burra, përveç Isait. Të krishterët e mohojnë që ky njeri të ketë qenë nga dishepujt, madje mëtojnë se ishte pikërisht ky njeri që u tregoi jehudëve vendin ku qëndronte Isai. Kështu, - thotë Ibn Is'haku, - nuk e di nëse ky burrë ishte njëri nga të dymbëdhjetët apo ishte i trembëdhjeti.” Thuhet, gjithashtu, se ishte pikërisht ky ai që atyre u përngjau me Isain dhe që e kryqëzuan. Ata që e kapën Isain nuk e njihnin atë, madje paguan Judën 30 dirhemë, që t’ua tregonte, kur të përballeshin me të. Ai u tha: “Kur të hyni ju, unë do të shkoj ta puth atë. Kur ta puth, ju do ta mësoni kush është, dhe atëherë kapeni!” Por kur ata hynë, Isai ishte ngritur në qiell, prandaj Juda pa Serxhisin me pamjen e Isait dhe, pa dyshuar aspak se ai ishte Isai, shkoi dhe e puthi atë. Kështu ata e morën dhe e kryqëzuan atë. Pas kësaj ngjarjeje, Juda ndjeu keqardhje dhe pendesë për këtë që ndodhi, prandaj vari veten me litar. Ai tashmë është i mallkuar nga të krishterët. Disa të krishterë besojnë se ishte Juda ai që u përngjau si Isai, prandaj ata e kryqëzuan në vend të tij. Kur e kryqëzuan, ai thoshte: “Nuk jam unë ai që kërkoni! Unë jam ai që ju tregova vendin ku ai qëndronte!” Sidoqoftë, Allahu e di më mirë për atë që ka ndodhur vërtet. Këshu, Isa u ngrit në qiell i gjallë. Allahu i Madhëruar thotë: - Çdo ithtar i Librit ka për t’i besuar Isait para vdekjes së tij dhe Ditën e Kiametit, ai do të dëshmojë kundër tyre. - Ibn Xheriri ka thënë: “Dijetarët e tefsirit kanë dhënë mendime të ndryshme për kuptimin e këtij ajeti. Disa prej tyre kanë thënë se kuptimi është: “...para vdekjes së Isait.” Sipas këtij kuptimi, të gjithë ithtarët e Librit kanë për ta besuar Isain kur ai të zbresë për të vrarë Dexhalin, ose Mesihun e rremë. Në atë kohë do të ketë vetëm një besim e një fe, Islami: besimi në një Zot të vetëm e larg çdo idhujtarie, besimi i pastër i Ibrahimit ﷺ. Cilët janë ata që kanë dhënë këtë shpjegim? Nga Ibn Abasi dhe Seid Ibn Xh ubejri përcillet të kenë thënë: Allahu i Madhëruar thotë: “Çdo ithtar i Librit ka për t’i besuar Isait para vdekjes së tij...”, domethënë, para vdekjes së Isait. Po kështu edhe El Afiju sjell një thënie të ngjashme nga Ibn Abasi. Ebu Maliku shpjegon: “Kj do të ndodhë kur Isai të zbresë në tokë. Para vdekjes së tij, nuk do të mbetet askush prej ithtarëve të Librit pa besuar në të.” Ky është mendimi më i saktë dhe i vërtetë, siç do ta vërtetojmë me argumentet të prera më pas, në dashtë Allahu i Madhëruar! Vetëm tek Ai e kemi besimin dhe vetëm Atij i mbështetemi e kërkojmë ndihmë! Në fakt, janë thënë edhe shpjegime të tjera, por - sikurse thamë më lart, - ky është mendimi më i saktë. Ky është edhe kuptimi që del nga analiza që mund t’i bëjmë kontekstit të ajeteve. Ajetet hedhin poshtë pretendimin e jehudëve për vrasjen e Isait. Ai ishte një mashtrim, që të krishterët, me paditurinë e tyre, e morën për të vërtetë. Allahu i Madhëruar na bën të qartë se çështja nuk qëndron aspak ashtu. Atyre iu përngjau sikur e vranë Isain, por në të vërtetë ata vranë atë që i shëmbëllete atij dhe madje nuk ishin të sigurt në këtë. Allahu i Madhëruar e ngriti Isain të gjallë pranë Vetes. Isai do të zbresë përsëri në tokë para Ditës së Kijametit, siç tregojnë për këtë hadithe të shumta, disa prej të cilëve do t’i sjellim më pas, në dashtë Allahu i Madhëruar! Kur të zbresë në tokë, Isai do të thyejë kryqet, do të zhdukë derrat, do të zhvlerësojë xhizjen, domethënë nuk do ta pranojë atë nga pasuesit e feve të tjera dhe nuk do të pranojë nga askush fe tjetër veç fesë islame; pra, ose Islam, ose shpatën. Qëllimi këtu është që të pohojmë faktin se Isai (a.s.) është tashmë i gjallë në qiell dhe do të zbresë përsëri në tokë përpara Ditës së Kijametit, për të përgënjeshtruar shpifjet e jehudëve dhe të krishterëve në lidhje me të, besimet e fjalët e të cilëve janë kontradiktore. Jehudët e fyen e shpifën për Isain dhe nënën e tij të pastër me fjalë shumë të rënda e të shëmtuara. Ndërsa krishterët e mbilëvduan figurën e Isait, duke e ngritur në një gradë që nuk i takon. Në vend që ta pranonin si një profet të zgjedhur të Zotit, e ngritën në gradën e hyjnores dhe e trajtuan si zot. I lartësuar qoftë Allahu nga shpifjet e trillimet e zullumqartëve dhe të paditurve! Nuk ka tjetër të adhuruar me meritë veç Tij! Disa hadithe të sakta që flasin për zbritjen e Isait në tokë, para Ditës së Kijametit në kohën e fundit dhe se ai do ti ftojë njerëzit në adhurimin e Allahut si një të vetëm e të pashoq. - Buhariu sjell hadithin nga Ebu Hurejra, që rrëfen se Profeti i Allahut ka th ënë: 873 . “Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im! Pritet që ndër ju të zbresë Isai, i biri i Merjemes, i cili do të gjykojë me drejtësi. Ai do të thyejë kryqin, do të vrasë derrat dhe do të zhverësojë xhizjen. Në atë kohë do të shp ërndahet pasuri e madhe, aq sa askush nuk do të pranojë sadaka. Në atë kohë, një sexhde për Allahun do të jetë më e mirë se e gjithë dynjaja dhe çfarë ka në të.” Pastaj, - thotë Ebu Hurejra - lexoni, nëse dëshironi, fjalën e Allahut, kur thotë: “Çdo ithtar i Librit ka për t’i besuar Isait para vdekjes së tij, nd ërsa Ditën e Kijametit, ai do të dëshmojë kundër tyre.”“ Me këto fjalë e ka sjellë edhe Muslimi. - Buhariu dhe Muslimi kanë përnxjerrë një hadith, që e sjell edhe Ibn Merde uejhi, nga Ebu Hurejra, i cili rrëfen se Profeti i Allahut ka thënë: 874 . “Pritet që ndër ju të zbresë Isai, i biri i Merjemes, i cili do të gjykojë me drejtësi. Ai do të vrasë Dexhalin, do të vrasë derrat, do të thyejë kryqin dhe do të zhveftësojë xhizjen. Në atë kohë do të shpërndahet pasuri e madhe dhe sexhdja do të jetë vetëm për Allahun, Zotin e botëve.” Ebu Hurejra tha: “Lexoni nëse dëshironi, fjalën e Allahut, kur thotë: “Çdo ithtar i Librit ka për t’i besuar Isait para vdekjes së tij ...”, pra, para vdekjes së Isait. Ebu Hurejra e përsëriti këtë tri herë.” - Përmes një rruge tjetër transmetimi, Imam Ahmedi tregon nga Ebu Hurejra se Profeti i Allahut ka thënë: 875. “Isai, i biri i Merjemes, ka për ta ngritur zërin me telbije, duke ardhur nga viset e Rauhâs, për të kryer haxhin ose umren, ose për të dyja bashkë.” Kështu e ka sjellë këtë hadith Muslimi, në versionin që e ka përnxjerrë i vetëm ai. - Buhariu sjell hadithin nga Ebu Hurejra se Profeti i Allahut ka thënë: 876. “E si do të jetë gjendja juaj kur ndër ju të zbresë Isai, i biri i Merjemes, dhe imami që do t’ju prijë do të jetë nga mesi juaj, prej jush.” - Përmes një rruge tjetër transmetimi, Imam Ahmedi tregon nga Ebu Hurejra se Profeti i Allahut ka thënë: 877. “Profetët janë vëllezër nga nëna të ndryshme. Nënat e tyre janë të ndryshme, por feja e tyre është një. Unë jam më i afërti me Isain, birin e Merjemes, sepse mes meje dhe tij nuk ka patur asnjë profet. Ai do të zbresë dhe, kur të vijë, duhet ta njihni atë. Ai është një burrë me gjatësi mesatare, me ngjyr ë mes të kuqes dhe të bardhës. Do të ketë veshur dy roba mumassaran (të endura në vegjë, e të ngjyera me një ngjyrë të lehtë të verdhë në të kuqërremtë.) Koka (e flokët e tij) duket sikur pikon ujë, edhe pse nuk është e lagur. Ai do të shtypë (e thyejë) kryqin, do të vrasë derrat, do të zhvleftësojë xhizjen dhe do t’i ftojë njerëzit në Islam. Në kohën e tij, Allahu do t’i zhdukë të gjitha fetë, përveç Islamit. Në kohën e tij, Allahu do të vrasë Dexhalin. Atëherë, paqja do të mbulojë tokën, aq sa luanët do të kullosin së bashku me devetë, tigrat me lopët e egra, ujqërit me delet dhe fëmijët do të luajnë me gjarpërinj, të cilët nuk do t’i dëmtojnë aspak. Ai do të qëndrojë 40 vjet, pastaj do të vdesë dhe muslimanët do të falen për të (namazin e xhenazes).” Kështu e ka transmetuar edhe Ebu Daudi. - Muslimi sjell hadithin në Sahih-un e tij nga Nuvas Ibn Semani, i cili ka thënë: 878. “Profeti na tregoi një ditë për Dexhalin dhe e përçmoi atë, por edhe na frikësoi për fitnen e tij, aq sa menduam se ishte pranë, te parcelat e palmave. Kur shkuam tek ai, e ndjeu shqetësimin tonë, që na dukej qartë në fytyrë dhe tha: “Çfarë keni kështu?!” Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut! Ti na përmende Dexhalin një ditë dhe e përçmove por edhe na frikësove (hafeda dhe rafea), aq sa menduam se ishte pranë, te parcelat e palmave.” Ai tha: “Tjetër gjë kam frikë për ju, më shumë sesa Dexhali... . Nëse ai del e unë jam ndër ju, unë do t’i kundërvihem atij për ju. E nëse del kur nuk jam unë ndër ju, secili do t’i kundërvihet vetë, se është Allahu Ai që kujdeset për çdo musliman. Ai është një i ri, me flokë me kaçurrela shumë të imta e të dendura, njëri sy i të cilit është si i nxjerrë. Ai i ngjan shumë me Abdul Uzza Ibn Katni. Ai që e arrin kohën e tij, le t’i lexojë atij fillimin e sures El Kehf. Ai do të shfaqet në një vend mes Shamit dhe Irakut. Ai do të shkaktojë shkatërrime shumë të mëdha ngado që do të shkojë . O robërit e Allahut, qëndroni të palëkundur (në besimin e pastër) e bëni durim!” Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut! Po, sa do të qëndrojë ai në tokë?” - “Dyzet ditë. Dita e parë do të jetë si vit, dita e dytë si muaj, dita e tretë si javë dhe ditët e tjera do të jenë si ditët tuaja.” - “O i Dërguari i Allahut, po atë ditë që do të jetë si vit, a na mjafton të falim vetëm namazet e një dite?” Ai tha: “Përcaktojeni me përafërsi kohën e namazeve.” - “O i Dërguari i Allahut! Po si do të jetë lëvizja e tij e shpejtë nëpër tokë?” - “Si shiu, që e shtyn era e fortë. Ai do të shkojë në një popull për t’i ftuar (në rrugën e tij) dhe ata do ta besojnë dhe pranojnë ftesën e tij. Atëherë, ai do të urdhërojë qiellin, dhe nga qielli do të bjerë shi; do të urdhërojë tokën, dhe toka do të nxjerrë bimësi. Bagëtitë do të kthehen të fryra nga kullotat (më të mira), me gjinjtë të mëdha e plot qumësht dhe bark të fryrë (të ngopura, të shëndosha dhe plot mish). Më pas, ai do të shkojë në një popull tjetër, për t’i ftuar (në rrugën e tij), por ata do ta refuzojnë ftesën e tij. Atëherë, ai largohet prej tyre dhe i lë në thatësirë e me duar bosh, pa asnjë pasuri. Dexhali do të kalojë pranë një vendi të shkretuar dhe do të thotë: “Nxirri të gjitha thesaret e tua!” Dhe aty do të dalin thesare, që e ndjekin atë nga pas, si tufat e bletëve (që ndjekin mbretëreshën). Pastaj ai fton një djalosh plot jetë e gjallëri, e gjuan me shpatë dhe e ndan më dysh, duke ia larguar dy pjesët aq sa një hedhje shigjete. Pastaj e thërret për të ardhur pranë tij dhe ai i shkon, me fytyrën që i ndriçon dhe duke buzëqeshur. Pikërisht në këtë gjendje, Allahu zbret Mesihun, birin e Merjemes, i cili zbret tek Minarja e Bardhë, në lindje të Damaskut, i veshur me dy rroba të ngjyera me bojë, duke u mbajtur në krahët e melekëve. Kur e ul kokën poshtë, flokët i pikojnë ujë, ndërsa kur e ngre kokën, nga flokët e tij duket sikur bien pika uji, që shndrisin si diamante. Çdo mosbesimtar që e kap fryma e Isait, ka për të vdekur; dhe fryma e tij shkon aq larg, sa shikimi i tij. Ai e kërkon Dexhalin, derisa e arrin në portën e Luddit, dhe atje e vret atë. Pastaj Isai (a.s.) shkon e takon shumë njerëz, që Allahu i ka shpëtuar nga sprova e Dexhalit dhe, duke ua fshirë fytyrat, u tregon për vendin e tyre në Xhenet. Në atë gjendje, Allahu i shpall Isait: “Unë kam nxjerrë disa njerëz, me të cilët askush nuk mund të përballet në luftë. Për këtë arsye, mblidhi robërit e Mi në Tur.” Atëherë, Allahu nxjerr jexhuxhët dhe mexhuxhët, të cilët derdhen me furi nga çdo luginë. Të parët që dalin prej tyre kalojnë në liqenin e Taberies dhe e pinë atë. Kur të kalojnë të fundmit e tyre, do të thonë: “Këtu dikur ka pasur ujë!” Isai dhe shokët e tij qëndrojnë të izoluar, aq sa në ato kohë të vështira, një kokë demi do të jetë më e shtrenjtë se 100 dinarë floriri për ju sot. Atëherë, Isai dhe shokët e tij i luten Allahut për çlirim nga kjo bela, dhe Allahu i Madhëruar bën që në qafat e tyre të dalë një lloj krimbi, pas të cilit ata gdhijnë të gjithë të vrarë, si të ishin një njeri i vetëm. Pas kësaj, Isai (a.s.) dhe shokët e tij zbresin në tokë, të cilën e gjejnë të mbushur me kufomat dhe erën e tyre të keqe. Isai (a.s.) dhe shokët e tij i luten edhe një herë Allahut dhe Ai dërgon disa zogj me qafa të gjata, si qafa devesh buħt (deve të lindura nga kryqëzimi i deveve arabe me joarabe, të cilët janë me qafa të gjata), dhe ato i marrin kufomat dhe i hedhin ku të dëshirojë Allahu. Më pas, Allahu dërgon një shi, nga i cili nuk mund të të mbrojë as shtëpia prej balte dhe as ajo prej leshi (deveje), dhe e lan tokën, derisa e bën atë si pasqyrë. Pastaj tokës do t’i thuhet: “Nxirri frutat dhe u ktheftë begatia jote!” Atë ditë, disa burra do të ngopen me një shegë dhe do të mund të qëndrojnë nën hijen e lëvores së saj. Allahu sjell begati në kafshët e qumështit, aq sa një mjelje deveje mjafton për një grup shumë të madh njerëzish. Kur të jenë në këtë gjendje, Allahu dërgon një erë të mirë, e cila u kalon nën sqetulla dhe merr shpirtin e çdo besimtari dhe çdo muslimani, derisa në tokë mbeten vetëm krijesat më të këqija, që çiftohen njëlloj si gomerët (haptazi nëpër rrugë). Në kohën e tyre do të ndodhë Kijameti.” Hadithin e sjell Imam Ahmedi dhe autorët e Sunen-eve. - Ahmedi sjell hadithin nga Mexhmea Ibn Xharije, i cili ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: 879. “Isai, i biri i Merjemes, e vret Mesihun e rremë në portën e Ludit - ose përbri Ludit” Kështu e ka përcjell Tirmidhiu, i cili ka thënë që ky është një hadith i saktë. Për sa u përket haditheve ku përmendet vetëm Dexhali (pa Isain), janë të shumta. Ata i gjen në librat përmbledhës të haditheve sahih, ĥasen, në Mesânid-e etj. - Imam Ahmedi sjell hadithin nga Hudhejfe Ibn Usejd el Gifari, i cili ka thënë: 880 . “Profeti i Allahut erdhi tek ne nga Arafati, kur ne po kujtonim e flisnim për Orën e Kijametit. Ai tha: “Kijameti nuk do të ndodhë derisa të shihni dhjetë shenja: “Lindja e diellit nga perëndimi, tymi, dalja e kafshës, dalja e jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, zbritja e Isait, birit të Merjemes, dalja e Dexhalit, tri tronditje të mëdha: një në lindje, një në perëndim dhe një në Gadishullin Arab; dhe një zjarr që do të dalë nga thellësitë e Adnit, i cili do të grumbullojë bashkë njerëzit. Ai qëndron gjatë natës, kur njerëzit pushojnë, por edhe gjatë ditës, kur njerëzit pushojnë (për gjumin e ditës).” Dexhali dhe ushtarët e tij do të jenë jehudë Në disa hadithe që Abdur -Rahman el Muharibi sjell nga Ismail Ibn Rafi’ thuhet: 881. “...Umu Shurejku pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Po arabët ku do të jenë në atë kohë?” Ai tha: “Ata do të jenë të pakët në atë kohë. Shumica e tyre do të jenë të mbledhur në Bejt el Makdes. Imami i tyre në atë kohë do të jetë një burrë i mirë. 219 Kur të dalë imami për t’u prirë në namazin e sabahut, atëherë zbret Isai i biri i Merjemes. Imami tërhiqet mbrapsht, për t’i lënë vendin Isait për të prirë në namaz, por Isai vendos dorën mes shpatullave të tij dhe i thotë: “Vazhdo na prij në namaz, se për ty u thirr ikameti!” Atëherë imami vazhdon e fal namazin me ta. Pasi mbarojnë namazin, Isai thotë: “Hapeni portën! Kur e hapin, shohin se përpara portës qëndron Dexhali, bashkë me të cilin janë 70 mijë jehudë; të gjithë kanë shpata të stolisura dhe shalle (tajlesan) në kokë. Sapo Dexhali sheh Isain, fillon e tretet si kripa në ujë dhe vrapon të largohet. Atëherë, Isai thotë: “Unë kam për të të dhënë një goditje, së cilës nuk mund t’i shpëtosh!” Dhe e arrin në portën Ludd, në lindje (të Bejt el Makdes), ku edhe e vret atë. Kështu, Allahu i Madhëruar i poshtëron jehudët. Atëherë, çdo krijesë e Allahut: pemët, gurët, muret apo kafshët, pas së cilës jehudët do të mundohen të fshihen, Allahu do ta bëjë që të flasë e të thotë: “O robi i Allahut, o musliman! Këtu pas meje është një jehud! Eja dhe vrite atë!” Përveç shkurres gharkad (Lycium), e cila është pema e jehudëve dhe nuk do të flasë...” Janë të shumta hadithet muteuatir 220 nga Profeti, që vijnë nga Ebu Hurejra, Ibn Mesudi, Uthman Ibn Ebil Asi, Ebu Umame, Neuras Ibn Seman, Abdullah Ibn Am r Ibn Asi, Mexhmea Ibn Xharije, Ebu Shurejha, Hudhejfete Ibn Usejd, - Allahu qoftë i kënaqur me ta! Në to tregohet me hollësi për mënyrën si do të zbresë Isai në tokë, vendi ku do të zbresë dhe tregohet se do të jetë në Sham, madje më konkretisht, në Damask, në Minaren Lindore. Tregohet, gjithashtu, se kjo do të ndodhë në kohën e namazit të sabahut. Isai do të vrasë derr at, do të thyejë kryqin, do të zhvlerësojë xhizjen dhe nuk do të pranojë fe tjetër nga njeri përveç Islamit, sikurse u cituan me lart hadithet në dy Sahih -ët. Në atë kohë do të bien poshtë të gjitha arsyetimet e krishterëve dhe do të hiqen të gjitha paqartësitë dhe dyshimet e tyre nga zemrat, prandaj të gjithë do të hynë në fenë islame, duke pasuar Isain. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë: “Çdo ithtar i Librit ka për t’i besuar Isait para vdekjes së tij...” Ky i ngjan ajetit tjetër, ku Allahu i Lartësuar thotë: “Ai (Isai) është parashenjë e Kijametit, prandaj kurrsesi mos dyshoni në të (në Ditën e Kijametit) , por pasoni rrugën time. Kjo është rruga e drejtë!” Ky ajet është lexuar edhe: “ le alemun lis -sâ’ah”, domethënë: “ai do të jetë argument e tregues për afrimin e Kijametit”. Me zbritjen e Isait, Kijameti është shumë afër, sepse ai zbret pas daljes së Dexhalit dhe e vret atë. Në hadith të saktë është thënë se: “Për çdo sëmundje, Allahu ka sjellë edhe shërimin (ilaçin) e saj.” Në kohën e Isait do të dalin jexhuxhët dhe mexhuxhët, të cilët Allahu i shkatërron me lutjen e begatshme të Isait, pikërisht atëherë kur ata duken më të fuqishëm se kurrë, siç thotë Zoti: “Kur të hapet ajo (penda) e jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, ata do të vërshojnë me shpejtësi nga çdo bregore.” [Enbija 96]. Përshkrimi i Isait Muslimi sjell hadithin nga Ibn Umeri, që rrëfen se Profeti i Allahut ka thënë: 882. “Në ëndërr, Allahu më tregoi një pamje në Qabe. Pashë një burrë pak esmer, nga më të bukurit esmerë që mund të shohësh. Flokët e gjatë i binin mes dy shpatullave. Flokët i kishte të drejtë (të shtrirë), koka e tij sikur pikonte ujë. Ai kishte vendosur duart në shpatullat e dy burrave dhe bënte tavaf rreth Qabes. Unë, - thotë Profeti - pyeta: “Kush është ky?” - “Ai është Mesihu, biri i Merjemes”, - më thanë. Pas tij, pashë një burrë me flokë shumë kaçurrela të imëta, që syrin e djathtë e kishte të verbër, shumë i ngjashëm me birin e Kutunit 221. Ai kishte vendosur duart në shpatullat e një burri dhe bënte tavaf rreth Qabes. Unë pyeta: “Kush është ky?” - “Ai është Mesihu Dexhal”, - më thanë.” Nga Ibn Umeri është përcjellë se ka thënë që “Isai do të qëndrojë 7 vjet.” Për të bërë një harmonizim mes këtij transmetimi dhe hadithit tjetër, ku thuhet se Isai do të qëndrojë dyzet vjet në tokë, mund të themi se: periudha dyzetvjeçare përfshin qëndrimin e Isait në tokë, para ngritjes në qiell dhe pas zbritjes në tokë, pasi është transmetuar saktësisht se kur ai u ngrit në qiell ishte 33 vjeç. Kështu, nëse i shtojmë kësaj edhe 7 vitet që do të qëndrojë kur të rikthehet në tokë, bëhen 40 vite të plota. Megjithatë, në hadithin që Abdur -Rahman Ibn Ademi përcj ell nga Ebu Hurejra thuhet se: 883. “Isai do të qëndrojë në tokë 40 vite pas zbritjes së tij, pastaj do të vdesë dhe muslimanët do të falen për të (namazin e xhenazes).” Këtë hadith ka sjellë Imam Ahmedi dhe Ebu Daudi. Hafidh Ebu Kasim Ibn Asakiri, kur flet për jetën e Isait në “Historinë” e tij, ndër të tjera citon disa selefë, se Isai do të varroset pranë Profetit ﷺ .Sidoqoftë, Allahu është më i ditur. - dhe Ditën e Kijametit, ai do të dëshmojë kundër tyre. - Katadja ka thënë: “Ai do të dëshmojë se ua kumtoi mesazhin e Zotit njerëzve dhe se iu përul Allahut, duke e adhuruar Atë dhe duke dëshmuar se është i vetmi që meriton adhurimin. Kjo i ngjan fjalës së Allahut: “Allahu do të thotë: “O Isa, biri i Merjemes! Ti, vallë, u the njerëzve: “Më besoni mua dhe nënën time si dy zota veç Allahut!?” Ai do të thotë: “Qofsh i lartësuar (o Zoti im) ! Kurrë nuk mund ta thosha unë atë për të cilën nuk kam asnjë të drejtë. Po ta kisha thënë atë, Ti do ta kishe ditur. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, ndërsa unë nuk e di atë që është tek Ty. Ti i di të gjitha të fshehtat. Unë nuk u kam thënë atyre asgjë tjetër, veç asaj që Ti më urdhërove: “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Unë isha dëshmitar i tyre, sa isha ndër ta. Por pasi Ti më more mua, ishe Ti mbikëqyrësi i tyre. Ti je Dëshmitar për gjithçka.” Nëse Ti i ndëshkon ata, ata janë robërit e Tu. E nëse i fal ata, Ti je i Plotfuqishmi e i Urti.” [Maide 116 - 118].

Mus'haf Hape →
Saf 61:14 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… së tij, duke e ngritur jashtë kufijve të vendosur nga Zoti, madje duke e konsideruar atë edhe si Zot. Ata u ndanë në grupe dhe fraksione të shumta, në lidhje me …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “O ju që keni besuar! Bëhuni ndihmës të rrugës së Allahut, sikurse Isai, biri i Merjemes, u tha dishepujve: “Kush do të jetë ndihmësi im në rrugën e Allahut?” - Allahu i Lartësuar i urdhëron robërit e Tij besimtarë që të bëhen ndihmës të rrugës së Tij, në të gjitha gjendjet, me fjalët, veprat, me jetën dhe pasuritë e tyre. Ai i urdhëron që t’i përgjigjen Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ashtu sikurse iu përgjigjën dishepujt Isait (a.s), kur ai u tha: “Kush do të jetë ndihmësi im në rrugën e Allahut? Kush do të më ndihmojë në misionin, me të cilin më ka ngarkuar Zoti, në ftesën e njerëzve në rrugën e Allahut të Lartësuar? - “Dishepujt i thanë: “Ne do të jemi ndihmësit e Rrugës së Allahut!” - Pasuesit e Isait (a.s) i thanë: “Jemi ne ndihmësit e tu, për të kumtuar Shpalljen, që t’u dha për ta shpërndarë ndër njerëz.” Për këtë arsye, Isai i dërgoi ata si ftues të njerëzve në adhurimin e Zotit në vendet e Shamit, mes judejve dhe grekëve. Edhe Profeti i Allahut tha gjatë ditëve të haxhit: 2668. “A ka ndonjë burrë, që të më strehojë dhe të më ndihmojë që të kumtoj Shpalljen e Zotit tim, sepse kurej - shët më penguan ta përcillja Shpalljen e Zotit tim.” Kështu, Allahu i Lartësuar i mundësoi që dy fiset Eus dhe Hazrexh të Medinës t’i jepnin besën dhe t’i bëheshin krah e mbrojtës kundër çdo të ziu dhe të kuqi, nëse ai do të emigronte dhe shpërngu - lej tek ata. Kur ai emigroi drejt tyre së bashku me sahabët, ata burra iu përmbajtën besës që i kishin dhënë Profetit .ﷺPër këtë arsye, Allahu i Lartësuar dhe Profeti i Tij i quajtën ata si “ ensarë” - ndihmës. Ky u bë një emërtim i njohur në mënyrë të veçantë për ta, - Allahu qoftë i kënaqur prej tyre dhe i kënaqtë ata me mirësitë e Tij! - “Disa prej bijve të Izraelit besuan e disa të tjerë kundërshtuan. ” - Një grup e pra - nuan dhe u udhëzuan në fenë që solli Isai (a.s), por një grup tjetër devijuan dhe u larguan nga udhëzimi i Tij. Madje, ata shpi - fën për nënën e tij të ndershme, dhe këtu bëhet fjalë për jehudët (mallkimet e njëpas - njëshme qofshin mbi ta, aq sa të dëshirojë Allahu i Madhëruar!) Nga ana tjetër, ishin edhe një grup, të cilët e tepruan dhe kështu devijuan nga rruga e Isait (a.s). Ata e te - pruan me lëvdimin dhe lartësimin e figurës së tij, duke e ngritur jashtë kufijve të vendosur nga Zoti, madje duke e konsideruar atë edhe si Zot. Ata u ndanë në grupe dhe fraksione të shumta, në lidhje me besimin që kishin rreth Isait. Disa thonë se ai është biri i Zotit, të tjerë thonë që ai është pjesë e Trinisë “Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë”, e disa thonë që ai është vetë Zoti! Allahu na ruajtë nga të tilla devijime! - “Ata që besuan, Ne i përkrahëm kundër armiqve të tyre ... ” - Besimtarëve të vërtetë, që iu përmbajtën besimit të drejtë e të vërtetë, u dhuruam triumfin ndaj grupeve të tjera, që ju kundërvunë dhe i luftuan. - “... dhe ata fituan.” - Pasuesit e besimit të vërtetë të Isait fituan mbi çdo grupacion të devijuar, në lidhje me besimin rreth Isait (a.s.). Kjo ndodhi pas dërgimit të Muhame - dit ﷺ .Pasuesit e të vërtetës, që ai solli nga Zoti, triumfuan mbi të gjithë dhe nxorën në pah të vërtetën. Ibn Xhafer Ibn Xheriri (Allahu e mëshiroftë!) sjell nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej atyre të dyve!) këtë histori: “Kur Allahu i Lartësuar deshi ta ngrinte Isain në qiell, ai doli mes shokëve të tij, ndërkohë që koka i pikonte ujë. Në shtëpi me të ishin dymbëdhjetë burra. Ai tha: “Me të vërtetë, mes jush është dikush që do të më mohojë mua dymbëdhjetë herë, pasi ka deklaruar se më beson.” Pastaj tha: “Cili prej jush do të pranojë që t’i mvishet shëmbëlltyra ime dhe të vritet në vendin tim, që pastaj të jetë së bashku me mua, në gradën time?” U ngrit një djalosh, prej më të rinjve në moshë, dhe tha: “Unë jam ai.” Atëherë Isa i tha: “Ulu.” Pastaj e përsëriti ftesën dhe përsëri u ngrit djaloshi, i cili tha: “Unë jam ai”. Isai i tha sërish të ulej. Pastaj ua përsëriti atyre ftesën, dhe përsëri u ngrit djaloshi, i cili tha: “Unë jam ai”. Atëhërë, Isa tha: “Po, ti je ai.” Kështu, atij iu mvesh pamja e Isait dhe ai dukej sikur të ishte vërtet Isai. Në atë moment, tavani i shtëpisë u hap dhe Isai, që tashmë e kishte kapur një dremitje, u ngrit në qiell në atë gjendje. Kështu, erdhën të dërguarit e jehudëve, të cilët vranë dhe kryqëzuan djaloshin. Më pas njerëzit u ndanë në tri grupe. Një grup tha: “Mes nesh ishte Vetë Allahu, i Cili qëndroi aq sa dëshiroi të qëndronte, pastaj u ngrit në qiell.” Këta ishin të ashtuquajturit jakovitë. Një grup tjetër tha: “Mes nesh ishte i Biri i Allahut, i cili qëndroi aq sa dëshiroi, pastaj Allahu e ngriti në qiell.” Këta ishin nesto - rianët. Ndërsa grupi i tretë tha: “Mes nesh ishte Robi e Profeti i Allahut, i cili qëndroi aq sa dëshiroi Allahu, pastaj Allahu e ngriti atë në qiell.”. Këta ishin muslimanët ose të dorëzuarit ndaj një Zoti të vetëm. Por dy grupet e para e sulmuan e luftuan grupin e tretë, derisa i vranë ata. Kështu, Islami vazhdoi fshehtas, derisa Allahu i Madhëruar dërgoi Muhamedin.” [Hadithin e sjell Nesa - iu]. Kështu, umeti i Muhamedit ﷺ do të vazhdojë të jetë i shfaqur dhe ta mbajë lart të vërtetën, derisa të vijë urdhri i Zotit. Ata do të vazhdojnë të jenë në këtë gjendje, duke e shfaqur dhe përhapur të vërtetën, derisa, në fundin kohës, brezi i fundit i tyre, së bashku me Isain, Mesihun e të vërtetës (Paqja e Zotit qoftë mbi të!), do të luftojnë kundër Dexhalit. Për këtë kanë ardhur hadithe të sakta. Allahu i Lartësuar është më i ditur për gjithçka. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Saf. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja. Vetëm Ai ofron mbrojtje nga çdo e keqe dhe vetëm Atij i mbështetemi për t’u ruajtur dhe arritur çdo të mirë!

Mus'haf Hape →
Isra 17:110 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… është që për çdo rast të përzgjedhësh emrin më të përshtatshëm me lutjen. - E ti mos e ngri zërin (duke kënduar) në namazin tënd dhe as mos e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Thuaj: “Lutuni (me emrin) Allah ose lutuni (me emrin) Er Rahman - me cilindo (prej emrave) që t'i luteni, emrat e Tij janë më të bukurit. - Me cilindo emër që ta lusni Allahun, emrat e Tij janë të gjithë të bukur. Allahu thotë: “…emrat e Tij janë më të bukurit.” Ai nuk ka asnjë emër jo të bukur ose të tillë që të jetë e ndaluar ta thërrasësh me të. Të gjithë emrat e Tij janë të bukur, prandaj me cilindo emër t’i drejtoheni Atij, ka për t’u realizuar qëllimi. E mira është që për çdo rast të përzgjedhësh emrin më të përshtatshëm me lutjen. - E ti mos e ngri zërin (duke kënduar) në namazin tënd dhe as mos e ul tepër në të,... - As mos e ngre lart zërin gjatë leximit të Kur'anit dhe as ta ulësh fare atë. Të dyja rastet janë të qortueshme. Ngritja e zërit gjatë leximin e Kur'anit ndoshta i bën mohuesit e Kur'anit të tallen me të, me fenë dhe me Profetin (a.s). Por edhe nëse e ul zërin fare, atëherë nuk arrijnë të përfitojnë ata që duan ta dëgjojnë e të udhëzohen prej tij. Prandaj Allahu thotë: - ... por kërko mes kësaj një rrugë mesatare”. - Gjej një rrugë të ndërmjetme mes dy rasteve!

Mus'haf Hape →
Merjem 19:56–19:57 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e lëvdon atë me këto cilësi të mrekullueshme. Madje, Ai thotë: - “Ne e ngritëm atë në një gradë të lartë.” - E kemi përmendur edhe më parë, n ë hadithin e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Përmendju në Libër edhe Idrisin! ” - Edhe Idrisi (a.s.) u përmend me lëvdata. - “Ai ishte njeri i sinqertë dhe Profet (i nderuar).” - Allahu i Madhëruar e lëvdon atë me këto cilësi të mrekullueshme. Madje, Ai thotë: - “Ne e ngritëm atë në një gradë të lartë.” - E kemi përmendur edhe më parë, n ë hadithin e saktë të Isras ë, se Profeti i Allahut kaloi pranë Idrisit Natën e Israsë, dhe Idrisi ishte në qiellin e katërt. Muxhahidi ka thënë: “Edhe Idrisi u ngrit lart në qiell, por ai nuk do të kthehet në tokë si Isai (a. s). Ai u ngrit në qiellin e katërt.” Nga Ibn Abasi tregohet se Idrisi ishte rrobaqepës, i cili sa herë që fuste gjilpërën në rrobë, thoshte “Subĥanallah”. Sa herë që vinte mbrëmja, nuk kisht e në tokë njeri më punëmirë se ai. Ndërsa Haseni shpjegon se: “Ne e ngritëm atë në një gradë të lartë”, domethënë, në Xhenet.

Mus'haf Hape →
Zumer 39:42 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e madhe, që e largon njeriun nga kjo jetë. Fakti që Allahu thotë se është Ai që i merr dhe ngre shpirtrat nuk bie ndesh me faktin se Ai ka ngarkuar …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lavdëruar na njofton se Ai është i vetmi që administron dhe rregullon çështjet e robve të Tij, qoftë kur janë zgjuar dhe në aktivitet, qoftë kur janë në gjumë, kur janë gjallë në këtë jetë dhe pas largimit nga kjo jetë. Ai thotë: - Allahu ua merr shpirtrat robve kur u vjen çasti i vdekjes. - Kjo është vdekja e madhe, që e largon njeriun nga kjo jetë. Fakti që Allahu thotë se është Ai që i merr dhe ngre shpirtrat nuk bie ndesh me faktin se Ai ka ngarkuar Melekun e Vdekjes me detyrën e marrjes së shpirtit dhe melekë të tjerë si ndihmës të këtij meleku, siç thotë Zoti në një ajet tjetër: "Thuaj: “Ka për t’jua marrë shpirtrat Meleku i Vdekjes që është caktuar për ju, e pastaj, te Zoti juaj do të ktheheni të gjithë” (për gjykimin dhe shpërblimin me drejtësi)”. [Sexhde 11]. Pra, nuk ka asnjë kontradiktë në këtë mes, sepse ndonjëherë Allahu ia atribuon këto vepra Vetes së Vet me pozitën e Tij si Ai që kujdeset dhe administron të gjitha çështjet e krijesave dhe herë të tjera ia atribuon ndonjë krijese apo sebepeve, parë nga këndvështrimi se ato janë rregulla dhe ligje që vetë Ai i ka vendosur dhe që funksionojnë me urtësinë e Tij. Allahu ka bërë shkak për çdo pasojë. Ky është ligji shkak-pasojë, që Ai ka vendosur në këtë jetë. - Dhe po kështu, edhe atyre që janë në gjumë e nuk kanë vdekur. - Kjo është vdekja e vogël. Allahu e ngre dhe e mban shpirtin, që ende nuk ka dalë e kaluar në vdekjen e madhe. - Shpirtrat e atyre që u është caktuar vdekja i mban (nuk i kthen), ndërsa shpirtrat e të tjerëve (që nuk u është caktuar vdekja) i lë (të kthehen) , deri në afatin e caktuar. - Kështu, Allahu i Lartësuar i mban ata shpirtra që ka vendosur të kalojnë në ahiret dhe i lëshon disa të tjerë që të vazhdojnë jetën në këtë botë, deri në afatin e caktuar. Ai i lë të vazhdojnë jetën për të marrë të plotë rizkun këtu, derisa të përfundojë koha e tyre. - Vërtet, në këto çështje ka argumente për ata që mendojnë. - Domethënë, për ata njerëz që mendojnë për pushtetin e Tij të plotë për të ringjallur të vdekurit pasi të largohen nga kjo jetë. Kjo tregon se shpirti është diçka që qëndron vetë dhe që përmbajtja e tij është ndryshe nga ajo e trupit. Shpirti është i krijuar nga Zoti dhe nën pushtetin e Tij. Është Ai që vepron në të gjatë jetës, gjatë gjumit të njeriut. Shpirti është diçka Allahu e merr, e ngre, e lëshon, ose e nxjerr nga trupi i njeriut. Shpirtrat e të gjallëve dhe të vdekurve takohen në jetën e berzah-ut dhe tubohen bashkë e komunikojnë. Allahu i Lartësuar i lëshon dhe i kthen mbrapsht shpirtrat e të gjallëve dhe nuk i kthen ata që Ai ka vendosur të vdesin.

Mus'haf Hape →
Huxhurat 49:1–49:3 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… e i Gjithë - ditur.” - Ai është Gjithëdëgjues i fjalëve tuaja dhe i Gjithëditur për qëllimet dhe motivet tuaja. - “O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Përmes këtyre ajeteve, Allahu i Lartësuar edukon adhuruesit e Tij besimtarë, në lidhje me mënyrën se si të sillen me Profetin e Tij. Ai i poros it ata që ta respektojnë, ta nderojnë, ta madhërojnë dhe vlerësojnë lart figurën e Profetit. - “O ju që keni besuar! Mos u ngutni e të dilni para Allahut dhe të Dërguarit të Tij ...” - Për çdo çështje, mos nxitoni të dilni para vendimit të Zotit, por jini pasues të Profetit ﷺ . Në këtë gjykim gjithëpërfshirës futet edhe edukata sheriatike, me të cilën duhet të stolisemi pikë së pari. Kështu vjen në hadithin e Muadhit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), të cilit profeti i Allahut i tha kur e dërgoi në Jemen: 2431. “Me çfarë ligji do të gjykosh njerëzit?” Ai tha: “Me Librin e Allahut të Lartësuar.” Profeti i Allahut vijoi: “Po nëse nuk gjen argument në Librin e Zotit?” Ai tha: “Me Sunetin e Profetit të Allahut.” I Dërguari vijoi sërish: “Po nëse nuk gjen argument në të?” Muadhi tha: “Do të përpiqem të gjykoj me arsyeti - min më të drejtë dhe gjykimin tim më të kujdesshëm.” Atëherë, Profeti e goditi në gjoks dhe tha: “Lavdërimi i takon Allahut, i Cili e udhëzoi lajmëtarin e Profetit të Allahut që të bëjë diçka, që e kënaq Profetin e Allahut.” Këtë hadith e kanë sjellë Ahme - di, Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh. Qëllimi në sjelljen e këtij hadithi është për të kuptuar se Muadhi na tregoi se opinionet dhe gjykimi i njerëzve hyjnë në punë veçse pas kërkimit në argumentet e Kuranit dhe Sunetit. Nëse ai do t’i jepte përparësi logji - kës përpara Kuranit dhe Sunetit, atëherë do të binte ndesh me këtë ajet, i cili thotë që të mos dalim përpara Zotit dhe Profetit të Tij. Ali Ibn Ebu Talha transmeton nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej atyre të dyve!) shpjegimin e këtij të fundit për fjalën e Allahut: “Mos u ngutni e të dilni para Allahut dhe të Dërguarit të Tij ...”, duke thënë: “Pra, mos thoni diçka, që bie ndesh me Librin e Zotit dhe Sunetin e Profetit të Tij.” - “... dhe kni frikë Allahun! ” - Kini frikë Zotin, në lidhje me atë që Ai ju ka urdhëruar që ta bëni. - “Allahu është Gjithëdëgjues e i Gjithë - ditur.” - Ai është Gjithëdëgjues i fjalëve tuaja dhe i Gjithëditur për qëllimet dhe motivet tuaja. - “O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit ... ” - Kjo është një tjetër vlerë, me të cilën Allahu i Lartësuar i edukoi besimtarët, dhe pikërisht urdhri për të mos e ngritur zërin në prani të Profetit ,ﷺ mbi zërin e tij. Buhariu sjell hadithin nga Abdullah Ibn Zubejri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), i cili rrëfen se: 2432. “... tek Profeti ﷺshkoi një delegacion nga fisi Benu Temim. Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i tha Profetit: “Vendos si udhëheqës të tyre El -Ka’ka’ Ibn Mabedin.” Ndërsa Umeri (Allahu qoftë i kënqur prej tij!) propozoi: “Më mirë vendos El-Ekra’ Ibn Habisin.” Ebu Bekri, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tha: “E the këtë thjesht vetëm për të më kundërshtuar mua?” Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) iu kthye: “Jo, nuk doja të të kundërshtoja, por ....”, dhe kështu filluan të polemizonin me njëri-tjetrin, derisa ngritën edhe zërin. Atë - herë zbritën ajetet: “O ju që keni besuar! Mos u ngutni e të dilni para Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe kini frikë Allahun! Allahu është Gjithëdëgjues e i Gjithëditur ...”, deri tek: “... Sikur ata të bënin durim, derisa të dilje vetë, do të ishte më mirë për ta. Allahu është Falës i Madh e Mëshirë - plotë.” Gjithashtu, Buhariu sjell hadithin nga Enes Ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), që tregon se: 2433. “... pasi zbriti ky ajet, Profeti ﷺ nuk po e shikonte më Thabit Ibn Kajsin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) në xhami. Një burrë i tha: “O i Dërguari i Allahut! Do të të tregoj unë se çfarë ka ndodhur me të.” Shkoi tek ai dhe e gjeti në shtëpinë e tij kokulur e të mërzitur, kështu që e pyeti: “Si i ke punët?” Ai tha: “Keq!” Në fakt, Thabiti kishte një zë kumbues kur fliste dhe zëri i tij dëgjohej mbi zërin e Profetit ,ﷺ prandaj tha: “Unë kam ngritur zërin mbi zërin e Profetit ,ﷺ rrjedhimisht më janë fshirë punët e mira dhe kam frikë se do të jem prej banorëve të Zjarrit.” Atëherë, lajmësi shkoi tek Profeti uthsëk aht ia es ,nitibahT rëp uefërr i ehd ﷺ dhe ashtu. Enes Ibn Maliku thotë: “Ai u kthye tek Thabiti sërish, por me një përgë - zim shumë të madh. Profeti ﷺ e porositi: “Shko tek ai dhe thuaji: “Ti nuk je prej banorëve të Zjarrit, por je prej banorëve të Xhenetit.” Këtë version e ka sjellë vetëm Buhariu. Më pas, Allahu i Lartësuar i ndaloi besimtarët që t’i drejtohen Profetit ﷺme ton të vrazhdë, ashtu sikurse ndodh rëndom me të tjerët. Atij duhet t’i flasësh me edukatë, respekt dhe nderim: - “... dhe mos iu drejtoni atij me zë të lartë, sikurse i drejtoheni njëri -tjetrit ...” - Ky i ngjan ajetit tjetër: “Mos iu drejtoni të Dërguarit, sikurse i drejtoheni njëri -tjetrit! Allahu i di ata që largohen tinëz. Prandaj le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) sepse do t’i përfshijë ndonjë sprovë, ose do t’i godasë një dënim i dhembshëm.” [Nur 63]. Dijetarët kanë thënë që është e papëlqyeshme edhe ngritja e zërit pranë varrit të Profetit ,ﷺashtu sikurse ishte e papëlqyeshme që të ngrihej zëri në pra - ninë e profetit kur ishte gjallë, sepse figura e Profetit është e nderuar, qoftë kur ai ishte gjallë, qoftë pas ndërrimit të jetës. Na është transmetuar nga udhëheqësi i besimta -rëve, Umer Ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se një ditë ai dëgjoi dy burra në xhaminë e Profetit ﷺqë ngrinin zërin. Atëherë u shkoi dhe tha: “A e dini se ku jeni?” Pastaj tha: “Nga jeni ju?” Ata i thanë: “Jemi nga Taifi.” Atëherë, Umeri tha: “Po të ishit nga Medina, do t’ju shqepja në dru.” Më pas, Allahu Krenar dhe i Lartësuar thotë: - “... e kështu t’ju asgjësohen veprat tuaja pa e ndier!” - Zoti e ndaloi ngritjen e zërit në prani të Profetit ﷺ ,sepse kjo do të shkaktonte zemërimin e tij, gjë që do të zemëronte edhe Allahun e Lartësuar, dhe kështu do të asgjësoheshin veprat e mira të atij që zemëroi Profetin, pa e kuptuar fare, sikurse ka ardhur hadithi në Sahih: 2434. “Me të vërtetë, dikush thotë një fjalë, që kënaq Allahun e Lartësuar, por që ai nuk i jep rëndësi, megjithatë, për të do të shkruhet dhe bëhet detyrë Xheneti. Po ashtu, dikush thotë një fjalë, e cila zemëron Zotin e Lartësuar, por që ai nuk i jep rëndësi, dhe për shkak të saj, ai do të hidhet në zjarr, më thellë sesa hapësira mes qiellit dhe Tokës.” Më pas, Allahu i Lartësuar porosit që të ulet zëri në praninë e Profetit .ﷺ Ai i udhëzon besimtarët që të stolisen me këtë edukatë të të folurit në praninë e Profetit .ﷺ - “Me të vërtetë, ata që e ulin zërin pranë të Dërguarit të Allahut, Allahu ua ka sprovuar zemrën për të parë devotshmë - rinë.” - Allahu i Lartësuar i pastron ato zemra, për t’i pajisur me këtë stoli kaq të vyer, që është devotshmëria e frikërespekti për Të. Ai i bën ata meritues të kësaj cilësie të lartë. I Lartësuari thotë: - “Për ta ka falje gjynahesh dhe shpër - blim të madh. ” - Imam Ahmedi sjell rrëfi - min nga Muxhahidi se dikush i shkroi Umerit: “O udhëheqësi i besimtarëve! Një burrë nuk i ka dëshirë gjynahet dhe as nuk i shkon mendja për to. A është më i mirë ky apo një tjetër, i cili i dëshiron fort gjynahet, por që njëkohësisht ruhet shumë prej tyre?” Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i tha: “Më i mirë është ai që mbase i dëshiron gjynahet, por në asnjë mënyrë nuk i bën ato, për hir të Zotit.” Pastaj citoi: “Allahu ua ka sprovuar zemrën, për të parë devotshmërinë. Për ta ka falje gjynahesh dhe shpërblim të madh.”.

Mus'haf Hape →
Kehf 18:92–18:96 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… - “Ata i thanë: “O Dhulkarnejn! Jexhu - xhët dhe mexhuxhët po sjellin shkatë - rrime në tokë. A pranon që të të pa - guajmë dhe të na ngresh një mur mes …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Pastaj mori një rrugë tjetër. ” - Duke u nisur nga lindja e tokës, mori një udhë tjetër. - “Vazhdoi derisa arriti mes dy maleve. ” - Ishin dy male pranë njëri -tjetrit, mes të cilëve ishte një hapësirë, nga e cila dilnin jexhuxhët dhe mexhuxhët, për të hyrë në viset mongole, ku shkatërronin, dhunonin, prishnin të mbjellat e gjënë e gjallë. Jexhuxh-mexhuxhët janë njerëz, pasardhës të Ademit (a.s.), sikurse thuhet në dy Sahihët: 1751. “Ebu Said Hudriu tregon se Profeti ﷺ ka rrë fyer: “Allahu i Madhëruar do të thotë (Ditën e Kijametit): “O Adem!” Ademi do të përgjigjet: “ Leb-bejke ue Sea’dejke (Ja ku jam, të përgjigjem!) E gjithë mirësia është në dorën Tënde!)” Allahu do t'i thotë: ‘Nxirri mënjanë njerëzit që do të hyjnë në Zjarr!” Ademi do t’i thotë: ‘O Allah, sa do të jenë njerëzit e Zjarrit?’ Allahu do t’i thotë: ‘Në çdo njëmijë vetë, nxirr 999 (për t’i futur në Zjarr) e një për në Xhenet!’ Ajo është dita kur edhe fëmija do të thinjet dhe çdo shtatzënë do ta nxjerrë para kohe barrën e vet. Ndër ju, janë dy popuj aq të shumtë, saqë kudo ku ndodhen e shumojnë atë popullsi: ata janë jexhuxhët dhe mexhuxhët.” 7 - “Atje gjeti një popull, që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë tjetër .” - Për shkak se jetonin larg njerëzve dhe nuk njihnin gjuhë tjetër të njerëzve. - “Ata i thanë: “O Dhulkarnejn! Jexhu - xhët dhe mexhuxhët po sjellin shkatë - rrime në tokë. A pranon që të të pa - guajmë dhe të na ngresh një mur mes nesh dhe atyre?” - Ata i ofruan pasuri, që do ta mblidhnin mes tyre, si pagesë për të ndërtuar një mur mbrojtës nga ata shkatë - rrues të përgjakshëm. Por Dhulkarnejni, ky besimtar, mirëbërës e përhapës i mirësisë e drejtësisë, tha: - “Ajo që më ka dhënë Zoti im është shumë herë më e mirë ...” - Pra, pushteti, sundimi e ato mirësi që Zoti më ka dhuruar janë shumë më të mira sesa ajo që ju po grumbulloni. - “... por ju më ndihmoni me fuqi punëtore, që të ngre një mur të fortë mes jush dhe mes atyre !” - Më ndihmoni me krahë pune dhe mjete për këtë projekt. - “Më sillni hekur!” - Kërkoi blloqe hekuri për ndërtim. Thuhet se një bllok peshonte sa një kintar Damasku 8 ose edhe më shumë. - “Pasi e ngriti në nivel me dy shpatet e maleve, tha: “Ndizeni tani!” Kur nisi të vlonte, tha: “Më sillni bakër të shkrirë, që ta hedh këtu !” - Ai i vendosi blloqet njëri mbi tjetrin nga themeli, deri në lartësinë e maleve, duke mbushur gjerë e gjatë të gjithë hapësirën. Janë dhënë mendi - me të ndryshme në lidhje me gjatësinë dhe gjerësinë e asaj hapësire. Pastaj ai u tha atyre të ndiznin një zjarr të madh, aq sa i gjithë muri u skuq. Pastaj, kur nisi të vlonte, tha: “Më sillni bakër të shkrirë, që ta hedh këtu!” Ibn Abasi ka shpjeguar se: El kitru, është pikërisht bakri i shkrirë. Si provë për këtë përmendin ajetin kuranor: “... Ne bëmë që të rridhte për të një burim bakri të shkrirë (kitri).” [Sebe’ 12]. Kështu, ajo pendë do të ngjante si një gunë me vija: një vijë e zezë dhe një e kuqe.

Mus'haf Hape →
Neml 27:7–27:14 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… kur Musai i tha familjes së vet: “Unë po shoh një zjarr. Shpresoj t’ju sjell ndonjë lajm prej andej ose t’ju sjell një dru të ndezur, që të ngroheni …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar i tregon Profetit të Tij ndodhinë e Musait (a.s). Në këto ajete tregohet se si Allahu i Lartësuar e dalloi dhe e zgjodhi Musain ndër të tjerë, për t’i folur drejtpërdrejt me fjalën e Tij dhe i dhuroi atij mrekulli të pashembullta dhe shenja të jashtëzakonshme. Ai e dërgoi Musain tek Faraoni dhe rrethi i tij, por ata mohuan dhe nuk e pranuan mesazhin e tij, mrekullitë dhe shenjat që ai solli nga Zoti, duke u treguar mendjemëdhenj dhe kryeneçë. - “Kujto kur Musai i tha familjes së vet: “Unë po shoh një zjarr. Shpresoj t’ju sjell ndonjë lajm prej andej ose t’ju sjell një dru të ndezur, që të ngroheni.”. - Gjatë udhëtimit për në Egjipt së bashku me familjen e tij, ata humbën rrugën natën. Musai tha: “Unë po shoh një zjarr e shpresoj t’ju sjell prej andej ndonjë lajm ose t’ju sjell një dru të ndezur, që të ngroheni.”. Pra, shpresoj që t’ju sjell ndonjë lajm e udhëzim për rrugën nga duhet të ecim, ose t’ju sjell dicka që të ngrohemi. Dhe ndodhi vërtet ashtu sikurse ai tha. Ai u kthye prej andej me një lajm madhështor dhe me një dritë të mrekullueshme, me të cilën do të ecte në rrugën e Zotit. - “Kur arriti tek zjarri, u dëgjua një zë: “I bekuar është ai pranë zjarrit dhe ata përreth Tij.” - Atje, Musai pa një zjarr që digjej në një pemë të gjelbër. Zjarri sa vinte e shtohej, ndërsa pema sa vinte e gjelbërohej dhe zbukurohej. Ai ngriti kokën dhe pa se drita që shpërtheu prej saj tashmë ishte e lidhur me skajet e qiellit. Kështu e ka shpjeguar Ibn Abasi dhe të tjerë. Dome - thënë, nuk ishte zjarr, por dritë që vezu - llonte fort si zjarr. Musai u shtang nga ajo pamje. Në atë çast u dëgjua një zë: “I bekuar është Ai pranë zjarrit dhe ata përreth Tij.” Pra, është i pastër, i dëlirë, ai që ndodhet pranë zjarrit dhe melekët që janë rreth e rrotull. Kështu e kanë shpjeguar Ibn Abasi, Ikrime dhe Seid Ibn Xhubejr. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Amër Ibn Murate, se ai e ka dëgjuar Ebu Ubejden, i cili përcjell nga Ebu Musa, - Allahu qoftë i kënaqur prej tij! - se Profeti i Allahut ka thënë: 2025. “Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar nuk fle dhe nuk i takon Atij që të flejë. Ai e ul peshoren (e drejtësisë) dhe e ngre atë. 124 Punët e bëra natën ngrihen tek Ai para punëve të ditës, dhe punët e ditës para punëve të natës.” Mesudiu shton një detaj në këtë hadith: “Perdja e Tij është nur (dritë) ose nâr (zjarr). Nëse Ai do ta zbulonte atë, ndriçimi i Fytyrës së Tij do të përvëlonte dhe digjte çdo gjë ku mbërrin shikimi i Tij.” Pastaj Ebu Ubejde lexoi këtë ajet: “Kur arriti tek zjarri, u dëgjua një zë: “I bekuar është Ai pranë zjarrit dhe ata përreth Tij.” Baza e këtij hadithi është në Sahih-un e Muslimit prej Amër Ibn Murrates.125 Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “I lavdëruar qoftë Allahu, Zot i botëve!” - I pastër, i dëlirë është Allahu i Madhëruar nga çdo mangësi e nga çdo përgjasim me krijesat. - O Musa! Unë jam Allahu, i Plot - fuqishmi, i Urti. - Allahu i Madhëruar i bëri njohur Musait se Ai që ishte duke i folur ishte pikërisht Zoti i Tij, Allahu, Krenari, Ngadhënjimtari, Mposhtësi dhe Nënshtruesi i gjithçkaje. Ai është i Urti në të gjitha fjalët dhe veprat e Tij. - “Hidhe shkopin tënd! Por, kur e pa atë që lëvizte si gjarpër, ai u kthye, duke mos vështruar pas.” - Allahu e urdhëroi Musain që të hidhte poshtë shkopin e tij. Kur ai e hodhi shkopin, ai menjëherë u shndërrua në një gjarpër jashtëzakonisht të madh, i cili lëvizte shumë shpejt. El Xhân (i përmendur në ajet) quhet një lloj gjarpri, që është më i shpejti në lëvizje nga gjarpërinjtë. Profeti ﷺ na ka ndaluar në një hadith, që të vrasim gjarpërinjtë e shtëpive ( xhanu el bujut ). Në këtë hadith, fjala xhan ka pikërisht kuptimin ‘gjarpër’. Kur Musai (a.s) e pa atë që po ndodhte para syve të tij, u kthye, duke mos vështruar pas, pra, u largua me të shpejtë, nga frika e madhe. Atëherë, Allahu i Lartësuar i tha: - “O Musa! Mos u frikëso, se të dërgua - rit nuk frikësohen pranë Meje! ” - Mos u frikëso nga ajo qe sheh. Jam Unë Ai që të zgjodhi, të dalloi dhe të nderoi duke të bërë Profet të dërguar dhe të respektuar ndër njerëz. - “Në qoftë se ndonjë ka bërë gjynah, e pastaj e zëvendëson të keqen me të mirë, atëherë s’ka dyshim se Unë jam Falës i Madh e Mëshirëplotë.” - Kjo pjesë nuk ka të bëjë me fjalitë e mësipërme, pasi jep një mesazh të veçuar. Ajo përmban një përgëzim të madh për njerëzimin, se të gjithë ata që bëjnë punë të këqija, pastaj heqin dorë prej tyre, duke u penduar tek Allahu, të gjithëve atyre u premtohet falje dhe mëshirë, dhe Ai është vërtet Falës i madh dhe Mëshirëplotë. Kjo i ngjan fjalës së Allahu t të Lartësuar: “Por, pa dyshim, Unë jam Ai që e fal përsëri e përsëri atë që pendohet, beson, bën vepra të mira dhe përqendrohet në rrugën e drejtë.” [Ta ha 82]. Ose: “Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten me padrejtësi, pastaj kërkon falje tek Allahu, do ta gjejë Allahun Falës e Mëshirëplotë.” [Nisa 110]. Ajetet që japin këtë mesazh janë të shumta. - “Fute dorën nën gjoksin tënd dhe ajo do të dalë e bardhë, pa asnjë njollë! ” - Edhe kjo ishte një shenjë tjetër dhe një argument i jashtëzakonshëm, që tregonte pushtetin e madh të Allahut të Lartësuar dhe Krenar. Kështu, sa herë që Musai fuste dorën në gjoksin e tij, e pikërisht nën sqetull, ajo dilte e bardhë si të ishte një copë hëne, që vezullonte dhe shndriste fort. Ajo dritë ishte si një rrufe, që të verbon. - “Këto janë dy nga nëntë shenjat për te Faraoni dhe populli i tij, sepse me të vërtetë, ata janë një popull keqbërës .” - Këto janë dy nga ato nëntë shenja të mëdha, nëpërmjet të cilave Zoti të ndihmoi dhe forcoi në përballjen me Faraonin dhe palën e tij, të cilët ishin njerëz që shkelnin çdo kufi. Për sa u përket 9 shenjave, janë pikërisht ato që i përmend i Lartësuari kur thotë: “Ne i dhamë Musait nëntë shenja të qarta. Pyeti bijtë e Izraelit, kur ai (Musai) ishte mes tyre dhe Faraoni i tha: “O Musa, unë mendoj se ti je i magjepsur.” [Isra 101]. I kemi përmendur këto shenja në ajetin përkatës.126 - “Kur u erdhën argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Kjo është, pa dyshim magji.” - Kur ata panë shenjat e qarta, thanë: “Këto janë magji e qartë!” Ata tentuan që t’i kundërviheshin shenjave të sjella nga Musai, nëpërmjet magjive të tyre, por ata u mposhtën të nënçmuar dhe Faraoni nuk e arriti dot qëllimin e tij. - “Ata i mohuan ato në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, edhe pse shpirtrat e tyre ishin të bindur për to .” - Në pamje të jashtme, ata treguan se nuk i pranonin të tilla shenja dhe nuk i besonin se ishin prej Zotit, ndërsa në shpirt e dinin shumë mirë se ato ishin të vërteta prej Allahut të Madhëruar, por thjesht tregonin inat dhe këmbëngulje në arrogancë n dhe mosbesi-min e tyre. - “Shikoje se si qe fundi i shkatërrimta - rëve!” - Përfundimi ishte një shkatërrim i plotë, përmbytje nga i pari, deri tek i fundit. Të gjithë u shfarosën brenda një mëngjesi. Mesazhi i gjithë këtyre ajeteve është paralajmërim dhe kërcënim për kurejshët, për idhujtarët në përgjithësi, për të gjithë mohuesit nga ithtarët e Librit dhe të tjerët, që mohojnë Muhamedin ﷺ si profet dhe Shpalljen që ai solli nga Zoti. Ky është një kërcënim për të gjithë ata, që do t’i godasë e njëjta gjë, si ata që kaluan para tyre. Madje, këta të sotmit e meritojnë më tepër ndëshki - min e Allahut, për shkak se ata mohojnë më të zgjedhurin e profetëve. Muhamedi është më i madh dhe më i rëndësishëm se Musai; shenjat dhe mrekullitë e tij janë më të mëdha dhe më të fuqishme se mrekullitë e çdo profeti tjetër. Për Muhamedin ﷺ janë sjellë përgëzime dhe paralajmërime nga të gjithë profetët e shkuar dhe prej tyre u mor premtimi që do ta mbështesnin atë e do të porosisnin popujt e tyre për ta besuar, pasuar dhe mbështetur Muhamedin, kur ai të vinte në këtë botë. Salavatet, mirësitë, paqja dhe begatitë e Zotit qofshin për të gjithë profetët dhe më të mirët salavate dhe më të plotat përshëndetje qofshin për Muhamedin ﷺ , më të zgjedhurin e të dërguarve të Zotit!

Mus'haf Hape →
Isra 17:79 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

- Dhe në një pjesë të natës falu me të (me këndimin e Kur’anit) si shtesë për ty! - Falu edhe gjatë kohës së natës, për t’u ngritur në grada. Allahu …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Dhe në një pjesë të natës falu me të (me këndimin e Kur’anit) si shtesë për ty! - Falu edhe gjatë kohës së natës, për t’u ngritur në grada. Allahu thotë “ nafileten lek” - si shtesë për ty. Pra, që të jetë namazi i natës shtesë e mirësive dhe ngritje më lart në grada tek Allahu. Kjo ishte për Profetin (a.s.), ndërsa për të tjerët ky namaz ka për të qenë vetëm falje gjynahesh. Ka mundësi që kuptimi i “nafileten lek” - si shtesë për ty, të jetë si vijon: Pesë namazet janë farz për ty dhe për besimtarët, gjithashtu. Ndërsa namazi i natës është farz vetëm për ty, e jo për besimtarët. Ky është një dallim e nderim për ty tek Allahu. Për vetë gradën tënde të lartë tek Allahu, edhe detyrat e tua janë më të shumta se të tjerët. Kjo bëhet që shpërblimet e tua të jenë më të mëdha, dhe kështu të ngrihesh në gradën më të lartë, që quhet Mekamu Mahmud - Grada e Lavdërimit. - Zoti yt do të të ngrejë në një gradë të lavdishme. - Ai që do të jetë në këtë gradë do të lëvdohet nga të parët dhe të fundit dhe ai do të bëjë ndërmjetësimin më të madh Ditën e Gjykimit. Atë ditë, krijesat do të kërkojnë që profetët të ndërmjetësojnë për të filluar llogarinë, sepse janë në një gjendje pritjeje torturuese. Kështu, ata shkojnë dhe i drejtohen fillimisht Ademit, pastaj Nuhut, pastaj Ibrahimit, pastaj Musait, pastaj Isait (a.s), por të gjithë largohen dhe tregojnë pamundësinë për këtë çështje kaq të madhe. Pastaj njerëzia i drejtohet më të mirit të bijve të Ademit dhe i kërko jnë të ndërmjetësojë, që Allahu t’ua lehtësojë pritjen torturuese. Kështu, Muhamedi (a.s) do të ndërmjetësojë tek Zoti dhe Ai do ta pranojë ndërmjetësimin e tij. Pastaj, Allahu do ta ngrejë Profetin (a.s.) në një vend të lavdishëm, që do ta kenë zili të gjithë njerëzit, nga i pari deri tek i fundit. Profeti Muhamed (a.s.) është më i miri i krijesave, që do t’i ndihmojë atë ditë.

Mus'haf Hape →
Shuara 26:105–26:159 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… mbi të tjerët, vrazhdësia në sjellje, andaj edhe dënimi u vjen po i atij rangu, sepse në një mënyrë shumë të tmerrshme i rrëmben një furtunë e ftohët, i ngrit në ajër, e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Edhe pse tregimet për pejgamberët duken sikur përsëriten, në të vërtetë, ata nuk janë përsëritje, por në secilin rast, tregimin duhet kundruar nga një këndvështrimi të veçantë për ta kuptuar përse sillet ai tregim. Kur është fjala për tregimin e popullit të Nuhut, në këtë rast përfitojmë bindjen se paria, njerëzit e pozitës, vështirë pranojnë këshillat njerzore, pse tërë shpresën e kanë të lidhur për këtë jetë, andaj nuk duan të mendojnë se do të përgjigjen para Zotit për shfrenimet e tyre. Edhe ata, sikundër edhe paria kurejshite, kërkuan që Nuhu t'i largojë njerëzit që ishin të një shtrese më të ulët e që ishin besimtarë, por Nuhu si edhe Muhammedi më vonë, nuk pranoi një gjë të tillë. Te populli i Hudit, te Adi, ishte karakteristikë e tyre mendjemadhësia, dominimi mbi të tjerët, vrazhdësia në sjellje, andaj edhe dënimi u vjen po i atij rangu, sepse në një mënyrë shumë të tmerrshme i rrëmben një furtunë e ftohët, i ngrit në ajër, e pastaj i lëshon me kokë për tokë. Të populli i Salihut, te Themudi, ishte dominante lakmia për kënaqësi të jetës si për ngrënie, dëfrime, shtëpi të bukura etj. Edhe dënimi kundër tyre ishte ushtima e një tërmeti, i cili i gurëzoi edhe prej së larti, prej atyre pallateve të ndërtuara nëpër kodra dhe i lëshoi toka.

Mus'haf Hape →
Muxhadele 58:11 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… atë që i hap vend vëllait të tij!”. Gjithashtu, imam Ahmedi dhe Shafiiu sje - llin hadithin nga Ibn Umeri, se Profeti i Allahut ka thënë: 2618. “Askush të mos ngrejë …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Duke edukuar adhuruesit e Tij besimtarë, Allahu i Madhëruar i urdhëron ata që të bëjnë bamirësi dhe të sillen mirë me njëri - tjetrin nëpër tubime: - “O ju që keni besuar! Nëse ju thuhet “Lironi pak vend” në tubime, lirojeni, që Allahu të sjellë lirim për ju. ” - Ky do të jetë shpërblimi, sepse shpërblimi jepet sipas llojit të punës, sikurse vjen në hadith: 2616. “Kush ndërton një xhami për hir të Tij, Allahu i Lartësuar ka për t’i ndërtuar një shtëpi në Xhenet.” Ose: “Kush ia lehtëson njeriut një çështje, Zoti i sjell lehtësim atij në këtë botë dhe në ahiret. Kush i mbulon turpet një muslimani, Zoti do t’ia mbulojë turpet e tij në këtë botë dhe në ahiret.”. Ose: “Zoti është në ndihmën e robit, përderisa robi është në ndihmë të vëllait të tij.” Ka edhe shumë shembuj të tjerë, që tregojnë se shpërblimi jepet sipas llojit të punës që bën njeriu. Kështu, i Lartësuari thotë: “Nëse ju thuhet “Lironi pak vend” në tubime, liro - jeni, që Allahu të sjellë lirim për ju.” Kata - dja shpjegon se, ky ajet flet në lidhje me mexhliset e dhikrit, pra, tubimet ku përme - ndet Zoti. Kur dikush afrohej për t’u ulur në tubimet e Profetit ﷺme sahabët, ata nuk lironin vend, sepse donin të ishin afër Pro - fetit të Allahut për veten e vet. Atëherë, Allahu i Lartësuar i urdhëroi që t’i hapnin vend njëri -tjetrit nëpër mexhlise. Mukatil Ibn Hajan thotë se na është transmetuar që Profeti i Allahut ka thënë: 2617. “Allahu e mëshiroftë atë që i hap vend vëllait të tij!”. Gjithashtu, imam Ahmedi dhe Shafiiu sje - llin hadithin nga Ibn Umeri, se Profeti i Allahut ka thënë: 2618. “Askush të mos ngrejë njeri prej vendit ku është ulur, që të ulet vetë në të, por hapini vend njeri -tjetrit dhe zgjerohuni!”. Kështu e kanë përnxjerrë Buhariu dhe Muslimi në dy Sahihët e tyre. Dijetarët e fikhut kanë dhënë mendime të ndryshme në lidhje me lejimin ose jo të ngritjes në këmbë për dikë që vjen në mexhlis. Disa e kanë lehtësuar, duke e konsideruar të lejuar, bazuar në hadithin, ku: 2619. “Profeti ﷺiu drejtua sahabëve kur erdhi Sad Ibn Muadhi hipur në kafshën e tij. Ai u tha: “Ngrihuni për te zotëria tuaj, që ta ndihmoni të zbresë!” 110 Disa të tjerë janë të mendimit se është diçka e ndaluar, bazuar në hadithin tjetër: 2620. “Ai që dëshiron që burrat t’i ngrihen në këmbë (në shenjë respekti) për të, le të përgatisë vendin e vet në zjarr!” Gjithashtu, është transmetuar në Sunen-e, se: 2621. “Nuk kishte njeri më të dashur për sahabët sesa Profeti i Allahut. Megjithatë, kur ai vinte të ulej mes tyre, ata nuk ngriheshin në këmbë për të, për shkak se e dinin mirë se sa e urrente Profeti ﷺkëtë gjë.”. Ibn Abasi dhe të tjerë shpjegojnë këtë ajet, duke thënë se bëhet fjalë për formacio - net e luftës, ndërsa për fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ngrihuni!”, kanë thënë se kuptimi është: “Ngrihuni për të luftuar!”. Nga ana tjetër, Katadja e shpjegon kështu: Nëse ftoheni për mirësi, përgjigjuni ftesës dhe merrni pjesë!”. Ndërsa Mukatil Ibn Hajjan thotë se kuptimi është: “Kur të thirreni për namaz, ngrihuni për t’u falur.” Abdurahman Ibn Zejd Ibn Eslemi shpjegon: “Kur rrinin me Profetin (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të!) në shtëpinë e tij dhe donin të largoheshin, secili prej tyre do të donte të ishte i fundit që largohej. Kjo ndoshta i sillte mundim Profetit të Zotit, i cili mund të kishte ndonjë nevojë ose angazhim tjetër, prandaj u urdhëruan që, kur t’u thuhej të largoheshin, duhet të largoheshin, siç ka thënë i Lartësuari edhe në ajetin tjetër: “O ju që keni besuar! Mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa u përshëndetur me njerëzit në to! Kjo është më e mira për ju, në mënyrë që të kujtoni (atë që ju sjell mirësi). Por, nëse nuk gjeni aty asnjë, atëherë mos hyni derisa t’u jepet leje! E, nëse ju thuhet të ktheheni, kthehuni! Kjo është më e ndershme për ju. Dhe Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju.” [Nur 28, 29]. 111 Më pas, i Lartësuari thotë: - “Allahu i lartëson ata që besojnë, ndërsa të begatuarit me dituri i ngre në grada të larta. ” - Kurrë mos mendoni se, nëse i lëshon vend vëllait ose nëse largo - heni, - kur ju thonë të largoheni, - kjo është ulje! Përkundrazi, ky është lartësim dhe vlerësim tek Allahu i Lartësuar, i Cili kurrë nuk ua humbet shpërblimin në dynja dhe në ahiret. Çdokujt që tregohet modest për hir të Allahut, Allahu i Lartësuar ka për t’ia ngritur gradën dhe përhapur emrin e tij të mirë ndër njerëz. - “Allahu e di hollësisht çfarë veproni ju.” - Ai di me hollësi për ata që e meritojnë diçka të tillë dhe për ata që nuk e meritojnë.

Mus'haf Hape →
Huxhurat 49:1–49:10 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e tij dhe mos u ngërmoni pranë tij, sikurse i ngërmoheni njëri-tjetrit dhe mos e thirrni me emër thjesht o Muhammed, por …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

"O besimtarë, mos vendosni për asnjë send para se të orientoheni njëherë në udhëzimet e Zotit dhe të Pejgamberit. Kur të bisedoni në praninë e Pejgamberit, mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e tij dhe mos u ngërmoni pranë tij, sikurse i ngërmoheni njëri-tjetrit dhe mos e thirrni me emër thjesht o Muhammed, por Pejgamber i Zotit, o i dërguar i Zotit. Njëfarë Thabit bin Kajs kishte zërin e lartë e kur zbriti ky ajet, ai tha: "Unë jam ai që kam ngritur zërin, pra më humbi mundi i im'" dhe i pikëlluar ngeli në familje. Një ditë Pejgamberi pyeti për të se ku është që nuk po e shoh" Vajtën e i treguan e ai tha: "Unë jam xhehenemli, i kam humbur të mirat'" treguan Pejgamberit, e ai tha: "Jo, ai është xhennetli". Zërin duhet ta keni të ulët kur jeni pranë tij dhe nuk duhet ta trazoni pa rregull e ta thirrni prej së jashtmi. Myslimanët nuk duhet të nguten e të gjykojnë menjëherë rreth ndonjë thënie a lajm, sepse lajmi mund të jetë i rrejshëm, kurse ata të gabojnë. Shkaku i zbritjes së këtij ajeti ishte: "Harith bin Darar Huzai vjen te Pejgamberi, e pranon fenë islame, e jep zeqatin, i thotë Pejgamberit po shkoj te populli im e po i thërras të vijnë në fe nëse pranojnë po e mbledh zeqatin, kurse ti ma dërgo një njeri ta marrë zeqatin. Merret vesh se ata kishin pranuar fenë, kishin dhënë zeqatin, e Pejgamberi e dërgon Velid ibni Akabën te Harithi. Velidi niset, por frikësohet dhe në rrugë kthehet e i thotë Pejgamberit se Harithi deshi të më mbysë dhe nuk ma dha zeqatin. Pejgamberi dërgon një ekip kundër Harithit, por posa dalin ata prej Medinës e takojnë Harithin duke sjell zeqatin, ndaj, kuptohet se Velidi kishte gënjyer. Tentimi i ngatërresës ndërmjet dy grupeve ishte: ndërmjet fisit Evs dhe Hazrexh, e mund të ishte edhe rasti kur Ibni Ubej, prijës i hipokritëve i kishte thënë Pejgamberit: mos m'u afro se era e gomarit që i ke hipur po më mundon. Një ensar i ka thënë: era e gomarit të Pejgamberit është më e këndshme se era jote. Atëherë nga të dy anët filloi shamata.

Mus'haf Hape →