Kërko: sikur deti te ishte ngjyre

Lukman 31:20–31:34 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… është i lavdishëm. Faktet për fuqinë, urtësinë dhe mrekullinë që manifestohen në krijesat e Tij, janë të pasosshme, para do të soseshin drunjtë si lapsa dhe uji i detit …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

E tërë gjithësia me të gjithë trupat qiellorë dhe me të gjitha qeniet dhe sendet që janë në tokë, është në shërbim të njeriut, po jo me mjeshtërinë ose fuqinë e njeriut, pse njeriu i gjeti të gatshme të gjitha këto të mira, këto ia përgatiti Allahu, i cili i dha edhe shumë të mira të tjera fizike e kuptimore siç janë: të dëgjuarit, të parit, shëndeti, mendja ndjenjat, zemra etj. E megjithatë se Zoti ua dha të gjitha këto të mira, ka disa njerëz që nuk ndjekin rrugën që u caktoi Zoti, por imitojnë verbërisht traditat e të parëve, edhe pse ato janë krejt të gabuara. Prej këtij ajeti duhet marrë mësim se çdo traditë e të parëve nuk duhet respektuar, por vetëm ato që janë të dobishme. Kush i është dorëzuar sinqerisht Allahut, ai është i sigurt pse çdo send tjetër zhduket, e Allahu është i përjetshëm dhe të gjitha çështjet janë në duar të Tij. Allahu nuk ka nevojë për asgjë, nuk ka nevojë as për falënderimin e njerëzve, Ai vetvetiu është i lavdishëm. Faktet për fuqinë, urtësinë dhe mrekullinë që manifestohen në krijesat e Tij, janë të pasosshme, para do të soseshin drunjtë si lapsa dhe uji i detit si ngjyrë, nëse do të tentohej të regjistrohen ato fakte. Në ditën e gjykimit çdokush do të jetë i preokupuar me punët e veta, ashtu që askujt nuk do t'i bjerë ndërmend për tjetrin edhe nëse është më i afërmi, siç janë fëmija me prindërit. Në një hadith, të cilin e regjistrojnë Sahihajnët e të tjerë, pesë të fshehta janë që nuk i di askush pos Allahut: kur do të ndodhë katastrofa e përgjithshme, kur dhe në cilin vend do të bjerë shi, si është foshnja në barkun e nënës, i shëndoshë ose i gjymtë, mashkull ose femër: çka dhe çfarë do të punojë, çka do t'i ndodhë dikujt nesër, kur dhe në ç'vend do të vdesë dikush. Këto pesë të fshehta i përmend ky ajet, e në një ajet tjetër thuhet: "Çelësat e të fshehtave janë vetëm te Allahu", e Pejgamberi i përmend këto të pesta. Duhet kuptuar se tjetër është e fshehta, e tjetër çelësi i të fshehtës, pra çelësin e tyre e di vetëm Zoti. Ndonjë e fshehtë mund të zbulohet, por çelësi i këtyre të pestave, jo. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës "Llukman". Falënderim i qoftë Allahut të madhërishëm!

Mus'haf Hape →
Muhammed 47:14–47:15 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… [Saffat 45, 46]. - “... dhe lumenj me mjaltë të kulluar. ” - Ata janë tejet të kulluar, me një ngjyrë të bukur, me shije dhe me aromë të këndshme. Imam …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Vallë, a është i njëjtë ai që i përmbahet udhëzimit të qartë prej Zotit të vet ...” - Domethënë, ai i cili është i qartë dhe në siguri të plotë në lidhje me urdhëresat e Allahut dhe fenë e Tij dhe me çështjet e porositura prej Tij , falë atij udhëzimi të qartë dhe asaj diturie të dobishme që Zoti ka shpallur n ë librin e Tij dhe asaj natyrshmërie të pastër dhe të pacenuar, në të cilën Zoti e ka brymosur dhe krijuar. - “... me atë, të cilit i janë zbukuruar veprat e këqija dhe ndjek epshet e veta?!” - Ky nuk mund të jetë kurrsesi si ai i pari. Këta të dy nuk mund të jenë njëlloj. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “Atëherë, a është i njëjtë ai që e di se ajo që t’u shpall nga Zoti yt është e vërtetë, me atë që është i verbër? Vetëm njerëzit e mençur e kuptojnë.” [Rad 19]. Ose: “Nuk janë njëlloj banorët e Xhenetit me banorët e Xhehenemit! Banorët e Xhenetit janë të fituarit.” [Hashr 20]. - “Ky është përshkrimi i Xhenetit, i cili u është premtuar të devotshmëve: ...” - Domethënë, përshkrimi i Xhenetit, që u është premtuar të devotshmëve, është si vijon: - “Në të ka lumenj me ujë gjithmonë të pastër e të freskët ...” - Ujit të tyre nuk i ndryshon aroma dhe as nuk turbullohet. - “... lumenj me qumësht që nuk prishet ...” - Me qumësht tejet të bardhë, i ëmbël, i shijshëm e i yndyrshëm. - “... lumenj me verë të këndshme për ata që pinë ... ” - Ajo nuk ka aromë të keqe, edhe shija e saj kurrsesi nuk mund të jetë e keqe, sikundër ndodh zakonisht me pijet dehëse në këtë botë. Përkundrazi, shija dhe aroma e saj është e këndshme, është e hijshme në pamje dhe nxitëse në vepra të mira, siç thotë i Madhëruari: “Ajo nuk i dëmton ata dhe as nuk dehen prej saj” [Saffat 47]. Gjithashtu: “Atyre u shërbejnë të rinj të përjetshëm (në rininë e tyre), me kupa, ibrikë dhe me gota plot me pije të kulluar, prej një burimi që rrjedh, pije prej së cilës as nuk u dhemb koka, as nuk dehen.” [Uakia 17 - 19]. “Atyre u shërbehet me gota të mbushura nga burimet (e Xhenetit). E bardhë kristal (është ajo pije), me shije të mrekullueshme për ata që e pinë” [Saffat 45, 46]. - “... dhe lumenj me mjaltë të kulluar. ” - Ata janë tejet të kulluar, me një ngjyrë të bukur, me shije dhe me aromë të këndshme. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Hakim Ibn Muauijeh, që përcjell nga i ati, i cili rrëfen se e ka dëgjuar Profetin e Allahu ﷺtë thotë: 2394. “Në Xhenet ndodhet deti i qumështit, deti i ujit, deti i mjaltit dhe deti i pijeve. Pastaj ato dete ndahen në lumenj të shumtë më poshtë.” Hadithin e sjell edhe Tirmidhiu, duke e vlerësuar si të gradës hasen sahih . Në një hadith tjetër të saktë thuhet: 2395. “Kur t’i luteni Allahut të Lartësuar, kërkojini Atij Firdeusin, sepse ai është në mes të xheneteve dhe më i larti i tyre. Pikërisht prej tij shpërthejnë lumenjtë e Xhenetit dhe sipër tij ndodhet Arshi i Rahmanit.” Nga Enes ibnui Malik përcillet të ketë thënë: “Mbase ju mendoni se lu - menjtë e xhenetit rrjedhin në kanale të çara në tokën e xhenetit! Betohem në Allahun se ato rrjedhin mbi sipërfaqen e tokës së xhenetit, dy pjesët anësore të të cilave janë prej perlash dhe balta e saj është prej misku të pastër, të kulluar dhe shumë aromatik.” 50 Në një hadith përcillet gjithashtu se Lakit ibnu Amir shkoi vizitë tek Profeti i Allahut dhe ndër të tjera në këtë hadith të gjatë përmendet se i tha: “O i dërguari i Allahut, çfarë do të vështrojmë e përjetojmë prej mirësive e kënaqësive në xhenet? Ai tha: “Do të vështrosh e kënaqesh me lumenj prej mjalti të kulluar, lumenj prej pijesh e verërash të shijshme që nuk të sjellin dhimbje koke e as dëshpërim, lumenj qumështi që nuk prishet e ti ndryshojë shija, lumenj uji të kulluar e të pastër dhe fruta të shumta e llojllojshme. Betohem në jetën e Zotit tënd se do të keni mirësi të ngjashme me ato që i njihni në këtë dynja dhe shumë e shumë më të mira se ato. Atje do të keni gra të pastra. - Unë i thashë: “O i dërguari i Allahut, vërtet do të kemi në të gra të mira e të dashura?” - Ai tha: “Të mirat janë për të mirët. Ju keni për t ’u kënaqur me ato ashtu siç kënaqeni në këtë dynja dhe ato do të kënaqen me ju ashtu siç kënaqen në këtë dynja, veçse nuk do të lindin fëmijë. ...” 51 Më pas, i Lartësuari thotë: - “Ata do të kenë aty lloj-lloj frutash ...” - E ngjashme me ajetin tjetër: “Atje do të kërkojnë që t’ju sjellin çdo lloj frute e do të ndihen të sigurt.” [Duhan 55]. Ose: “Tek ata të dy, prej të gjitha frutave ka nga dy lloje.” [Rahman 52]. - “... dhe do të jenë të falur nga Zoti i tyre.” - Falje për çdo gabim. Pra, përveç mirësive të shumta, Ai u premton edhe mbulimin e plotë të gabimeve të tyre. - “A mund të konsiderohen këta njëlloj me ata që do të rrinë përgjithmonë në Zjarr ... ” - A janë njëlloj ata me grada të larta në Xhenet, me ata që do të jenë përjetësisht në zjarrin e Xhehenemit?! Ai i cili është i lumtur në gradat e larta të Xhenetit, a mund të jetë njëlloj me atë që është i dëshpëruar dhe në vuajtje, në skutat e Xhehenemit? Për ata, i Lartësuari thotë: - “... ku etja do t’u shuhet me ujë të valë, që ua copëton zorrët?!” - Ai ujë është shumë i nxehtë, aq sa nga pirja e tij u copëohet gjithçka brenda barkut. Zoti na ruajtë nga ndëshkimi i Tij!

Mus'haf Hape →
Kehf 18:99–18:110 Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim)

… ashtu në tërësi, e po t'u hyhet këtyre në hollësi, atëherë as uji i këtyre deteve edhe kaq ujë tjetë të ishte ngjyrë për shkrim, nuk do të mjaftonte të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Surit i fryhet njëherë kur është koha e shkatërrimit të kësaj bote, e herën tjetër për ringjallje dhe për tubimin e të gjithë njerëzve para Zotit. I, Xhehenemi u vërsulet para se të hyjë në të, atyre që mbyllën sytë e zemrës dhe të mendjes e nuk deshën ta pranojnë rrugën e Zotit, atyre që pos Zotit adhuruan engjëj a ndonjë tjetër. Derisa nuk besuan Zotin e vërtetë, çdo veprim i tyre është i dështuar Besimtarët bamirës do të gëzojnë kënaqesi në xhennetet e Firdevsit. Pejgamberi ka thënë: "Kur të kërkoni prej Zotit, kërkoni Firdevsin, pse ai është mes i xhenneteve, më i larti i xhenneteve dhe mbi të ëshë Arshi i Allahut dhe prej tij burojnë lumenjtë e xhenneteve (Sahihajnë). Fjalët e Zotit, hollësitë e domethënieve të Kur'anit janë të pasosura. Kur'ani ka cekur qeniet, sendet, ngjarjet ashtu në tërësi, e po t'u hyhet këtyre në hollësi, atëherë as uji i këtyre deteve edhe kaq ujë tjetë të ishte ngjyrë për shkrim, nuk do të mjaftonte të shkruhen fjalët e Allahut. Në fund të kësaj kaptine është ajo porosia e madhe e të madhit Zot, kur thuhet: Kush beson se do të ringjallet, do të takohet me Zotin e vet, e këta janë besimtarët; le të bëjnë vepra të mira sa të munden, e edhe le të ruhen, veprat t'i bëjnë për hir të Zotit, e jo për hir të ndokujt tjetër, pse atëherë ato shkojnë huq. Me din e Zotit përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës "El Kehfu". Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Mus'haf Hape →
Rrahman 55:14–55:25 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i Lartësuari thotë: - “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Pastaj i Lartësuari thotë: - “Ai i lejoi dy dete që të takohen ...” - Ibn …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Ai e krijoi njeriun nga deltina e tharë, kurse xhindët i krijoi nga flaka e zjarrit.” - Allahu i Lartësuar na tregon se e krijoi njeriun prej ‘ salsâlin kel faħar ’, deltinës së tharë, kurse xhindët prej ‘ marixhin min nar’, nga flaka e zjarrit, domethënë, prej zjarrit të pastër. Kështu kanë thënë Ibn Abasi dhe të tjerë. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se Profeti i Allahut ka thënë: 2539. “Melekët u krijuan prej dritës, xhindët u krijuan nga flaka e zjarrit, ndërsa Ademi u krijua nga ajo që ju është përshkruar.” Hadithin e ka sjellë edhe Muslimi. - “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Është bërë shpjegimi i këtij ajeti. - “Zoti i dy lindjeve dhe Zoti i dy perë - ndimeve.” - Domethënë, dy lindjet: vendi i lindjes së diellit gjatë kohës së verës dhe vendi i lindjes së diellit gjatë kohës së dimrit. Po kështu perëndimi, vendi i perë - ndimit të diellit në kohën e verës dhe vendi i perëndimit të diellit në kohën e dimrit. Du - ke qenë se vendi i lindjes së diellit ndryshon dhe në këto ndryshime ka dobi për krijesat, qofshin ata xhindë apo njerëz, i Lartësuari thotë: - “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Pastaj i Lartësuari thotë: - “Ai i lejoi dy dete që të takohen ...” - Ibn Abasi thotë: Domethënë, i ka lënë të lirë, që të takohen. Fjala ‘ jeltekijân’, sipas Ibn Zejdit: “Allahu ndaloi takimin me njëri - tjetrin të dy deteve përmes barrierave mes tyre. Fjala ‘ bahrajn’ (dy dete) tregon ujëra të kripura dhe të ëmbla. Kështu, me ujë të ëmbël janë lumenjtë që rrjedhin mes njerë - zve dhe folëm rreth saj në suren ‘Furkan’ dhe pikërisht tek fjala e Allahut të Lartë - suar: “Është Ai që lejoi të bashkohen dy dete, njëri i pijshëm e i shijshëm, e tjetri i njelmët e i kripur dhe bëri mes tyre pengesë dhe një ndarje, që të mos përzihen.” [Furkan 53]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Mes të cilëve është një pengesë, që nuk e kapërcejnë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?! ” - Pra, mes tyre vendosi një ndarëse prej toke, që njëri të mos kalojë tek tjetri, dhe kështu secili të prishë tjetrin dhe t’ia ndryshojë cilësitë e veta, të cilat, në fakt, janë vendosur me urtësi dhe janë synuar të jenë të tilla nga Allahu i Lartësuar. Më pas i Lartësuari thotë: - “Prej tyre nxirren margaritarë e kora - le.” - Të tilla gjëra me vlerë dalin nga të dyja këto lloje ujërash. Por edhe nëse nxi - rren vetëm nga një lloj uji, nuk do të ishte e gabuar të thuhej “Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e korale.”. Kjo mënyrë të shprehuri është e përdorshme. I ngjashëm me këtë është edhe ajeti tjetër: “O grumbull i xhindëve dhe i njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar, që t’ju tregonin argumentet e Mia dhe t’ju paralajmëronin për takimin e kësaj Dite?” [En’am 130]. Edhe pse janë përmendur të dyja llojet, xhindët dhe njerëzit, në fakt profetët e lajmëtarët janë dërguar vetëm nga lloji nje - rëzor dhe asnjëherë prej xhindëve. Dome - thënë, një e shprehur e tillë është e përdor - shme dhe e saktë. El-Lu’lu’ janë smeraldet, perlat dhe janë të njohura. Ndërsa për fjalën el merxhan thuhet se janë smeraldet e vogla ose është një lloj tjetër xhevahiri, me ngjyrë të kuqe si rubini. Përcillet se Ibn Abasi ka thënë: “Kur bie shiu nga qielli, guackat në det hapen dhe ajo pikë që bie në to bëhet perlë.”. Isnadi i këtij citimi është i saktë. Kështu e ka sjellë Ibn Ebu Hatimi. Këto stoli janë mirësi shumë të mëdha për bano - rët e Tokës, prandaj Allahu i Madhëruar ua kujton dhe thotë: - “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Më pas, i Lartësuari thotë: - “Atij i përkasin anijet, që lundrojnë në det dhe që duken si male. ” - Domethënë, anijet që lundrojnë në dete dhe oqeane. Muxhahidi ka thënë: “Anijet që janë shumë të larta quhen munsheat. I Lartësuari thotë: ...” Dhe citon këtë ajet kuranor. Mjetet e lundrimit janë jashtëzakonisht të dobishme për njerëzit, për transportin e mallrave të tregtisë dhe për lëvizjen e tyre nga një skaj, në skajin tjetër të botës. Për këtë arsye, i Lartësuari e përmend këtë mirësi dhe thotë: - “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Ibn Ebu Hatimi sjell rrëfimin nga Umrate Ibn Suejdi: “Unë isha së bashku me Ali Ibn Ebu Talibin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) në brigjet e Eufratit, ndërkohë që po afrohej një anije me vela të ngritura. Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) zgjati dorën dhe tha: “Allahu Krenar dhe i Lartësuar ka thënë: “Atij i përkasin anijet, që lundrojnë në det dhe që duken si male.” Betohem në Atë që i bëri ato të lundrojnë në detrat e tij, se nuk e kam vrarë Uthmanin dhe as kam nxitur për vrasjen e tij!” 86

Mus'haf Hape →
Infitar 82:1–82:12 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… [Muzzemil 18]. - “Dhe yjet të bien ...” - Yjet do të rrëzo - hen nga vendi ku janë. - “Kur detet të përzihen ...” - Nga Ibn Abasi vjen shpjegimi se: ‘ …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Infitar është sure mekase, me 19 ajete. Ajo është shpallur pas sures Naziat. Nesaiu sjell hadithin nga Xhabiri, që rrëfen se: Muadhi fali njëherë namazin e darkës, duke e zgja - tur atë. Atëherë Profeti ,ﷺduke e këshilluar i tha: 2824. “Fitnexhi je ti, o Muadh?! Përse nuk lexove ‘Sebihisme rabbikel eala’ (suren Ea’la), ‘ Ued-Duha’ (suren Duha) dhe ‘Idhes-semaun’fetarat’ (suren Infitar)?!” Baza e këtij hadithi është në dy Sahih-ët, por surja ‘ Idhes-semaun’fetarat’ është te Nesaiu. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Umeri se Profeti i Allahut ka thënë: “Kush dëshiron që t’i paraqitet Dita e Kijametit sikur e sheh me sytë e vet, le të lexojë, ‘ Idhesh-shemsu kuuirat ’ (Suren Tekuir), “ Idhes-semaun’fetarat” (Suren Infitar) dhe “Idhes-semaun’shek-kat” (Suren Inshikak). [Tirmidhiu]. - “Kur qielli të çahet ...” - Qielli do të çahet e do të hapet, siç thuhet në ajetin tje - tër: “Atë ditë, qielli do të çahet dhe premti - mi i Tij do të përmbushet.” [Muzzemil 18]. - “Dhe yjet të bien ...” - Yjet do të rrëzo - hen nga vendi ku janë. - “Kur detet të përzihen ...” - Nga Ibn Abasi vjen shpjegimi se: ‘ fuxhxhirat’, domethënë, që Zoti i bën të dalin e përzien me njëri-tjetrin. Haseni thotë: “Allahu do të bëjë që detet të kalojnë kufirin e bashkohen me njëri -tjetrin dhe uji i tyre të lëvizë”. Ndërsa Katade thotë: “Do të përzihen ujërat e kripura me ujërat e ëmbla. - “Dhe varret të trazohen ...” - Varret do të hapen dhe do të dalin ata që janë varro - sur. Kështu e ka shpjeguar Suddiju. - “Atëherë, çdokush do ta shohë se çfarë ka bërë dhe çfarë ka lënë pa bërë.” - Pra, kur të ndodhin të gjitha këto ngjarje të sipërpërmendura, atëherë çdo shpirt do të mësojë plotësisht për të gjitha veprat që ka bërë në dynja, qofshin ato të mira apo të këqija. I Lartësuari thotë më pas: - “O njeri! Ç’të mashtroi ty, në lidhje me Zotin tënd, Bujarin ...” - Ky është një kërcënim për njeriun që shpërfill fenë dhe besimin. Pra, çfarë të mashtroi ty në lidhje me Zotit tënd, i cili është Bujari madhë - shtor, i pashoq në bujarinë e Tij, dhe të bëri që të mos i bindesh Atij, të mos i nënshtro - hesh dhe adhurosh Atë? Në një hadith thuhet: 2825. “Ditën e Kijametit, Allahu i Lartësuar do të thotë: “O biri i Ademit! Çfarë të mashtroi në lidhje me Mua? O biri i Ademit! Si iu përgjigje të dërguarve dhe lajmëtarëve të Mi? ...” Ibn Ebu Hatimi sjell me sened rrëfimin nga Jahja el Bekkau, i cili thotë: “Kam dëgjuar Ibn Umerin, i cili pasi lexoi këtë ajet tha: “Betohem në Allah, se atë e mashtroi padituria e tij.” Ibn Abasi dhe të tjerë kanë thënë për ajetin: “Nuk e ka mashtruar birin e Ademit asgjë tjetër, veç armikut të tij të përbetuar, shejtanit të mallkuar.” Ebu Bekr el Ueraka ka thënë: “Nëse dikush do më thoshte mua: “O njeri! Ç’të mashtroi ty, në lidhje me Zotin tënd, Bujarin...”? Unë do të përgjigjesha: “Më mashtroi bujaria e Bujarit më të madh.” Të njëjtin shpjegim kanë sjellë edhe mufesirë të tjerë. El Bega ui sjell në Tefsir-in e tij shpjegimin e disa prej atyre që e quajnë veten as’hâbul ishara ” (pra, ata që prete - ndojnë se vëzhgojnë thellë në shenjat e fshehura brenda ajeteve dhe teksteve të Shpalljes): “Në fakt, Allahu i Lartësuar, në këtë kontekst, mes gjithë emrave dhe atributeve të Tij, ka përmendur El Rabb (Zoti) dhe El Kerim (Bujari), duke i veçuar nga të gjithë emrat e cilësitë e tjera të Tij. Me sa duket, e ka bërë këtë për ta udhëzuar robin drejt përgjigjes, që duhet të japë.” Por ky lloj shpjegimi është tërësisht i pavend dhe i pasaktë. Ajo që kuptohet qartë nga ajeti - që është shpjegimi i duhur, - është se Allahu i Lartësuar e vendosi këtë emër, - pra, El Kerim (Bujari), - për të qortuar njeriun dhe për ta bërë që të kuptojë se nuk duhet që Bujarit t’i kundërpërgjigjesh me vepra të shëmtuara, shfrenime dhe mosbi - ndje ndaj Tij. Ky shpjegim përforcohet nëse sjell ndër mend atë që Bega uiu sjell nga Kelbiju dhe Mukatili, se ky ajet është shpallur dhe flet për El Esued Ibn Sheriku, i cili goditi Profetin ﷺdhe nuk u ndëshkua në atë kohë. Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “O njeri! Ç’të mashtroi ty, në lidhje me Zotin tënd, Bujarin...”. - “I Cili të krijoi, të përsosi dhe të harmonizoi, ...” - Pra, çfarë të mashtroi kundrejt Zotit, Bujarit të Madhërishëm, i Cili të dha formën më të mirë, të harmonizuar, me një trup të qëndrueshëm, të rregullt dhe pamjen më tërheqëse? Imam Ahmedi dhe Ibn Ma - xhe sjellin një hadith nga Bishër Ibn Xhah - hashi, i cili rrëfen: 2826. “Njëherë, Profeti i Allahut pështyu në pëllëmbën e tij, pastaj tha: “Allahu i Lartësuar thotë: “O biri i Ademit! E si mund të shpëtosh prej meje, kur Unë të krijova nga diçka, që i ngjan kësaj?! Pasi unë të përsosa, me krijim në harmoni, ti fillove të ecësh mëngjes e mbrëmje dhe toka nisi të ankohej prej teje. Fillove që të grumbullosh pasuri e ta ruash, deri në çastin kur shpirti të erdhi në fyt. Atëherë the: “Tani do të jap sadaka” Por tashmë nuk është më koha e sadakasë.” Kështu e përcjell Ibn Maxhe nga Ebu Bekr Ibn Shejbeh. Më pas i Lartësuari thotë: - “Të dha formën që Ai dëshiroi?” - Muxhahidi shpjegon: “Domethënë, një formë të ngjashme me babain ose nënën, ose dajën, ose xhaxhain.” Ibn Xheriri sjell me senedin e tij këtë hadith nga Musa bin Ali bin Rabah, i cili thotë: “Babai im tregon prej gjyshit tim se Profeti ﷺ i tha atij: "Çfarë të ka lindur?" Ai tha: “O i Dërguari i Allahut, po çfarë do lindtte: ose djalë, ose vajzë.” Ai tha: "Kujt i ngjan?" Ai tha: “O i Dërguar i Zotit, e kujt mund t'i ngjajë? Ose babait ose nënës së tij.” Pastaj Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) tha: “Jo, mos thoni kështu. Kur fara vendoset në barkun e nënës, Allahu i Madhëruar mund ta bëjë atë të ngjajë me çdo një prej para - ardhësve të hershëm, nga ajo, deri tek Ade - mi (a.s). A nuk e ke lexuar këtë ajet në Librin e Zotit, që thotë: “Të dha formën që Ai dëshiroi?” prej paraardhësve, nga ty, deri tek Ademi.” 206 Kështu e kanë sjellë Ibn Ebu Hatimi dhe Taberaniu, prej Mutaher Ibn Hejthemit. Ky hadith, nëse do të ishte i saktë, do të ishte provë e fortë në shpje - gimin e këtij ajeti, por senedi i tij nuk është i fortë, sepse Mutaher Ibn Hejthemi është gjykuar si një transmetues i braktisur (pra, dijetarët nuk i merrnin hadithet prej tij). Gjithashtu, në dy Sahih-ët vjen ky hadith nga Ebu Hurejra: 2827. “Një burrë i tha Profetit të Allahut: ‘O i Dërguari i Allahut, gruaja ime lindi një djalë të zi ...” Ai tha: ‘A ke deve?’ Ai tha: ‘Po!’ - ‘Çfarë ngjyrash i ke devetë?’ Ai tha: ‘Të kuqërremta.’ Profeti ëthsë ëq ëjnodn eryt sem ak A‘ :aht i ﷺ eurak?’ - ‘Po.’ - ‘Atëherë, si ka mundësi që ka ngjyrë tjetër nga devetë që ke ti?’ – ‘Me sa duket, ndonjë damar i vjetër nga para - ardhësit e vet.’ Atëherë, Profeti ﷺ i tha: ‘Edhe ky mbase është një damar i vjetër nga paraardhësit.’” Ndërsa Ikrima shpjegon: ‘Nëse Ai dëshiron, të bën në formën e majmunit, nëse do, të bën në formën e derrit.” Po kështu ka thënë edhe Ebu Salihu: “Nëse dëshiron, të bën në formën e qenit; nëse dëshiron, në formën e gomarit, e nëse dëshiron, të bën në formën e derrit.” Ndërsa Katadja shpjegon: “Betohem në Allah, se Ai është i plotpushtetshëm ta bëjë këtë.” Të gjitha shpjegimet tregojnë se Allahu i Lartësuar dhe i Madhëruar është i plotpushtet - shëm që të krijojë nga një pikë lëngu çdo lloj pamjeje të shëmtuar kafshe, që njerëzit e shohin të shëmtuar, por me pushtetin, butësinë, kujdesin dhe mëshirën e Tij, Ai krijon një pamje të bukur njerëzore, krijesë të mrekullueshme dhe të harmonishme. - “Por jo! Ju e mohoni Ditën e Gjykimit.” - Zotit Bujar ju ju përgjigjët me poshtërsi dhe mosbindje, dhe prej kësaj mohuat ditën e premtuar të shpërblimit dhe llogarisë me drejtësi para Zotit. Zemrat tuaja e konside - ruan këtë fakt të pamohueshëm si gënjeshtër dhe trillim njerëzor. - “Pa dyshim, mbi ju qëndrojnë rojet. Ata janë shkrues të ndershëm. Ata dinë gjithçka që bëni ju.” - Mbi ju qëndrojnë melekët, shkruesit e ndershëm, prandaj mos bëni para tyre vepra dhe fjalë të shëmtuara, sepse ata i shkruajnë të gjitha.

Mus'haf Hape →
Bekare 2:21–2:22 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… këtë fakt. Kushdo që mediton në këto krijesa të botës tokësore dhe qiellore, me format dhe pamjet e larmishme, me ngjyrat, me natyrën e veçantë të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- O njerëz! Adhurojeni Zotin tuaj, i Cili ju krijoi ju dhe ata që ishin para jush që të bëheni të devotshëm! - Ibn Is’haku sjell me senedin e tij shpjegimin e Ibn Abasit për fjalën e Allahut: “O njerëz! Adhurojeni Zotin tuaj...”: “Kjo fjalë u drejtohet të dyja grupeve, si mohuesve t ë hapur të besimit, ashtu edhe munafikëve, që e mohojnë Islamin fshehtas. Pra, njësojeni dhe adhurojeni si Një të vetëm Zotin tuaj, që ju krijoi ju dhe ata që ishin para jush ! Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar fillon të na qartësojë faktin se Ai është Një i vetëm në meritën e adhurimeve, duke përdorur si argument faktin e pranuar gjerësisht nga të gjithë se Ai është i vetmi Bamirës që u ka dhuruar të gjitha mirësitë robërve të Tij. Është Ai që i solli në ekzistencë, pasi nuk ishin, dhe i mbuloi me mirësi të shumta dhe të panumërta, të dukshme e të padukshme. - (Allahu është) Ai që tokën e bëri shtrat (vendbanim) për ju, nd ërsa qiellin çati (mburojë) - Është Allahu Ai që e bëri Tokën shtrojë, që mund të shkelim dhe ecim lehtësisht në të, madje e bëri atë të qëndrueshme e të paluhatshme nëpërmjet maleve të larta dhe të forta që vendosi në të. Allahu e bëri qiellin si një mbulesë, sikurse thotë në ajetin tjetër: “Dhe qiellin e kemi bërë si një mbulesë të sigurt. Megjithatë, ata u kthejnë shpinën shenjave që këto objekte tregojnë.” [Enbija 32]. - që prej qiellit ju lëshon ujë, nëpërmjet të cilit ju siguron lloje frytesh, si furnizim për ju. - Me fjalën “ qiell”, k ëtu nënkuptohen retë. Allahu e zbret shiun për krijesat kur ata kanë nevojë për të. Me këtë ujë të begatshëm, Ai bën që toka të mbijë llojshmëri farërash, të lashta, bimësi e fryte, që të shërbejnë si ushqim për njerëzit dhe kafshët e tyre. Kjo është diçka që e dëshmojmë vazhdimisht në Tokë. Allahu është Krijuesi e Furnizuesi. Ai është Pronari i kësaj bote dhe i gjithë krijesave në të, që kujdeset dhe i furnizon ata. Për këtë arsye, Ai meriton që ta adhurohet si Një dhe i Vetëm, pa i bërë shok, prandaj: - Atëherë mos adhuroni askënd tjetër përveç Allahut kur ju e dini (të vërtetën)! - Mos i shoqëroni Zotit shokë në adhurimin e Tij dhe as të barabartë me të, sepse ata janë veçse krijesa, që nuk sjellin as dëm e as dobi, dhe ju e dini mirë se nuk ka ndonjë Zot tjetër përveç Allahut, që kujdeset për ju dhe ju furnizon nga qielli e nga toka. Në dy Sahihët sh ënohet se Ibn Mesudi ka thënë: 50. “Unë i thashë: O Profet i Allahut! Cili është gjynahu më i madh tek Zoti? - “Ti bësh Zotit shok në adhurim, kur është Ai që të ka krijuar.” Po kështu është thënë edhe në hadithin e Muadhit: 51 “...A e di se kush është haku i Zotit mbi robërit e Tij? Haku i Zotit mbi robërit e Tij është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i shoqërojë asgjë (e askënd) në adhurimin për Të.” Ndërsa në një hadith tjetër thuhet Profeti ka thënë: 52 “Askush prej jush të mos thotë: “Le të bëhet çfarë do Zoti dhe çfarë do filani!” Por le të thotë: “Le të bëhet çfarë do Zoti, pastaj çfarë do filani.””. Ibn Abasi, duke shpjeguar ajetin: “Atëherë mos adhuroni asnj ë tjetër përveç Allahut...”, ka thënë: “T’i shoqërosh Allahut partner, do të thotë që ke rënë në idhujtari. Dhe ta dini se dhujtaria është më e fshehtë sesa hapat e milingonës në një rrasë të zezë, në errësirat e natës. Të tilla janë fjalët e dikujt kur thotë: “Betohem në jetën tënde, o filan” ose “Betohem për jetën time" ose: “Sikur të mos ishte filani, do të na vidhnin hajdutët”, ose: “ U bëftë çfarë do Zoti dhe çfarë do ti, o filan!” Ose: “Sikur të mos ishte Allahu dhe filani, do të ndodhte kjo dhe ajo.” Të gjitha këto fjalë janë shprehje të shirkut.” Në një hadith tregohet: 53 “Një burrë i tha Profetit: “U bëftë çfarë do Zoti dhe ti!”. Atëherë, Profeti i tha: A më bërë të barabartë me Zotin?!”. Ndërsa në një hadith tjetër, Profeti, duke folur për disa njerëz, tha: 54 “Sa njerëz të mirë jeni ju, nëse nuk i bëni shirk Zotit e nuk thoni: “U bëftë çfarë do Zoti dhe filani!” Allahu i Lartësuar thot ë: “Atëherë, mos adhuroni askënd tjetër përveç Allahut, kur ju e dini (të vërtetën)!” Domethënë, kur ju e dini se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, që ju furnizon dhe kujdeset për ju. Ajeti tregon se Allahu është i vetëm dhe i pashoq në meritën e adhurimeve. Gjithashtu, shumë prej mufesirëve kanë argumentuar me këtë ajet për ekzistencën e Krijuesit të gjithësisë dhe, sigurisht, ajeti e tregon qartë këtë fakt. Kushdo që mediton në këto krijesa të botës tokësore dhe qiellore, me format dhe pamjet e larmishme, me ngjyrat, me natyrën e veçantë të gjithësecilës, me dobitë e shumta të tyre dhe vendosjen e tyre pikërisht atje ku duhet dhe ku e kërkon urtësia, do të bindej se Krijuesi i tyre është Allahu i Plotpushtetshëm, i Urtë dhe i Gjithëditur, që çdo gjë e bën me saktësi perfekte. Ajeti tregon gjithashtu për pushtetin dhe sundimin gjith ëpërfshirës t ë Allahut. Nj ë nomad, kur u pyet për argumentin e ekzistencës së Allahut të Lartësuar, tha: “Subhanallah! A nuk tregon bajga, për devenë që ka kaluar? A nuk tregojnë gjurmët në rërë për udhëtarin që ka shkuar? Po gjithë ky qiell me yje e galaktika? Po kjo tokë plot me lugina e rrugë? Po detet e trazuar e plot dallgë, a nuk tregojnë për ekzistencën e Atij që di gjithçka me hollësi e në detaje?!” El Razi tregon se Rashidi e pyeti njëherë imam Malikun për këtë, dhe ai i solli si argument ndryshimin e gjuhëve, zërave dhe tingujve. Disa mohues të besimit e pyetën Imam Ebu Hanifen rreth ekzistencës së Krijuesit, dhe ai tha: “Më lejoni t’ju tregoj për diçka të çuditshme. Thuhet se një anije e mbushur plot me mallra lundron e vetme në det dhe në të nuk ka asnjë njeri që ta drejtojë. Ajo çan e vetme mes dallgëve dhe shkon e vjen ku të dëshirojë vetë pa e drejtuar askush.” Ata i thanë: “Këtë nuk e thotë asnjë njeri i logjikshëm.” - “Të mjerët ju! - i tha ai. - Po e gjithë kjo botë me gjithçka brenda saj dhe rregullsinë e përkryer, a nuk e ka një Krijues dhe Mbretërues?!”. Kur imam Shafiu u pyet për ekzistencën e Krijuesit, tha: “A e keni parë gjethet e pemës së manit? Ato i ha krimbi i mëndafshit, dhe prej tij del mëndafshi. Me t ë ushqehet bleta, dhe prej saj del mjaltë. Me t ë ushqehen delet lopët e bagëtitë, dhe prej tyre del qumësht. Me të ushqehet edhe kaprolli, dhe prej tij del misk...” Imam Ahmedi është pyetur për të njëjtën gjë dhe ka thënë: “E keni parë vezën, aq e mbyllur e ruajtur pa dyer e dritare? Nga jashtë duket si argjendi i bardhë e nga brenda si floriri i verdhë. Kalon një kohë, dhe ajo çahet e prej saj del një krijesë, që sheh, dëgjon dhe ka një pamje dhe zë të bukur...”.

Mus'haf Hape →
Rum 30:22–30:23 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… si ato të lëvizshmet, ashtu edhe ato të palëvizshme. Ai e krijoi Tokën që të jetë poshtë qiellit, aq të dendur e të ngjeshur, duke vendosur në të male e lugina, dete e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve e i Tokës ...” - Ndër shenjat që tregojnë pushtetin dhe fuqinë absolute të Allahut është edhe ky krijim madhështor. Ai i krijoi qiejt në lartësinë dhe gjerësinë e tyre, të tejdukshëm dhe me gjithë atë trashësi e madhësi, me yje e planete të shndritshme, si ato të lëvizshmet, ashtu edhe ato të palëvizshme. Ai e krijoi Tokën që të jetë poshtë qiellit, aq të dendur e të ngjeshur, duke vendosur në të male e lugina, dete e fusha, kafshë e pyje. - “... ndryshimet në gjuhët dhe në ngjyrat tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëzit e ditur. ” - Është Allahu i Madhë - ruar që i bëri njerëzit të ndryshëm në ngjyra dhe në gjuhë. Të gjithë banorët e Tokës, që nga fillimi i krijimit, kur Zoti krijoi Ademin, e deri në Kijamet, të gjithë kanë dy sy, dy vetulla, një hundë, ballin, gojën, faqe, e megjithatë dy veta nuk janë njësoj. Patjetër do të gjesh mes tyre ndryshime, nëse vëren me kujdes, në pamjen e tyre, në të folurën e tyre, në mimikën dhe heshtjen e tyre. Edhe nëse mund të kenë ngjashmëri të madhe, përsëri do të gjesh mes tyre ndryshime, nëse heton me kujdes. - “Nga argumentet e Tij është edhe gjumi juaj gjatë natës dhe ditës, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. ” - Prej shenjave të Tij është edhe mirësia e gjumit, gjatë të cilit arrini rehatinë e çlodhjen nga aktvitetet e përditshme. Ndërsa gjatë ditës, bëri që ju të shpërndaheni nëpër Tokë, të udhëtoni dhe të kërkoni të mirat që synoni. - “Në këtë ka argumente për njerëz që dëgjojnë.” - Ka argumente për njerëzit që kuptojnë e marrin mësim. Taberaniu sjell hadithin nga Zejd Ibn Thabiti, i cili tregon: 2058. “Më kapi një pagjumësi gjatë natës, prandaj shkova tek i Dërguari i Allahut për këtë shqetësim. Ai më tha: “Thuaj: Allâhumme gârat en -nxhûmu, ue hede’et el ujûnu, ue ente Hajjun Kajjûm. Jâ Hajju jâ Kajjûm, enim ajni ue hed-di’ lejli!” Pasi unë e thashë këtë lutje, u qetësova (dhe më zuri gjumi).” 141

Mus'haf Hape →
Ibrahim 14:32–14:34 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… prej së larti dhe me të bëhen fruta, si ushqim për ju. - Ai bëri për ju pemë me fruta të shumta, të lashta e bimësi të larmishme në ngjyra, pamje, shije, aroma e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Allahu është Ai që i ka krijuar qiejt dhe Tokën... - Në këto ajete, Allahu i Lavdëruar u rendit krijesave disa prej mirësive të Tij madhështore. Ai u përkujton atyre se krijoi për ta qiejt, që i bëri si një çati mbrojtëse, ndërsa Tokën e bëri të shtruar dhe të përshtatshme për jetesën. - dhe që lëshon ujë prej së larti dhe me të bëhen fruta, si ushqim për ju. - Ai bëri për ju pemë me fruta të shumta, të lashta e bimësi të larmishme në ngjyra, pamje, shije, aroma e dobitë që ato ofrojnë. Në Kur ’an thuhet: “(Zoti im) është Ai, i cili e ka bërë Tokën si qilim për ju dhe për të mirën tuaj hapi rrugë nëpër të. Ai e ka zbritur ujin prej qielli dhe me të mbijnë në çift bimë të llojeve të ndryshme. Hani (nga mirësitë e Tij) dhe kulloteni bagëtinë tuaj (në atë bimësi). Vërtet, në të gjitha këto ka Shenja për ata që mendojnë.” [Ta Ha 53]. - Është Ai që ju ka vënë në shërbim anijet, që lundrojnë në det me urdhrin e Tij. - Është Allahu i Lavdëruar që, përmes ligjeve të Tij, e ka bërë të mundshme që anijet të lundrojnë në ujë. Ato lundrojnë me vullnetin dhe mirësinë e mundësuar nga Allahu i Lavdëruar. Zoti e ka nënshtruar detin për t’i mbartur anijet, në mënyrë që njerëzit të udhëtojnë në vende të largëta, për punët e tyre e për të arritur mirësitë e Tij - Edhe lumenjtë, është Ai që i ka vënë në shërbimin tuaj. - Allahu i Lartësuar bëri që lumenjtë të çajnë tokën e të lëvizin në largësi të mëdha, nga një vend, në një tjetër. Përmes këtyre lehtësimeve, Ai u mundëson robërve mirësi të shumta. Ata përftojnë nga lumenjtë ujin e pijshëm për vete, për kafshët, për tokën, të mbjellat e për shumë mirësi të tjera. - Ai e krijoi për ju Diellin dhë Hënën, që vazhdimisht lëvizin... - Dielli dhe Hëna janë në lëvizje të pandërprerë, sipas rregullit dhe urdhrit të Zotit. Ky është kuptimi i fjalës dâibejn: një lëvizje e vazhdueshme, e pandërprerë, as natën as ditën. Ai thotë: “Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (përfundimtar). Ky është përcaktimi i Ngadhënjimtarit, i të Gjithëditurit. Edhe Hënës ia kemi caktuar fazat e saj, derisa të kthehet në formën e harkut (hurmës së tharë). As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata nuk mund ta kalojë ditën. Secili (trup qiellor) noton në orbitën e vet.” [Ja Sin 38 - 40], “... Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë sërish. Edhe Dielli, Hëna dhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Vetëm Atij i takon Krijimi dhe Sundimi. I madhëruar qoftë Allahu, Zoti i botëve!” [Ea’raf 53]. - dhe bëri për ju natën dhe ditën. - Nata dhe dita ndërrohen me njëra -tjetrën: herë zgjatet njëra e herë tjetra. I Lartësuari thotë: “A nuk e sheh ti se është Allahu Ai që e fut natën te Dita dhe Ai që e fut Ditën te Nata (duke shkurtuar herë njërën e herë tjetrën) dhe është Ai që i ka nënshtruar Diellin e Hënën, që lëvizin sipas një afati të caktuar dhe se Allahu e di mirë gjithçka që ju bëni?” [Lukman 29]. “Ai krijoi qiejt dhe Tokën me urtësi. Ai bën që nata ta mbulojë (mbështjellë) ditën dhe që dita ta mbulojë (mbështjellë) natën; Ai e nënshtroi Diellin e Hënën, që lëvizin sipas një afati të caktuar. Ai është Ngadhënjimtari, Falësi i Madh. ” [Zumer 5]. - Ai ju jep nga gjithçka që kërkoni. - Allahu i Lartësuar ka lehtësuar, përgatitur dhe përshtatur, me mirësinë e Tij, gjithçka të nevojshme për ju, që ju vjen në shërbim në çdo kohë e në të gjitha gjendjet tuaja. Ai jua përmbush ato për të cilat i luteni, qoftë me gjuhën e gjendjes e nevojës që shprehni, qoftë me fjalë e drejtpërdrejt. - Edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e Allahut, nuk do të mund të arrini t’i numëroni ato. - Allahu i Madhëruar na tregon se është e pamundur që robi t’i numërojë mirësitë e Tij e, aq më pak, që të mund t’u japë hakun atyre. Tarik Ibn Hubejbi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Me të vërtetë, haku i Allahut është shumë i rëndë dhe i madh, që robi të mund t’i tregojë Atij mirënjohjen e merituar për to. Gjithashtu, mirësitë e Allahut janë shumë të mëdha e të panumërta, që robi të mund t’i numërojë e përkufizojë ato. Por përpiquni që të agoni të penduar dhe të ngryseni të penduar para Zotit. Në Sahih-un e Buhariut vjen hadithi se Prof eti i Allahut lutej e thoshte: 1585. “Allahumme lekel hamdu gajra mekfij -jin ue lâ mued -dein, ue lâ mustegnen anhu, Rab -benâ! (O Allah! Vetëm Ty të takojnë të gjitha lavdërimet (e mirënjohja)! Këto lavdërime nuk mjaftojnë për të të përlëvduar si duhet, por megjithëkëtë, ne nuk kemi për t'i lënë ato! Ne do të kemi nevojë për t'i bërë lavdërime Allahut në vazhdimësi e në çdo gjendje! O Zoti ynë, pranoje lavdërimin tonë!” - Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë mosmirënjohës.

Mus'haf Hape →
Rrahman 55:1–55:13 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… nëpërmjet tyre, nëpër errësirat e tokës dhe të detit. Vërtet, Ne i kemi shpjeguar me hollësi she - njat Tona për njerëzit që dinë të mendojnë. ” [En’am 96, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Allahu i Lartësuar na tregon për bujarinë, mëshirën dhe mirësitë e Tij të shumta, dhu - ruar krijesave të Tij. Kështu, na bën me dije se është Ai që i a zbriti robit të Tij Kuranin dhe ua lehtëson mësimin dhe kuptimin e qartë të tij, atyre të cilët Ai i përzgjedh dhe i veçon, për t’i përfshirë me mëshirën e Tij të plotë. I Lartësuari thotë: - “I Gjithëmëshirshmi: Ai ua mësoi Kuranin. Ai e krijoi njeriun. Ai e mësoi të shprehet qartë.” - El Hasenu shpjegon dhe thotë: “Domethënë, Ai ia mësoi njeriut të folurin, artikulimin e fjalëve. Ai e mësoi njeriun si ta këndojë Kuranin. Kështu, lehtësimi i këndimit të Kuranit bëhet i mundur prej lehtësimit të artikulimit të fjalëve: disa prej grykës, disa prej gjuhës, disa prej buzëve etj. - “Dielli dhe Hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet. Ky është përcaktimi i Ngadhënjimtarit, i të Gjithëditurit. Edhe Hënës ia kemi caktuar fazat e saj, derisa të kthehet në formën e harkut (hurmës së tharë). As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata nuk mund ta kalojë ditën. Secili (trup qiellor) noton në orbitën e vet.” [Ja sin 38 - 40]. Ose: “Ai është Krijuesi i dritës së mëngjesit. Natën e bëri për qetësi, kurse Diellin dhe Hënën për llogaritjen e kohës. Ky është caktim i Ngadhënjimtarit, të Gji - thëditur. Është Ai që i bëri yjet (të shndrit - shme) për ju që të orientoheni nëpërmjet tyre, nëpër errësirat e tokës dhe të detit. Vërtet, Ne i kemi shpjeguar me hollësi she - njat Tona për njerëzit që dinë të mendojnë. ” [En’am 96, 97] Më pas, i Lartësuari thotë: - “Edhe yjet e drurët i përulen Atij.” - Ali Ibn Talha ka sjellë tekstualisht nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) këtë thënie: “ En-Nexhmu është çdo bimë, e cila mbin e shtrihet në faqe të tokës (që nuk ka trung, si pemët).” Po kështu e ka shpjeguar edhe Said Ibn Xhubejri, Sudiju, Sufjan Theuriu dhe pikërisht këtë mendim ka përzgjedhur Ibn Xheriri (Allahu qoftë i kënaqur me të dhe e mëshiroftë!). Ndërsa Muxhahidi thotë se En-nexhm janë yjet në qiell. Po kështu e kanë shpjeguar edhe Haseni dhe Katadja. Ky mendim është më i dukshëm, - dhe Allahu e di më mirë, - sikurse vjen edhe në ajetin tjetër: “Ai është Krijuesi i dritës së mëngjesit. Natën e bëri për qetësi, kurse Diellin dhe Hënën për llogaritjen e kohës. Ky është caktim i Ngadhënjimtarit, të Gjithëditur. Është Ai që i bëri yjet (të shndritshme) për ju, që të orientoheni nëpërmjet tyre, në errësirat e tokës dhe të detit. Vërtet, Ne i kemi shpje - guar me hollësi shenjat Tona për njerëzit që dinë të mendojnë.” [Haxh 18]. Më pas i Lartësuari thotë: - “Qiellin e ngriti lart dhe vendosi pesho - ren ...” - Pra, vendosi drejtësinë, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ne i çuam të dërguarit Tanë me shenja të qarta dhe Ne u shpallëm atyre Librin dhe drejtë - sinë, që njerëzit t’i përmbahen së drejtës. ...” [Hadid 25]. - “Që ju të mos e shkelni peshoren ...” - I Lartësuari i krijoi qiejt dhe Tokën me të vërtetën dhe drejtësinë, pra, që të gjitha gjërat të vlerësohen përmes të vërtetës dhe drejtësisë. - “Prandaj masni me drejtësi e mos hani në peshë!” - Kurrë mos hani në peshë, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Plotë - sojeni masën (kur matni) e mos u bëni prej atyre që u hyjnë në hak të tjerëve! Dhe peshoni me peshore të saktë! Kurrë mos ua hani hakun njerëzve dhe mos bëni shkatë - rrime në tokë!” [Shuara 182]. I Lartësuari thotë më pas: - “Tokën e bëri për krijesat.” - Ai që ngriti qiellin lart, Ai vendosi Tokën dhe e bëri atë të qëndrueshme, me të gjitha kushtet për jetesë për banorët e saj. - “Në të ka fruta të larmishme ...” - Fruta të ndryshme në pamjet, shijet, ngjyrat dhe aromat e tyre. - “... hurma me degët plot ...” - Ibn Xheriri sjell shpjegimin e Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur prej atyre të dyve!): “Domethënë, me degët plot sytha, nga të cilat dalin më pas frutat.” Kështu kanë thënë edhe mufe - sirë të tjerë. Sythi hapet dhe prej tij del filizi, pastaj kalon në fazat e tij, derisa del fryti, i cili më pas piqet tërësisht dhe bëhet për t’u ngrënë. - “Drithëra me gjethe e kërcej dhe borzi - lok ...” - Drithëra të ndryshme, si gruri, elbi etj., me kokrrat e mbështjella nga byku, që përdoret si ushqim për kafshët. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Cilën prej mirësive të shumta të Zotit, me të cilat ju kënaqeni, po mohoni, o njerëz dhe xhindë? Muxhahidi dhe të tjerë thonë se, për këtë kuptim tregon edhe konteksti i gjithë ajeteve që vijnë më pas. Pra, për cilën nga këto mirësi mund të refuzoni falënderimin për Dhuruesin e saj? Edhe ne themi ashtu siç thanë xhindët besimtarë, në lidhje me këtë ajet: O Zoti ynë! Asnjë prej mirësive që na ke dhuruar nuk mohojmë! Vetëm Ty të takon i gjithë lavdërimi, mirënjohja dhe përlëvdimi!”

Mus'haf Hape →
Ahkaf 46:21–46:25 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… - ose siç quhet ndryshe ‘Adi i parë’, - të cilët jetonin në Ahkaf. Ahkaf janë malet prej rëre në krahinën e Hadrameutit, që ka dalje në det. Allahu i …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

Duke ngushëlluar Profetin e Tij të dashur, Muhamedin ,ﷺnë lidhje me refuzimin që i bëri populli i tij, Allahu i Madhëruar thotë: - “Kujto vëllanë e fisit Ad, kur para - lajmëroi popullin e vet në Ahkaf! ” - Ai është Hudi (paqja e Zotit qoftë mbi të!), të cilin Allahu i Madhëruar e dërgoi si profet në popullin e Adit, - ose siç quhet ndryshe ‘Adi i parë’, - të cilët jetonin në Ahkaf. Ahkaf janë malet prej rëre në krahinën e Hadrameutit, që ka dalje në det. Allahu i Madhëruar thotë: - “Para dhe pas tij, pati paralajmërues të shumtë.” - Allahu i Madhëruar dërgoi tek ata disa lajmëtarë, që t’i paralajmëronin për ndëshkim dhe t’u kumtonin mesazhet e Tij, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Kë - shtu, Ne e bëmë atë (shndërrim të tyre), për të marrë mësim ata dhe brezat pasardhës, por edhe si këshillë për të devotshmit.” [Bekare 66]. Ose: “Por në qoftë se ata shmangen, ti thuaju: “Ju paralajmëroj për një rrufe, si rrufeja e Adit dhe Themudit.” Kur atyre u erdhën të dërguarit në çdo kohë, duke i këshilluar: “Mos adhuroni asgjë tjetër përveç Allahut”, ata thanë: “Po të donte Zoti ynë, do të dërgonte melekë (të na këshillonte). Prandaj ne nuk i besojmë mesazhit që përcillni ju.”” [Fussilet 13, 14]. Të gjithë kumtuan mesazhet e Zotit, më i rëndësishmi ndër të cilët: - “Ai u tha: “Të mos adhuroni asgjë tjetër veç Allahut! Unë kam frikë se do t'ju godasë dënimi i Ditës së Madhe!” - Edhe Hudi (paqja e Zotit qoftë me të!) i dha po të njëjtën porosi popullit të vet, por përgjigjia e popullit të tij ishte: - “A mos ke ardhur që të na largosh prej zotave tanë?!” - Mos, vallë, ke ardhur të na pengosh nga adhurimi dhe përkushtimi ndaj idhujve tanë?! - “Na e sill tani atë me të cilën na kërcë - non, nëse thua të vërtetën!” - Kështu, ata kërkuan t’u përshpejtohej ndëshkimi i Zotit, duke treguar se as që e besonin se diçka e tillë mund të ndodhte. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në ajetin tjetër: “Ata që nuk e besojnë atë (Kijametin), kërkojnë që ai të vijë sa më shpejt, ndërsa ata që i besojnë, i druhen atij çasti dhe janë të bindur se ai është i vërtetë. Ta dini se ata që bëjnë polemika, duke vënë në dyshim Ditën e Kijametit, janë në një humbje të thellë.” [Shura 18]. Në vijim, i Lartësuari na tregon fjalët e profetit të tyre: - “Ai tha: “Dijeninë për të e ka vetëm Allahu. Unë thjesht ju kumtoj atë për të cilën jam dërguar ...” - Ai është më i ditur rreth jush: nëse e meritoni përshpejtimin e ndëshkimit, atëherë është Ai që jua sjell atë. Ndërsa unë jam veçse një lajmës, që ka detyrë vetëm kumtimin e qartë të mesazhit të Tij. - “Megjithatë, po shoh se qenkeni njerëz krejt pa dije.” - Ju nuk logjikoni dhe nuk denjoni që të kuptoni mesazhin e Zotit tuaj. - “Kur ata panë një re, që u duk se vinte në drejtim të luginave të tyre, thanë: “Kjo re do të sjellë shi!” - Kur panë ndëshkimin, që ishte duke u afruar, menduan se ishin re që paralajmëronin shiun, madje edhe u gëzuan, sepse kishin shumë kohë që mezi prisnin të binte shi, për shkak të nxehtësisë dhe thatësisë. - “Jo, përkundrazi. Kjo është ajo që e kërkonit me ngut. Ajo është një stuhi, që mbart një dënim të dhembshëm. ” - Është pikërisht ai dënim, të cilin ju e kërkuat t’ju përshpejtohej, kur thatë: “Na e sill tani atë me të cilën na kërcënon, nëse thua të vërtetën!” - “Me urdhrin e Zotit të saj, ajo shka - tërron çdo gjë.” - Ajo ka për t’i shkatërruar totalisht vendbanimet tuaja, dhe kjo do të ndodhë “me urdhrin e Zotit të saj”, pra, me lejen dhe vendimin e Allahut të Lartësuar. I Lartësuari thotë në ajete të tjera: “(Kujto) Edhe Adin, kur Ne lëshuam kundër tyre furtunën shkatërrimtare, që nuk la gjë pa e shndërruar në mbeturinë.” [Dharijat 41, 42]. Ajo shkretoi gjithçka, prandaj Allahu Krenar dhe i Lartësuar thotë në vijim: - “Kur agoi, nuk shihej gjë tjetër, përveç banesave të tyre. ” - Tashmë ishin zhdukur të gjithë banorët, nga i pari deri tek i fundit. - “Kështu i ndëshkojmë Ne popujt keqbërës.” - Ky është vendimi Ynë për ata që refuzojnë profetët Tanë dhe iu kundërvi - hen urdhrave dhe shpalljeve Tona. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila ka thënë: 2373. “Nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut ndonjëherë që të qeshë aq shumë, sa t’i shihja dhëmballët, sepse ai thjesht buzëqeshte. Gjithashtu, kur Profeti i Allahut shihte së largu ndonjë re të shoqëruar me erë të fortë, fytyra e tij shprehte diçka.” Ajo njëherë i tha: “O i Dërguari i Allahut! Kur njerëzit shohin retë, gëzohen, me shpresë se do të sjellin shi, ndërsa kur të shoh ty, në fytyrën tënde duket një lloj ankthi dhe frike...” Profeti i Allahut tha: “O Aishe! E kush më siguron mua që nuk po vjen ndonjë ndëshkim me të?! Një popull u dënua me një stuhi të furishme, kurse një popull tjetër pa retë për së largu dhe tha: “Kjo do të na sjellë shi”. Por, në fakt, ai ishte ndëshkim.” Kështu e kanë përnxjerrë Buhariu dhe Muslimi. Po ashtu, Muslimi sjell në Sahihun e tij hadithin prej Aishes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), e cila rrëfen: 2374. “Kur frynte ndonjë erë e fortë, Profeti ﷺ thoshte: “O Zot! Unë të lus të na japësh prej mirësisë së saj, prej mirësisë që ndodhet në të dhe mirësinë e asaj që ke dërguar nëpërmjet erës. Kërkoj mbrojtje të më ruash nga sherri i saj, nga sherri që ndodhet në të dhe nga sherri i asaj që ke dërguar së bashku me të!” Aishja vazhdon: “Dhe kur qielli mbyllej, ngjyra e tij ndryshonte: hynte dhe dilte, shkonte dhe vinte. Kur fillonte të binte shi, atëherë ai qetësohej.” Aishja e vërente shpesh këtë (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) dhe njëherë e pyeti rreth kësaj. Profeti i Allahut i tha: “Mbase kjo, o Aishe, është e ngjashme me atë për të cilën populli i Adit tha: “Kjo re po sjell shiun!” Historia e shkatërrimit të popullit të Adit është përmendur në suret Araf dhe Hud.

Mus'haf Hape →
Jusuf 12:105–12:107 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… në cilësitë e tyre? A nuk shohin tokat pjellore, të mbushura me bimësi, fruta e të lashta, aq të dobishme për njerëzit. A nuk i shohin malet, detet, …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, pranë të cilave kalojnë, por u kthejnë shpinën. - Allahu i Lartësuar na tregon për pakujdesinë, shpërfilljen dhe harresën që shumica e njerëzve tregojnë ndaj shenjave madhështore të shfaqura në krijimin e Tij. Ato tregojnë qartë se Ai është Një, i Vetëm e pa ortak. Ai na tregon se shumica e njerëzve nuk meditojnë mbi krijimin e Allahut dhe shpalljet e Tij. Ata nuk nxjerrin mësime nga këto shenja e shpallje. A nuk i shohin ata qiejt dhe Tokën, trupat qiellorë që lëvizin në rrugën e përcaktuar nga Zoti i tyre? A nuk shohin llojet e tokës, që janë pranë njëra-tjetrës, por janë të ndryshme në cilësitë e tyre? A nuk shohin tokat pjellore, të mbushura me bimësi, fruta e të lashta, aq të dobishme për njerëzit. A nuk i shohin malet, detet, oqeanet, hapësirat e mëdha të tokës dhe gjallesat e shpërndara në to? Le të shohin se si Allahu e jep jetën dhe e merr atë. Le të shohin se si Allahu i ka bërë të larmishme shijet, aromat, ngjyrat e cilësitë e frutave! I Lavdëruar dhe i Dëlirë është Allahu i Lartësuar! Ai është Një dhe i Vetëm! Ai është Krijuesi i vetëm, që nuk ka ortak. Ai është Es-Samedu - Kryepari e Zotëruesi, të Cilit i drejtohen të gjitha krijesat për nevojat e tyre. Ai është i Plotë e Absolut në sundimin, mbretërimin dhe rregullimin e çështjeve të krijesave. - Shumica e tyre e besojnë Allahun veçse duke bërë idhujtari. - Ibn Abasi shpjegon: “Pjesë e besimit të tyre (idhujtarëve) ishte se, kur i pyesje se kush i krijoi qiejt, tokën, malet, ata përgjigjeshin: “Allahu!” Megjithatë, ata i shoqëronin ortak Zotit në adhurimet e tyre. Kështu, ata adhuronin idhuj e puta, përveç Allahut.” Në dy Sahihët shënohet: 1528. “Kur idhujtarët bënin telbije për fillimin e haxhit, thoshin: “Lebbejke lâ sherike leke, il-lâ sheriken hue lek, temlikuhû ue mâ melek (Të përgjigjemi Ty, o Zot! Ti nuk ke ortak, përveç ortakut që e ke zgjedhur për Veten Tënde! Ai dhe ajo që ai zotëron janë prona Jote.” Në Sahihun e Muslimit tregohet se: 1529. “Kur idhujtarët thoshin gjatë telbijes “Lebbejke lâ sherike leke! (Të përgjigjemi ty, o Zot, Ti nuk ke ortak...). Profeti u thoshte: “Mjaft, mjaft!” Pra, mos shtoni më shumë se kaq (mos shtoni fjalët e shirkut: “ il-lâ sheriken hue lek, temlikuhu ue mâ melek (përveç ortakut që e ke zgjedhur për veten Tënde. Ai dhe ajo që ai zotëron janë prona Jote.) . Allahu i Lartësuar ka thënë: “... Mos i bëj shok Allahut, sepse idhujtaria është, vërtet padrejtësia më e madhe!” [Lukman 13]. Ndërsa në dy Sahih-ët është hadithi nga Ibn Mesudi, që rrëfen: 1530. “Unë e pyeta: ‘O i Dërguari i Allahut! Cili gjynah është më i madhi?’ Ai tha: ‘T’i bësh Allahut shok në adhurim, ndërkohë që Ai të ka krijuar ty...” Në shpjegimin e këtij ajeti, Hasen el Basriu ka thënë: “Bëhet fjalë për munafikun, i cili çdo punë e bën sa për sy e faqe.” Me këtë ka për qëllim fjalën e Allahut: “...Ata, kur ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t’u dukur para botës, ndërsa Allahun e përmendin fare pak.” [Nisa 142]. Por, gjithashtu, është edhe një shirk tjetër, i cili është i fshehtë dhe ai që e vepron nuk arrin ta kuptojë atë. Hammad Ibn Seleme përcjell nga Asim Ibn Ebu Nexhuedi se Uruetu tregon: “Hudhejfja shkoi vizitë tek një i sëmurë dhe pa se në krahun e tij kishte lidhur një fill (si hajmali). Ai ia këputi dhe ia hoqi atë dhe lexoi ajetin...” Në një hadith thuhet: 1531. “Ai që betohet në diçka tjetër përveç Allahut, ka bërë shirk.” [Tirmidhiu e ka gjykuar si hasen]. Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Mesudi se Profeti i Allahut ka thënë: 1532. “Er-ruka, et-temâim dhe ettiueleh, janë shirk.” 157 Imam Ahmedi sjell hadithin tjetër nga Isa Ibn Abdurrahmani, i cili rrëfen: 1533. “Shkova për vizitë tek Abdullah Ibn Akimi, i cili ishte i sëmurë. Njerëzit po i thoshin: “Përse nuk lidh diçka (si hajmali), për t’u shëruar?” Ai tha: “E si ta bëj diçka të tillë, kur Profeti i Allahut ka thënë: “Ai që lidh diçka (si hajmali), ka për t’u lënë në mëshirën e saj.”?!” Hadithin e citon edhe Nesaiu nga Ebu Hurejra. Në Musned-in e Imam Ahmedit gjendet hadithi i Ukbetu Ibn Amirit, se Profeti i Allahut ka thënë: 1534. “Ai që lidh një hajmali, mos ia plotësoftë Allahu atë që ai synon! Dhe ai që lidh një uedeaten, mos ia përmbushtë Allahu atë që kërkon!” 158 Nga Ebu Seid Ibn Ebu Nedaleti përcillet se ka thënë që e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 1535. “Kur Allahu i Lartësuar të tubojë të parët dhe të fundit, ditë e cila nuk ka dyshim se do të vijë, një thirrës do të thotë: “Ai që i ka shoqëruar ortak Allahut në ndonjë vepër, le ta kërkojë shpërblimin e asaj pune tek ai “ortaku” tjetër! Allahu i Madhëruar është më i Pasuri, që nuk ka aspak nevojë për shirkun.” Hadithin e sjell Ahmedi. El Xhahidh Ebu Jeala el Meusili citon Meakil Ibn Jesarin i cili rrëfen: “E kam dëgjuar Profetin, që ... (ose: “më ka treguar Ebu Bekër Sidiku s e Profeti i Allahut) ka thënë: 1536. “Shirku është më i padallueshëm sesa hapat e milingonës.” Ebu Bekri tha: “A ka shirk tjetër përveç asaj që shprehet duke adhuruar dhe iu lutur dikujt tjetër përveç Allahut?” Profeti i Allahut tha: “Shirku ndër ju është më i pandjeshëm sesa hapat e milingonës.” Pastaj tha: “A të të tregoj për diçka, e cila fshin dhe largon prej teje si shirkun e madh, ashtu edhe të voglin? Thuaj: Allahumme inni eûdhu bike en ushrike, ue ene ea’lemu ue estagfiruke mimmâ lâ ea’lem! (O Allah, unë të kërkoj të më ruash nga shirku me vetëdije dhe të kërkoj falje për atë që e bëj pa vetëdije! ”) Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Mos vallë, ata janë të sigurt prej dënimit të Allahut, që mund t’i përfshijë, apo nga Ora (e katastrofës), që do t’u vijë befas, pa e ndier?!” - Mos vallë, këta idhujtarë janë të sigurt apo kanë ndonjë premtim nga Allahu, se Ai nuk ka për të dërguar kundër tyre ndonjë ndëshkim, që t’i kapë në befasi, atëherë kur nuk e presin?! Ky ajet ngjan shumë me fjalën tjetër të Allahut të Madhëruar kur thotë: “Mos vallë, janë të sigurt ata që përgatitën kurthe se Allahu nuk do t’ua shembë tokën nën këmbë e nuk do t’u vijë dënimi andej nga nuk e mendojnë, ose se nuk do t’i rrëmbejë ata (me ndëshkimin e Tij) gjatë udhëtimeve të tyre, e ata nuk do të mund t’i shpëtojnë; ose se nuk do t’i rrëmbejë ata (me ndëshkimin e Tij) edhe kur të jenë të mbushur me frikë? Por, nuk ka dyshim se Zoti juaj është i Butë e Mëshirëplotë.” [Nahl 45 - 47].

Mus'haf Hape →
Enam 6:95–6:97 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… dhe që të dalë sythi, dhe kështu të lulëzojë e të dalin fruta nga të gjitha llojet dhe ngjyrat, pamjet e shijet. Të gjitha dalin nga një farë e vogël. - Ai …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Është Allahu Ai që e bën farën dhe bërthamën (e hurmës) të mbijë. - Allahu i Lartësuar na njofton se, është Ai që e bën farën që të çahet në tokë dhe që të dalë sythi, dhe kështu të lulëzojë e të dalin fruta nga të gjitha llojet dhe ngjyrat, pamjet e shijet. Të gjitha dalin nga një farë e vogël. - Ai nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe të vdekurin nga i gjalli. - Kjo shpjegohet me fjalinë e mëparshme: “Është Allahu Ai që e bën farën dhe bërthamën (e hurmës) të mbijë...”. Domethënë, nga një farë, që ngjan si diçka e ngurtë dhe e vdekur, Ai nxjerr një bimë ose një pemë, që rritet e sjell plot dobi e begati. Thuhet, gjithashtu, se kuptimi është që: nga veza e ngurtë, Ai nxjerr një zog që jeton, dhe anasjelltas. Një shpjegim tjetër është: “Ai nxjerr një fëmijë të mirë nga një njeri i keq, dhe anasjelltas. Të gjitha këto janë shpjegime të pranueshme. - Ky është Allahu. - Pra, vepruesi i gjithë kësaj është veçse Allahu, Një i Vetëm dhe i Pashoq. - Atëherë si i largoheni së vërtetës?! – Si mundeni të largoheni të vërtetës dhe të preferoni e përqafoni kotësinë?! Si mundeni të adhuroni diçka tjetër, përveç Allahut?! - Ai është Krijuesi i dritës së mëngjesit. Natën e bëri për qetësi... - E bëri natën të errët, që krijesat të pushojnë në qetësi, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Betohem për natën, që me errësirë mbulon gjithësinë, për ditën, kur ajo shkëlqen dhe për Atë që krijoi mashkullin e femrën. Vërtet, veprat tuaja janë të ndryshme.” [Shems 1 - 4]. 11 - kurse Diellin dhe Hënën për llogaritjen e kohës. - Ato lëvizin sipas një rregulli e ligji të përcaktuar mirë, të cilin askush nuk mund ta tjetërsojë. Secili prej tyre ka orbitën e rrugën e vet gjatë verës dhe gjatë dimrit, gjë kjo e cila sjell edhe ndryshimin e natës dhe të ditës në gjatësinë e shkurtësinë e tyre, sikurse thotë i Madhëruari: “Është Ai që Diellin e bëri shndritës, ndërsa Hënën e bëri të shkëlqejë dhe i përcaktoi fazat e saj, që ju të dini numrin e viteve dhe të bëni përllogaritje (të kohës). Allahu e krijoi këtë veçse me të vërtetën e madhe. Ai i sqaron Argumentet për një popull të ditur. Me të vërtetë, në ndërrimin e natës me ditën dhe në atë që krijoi Allahu në qiej e në Tokë, ka fakte për njerëzit që i frikësohen (Allahut).” [Junus 5, 6] , dhe thotë: “ Argument për ata është edhe nata, prej së cilës tërheqim ditën dhe ata zhyten në errësirë. Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (përfundimtar). Ky është përcaktimi i Ngadhënjimtarit, i të Gjithëditurit. Edhe Hënës ia kemi caktuar fazat e saj, derisa të kthehet në formën e harkut (hurmës së tharë) . As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata nuk mund ta kalojë ditën. Secili (trup qiellor) noton në orbitën e vet.” Ja Sin 40], dhe thotë: “... Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë sërish. Edhe Dielli, Hëna dhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Vetëm Atij i takon Krijimi dhe Sundimi. I madhëruar qoftë Allahu, Zoti i botëve! ” [Ea’raf 54]. - Ky është caktim i Ngadhënjimtarit, të Gjithëditur. - Të gjitha këto përcaktime e ligje preçize janë vendosur nga Ai, që është El Aziz, i Cili nuk mund të mposhtet dhe t’i kundërshtohet vullneti i Tij. Ai është i Gjithëdituri, që përfshin në dijen e Tij gjithçka dhe asaj diturie nuk mund t’i fshihet asnjë thërrmijë në qiell e as në tokë. Janë të shumta rastet në Kur 'an ku Allahu i Madhëruar, pasi flet për krijimin e Tij madhështor, për yjet, Diellin, Hënën, në përfundim përmend faktin se Ai është El Aziz dhe El Alim, si për shembull: “Ai krijoi shtatë qiej brenda dy Ditëve, duke i caktuar secilit qiell detyrën dhe urdhrin e tij. Dhe Ne e zbukuruam Qiellin më të afërt me drita dhe e bëmë të mbrojtur. I tillë është Krijimi (e përcaktimi) i të Plotfuqishmit (El Aziz) të Gjithëditur (El Alim) .” [Fussilet 12], e në vende të tjera. - Është Ai që i bëri yjet (të shndritshme) për ju që të orientoheni nëpërmjet tyre, nëpër errësirat e tokës dhe të detit. - Disa nga selefët kanë thënë: “Çdokush që beson se yjet mund të shërbejnë për diçka tjetër veç këtyre tri gjërave, ka thënë gënjeshtra për Allahun. Allahu i bëri yjet zbukurim për qiellin, gjuajtës të shejtanëve, dhe orientues gjatë natës, në udhëtimet tokësore dhe detare. - Vërtet, Ne i kemi shpjeguar me hollësi Shenjat Tona për njerëzit që dinë të mendojnë. - Allahu i Madhëruar i ka bërë tërësisht të qarta e të kuptueshme argumentet e Tij, por këtë arrijnë ta shohin e kuptojnë veçse ata që logjikojnë me drejtësi, e njohin të vërtetën dhe e respektojnë atë, duke e ndjekur e duke iu larguar të kotës e devijimeve.

Mus'haf Hape →
Rrahman 55:46–55:61 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… në ngjyrat, aromën dhe shijet e tyre. - “Tek ata të dy, prej të gjitha frutave ka nga dy lloje. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet, janë përgatitur dy kopshte Xheneti.” - Disa janë të mendimit se ku ajet bën fjalë për Ebu Bekrin, kurse të tjerë kanë dhënë mendime të ndryshme. Megjithatë, mendimi më i saktë është që ky është një ajet gjithëpërfshirës, sikurse thotë Ibn Abasi dhe të tjerë. Allahu i Lartësuar thotë në ajetin tjetër: “E sa për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet dhe e ka ndaluar veten prej lakmisë, Xheneti do të jetë vendi i tij.” [Naziat 40]. Domethënë, janë ata të cilët i janë frikësuar qëndrimit përpara Allahut Krenar dhe të Lartësuar në Ditën e Kijametit dhe e kanë ndaluar veten prej lakmisë, u janë larguar gjynaheve dhe nuk i japin përparësi jetës së dynjasë dhe kënaqë - sive të saj, që bien ndesh me besimin. Ata janë të bindur se ahireti është shumë më i mirë sesa dynjaja, prandaj dhe i përmbushin detyrat e Zotit dhe iu largohen harameve. Për të tillët, në Ditën e Kijametit, do të ketë dy kopshte në Xhenet. Buhariu (Allahu e mëshiroftë!) sjell hadithin nga Abdullah Ibn Kajsi, se Profeti i Allahut ka thënë: 2542. “Jan dy kopshte, ku enët dhe gjithçka në to janë prej argjendi dhe dy kopshte, ku enët dhe gjithçka në to është prej floriri. Mes atyre fatlumëve dhe shikimit të Zotit të tyre Krenar dhe të Lartësuar është vetëm mbu - lesa e madhështisë, krenarisë mbi fytyrën e Tij, në Xhenetin e Adnit.” Këtë e kanë përnxjerrë edhe të gjithë autorët e Suneneve, përveç Ebu Daudit. Ibn Xheriri sjell hadithin nga Ebu Derda, se: 2543. “Profeti i Allahut lexoi njëherë këtë ajet: “Për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet, janë përgatitur dy kopshte Xheneti.” Dhe unë i thashë: “Edhe nëse bën zina dhe vjedh, o i Dërguari i Allahut?!” Ai përsëriti ajetin: “Për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet, janë përgatitur dy kopshte Xheneti.”. Unë i thashë përsëri: “Edhe nëse bën zina dhe vjedh, o i Dërguari i Allahut?!” Ai përsëriti ajetin: “Për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet, janë përgatitur dy kopshte Xheneti.”. Unë i thashë përsëri: “Edhe nëse bën zina dhe vjedh, o i Dërguari i Allahut?!” Atëherë, ai tha: “Me gjithë refuzimin e Ebu Derdasë ...” Është transmetuar se vetë Ebu Derda ka thënë: “Ai që i frikësohet qëndrimit përpara Zotit të Tij, nuk bën zina dhe nuk vjedh.”. Ky ajet është i përgjithshëm dhe flet për njerëzit dhe për xhindët. Ky është një nga ato argumente të qarta se edhe xhindët do të hyjnë në Xhenet, nëse besojnë dhe janë të devotshëm ndaj Zotit, duke kryer urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. Allahu i Madhëruar tregon mirësinë e Tij ndaj dy të rëndësi - shmëve, njerëzve dhe xhindëve, duke iu përmendur këtë shpërblim, që ka rezervuar për ta dhe thotë: - “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” - Më pas, Allahu i Lartësuar përshkruan këto dy kopshte Xheneti, duke thënë: - “Plot pemë, që bëjnë hije. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” - Degët e tyre janë të bukura, të lulëzuara, të mbushura me fruta të pjekura, të mrekullue - shme, të pashembullta, tejet të shijshme dhe të hijshme. Muhamed Ibn Is’haku sjell hadithin nga Esma bija e Ebu Bekrit, që tregon se ka dëgjuar Profetin e Allahut të përmendë njëherë pemën e “Sidratul Munteha”, duke thënë: 2544. “Një kalorës mund të udhëtojë nën hijen e një dege të saj për 100 vjet.” Ose tha: “Nën hijen e një dege të saj mund të qëndrojnë 100 kalorës. Në të ka flutura të arta dhe frutat e saj duket sikur janë qypa të mëdhenj.”. [Tirmidhiu]. - “Tek ata të dy ndodhen dy burime, që rrjedhin. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Ato rrjedhin për të vaditur pemët, me degë e hijshme dhe të dendura, që të nxjerrin fruta të larmishme në ngjyrat, aromën dhe shijet e tyre. - “Tek ata të dy, prej të gjitha frutave ka nga dy lloje. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Ka nga të gjitha llojet e frutave, si nga ato që ua njohim llojin dhe emërtimin, ashtu edhe nga ato që nuk i njohim, madje edhe shumë më të mira sesa ato që krijesat njohin. Atje ka mirësi që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe as zemra e asnjë krijese nuk i ka imagjinuar.” Ibn Abasi thotë se prej ahiretit, në dynja ndodhen vetëm emrat e gjërave. Kështu, mes gjërave që ndodhen në dy botët ka një ndryshim shumë të madh. - “Ata do të jenë të mbështetur në shtroje ...” - Ata qëndrojnë të mbështetur, të reha - tuar dhe të sigurt nga çdo frikë. - “... mbulesat e brendshme të të cilave janë prej mëndafshi të stolisur ...” - ‘Istebrak’ është mëndafshi i trashë dhe i zbukuruar me flori. Po të vëresh me kujdes, Allahu i Lartësuar ka treguar vetëm atë anë të rrobës që vendoset në tokë, për të treguar se ana tjetër, atje ku mbështetet fatlumi besimtar, është shumë herë më e mirë. Kjo na bën të meditojmë për bukurinë e këtyre shtrojeve, mbi të cilat do të rehatohen be - simtarët. Nga Ibn Mesudi përcillet se ka thënë: “Ky është përshkrimi i asaj ane që vendoset dhe shtrohet në tokë. E si do të jetë pjesa e sipërme e kësaj shtroje, mbi të cilën do të rehatohet besimtari dhe besimtarja?!” - “... dhe frutat e pemëve të të dy kop - shteve janë shumë pranë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Frutat ndodhen pranë tyre, në mënyrë të tillë që, kur ata të dëshirojnë, të mund t’i marrin dhe t’i shijojnë në çfarëdo gjendje qofshin: shtrirë, ulur, ngritur. Asnjëherë nuk janë larg duarve të tyre, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ai do të jetë në një jetë të kënaqshme, në një Xhenet të lartë, ku pemët e veta do t’i ketë shumë pranë. Hani e pini shijshëm, sepse ju e keni përgatitur këtë në ditët e kaluara!” [Haka 23]. Ose: “Ata do jenë atje, të mbështetur në kolltukë dhe nuk do të ndiejnë as të nxehtë e as të ftohtë. Hijet do t’u bien sipër dhe degët e pemëve (plot fruta) do t’u afrohen pranë.” [Insan 14]. Domethënë, ato nuk janë asnjë -herë larg nga ai që dëshiron t’i shijojë, por ulen drejt tij dhe afrohen, sa herë që fatlumi besimtar dëshiron. - “Aty janë ato, që i përqendrojnë shiki - met e tyre e të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhindë.” - Në ato shtroje të mrekullueshme e të rehatshme qëndrojnë gratë, të cilat i ulin shikimet dhe shikojnë veçse burrat e tyre të dashur. Kështu, në sytë e tyre, asgjë nuk është më e bukur sesa burri dhe i dashuri i zemrës. Kështu kanë shpjeguar Ibn Abasi dhe të tjerë. Madje është transmetuar se ndonjëra prej tyre i drejtohet burrit të vet dhe i thotë: “Betohem në Zot se nuk shoh në Xhenet diçka që të jetë më e bukur sesa ty dhe nuk ka në Xhenet diçka (prej krijesave) që të jetë më e dashur për mua sesa ti! I lavdëruar qoftë Allahu, që të bëri ty të jesh i imi dhe më bëri mua që të jem e jotja!” Në vijim, i Lartësuari thotë: “... të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhindë.” Pra, ato janë të papre -kura, të virgjëra, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ne i kemi bërë ato me një krijim të ri. Ne i kemi bërë ato virgjëresha, të dashura për bashkëshortët e tyre dhe të një moshe.” Ato nuk i ka prekur askush përpara burrave të tyre, as p rej xhindëve as prej njerëzve. Edhe ky ajet tregon se besimtarët e xhindëve do të jenë në Xhenet. Më pas, i Lartësuari i përshkruan këto bukuroshe, sikur t’ua ofronte atyre që duan të martohen me to, në Xhenetin e mirësive: - “Ato janë si rubinët e perlat. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Muxhahidi, Haseni dhe të tjerë shpjegojnë: “Ato, janë të pastra, siç është rubini dhe të bardha, siç janë perlat.” Pra, të kthjellta e të pastra, si rubini dhe të bardha, si perlat. ‘ ElMerxhan’ është një emërtim që përdoret edhe për perlat, që dalin prej guackave në det. Nga Abdullah Ibn Mesudi përcillet se ka thënë: “Një gruaje të banorëve të Xhenetit do t’i shihet bardhësia e kërcirit dhe pulpës së saj, edhe nëse është e mbuluar me 70 petka mëndafshi, madje mund të shihet dhe palca brenda këmbës së saj. Për këtë tregon fjala e Allahut të Lartësuar kur thotë: “Ato janë si rubinët e perlat.” Rubini është një gur i çmuar, i cili nëse ndërfut në të një fije dhe pastaj e lëmon fort, ke për ta parë atë fije, sepse ai është i kristaltë e transparent. Ibn Ebu Hatimi ia atrib uon Profetit ﷺ këtë hadith, ndërsa Tirmidhiu e sjell si fjalë të Ibn Mesudit dhe thotë se transmetimi i sjellë si fjalë e sahabi ut është më i saktë. Muslimi sjell nga Muhamed Ibn Sirini këtë thënie: 2545. “Në daçi lëvdohuni dhe në daçi nxirrni mësim dhe përkujtoni! Vallë, burrat janë më shumë në Xhenet apo gratë?” Atëherë Ebu Hurejra tha: “A nuk ka thënë Ebu Kasimi (paqja e Zotit qoftë mbi të!) se: “I pari grup që do të hyjë në Xhenet ndriçon si drita e hënës së plotë natën e kthjellët, ndërsa ata që vijnë pas tyre janë të shndritshëm si ylli më i shndritshëm në qiell. Çdokush prej tyre do të ketë dy gra, palca e këmbës së të cilave shihet përtej mishit të tyre. Në Xhenet nuk do të ketë asnjë të pamartuar.” Ky hadith është në dy Sahih-ët prej Humam Ibn Munebihit, ky nga Ebu Zurate dhe ky nga Ebu Hurejra, - Allahu qoftë i kënaqur me të! Imam Ahmedi sjell një hadith nga Enesi, se i Dërguari i Zotit (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: 2546. “Një rrugëtim në mëngjes ose në mbrëmje në rrugën e Zotit është më i mirë se dynjaja dhe çfarë ka në të. Një vend sa madhësia e harkut të njërit prej jush - ose vendi që zë shkopi i tij - është më i mirë se dynjaja dhe çfarë ka në të. Nëse një nga gratë e Xhenetit do të shfaqej e shikonte në dynja, gjithë hapësira mes qiellit dhe tokës do të mbushej me aromë të këndshme dhe do të zbukuro - hej e mbushej plot mirësi. Shamia që ajo e vendos në kokë është më e mirë se dynjaja dhe çfarë ka në të.” Buhariu e ka sjellë këtë hadith nga Ebu Is'haku, që e përcjell nga Humejdi, e ky nga nga Enesi, në mënyrë të ngjashme. - “A nuk është shpërblimi i veprës së mirë veçse e mira?!” - Për ata që bëjnë punë të mira në jetën e dynjasë është përgatitur si shpërblim në ahiret veçse mirësia. Vallë, për atë që ka bërë bamirësi në jetën e dynjasë, a ka shpërblim tjetër në ahiret, përveç mirësisë?! El Bega uiju sjell hadithin nga Enes Ibn Maliku, se: 2547. “Profeti i Allahut lexoi ajetin: “A nuk është shpërblimi i veprës së mirë veçse e mira?!”, dhe pastaj tha: “A e dini se çfarë ka thënë Zoti juaj?” - “Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më të ditur.” – thanë. Ai tha: “A ka shpërblim për ata të cilët i begatova duke u dhuruar besimin e pastër në një Zot të vetëm, përveçse Xheneti?” Duke qenë se këto mirësi të shumta kurrsesi nuk mund të fitohen me punën e robit, por thjesht dhe vetëm si mirësi dhe dhuratë nga Zoti, menjëherë pas kësaj i Lartësuari thotë: - “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?” - Pra kjo është mirësi e dhuruar nga i lartësuari dhe vetëm Ai meriton të gjitha lavdërimet e mirënjohjen.

Mus'haf Hape →
Dharijat 51:15–51:23 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… luginat, lumenjtë, detet, njerëzit, me gjithë larmi - shmërinë e gjuhëve dhe ngjyrave të tyre, me natyrat e tyre të shumëllojta, me dëshirat, motivet e …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Vërtet, të devotshmit janë mes kop - shteve e burimeve ... ” - Allahu i Lartësuar na tregon rreth të devotshmëve, atyre që i frikësohen Allahut, Krenar dhe të Lartësuar, duke iu përmbajtur udhëzimeve dhe Shpalljes së Tij, se ata në Ditën e Premtuar do të jenë në kopshte të bukura dhe burime mahnitëse, ndryshe nga ata fatzinj, që atë ditë do të jenë në ndëshkim, në zemërimin e Zotit, në dënimin përvëlues dhe pranga shtrënguese, që i shtrëngojnë dhimbshëm. - “... duke marrë atë që u jep Zoti i tyre. ” - Kjo do të jetë gjendja e tyre në Xhenetin e mirësive: gjithmonë do të marrin mirësi, kënaqësi e lumturi, që ua dhuron Zoti i tyre. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë: - “Në fakt, ata ishin vepërmirë edhe më parë.” - Domethënë, në jetën e dynjasë, ata ishin të mirë në fjalët dhe veprat e tyre. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Hani e pini shijshëm, sepse ju e keni përgatitur këtë në ditët e kaluara!” [Hakka 24] . Më pas, i Lartësuari na tregon disa prej veprave të mira të tyre: - “Ata flinin pak natën ... ” - Kjo fjali (kalilen minel -lejli mâ jehxheûn) mund të ketë dy kuptime, në varësi të pjesëzës ‘mâ’. Kuptimi 1. Nëse pjesëza mâ ka kuptimin “nuk”, kuptimi i fjalisë do të ishte: “Një pjesë të natës (qoftë edhe pak) ata nuk flinin”. Ibn Abasi shpjegon: “Atyre nuk u kalonte ndonjë natë pa e kaluar një pjesë të saj për adhurime, qoftë edhe pak.” Ndërsa Katade përcjell shpjegimin prej Mutarrif Ibn Abdilahit, i cili thotë: “Të paktat ishin netët që kalonin pa u falur për Allahun Krenar dhe të Lartësuar, në fillim ose në mes të natës.” Muxhahidi thotë: “Të pakta ishin netët që ata flinin deri në mëngjes, pa u falur për Allahun.” Po kështu ka thënë edhe Katadja. Ndërsa Enes Ibn Maliku dhe Ebul Alije shpjegojnë: “Ata faleshin mes namazit të akshamit dhe namazit të jacisë.” Ebu Xhafer el Bakiri shpjegon: “Ata nuk flinin gjumë pa falur edhe namazin e jacisë.” Ky ishte kuptimi i parë, pra, që faleshin gjatë natës, qoftë edhe pak. Kuptimi 2. Nëse pjesëza mâ vjen me kuptimin e përemrit lidhor në rasën kallëzore “në të cilën”, atëherë kuptimi ajetit do të ishte: “E pakët ishte pjesa e natës, në të cilën ata flinin” Pra, e pakët dhe e shkurtër ishte, gjatë natës, koha kur ata qëndronin shtrirë dhe pa falur namaz e adhuruar Zotin. Pra, kohën më të madhe ata ia përkushtonin Zotit në adhurim. Ky është shpjegimi që ka zgjedhur Ibn Xheriri. Hasen el Basriu shpjegon: “Ata flinin pak natën, domethënë, ata përpiqeshin e lodheshin gjatë natës. Ata flinin pak, ndërsa pjesën më të madhe te natës, ata ngriheshin dhe faleshin deri në kohën e syfyrit, kohë në të cilën i kërkonin falje Allahut, me përulësi.” Katade përcjell nga El Ahnes Ibn Kajsi, i cili thotë: “Ata flinin pak natën ...”, domethënë, ata flinin pak gjatë natës. Pastaj, El Ahnesi thoshte me keqardhje e dhimbje: “Unë nuk jam pjesë e këtij ajeti.” Ndërsa Hasen el Basriu tregon se: El Ahnef Ibn Kajsi thoshte: “Krahasova punët e mia me punët e banorëve të Xhenetit dhe vërejta se ata njerëz kishin ndryshim të madh me ne dhe qëndronin shumë e shumë më lart. Atëherë e kuptova se ne kurrë nuk mund t’i arrijmë punët e tyre. E shkurtër ishte koha e natës, në të cilën ata flinin. Pastaj krahasova punët e mia me punët e banorëve të Zjarrit dhe pashë se ata ishin njerëz pa asnjë mirësi. Ata refuzuan profetët e Zotit dhe i morën për gënjeshtra shpalljet e Zotit. Ata nuk besonin ringjalljen dhe shpërblimin me drejtësi nga Zoti. Kështu e kuptova se më i miri ndër ne tashmë është ai që bën punë të mira dhe punë të këqija.”Abdurahmani, djali i Zejd Ibn Eslemit, tregon: “Një ditë, dikush e pyeti babain tim dhe i tha: “O Ebu Usame! Është një përshkrim në Librin e Allahut, por që ne nuk e gjejmë veten në të!” Dhe i lexoi fjalën e Allahut: “Ata flinin pak natën, ...”. Ne vetëm një pjesë të vogël të natës falemi.” Atëherë, Zejd Ibn Eslemi i tha: “ Tuba për atë, i cili kur i vjen gjumi, bie dhe fle dhe kur zgjohet, i frikësohet Allahut dhe jeton i devotshëm ndaj Tij.”. Abdullah Ibn Selami (Allahu qoftë i këna - qur me të!) ka thënë: 2485. “Kur Profeti i Allahut mbërriti në Medinë, njerëzit u dyndën në grupe drejt tij. Edhe unë isha ndër ata që u dyndën, për t’u afruar tek ai. Sapo pashë fytyrën e tij ﷺ u binda se ajo nuk ishte fytyra e një burri mashtrues. E para gjë që dëgjova prej tij ﷺ ishte fjala: “O ju njerëz! Jepni ushqim, mbani lidhjet fare - fisnore, përhapni selamin, dhe faluni gjatë natës, ndërkohë që njerëzit janë në gjumë, që të hyni në Xhenetin e Zotit tuaj me paqe.” Imam Ahmedi sjell një hadith nga Abdullah Ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Profeti i Allahut ka thënë: “Në Xhenet ndodhen disa dhoma (të larta), që nga brenda mund të shohësh çfarë ka jashtë dhe nga jashtë mund të shohësh çfarë ka brenda tyre.” Ebu Musa el Eshariu tha: “Për kë janë përgatitur ato dhoma, o i Dërguari i Allahut?” Profe ti tha: “Për ata që flasin butësisht, japin ushqim dhe e kalojnë natën duke u falur, ndërsa njerëzit flenë.” - “... ndërsa në agim, ata kërkonin falje. ” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Thuaju: “A t’ju tregoj për diçka shumë më të mirë se ato? Për ata që janë të devotshëm, janë përgatitur te Zoti i tyre kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku ata do të jenë përjetësisht. Atje do të kenë bashkëshorte të pastra dhe kënaqësinë e Allahut. Allahu është Gjithëshikues i robërve të Vet. Të tillë janë ata që thonë: “O Zoti ynë, ne kemi besuar me sinqeritet. Na i fal gjynahet tona dhe na ruaj prej ndëshkimit të Zjarrit!” Dhe ata që janë të durueshëm, të drejtë, të devotshëm e dorëdhënës, dhe ata që në kohën e agimit kërkojnë falje. ” [Al Imran 17]. Nëse istigfari është brenda namazit, kjo është më e mirë. Është transmetuar në hadithe të sakta, nga një grup i madh sahabësh (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) se Profeti i Allahut ka thënë: 2486. “Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar zbret çdo natë në qiellin e dynjasë, kur ka mbetur veçse një e treta e fundit e saj dhe thotë: “A ka ndonjë që pendohet dhe t’ia pranoj pendimin, a ka ndonjë që kërkon falje dhe t’ia mbuloj dhe fal atij gjynahet, a ka ndonjë që lutet dhe unë t’ia plotësoj lutjet e tij? Kështu vazhdon derisa të çelë! agu.” Në suren Jusuf përme - ndet se Jakubi (a.s.) u premton bijve të tij gabimtarë se do të kërkonte falje për ta: “Ata thanë: “O babai ynë! Lutu për ne, që të na falen gjynahet tona, se ne kemi qenë, vërtet fajtorë!” Ai tha “Së shpejti do t’i kërkoj falje Zotit tim për ju”. Ai është vërtet Falës i madh dhe Mëshirëplotë.” [Jusuf 97, 98]. Shumë nga dijetarët e tefsirit shpje - gojnë se Jakubi (a.s.) donte që të kërkonte falje për ta në kohën e syfyrit. Kjo tregon rëndësinë dhe vlerën e veçantë të kërkimit të faljes në këtë kohë. - “Në pasurinë e tyre kishin caktuar pjesë për lypësit dhe për nevojtarët. ” - Pasi përshkroi fatlumët, që do të shpërblehen me mirësi në Xhenet, se ata falin namaz dhe përkushtohen në adhurim, Allahu i Lartë - suar përmend zekatin, bamirësitë dhe mbajtjen e lidhjeve farefisnore. I Lartësuari thotë: “Në pasurinë e tyre kishin përcaktuar pjesë për lypësit dhe për nevojtarët.” Pra, në pasurinë e tyre, ata kishin caktuar një pjesë për ata kanë nevojë për ndihmë. Për sa i përket es-sâil-it, është ai i cili u lyp njerëzve ndihmë. Ai ka hise në pasurinë e të kamurve, sikurse thotë hadithi që Imam Ahmedi sjell nga Husejn Ibn Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) se Profeti i Allahut ka thënë: 2487. “Lypësi ka hise në pasurinë tënde, edhe nëse të vjen hipur mbi kalë.” 70 Pra, ai që lyp, ai që të kërkon, ka hisen e vet, prandaj duhet t’i japësh prej pasurisë tënde, edhe nëse, në dukje, ai të jep përshtypjen se është i pasur. Ebu Daudi sjell prej Sufjan eth Theuriut një hadith të ngjashëm. Ndërsa el-maĥrûm është skamnori. Ibn Abasi dhe të tjerë kanë thënë: “ el-maĥrûm është ai i cili nuk paguhet nga buxheti i shtetit dhe nuk ka aftësi për të fituar vetë, as ndonjë zanat, që të mund të sigurojë jete - sën.” Nëna e besimtarëve ka thënë: “ El maĥrûm është ai i cili nuk arrin të fitojë di - çka për të jetuar.” Ndërsa Dahaku ka th ënë: “Është ai i cili sa herë fiton diçka, i mbaron shpejt. I tillë është kaderi i Zotit për të.” - “Në Tokë ka shenja për ata që besojnë me bindje ...” - Në Tokë ka shenja treguese për madhështinë e Krijuesit të saj, pushtetin e Tij të plotë e gjithëpërfshirës, si bimësia, bota shtazore, malet, humnerat, luginat, lumenjtë, detet, njerëzit, me gjithë larmi - shmërinë e gjuhëve dhe ngjyrave të tyre, me natyrat e tyre të shumëllojta, me dëshirat, motivet e forcat, që ata zotërojnë. Shfaqet, gjithashtu, edhe në gjithë ndryshimet e logjikës, mendjeve, aftësive të të kuptuarit, lëvizjeve e aktiviteteve të njerëzve, në faktin që mes tyre ka të lumtur e të dëshpëruar; në mundësinë që Ai u ka dhënë robërve që të zgjedhin lirshëm atë që ata dëshirojnë. Gjithashtu, kjo shfaqet edhe në mënyrën se si i ndërtoi dhe formoi krijesat. Allahu i Madhëruar ka urtësi të shumta, të cilat shihen në çdo fragment dhe në vendin e duhur ku e ka vendosur, ku është më e nevojshme dhe e dobishme për ta. - “... por edhe në vetet tuaja. A nuk i shihni, vallë? ” - Katadja thotë: “Çdokush që mediton në veten e vet dhe mënyrën se si Zoti e ka krijuar atë, e kupton se njeriu është një qenie e krijuar nga Dikush që është i urtë, i gjithëditur dhe i plotpushtet - shëm. Edhe gjymtyrët e njerëzve janë vendosur të tilla, të përshtatshme për t’ju nënshtruar Zotit me adhurime. - “Në qiell është furnizimi juaj dhe ato që ju premtohen.” - Nga qielli vjen shiu, i cili është rizku prej qiellit. Ndërsa ai që u premtohet është Xheneti, i cili është lart në qiell. - “Për Zotin e qiellit e të Tokës! Ky është i vërtetë, ashtu siç është e vërtetë që ju flisni!” - Allahu i Madhëruar betohet në Veten e Tij, se çdo gjë që Ai ka premtuar rreth çështjeve të Kijametit, ringjalljes, llogarisë dhe shpërblimit para Tij, me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij, është diçka që do të ndodhë patjetër dhe askush nuk mund ta pengojë dhe dhe ndalë atë. Ajo është një e vërtetë, për të cilën nuk duhet të kesh pasiguri apo dyshime, ashtu sikurse, kur flisni me njëri -tjetrin, ju nuk dyshoni aspak që jeni duke folur e komunikuar me njëri-tjetrin. Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), kur fliste diçka, i thoshte shokut të tij: “Për Zotin, kjo është e vërtetë, ashtu sikurse është e vërtetë që ti je tashmë këtu përpara meje.”

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:190–3:194 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… dhe në Tokë, bukuria e krijimit dhe detajet e mrekullueshme që shfaqen në çdo lëvizje brenda tyre janë dëshmues të padiskutueshëm për urtësinë e të …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- “Në krijimin e qiejve dhe të tokës dhe në ndryshimin e natës e të ditës ...” - Ky ajet është nxitje për adhuruesit, që ata të mendojnë thellë rreth këtyre shenjave madhështore, siç është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe shenja të tjera. Në këtë ajet, fjala ‘âjât’ - argumente është në trajtën e pashquar, domethënë, nuk është përcaktuar se për çfarë drejtimi shërbejnë këto argumente. Kjo është bërë, së pari, për të treguar se argumentet e përfituara nga vrojtimi dhe meditimi mbi krijimin e qiejve dhe tokës janë të shumta dhe, së dyti, për të treguar se ato argumente janë gjithëpërfshirëse e jo vetëm për një lëmë të caktuar dijesh. Është e vërtetë se shenjat që shfaqen në qiej dhe në tokë mrekullojnë çdo vështrues. Ato janë shumë bindëse për ata që mendojnë thellë rreth tyre dhe janë tërheqëse e lumturuese për zemrën e çdo njeriu të sinqertë. Ato udhëzojnë mendjet e ndritura rreth qëllimeve dhe të vërtetave hyjnore. Krijesat mund të shohin në këto shenja aq sa u ka mundësuar i Urti, ndërsa për sa u përket imtësive që fshihen brenda tyre, krijesat nuk mund ta konceptojnë plotësisht, pasi të kuptuarit dhe njohuritë e tyre janë shumë të kufizuara. Megjithatë, diçka është shumë qartë: madhësia dhe gjerësia e qiejve dhe e Tokës, rregulli i përpiktë i çdo lëvizjeje të vendosur në të, dëshmojnë fort për madhështinë e Krijuesit të tyre dhe të pushtetit të Tij. Përpikmëria dhe rregulli fantastik që ekziston në qiej dhe në Tokë, bukuria e krijimit dhe detajet e mrekullueshme që shfaqen në çdo lëvizje brenda tyre janë dëshmues të padiskutueshëm për urtësinë e të Gjithëditurit, që vendos gjithçka në vendin që i takon, për dijen e Tij të pakufishme për gjithçka që ka krijuar. Çdo gjë e dobishme për krijesat që ndodhet në qiej në tokë dhe mes tyre, tregon për mëshirën dhe bujarinë e madhe të Mëshiruesit, si edhe për detyrën e falënderimit dhe të mirënjohjes ndaj Tij. Pa dyshim, të tilla përsiatje bëjnë që zemra e njeriut të lidhet ngushtë me Krijuesin e këtyre mrekullive, me Atë që i solli në ekzistencë pas inekzistencës, pa pasur nevojë për ndonjë shembull të mëparshëm. Këto shenja madhështore nxisin këdo që mendon drejt dhe me qetësi që të përpiqet maksimalisht për të kënaqur Allahun e Lartësuar, duke e adhuruar Atë si Një, të Vetëm e të Pashoq në çdo aspekt. Ato nxisin që robi t’i përkushtohet Allahut me dashuri, madhërim, frikërespekt, shpresë dhe bindje të plotë, duke iu larguar adhurimit dhe bindjes ndaj çdo krijese, e cila nuk ka asnjë pushtet dhe mundësi në qiej dhe në tokë. Çdo i krijuar është i varfër, i dobët dhe i pafuqishëm kundrejt Zotit të qiejve dhe të tokës. - “...ka argumente të qarta për ata që kanë mend.” - Allahu i Lartësuar na thotë në këtë ajet se këto shenja ndikojnë vetëm tek të mençurit, të urtët e të maturit. Ata që përfitojnë vërtet prej shenjave të Zotit janë njerëzit që vështrojnë drejt tyre me sytë e mendjes, jo vetëm me sytë e ballit. Pastaj Allahu i Lartësuar na përshkruan gjendjen e këtyre fatlumëve: - “Janë ata që e përmendin Allahun, kur janë në këmbë, kur janë ulur dhe kur janë shtrirë.” – Ata e kujtojnë Allahun në çdo gjendje: kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë shtrirë apo të mbështetur. Këtu bëhet fjalë edhe për namazin, pra, ata e falin namazin në këmbë, e nëse nuk munden, e falin ulur, e nëse nuk munden as ulur, e falin shtrirë. - “Ata thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve dhe të Tokës... ” – Ata meditojnë rreth qëllimit të krijimit të tyre dhe i shohin si argumente të qarta. Kjo tregon se meditimi për nxjerrjen e urtësive apo dobive të krijimit konsiderohet si adhurim, madje si një nga cilësitë më të spikatura të të dashurve të Allahut. Kur meditojnë rreth këtyre shenjave, ata dalin në përfundimin se çdo gjë nuk është krijuar kot e pa qëllim, prandaj thonë: - ““Zoti ynë! Këtë nuk e ke krijuar kot. Ti je i pastër nga çdo e mete.” – Kuptimi: Mangësia në emrat, cilësitë dhe veprat e Allahut është e pamundur. - “Na ruaj prej dënimit të Zjarrit! ” - Kuptimi: Na ruaj nga dënimi i Zjarrit, duke na ruajtur në këtë jetë nga mendimet, fjalët dhe veprat e këqija, si dhe duke na dhënë sukses për vepra të mira. Vetëm me suksesin dhe mëshirën e dhuruar prej Teje mund të shpëtojmë nga Zjarri. Kërkesa për të shpëtuar nga Zjarri është në vetvete edhe lutje për t'u futur në Xhenet. Kështu, frikërespekti në zemrat e medituesve i shtyn ata që të luten për gjërat më të rëndësishme. - “Zoti ynë! Atë që Ti e fut në Zjarr, e ke mbuluar me turp.” - Atë që i Gjithëdituri, i Urti e i Drejti e fut në Zjarr, ai do të jetë i poshtëruar, sepse meriton zemërimin dhe dënimin e të Gjithëmëshirshmit. Ai do të jetë i poshtëruar, për shkak të zemërimit të Allahut, të melekëve dhe të të dashurve të Allahut. Ata do të turpërohen përpara gjithë krijesave dhe kurrë nuk mund t'i shmangen këtij poshtërimi. Askush nuk do të mund t'i shpëtojë ata nga ky turp. I Madhëruari ua kujton atyre këtë fakt, kur thotë: - “Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmëtar.” - E kush mund t'i shpëtojë ata nga ndëshkimi i të Urtit, të Drejtit?! Fjala ‘dhalimin’ pra keqbërës dhe i padrejtë, tregon se ata do të hyjnë në Zjarr për shkak të ligësive dhe padrejtësisë së tyre. - “Zoti ynë ! Ne dëgjuam një thirrës që ftonte për Besim (e që thoshte) : “Besoni në Zotin! ”” - Këtu është fjala për Muhamedin (a.s.), sepse ai i ftoi njerëzit në besimin e pastër monotesit dhe i nxiti ata që ta pasojnë rrugën e shpëtimit. Ai i tregoi të gjitha piketat e kësaj rruge. Profeti (a.s.) sqaroi si themelet e besimit të vërtetë ashtu edhe degëzimet e tij. - “E ne besuam!” – Kuptimi: Ne iu përgjigjëm thirrjes së tij dhe shpejtuam drejt udhës së treguar prej tij. Në këtë lutje të mrekullueshme që këta fatlumë i drejtojnë Allahut të Lartësuar ka ngjyra të forta mirënjohjeje dhe dashurie për Atë që u dhuroi besimin. Ajo është gjithashtu një kërkesë me edukatë, përgjërim dhe përulje, që Allahu t'ua vazhdojë dritën që ua ka dhënë fillimisht. Ky është një ndërmjetësim i mrekullueshëm tek i Madhëruari me një nga mënyrat më të bukura të ndërmjetësimit: me veprat e mira të kryera për hir të Tij . Është vetëm suksesi i falur nga Bujari, që i bëri këta njerëz që të luten me të tilla fjalë. - “Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona, na i mbulo të metat, ” - Pra, pas kësaj hyrjeje me edukatë, vjen lutja për falje e mbulim gjynahesh dhe lutja për sukses në kryerjen e veprave të mira, të cilat i fshijnë të këqijat. Kjo është shprehje e bindjes së patundur se Ai që u dhuroi mirësinë e besimit të pastër dhe të vërtetë , po Ai do t'ua japë shpëtimin e përjetshëm. - “...ndërsa pas vdekjes na bashko me të mirët!” - Ata i luten Allahut që t’u japë sukses në kryerjen e të mirave dhe në lënien e të këqijave, sepse vetëm në këtë mënyrë robi mund të quhet ‘vepërmirë’. Kjo është, gjithashtu, lutje për të qenë i vazhdueshëm e sistematik në këtë rrugë të mirë, deri në vdekje. - “Zoti ynë! Na e dhuro atë që na e ke premtuar nëpërmjet të Dërguarve të Tu dhe mos na turpëro Ditën e Kijametit! Vërtet Ti nuk e shkel premtimin .” - Këta fatlumë, pasi kujtojnë me falënderim dhe mirënjohje të thellë suksesin që Allahu i Lartësuar u ka dhënë me udhëzimin në besim, dhe pasi i luten që t'ua plotësojë deri në fund këtë mirësi, ata kërkojnë shpërblimin që Allahu u ka premtuar nëpërmjet profetëve të Tij, - që t'i ndihmojë dhe t'i bëjë fitues në këtë jetë, ndërsa në jetën tjetër t’i shpëtojë nga çdo e keqe dhe t’u japë mirësitë e pafundme në Xhenet. Dhe Allahu i Lartësuar nuk e shkel kurrë premtimin, prandaj Ai i përgjigjet lutjes së tyre dhe i mëshiron ata.

Mus'haf Hape →
Ali Imran 3:190–3:194 Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir)

… i Madhëruar ka vendosur mes Tokës dhe qiejve: yjet dhe planetet që lëvizin apo ato që qëndrojnë; detet, tokën e thatë, kafshët, bimësinë, mineralet e shumta dhe …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Në krijimin e qiejve dhe të tokës dhe në ndryshimin e natës e të ditës ka argumente të qarta për ata që kanë mend. - Vështroni qiejt, me lartësinë dhe gjerësinë e tyre! Vështroni edhe Tokën, se si Allahu e ka shtruar dhe e ka bërë të ngjeshur. Vështroni të gjitha ato shenja të dukshme madhështore, që Allahu i Madhëruar ka vendosur mes Tokës dhe qiejve: yjet dhe planetet që lëvizin apo ato që qëndrojnë; detet, tokën e thatë, kafshët, bimësinë, mineralet e shumta dhe dobitë e panumërta të llojllojshme, që janë të ndryshme në shijen, ngjyrat dhe aromat e tyre. Pastaj i Madhëruari thotë: "...dhe në ndryshimin e natës e të ditës...". Pra, vështroni ndërrimin e natës dhe të ditës dhe ndryshimet e shumta mes tyre. Shikoni se si ato zgjaten dhe shkurtohen apo edhe kur janë të barabarta me njëra tjetrën. Domethënë, të gjitha këto janë përcaktim i Allahut, që është Krenari, Ngadhënjimtari dhe Nënshtruesi i gjithçkaje. Ai është i Gjithëdituri për gjithçka që Ai ka krijuar dhe çdo rregull që ka vendosur. Allahu i Madhëruar thotë: "...ka argumente të qarta për ata që kanë mend." Në të gjitha këto shenja, ka dëshmi të qarta për ata që janë të ditur e që vështrojnë me kujdes. Përfituesit e vetëm janë mendjet e shëndosha e të pastra, të cilat arrijnë të shohin dhe konceptojnë drejt realitetin e gjërave. Këta nuk janë si shurdhët dhe memecët, të cilët nuk logjikojnë; nuk janë si ata për të cilët Allahu i Madhëruar thotë: "Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, pranë të cilave kalojnë, por u kthejnë shpinën." [Jusuf 105]. Ose: "Shumica e tyre e besojnë Allahun veçse duke bërë idhujtari." [Jusuf 106]. Në vijim, Allahu i Lartësuar përshkruan të urtët dhe të mençurit, duke thënë: - Janë ata që e përmendin Allahun, kur janë në këmbë, kur janë ulur dhe kur janë shtrirë. - Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Umran Ibn Husejni, se Profeti ﷺ ka thënë: 618 . “Falu në këmbë! Nëse nuk mundesh, falu ulur! Nëse nuk mundesh, atëherë falu i mbështetur në krah!” Kështu, ata nuk i sheh asnjëherë që ta ndërpresin përmendjen e Zotit në të gjitha gjendjet e tyre, qoftë në vetvete, me zemër dhe me mendje, qoftë me gjuhë. - Ata thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve dhe të Tokës (duke thënë): “Zoti ynë! Këtë nuk e ke krijuar kot. Ti je i pastër nga çdo e mete. Na ruaj prej dënimit të Zjarrit! - Ata arrijnë që ta kuptojnë qartë dhe ta shohin kthjell ët këtë krijim të qiejve dhe të Tokës, ato urtësi të mrekullueshme dhe madhështore, të cilat janë treguese të madhështisë së Krijuesit. Ato tregojnë, gjithashtu, diturinë absolute dhe urtësinë e gjerë dhe të pashembullt të Tij. Ato tregojnë se është Allahu i Lartësuar Ai që vendos dhe zgjedh për gjithçka që ekziston në këtë botë. Por ato dëshmojnë edhe për mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse. Sufjan Ibn Ujejneh ka thënë: “Forca medituese dhe mprehtësia e të menduarit është dritë, që hyn në zemrën tënde. Ndoshta kjo dritë mund të shprehet ndryshe edhe me këto vargje. Kushdo që zotëron mprehtësi në mendim, çdo gjë që ai sheh, prej saj merr mësim. Përcillet se Ibn Abasi ka thënë: “Dy rekatë namaz, qoftë edhe të shkurtër, por duke medituar dhe duke qenë i përqendruar me mendjen, zemrën dhe shpirtin tënd, janë më të mirë se të falesh gjatë gjithë natës me zemër të shpërqendruar.” Kur dëshironte që të përmirësonte zemrën e vet, Ibn Umeri shkonte në një vend të shkretë (ose në varreza mbase), qëndronte në hyrje të tij dhe thërriste me një zë të trishtuar dhe të dhimbshëm: "Ku janë banorët e tu! Ku janë banorët e tu!" Pastaj i kthehej vetvetes dhe thoshte: " Çdo gjë, përveç Atij do të zhduket. Vetëm Atij i takon i gjithë Gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë!” [Kasas 88]. El Haseni përcjell se Amir Ibn Abdul Kajsi ka thënë: “Kam dëgjuar - jo një, as dy e as tre, - por shumë nga sahabët e Profetit ﷺ ,që thoshin: “Me të vërtetë, nuri i besimit është pikërisht ai që quhet tefekkur, pra, meditimi dhe përsiatja thellë me zemër.” Allahu i Madhëruar i ka qortuar rëndë ata të cilët nuk nxjerrin mësime nga krijesat e Tij, që janë dëshmi e qartë e ekzistencës së Tij, na tregojnë për cilësitë e Tij të mrekullueshme, na tregojnë për Sheriatin që Ai ka zgjedhur për ne dhe për kaderin e Tij, pra, për ligjin e ekzistencës dhe të funksionimit të saj. Krijesat janë shenjat madhështore të Allahut të Madhëruar: “Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, pranë të cilave kalojnë, por u kthejnë shpinën. Shumica e tyre e besojnë Allahun veçse duke bërë idhujtari.” [Jusuf 105, 106]. Nga ana tjetër, Ai i ka lavdëruar robërit e Tij besimtarë, duke thënë: " Ata thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve dhe të Tokës". Pra, meditojnë mbi krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe thonë: “Zoti ynë! Këtë nuk e ke krijuar kot, nuk e ke krijuar pa qëllim. Përkundrazi, e ke krijuar për një të vërtetë të madhe: për t’i ‘shpërblyer’ ata që bëjnë vepra të këqija me ndëshkim, dhe për t’i shpërblyer ata që bëjnë vepra të mira me mirësi të mëdha.” Pastaj këta të zgjedhur, që meditojnë mbi krijesat e Allahut, e dëlirësojnë Allahun e Madhëruar nga çdo mangësi dhe çdo vepër kotësie, duke thënë: "Ti je i pastër nga çdo e metë! I Dëliri je Ti, o Zot! Nuk ka mundësi që Ti të krijosh diçka, pa një qëllim të lartë, që të zbulojë të vërtetën dhe drejtësinë. Gjithçka që ke krijuar është e drejtë, tregon drejtësinë dhe është ndërtuar mbi drejtësinë. Ti je i Pastër dhe i Dëlirë nga të gjitha mangësitë dhe kotësitë.” 160 Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: "Na ruaj prej dënimit të Zjarrit!” Na ruaj me forcën dhe pushtetin tënd për të ndryshuar gjendjen! Me pushtetin Tënd për të dhuruar gjithçka, na e lehtëso që të bëjmë ato vepra me të cilat Ti je i kënaqur! Na udhëzo, o Zot, përmes këtyre veprave, në kopshtet e mirësive dhe na ruaj nga ndëshkimi Yt i dhembshëm! Pastaj ata thonë: - Zoti ynë! Atë që Ti e fut në Zjarr, e ke mbuluar me turp. Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmëtar. - Atë e ke poshtëruar përpara të gjithë krijesave, që do t’i tubosh Ditën e Gjykimit. Zullumqarët nuk kanë ndihmës atë ditë. Ata nuk mund të gjejnë mbrojtës, që t’i strehojë dhe mbrojë prej Teje dhe ndëshkimit Tënd, o Zot! Ata ata nuk mund t’i shpëtojnë dhe nuk mund t’i fshihen ndëshkimit Tënd! - Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte): “Besoni në Zotin!” e ne besuam. - Ne dëgjuam një thirrës, që na ftonte të besonim, dhe ai ishte Profeti, i cili thoshte: “Besoni Zotin tuaj!” Dhe ne të besuam, o Zoti ynë! Kështu, ne iu përgjigjëm Profetit dhe pasuam rrugën dhe Sheriatin, që ai e solli prej Teje. - Zoti ynë, na i fal gjynahet tona, nai mbulo të metat, - Për hir të imanit tonë dhe meqë iu përgjigjëm thirrjes për të pasuar Profetin Tënd, na i fal gjynahet dhe na i mbulo ato, o Zoti ynë! Na i mbulo dhe na i fal të këqijat që kemi bërë në raportin tonë me Ty! - ndërsa pas vdekjes na bashko me të mirët! - Na bashko me ata që ishin punëmirë (es-sâlihin). - Zoti ynë! Na e dhuro atë që na e ke premtuar nëpërmjet të dërguarve të Tu - Përmes gjuhës së profetëve dhe shpalljeve, që sollën nga Zoti. - dhe mos na turpëro Ditën e Kijametit! Vërtet Ti nuk e shkel premtimin.” - Mos na poshtëro, o Zot, përpara të gjitha krijesave në Ditën e Gjykimit, ditë për të cilën ke premtuar se do të ndodhë, dhe kjo nuk ka dyshim. Na jep, o Zot, atë që na ke premtuar, sepse Ti nuk e thyen premtimin, që ke dhënë nëpërmjet profetëve të Tu! Qëndrimi para Teje do të ndodhë, dhe kjo nuk asnjë ka dyshim! Është përcjellë saktësisht fakti se Profeti ﷺ i lexonte këto ajete kur ngrihej për të falur namaz nate. Buhariu sjell këtë rrëfim nga Ibn Abasi (r.a): 619 . “Isha një ditë tek halla ime, Mejmunete. Atje, Profeti ﷺ ,pasi bisedoi me familjen e tij për njëfarë kohe, u shtri për të fjetur gjumë. Kur erdhi një e treta e fundit e natës, ai u ngrit, qëndroi ulur dhe duke vështruar drejt qiellit, tha: “Në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndryshimin e natës e të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë mend.” Pastaj u ngrit, mori abdes dhe përdori misvakun, pastaj fali 11 rekatë. Pastaj, Bilali thirri ezanin dhe ai fali edhe dy rekatë të tjerë. Më pas, ai doli dhe fali me njerëzit namazin e sabahut.” Kështu e ka sjellë Muslimi, ndërsa Ebu Daudi e sjell me versione të tjera përmes rrugës së Marhames. Ibn Merdevejhi përcjell nga Atau, i cili ka thënë: 620 . “Një ditë, së bashku me Ibn Umerin dhe Ubejd Ibn Umejrin, shkuam tek Aishja , - Allahu qoftë i kënaqur prej saj! -. Mes nesh dhe asaj ishte një perde. Ajo tha: “O Ubejd, përse nuk vjen më shpesh vizitë tek ne?” Ubejdi tha: "Si thonë fjalët e atij poeti: ‘Vizito më rrallë, që të kesh më shumë dashuri dhe që dashuria të jetë më e madhe.’ Ibn Umeri tha: “Na trego për gjënë më të çuditshme që ke parë nga Profeti i Allahut!” Atëherë, Aishja qau dhe tha: “E gjithë jeta e tij ishte e çuditshme. Erdhi njëherë vonë gjatë natës sime [radha ime], e m’u afrua aq sa lëkura e tij preku lëkurën time. Pastaj më tha: “Më lejo, të lutem, që të ngrihem dhe të adhuroj Zotin tim Krenar dhe të Lartësuar!” Unë i thashë: Për Zotin! Unë vërtet dëshiroj që të jem pranë teje, por dëshiroj, gjithashtu, edhe që ti ta adhurosh Zotin tënd!” Ai u shkoi tek ena me ujë dhe mori abdes, pa e tepruar me harxhimin e ujit, pastaj u ngrit dhe nisi të falej. Lotoi aq shumë gjatë namazit, saqë iu njom edhe mjekra, ndërsa kur ra në sexhde, lagu edhe tokën. Pastaj u shtri në krah, dhe sërish qante, derisa erdhi Bilali, që të thërriste ezanin për namazin e sabahut. Thotë Aishja: “O i Dërguari i Allahut, - tha Bilali -! Përse qan ti, kur dihet që Allahu të ka falur gjynahet e shkuara dhe ato të mëvonshmet?!” Profeti i Allahut i tha: “I gjori ti, o Bilal! E si të mos qaj, kur Allahu më zbriti sot këto ajete: “Në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndryshimin e natës e të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë mend. ...”” Pastaj tha: “Mjerë për atë që i lexon ato dhe nuk mediton rreth tyre!” Hasen Ibn Abdulazizi përcjell nga El Euzai se atë e kanë pyetur njëherë: “Cili është kutpimi, kur themi se duhet të meditojmë në këto ajete?” Ai u përgjigj: “Domethënë, ti lexosh ato me kujdes, që të mund t’i kuptosh qartë dhe meditosh rreth tyre. Ky është meditimi.”

Mus'haf Hape →
Rad 13:2–13:4 Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman)

… e tyre sipas kënaqësisë së Tij. Allahu i Madhëruar i ka qartësuar dhe shtjelluar në detaje shpalljet dhe ligjet e Tij. Për të mbështetur ligjet dhe shpalljet, Ai ka …

▾ Teksti i plotë▴ Mbyll

- Allahu është Ai që i ngriti qiejt pa shtylla që mund të shihen nga ju, dhe më pas Ai qëndroi mbi Fron (Arsh). - Allahu i Lartësuar na tregon se Ai është i Vetëm, i Pashoq dhe Absolut në pushtetin e Tij për të krijuar dhe administruar çështjet e krijesave. Ai është i vetmi Sundues i gjithësisë dhe Ai është madhështor në mbretërimin e Tij. Të gjitha këto tregojnë se Allahu është i vetmi i Adhuruar me meritë. Çdo adhurim duhet t’i dedikohet vetëm Atij me sinqeritet dhe saktësi, ashtu si dëshiron Ai. I Lartësuari thotë: "Allahu është Ai që i ngriti qiejt pa shtylla që mund të shihen nga ju." Është Allahu i Madhëruar, që me fuqinë dhe madhështinë e Tij, i krijoi qiejt pa shtylla të dukshme nga ne. Më tej, pasi përfundoi krijimin e qiejve dhe të tokës, u lartësua dhe qëndroi mbi Fronin e Tij madhështor, i cili është krijesa më madhështore, që qëndron sipër të gjitha krijesave të tjera të Zotit. Lartësimi dhe qëndrimi i Tij mbi Fron është ashtu si i takon madhështisë së Tij, që është absolut në të gjitha emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. - Ai e nënshtroi Diellin e Hënën, që lëvizin sipas një afati të caktuar. - Allahu i Madhëruar nënshtroi Diellin dhe Hënën, këta trupa madhështorë, që t'u shërbejnë robve dhe përmbushjes së çdo nevoje për ta, për kafshët e tyre dhe për bimësinë. Allahu i Lartësuar thotë për Diellin dhe Hënën se ata lëvizin sipas përcaktimit, ligjit dhe rregullit të vendosur nga Ai, që është Ngadhënjimtar, i Plotpushtetshëm dhe i Gjithëditur. Ata lëvizin në rrugë dhe kohë të përcaktuar, sipas një rregulli preciz, dhe kurrë nuk dalin nga ky rregull, derisa të vijë momenti i përcaktuar kur Allahu i Lartësuar do ta zhbëjë këtë botë, për të filluar bota e ahiretit, që do të jetë e përjetshme. Atë ditë, Allahu i Lartësuar do t’i palosë qiejt dhe do t’i shndërrojë ata në të tjerë qiej dhe do ta ndryshojë tokën në një tjetër tokë. Dielli dhe Hëna do të mbështillen dhe do të bashkohen me njëri -tjetrin dhe pastaj do të hidhen në Zjarr. Kështu, çdokush që ka adhuruar Diellin dhe Hënën do ta kuptojë qartë se ata nuk meritonin të adhuroheshin, dhe zemrat e tyre do të mbushen plot dëshpërim. Atë ditë, mohuesit do të binden se ishin gënjeshtarë dhe trillues kotësirash. - Ai rregullon të gjitha çështjet dhe i sqaron argumentet me hollësi, që ju të jeni të bindur për takimin me Zotin tuaj. - Allahu i Lartësuar në këtë ajet përmend dy vepra të Tij: Ai administron dhe rregullon çështjet; Ai qartëson argumentet e ligjit të Tij dhe Shpalljen hynore. Këtu përmenden bashkë dy vepra madhështore të Allahut të Lartësuar, që janë krijimi dhe ligjvënia. Allahu i Lartësuar u ngrit dhe qëndroi mbi Fronin e mbretërimit të Tij, duke u marrë vetë me administrimin dhe rregullimin e çështjeve e botës së sipërme dhe asaj të poshtme. Ai nuk i ka lënë askujt pushtet në këtë aspekt. Është veç Allahu që krijon dhe furnizon, që pasuron dhe varfëron, që krenon popuj dhe njerëz dhe që poshtëron dhe nënshtron të tjerë. Ai dhuron fitoren dhe krenarinë dhe Ai poshtëron dhe turpëron. Me urtësinë dhe diturinë e Tij, disa i ul dhe disa i ngre. Me mëshirën dhe bujarinë e Tij, Allahu i Madhëruar largon fatkeqësitë duke sjellë çlirimin dhe shpëtimin e të përvuajturve. Është Ai që ekzekuton çdo përcaktim të Tij në kohën dhe masën e përcaktuar prej Tij, përcaktime të cilat i ka bazuar me hollësi në diturinë e Tij dhe të cilat i ka shkruar me korrektësi lapsi i Tij. Allahu urdhëron melekët e Tij që të zbatojnë çdo urdhër të Tij në rregullimin e çështjeve të robve. Ky është pushteti i Tij i krijimit dhe rregullimit të çështjeve të robve, që përmenden në ajet me fjalët: “Ai rregullon çështjet”. Ndërsa thënia e Tij "jufassilul ajat " (“sqaron argumentet”) tregon se Allahu i Lartësuar është i vetmi që ka të drejtën t'u vendosë robve ligje sipas të cilëve duhet të jetojnë. Ai u shpalli libra hyjnorë profetëve të Tij. Përmes këtyre shpalljeve, Ai u ka sqaruar robve çdo ligj të domosdoshëm, çdo urdhëresë, ndalesë dhe çdo porosi të nevojshme për të ndërtuar jetën e tyre sipas kënaqësisë së Tij. Allahu i Madhëruar i ka qartësuar dhe shtjelluar në detaje shpalljet dhe ligjet e Tij. Për të mbështetur ligjet dhe shpalljet, Ai ka sjellë shenja dhe mrekulli të shumta, të cilat shfaqen dukshëm qoftë në madhështinë e krijimit të Tij, qoftë në mrekullitë e shumta, me të cilat pajisi profetët. Edhe Kur'ani është një mrekulli e pakrahasueshme, që ka një qëllim të lartë: "...që ju të jeni të bindur për takimin me Zotin tuaj." Vërtet, argumentet e shumta, të qarta dhe të shtjelluara mirë, janë ndër shkaqet kryesore që sjellin sigurinë e plotë rreth të gjitha çështjeve hyjnore, sidomos kur bëhet fjalë për çështjet madhore të besimit, si: besimi në ringjalljen apo besimi për llogarinë para Krijuesit. Allahu i Lartësuar është Hakim - i Urtë, dhe si i tillë kurrë nuk do t’i krijonte krijesat pa qëllim dhe t’i braktiste ata, duke i lënë të çoroditur dhe të paudhëzuar. Ai ka një qëllim të madh dhe shumë të rëndësishëm me robërit e Tij. Duke qenë se Allahu i Madhëruar dërgoi ndër ta profetë dhe u zbriti shpallje hyjnore, përmes të cilave i urdhëron se si ta adhurojnë dhe të jetojnë sipas ligjit të Tij, atëherë pa dyshim Ai ka për t’i çuar ata nga varret dhe ka për t’i ringjallur në një botë tjetër, në të cilën ka për t’i gjykuar dhe shpërblyer me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij. Punëmirët kanë për të marrë shpërblimin më të mirë, ndërsa të pabindurit dhe të padrejtët do t’i ndëshkojë me drejtësinë e Tij, sipas ligësisë së tyre. - Është Ai, që e shtroi Tokën, dhe vendosi në të male e lumenj dhe të gjitha llojet e frutave i bëri çift, dy e nga dy. - Allahu i Lartësuar e krijoi tokën për robërit e Tij, e bëri atë të gjerë dhe të begatshme për ta. Me mëshirën e Tij, Ai e shtroi dhe e sheshoi tokën, duke vendosur mirësi të shumta, pa të cilat njeriu nuk mund të jetojë. I Lartësuari thotë: "vendosi male të mëdha, që toka të jetë e qëndrueshme për krijesat”. Nëse Allahu i Lartësuar nuk do të vendoste malet si shtylla, toka me shtresat e saj do të ishte e paqëndrueshme. Me gjithë atë ujë oqeanesh dhe me konstruktin e saj të luhatshëm, ajo mund të qëndrojë e palëkundur veçse nëpërmjet maleve të mëdha, që Allahu i Lartësuar i ka bërë si shtylla mbajtëse. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar ka krijuar në tokë lumenj për njerëzit, për kafshët dhe bimësinë e tyre. Nëpërmjet tyre ujiten dhe rriten pemët, drithërat, frutat dhe mirësi të shumta. I Madhëruari thotë: “prej secilit fryt bëri dy lloje" Pra, bëri nga dy lloje (çift), siç u nevojiten njerëzve. Në vijim, i Lartësuari thotë: - Ai bën që nata ta mbulojë ditën. - Allahu i Madhëruar e mbështjell ditën me natë dhe errësira mbulon horizontin. Çdo krijesë pushon në vendin e vet dhe çlodhen nga aktiviteti dhe mundimet e ditës. Pasi krijesat plotësojnë nevojën e tyre për gjumë, Allahu i Lartësuar e mbështjell natën me ditë, kur përhapet drita e agimit dhe krijesat dalin për punët e tyre dhe për të grumbulluar të mirat që iu nevojiten. Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: "Prej mëshirës së Tij, jua bëri natën dhe ditën për të pushuar dhe për të përfituar nga begatitë e Tij, prandaj jini mirënjohës!" [Kasas 73]. - Vërtet, në të gjitha këto ka argumente për njerëzit që mendojnë. - Në të gjitha këto ka shenja të qarta, që na udhëzojnë për të kuptuar qëllimet hyjnore. Por këto shenja u vlejnë dhe u bëjnë dobi atyre që meditojnë dhe i vështrojnë me kujdes ato, me qëllimin për të nxjerrë mësime. Vetëm duke i trajtuar në këtë formë shenjat dhe argumentet e Zotit, ata kuptojnë shumë qartë se Ai që ka krijuar, përkujdeset dhe rregullon çështjet e gjithë botës është Allahu i Lartësuar, prandaj vetëm Atij i takon adhurimi dhe nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Allahu është i Gjithëdituri rreth të fshehtave dhe atyre që shfaqen. Ai është gjithashtu i Gjithëmëshirshmi e Mëshirëploti në çdo gjë që buron prej Tij, qoftë në ligjin e krijimit, qoftë në ligjin e fesë dhe besimit, sipas të cilit ka urdhëruar të jetohet, qoftë në ligjin e shpërblimit. Allahu është i lavdëruari plot begati dhe mirësi në gjithçka që ka krijuar dhe urdhëruar. Ndër shenjat madhështore që tregojnë për pushtetin e plotë dhe veprat e mrekullueshme të Allahut është edhe fakti që: - Në Tokë ka hapësira që qëndrojnë pranë njëra-tjetrës, ka vreshta dhe fusha të mbjella, ka palma që janë me shumë degë, por edhe pa të tilla. - I Lartësuari ka mundësuar që në tokë të mbijnë lloje të ndryshme frutash dhe bimësie. Sa të bukura janë vreshtat dhe pemishtet, sa të domosdoshme janë drithërat dhe sa të begatshme dhe të mira janë palmat dhe frutorët e ndryshëm! Ka palma që janë të degëzuara, por ka edhe të tilla që zhvillohen të drejta e pa degëzime. Që të gjitha këto pemë e bimë ujiten nga i njëjti ujë dhe ushqehen nga e njëjta tokë, ashtu sikurse ndriçohen, ngrohen dhe rriten nga i njëjti diell dhe në të njëjtat kushte. Megjithatë, ato prodhojnë fruta të ndryshme, që dallojnë në shijet e tyre. - Të gjitha ujiten me të njëjtin ujë, por Ne i kemi bërë me shije të veçanta e të dallueshme nga njëra -tjetra. - Ato ndyshojnë në ngjyrën, shijet, vlerat dhe dobitë e tyre, si edhe në kënaqësinë që të japin. I Madhërishmi edhe tokat i ka bërë të ndryshme. Ka toka të mira, të cilat rrisin larmi bimësh, pemësh dhe drithërash ushqyese. Ka edhe toka të tjera, që nuk mbijnë dhe nuk mbajnë as ujin, por ai humbet në thellësinë e tyre, pa bërë asnjë dobi për njerëzit dhe kafshët. Por ka të tjera që vërtet nuk mbijnë, por shërbejnë për të grumbulluar ujin. Ka toka ku mbin një lloj bimësie dhe jo të tjera. Sigurisht, që të gjitha këto ndryshime janë përcaktim i Ngadhënjimtarit, Mëshirëplotit. Pas kësaj, Allahu i Lartësuar thotë: - Vërtet, në të gjitha këto ka argumente për njerëzit që kuptojnë. - Ka fakte për ata të cilët kanë logjikë dhe arsye, që i udhëzon në gjërat e dobishme. Një logjikë e pastër dhe arsyetim i drejtë e udhëzon robin tek e mira dhe e ndihmon atë që të kuptojë qartë porositë e Zotit. Ndërsa ata që gjithmonë u kthejnë shpinën urdhëresave të Zotit dhe mendjelehtët, që, pa u menduar fare, u përkushtohen veçse dëshirave të unit, këta enden të çoroditur në errësirat ku janë zhytur. Ashtu, të pasigurt dhe të përhumbur në vetëmashtrimin e tyre, nuk e gjejnë dot udhën drejt Zotit të tyre dhe nuk arrijnë të kuptojnë asnjë mesazh të dhënë prej Tij.

Mus'haf Hape →