دَعۡوَىٰهُمۡ فِيهَا سُبۡحَٰنَكَ ٱللَّهُمَّ وَتَحِيَّتُهُمۡ فِيهَا سَلَٰمٞۚ وَءَاخِرُ دَعۡوَىٰهُمۡ أَنِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
"Lutja e tyre aty është: "I lartë je o All-llah!", e përshëndetja e tyre është: "Selam!" dhe lutja e fundit e tyre: "Falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botëve!*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. dërgoi pejgamberë te çdo popull, dërgoi edhe te mekasit, që t’i udhëzojë dhe t’ua tërheqë vërejtjen për rrugën e gabuar, që kishin marrë, se do të digjeshin në zjarrin e xhehenemit, e atyre që ndjekin mësimet e Zotit, do të shpërblehen me xhenet. Idhujtarët mekas, nuk mundën ta kuptojnë këtë ligj të Zotit dhe nuk mundën ta kuptojnë, se një njeriu të tyre mund t’i vijë shpallja nga Zoti, e pasi ajo i erdhi dhe nuk arritën të mohonin, atë e quajtën magji. Zoti që ia shpalli Kuranin Muhamedit a.s., është i Gjithfuqishëm; Ai e krijoi ekzistencën brenda gjashtë ditëve. Po të donte do ta krijonte për një moment, ose për më gjatë, por Ai deshi ta krijojë për gjashtë etapa. Ai nuk pati, as nuk ka nevojë për vend, por pasi krijoi gjithësinë qëndroi mbi Arshin. Ngritja dhe qëndrimi i tij mbi Arshin nuk duhet përgjasuar me atë që njohim në realitetin e krijesave, sepse Allahut nuk i përngjan askush, dhe realitetin e këtij atributi të Allahut nuk e di askush pos Tij, ndërsa për ne është obligim ta besojmë, ashtu siç përmendet në ajet pa ndonjë koment për mënyrën qëndrimit mbi Arshin. Ai i shpik krijesat, i zhduk ato, e sërish i rikthen për t’i shpërblyer a ndëshkuar. Ai krijoi diellin e shkëlqyer, vezullues dhe hënën e ndritshme me anën e së cilës njerëzit dinë të llogarisin kohën. Ai bëri që nata e dita të ndërrohen njëra me tjetrën për të mirën e njerëzimit. Kur njeriu vështron fuqinë dhe mjeshtërinë e Zotit, nuk është për t’u habitur pse Ai ia shpalli Kuranin Muhamedit a.s. dhe përmes tij na njoftoi, se vendi i kundërshtarëve është xhehenemi, e vendi i respektuesve xheneti, në të cilin xhenetlinjtë për shkak të kënaqësisë e përjetimeve të të mirave madhërojnë Allahun, përshëndesin njëri-tjetrin dhe falënderojnë Zotin e gjithësisë. do të vijnë para Nesh, i lëmë të bredhin në mashtrimet e tyre.