10. Junus · ajete 102–104

سورة يونس
102

فَهَلۡ يَنتَظِرُونَ إِلَّا مِثۡلَ أَيَّامِ ٱلَّذِينَ خَلَوۡاْ مِن قَبۡلِهِمۡۚ قُلۡ فَٱنتَظِرُوٓاْ إِنِّي مَعَكُم مِّنَ ٱلۡمُنتَظِرِينَ

Fehel jentedhirune ‘illa mithle ‘ejjamil-ledhine halew min kablihim kul fantedhiru ‘inni me’akum minel-muntedhirine

A janë duke pritur tjetër (fat) pos ditët (e zeza) si të atyre që ekzistonin para tyre? Thuaj: "Pritni, pra, se edhe unë bashkë me ju po pres!"

103

ثُمَّ نُنَجِّي رُسُلَنَا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْۚ كَذَٰلِكَ حَقًّا عَلَيۡنَا نُنجِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Thumme nunexhxhi rusulena wel-ledhine ‘amenu kedhalike hekkæn ‘alejna nunxhil-mu’uminine

E Ne pastaj i shpëtojmë të dërguarit tanë edhe ata që besuan. Ja kështu është detyrë e Jona, t'i shpëtojmë besimtarët.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. ua mundësoi Beni Israilëve të kalojnë përtej detit Suvejsh me ndihmën e mrekullisë që ia dha Musait. Faraoni me ushtrinë e tij i ndoqi rreptas dhe u fut po në atë rrugë nga kaloi Musai me popullin e vet. Kur u futën të gjithë në ato rrugë të detit, që ishin hapur për Musain, e jo për faraonin uji i detit u bashkua dhe i përmbyti që të gjithë. Para se të përmbytej faraoni e shprehu besimin tri herë. Herën e parë tha: “Besova”, të dytën: “S’ka Zot tjetër pos Atij që i besuan Beni Israilët” dhe së treti: “Unë jam nga muslimanët”. Nuk iu pranua besimi, sepse ai erdhi me vonesë pas humbjes së të gjitha shpresave, e atëherë besimi është i papranueshëm. Komentatorët thonë: Trupin e vdekur të faraonit e hodhën valët e detit në breg, për arsye se ai e kishte quajtur veten zot, e që të mos mashtrohej kush se ai shpëtoi Zoti ua paraqiti kufomën e tij të fryrë, sa një ka. Për dyshimin që përmendet rreth tregimeve të Kuranit për ngjarjet e pejgamberëve fjala është për çdo njeri, e jo për Muhamedin a.s. personalisht. Junusi ishte i dërguar i popullit të vet në Ninive, në krahinën e Mosulit, në veri të Irakut. Pasi populli nuk i respektoi mësimet e tij ai u largua. Largimi i tij ishte shenjë e ardhjes së dënimit nga Zoti. Mirëpo populli atëherë u pendua sinqerisht
104

قُلۡ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِن كُنتُمۡ فِي شَكّٖ مِّن دِينِي فَلَآ أَعۡبُدُ ٱلَّذِينَ تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلَٰكِنۡ أَعۡبُدُ ٱللَّهَ ٱلَّذِي يَتَوَفَّىٰكُمۡۖ وَأُمِرۡتُ أَنۡ أَكُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Kul ja ‘ejjuha en-nasu ‘in kuntum fi shekkin min dini fela ‘a’budul-ledhine ta’budune min duni Ellahi we lekin ‘a’budu Ellahel-ledhi jeteweffakum we ‘umirtu ‘en ‘ekune minel-mu’uminine

Thuaj: "O ju njerëz, nëse ju dyshoni në fenë time, unë nuk adhuroj ata që ju adhuroni pos All-llahut, por adhuroj All-llahun që u jepë vdekjen (ashtu si u ka dhënë jetën), dhe jam i urdhëruar të jem besimtar (i Zotit një)".