10. Junus · Ajeti 103

سورة يونس
Përkthimi Sherif Ahmeti
103

ثُمَّ نُنَجِّي رُسُلَنَا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْۚ كَذَٰلِكَ حَقًّا عَلَيۡنَا نُنجِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

E Ne pastaj i shpëtojmë të dërguarit tanë edhe ata që besuan. Ja kështu është detyrë e Jona, t'i shpëtojmë besimtarët.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. ua mundësoi Beni Israilëve të kalojnë përtej detit Suvejsh me ndihmën e mrekullisë që ia dha Musait. Faraoni me ushtrinë e tij i ndoqi rreptas dhe u fut po në atë rrugë nga kaloi Musai me popullin e vet. Kur u futën të gjithë në ato rrugë të detit, që ishin hapur për Musain, e jo për faraonin uji i detit u bashkua dhe i përmbyti që të gjithë. Para se të përmbytej faraoni e shprehu besimin tri herë. Herën e parë tha: “Besova”, të dytën: “S’ka Zot tjetër pos Atij që i besuan Beni Israilët” dhe së treti: “Unë jam nga muslimanët”. Nuk iu pranua besimi, sepse ai erdhi me vonesë pas humbjes së të gjitha shpresave, e atëherë besimi është i papranueshëm. Komentatorët thonë: Trupin e vdekur të faraonit e hodhën valët e detit në breg, për arsye se ai e kishte quajtur veten zot, e që të mos mashtrohej kush se ai shpëtoi Zoti ua paraqiti kufomën e tij të fryrë, sa një ka. Për dyshimin që përmendet rreth tregimeve të Kuranit për ngjarjet e pejgamberëve fjala është për çdo njeri, e jo për Muhamedin a.s. personalisht. Junusi ishte i dërguar i popullit të vet në Ninive, në krahinën e Mosulit, në veri të Irakut. Pasi populli nuk i respektoi mësimet e tij ai u largua. Largimi i tij ishte shenjë e ardhjes së dënimit nga Zoti. Mirëpo populli atëherë u pendua sinqerisht