10. Junus · ajete 11–14

سورة يونس
11

۞ وَلَوۡ يُعَجِّلُ ٱللَّهُ لِلنَّاسِ ٱلشَّرَّ ٱسۡتِعۡجَالَهُم بِٱلۡخَيۡرِ لَقُضِيَ إِلَيۡهِمۡ أَجَلُهُمۡۖ فَنَذَرُ ٱلَّذِينَ لَا يَرۡجُونَ لِقَآءَنَا فِي طُغۡيَٰنِهِمۡ يَعۡمَهُونَ

We lew ju’axhxhilu Ellahu lilnnasi esh-sherre esti’xhalehum bil-hajri lekudije ‘ilejhim ‘exheluhum fenedherul-ledhine la jerxhune lika’ena fi tugjanihim ja’mehune

Sikur All-llahu t'ua shpejtonte njerëzve pranimin e kërkesës për të keqen, ashtu si e pranon shpejtimin e kërkesës për të mirën, atyre do t'u përfundonte afati (i vdekjes). Po Ne, ata që nuk janë të bindur se do të vijnë para nesh, i lëmë të bredhin në mashtrimet e tyre.

12

وَإِذَا مَسَّ ٱلۡإِنسَٰنَ ٱلضُّرُّ دَعَانَا لِجَنۢبِهِۦٓ أَوۡ قَاعِدًا أَوۡ قَآئِمٗا فَلَمَّا كَشَفۡنَا عَنۡهُ ضُرَّهُۥ مَرَّ كَأَن لَّمۡ يَدۡعُنَآ إِلَىٰ ضُرّٖ مَّسَّهُۥۚ كَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِلۡمُسۡرِفِينَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

We ‘idha messel-’insane ed-durru da’ana lixhenbihi ‘ew ka’idæn ‘ew ka’imæn felemma keshefna ‘anhu durrehu merre ke’en lem jed’una ‘ila durrin messehu kedhalike zujjine lilmusrifine ma kanu ja’melune

E kur njeriun e godet dëmi, ai na lutet qoftë shtrirë, ulur ose në këmbë, e kur Ne ia largojmë të keqen atij, ai vazhdon sikurse të mos na ishte lutur fare për dëmin që e pat goditur. Kështu kriminelëve u duket mirë ajo që veprojnë.

13

وَلَقَدۡ أَهۡلَكۡنَا ٱلۡقُرُونَ مِن قَبۡلِكُمۡ لَمَّا ظَلَمُواْ وَجَآءَتۡهُمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ وَمَا كَانُواْ لِيُؤۡمِنُواْۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡمُجۡرِمِينَ

We lekad ‘ehleknal-kurune min kablikum lemma dhelemu we xha’et/hum rusuluhum bil-bejjinati we ma kanu liju’uminu kedhalike nexhzil-kawmel-muxhrimine

Ne kemi shkatërruar gjenerata para jush (o idhujtarë), pse bënin krime dhe pse nuk besonin, edhe pse të dërguarit u erdhën me argumente të qarta. Kështu i shpërblejmë Ne njerëzit kriminelë.

14

ثُمَّ جَعَلۡنَٰكُمۡ خَلَٰٓئِفَ فِي ٱلۡأَرۡضِ مِنۢ بَعۡدِهِمۡ لِنَنظُرَ كَيۡفَ تَعۡمَلُونَ

Thumme xhe’alnakum hala’ife fil-’erdi min ba’dihim linendhure kejfe ta’melune

Pastaj juve ju bëmë zëvendësues pas tyre në Tokë për t'ju parë si do të veproni.