10. Junus · ajete 11–18

سورة يونس
11

۞ وَلَوۡ يُعَجِّلُ ٱللَّهُ لِلنَّاسِ ٱلشَّرَّ ٱسۡتِعۡجَالَهُم بِٱلۡخَيۡرِ لَقُضِيَ إِلَيۡهِمۡ أَجَلُهُمۡۖ فَنَذَرُ ٱلَّذِينَ لَا يَرۡجُونَ لِقَآءَنَا فِي طُغۡيَٰنِهِمۡ يَعۡمَهُونَ

We lew ju’axhxhilu Ellahu lilnnasi esh-sherre esti’xhalehum bil-hajri lekudije ‘ilejhim ‘exheluhum fenedherul-ledhine la jerxhune lika’ena fi tugjanihim ja’mehune

Sikur All-llahu t'ua shpejtonte njerëzve pranimin e kërkesës për të keqen, ashtu si e pranon shpejtimin e kërkesës për të mirën, atyre do t'u përfundonte afati (i vdekjes). Po Ne, ata që nuk janë të bindur se do të vijnë para nesh, i lëmë të bredhin në mashtrimet e tyre.

12

وَإِذَا مَسَّ ٱلۡإِنسَٰنَ ٱلضُّرُّ دَعَانَا لِجَنۢبِهِۦٓ أَوۡ قَاعِدًا أَوۡ قَآئِمٗا فَلَمَّا كَشَفۡنَا عَنۡهُ ضُرَّهُۥ مَرَّ كَأَن لَّمۡ يَدۡعُنَآ إِلَىٰ ضُرّٖ مَّسَّهُۥۚ كَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِلۡمُسۡرِفِينَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

We ‘idha messel-’insane ed-durru da’ana lixhenbihi ‘ew ka’idæn ‘ew ka’imæn felemma keshefna ‘anhu durrehu merre ke’en lem jed’una ‘ila durrin messehu kedhalike zujjine lilmusrifine ma kanu ja’melune

E kur njeriun e godet dëmi, ai na lutet qoftë shtrirë, ulur ose në këmbë, e kur Ne ia largojmë të keqen atij, ai vazhdon sikurse të mos na ishte lutur fare për dëmin që e pat goditur. Kështu kriminelëve u duket mirë ajo që veprojnë.

13

وَلَقَدۡ أَهۡلَكۡنَا ٱلۡقُرُونَ مِن قَبۡلِكُمۡ لَمَّا ظَلَمُواْ وَجَآءَتۡهُمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ وَمَا كَانُواْ لِيُؤۡمِنُواْۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡمُجۡرِمِينَ

We lekad ‘ehleknal-kurune min kablikum lemma dhelemu we xha’et/hum rusuluhum bil-bejjinati we ma kanu liju’uminu kedhalike nexhzil-kawmel-muxhrimine

Ne kemi shkatërruar gjenerata para jush (o idhujtarë), pse bënin krime dhe pse nuk besonin, edhe pse të dërguarit u erdhën me argumente të qarta. Kështu i shpërblejmë Ne njerëzit kriminelë.

14

ثُمَّ جَعَلۡنَٰكُمۡ خَلَٰٓئِفَ فِي ٱلۡأَرۡضِ مِنۢ بَعۡدِهِمۡ لِنَنظُرَ كَيۡفَ تَعۡمَلُونَ

Thumme xhe’alnakum hala’ife fil-’erdi min ba’dihim linendhure kejfe ta’melune

Pastaj juve ju bëmë zëvendësues pas tyre në Tokë për t'ju parë si do të veproni.

15

وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَاتُنَا بَيِّنَٰتٖ قَالَ ٱلَّذِينَ لَا يَرۡجُونَ لِقَآءَنَا ٱئۡتِ بِقُرۡءَانٍ غَيۡرِ هَٰذَآ أَوۡ بَدِّلۡهُۚ قُلۡ مَا يَكُونُ لِيٓ أَنۡ أُبَدِّلَهُۥ مِن تِلۡقَآيِٕ نَفۡسِيٓۖ إِنۡ أَتَّبِعُ إِلَّا مَا يُوحَىٰٓ إِلَيَّۖ إِنِّيٓ أَخَافُ إِنۡ عَصَيۡتُ رَبِّي عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ

We ‘idha tutla ‘alejhim ‘ajatuna bejjinatin kalel-ledhine la jerxhune lika’ena e’ti bikur’anin gajri hadha ‘ew beddilhu kul ma jekunu li ‘en ‘ubeddilehu min tilka’i nefsi ‘in ‘ettebi’u ‘illa ma juha ‘ilejje ‘inni ‘ehafu ‘in ‘asejtu rabbi ‘adhabe jewmin ‘adhimin

Dhe kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk besojnë takimin Tonë (ringjalljen), thonë: "Sillna një Kur'an tjetër, ose ndryshoje këtë!". Thuaj: "Mua nuk më takon që ta ndryshoj vetë, unë e përcjell vetëm atë që më shpallet, unë nëse kundërshtoj Zotit tim i frikësohem dënimit të një Ditës së madhe".

16

قُل لَّوۡ شَآءَ ٱللَّهُ مَا تَلَوۡتُهُۥ عَلَيۡكُمۡ وَلَآ أَدۡرَىٰكُم بِهِۦۖ فَقَدۡ لَبِثۡتُ فِيكُمۡ عُمُرٗا مِّن قَبۡلِهِۦٓۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ

Kul lew sha’el-lahu ma telewtuhu ‘alejkum we la ‘edrakum bihi fekad lebithtu fikum ‘umuræn min kablihi ‘efela ta’kilune

Thuaj: "Sikur të kishte dashur All-llahu, unë nuk do t'ua kisha lexuar juve atë, as nuk u kisha njoftuar me të. Unë para tij kam jetuar një kohë në mesin tuaj (as nuk kam ditur as nuk kam lexuar), a nuk mendoni?"

17

فَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوۡ كَذَّبَ بِـَٔايَٰتِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلۡمُجۡرِمُونَ

Femen ‘edhlemu mimmeni eftera ‘ala Ellahi kedhibæn ‘ew kedhdhebe bi’ajatihi ‘innehu la juflihul-muxhrimune

A ka më mizor se ai që shpif ndaj All-llahut gënjeshtër ose i përgënjeshtron faktet e Tij? Mëkatarët vërtet s'kanë për të shpëtuar.

18

وَيَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَضُرُّهُمۡ وَلَا يَنفَعُهُمۡ وَيَقُولُونَ هَٰٓؤُلَآءِ شُفَعَٰٓؤُنَا عِندَ ٱللَّهِۚ قُلۡ أَتُنَبِّـُٔونَ ٱللَّهَ بِمَا لَا يَعۡلَمُ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَلَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ

We ja’budune min duni Ellahi ma la jedurruhum we la jenfa’uhum we jekulune ha’uula’ shufa’a’uuna ‘indel-lahi kul ‘etunebbi’unel-lahe bima la ja’lemu fi es-semawati we la fil-’erdi subhanehu we ta’ala ‘amma jushrikune

Ata pos All-llahut adhurojnë çdo gjë që nuk bën as dobi, e thonë: "Këta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu!". Thuaj: "A po e informoni All-llahun me diçka që Ai nuk e di se ç'ka në qiej dhe në tokë?" E pastër është madhëria e Tij nga ajo që i shoqërojnë!