We ma kane en-nasu ‘illa ‘ummeten wahideten fahtelefu we lewla kelimetun sebekat min rabbike lekudije bejnehum fima fihi jehtelifune
Njerëzit nuk ishin tjetër pos të një feje, e u përçanë. E sikur të mos ishte caktim i hershëm nga Zoti yt, do të përfundohej (me dënim) mes tyre, për atë që ishin të përçarë.
We jekulune lewla ‘unzile ‘alejhi ‘ajetun min rabbihi fekul ‘innemal-gajbu lillahi fantedhiru ‘inni me’akum minel-muntedhirine
Dhe thonin: "Përse nuk i vjen atij (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?". Po ti thuaj: "E fshehta është (çështje) vetëm e All-llahut (Ai sjell mrekulli). Prandaj, ju pritni se edhe unë së bashku me ju po pres!"*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ndodh që njeriu të jetë i hidhëruar ndaj vetes ose ndaj dikujt, e të kërkojë prej Zotit ndonjë të keqe për veten ose tjetrin. Mirëpo Zoti Mëshirues nuk e pranon atë lutje, që ta shkatërrojë atë, kundër të cilit bëhet lutja, duke ditur se lutësi do të tërhiqet prej asaj porsa t’i kalojë hidhërimi. E kur është fjala për lutjet për të mira ato i pranon me të shpejtë, prandaj kjo është një e mirë e madhe për njerëzit nga i Madhi Zot. Njerëzit me karakter të dobët janë të atillë, që kur i gjen ndonjë gjë e pakëndshme, e
We ‘idha ‘edhekna en-nase rehmeten min ba’di derra’e messet/hum ‘idha lehum mekrun fi ‘ajatina kuli Ellahu ‘esra’u mekræn ‘inne rusulena jektubune ma temkurun
E kur Ne ua dhurojmë njerëzve mëshirën pasi t'i ketë goditur e keqja (skamja), kur qe, ata u bëjnë hile argumenteve tona. Thuaj: "All-llahu është më i shpejti në ndëshkim". S'ka dyshim, përcjellësit tanë (melaiket) regjistrojnë atë që po thurni ju.
Huwel-ledhi jusejjirukum fil-berri wel-behri hetta ‘idha kuntum fil-fulki we xherejne bihim birihin tejjibetin we ferihu biha xha’et/ha rihun ‘asifun we xha’ehumul-mewxhu min kulli mekanin we dhennu ‘ennehum ‘uhite bihim de’aw Ellahe muhlisine lehu ed-dine le’in ‘enxhejtena min hedhihi lenekunenne mine esh-shakirine
Ai (All-llahu) ua bëri të mundshëm udhëtimin në tokë e në det, deri kur jeni në anije që lundrojnë me ta (me udhëtarët) me anë të një ere të lehtë dhe janë të lumtur me të (me erën e lehtë), ia beh një erë e fortë dhe nga të gjitha anët rrethohen nga valët dhe binden se janë të shkatërruar, e lusin All-llahun pa farë përzierje të idhujve (duke thënë): "Nëse na shpëton nga kjo (katastrofë), ne do të jemi gjithnjë falënderues!"
E kur Ai (All-llahu) i shpëtoi ata, ja, ata veprojnë mbrapshtë në tokë, pa arsye. O ju njerëz! Kryeneçësia juaj është vetëm kundër vetes suaj, është përjetim i jetës së kësaj bote, pastaj kthimi juaj është te Ne, e Ne ju shpërblejmë për veprimet tuaja.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.