10. Junus · Ajeti 20

سورة يونس
Përkthimi Sherif Ahmeti
20

وَيَقُولُونَ لَوۡلَآ أُنزِلَ عَلَيۡهِ ءَايَةٞ مِّن رَّبِّهِۦۖ فَقُلۡ إِنَّمَا ٱلۡغَيۡبُ لِلَّهِ فَٱنتَظِرُوٓاْ إِنِّي مَعَكُم مِّنَ ٱلۡمُنتَظِرِينَ

Dhe thonin: "Përse nuk i vjen atij (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?". Po ti thuaj: "E fshehta është (çështje) vetëm e All-llahut (Ai sjell mrekulli). Prandaj, ju pritni se edhe unë së bashku me ju po pres!"*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ndodh që njeriu të jetë i hidhëruar ndaj vetes ose ndaj dikujt, e të kërkojë prej Zotit ndonjë të keqe për veten ose tjetrin. Mirëpo Zoti Mëshirues nuk e pranon atë lutje, që ta shkatërrojë atë, kundër të cilit bëhet lutja, duke ditur se lutësi do të tërhiqet prej asaj porsa t’i kalojë hidhërimi. E kur është fjala për lutjet për të mira ato i pranon me të shpejtë, prandaj kjo është një e mirë e madhe për njerëzit nga i Madhi Zot. Njerëzit me karakter të dobët janë të atillë, që kur i gjen ndonjë gjë e pakëndshme, e