10. Junus · ajete 24–25

سورة يونس
24

إِنَّمَا مَثَلُ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا كَمَآءٍ أَنزَلۡنَٰهُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ فَٱخۡتَلَطَ بِهِۦ نَبَاتُ ٱلۡأَرۡضِ مِمَّا يَأۡكُلُ ٱلنَّاسُ وَٱلۡأَنۡعَٰمُ حَتَّىٰٓ إِذَآ أَخَذَتِ ٱلۡأَرۡضُ زُخۡرُفَهَا وَٱزَّيَّنَتۡ وَظَنَّ أَهۡلُهَآ أَنَّهُمۡ قَٰدِرُونَ عَلَيۡهَآ أَتَىٰهَآ أَمۡرُنَا لَيۡلًا أَوۡ نَهَارٗا فَجَعَلۡنَٰهَا حَصِيدٗا كَأَن لَّمۡ تَغۡنَ بِٱلۡأَمۡسِۚ كَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ

‘Innema methelul-hejæti ed-dunja kema’in ‘enzelnahu mine es-sema’i fahtelete bihi nebatul-’erdi mimma je’kulu en-nasu wel-’en’am hetta ‘idha ‘ehadhetil-’erdu zuhrufeha we ezzejjenet we dhenne ‘ehluha ‘ennehum kadirune ‘alejha ‘etaha ‘emruna lejlæn ‘ew neharæn fexhe’alnaha hesidæn ke’en lem tegne bil-’emsi kedhalike nufessilul-’ajati likawmin jetefekkerune

Shembulli i jetës së kësaj bote është si i një shiu që e kemi zbritur nga qielli, e me anën e të cilit gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet) prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të mendojnë se janë të zotët e saj, e asaj i vjen urdhri Ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë (të mbjellat) të korrur sikurse të mos ekzistonte dje. Kështu Ne ua sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Dita e Kijametit quhet edhe me emrin: Hakka, që do të thotë: e vërtetë, realitet ndodhi e sigurt etj. Muhamedit a.s. i thuhet: Ku mund ta dish ti, se çfarë është Kijameti, nuk e ke parë, nuk e ke përjetuar, por pse nuk e ke ditur, nuk do të thotë se nuk do ta dish, e megjithëse është çështje shumë e tronditshme, dëgjo për ata që nuk e besuan si: Themudi - populli i Salihut, i cili u zhduk me një krismë të tmerrshme, Adi - populli i Hudit, i cili u shkatërrua prej një stuhie të fortë e të ftohtë, që fryu nga ana e perëndimit dhe zgjati një javë pandërprerë. Ashtu u ndëshkuan edhe popujt e tjerë, që nuk e besuan Kijametin. Kur do t'i fryjë Israfili surit për herë të parë, për ta lënë shkretë këtë dynja, toka do të fluturojë në ajër së bashku me kodrat dhe do të përplasen ndërmjet vete e do të bëhen hi e pluhur, qielli do të çahet, e melaiket rrinë anash të rreshtuara, ndërsa tetë prej tyre, që janë më të lartit mbajnë Arshin e Zotit, e ajo ështe Dita e Kijametit. Atë ditë të gjithë dalin para Zotit, nuk mund të fshihen, as njeri, as vepra. Kujt i vjen fletushka e shënimeve nga ana e djathtë ai është i lumtur dhe nga gëzimi thërret ata që ka afër dhe familjen e vet dhe iu thotë “Urdhëroni e lexoni shënimet e mia, unë kam besuar se do të dal para Zotit e do të jap llogari, prandaj besova dhe bëra vepra të mira, dhe ja, fitova e shpëtova.
25

وَٱللَّهُ يَدۡعُوٓاْ إِلَىٰ دَارِ ٱلسَّلَٰمِ وَيَهۡدِي مَن يَشَآءُ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ

Wel-lahu jed’u ‘ila dari es-selami we jehdi men jesha’u ‘ila siratin mustekimin

All-llahu thërret për në xhennet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë.