← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

10. Junus · Ajeti 3 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 10:1–10:10

Zoti xh. sh. dërgoi pejgamberë te çdo popull, dërgoi edhe te mekasit që t'i udhëzojë dhe t'ua tërheqë vërejtjen për rrugën e gabuar që kishin marrë se do të digjeshin në zjarrin e xhehenemit, e atyre që ndjekin mësimet e Zotit, do të shpërblehen me xhennet.

Idhujtarët mekas, nuk munden ta kuptojnë këtë ligj të Zotit dhe nuk munden ta kuptojnë se një njeriu të mesit të tyre mund t'i vijë shpallja nga Zoti, e pasi që ajo i erdhi dhe nuk arritën të mohonin, atë e quajtën magji.

Zoti që ia shpalli Kur'anin Muhammedit, është i gjithfuqishëm, Ai e krijoi ekzistencën brenda gjashtë dite, Po të donte do ta krijonte për një moment ose për më gjatë, por Ai deshi ta krijojë: për gjashtë etapa. Ai nuk pati as nuk ka nevojë për vend, por pasi krijoi gjithësinë qëndroi mbi Arshin. Para krijimit të gjithësisë, nuk pati nevojë për vend, nuk pati nevojë as pas krijimit: po i përse atëherë tha: qëndron mbi Arsh" Kjo është punë e Tij, e askujt tjetër!

Ai i shpik krijesat, i zhduk ato, e sërish i rikthen për t'i shpërblyer a ndëshkuar. Ai krijoi I diellin e shkëlqyer, vezullues dhe hënën e ndritshme me anën e së cilës njerëzit dinë të llogarisin kohën. Ai bëri që nata e dita të ndërrohen njëra me tjetrën për të mirën e njerëzimit. i Kur njeriu vështron fuqinë dhe mjeshtërinë e Zotit, nuk është për t'u habitur pse Ai ia shpalli Kur'anin Muhammedit dhe përmes tij na njoftoi se vend i kundërshtarëve është xhehenemi, e vendi i respektuesve xhenneti, në të cilin xhennetlinjtë për shkak të kënaqësisë e përjetimeve të të mirave madhërojnë Allahun, përshëndesin njëri-tjetrin dhe falënderojnë Zotin e gjithësisë.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 10:3

- Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt e Tokën brenda gjashtë ditësh dhe pastaj qëndroi mbi Arsh. - Allahu i Lavdëruar na tregon për Veten e tij se Ai është Zoti e

Sunduesi i gjithë botëve dhe se Ai i krijoi qiejt dhe Tokën në gjashtë ditë. Thuhet se ato ishin njëlloj si ditët që ne jetojmë, ashtu siç thuhet edhe se ishin ditë nga ato që Allahu ka thënë: “... Një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet, sipas llogaritjes tuaj.” [Haxh 47.], siç do të shtjellohet më pas. Pas krijimit, Allahu i Lartësuar u lartësua mbi Fron, i cili është krijimi më madhështor i Tij. Froni është mbulesa e të gjitha krijesave poshtë tij. - Është Ai që i rregullon çështjet. - Allahu kujdeset e rregullon çështjet e të gjitha krijesave. Ai ka thënë: “... Atij nuk mund t’i fshihet asnjë thërrmijë në qiej e as në tokë dhe as më e vogël e as më e madhe se ajo....” [Sebe' 3]. Allahun nuk e pengon asnjë çështje nga një çështje tjetër, por Ai përkujdeset për gjithçka. Ai ka thënë gjithashtu: “Nuk ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos ushqehet nga Allahu. Ai e di vendbanimin dhe vendprehjen e tyre. Gjithçka gjendet në një Libër të qartë (Leuhi mahfudh).” [Hud 6], “Vetëm tek Ai janë çelësat e fshehtësive dhe ato nuk i di askush tjetër veç Tij. Ai di çfarë ka në tokë dhe në det. As edhe një gjethe nuk bie pa dijeninë e Tij. Nuk ka kokërr në thellësi të Tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që nuk është në Librin e qartë. Është Ai që jua merr shpirtrat natën (në gjumë) dhe që e di mirë atë që keni bërë ditën. Më pas, Ai jua kthen ato, për të vazhduar (jetën) deri në afatin e caktuar. Në fund, tek Ai do të ktheheni, dhe do t’ju tregojë të vërtetën e asaj që keni bërë.” [En’am 59, 60]. - S’ka ndërmjetësues tek Ai në asnjë mënyrë, veçse me lejen e Tij. - I Lartësuari thotë: “ Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Ai, përveçse me lejen e Tij. ...” [Bekare 255]. Ose: “Sa melekë ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën asnjë dobi, vetëm nëse Allahu i jep leje atij që Ai dëshiron dhe është i kënaqur me të.” [Nexhm 26], ose: “Dhe asnjë ndërmjetësim nuk bën dobi te Ai përveç atyre që Ai u jep leje (për të ndërmjetësuar) . Dhe, kur të largohet frika (në ditën e gjykimit) nga zemrat e tyre (melekëve), ata do të thonë: “Çfarë tha (e urdhëroi) Zoti juaj?”. Ata (melekët e lartë) do të thonë: “Të vërtetën (dhe të drejtën) .” Ai është më i Larti, më i Madhi.” [Sebe’ 23]. - Ai është Allahu, Zoti juaj. Pra, adhurojeni Atë! - Vetëm Atë adhurojeni dhe vetëm Atij përkushtojani me sinqeritet të gjitha adhurimet tuaja. - A nuk po kujtoni? - A nuk mendoni e të kujtoni këtë fakt, o ju idhujtarë, që ia përkushtoni adhurimet dikujt tjetër së bashku me Allahun?! Si mundet që ta bëni këtë padrejtësi të madhe, kur ju e dini që Ai është i vetëm në meritën e adhurimit, ashtu siç është i vetëm në pushtetin për të krijuar? Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Madhëruar: “Nëse ti i pyet se kush i krijoi, ata, me siguri, do të thonë: “Allahu.” Përse, atëherë, i kthejnë shpinën Atij? ” [Zuhruf 87]. Ose fjalës së Allahut: “Thuaj: “E kujt është Toka dhe çdo gjë në të? (Thuajeni) nëse e dini!” Ata do të thonë: “Të Allahut.”. Atëherë, thuaju: “Dhe megjithatë, nuk po mendoni?” Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të Madh?” Ata do të thonë: “Allahu.”. Thuaju: “Atëherë, a nuk po frikësoheni (e t'i ruheni dënimit të Tij) ?” Thuaj: “Në dorën e kujt është pushteti për gjithçka? Dhe kush është Ai që i mbron (të gjithë), e prej të Cilit askush nuk mund të të mbrojë dot? Thuajeni, nëse e dini!” Ata do të thonë: “Në dorë të Allahut.” Thuaj: “Atëherë, si po mashtroheni (nga e kota) ?” [Muminun 84 - 89].

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 10:3–10:4

Allahu i Madhëruar, duke qartësuar (rububije-n) 51 Zotërimin dhe sundimin e Allahut, (uluhije-n) 52 meritën e adhurimit të Tij si Një dhe i Vetëm dhe madhështinë e Tij, thotë: - " Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt e Tokën brenda gjashtë ditësh dhe pastaj qëndroi mbi Arsh." - Ai i krijoi ato në gjashtë ditë, edhe pse është i plotfuqishëm t'i krijonte ato në një çast të vetëm. Me këtë, Ai dëshiroi të shfaqte dukshëm urtësinë e Tij dhe të tregojë se Ai është i Butë dhe i mëshirshëm në veprat e Tij. Ngaqë është i Urtë, Ai i krijoi ato me të vërtetën dhe për hir të së vërtetës. Ai dëshiroi që krijesat ta njohin me emrat dhe cilësitë e Tij të bukura dhe absolute, me atributet dhe veprat e Tij të mrekullueshme dhe madhështore dhe ta adhurojnë si Një të vetëm. Pastaj, pas krijimit të qiejve dhe të Tokës, i Madhëruari u lartësua dhe qëndroi

mbi Arsh ashtu si i shkon madhështisë së Tij. - Është Ai që i rregullon çështjet. Ai rregullon dhe administron çështjet e botës qiellore dhe të asaj tokësore, Ai jep jetën dhe e sjell vdekjen, ai e zbret rizkun dhe i rrotullon e i këmben ditët e triumfit mes njerëzve. Është ai që largon fatkeqësinë e dëmin nga të dëmtuarit dhe është Ai që u përgjigjet lutësve. Të gjitha llojet e përkujdesjes zbresin dhe vijnë nga Ai dhe janë në dorën e Tij, ndërsa nevojat e robve ngjiten pa pushim tek Ai. Të gjitha krijesat janë të përulura, të nënshtruara e nevojtare para krenarisë së Tij, të dobëta e të pa fuqishme para pushtetit dhe madhështisë së Tij. Ai thotë: - "S’ka ndërmjetësues tek Ai në asnjë mënyrë, veçse me lejen e Tij. " - Askush nuk mund të bëjë ndërmjetësim, edhe sikur të jetë më i miri i krijesave, derisa Allahu të jape leje për këtë ndërmjetësim. Por Allahu i Lartësuar jep leje për ndërmjetësim veçse për ata me të cilët është i kënaqur që të ndërmjetësojnë dhe të ndërmjetësohet për ta. Dhe dihet me siguri se Allahu i Madhëruar është i kënaqur veçse me të sinqertët, që e kanë plotësuar dhe pastruar teuhidin, pra, njësimin e Tij në çdo aspekt. - "Ai është Allahu, Zoti juaj. P ra, adhurojeni Atë! " - Ky është Allahu, Zoti juaj. Ai është Allahu, i përshkruari me të gjitha cilësitë absolute si i vetmi i Adhuruar. Ai është Rabbukum - Zoti, Krijuesi, Kujdestari Rregulluesi i veprave tuaja. Si i tillë, Ai është i përshkruar me rububije-n e plotë, përmbledhëse e të gjitha cilësive absolute të veprave të Tij. Prandaj vetëm Atë adhurojeni si Një të vetëm, me të gjitha llojet e adhurimeve. - " A nuk po kujtoni? " - Kujtoni të gjitha ato fakte e argumente të shumta, që tregojnë se Ai është i vetmi që meriton t'i përkushtohen të gjitha adhurimet dhe lavdet (hamdet) 53. Ai është Madhështori, Bujari i Gjithëmëshirshëm. Në ajetet e mësipërme, i Lartësuari përmendi se Ai është Sunduesi i gjithësisë dhe Kujdestari i çdo çështjeje në të. Është Ai që, me urtësinë, diturinë dhe mëshirën e Tij, ka vendosur ligjet e krijimit, të ekzistencës dhe të funksionimit të kësaj dynjaje. Është po Ai që ka vendosur edhe ligjet e Sheriatit dhe të fesë së Tij, përmes të cilave i mëson dhe urdhëron krijesat si ta adhurojnë Atë dhe të rregullojnë ligjet e jetës së tyre në këtë dynja. Qëllimi thelbësor i këtij ligji është që Allahu të jetë i vetmi i adhuruar nëpërmjet mënyrës që Ai e ka përcaktuar me anë të shpalljeve të Tij. Pasi përmendi këto çështje të rëndësishme, Allahu i Madhëruar tregon ligjin e shpërblimit, që, sigurisht, është veçse në dorën e Tij. Ai na kujton se do të na marrë në llogari dhe secilin do ta shpërblejë sipas veprave të kryera në këtë dynja. Ai thotë: - "Vetëm tek Ai do të jetë kthimi juaj. Premtimi i Allahut është i vërtetë. " - Ky është një premtim i pakthyeshëm dhe i sigurt. Allahu do t'ju tubojë të gjithëve pas vdekjes një ditë të caktuar, që është Dita e Ringjalljes dhe e llogarisë me drejtësi. Mendohuni me kujdes në këtë premtim dhe në madhështinë e pushtetin e Atij që e ka dhënë! Allahu i lartësuar thotë: - " Ai e filloi krijimin e pastaj e rikthen atë (pas vdekjes),..." - Kjo është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar. Ai që ka pushtetin për ta filluar krijimin nga hiçi është i plotpushtetshëm edhe ta ribëjë atë. Çdokush që beson se Zoti ka krijuar gjithçka dhe pastaj mohon faktin që Ai mund t'i ringjallë krijesat pas vdekjes së tyre, është thjesht kryeneç e kokëfortë, që këmbëngul në inatin dhe mosbesimin e Tij. Këta janë njerëz të pamend, që mohojnë dy mundësi të njëjta, madje mohojnë ekzistencën e asaj që është më e thjeshta ndër dy rastet e ngjashme. Ky është një argument shumë i thjeshtë logjik për të besuar ringjalljen. Pastaj i Lartësuari sjell edhe argument tekstual, kur thotë: "Premtimi i Allahut është i vërtetë." Ky është një premtim i vërtetë i dhënë nga Krijuesi, që patjetër do të realizohet. Ajo është koha kur çdokush do të marrë atë që meriton. I Lartësuari thotë:

- "... për t’i shpërblyer ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira me drejtësi. " - Këta i hapën zemrat e tyre sinqerisht, për t'i mbushur me imanin e pastër dhe korrekt që Zoti ka urdhëruar. Ata nuk besuan thjesht me fjalë goje dhe pretendime boshe, por e përkthyen besimin në vepra të mira dhe në një model jetese sipas tij. Ata kryen veprat e mira të urdhëruara nga Zoti, të detyrueshme qofshin apo të pëlqyeshme. Ata do t’i shpërblejë i Lartësuari, sikurse thotë: " bil kist", pra, me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij të madhe. Ai do t’i shpërblejë për imanin korrekt, të pastër dhe të sinqertë dhe për veprat e tyre të mira dhe të sinqerta. Ai do t’u dhurojë një shpërblim, që - ashtu sikurse i ka njoftuar adhuruesit e Tij të sinqertë, - syri nuk e ka parë, as veshi e ka dëgjuar dhe askush nuk mund ta imagjinojë apo përfytyrojë dot nga krijesat. Atje do të kenë çdo gjë që ua kënaq shpirtin, syrin, trupin dhe zemrën. - " Ndërsa për ata që mohuan, ka pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për shkak se ata mohonin (besimin e drejtë) ." - Ata që i mohuan shpalljet e Zotit, duke i konsideruar ato si mashtrime e trillime, ata që refuzuan të pasojnë të dërguarit e Zotit dhe udhëzimin e sjellë prej tyre, ata do të kenë: "…pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për shkak se ata mohonin (besimin e drejtë)." Pra, ujë të përvëluar, që ua përcëllon fytyrat dhe ua shkrin e copëton zorrët. Veç kësaj, ata do të kenë edhe shumë dënime të tjera të dhimbshme të Xhehenemit. Të gjitha këto i merituan, për shkak të kufrit të tyre, domethënë të mohimit të Zotit dhe shfrenimit në padrejtësi e mosbindje. Allahu i Lartësuar nuk u bën asnjë padrejtësi, por janë ata që i kanë bërë vetes së tyre padrejtësi.

← Junus 10:3