10. Junus · ajete 33–37

سورة يونس
33

كَذَٰلِكَ حَقَّتۡ كَلِمَتُ رَبِّكَ عَلَى ٱلَّذِينَ فَسَقُوٓاْ أَنَّهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ

Kedhalike hekkat kelimetu rabbike ‘alel-ledhine feseku ‘ennehum la ju’uminune

Kështu është pra, vendimi i Zotit tënd kundër të shfrenuarve, pse ata nuk besojnë.

34

قُلۡ هَلۡ مِن شُرَكَآئِكُم مَّن يَبۡدَؤُاْ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥۚ قُلِ ٱللَّهُ يَبۡدَؤُاْ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥۖ فَأَنَّىٰ تُؤۡفَكُونَ

Kul hel min shureka’ikum men jebde’ul-halka thumme ju’iduhu kuli Ellahu jebde’ul-halka thumme ju’iduhu fe’enna tu’ufekune

Thuaj: "A ka prej idhujve tuaj ndokush që ta fillojë krijimin e mandej atë (pas vdekjes) ta rikthejë?". Thuaj: "All-llahu e nis krijimin dhe sërish e rikthen. Si i largoheni pra të vërtetës?"

35

قُلۡ هَلۡ مِن شُرَكَآئِكُم مَّن يَهۡدِيٓ إِلَى ٱلۡحَقِّۚ قُلِ ٱللَّهُ يَهۡدِي لِلۡحَقِّۗ أَفَمَن يَهۡدِيٓ إِلَى ٱلۡحَقِّ أَحَقُّ أَن يُتَّبَعَ أَمَّن لَّا يَهِدِّيٓ إِلَّآ أَن يُهۡدَىٰۖ فَمَا لَكُمۡ كَيۡفَ تَحۡكُمُونَ

Kul hel min shureka’ikum men jehdi ‘ilal-hekki kuli Ellahu jehdi lilhekki ‘efemen jehdi ‘ilal-hekki ‘ehekku ‘en juttebe’a ‘emmen la jehiddi ‘illa ‘en juhda fema lekum kejfe tehkumune

Thuaj: "A ka ndokush prej idhujve tuaj që ndonjë të humbur ta drejtojë në rrugën e drejtë?" Thuaj: "Vetëm All-llahu udhëzon në të vërtetën. Atëherë pra, a është më e drejtë të shkohet pas atij që udhëzon në rrugën e drejtë, apo pas atij që nuk udhëzon, (sepse nuk mund ta udhëzojë as vetveten) vetëm nëse prej dikuj tjetër udhëzohet? Ç'është me ju? Si gjykoni?"

36

وَمَا يَتَّبِعُ أَكۡثَرُهُمۡ إِلَّا ظَنًّاۚ إِنَّ ٱلظَّنَّ لَا يُغۡنِي مِنَ ٱلۡحَقِّ شَيۡـًٔاۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمُۢ بِمَا يَفۡعَلُونَ

We ma jettebi’u ‘ektheruhum ‘illa dhennæn ‘inne edh-dhenne la jugni minel-hekki shej’æn ‘innall-llahe ‘alimun bima jef’alune

Shumica e tyre nuk përkojnë tjetër pos supozim, e supozimi nuk është asgjë ndaj të vërtetës. All-llahu di shumë mirë për atë që punojnë.

37

وَمَا كَانَ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانُ أَن يُفۡتَرَىٰ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلَٰكِن تَصۡدِيقَ ٱلَّذِي بَيۡنَ يَدَيۡهِ وَتَفۡصِيلَ ٱلۡكِتَٰبِ لَا رَيۡبَ فِيهِ مِن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

We ma kane hadhal-kur’anu ‘en juftera min duni Ellahi we lekin tesdikal-ledhi bejne jedejhi we tefsilel-kitabi la rejbe fihi min rabbil-’alemine

Nuk është e logjikshme të mendohet se ky Kur'an është i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por është vërtetues i asaj (shpalljes) që ishte më parë, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farë dyshimi se është (i zbritur) nga Zoti i botëve.