10. Junus · ajete 38–41

سورة يونس
38

أَمۡ يَقُولُونَ ٱفۡتَرَىٰهُۖ قُلۡ فَأۡتُواْ بِسُورَةٖ مِّثۡلِهِۦ وَٱدۡعُواْ مَنِ ٱسۡتَطَعۡتُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

‘Em jekulune efterahu kul fe’tu bisuretin mithlihi we ed’u meni esteta’tum min duni Ellahi ‘in kuntum sadikine

Përkundër kësaj, ata (idhujtarët) thonë se atë e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: "Silleni pra ju një kaptinë të ngjashme me këtë, madje thirrni kë të doni në ndihmë, pos All-llahut, po qe se jeni të drejtë në atë që thoni".

39

بَلۡ كَذَّبُواْ بِمَا لَمۡ يُحِيطُواْ بِعِلۡمِهِۦ وَلَمَّا يَأۡتِهِمۡ تَأۡوِيلُهُۥۚ كَذَٰلِكَ كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۖ فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلظَّٰلِمِينَ

Bel kedhdhebu bima lem juhitu bi’ilmihi we lemma je’tihim te’wiluhu kedhalike kedhdhebel-ledhine min kablihim fandhur kejfe kane ‘akibetu edh-dhalimine

Por ja, ata përgënjeshtruan atë (Kur'anin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij. Po kështu, gënjenin edhe ata që ishin më përpara. Shiko si ishte përfundimi i zullumqarëve.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Të gjitha mjetet për jetesë janë dhuratë prej Zotit, si nga toka, siç janë bimët, shtazët, shpezët, si nga brendia e saj, siç janë mineralet, burimet etj. Të tilla janë edhe ato që vijnë nga qielli, si shiu, rrezet e diellit, ndriçimi i hënës etj. Të gjitha këto ndikojnë në jetën e njeriut. Këtë do të duhej ta kuptojë çdo mendje e shëndoshë, mirëpo duke e ditur Zoti për shpirtin e sëmurë të disave vendosi, që ata të mbesin në errësirë, prandaj ata nuk do të besojnë. Vetëm Allahu ka fuqi të japë jetë në fillim e pa kurrfarë shembulli të mëparshëm, pra ka fuqi ta përsërisë atë, edhe pas zhdukjes së saj. Prej një pike ujë, njeriu i gjallë, prej jobesimtarit, besimtar dhe anasjelltas, është fuqi e mjeshtëri vetëm e Zotit. Për shkak se mësimet e Kuranit nuk shkonin sipas dëshirave të idhujtarëve ata përpiqeshin t’ia humbnin shenjtërinë e tij, duke thënë se vetë Muhamedi a.s. i shpiku ato dhe nuk janë prej Zotit, edhe pse e dinin mirë të vërtetën. Edhe sot ka asish, që dëshirojnë rishikimin e dispozitave të Kuranit, vetëm pse nuk përputhen me epshet e dëshirat e tyre. Gabim i madh është edhe kur disa mësues fetarë mundohen t’i përshtatin kuptimet e Kuranit me kuptimet e ndonjë dijetari. Të gjitha mendimet e njerëzve duhet të mbështeten në Kuran, e jo Kurani të mbështetet në to.
40

وَمِنۡهُم مَّن يُؤۡمِنُ بِهِۦ وَمِنۡهُم مَّن لَّا يُؤۡمِنُ بِهِۦۚ وَرَبُّكَ أَعۡلَمُ بِٱلۡمُفۡسِدِينَ

We minhum men ju’uminu bihi we minhum men la ju’uminu bihi we rebbuke ‘a’lemu bil-mufsidine

Ka prej tyre (te të cilët u dërgua Muhammedi) që e besojnë atë (Kur'anin), e ka prej tyre edhe asish që atë nuk e besojnë. Zoti i njeh më së miri kokëfortit.

41

وَإِن كَذَّبُوكَ فَقُل لِّي عَمَلِي وَلَكُمۡ عَمَلُكُمۡۖ أَنتُم بَرِيٓـُٔونَ مِمَّآ أَعۡمَلُ وَأَنَا۠ بَرِيٓءٞ مِّمَّا تَعۡمَلُونَ

We ‘in kedhdhebuke fekul li ‘ameli we lekum ‘amelukum ‘entum beri’une mimma ‘a’melu we ‘ena beri’un mimma ta’melune

Po nëse ata të përgënjeshtruan ty, thuaj: "Mua më takon (shpërblimi nga) vepra ime e juve veprimi juaj, ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë, e as unë për atë që bëni ju".