10. Junus · ajete 41–47

سورة يونس
41

وَإِن كَذَّبُوكَ فَقُل لِّي عَمَلِي وَلَكُمۡ عَمَلُكُمۡۖ أَنتُم بَرِيٓـُٔونَ مِمَّآ أَعۡمَلُ وَأَنَا۠ بَرِيٓءٞ مِّمَّا تَعۡمَلُونَ

We ‘in kedhdhebuke fekul li ‘ameli we lekum ‘amelukum ‘entum beri’une mimma ‘a’melu we ‘ena beri’un mimma ta’melune

Po nëse ata të përgënjeshtruan ty, thuaj: "Mua më takon (shpërblimi nga) vepra ime e juve veprimi juaj, ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë, e as unë për atë që bëni ju".

42

وَمِنۡهُم مَّن يَسۡتَمِعُونَ إِلَيۡكَۚ أَفَأَنتَ تُسۡمِعُ ٱلصُّمَّ وَلَوۡ كَانُواْ لَا يَعۡقِلُونَ

We minhum men jestemi’une ‘ilejke ‘efe’ente tusmi’u es-summe we lew kanu la ja’kilune

Ka prej tyre që të dëgjojnë (kur lexon, por formalisht). A mund ta bësh të shurdhëtin të dëgjojë, edhe kur ata nuk kuptojnë?

43

وَمِنۡهُم مَّن يَنظُرُ إِلَيۡكَۚ أَفَأَنتَ تَهۡدِي ٱلۡعُمۡيَ وَلَوۡ كَانُواْ لَا يُبۡصِرُونَ

We minhum men jendhuru ‘ilejke ‘efe’ente tehdil-’umje we lew kanu la jubsirune

Ka prej tyre që të shikon ty (duket se po të shikon). A mund ta udhëzosh ti të verbërin, kur ata nuk shohin (të vërtetën)?

44

إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَظۡلِمُ ٱلنَّاسَ شَيۡـٔٗا وَلَٰكِنَّ ٱلنَّاسَ أَنفُسَهُمۡ يَظۡلِمُونَ

‘Innall-llahe la jedhlimu en-nase shej’æn we lekinne en-nase ‘enfusehum jedhlimune

All-llahu nuk u bën asgjë të padrejtë njerëzve, por ata i bëjnë të padrejtë vetes së tyre.

45

وَيَوۡمَ يَحۡشُرُهُمۡ كَأَن لَّمۡ يَلۡبَثُوٓاْ إِلَّا سَاعَةٗ مِّنَ ٱلنَّهَارِ يَتَعَارَفُونَ بَيۡنَهُمۡۚ قَدۡ خَسِرَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِلِقَآءِ ٱللَّهِ وَمَا كَانُواْ مُهۡتَدِينَ

We jewme jehshuruhum ke’en lem jelbethu ‘illa sa’aten mine en-nehari jeta’arefune bejnehum kad hasirel-ledhine kedhdhebu bilika’i Ellahi we ma kanu muhtedine

(Përkujto) Ditën kur i tubojmë ata, (atyre u duket) sikur nuk qëndruan (në Dunja) vetëm një moment të ditës, atëherë njihen mes vete. E vërtet, kanë dështuar ata që nuk besuan këtë prezencë para All-llahut, edhe nuk gjetën udhën e drejtë.

46

وَإِمَّا نُرِيَنَّكَ بَعۡضَ ٱلَّذِي نَعِدُهُمۡ أَوۡ نَتَوَفَّيَنَّكَ فَإِلَيۡنَا مَرۡجِعُهُمۡ ثُمَّ ٱللَّهُ شَهِيدٌ عَلَىٰ مَا يَفۡعَلُونَ

We ‘imma nurijenneke ba’del-ledhi na’iduhum ‘ew neteweffejenneke fe’ilejna merxhi’uhum thummel-lahu shehidun ‘ala ma jef’alune

Nëse ta bëjmë të mundshme të shohish diçka nga (dënimi) që ua premtuan atyre (mirë), ose ta marrim shpirtin ty (kurse ti nuk sheh gjë), e ardhmja e tyre është vetëm te Ne. All-llahu është dëshmues i asaj që punojnë.

47

وَلِكُلِّ أُمَّةٖ رَّسُولٞۖ فَإِذَا جَآءَ رَسُولُهُمۡ قُضِيَ بَيۡنَهُم بِٱلۡقِسۡطِ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ

We likulli ‘ummetin resulun fe’idha xha’e resuluhum kudije bejnehum bil-kisti we hum la judhlemune

Secili popull kishte të dërguarin e vet, e kur u vinte i dërguari i tyre bëhej gjykimi i drejtë mes tyre, atyre nuk u bëhet padrejtësi.