We jewme jehshuruhum ke’en lem jelbethu ‘illa sa’aten mine en-nehari jeta’arefune bejnehum kad hasirel-ledhine kedhdhebu bilika’i Ellahi we ma kanu muhtedine
(Përkujto) Ditën kur i tubojmë ata, (atyre u duket) sikur nuk qëndruan (në Dunja) vetëm një moment të ditës, atëherë njihen mes vete. E vërtet, kanë dështuar ata që nuk besuan këtë prezencë para All-llahut, edhe nuk gjetën udhën e drejtë.
We ‘imma nurijenneke ba’del-ledhi na’iduhum ‘ew neteweffejenneke fe’ilejna merxhi’uhum thummel-lahu shehidun ‘ala ma jef’alune
Nëse ta bëjmë të mundshme të shohish diçka nga (dënimi) që ua premtuan atyre (mirë), ose ta marrim shpirtin ty (kurse ti nuk sheh gjë), e ardhmja e tyre është vetëm te Ne. All-llahu është dëshmues i asaj që punojnë.
Kul la ‘emliku linefsi derræn we la nef’æn ‘illa ma sha’el-lahu likulli ‘ummetin ‘exhelun ‘idha xha’e ‘exheluhum fela jeste’hirune sa’aten we la jestekdimune
Thuaj: "Unë nuk mund t'i sjell vetes sime as dëm as dobi, pos atë që dëshiron All-llahu". Çdo popull ka afatin (e caktuar), e kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta vonojnë as për një moment e as ta ngutin.
We jestenbi’uneke ‘ehekkun huwe kul ‘i we rabbi ‘innehu lehekkun we ma ‘entum bimu’xhizine
E ata kërkojnë t'u tregosh (e do të thonë): "A është e vërtetë ajo (që thua për dënimin)?". Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, ajo është më se e vërtetë, dhe ju nuk do të mund ta pengoni kurrsesi".
We lew ‘enne likulli nefsin dhelemet ma fil-’erdi laftedet bihi we ‘eserru en-nedamete lemma re’ewl-’adhabe we kudije bejnehum bil-kisti we hum la judhlemune
Secili njeri që e ka dëmtuar veten (duke mosbesuar), po të ishte e tij çdo gjë që ekziston në tokë, ai do ta flijonte atë (për të shpëtuar). E kur e shohin dënimin, ata fshehin dëshpërimin (nga hutia). Atëherë bëhet gjykimi i drejtë mes tyre nuk u bëhet padrejtë.
‘Ela ‘inne lillahi ma fi es-semawati wel-’erdi ‘ela ‘inne wa’del-lahi hekkun we lekinne ‘ektherehum la ja’lemune
Vini re! Nuk ka dyshim se gjithçka që gjendet në qiej e në tokë është e All-llahut! Kini kujdes. Premtimi i All-llahut është më se i vërtetë, por shumica e tyre nuk e dinë.
Ja ‘ejjuha en-nasu kad xha’etkum mew’idhetun min rabbikum we shifa’un lima fi es-suduri we huden we rehmetun lilmu’uminine
O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.