10. Junus · ajete 56–60

سورة يونس
56

هُوَ يُحۡيِۦ وَيُمِيتُ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ

Huwe juhji we jumitu we ‘ilejhi turxha’une

Ai jep jetë dhe vdekje, dhe vetëm te Ai do të ktheheni.

57

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدۡ جَآءَتۡكُم مَّوۡعِظَةٞ مِّن رَّبِّكُمۡ وَشِفَآءٞ لِّمَا فِي ٱلصُّدُورِ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٞ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ

Ja ‘ejjuha en-nasu kad xha’etkum mew’idhetun min rabbikum we shifa’un lima fi es-suduri we huden we rehmetun lilmu’uminine

O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.

58

قُلۡ بِفَضۡلِ ٱللَّهِ وَبِرَحۡمَتِهِۦ فَبِذَٰلِكَ فَلۡيَفۡرَحُواْ هُوَ خَيۡرٞ مِّمَّا يَجۡمَعُونَ

Kul bifedli Ellahi we birehmetihi febidhalike feljefrehu huwe hajrun mimma jexhma’une

Thuaj: "Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t'i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata".

59

قُلۡ أَرَءَيۡتُم مَّآ أَنزَلَ ٱللَّهُ لَكُم مِّن رِّزۡقٖ فَجَعَلۡتُم مِّنۡهُ حَرَامٗا وَحَلَٰلٗا قُلۡ ءَآللَّهُ أَذِنَ لَكُمۡۖ أَمۡ عَلَى ٱللَّهِ تَفۡتَرُونَ

Kul ‘ere’ejtum ma ‘enzelel-lahu lekum min rizkin fexhe’altum minhu heramæn we helalæn kul ‘alllehu ‘edhine lekum ‘em ‘ala Ellahi tefterune

Thuaj: "Më thuani, atë që All-llahu ju dha si ushqim (të lejuar), e ju nga ai diçka bëtë të ndaluar e diçka të lejuar?" Thuaj: "A ju lejoi All-llahu ju, ose ju i shpifni All-llahut?"

60

وَمَا ظَنُّ ٱلَّذِينَ يَفۡتَرُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلۡكَذِبَ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَذُو فَضۡلٍ عَلَى ٱلنَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَشۡكُرُونَ

We ma dhennul-ledhine jefterune ‘ala Ellahil-kedhibe jewmel-kijameti ‘innall-llahe ledhu fedlin ‘ala en-nasi we lekinne ‘ektherehum la jeshkurune

Po çfarë është mendimi i atyre që i shpifin All-llahut, për ditën e kijametit? All-llahu është dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk falënderojnë.