وَمَا تَكُونُ فِي شَأۡنٖ وَمَا تَتۡلُواْ مِنۡهُ مِن قُرۡءَانٖ وَلَا تَعۡمَلُونَ مِنۡ عَمَلٍ إِلَّا كُنَّا عَلَيۡكُمۡ شُهُودًا إِذۡ تُفِيضُونَ فِيهِۚ وَمَا يَعۡزُبُ عَن رَّبِّكَ مِن مِّثۡقَالِ ذَرَّةٖ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا فِي ٱلسَّمَآءِ وَلَآ أَصۡغَرَ مِن ذَٰلِكَ وَلَآ أَكۡبَرَ إِلَّا فِي كِتَٰبٖ مُّبِينٍ
Ti nuk angazhohesh me asnjë çështje, nuk lexon nga ai pjesë nga Kur'ani dhe nuk bëni ndonjë vepër, vetëm se ne jemi prezentuesit tuaj, kur ju ndërmerrni atë. Zotit tënd nuk mund t'i fshihet as në tokë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e madhe, por vetëm sa është evidentuar në librin e sigurt.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. i tregon Muhamedit a.s. për llojet e kundërshtarëve të Kuranit. Disa edhe pse i dëgjojnë thëniet e Kuranit, ato nuk kanë ndikim tek ata, prandaj shqisa e tyre është e topitur si tek i shurdhri, sepse ata edhe duke i parë faktet e misionit pejgamberik të Muhamedit a.s., nuk i kundrojnë si duhet ato, sepse edhe zemrat i kanë të verbra. Muhamedit a.s. i thuhet, se mund të ndodhë që ndonjë dënim t’i kapë sa je gjallë, e ndoshta jo, por sido që të jetë ata do të tubohen para Zotit Ditën e Gjykimit dhe do ta përjetojnë dënimin, që po kërkojnë. Kur e shohin dënimin besojnë, por pa dobi, sepse atëherë nuk vlen ai besim. Të gëzohesh për të mirat që na i dhuroi Zoti është e udhës. Një nga mirësitë më të mëdha është dërgimi i Muhamedit a.s. pejgamber dhe rahmet për çdo send, prandaj gëzimi për ardhjen e Muhamedit a.s., është gjë e porositur sipas ajetit 58. Allahut nuk mund t’i fshihet sendi më i imët, nuk mund t’i fshihet as ai send, që tashti për tashti nuk është në gjendje ta shohë asnjë lloj mikroskopi. As sendi më i madh nuk mund t’i fshihet. Kjo nuk është thënë shkel e shko, por ka një domethënie të madhe, sepse syri i njeriut ose vegla optike më e përsosur, nuk mund ta përfshijë e ta shohë një send të madh në tërësi. Ia sheh një pjesë ose disa, e jo krejt atë. Vetëm Zoti është Ai, që nuk mund t’i fshihet asnjë pjesë e ndonjë sendi, sado i madh të jetë ai.