‘Ela ‘inne lillahi men fi es-semawati we men fil-’erdi we ma jettebi’ul-ledhine jed’une min duni Ellahi shureka’e ‘in jettebi’une ‘illa edh-dhenne we ‘in hum ‘illa jehrusune
Ta keni të ditur se gjithçka që është në qiej e në tokë janë në pushtetin e All-llahut (pra, edhe idhujtarët). E ata, që pos All-llahut adhurojnë, në të vërtetë nuk janë kah pasojnë zota, ata nuk janë kah pasojnë tjetër pos supozimeve dhe nuk janë tjetër vetëm se gënjejnë
Huwel-ledhi xhe’ale lekumul-lejle liteskunu fihi we en-nehare mubsiræn ‘inne fi dhalike le’ajatin likawmin jesma’une
Ai (All-llahu) e bëri për ju natën që në të të pushoni, e ditën të ndritshme (të shihni). Në këtë, (që bëri), vërtet ka argumente për një popull që dëgjon.
Kalu ettehadhel-lahu weledæn subhanehu huwel-ganiju lehu ma fi es-semawati we ma fil-’erdi ‘in ‘indekum min sultanin bihedha ‘etekulune ‘ala Ellahi ma la ta’lemune
(Pas të gjitha argumenteve) Ata (jobesimtarët) thanë: "All-llahu ka fëmijë". Larg asaj është All-llahu, Ai s'ka nevojë, e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, ju nuk keni argumente për këtë (që ta thoni), a thoni për All-llahun çka nuk dini?