مَتَٰعٞ فِي ٱلدُّنۡيَا ثُمَّ إِلَيۡنَا مَرۡجِعُهُمۡ ثُمَّ نُذِيقُهُمُ ٱلۡعَذَابَ ٱلشَّدِيدَ بِمَا كَانُواْ يَكۡفُرُونَ
Ata kanë një përjetim në Dunja, pastaj kthimi i tyre është vetëm te Ne, e Ne do të bëjmë që ata ta shijojnë dënimin e dhembshëm për shkak se nuk besonin.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Evliaja është besimtar i përpikët. Në një hadith thuhet: “Janë disa robër të Allahut, të cilët nuk janë, as pejgamberë, e as dëshmorë, për pozitën e tyre që ua ka dhuruar Allahu ua kanë lakmi, edhe pejgamberët, edhe dëshmorët!” Shokët i thanë: “Na trego kush janë ata? Çfarë vepra kanë bërë? E të dijmë edhe ne. Pejgamberi a.s. atëherë tha: “Njerëzit që janë dashur mes vete për hir të Allahut dhe të fesë, pa pasur mes vete afërsi farefisnore, as pa favorizuar njëri-tjetrin me pasuri, betohem në Allahun, fytyrat e tyre janë dritë, janë në vende të ndërtuara nga nuri, nuk frikësohen kur njerëzit brengosen... pastaj ai lexoi ajetin në fjalë. Të tillëve melaiket iu japin myzhde për shpëtimin e tyre mu në momentin e vdekjes, po edhe pas vdekjes, duke iu dhënë të kuptojnë se janë xhenetlinj. A ka nevojë Zoti për fëmijë kur gjithçka është e Tij, fëmija është për atë që ka nevojë për të. atë dhe ata që ishin bashkë me të në anije, dhe i bëmë që ata të jenë pasardhës (zëvendësues), kurse ata që i përgënjeshtruan ajetet tona i përmbytëm. Shih pra, si ishte fundi i gënjeshtarëve.