Ata kanë një përjetim në Dunja, pastaj kthimi i tyre është vetëm te Ne, e Ne do të bëjmë që ata ta shijojnë dënimin e dhembshëm për shkak se nuk besonin.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Evliaja është besimtar i përpikët. Në një hadith thuhet: “Janë disa robër të Allahut, të cilët nuk janë, as pejgamberë, e as dëshmorë, për pozitën e tyre që ua ka dhuruar Allahu ua kanë lakmi, edhe pejgamberët, edhe dëshmorët!” Shokët i thanë: “Na trego kush janë ata? Çfarë vepra kanë bërë? E të dijmë edhe ne. Pejgamberi a.s. atëherë tha: “Njerëzit që janë dashur mes vete për hir të Allahut dhe të fesë, pa pasur mes vete afërsi farefisnore, as pa favorizuar njëri-tjetrin me pasuri, betohem në Allahun, fytyrat e tyre janë dritë, janë në vende të ndërtuara nga nuri, nuk frikësohen kur njerëzit brengosen... pastaj ai lexoi ajetin në fjalë. Të tillëve melaiket iu japin myzhde për shpëtimin e tyre mu në momentin e vdekjes, po edhe pas vdekjes, duke iu dhënë të kuptojnë se janë xhenetlinj. A ka nevojë Zoti për fëmijë kur gjithçka është e Tij, fëmija është për atë që ka nevojë për të. atë dhe ata që ishin bashkë me të në anije, dhe i bëmë që ata të jenë pasardhës (zëvendësues), kurse ata që i përgënjeshtruan ajetet tona i përmbytëm. Shih pra, si ishte fundi i gënjeshtarëve.
We etlu ‘alejhim nebe’e nuhin ‘idh kale likawmihi ja kawmi ‘in kane kebure ‘alejkum mekami we tedhkiri bi’aja ti Ellahi fe’ala Ellahi tewekkeltu fe’exhmi’u ‘emrekum we shureka’ekum thumme la jekun ‘emrukum ‘alejkum gummeten thumme ekdu ‘ilejje we la tundhiruni
Lexoju atyre ngjarjen e Nuhut, kur popullit të vet i tha: "O populli im, nëse u vjen rëndë qëndrimi im në mesin tuaj, përkujtimet e mia me ajetet e All-llahut, e unë iu kam mbështetur vetëm All-llahut, ju vendosni për qëllimin tuaj, thirrni në ndihmë edhe zotat tuaj, e mos e mbani fshehtë, dhe zbatoni atë kundër meje e mos pritni".
Fe’in tewellejtum fema se’eltukum min ‘exhrin ‘in ‘exhri ‘illa ‘ala Ellahi we ‘umirtu ‘en ‘ekune minel-muslimine
"E nëse prapësoheni (nga mësimet e mia), unë nuk u kërkoj ndonjë shpërblim, se shpërblimi im është vetëm prej All-llahut. Unë jam i urdhëruar të jem njëri prej muslimanëve".
Fekedhdhebuhu fenexhxhejnahu we men me’ahu fil-fulki we xhe’alnahum hala’ife we ‘egreknal-ledhine kedhdhebu bi’ajatina fandhur kejfe kane ‘akibetul-mundherine
E ata (populli i tij) e konsideruan atë rrenacak e Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin bashkë me të në anije, dhe i bëmë që ata të jenë pasardhës (zëvendësues), kurse ata që i përgënjeshtruan ajetet tona i përmbytëm. Shih pra, si ishte fundi i gënjeshtarëve.
Mandej pas tij dërguam të dërguar te popujt e tyre, të cilët erdhën dhe u sollën atyre argumente të forta, por ata nuk i besuan asaj, të cilën më parë e kishin përgënjeshtruar. Kështu, pra vulosim zemrat atyre që i kalojnë kufijtë.
Thumme be’athna min ba’dihim musa we harune ‘ila fir’awne we mele’ihi bi’ajatina fastekberu we kanu kawmæn muxhrimine
Pastaj, pas tyre dërguam Musain dhe Harunin me argumentet tona, te Faraoni dhe paria e rrethit të tij, po ata paraqitën kryelartësi, pse ishte popull që bënte krime.
Kalu ‘exhi’tena litelfitena ‘amma wexhedna ‘alejhi ‘aba’ena we tekune lekumal-kibrija’u fil-’erdi we ma nehnu lekuma bimu’uminine
Ata thanë: "Mos erdhe të na largosh nga ajo (feja) që e gjetëm te prindërit tanë, për t'ju mbetur juve dyve madhështia në tokë? Po ne nuk ju besojmë juve dyve".
Felemma ‘elkaw kale musa ma xhi’tum bihi es-sihru ‘innall-llahe sejubtiluhu ‘innall-llahe la juslihu ‘amelel-mufsidine
E kur i hodhën ata, Musai u tha: "Kjo që e sollët ju tash, vërtet është magji!" Po All-llahu do ta asgjësojë këtë, sepse All-llahu nuk e përkrah veprën e të prishurve.
Fema ‘amene limusa ‘illa dhurrijetun min kawmihi ‘ala hawfin min fir’awne we mele’ihim ‘en jeftinehum we ‘inne fir’awne la’alin fil-’erdi we ‘innehu leminel-musrifine
Duke pasur frikë nga faraoni dhe nga rrethi i tij se do t'i turturojnë, Musait nuk i besoi kush pos një pjese e pasardhësve të popullit të tij. Vërtet, faraoni ishte mbizotërues në tokë dhe ai ishte prej shkatërrimtarëve.