Kalu ‘exhi’tena litelfitena ‘amma wexhedna ‘alejhi ‘aba’ena we tekune lekumal-kibrija’u fil-’erdi we ma nehnu lekuma bimu’uminine
Ata thanë: "Mos erdhe të na largosh nga ajo (feja) që e gjetëm te prindërit tanë, për t'ju mbetur juve dyve madhështia në tokë? Po ne nuk ju besojmë juve dyve".
Felemma ‘elkaw kale musa ma xhi’tum bihi es-sihru ‘innall-llahe sejubtiluhu ‘innall-llahe la juslihu ‘amelel-mufsidine
E kur i hodhën ata, Musai u tha: "Kjo që e sollët ju tash, vërtet është magji!" Po All-llahu do ta asgjësojë këtë, sepse All-llahu nuk e përkrah veprën e të prishurve.
Fema ‘amene limusa ‘illa dhurrijetun min kawmihi ‘ala hawfin min fir’awne we mele’ihim ‘en jeftinehum we ‘inne fir’awne la’alin fil-’erdi we ‘innehu leminel-musrifine
Duke pasur frikë nga faraoni dhe nga rrethi i tij se do t'i turturojnë, Musait nuk i besoi kush pos një pjese e pasardhësve të popullit të tij. Vërtet, faraoni ishte mbizotërues në tokë dhe ai ishte prej shkatërrimtarëve.
We ‘ewhejna ‘ila musa we ‘ehihi ‘en tebewwe’a likawmikuma bimisre bujutæn we exh’alu bujutekum kibleten we ‘ekimu es-selæte we beshshiril-mu’uminine
Ne i thamë Musait dhe vëllait të tij t'i bëni vend në Egjipt popullit tuaj, shtëpitë tuaja t'i bëni faltore e ta falni namazin rregullisht. Ti (Musa) përgëzoi besimtarët!
We kale musa rebbena ‘inneke ‘atejte fir’awne we mele’ehu zineten we ‘emwalæn fil-hejæti ed-dunja rebbena lijudillu ‘an sebilike rebbena etmis ‘ala ‘emwalihim we eshdud ‘ala kulubihim fela ju’uminu hetta jerewl-’adhabel-’elime
Musai tha: "Zoti ynë, Ti i ke dhënë faraonit dhe parisë së tij mjete të përjetimit dhe pasuri në jetën e kësaj bote, ashtu që o Zoti ynë, po i largojnë njerëzit prej rrugës tënde. Zoti ynë, zhduke pasurinë e tyre, shtrëngoi zemrat e tyre, që të mos besojnë derisa ta shijojnë dënimin e idhët".
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.