نَارٌ حَامِيَةُۢ
Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Çështja e Kijametit është gjë e fshehtë, e panjohur për njerëzit, e kur Zoti flet për të, nuk duhet t’i kuptojmë çështjet e tij, ashtu si i kuptojmë çështjet e tjera në bazë të etimologjisë së fjalës, pse fjalët që janë përdorur për Kijametin kanë një definicion tjetër, prandaj çdo emër me të cilin është quajtur Kijameti si: El Hakkatu, Es Saatu, El Gashijetu, El Kijametu, El Kariatu, ka një definicion të veçantë, kuptohet sipas tematikës që shtrohet rreth tij. El Kariatu do të thotë: zë, krismë që shkaktohet duke i rënë një sendi për një send tjetër të fortë. Këtu nuk është qëllimi tek ajo krismë, po te diçka e panjohur, prandaj edhe