102. Tekathur · Ajeti 1 · Tefsir
Hyrja e sures Et-Tekathur Sherif Ahmeti
E zbritur në Meke, pas sures El Kevther, ajete: 8
Në këtë sure bëhet fjalë për angazhimin dhe përpjekjen e njerëzve të mashtruar me pasurinë e kësaj bote deri në çastin kur befas vdekja ua ndërpren atë përjetim dhe prej pallateve i sjell në varre. Përfundon me shpjegimin rreth trishtimit të cilin do ta ndiejnë njerëzit, pos atyre që veç besimit kanë bërë edhe vepra të mira.
Quhet: "Suretut Tekathuri" - kaptina e krenarisë për shkak të pasurisë së shumtë etj.
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 102:1–102:8
Njerëzit e mashtruar krenohen me pasuri të madhe, me shumë djem e fis, me pozitë etj., dhe lënë pas dore angazhimin në zbatimin e urdhërave të Zotit, të punëve të mira e humane, derisa papritmas i kap vdekja e dërgohen në varre.
Ndoshta fjala është për disa njerëz të mashtruar që krenohen me të vdekurit e tyre, e nuk përpiqen vetë të jenë krenar me punë të mira.
Mundet me qenë edhe ajo se disa njerëz mundohen të krenohen edhe me varreza duke u ndërtuar të vetëve varre me stoli të ndryshme, në mënyrë që, sipas mendimit të tyre, edhe në varreza të jenë të dalluar nga të tjerët. Ky është gabim i madh, është mëkatështë shpenzim i pasurisë në haram, sepse prej një ndërtimi të tillë nuk ka kurrfarë dobie.
Kur'ani thotë: Hiquni atij mendimi, se do të shihni se keni gabuar, se do ta shihni xhehenemin, dikush prej së largu e dikush brenda në të. Ndërsa, për të mirat që po i përjetoni keni për t'u a ua keni ditur vlerën, a i keni shfrytëzuar në të mirë, apo jeni mashtruar dhe nuk keni përgatitur asgjë për veten tuaj, për jetën tjetër.
Falënderuar qoftë Allahu i madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 102:1–102:8
Tekathur ka zbritur pas sures Keuther. - “Ju ju hutojnë përpjekjet për të patur sa më shumë ...” - Dashuria dhe puna për dynjanë, për të shtuar stolitë e saj, për të shtuar fëmijët e pasurinë, ju huton kundrejt përgatitjes për ahiretin dhe shpëtimin e atjeshëm. - “... derisa të futeni në varr. ” - Kështu vazhdoni të merreni me dynjanë, derisa ju vjen vdekja dhe futeni në varr. Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi i Ebu Hurejrës, se Profeti i Allahut ka thënë: 2927. “I biri i Ademit thotë: ‘Pasuria ime! Pasuria ime!’ Po, a ke pasuri tjetër, veç asaj që e ha dhe e humb, asaj që e vesh dhe e gris?! Kurse pasurinë që e jep sadaka, ajo mbetet përgji - thmonë e jotja. Çdo pasuri tjetër, përveç sadakasë, ti do t’ua lësh njerëzve të tjerë, kur të largohesh nga kjo botë.” Në dy Sahih-ët vjen hadithi i Enes Ibn Malikut, se Profeti i Allahut ka thënë: “Të vdekurin e ndjekin pas tri gjëra: dy kthehen pas dhe vetëm njëra mbetet me të. Atë e ndjekin pas familja, pasuria dhe veprat që ka bërë këtë jetë. Familja e pasuria kthehen pas dhe me të mbetet veçse vepra e tij.” Imam Ahmedi sjell me sened hadithin e Enesit, se Profeti i Allahut ka thënë: 2928. “Biri i Ademit pla - ket, por tek ai mbeten gjithmonë të reja dy gjëra: dëshira për të grumbulluar e ruajtur pasuri dhe shpresa për jetë të gjatë.”. Ibnu Asakiri shkëput diçka nga jeta e Ahnef Ibn Kajsit dhe tregon se si, njëherë, ai i pa dikujt një dirhem në dorë dhe e pyeti: “I kujt është ky dirhem? – “I imi”, - tha tjetri. Atëherë, Ahnefi i tha: “Ai është vërtet i yti, nëse e shpenzon në mirësi, duke treguar mirënjohje ndaj Zotit.” Pastaj recitoi disa vargje:“Ti je robi i pasurisë tënde, nëse dorën shtrëngon, / por ajo është në shërbimin tënd, nëse jep e shpenzon.” - “Jo, mos veproni ashtu! Më vonë do ta kuptoni. Të mjerët ju, mos veproni ashtu! Më vonë do ta kuptoni.” - Ky është një kërcënim dhe paralajmërim i frikshëm, i përsëritur, për të marrë mësim e për të qenë i kujdesshëm. - “Ju nuk do të vepronit ashtu po ta dinit me siguri. ” - Sikur ju ta dinit se çfarë të keqe po i bëni vetes, se në çfarë zezone po zhyteni, nuk do të vazhdonit në kotjen e hallakatjen tuaj për të mbledhur stolitë e kësaj bote e të linit pas dore ahiretin e përgatitjen për të. - “Keni për ta parë Xhehenemin. Keni për ta parë me sytë tuaj dhe do të bindeni plotësisht për të.” - Ky është një shtjellim i kërcënimit të mësipërm: “Jo, mos veproni ashtu! Më vonë do ta kuptoni. Të mjerët ju, mos veproni ashtu! Më vonë do ta kuptoni.”
I Lartësuari u kujton krijesave këtë gjendje të tmerrshme, me të cilën do të përballen në mënyrë të pashmangshme: me shikimin e zjarrit të Xhehenemit. Kur krijesat të shohin Zjarrin të afrohet dhe kur të dëgjojnë vetëm një ulërimë të tij, çdo melek i afërt i Zotit dhe çdo profet i dërguar ka për të rënë në gjunjë nga madhështia e asaj që do të shohin e dëgjojnë, sikurse tregohet në disa rrëfime të transmetuara. - “Atë ditë, do të pyeteni për të mirat. ” - Atë ditë do të pyeteni për mirënjohjen që treguat për mirësitë, që Zoti ju dhuroi në dynja, siç janë shëndeti, siguria, furnizimi i vazhdueshëm e shumë të tjera. Ibn Xheriri sjell hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), i cili tregon: “Një ditë, Ebu Bekri dhe Umeri ishin ulur, kur erdhi dhe iu bashkua edhe Profeti i Allahut, i cili u tha: 2929. “Përse jeni ulur këtu?” Ata thanë: “Betohemi për Atë, që të dërgoi me të vërtetën, se na nxori nga shtëpia veçse uria e madhe!” Ai tha: “Betohem për Atë, i Cili më dërgoi me të vërtetën, se edhe mua më nxori nga shtëpia veç uria!” Kështu, u nisën të tre dhe ndaluan tek shtëpia e një ensari, ku i priti gruaja e tij. Profeti ﷺ e pyeti: “Ku është Filani (bashkëshorti i saj)?” Ajo i tha se burri kishte shkuar për të marrë ujë për të pirë. Më pas, burri u kthye duke mbajtur calikun me ujë. Kur pa vizitorët, ai tha: “Mirë se keni ardhur, o vëllezër! Askush nuk ka pasur vizitor më të mirë sesa një profet, siç më erdhi mua, në shtëpinë time.” Ai e vari calikun me ujë në një trung palme, pastaj doli dhe u solli një degëz plot me hurma të njoma ( rutab). Profeti ﷺ i tha: “Mjaftonte të sillje veçse disa kokrra.” Ai tha: “Pata dëshirë që t’i zgjidhni ju vetë kokrrat, që dëshironi të shijoni prej saj.” Pastaj, kur ai mori thikën, Profeti i tha: “Kujdes, mos ther bagëtinë që e ke për qumësht!” Kështu, ai u gatoi mish dhe ata hëngrën.” Pas kësaj, Profeti i Allahut u tha dy sahabëve (Ebu Bekrit dhe Umerit): “Ditën e Kijametit, ju do të pyeteni për këtë ushqim. Dolët të uritur nga shtëpia dhe u kthyet të ngopur me këto mirësi. Pa dyshim, kjo është prej mirësive të Allahut të Madhëruar.” Këtë hadith e ka sjellë edhe Muslimi, Ebu Jeala, Ibn Maxhe dhe autorët e sunen-eve. Ali Ibn Ebu Talha përcjell shpjegimin e Ibn Abasit, i cili thotë: “Mirë - sia, për të cilën do të pyetemi është mirësia e shëndetit, shikimi dhe dëgjimi. Allahu ka për t’i pyetur robërit se për çfarë i përdorën këto mirësi, edhe pse Ai është më i ditur se ata për këtë.” Për këtë flet edhe fjala e Allahut: “Mos iu afro asaj, për të cilën nuk ke njohuri! Dëgjimi, shikimi dhe zemra – për të gjitha këto ka përgjegjësi.” [Isra 36]. Në Sahih-un e Buhariut, si edhe në Sunen-et e Tirmidhiut, Nesaiut dhe Ibn Maxhes është hadithi prej Ibn Abasit, se Profeti i Allahut ka thënë: 2930. “Janë dy mirësi, për të cilat shumë njerëz nuk janë mirënjohës: “Shëndeti i mirë dhe koha e lirë.” Kuptimi është që njerëzit janë të mangët në përkushtimin e tyre për të qenë mirënjohës, për këto dy mirësi që u ka dhuruar Zoti i Madhëruar. Ata nuk përkushtohen seriozisht për të treguar mirënjohjen ndaj Zotit për këto dy mirësi. Nuk ka dyshim se ai i cili nuk është mirënjohës është i humbur. Këtu përfundon shkurtesa e tefsirit të sures Tekathur. Vetëm Allahut i takojnë lavdërimi e mirënjohja për mirësitë e Tij të pafundme.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 102:1–102:8
Allahu i Lartësuar e fillon këtë sure me një qortim drejtuar robve që angazhohen me mbledhjen e pasurisë dhe të stolive të kësaj dynjaje, në vend që të angazhohen për qëllimin për të cilin janë krijuar. Allahu i Lartësuar i krijoi njerëzit dhe xhindët me të vetmin qëllim: që ta adhurojnë Atë si Një të vetëm, pa i shoqëruar asgjë në këtë adhurim. Ai i krijoi ata që të angazhohen për ta njohur Atë me emrat, cilësitë dhe atributet e Tij të shkëlqyera. Allahu i krijoi ata që gjithmonë të kthehen tek Ai të penduar, të bindur dhe të nënshtruar dhe gjithmonë t'i japin përparësi dashurisë për Të kundrejt çdo dashurie tjetër. Allahu i Lartësuar thotë: - “Ju preokupoi (nga e vërteta) përpjekja për shumim (të stolive në këtë Botë), derisa shkuat në varr.” – Kuptimi: Ju u morët me gjëra të tjera, duke u shmangur nga qëllimi i lartë për të cilin Zoti ju krijoi. Këtu nuk përcaktohet se për çfarë shumimi bëhet fjalë, dhe kështu ai i përfshin të gjitha llojet e shumimit të cilat i synon robi, si: shumimi i pasurisë, i fëmijëve, i aleatëve, i ushtarëve, i shërbëtorëve, i miqësive etj., me të cilët nuk synohet kënaqësia e Allahut të Lartësuar dhe sinqeritetit ndaj Tij. Ky angazhim i tyre zgjat deri kur të vijë dita që ata të vdesin dhe të shkojnë në varret e tyre. Në këtë çast, atyre do t’u hiqet perdja nga sytë dhe do të shohin qartë. Por tashmë nuk do të jetë më i mundur kthimi prapa. Vëreni me kujdes! Allahu i Lartësuar thotë: “...derisa të “vizitoni” varret”, gjë që tregon qartë se jeta e varrit është vetëm një urë kalimi mes kësaj dynjaje dhe botës së përjetshme. Njeriu do të jetë në varr vetëm përkohësisht, para se të shkojë, sipas veprave që ka bërë, atje ku e meriton: ose përjetësisht në Xhenet, ose përjetësisht në Zjarr. Më pas, i Lartësuari paralajmëron: - “Jo, mos veproni ashtu! Më vonë do ta kuptoni. Të mjerët ju, mos veproni ashtu! Më vonë do ta kuptoni.Ju nuk do të vepronit ashtu po ta dinit me siguri .” - Nëse do të ishit të bindur se çfarë ju pret, nuk do të harroheshit pas shtimit të stolive të kësaj dynjaje, por do të nxitonit pa humbur kohë në kryerjen e veprave të mira. Mungesa e bindjes suaj ju bën të harroheni në rendjen pas kësaj dynjajeje. - “Keni për ta parë Xhehenemin. Keni për ta parë me sytë tuaj dhe do të bindeni plotësisht për të. ” - Kuptimi: Është absolutisht e sigurt që ju do ta përjetoni Kijametin dhe do ta shihni Zjarrin e ndezur fort, të cilën Allahu i Lartësuar e ka përgatitur për qafirët. Ju do ta shihni Zjarrin me sytë tuaj dhe atëherë nuk do të keni asnjë dyshim për ndëshkimin që i pret jobesimtarët. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Keqbërësit do ta shohin zjarrin dhe do të binden se do të hidhen në të dhe se nuk do të gjejnë shtegdalje prej tij.” [Kehf 53].
- “Atë ditë, do të pyeteni për të mirat (në këtë Botë).” - Kuptimi: Për të gjitha mirësitë që keni marrë në dynja, Allahu i Lartësuar do t’ju marrë në përgjegjësi: a u treguat mirënjohës për to, duke i dhënë Allahut të Lartësuar hakun që i takon, apo i shfrytëzuat ato të mira për të bërë poshtërsi ndaj Allahut dhe për të mos iu bindur Atij? Nëse jeni treguar mirënjohës dhe e keni adhuruar Atë si Një të vetëm, atëherë me të vërtetë ju i keni shfrytëzuar këto mira në mënyrë të drejtë, prandaj dhe Allahu i Lartësuar do t’ju dhurojë të mira dhe begati më të shumta dhe më të mrekullueshme se ato. Por nëse ju u vetëmashtruat me luksin e kësaj dynjaje dhe nuk treguat mirënjohje ndaj Atij që jua dhuroi, madje i përdorët ato për ta kundërshtuar Allahun e Lartësuar dhe për të kryer poshtërsi të ndaluara prej Tij, atëherë Ai do t'ju ndëshkojë për këtë. Allahu i Lartësuar thotë: “Ditën, kur ata që nuk besuan (në Zotin) do të sillen para Zjarrit, do t'u thuhet: “Ju i shfrytëzuat të gjitha të mirat në jetën tuaj tokësore dhe u kënaqët me to. Por sot do të shpaguheni me një dënim poshtërues, për shkak se jeni treguar kryeneçë në Tokë pa kurrfarë të drejtë dhe për shkak se nuk keni respektuar urdhrat e Zotit!”. [Ahkaf 20].