← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

105. Fil · Ajeti 1 · Tefsir

Hyrja e sures El-Fil Sherif Ahmeti

E zbritur në Meke, pas sures El Kafirunë, ajete: 5

Në këtë sure të shpallur në Meke bëhet një vështrim rreth Ebrehas, i cili me ushtrinë e vet e në të cilën kishte edhe elefantë e mësynë Qaben për ta rrënuar, por Zoti i madhëruar me anën e krijesave të veta më të dobëta, ua thyen qafën. Ua lëshon disa shpendë që vinin tufë-tufë e që mbanin gurë në sqepa dhe në kthetra, gurë që shponin më fort se plumbi dhe i shkatërronin.

Quhet: "Suretul Fili" - kaptina për elefantin, ngase ajo ushtri quhej ushtria e elefantit, kështu që edhe ngjarja në histori njihet me këtë emër.

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 105:1–105:5

Pejgamberi nuk e ka parë ngjarjen e ushtrisë së Ebrehasë, që kishte edhe elefantë. Ai ka lindur po në atë vit, por më vonë. Zoti nuk i thotë a e ke dëgjuar, por i thotë a e ke parë, sepse tregimi nga ana e Zotit është aq i sigurt dhe i bindshëm si ta kishte parë me sy vetë Muhammedi, andaj i thotë a e ke parë, që do të thotë: të jesh i bindur më tepër se sa të kishe parë.

Ebreha bin Eshrem, sundues i Jemenit e mësyn Qaben për ta rrënuar. Përveç ushtrisë në njerëz, kishte edhe elefantë dhe më të madhin e tyre.

Për shkakun e atij sulmi, për rrethanat se si zhvillohet ngjarja, flasin faktet historike.

Eshtë për t'ia vënë veshin me vëmendje thënies së Zotit: si bëri me ta? nuk thotë: çka bëri me ta" Puna e Zotit rreth zhdukjes së tyre nuk do të ishte aq e çuditshme sikur Ai t'u jepte fuqi kurejshitëve e të luftonin dhe t'i zhduknin, por është e çuditshme mënyra se si i zhduku. I shkatërroi me anën e shpendëve që vinin grupe-grupe dhe në sqep e në kthetra mbanin nga një gurë me të cilët e gjuanin ushtrinë dhe ai gur i shponte si plumbi.

I asgjësoi deri në atë masë sa që i përngjanin gjethit të grisur e të copëtuar nga era ose të përtypur e të shkelur prej shtazëve.

Janë përpkjekje të kota të disa njerëzve të cilët, duke mos qenë në gjendje ta kuptojnë si duhet fuqinë e Zotit, por të mbështetur në aftësitë e veta, u përpoqën t'i shpjegojnë shpendët e përmendur si mikrobe që shkaktojnë sëmundje dhe vdekje. Nuk menduan se mikrobi vepron ngadalë, e këtu është fjala se ata u zhdukën menjëherë. Fjala e Zotit "Fe xhealnahum". Shkronja "9" është: ta'kibije, që jep kuptimin: menjëherë e jo dalëngadalë. Mandej, ata nuk menduan se mikrobi nuk ka vetëdije, atëherë si ditën ata të sulmojnë vetëm armikun e jo edhe të tjerët) Në anën tjetër, kur iu shpall kjo sure Pejgamerit, ende kishte njerëz të gjallë, të cilët e kishin përjetuar ngjarjen, e sikur të mos ishte ashtu si thotë Kur'ani, ata do të reagonin, do të mohonin, por nuk ndodhi ashtu, përkundrazi, ata mburreshin me atë mrekulli që u dhuroi Zoti dhe e mbrojti Qaben.

Falënderoj Zotin e madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 105:1–105:5

- “A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me Ushtrinë e Elefantit?” - Ushtria e Elefantit është ushtria e cila u nis nga Jemeni, nën

udhëheqjen e Ebrahe Habeshiut, me qëlli - min për të shembur Qaben, por ishte Allahu i Lartësuar, i Vetëm, që e mbrojti Shtëpinë e Tij të shenjtë e të paprekshme. Kjo ishte një ndër mirësitë e Allahut të Madhëruar, i Cili u tregoi kurejshëve përkujdesin e Tij për Qaben e lashtë. Allahu i Lartësuar tregon mirësitë e Tij edhe për arabët. Ai u kujton se si i mbrojti nga Ushtria e Elefantit, të cilët kishin vendosur të shembnin dhe zhduknin Qaben nga faqja e dheut. Në fakt, i Madhëruari shfarosi pikërisht atë ushtri dhe ata të mjerë nuk mundën të përmbushnin qëllimin e tyre. Mundi i tyre shkoi dëm dhe ata u shkatërruan e poshtëruan në mënyrën më të tmerrshme. Ata ishin të krishterë dhe, në fakt, feja e tyre në atë kohë ishte më afër të vërtetës dhe në një gjendje më të mirë sesa gjendja e kurejshëve, të cilët adhuronin idhujt. Megjithatë, Allahu i Lartësuar dëshi - roi të shfaqte disa shenja për atë që pritej të ndodhte dhe për të përzgjedhurin, që Ai do të dërgonte si profet, pikërisht në vendin ku ndodhej Shtëpia e Shenjtë. Këto ishin ngja - rjet pararendëse, paralajmëruese e përgë - zuese për lindjen e Profetit të Allahut, n ë Meke. Sipas mendimit më të saktë, këtë vit u lind Muhamedi ﷺ .Kjo ndihmë që Allahu i Lartësuar u dha kurejshëve kundër kësaj ushtrie të madhe, ishte jo se kurejshët ishin më të mirë se abisinasit në çështjen e fesë dhe besimit, por për shkak të daljes së këtij Profeti madhështor dhe për të mbrojtur Faltoren e lashtë, të nderuar, madhështore dhe të respektuar. Ajo do të vazhdonte të ishte vendi i zgjedhur i Zotit, ku do të dërgohej më i zgjedhuri profetëve, Muha - medi ﷺ .Shkurtimisht, historia e Ushtrisë së Elefantit është si vijon: Abraha, një mbret abisinas, ndërtoi një kishë ose katedrale madhështore në Sana të Jemenit. Katedralja ishte shumë e madhe dhe e zbukuruar në detaje. Qëllimi i tij ishte të zhvendoste pelegrinazhin nga Qabja, drejt kësaj faltoreje të re. Kështu, ai filloi të përhapte këtë ide në mbretërinë e tij dhe të njoftonte njerëzit anembanë. Në fakt, arabët e urryen këtë projekt, madje fiset Adnan dhe Kahtan e kundërshtuan me forcë një qëllim të tillë të mbretit. Po kështu, edhe kurejshët u zemë - ruan. Madje, disa prej tyre shkuan në atë faltore gjatë natës, e shkatërruan atë dhe u kthyen përsëri në vendin e tyre. Kur u njoftua Abrahaja për këtë ngjarje, u betua se do të marshonte drejt Qabes në Mekë e do ta rrënonte atë gur më gur. Mukatil Ibn Sulejmani thotë se ishte një skuadër kurej - shish, që hynë në kishë dhe i vunë zjarrin. Duke qenë se atë natë frynte erë e fortë, ajo u shkrumbua e tëra dhe ra në tokë. Atëherë, Abrahaja u nis në marshim me një ushtri shumë të madhe, të armatosur gjer në dhë - mbë. Me vete mori edhe një elefant lufte, shumë të madh në trup, i cili quhej Mahmud. Arabët që jetonin në të gjitha viset mes Jemenit dhe Mekës e shihnin si një detyrë të tyre që të mbronin Shtëpinë e Zotit, Qaben. Kështu, ata formuan çeta t ë shumta dhe dolën në mbrojtje. Mes tyre kishte edhe fisnikë e mbretër arabë. Megji - thatë, Abrahaja i mposhti këto çeta të vogla, që i zun ë rrugën, madje i mori të gjithë ata si skllevër. Kundër Abrahasë doli edhe Nufejl Ibn Habib el Huthumi, së bashku me popullin e tij. Ata arritën të pengonin ushtrinë e Abrahasë për dy muaj rresht, që të vazhdonin udhëtimin e tyre. Sidoqoftë, në fund, edhe ata u mposhtën. Edhe këta u morën si skllevër, mes të cilëve edhe Nufejli. Fillimisht, Abrahaja donta ta vriste Nufejlin, por pastaj ndërroi mendje dhe vendosi ta merrte me vete, për t’i treguar se çfarë do të bënte me viset e Hixhazit dhe Qaben. Kur kaluan në zonën e Taifit, bano - rët e Taifit u bënë aleatë me Abrahan dhe dërguan Ebu Ragalin si udhërrëfyes, për t’i drejtuar në Mekë. Abrahaja me ushtrinë e vet ndaluan dhe u stacionuan në Mugam - mes, një vend shumë afër Mekës. Fillimisht, ushtria e Abrahasë sulmoi në kullotat dhe zonën rrotull Mekës, duke përvetësuar tufa të mëdha me deve. Mes tyre ishin edhe dyqind deve të Adulmutalibit, gjyshit të Profetit. Abrahaja dërgoi Hanata el Humej - rin me urdhrin që të sillte para tij më të nderuarin prej fisnikëve kurejshë. Ai donte

fillimisht t’i njoftonte se nuk kishte shkuar për të luftuar kundër tyre, por nëse ata e pengonin, do t’i luftonte edhe ata. Kështu, Hanata iku dhe u kthye me Abdulmutalibin. Kur Abrahaja pa më fisnikun e kurejshëve, e respektoi shumë figurën e tij, duke zbritur nga froni, për t’u ulur bashkë me Abdulmu - talibin në shtrojet e vendosura në tokë. Nëpërmjet përkthyesit të vet, e pyeti nëse kishte ndonjë kërkesë. Abdulmutalibi iu përgjigj se e vetmja kërkesë e tij ishte që t’i kthente dyqind devetë, që ushtria e tij i kishte marrë. Abrahaja i thotë: “Fillimisht më çudite me pamjen tënde të hijshme e fisnike, por me fjalët e tua më bëre që të mos kem më respekt për ty. Më thua që të të kthej dyqind deve, të cilat i mora prej teje dhe nuk shqetësohesh për Faltoren, këtë shtëpi të lashtë, dhe ajo që vihet në provë është feja jote dhe feja e të parëve tu?! Unë kam ardhur që ta shemb atë ndërtesë dhe ti nuk më thua asnjë fjalë për të?!” Atëherë, Abdulmutalibi i drejtohet dhe i thotë: “Unë jam i zoti i deveve. Ndërsa Shtëpia e ka Zotin e saj dhe Ai do ta mbrojë atë.” Abra - haja i kthehet: “Nuk ka për të shpëtuar! Asgjë nuk ka për ta shpëtuar atë Shtëpi prej meje!” Atëherë, Abdulmutalibi i thotë: “Bëj atë që ke vendosur. Ti do të përgjigjesh për atë që do të bësh.” Atëherë, Abrahaja ia ktheu devetë Abdulmutalibit. Allahu i Madhëruar thotë: - “A nuk e shkatërroi përpjekjen e tyre (për shkatërrimin e Qabes)?” – Abdulmutalibi kthehet tek kurejshët dhe u thotë që të largohen e strehohen në majat e maleve të Mekës, nga frika e dëmit që mund të sillte ushtria e Abrahasë. Më pas, ai së bashku me një grup kurejshësh u ngritën për t’iu lutur Allahut të Madhëruar. Thuhet se Abdulmu - talibi më herët kishte kapur dorezën e portës së Qabes dhe kishte thënë: “Çdokush mbron grigjën dhe njerëzit e vet / Mbroje grigjën Tënde dhe njerëzit e Tu, o Zoti im! / Mos fitoftë kryqi i tyre dhe kurrë mos ardhtë e fitoftë pushteti i tyre në vendin Tënd!” Nga ana tjetër, Abrahaja përgatiti elefantin e madh për ta nisur drejt Mekes. Në këtë kohë, Nufejl ibn Habibi vrapoi drejt ele - fantit, u afrua pranë veshit dhe i tha: “Ulu, o Mahmud. Kthehu, e rruga e mbarë të qoftë andej nga erdhe! Këtu je në qytetin e shenjtë të Allahut.” Pastaj e lëshoi veshin e elefantit. Menjëherë, elefanti u ul në vend. Atëherë Nufejli u largua me vrap nga kampi i ushtrisë e u ngjit në male, për t’u bashkuar me kurejshët. Nga ana tjetër, ushtria po godiste elefantin, që ai të ngrihej, por ai nuk çohej. Në çdo drejtim që e kthenin, ai lëvizte dhe ecte, por kur e drejtonin nga Meka, ai ulej e nuk lëvizte nga vendi. “Ai lëshoi kundër tyre shpendë, që erdhën tufa-tufa dhe që i gjuajtën ata me gurë prej baltës së pjekur, duke i bërë si gjethe të përtypura.” - Ibn Ebu Hatimi sjell me senedin e tij rrëfimin nga Ubejd Ibn Umejri, i cili thotë: “Kur Allahu i Lartësuar vendosi të shkatërrontte Ushtrinë e Ele - fantit, dërgoi mbi ta tufa të mëdha zogjsh, që dolën nga deti e që ngjanin si hatatif. Çdonjëri prej tyre mbarte tre gurë: nga një në secilën këmbë e një gur në sqep. Të gjithë u vunë në rreshta mbi ushtrinë, mbi kokat e ushtarëve. Pasi nxorën një britmë të tmerrshme, ata lëshuan gurët, që mbanin në këmbët dhe sqepat e tyre. Çdo gur binte në kokën e ushtarëve dhe i shponte tejpërtej. Ndërkohë, Abdulmutalibi ishte me një grup kurejshish, mes të cilëve ndodhej Nufejl el Huthumiju, Mutaim Ibn Adij el Mahzumiu dhe Mesud Ibn Amër el Thekafiu. Ata qëndronin në mal dhe vështronin nga lart se çfarë po ndodhte me ushtrinë abisinase. Ata panë me sytë e tyre ndëshkimin e tmerr - shëm, që Allahu dërgoi mbi atë ushtri. Atë - herë, Nufejli filloi të recitonte disa vargje, ndër të cilat: “E ku mund të fshihesh, nëse Ai që të kërkon është Allahu; / ata janë të mundurit e kurrsesi fitimtarët. ” Mukatili tregon se kurejshët fituan pasuri të shumta nga ato që ushtria abisinase ki shte sjellë me vete. Thuhet se Abdulmutalibi fitoi atë ditë shumë flori. Ata Ibn Jesari thotë se jo të gjithë ushtrinë e kapi dënimi në një çast të vetëm. Pati prej tyre që vërtet vdiqën në çast, por pati edhe të tjerë, të cilëve iu

vonua vdekja, për t’i bërë që të vuanin më shumë, aq sa u binte mishi copa -copa, ndërkohë që përpiqeshin të largoheshin nga ai vend. Kur Allahu i Madhëruar dërgoi Muhamedin ﷺ , prej mirësive të shumta që kurejshët e konsideronin si një mbrojtje e kujdes të Zotit të madh me ta ishte pikërisht shkatërrimi i kësaj ushtrie abisinase, që erdhi prej Jemenit. Kështu, Allahu i Lartë - suar, për t’ua rikujtuar këtë mirësi kurej - shëve, zbriti suren Fil. El ebabil do të thotë “grupe të shumta”. Pra, Allahu i Madhëruar dërgoi grupe të shumta zogjsh, që vinin nga të gjitha drejtimet. Ibn Hishami, gjuhëtari i njohur, tregon dhe thotë se arabët nuk e njohin njëjësin e fjalës ebabil. Ndërsa Nesaiu thotë: “Kam dëgjuar disa dijetarë të gjuhës, që thonë se njëjësi i fjalës ebabil është ibiil. Për sa i përket fjalës sixhxhil, pra, përbërjes e natyrës së gurëve, me të cilët Allahu i Lartësuar i goditi secilin nga pjesëtarët e asaj ushtrie, Ibn Hishami thotë: “Më ka treguar Junusi, gjuhëtari i njohur, dhe Ebu Ubejde, se arabët quajnë sixhxhil diçka të fortë e të ngurtësuar. Gjithashtu, ai thotë se disa mufesirë mëtojnë se sixhxhil është një fjalë e përbërë nga bashkimi i dy fjalëve perse: sinxh dhe xhil. Fjala sinxh do të thotë gurë, ndërsa xhil do të thotë baltë. Pra, baltë e ngurtësuar. Ajo është, ashtu sikurse ka thënë Ibn Abasi, “ĥixharatin min sixh-xhil”, pra, baltë e bërë gur. Ndërsa el asf, e përmendur në ajet, quhen gjethet e bimëve pasi janë përtypur nga bagëtia dhe janë nxjerrë jashtë ashtu të përtypura. Pra, kuptimi është se i bëri si të bluar ose të përtypur. Allahu i Lartësuar i shkatërroi dhe shfarosi ata, duke ua kthyer kokës atë qëllim të keq, që kishin. Ai bëri që ata të vdisnin me dëshpërim dhe dhimbje, pa arritur asnjë të mirë. Allahu i Madhëruar i shkatërroi pothuajse të gjithë, pasi vetëm pak prej tyre u kthyen, për t’i rrëfyer njerë - zisë se çfarë ndodhi. E njëjta gjë ndodhi edhe me mbretin e tyre Abraha. Abrahaja nuk vdiq menjëherë prej sulmit, që erdhi nga qielli. Atij iu copëtua mishi pak e nga pak dhe zemra i plasi kur mbërriti në vendin e vet, në San ’a. Ai vdiq veçse pasi u tregoi njerëzve se çfarë ndodhi me ushtrinë e tij. Pas Abrahasë sundoi djali i tij, Jeksumi, pas të cilit erdhi në pushtet biri i dytë, Mesruku. Më pas, e gjithë familja e tij u dëbua nga Sejf Ibn Dhi Jezin el Humejdi, i cili u ndihmua nga mbreti persian Kisra. Në dy Sahih-ët vjen hadithi se Profeti i Allahut tha ditën e çlirimit të Mekës: 2931. “Allahu i Madhëruar e ndaloi elefantin të hynte në Mekë dhe lejoi që të bënte luftë në të vetëm Profeti i Tij dhe besimtarët për një pjesë të ditës. Tashmë shenjtëria e këtij vendi është kthyer si më parë. Le ta shpërndajë këtë lajm ai që e dëgjoi tek ai që nuk e dëgjoi.” Ky është fundi i përmbledhjes së tefsirit të sures Fil. Vetëm Allahut i takon lavdërimi e mirënjohja për çdo mirësi.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 105:1–105:5

- “A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me ushtrinë e Elefantit? A nuk e shkatërroi përpjekjen e tyre (për shkatërrimin e Qabes)?” - A nuk sheh në këtë ngjarje të jashtëzakonshme pushtetin madhështor të Allahut, mëshirën e Tij gjerë për adhuruesit e Tij, argumentet e njëshmërisë së Tij në meritën e adhurimit dhe fakte që tregojnë vërtetësinë e të zgjedhurit të Tij, Muhamedit (a.s.)? Kujto se çfarë bëri Zoti yt me ushtrinë e Elefantit, të cilët kishin synim të shkatërronim Shtëpinë e Tij! Ata përgatitën një ushtri të madhe, duke marrë edhe elefantë të mëdhenj, për ta shkatërruar atë. Ajo ishte një ushtri e jashtëzakonshme, me luftëtarë të mbledhur nga Abisinia dhe Jemeni, para së cilës arabët ishin të pafuqishëm. Banorët e Mekës dolën nga qyteti dhe u larguan për t’i shpëtuar kësaj ushtrie. Ndërsa Allahu i Madhëruar dërgoi kundër tyre një prej ushtrive të Tij të shumta, që vetëm Ai i di. - “Ai lëshoi kundër tyre shpendë, që erdhën tufa-tufa.Dhe që i gjuajtën ata me gurë prej baltës së pjekur. Duke i bërë si gjethe të përtypura.” - Këta zogj të grupuar bartnin gurë të nxehtë dhe me ta gjuajtën mbi ushtrinë e Abrahas, nga i pari deri tek i fundit, derisa i shtypën dhe i dërrmuan, duke i bërë të ngjanin si gjethe të përtypura. Allahu ishte i mjaftueshëm për ta thyer këtë ushtri dhe zbriti ndëshkimin e Tij mbi kokat e tyre. Kjo histori është shumë e njohur dhe e dëgjuar. Pikërisht në atë vit lindi Profeti i Fundit, Muhamedi (a.s.). Kjo ngjarje ishte njëra nga shenjat pararendëse të epokës së tij të ndritshme, të ndihmuar nga Zoti i qiejve dhe i tokës. Vetëm Atij i takon lavdia dhe mirënjohja për çdo mirësi!

← Fil 105:1