إِنَّ شَانِئَكَ هُوَ ٱلۡأَبۡتَرُ
E s'ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në kaptinën para kësaj u pa, se deri në çfarë shkalle të koprracisë mund të vijë njeriu, e në këtë sure manifestohet bujaria. Bujaria e kujt? E Allahut. Ai i jep Muhamedit a.s. të gjitha të mirat, i jep dituri, sjellje të mirë, moral të lartë, shkathtësi pune etj. Mirëpo këto të mira nuk bën t’i adhurojë, nuk bën të jepet pas tyre, duhet të orientohet nga Dhuruesi i atyre të mirave, nga Zoti i Madhëruar dhe të gjitha adhurimet, të gjitha flijimet duhen bërë vetëm për hir të Tij, e ashtu le të shohin idhujtarët kotësinë e tyre kur luten dhe sakrifikojnë për statuja, për gurë a drunj të gdhendur.