11. Hud · ajete 113–115

سورة هود
113

وَلَا تَرۡكَنُوٓاْ إِلَى ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ فَتَمَسَّكُمُ ٱلنَّارُ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِنۡ أَوۡلِيَآءَ ثُمَّ لَا تُنصَرُونَ

We la terkenu ‘ilal-ledhine dhelemu fetemessekumu en-naru we ma lekum min duni Ellahi min ‘ewlija’e thumme la tunserune

Dhe mos anoni kah ata që bënë zullum, e për atë shkak t'ju kapë zjarri, sepse përveç All-llahut nuk keni mbrojtës, e mbeteni të pandihmuar.

114

وَأَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَ طَرَفَيِ ٱلنَّهَارِ وَزُلَفٗا مِّنَ ٱلَّيۡلِۚ إِنَّ ٱلۡحَسَنَٰتِ يُذۡهِبۡنَ ٱلسَّيِّـَٔاتِۚ ذَٰلِكَ ذِكۡرَىٰ لِلذَّٰكِرِينَ

We ‘ekimi es-selæte terefeji en-nehari we zulefæn minel-lejli ‘innel-hesenati judh/hibne es-sejji’ati dhalike dhikra lildhdhakirine

Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S'ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.

115

وَٱصۡبِرۡ فَإِنَّ ٱللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجۡرَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ

We esbir fe’innall-llahe la judi’u ‘exhrel-muhsinine

Dhe ti, jij i durueshëm, se All-llahu nuk ua humb shpërblimin bamirësve.