11. Hud · Ajeti 123

سورة هود
Përkthimi Sherif Ahmeti
123

وَلِلَّهِ غَيۡبُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَإِلَيۡهِ يُرۡجَعُ ٱلۡأَمۡرُ كُلُّهُۥ فَٱعۡبُدۡهُ وَتَوَكَّلۡ عَلَيۡهِۚ وَمَا رَبُّكَ بِغَٰفِلٍ عَمَّا تَعۡمَلُونَ

Vetëm All-llahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të tokës, çdo çështje i kthehet (në kompetencë) vetëm Atij, pra adhuroje Atë, mbështetu tek Ai, se Zoti yt nuk është i panjohur për atë që veproni.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Urdhri që i drejtohet drejtpërsëdrejti Muhamedit a.s. dhe besimtarëve, që të jenë të vendosur e të qëndrueshëm saktësisht dhe në mënyrë precize, sikurse janë urdhëruar prej Zotit, mban përgjegjësi të madhe, prandaj Pejgamberi a.s. duke e përkujtuar rëndësinë e këtij urdhri ka thënë: “Më plaku kaptina Hud dhe motrat e saj...” duke iu përgjigjur pyetjes së një shoku, që i ka thënë, se ke filluar të plakesh o i Dërguar i Zotit. Sipas këtij urdhri kuptohet, se nuk duhet të tejkalohet asnjë dispozitë e Allahut, qoftë obligim adhurimi, qoftë lejim ose ndalim (hallall-haram) ndaj çështjeve e sendeve. Madje sipas këtij urdhri kuptohet, se nuk guxon as të anohet nga zullumqarët dhe veprat e tyre, e lëre me të veprohet siç veprojnë ata. Përmendet falja e namazit që është një nga shtyllat më të forta në fe, pas besimit dhe koha e faljes së tij gjatë ditës e natës, e përfundon ajeti duke na përkujtuar, se punët e mira, siç është së pari namazi dhe të tjera ndikojnë dhe ndihmojnë në shlyerjen, a faljen e gabimeve. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Namazi deri në namaz, xhumaja deri në xhuma, ramazani deri në ramazan shlyejnë mëkatet e atyre, që janë ruajtur prej gjynaheve të mëdha”.