فَإِلَّمۡ يَسۡتَجِيبُواْ لَكُمۡ فَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّمَآ أُنزِلَ بِعِلۡمِ ٱللَّهِ وَأَن لَّآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ فَهَلۡ أَنتُم مُّسۡلِمُونَ
E nëse nuk u përgjigjen juve, atëherë pra ta keni të qartë se ai (Kur'ani), është i zbritur me dijen e All-llahut dhe se nuk ka zot pos Tij. A jeni pra muslimanë?*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Të mirat e Zotit, që ka në dorë tërë pushtetin janë të pakufishme. Ai është që sajoi vdekjen dhe jetën. Vdekja përmendet para jetës, për arsye se është më e trishtueshme dhe prej saj mbledhin mend të tjerët. Përmendet edhe për arsye se etapat e krijimit të njeriut derisa të vijë jeta, që plotësohet me hyrjen e shpirtit në trup janë më të paqarta për njerëz. Vdekja është më konkrete dhe fillon me daljen e shpirtit dhe etapat që zhvillohen në trupin e njeriut derisa të shndërrohet plotësisht në dhe, janë si ato të jetës, por tashti në anën apo drejtimin e kundërt. Derisa njerëzit janë të krijuar për t’u provuar, se kush është vepërmirë e kush keqbërës vetvetiu kuptohet, se veprat do të shqyrtohen dhe si rezultat do të shpërblehen ose do të ndëshkohen. Vdekja nuk është shkatërrim i plotë; ajo është shkatërrim i përbërjes trup-shpirt, e shpirti e vazhdon jetën, pra kalon prej një jete në një tjetër. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush varroset e përcjellësit fillojnë të kthehen ai e dëgjon krismën e këpucëve”. (Buhariu, Muslimi). Krijimi i shtatë palë qiejve është vepër e Zotit e vepra e Tij nuk mund të ketë ndonjë të metë. Qeniet dhe sendet, që iu nënshtrohen ligjeve të Zotit pa vullnetin e tyre, nuk mund të ndodhë që t’i thyejnë ligjet, nuk ndodh të shkaktohet ndeshje, vetëm njeriu që pjesërisht është i lirë në punën e vet mund të vijë në kundërshti me urdhrat e Zotit, prandaj shfaqet ndonjë e metë. Yjet që zbukurojnë qiellin janë edhe trupa, që nxjerrin shkëndija zjarri me të cilat i godasin shejtanët dhe mësimet e falltorëve.