فَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَ مَن يَأۡتِيهِ عَذَابٞ يُخۡزِيهِ وَيَحِلُّ عَلَيۡهِ عَذَابٞ مُّقِيمٌ
Dhe më vonë do të kuptoni se cili do ta pësojë dënimin e turpshëm dhe mbi të cilin do të jetë dënimi i përjetshëm.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Tregimet ndaj pejgamberëve të përparshëm kanë si qëllim t’i japin lehtësime Mu - hamedit a.s. në detyrën e tij, duke kuptuar se si edhe ata para tij patën vështirësi, dhe se si ata ishin të durueshëm, mandej se si ju vinte ndihma nga Zoti. Edhe besimtarët muslimanë nga rrëfime të tilla do të fitojnë përvojën e duhur në jetën e tyre. Të gjithë të dërguarit e Zotit në përpjekjet e tyre patën si detyrë dhe qëllim kryesor ta udhëzojnë popullin në besimin e vetëm të një Zoti, kurse mohuesve ju tërhoqën vërejtjen për rrezikun që i pret. Është karakteristike çështja e tyre, se gjithnjë ishin të mashtruar pas jetës së kësaj bote, ata që ishin kryelartë ndaj thirrjes së pejgamberëve. Zakonisht ata të cilët ishin të privilegjuar me pozitë si pari, ose pasanikë talleshin me besimtarët. Asnjë i dërguar, ashtu sikurse edhe Nuhu për hir të kryeneçëve, nuk pranoi t’i largojë prej vetes besimtarët. Ai nuk kërkoi shpërblim, nuk pretendoi se ka diçka në dorë, pos shpalljes së Zotit, nuk iu tha se dënimi kundër jush është në dorën time, por në Dorën e Zotit, e meqë ai ishte një popull shumë i padëgjueshëm dënimi nga ana e Zotit ishte i pashmangshëm, prandaj ai u urdhërua ta ndërtojë anijen, dhe të mos kërkojë falje për kundërshtarët. Paria kryelartë tallej me Nuhun duke i thënë kinse ishe pejgamber, e tani u bëre zdrukthtar, e Nuhu i njoftoi ata për fatkeqësinë që i priste. (shiun), uji u tërhoq, urdhri u zbatua dhe ajo (anija) u ndal në (kodrën) Xhudij, e u tha: “I shkatërruar qoftë populli mizor!”