← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

11. Hud · Ajeti 45 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 11:40–11:49

"Nuhu e ndërtoi anijen dhe shenjat e para të vërshimit u dukën në faqën e tokës. Fjala "tenur" është emër i vendit ku piqet buka, por mund të jetë edhe sipërfaqja e tokës. Komentatorët e Kur'anit kanë dhënë nja tetë mendime rreth qëllimit të kësaj fjale, por për të qenë dukuri e jashtëzakonshme - mrekulli - nuk është larg mendjes që të ketë filluar prej furrës së bukës, prej një vendi të jashtëzakonshëm për burimin e ujit. Zoti e di më së mirit Zoti urdhëroi Nuhun të ngarkojë në anije nga një çift prej të gjitha gjallesave, të cilat nuk mund të jetojnë në ujë, ta ngarkojë familjen e tij, pos atyre që ishin të gjykuar për dënim, t'i ngarkojë edhe ata pak besimtarë që ishin me te, e Nuhu ju tha se anija lundron e ndalet me emrin e Allahut, me Bismilahin.

Pak para se ta fillojë anija lundrimin, Nuhu e thërret djalin e vet - Ken'anin - ose sipas dikuj - Jamin - që edhe ai të hipë në anije, por ai nuk pranoi, e valët e ujit që ishin ngritur si kodra nëpër të cilat lundronte anija, ndërhyjnë ndërmjet Nuhut dhe djalit të tij dhe përmbysin djalin. Në atë vërshim u mbyt edhe një grua e Nuhut - Vailetun, që kishte qenë tradhtare. Nuhut iu dhimbte djali, andaj ju drejtua Zotit se i shkoi djali, por Zoti e njoftoi se ai ishte punëkeq, e si i tillë nuk ishte yti në besim edhe pse ishte i afërt në gjak.

Në përkthim edhe unë përdora termin: "djali im'', ashtu siç është edhe në Kur'an, sepse ai ishte djal i ri, djalosh, e nuk përdora termin, bir, pse bir mund të thuhet edhe për të riun, por edhe për të vjetrin.

Vërshimi - Tufani në kohën e Nuhut përfshiu tërë tokën e banuar, e rishumëzimi i njerëzimit i pas tufanit bëhet prej tyre djemëve të Nuhut, andaj Nuhu quhet babai i dytë i njerëzimit, siç jep shenjë edhe Kur'ani: Ve xhealna dhurrijjetehu humul bakinë - (Pasardhësit e tij (të Nuhut) I i bëmë që ta vazhdojnë jetën në tokë - pas tufanit).

Kur filloi të largohet uji, anija u ndal mbi një kodër - Xhudijj. Thuhet se ajo është në veri të Irakut, diku te Musolli, në vargmalet Araratë. Nuhut iu tha të zbarkojë i sigurt pa kurrëfarë rreziku, i garantuar prej Zotit dhe i begatuar me shumë të mira për hir të tij dhe të besimtarëve i të tij, por i dha shenjë se prej pasardhësve të tij do të ketë edhe asish që do t'i përjetojnë vetëm të mirat e kësaj jete, e në jetën tjetër nuk kanë asgjë, pra ata janë jobesimtarë.

Këto janë ngjarje që Kur'ani ia rrëfeu Muhammedit. Këto ngjarje i zbuloi vetëm shpallja, pse lëmitë e tjera të diturisë nuk dinë asgjë për to.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 11:45–11:47

Në këto ajete, Nuhu (a.s) i drejton Allahu t të Lartësuar një pyetje, për të mësuar dhe kuptuar atë që ndodhi dhe për të kuptuar gjendjen e birit të tij, i cili u mbyt. Ai tha: - Nuhu iu drejtua Zotit të vet dhe tha: “O Zoti im! Biri im është prej familjes sime. Nuk ka dyshim se premtimi Yt është i vërtetë dhe Ti je Gjykatësi më i Drejtë.” - Kuptimi: Ai ishte prej familjes sime dhe Ti më premtove se do të ma shpëtoje familjen time dhe, pa dyshim, që premtimi Yt është i vërtetë dhe kurrë nuk kthehet pas. Atëherë, si u mbyt, ndërkohë që ti je më i Urti i atyre që gjykojnë dhe vendosin?! Allahu i Lartësuar thotë: - Ai (Allahu) tha: “O Nuh, ai nuk është nga familja jote ... - Kuptimi: Ai nuk është prej familjes për të cilët premtova se do t’i shpëtoja. Unë premtova se do të shpëtoja familjarët e tu, të cilët besojnë. Në fakt, Allahu i Lartësuar tha: “Ngarko në të nga një çift (mashkull e femër) prej çdo krijese, familjen tënde, - përveç atyre për të cilët është dhënë vendimi i ndëshkimit, - dhe besimtarët.” - sepse ai ishte, vërtet një punëkeq. - Edhe ky fëmijë ishte prej atyre për të cilët ishte dhënë vendimi për mbytjen e tyre, për shkak të mohimit dhe kundërshtimit të Profetit të Allahut. Shumë dijetarë të tefsirit kanë vënë në dukje gabimin e atyre të cilët kanë thënë se kuptimi i ajetit është: “... ai nuk është biri yt.” Sipas atyre, ajeti tregon se ai ishte bir i jashtëligjshëm i Nuhut (a.s). Por ky është një mendim krejtësisht i gabuar. Ibn Abasi d he selefë të tjerë kanë thënë: 1491. “Asnjë grua profeti nuk ka bërë imoralitet apo të shkelë kurorën!” Madje, Ibn Abasi në lidhje me këtë shpjegim të selefëve, thotë: “Kjo është e vërteta, për të cilën nuk ka asnjë dyshim. Nuk lejohet devijimi prej saj.” Allahu i Lartësuar është shumë e shumë më tepër xheloz që të lejojë që një grua profeti të bëjë poshtërsinë e shkeljes së kurorës. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar u zemërua ashpër me ata të cilët shpifën kundër Nënës së besimtarëve, Aishes, bijës së Sidikut,

bashkëshortes së dashur të Muhamedit ﷺ , duke qortuar ashpër edhe besimtarët të cilët ranë në atë fitne, duke folur për atë çështje dhe duke e përhapur atë ndër njerëz. Allahu i Lartësuar tha: “Ata që e trilluan shpifjen, janë një grup brenda jush. Ju, kurrësesi mos e mendoni (këtë) se është një e keqe për ju! Përkundrazi, ajo është për të mirën tuaj. Secili prej tyre do të dënohet sipas pjesëmarrjes në këtë gjynah. Dhe ai që i priu (shpifjes), do të ketë një dënim të madh. Përse vallë, kur besimtarët dhe besimtaret e dëgjuan atë (shpifje), të mos mendonin të mirën si për vete dhe të thoshin: “Kjo është një shpifje e qartë”? Përse nuk sollën katër dëshmitarë për ta provuar këtë? Përderisa nuk sollën dëshmitarë, atëherë ata janë gënjeshtarë para Allahut. Dhe, sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut për ju në këtë botë dhe në botën tjetër, ju do t’ju kapte një dënim shumë i madh për shkak të asaj (shpifjeje) në të cilën u përfshitë si pa të keq. Dhe ju e përcillnit atë (shpifjen) me gjuhën tuaj dhe flisnit për diçka për të cilën nuk kishit kurrfarë dijeje. Dhe ju e mendonit atë si diçka të vogël, por tek Allahu ajo është e madhe.” [Nur 11 - 15]. Abdurrezaku citon Ibn Abasin: “Ai ishte djali i Nuhut, por ai e kundërshtoi të atin me veprat dhe qëllimet e tij të këqija, të cilat e shtynë drejt mosbesimit, refuzimit të besimit tek Allahu dhe porositë e Nuhut.” Ndërsa Ibn Ujejne sjell thënien nga Seid Ibn Xhubejr në lidhje me këtë: “Ai ishte biri i vërtetë i Nuhut dhe Allahu kurrsesi nuk gënjen, por thotë gjithmonë të vërtetën, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Nuhu iu drejtua birit të tij.” Gjithashtu, ai përcjell se disa dijetarë kanë thënë që: kurrë nuk ka ndodhur që një grua profeti të shkelë kurorën.” Po kështu është transmetuar nga Muxhahidi, nga Ikrima, D ahaku, Mejmun Ibn Mehrami, Thabit Ibn Haxhaxhi, kjo është përzgjedhja e Ebu Xhafer Ibn Xheririt dhe, pa dyshim, që kjo është e vërteta, që nuk ka asnjë dyshim dhe nuk lejohet të devijosh nga ajo.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 11:44–11:47

- “Pastaj erdhi urdhri: “O tokë, gëlltite ujin tënd, dhe ti, o qiell, ndale shiun tënd!”” - Zoti urdhëroi tokën: “Tërhiqe ujin që doli prej teje dhe që ra mbi ty! Tërhiqe atë në brendësinë tënde!” Zoti urdhëroi edhe qiellin të ndalte ujin (shiun) që lëshonte mbi tokë. - “Uji u tërhoq, urdhri u zbatua dhe Anija u ndal në (malin) El Xhûdij.”” - Si qielli, ashtu edhe toka iu nënshtruan urdhrit të Allahu të Madhëruar. Toka e thithi ujin e saj dhe qielli reshti së lëshuar ujë, dhe kështu toka doli përsëri në pah. Atëherë, çështja mori fund. Ndëshkimi i mohuesve u krye dhe besimtarët shpëtuan me mëshirën e të Gjithëmëshirshmit. Ndërsa anija qëndroi mbi malin e njohur El Xhudij, afër Meusilit (në Irak). - “Pastaj erdhi fjala: “Mallkuar qoftë populli keqbërës!”” - Pas ndëshkimit, mohuesit u goditën edhe nga ky mallkim, që do t’i ndiqte përgjithmonë nga pas. - “Nuhu i'u drejtua Zotit të vet dhe tha: “O Zoti im! Biri im është prej familjes sime. Nuk ka dyshim se premtimi Yt është i vërtetë dhe Ti je Gjykatësi më i Drejtë.”” - Nuhu (a.s.) iu drejtua Allahut të Lartësuar për të birin, duke i thënë: O Zoti im! Biri im është prej familjes sime. Nuk ka dyshim se premtimi Yt është i vërtetë dhe Ti je Gjykatësi më i drejtë. Premtimi yt është i vërtetë dhe ti më urdhërove që në anije të fus nga një çift të çdo lloj gjallese dhe familjen time. Dhe unë jam i bindur se premtimi yt nuk ndryshon kurrë. Me sa duket, Nuhu (a.s.) ishte tejet i trishtuar për djalin e tij dhe shpresonte se premtimi i Allahut e përfshinte edhe atë. Ai mendoi se urdhri i Allahut ishte që të hipte në anije të gjithë familjen e tij, pa përjashtim, si ata që besonin, edhe ata që nuk besonin. Megjithatë, ai e la çështjen plotësisht në dorë të Zotit, me një edukatë të shkëlqyer. Nuhu (a.s.) ia la çështjen Atij që i takon urtësia absolute. Por i Madhëruari tha: - “Ai (Allahu) tha: “O Nuh, ai nuk është nga familja jote, sepse ai ishte, vërtet një punëkeq.” - Ai nuk është pjesë e familjes tënde, për të cilën të premtova që do ta shpëtoj. Familja që të premtova se do ta shpëtoj dhe të urdhërova që t'i hipësh në anije janë vetëm pjesëtarët besimtarë. - “Prandaj ti mos më kërko Mua diçka, për të cilën nuk ke dijeni!” - Lutja për të shpëtuar një mohues, një njeri që nuk beson Allahun dhe Profetin e Tij, është një vepër jo e mirë. Kështu, mos m’u lut për diçka së cilës nuk ia di pasojat dhe në është e mirë apo jo! - “Unë të këshilloj, që të mos bëhesh si të paditurit.” - Unë të jap këshillën e mrekullueshme, në mënyrë që të bëhesh i përkryer dhe të jesh i ruajtur nga cilësitë e injorantëve. Atëherë, Nuhu (a.s.) u pendua shumë për atë që bëri dhe tha: - “O Zoti im! Unë kërkoj mbrojtjen Tënde që kurrë të mos kërkoj prej Teje atë për të cilën nuk kam njohuri. Në qoftë se Ti nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron, unë do të jem, vërtet ndër të humburit.”” - Vetëm me faljen dhe mëshirën e Zotit, robi mund të shpëtojë nga shkatërrimi. Kjo tregon se Nuhu (a.s.) nuk e dinte se lutja e tij për shpëtimin e djalit ishte e ndaluar dhe përfshihej në fjalën e Allahut: “...e mos m’u drejto Mua (më) për ata që kanë bërë padrejtësi! Ata do të përmbyten.” Duke u mbështetur në fjalën e Zotit: “Ngarko në të nga një çift prej çdo krijese, familjen tënde... ", Nuhu mendoi se në "familjen" bënte pjesë edhe djali i tij jobesimtar. Por pas kësaj, atij iu bë e qartë se është e ndaluar lutja dhe ndërmjetësimi për mohuesit.

← Hud 11:45