11. Hud · ajete 58–59

سورة هود
58

وَلَمَّا جَآءَ أَمۡرُنَا نَجَّيۡنَا هُودٗا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ بِرَحۡمَةٖ مِّنَّا وَنَجَّيۡنَٰهُم مِّنۡ عَذَابٍ غَلِيظٖ

We lemma xha’e ‘emruna nexhxhejna hudæn wel-ledhine ‘amenu me’ahu birehmetin minna we nexhxhejnahum min ‘adhabin galidhin

E kur arriti vendimi Ynë (për dënim), Ne me mëshirën Tonë e shpëtuam Hudin, e bashkë me të edhe ata që kishin besuar. I shpëtuam prej dënimit të rëndë.

59

وَتِلۡكَ عَادٞۖ جَحَدُواْ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ وَعَصَوۡاْ رُسُلَهُۥ وَٱتَّبَعُوٓاْ أَمۡرَ كُلِّ جَبَّارٍ عَنِيدٖ

We tilke ‘adun xhehedu bi’ajati rabbihim we ‘asew rusulehu we etteba’u ‘emre kulli xhebbarin ‘anidin

E ato ishin (gjurmë të gënjeshtarëve të fisit) Ad-ët, që mohuan argumentet e Zotit të tyre, kundërshtuan të dërguarin e Tij, shkuan pas urdhrit të çdo kryelarti kundërshtar.