Kalu ‘eta’xhebine min ‘emri Ellahi rehmetu Ellahi we berekatuhu ‘alejkum ‘ehlel-bejti ‘innehu hemidun mexhidun
Ata i thanë: "Si, mos po çuditesh me caktimin e Zotit?" Mëshira e All-llahut dhe bekimi i Tij qoftë me ju o familje e shtëpisë (së Ibrahimit)! Vërtet, Ai është meritues për falënderim, është bamirës i madh.
We xha’ehu kawmuhu juhra’une ‘ilejhi we min kablu kanu ja’melune es-sejji’ati kale ja kawmi ha’uula’ benati hunne ‘etheru lekum fe etteku Ellahe we la tuhzuni fi dejfi ‘elejse minkum rexhulun reshidun
Dhe populli i tij, që më parë bënin punë të turpshme, erdhi me nguti te ai (te Luti), e ai tha: "O populli im, qe këto bijat e mia (gratë e atij vendi), janë më të pastra për ju, kini frikë pra All-llahun e mos më turpëroni me musafirët e mi, a nuk ka ndër ju ndonjë njeri të mençur (e t'ju ndalojë nga e keqja)?"
Kale lew ‘enne li bikum kuweten ‘ew ‘awi ‘ila ruknin shedidin
Ai tha: "Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush (t'ju zbrapsë), ose të kisha mbështetje në ndonjë përkrahje (të fisit) të fortë!" (do t'i mbroja musafirët e mi).
Kalu ja lutu ‘inna rusulu rabbike len jesilu ‘ilejke fe’esri bi’ehlike bikit’in minel-lejli we la jeltefit minkum ‘ehedun ‘illa emre’eteke ‘innehu musibuha ma ‘esabehum ‘inne mew’idehumu es-subhu ‘elejse es-subhu bikaribin
(engjëjt) Thanë: "O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd, ata (populli yt) nuk kanë për t'u afruar te ti, e ti kah fundi i natës udhëto me familjen tënde dhe askush prej jush të mos vështrojë mbrapa (familja do të shpëtojë), pos gruas sate, ajo do të jetë e goditur me çka do të goditen edhe ata. Afati i tyre është mëngjesi, a nuk është mëngjesi afër?
Musewwemeten ‘inde rabbike we ma hije mine edh-dhalimine biba’idin
(gurë) Të shënuar te Zoti yt. Ai (vend) nuk është larg zullumqarëve (idhujtarëve kurejshitë).*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Melaiket që i erdhën Ibrahimit ishin të drejtuar për ndëshkimin e popullit, ku ishte i dërguar Luti, por njëkohësisht i morën myzhde Ibrahimit, se do të ketë djalë, Is-hakun. Ibrahimi i njohur si bujar i pashoq iu solli me të shpejtë mysafirëve një viç të pjekur në hell, duke menduar se ata ishin njerëz, pse kishin formën e djemve të rinj dhe të bukur. Kur vërejti se nuk po zgjasin duart te mishi i pjekur, nuk i erdhi mirë, sepse ai që nuk ta ha bukën nuk ta do të mirën. Mirëpo engjëjt me të shpejtë e njoftuan, se kush ishin edhe për çka kishin ardhur. Gruaja e Ibrahimit, Sara qeshi kur e kuptoi se ata nuk kanë ndonjë qëllim kundër Ibrahimit dhe kur e kuptoi, se do të ndëshkojnë popullin e Lutit, që ishte i njohur si më i shfrenuari. E kur e kuptoi, se ajo do të lindë djalë, u habit sepse ishin të shtyrë në moshë që të dy, por engjëjt i thanë se ky është caktim i Zotit Mëshirues, i cili e ka bekuar familjen tuaj. Pasi i kaloi frika Ibrahimit për vete, filloi t’i dhimbset populli i Lutit, por engjëjt e njoftuan me vendimin e Zotit, që është i pathyeshëm dhe shkuan te Luti. Kur ai i pa djelmosha të bukur, u prek shumë dhe shpirtërisht u ngushtua, sepse e dinte vesin e popullit të tij. Si duket gruaja e Lutit, që ishte jobesimtare e informoi popullin për ardhjen e djelmoshave dhe ata me të shpejtë shkuan dhe kërkuan prej Lutit t’ua dorëzojë. Luti iu tha se gratë i krijoi Zoti për bashkëshorte, pra hiquni dhe mos më turpëroni me këta mysafirë. Sipas një mendimi, Luti ju ofroi martesën e bijave të veta, në mënyrë që t’i largojë prej mysafirëve, por derisa ishte pejgamber i atij populli, konsiderohej si baba i atij populli, pra edhe gratë e tjera ishin bija të tij. Luti u prek shumë kur kuptoi këmbënguljen e popullit për çnderimin e djelmoshave dhe në shenjë pikëllimi tha: Të kisha pasur fuqi do t’i shpartalloja.- Si duket i vetmi pejgamber i dërguar në një popull të huaj ishte Luti, prandaj edhe thotë të kisha pasur kabile të fortë. Në momentin më kritik të dëshpërimit të Lutit ata djelmosha e njoftuan, se ishin melekë, nuk ishin njerëz, ishin Xhibrili, Mikaili dhe Israfili, kishin ardhur ta shkatërrojnë atë popull të prishur, e Lutit i thanë, që me familjen e vet, pos gruas së tij, e cila ishte e dënuar ta vuajë dënimin, pas gjysmës së natës të largohet prej atij vendi. Luti me familje u largua, e Xhibrili i vuri krahun përfundi atyre fshatrave, i ngriti lart e pastaj i përmbysi. Thuhet se ai vend tashti quhet Deti i Vdekur ose Deti i Lutit.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.