11. Hud · ajete 83–87

سورة هود
83

مُّسَوَّمَةً عِندَ رَبِّكَۖ وَمَا هِيَ مِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ بِبَعِيدٖ

Musewwemeten ‘inde rabbike we ma hije mine edh-dhalimine biba’idin

(gurë) Të shënuar te Zoti yt. Ai (vend) nuk është larg zullumqarëve (idhujtarëve kurejshitë).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Melaiket që i erdhën Ibrahimit ishin të drejtuar për ndëshkimin e popullit, ku ishte i dërguar Luti, por njëkohësisht i morën myzhde Ibrahimit, se do të ketë djalë, Is-hakun. Ibrahimi i njohur si bujar i pashoq iu solli me të shpejtë mysafirëve një viç të pjekur në hell, duke menduar se ata ishin njerëz, pse kishin formën e djemve të rinj dhe të bukur. Kur vërejti se nuk po zgjasin duart te mishi i pjekur, nuk i erdhi mirë, sepse ai që nuk ta ha bukën nuk ta do të mirën. Mirëpo engjëjt me të shpejtë e njoftuan, se kush ishin edhe për çka kishin ardhur. Gruaja e Ibrahimit, Sara qeshi kur e kuptoi se ata nuk kanë ndonjë qëllim kundër Ibrahimit dhe kur e kuptoi, se do të ndëshkojnë popullin e Lutit, që ishte i njohur si më i shfrenuari. E kur e kuptoi, se ajo do të lindë djalë, u habit sepse ishin të shtyrë në moshë që të dy, por engjëjt i thanë se ky është caktim i Zotit Mëshirues, i cili e ka bekuar familjen tuaj. Pasi i kaloi frika Ibrahimit për vete, filloi t’i dhimbset populli i Lutit, por engjëjt e njoftuan me vendimin e Zotit, që është i pathyeshëm dhe shkuan te Luti. Kur ai i pa djelmosha të bukur, u prek shumë dhe shpirtërisht u ngushtua, sepse e dinte vesin e popullit të tij. Si duket gruaja e Lutit, që ishte jobesimtare e informoi popullin për ardhjen e djelmoshave dhe ata me të shpejtë shkuan dhe kërkuan prej Lutit t’ua dorëzojë. Luti iu tha se gratë i krijoi Zoti për bashkëshorte, pra hiquni dhe mos më turpëroni me këta mysafirë. Sipas një mendimi, Luti ju ofroi martesën e bijave të veta, në mënyrë që t’i largojë prej mysafirëve, por derisa ishte pejgamber i atij populli, konsiderohej si baba i atij populli, pra edhe gratë e tjera ishin bija të tij. Luti u prek shumë kur kuptoi këmbënguljen e popullit për çnderimin e djelmoshave dhe në shenjë pikëllimi tha: Të kisha pasur fuqi do t’i shpartalloja.- Si duket i vetmi pejgamber i dërguar në një popull të huaj ishte Luti, prandaj edhe thotë të kisha pasur kabile të fortë. Në momentin më kritik të dëshpërimit të Lutit ata djelmosha e njoftuan, se ishin melekë, nuk ishin njerëz, ishin Xhibrili, Mikaili dhe Israfili, kishin ardhur ta shkatërrojnë atë popull të prishur, e Lutit i thanë, që me familjen e vet, pos gruas së tij, e cila ishte e dënuar ta vuajë dënimin, pas gjysmës së natës të largohet prej atij vendi. Luti me familje u largua, e Xhibrili i vuri krahun përfundi atyre fshatrave, i ngriti lart e pastaj i përmbysi. Thuhet se ai vend tashti quhet Deti i Vdekur ose Deti i Lutit.
84

۞ وَإِلَىٰ مَدۡيَنَ أَخَاهُمۡ شُعَيۡبٗاۚ قَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥۖ وَلَا تَنقُصُواْ ٱلۡمِكۡيَالَ وَٱلۡمِيزَانَۖ إِنِّيٓ أَرَىٰكُم بِخَيۡرٖ وَإِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ عَذَابَ يَوۡمٖ مُّحِيطٖ

We ‘ila medjene ‘ehahum shu’ajbæn kale ja kawmi a’budu Ellahe ma lekum min ‘ilehin gajruhu we la tenkusul-mikja le wel-mizane ‘inni ‘erakum bihajrin we ‘inni ‘ehafu ‘alejkum ‘adhabe jewmin muhitin

Edhe Medjenit (i dërguam) vëllain e tyre Shuajbin që ju tha: "O popull im, adhurojeni All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, mos matni as mos peshoni mangut, unë po shoh se jeni në gjendje të mirë jetësore, pra unë po frikësohem për ju nga dënimi që do t'ju përfshijë një ditë!

85

وَيَٰقَوۡمِ أَوۡفُواْ ٱلۡمِكۡيَالَ وَٱلۡمِيزَانَ بِٱلۡقِسۡطِۖ وَلَا تَبۡخَسُواْ ٱلنَّاسَ أَشۡيَآءَهُمۡ وَلَا تَعۡثَوۡاْ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُفۡسِدِينَ

We ja kawmi ‘ewful-mikjale wel-mizane bil-kisti we la tebhasu en-nase ‘eshja’ehum we la ta’thew fil-’erdi mufsidine

O populli im, veproni drejt gjatë matjes dhe peshimit, e mos i dëmtoni njerëzit në asgjë dhe mos shkaktoni rrëmujë në tokë!

86

بَقِيَّتُ ٱللَّهِ خَيۡرٞ لَّكُمۡ إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَۚ وَمَآ أَنَا۠ عَلَيۡكُم بِحَفِيظٖ

Bekijetu Ellahi hajrun lekum ‘in kuntum mu’uminine we ma ‘ena ‘alejkum bihefidhin

"Atë pjesë që ua lejoi All-llahu është shumë më e mirë për ju, nëse jeni besimtarë, e unë nuk jamë roje juaj!"

87

قَالُواْ يَٰشُعَيۡبُ أَصَلَوٰتُكَ تَأۡمُرُكَ أَن نَّتۡرُكَ مَا يَعۡبُدُ ءَابَآؤُنَآ أَوۡ أَن نَّفۡعَلَ فِيٓ أَمۡوَٰلِنَا مَا نَشَٰٓؤُاْۖ إِنَّكَ لَأَنتَ ٱلۡحَلِيمُ ٱلرَّشِيدُ

Kalu ja shu’ajbu ‘eselatuke te’muruke ‘en netruke ma ja’budu ‘aba’uuna ‘ew ‘en nef’ale fi ‘emwalina ma nesha’u ‘inneke le’entel-helimu er-reshidu

Ata thanë: "O Shuajb, a namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta braktisim atë që e adhuruan prindërit tanë, ose (po të urdhëron) për të punuar në pasurinë tonë ashtu si të dëshirojmë? Vërtet, ti qenke i butë e i mençur". (Kjo ishte tallje e tyre).