11. Hud · Ajeti 99

سورة هود
Përkthimi Sherif Ahmeti
99

وَأُتۡبِعُواْ فِي هَٰذِهِۦ لَعۡنَةٗ وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ بِئۡسَ ٱلرِّفۡدُ ٱلۡمَرۡفُودُ

Edhe në këtë botë ata i përcolli mallkimi, e edhe në ditën e kijametit. Sa e keqe është ajo dhuratë e dhuruar.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Medjen quhej një fis sipas emrit të një prej djemve të Ibrahimit, e të cilit i takonte edhe Shuajbi. Ka mendime se vendi që quhej Medjen, ishte diku jo larg Tebukut. Përveç thirrjes që iu bëri për besim të drejtë, sikurse edhe pejgamberët e tjerë, Shuajbi ua tërhoqi vërejtjen të mos mashtrojnë njerëzit, duke iu matur e peshuar me hile. Ata u tallën me Shuajbin dhe i thanë, se a thua feja e tij po e urdhëroka që ta lënë fenë e baballarëve dhe të masin drejt? Shuajbi iu tha: Mua më dërgoi Zoti, atë që ju urdhëroj juve e kryej edhe vetë, pra mos të bëhet shkak urrejtja ndaj meje e të mbeteni pa besim të drejtë, se do të dënoheni sikurse u dënuan ata, që ishin para jush. Ata nuk e dëgjuan, bile edhe ju kërcënuan, por kishin frikë fisin e tij, dhe ashtu mbetën të humbur. U shkatërruan me një zë të tmerrshëm, që i thirri Xhibrili. Dënimi i tyre kishte edhe momente të tjera të tmerrshme siç është përmendur në A’raf, në Shuaraë dhe këtu.