فِي جِيدِهَا حَبۡلٞ مِّن مَّسَدِۭ
E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Sebebi nuzul - shkaku i zbritjes së kësaj sureje, sipas Ibni Abasit ishte: Kur e urdhëroi Zoti Pejgamberin a.s. t’i thërrasë në rrugën e drejtë edhe rrethin e tij të afërt Pejgamberi u ngjit në bregun Safa, dhe i thirri me emër fiset e kurejshëve. Kush mundi, shkoi ta dëgjojë atë kumtesë, e dikush dërgoi dikë për të kuptuar se si qëndron çështja. U tubuan kurejshitët si edhe xhaxhai i Pejgamberit Ebu Lehebi. I thanë: “Pse na thirre?”