114. Nas · Ajeti 1 · Tefsir
Hyrja e sures En-Nas Sherif Ahmeti
E zbritur në Meke, pas sures, El Felek, ajete: 6
Edhe kjo sure e shpallur në Meke, përmban udhëzime se si njeriu duhet strehuar, kapur, mbrojtur me Zotin kundër të keqes së armikut më të përbetuar, kundër Iblisit dhe bashkëpunëtorëve të tij, kundër njerëzve dhe xhinëve të djallëzuar, të cilët me llojlloj ngacmimesh mashtrojnë dhe shkaktojnë dëme.
Quhet: "Suretun Nasi" - kaptina e njerëzve, ngase fjala është për strehimin e njerëzve pranë Zotit të tyre.
Libri i famshëm, Kur'ani përfundon me dy lutjet e strehimit pranë Zotit, e fillon me Fatiha-n, ku kërkohet ndihma e Zotit dhe ashtu prej ndihmës në mbështetje është fillim e mbarim.
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 114:1–114:6
Edhe kjo sure është si plotësim i surës para kësaj, po në këtë kërkohet ndihma dhe mbrojtja e Zotit prej sherrit të shejtanit dhe prej sherrit të njerëzve ose xhinëve, të cilët veprojnë si shejtani. Në fillim thuhet Zoti i njerëzve, anipse Ai është Zot i të gjitha krijesave për arsye se gjithçka në këtë ekzistencë është në shërbimin e njeriut, pse vetëm njeriun e pajisi me mend e me dituri dhe se engjëjt i urdhëroi t'i përulen atij, pra tha Zoti i njerëzve në shenjë nderimi të tyre. Me fjalën Zoti i njerëzve kuptojmë, Krijuesin, edukuesin, orientuesin e tyre, i cili është sundues i sunduesve dhe i të sunduarve dhe si i tillë vetëm Ai meriton të jetë i adhuruari. Kur themi Allah, ose llah, nuk është fjala vetëm për njohjen e fuqiplotit, por për Zotin, të cilin edhe e adhurojmë, që meriton të adhurohet vetëm Ai e askush tjetër. Zoti është Zot i gjithësisë, i njeriut, e pranoi njeriu ose nuk e pranoi, e njohu ose nuk e njohu, por nëse e njeh dhe e adhuron Ai është Allahu i tij, e nëse e njeh, por nuk e adhuron, Ai është Zoti i tij si i të gjitha krijesave të tjera, pse Ai e krijoi, Ai i jep vdekjen, Ai e ringjall. Falënderoj Allahun e madhëruar.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 114:1–114:6
- “Thuaj: “Kërkoj strehë te Zoti i njerë - zve, Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari i njerëzve, ...” - Kjo sure është zbritur pas sures Felek. Këtu përmenden tri atribute të Zotit Krenar dhe të Lavdëruar: Ai është Zoti, Krijuesi i gjithçkaje. Ai është Pronari, Mbretëruesi, Sunduesi e i Plotpushtetshmi mbi gjithçka. Ai është i Adhuruari i vetëm me meritë, i vetmi që meriton që krijesat ta duan, ta madhërojnë t’i nënshtrohen e bi - nden plotësisht. Kështu, çdo gjë është krije - së e Tij, nën pronësinë e sundimin absolut të Tij dhe krijesat duhet ta adhurojnë, ta duan, ta madhërojnë e t’i nënshtrohen vetëm Atij. Allahu i Madhëruar i udhëzon krijesat që t’i drejtohen me lutje Atij përmes këtyre emra - ve dhe cilësive të Tij madhështore, për të kërkuar mbrojtjen nga sherri i shejtanit të mallkuar, ngasjeve të tij, që - siç thotë Zoti, - “rri në pritë.” - “Prej së keqes së nxitësit të ligësisë, që rri në pritë ...” - Bëhet fjalë për shejtanin, që është vendosur për çdo njeri. Çdo bir i Ademit ka një shoqërues prej shejtanëve, që e nxit për poshtërsi e gjynahe dhe nuk lë mundësi pa e shfryt ëzuar, për ta dëmtuar e për ta futur robin në telashe e sprova. I ruajturi është vetëm ai të cilin e ka ruajtur Allahu Mëshirëplotë. I mallkuari vazhdi - misht fut vesvese, dhe pastaj tërhiqet e struket, sa herë që robi kujton Zotin e tij dhe mbështetet tek Ai për arritjen e çdo të mire dhe largimin nga çdo e keqe, prandaj thuhet në ajet që i mallkuari është ai “që fshihet”. Sa herë që robi kujton Zotin e tij dhe mbështetet plotësisht tek Ai, për t’u ruajtur nga sherri i vesveseve dhe nga dëmi i shejtanit, ky i mallkuar struket i pafuqishëm dhe i poshtëruar. Imam Ahmedi sjell hadi - thin nga Abdullahi, se Profeti i Allahut ka thënë: 2965. “Nuk ka asnjë prej jush që mos ketë një shoqërues prej xhindëve dhe një shoqërues prej melekëve.” - “Edhe ti, o Profeti i Allahut?” - “Edhe unë, por Allahu më ndih-moi në lidhje me të (xhindin), dhe tashmë ai më urdhëron veçse për të mira.” Këtë hadith e ka sjellë vetëm Muslimi. Në një hadith tjetër të saktë, të sjellë nga Enesi, tregohet se gjatë kohës që Profeti ishte në itikaf, u takua me gruan e tij, Safijen. Kur ra nata, ai doli për ta përcjellë Safijen në shtëpinë e saj. Gjatë rrugës, u shkëmbye me dy ensarë. Kur e panë Profetin e Allahut të shoqëruar, ata nxituan hapat. Atëherë, Profeti i Allahut u tha: “Kjo është (bashkëshortja ime) Safija, bija e Hujejit”. Ata thanë: “ Subhanallah, o i Dërguari i Allahut (si mund të dyshojmë tek ti?!).” Profeti u tha: 2966. “Shejtani lëviz nëpër trupin e njeriut, ashtu siç lëviz gjaku (në damarë) dhe unë pata frikë se do të hedhë diçka në zemrat tuaja ose - sipas një versioni tjetër - ligësi.” Në hadith të saktë vjen se Profeti ﷺ kishte hipur mbi kafshë së bashku me një prej shokëve të tij. Kafsha u pengua dhe dikush tha: 2967. “U shkatë - rroftë shejtani!” Profeti ﷺ tha: “Jo ashtu, sepse kur thua: ‘U shkatërroftë shejtani’, ai fryhet (e krenohet) në vetvete dhe thotë: “E mposhta njeriun me forcën time”. Por nëse thua ‘Bismilah’, ai zvogëlohet, derisa bëhet i vogël sa një mushkonjë.” 281 Kjo është rruga për t’u fuqizuar në arritjen e çdo të mire dhe për të fituar kundër shejtanit. Nëse zemra përkujton Allahun, shejtani dobë - sohet, zvogëlohet e sprapset. Nëse nuk e kujton Allahun e Madhëruar, ndodh e
kundërta: shejtani zmadhohet e fuqizohet dhe arrin ta mposhtë njeriun. Seid Ibn Xhubejri sjell shpjegimin e Ibn Abasit për fjalën e Allahut: “Prej së keqes së nxitësit të ligë-sisë, që rri në pritë”. Ai ka thënë: “Shejtani ulet këmbëkryq (përvishet për të hedhur ngasje) në zemrën e birit të Ademit. Nëse robi kotet, shkujdeset (nga përkujtimi i Allahut), ai hedh ngasje e tundime (për ligësi). Por nëse robi përmend Zotitn dhe del nga shkujdesja, shejtani struket e fshi - het.” Kështu e kanë shpjeguar edhe Muxha - hidi dhe Katade. - “I cili i trazon zemrat e njerëzve ...” - Pyetja që shtrohet është: A është kjo e veçantë për bijtë e Ademit, sikurse nxirret nga kuptimi i drejtpërdrejtë i ajetit, apo edhe ato të xhindëve? Sipas një mendimi, edhe pse në ajet janë përmendur njerëzit, edhe për xhindët ndodh njëlloj, sepse edhe ata janë të përgjegjshëm ligjërisht. Kësisoj, edhe xhindët sprovohen, pra, shejtani i tra - zon zemrat e tyre me ngasje drejt së keqes. Ibn Xheriri e pranon këtë shpjegim. - “Qoftë ai nga xhindët apo nga njerëzit.” - A është ky ajet shpjegim për ata të cilëve u trazohen zemrat nga shejtani i mallkuar, apo ka lidhje me ata që e shkaktojnë trazimin e ngasjen në zemrat e tyre? Sipas kuptimit të parë, pasi Allahu i Lartësuar na tregoi se shejtani i trazon zemrat e njerëzve, e shtje - llon më tej se për zemrat e cilëve bëhet fjalë dhe thotë: “... qoftë ai nga xhindet apo nga njerëzit.” Pra, qoftë i sprovuari prej xhind ëve apo prej njerëzve. Ky shpjegim e forcon shpjegimin se njerëzit dhe xhindët sprovo - hen njëlloj në këtë aspekt. Ndërsa sipas shpjegimit tjetër, ky ajet shpjegon se cilët janë ata që shkaktojnë ngasjen në zemrat e robërve. Me këtë kuptim, cytësi që rri në pritë dhe i cili trazon zemrat e robërve mund të jetë prej xhindëve, por mund të jetë edhe prej njerëzve, sikurse pohohet një fakt i tillë edhe në ajete të tjera, si për shembull: “Çdo profeti, Ne i bëmë armiq prej shejta - nëve njerëz dhe xhindë, që frymëzojnë njëri-tjetrin me fjalë të bukura e mashtrime. …” [En’am 112]. Imam Ahmedi sjell nj ë hadith nga Ebu Dheri, i cili tregon: 2968. “Shkova njëherë tek Profeti i Allahut, kur ai ishte në xhami. Ai më tha: “A u fale?” Un ë i thashë: “jo.” - “çohu e falu!” – më tha ai. Atëherë unë u ngrita dhe u fala, pastaj u ula. Ai më tha: “O Ebu Dher, këkoi Allahut të të mbrojë e ruaj ë prej sherrit t ë shejtanëve njerëz dhe xhinde!” Un ë i thash ë: “O i dërguari i Allahut, a ka shejtan ë edhe prej njerëzve?” Ai tha: “po ...” hadithi vazhdon. Njëherë, sahabët shkuan tek Profeti ﷺ dhe i thanë: 2969. “O i Dërguari i Allahut, ne hasim në veten tonë mendime, që do të ishte më mirë për ne të rrëzoheshim nga qielli në tokë, vetëm që të mos na vinin ndër mend.” Në një transmetim tjetër thuhet: “Do të dëshironim që të bëheshim shkrumb, qymyr i zi dhe i përvëluar, vetëm e vetëm që të mos na vinin të tilla mendime.”. Atëherë, Profeti ﷺ u tha: “Vërtet i gjeni këto mendime t’ju vërtiten në shpirt? - “Po.” - “Atëherë, ky është imani i qartë” - tha Profeti ﷺ .Sipas një transmetimi tjetër, tha: “Falënderimi i takon Allahut, që veprimin e tij e reduktoi në një vesves të thjeshtë.”
Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të seres En-nas. Vetëm Allahut i takojnë lavdërimet dhe mirënjohja e plotë për mirësitë e Tij të pkufishme.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 114:1–114:6
Kjo sure na udhëzon që të kërkojmë ndihmë, mbështetje, mbrojtje dhe strehim te Zoti i njerëzve, Sunduesi dhe Pronari i tyre, i Adhuruari i tyre, që të na ruajë nga Shejtani i mallkuar, i cili është shkaku i të gjitha të këqijave dhe lënda bazë e tyre. - “Thuaj: “Kërkoj strehë te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve...” – Kështu, i Lartësuari na udhëzon që vazhdimisht të kërkojmë mbrojtje, strehim dhe mbështetje tek Ai si Zoti i njerëzve, sepse Ai është Krijuesi, Sunduesi, Furnizuesi dhe i Plotpushtetshmi mbi ta. Të gjitha krijesat janë të nënshtruarara nën zotërimin dhe pushtetin e Allahut. - “...i Adhuruari i njerëzve...” – Gjithashtu, i Lartësuari na udhëzon që ne të kërkojmë mbrojtje dhe strehim tek Ai si i vetmi që meriton adhurimet tona. Allahu i Lartësuar na krijoi për një qëllim të vetëm: që ta adhurojmë Atë me dashuri dhe madhërim, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij. Ky është qëllimi i ekzistencës tonë. I Mallkuari kërkon të na pengojë nga ky qëllim. Allahu i Lartësuar na udhëzon që, nëpërmjet adhurimit të Tij, të ruhemi nga ndikimi i të Mallkuarit. Nëpërmjet adhurimit, ne mund të ruhemi prej nxitjeve të Shejtanit dhe hileve të tij. Ai i mallkuar synon që ne të pasojmë hapat e tij dhe të bëhemi prej banorëve të Zjarrit të ndezur fort. Ndërsa ajeti na udhëzon që të ruhemi prej këtij sherri, duke e lutur Allahun e Lartësuar, që është Zoti, Sunduesi dhe i Adhuruari i njerëzve. - “...Prej së keqes së nxitësit të ligësisë, që rri në pritë (i fshehur) , I cili i trazon zemrat e njerëzve...” - Prej sherrit të Shejtanit janë dhe vesveset që ai fut në zemrat dhe shpirtrat e njerëzve. Ai ua hijeshon dhe zbukuron atyre të keqen. Ai i nxit tek ata dëshirën për ta vepruar të keqen dhe i bën entuziastë për këtë. Po ashtu, ai ua shëmton të mirën njerëzve dhe i rëndon ata,
duke ua vështirësuar kryerjen e të mirave. Shejtani i mallkuar ua paraqet të mirën jo me pamjen e saj të vërtetë, por me një formë të shëmtuar, të lodhshme dhe të keqe. Kjo është puna e tij e vazhdueshme me njerëzit. I Mallkuari vazhdimisht fut vesvese dhe pastaj fshihet, tërhiqet e struket, sa herë që robi kujton Zotin e tij dhe mbështetet tek Ai për arritjen e çdo të mire dhe largimin nga çdo e keqe. Prandaj, në këtë ajet, thuhet që i Mallkuari është ai “që fshihet”. Sa herë që robi kujton Zotin e tij dhe mbështetet plotësisht tek Ai, për t’u ruajtur nga sherri i vesveseve dhe nga dëmi i Shejtanit, ky i mallkuar struket i pafuqishëm dhe i poshtëruar. Vesveset vijnë prej xhindëve, por vijnë edhe prej njerëzve, prandaj i Lartësuari thotë më tej: - “..Qoftë ai nga xhindët apo nga njerëzit.”!” – Pra, i Lartësuari na udhëzon që të kërkojmë mbrojtjen dhe strehimin tek Ai, prej vesveseve të sjella nga xhindët dhe nga njerëzit. Lavdia e plotë qoftë për Allahun e Lartësuar, fillim e mbarim, haptas dhe fshehtas! E lusim Allahun e Lartësuar që ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj nesh. E lus të Madhëruarin që të na i falë dhe mbulojë gjynahet tona, që aq shumë janë bërë pengesë dhe privim nga begatitë dhe bereqeti i Tij. E lus të Madhëruarin që të na i falë gabimet tona dhe dëshirat e gabuara, të cilat aq shumë i kanë privuar dhe penguar zemrat tona nga meditimi në Librin e Allahut. E lus të Madhëruarin që të mos na privojë nga të mirat dhe begatitë e Tij për shkak të sherrit dhe padrejtësisë sonë. Ne kurrë nuk e humbasim shpresën nga mëshira e Zotit. Shpresat nga mëshira e Zotit i humbasin veçse njerëzit mohues dhe të humbur. Paqja, bekimet dhe mëshira e Zotit qofshin mbi Profetin e Tij, Muhamedin, familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij! Të përhershme e të vazhdueshme qofshin salavatet mbi ta! Falënderimi i qoftë Allahut, me bujarinë e të Cilit plotësohen të gjitha mirësitë! Këtu përfundon tefsiri i Librit të Allahut, me ndihmën dhe suksesin e dhuruar prej Tij. E mblodhi dhe e përpunoi Abdurrahman Ibn Nasir Ibn Abdilah, i njohur me emrin Ibn S a'di. Allahu e faltë atë, prindërit e tij dhe të gjithë muslimanët! Fillimi i muajit rabiul euuel , viti 1344 h (fillimi i muajit shtator, viti 1925).