12. Jusuf · Ajeti 111

سورة يوسف
Përkthimi Sherif Ahmeti
111

لَقَدۡ كَانَ فِي قَصَصِهِمۡ عِبۡرَةٞ لِّأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِۗ مَا كَانَ حَدِيثٗا يُفۡتَرَىٰ وَلَٰكِن تَصۡدِيقَ ٱلَّذِي بَيۡنَ يَدَيۡهِ وَتَفۡصِيلَ كُلِّ شَيۡءٖ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٗ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ

Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes. Ai (Kur'ani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjtë) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për një popull që beson.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Rrëfimi në detaje i ngjarjes së Jusufit, babait dhe vëllezërve të tij, ishte një argument për Muhamedin a.s., i cili nuk dinte për asgjë më parë, se me të vërtetë është i Dërguar prej Zotit dhe se Kurani është fjalë e Zotit. Mirëpo, kur edhe pas një argumenti të tillë një pjesë e madhe e idhujtarëve nuk i besoi, Zoti i shpalli këtë pjesë të Kuranit, duke i thënë se lakmia dhe dëshira jote është tjetër, e kokëfortësia e tyre për të mos besuar është tjetër, pra ti mos u brengos, por kryeje detyrën tënde. Atyre ju vjen dënim si pasojë e kryeneçësisë. Të dërguarit gjithnjë ishin burra e jo gra, jo engjëj dhe jo exhinë, e po ashtu ishin edhe nga vendbanime të mëdha e jo nga fshatrat. Gjithashtu, ky tregim për Jusufin ishte një përvojë e madhe për Muhamedin a.s., pse ai që pati fuqi ta shpëtojë prej bunarit, ta nxjerrë prej burgut, ta bëjë sundimtar të Egjiptit, pasi një herë ishte rob i tij, t’ia mundësojë bashkimin me prindërit e vëllezërit pas një periudhe, që ishin të ndarë dhe thuajse të humbur, po ai ka fuqi ta forcojë Muhamedin a.s., t’ia ngrejë lart famën, ta fuqizojë dhe ta përhapë fenë e tij, pra është një lajmërim për të ardhmen e Fesë Islame, është mrekulli për Muhamedin a.s. Me ndihmën e Allahut, përfundoi përkthimi i kaptinës Jusuf.