12. Jusuf · Ajeti 22

سورة يوسف
Përkthimi Sherif Ahmeti
22

وَلَمَّا بَلَغَ أَشُدَّهُۥٓ ءَاتَيۡنَٰهُ حُكۡمٗا وَعِلۡمٗاۚ وَكَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ

E kur e arriti pjekurinë e tij, Ne i dhamë pushtet e dituri. E kështu Ne i shpërblejmë punëmirët.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Edhe pse Jakubi u tha bijve të vet, se nuk mund të rrijë pa Jusufin dhe se frikësohej nga ujku, ata iu betuan se e duan dhe do të kenë kujdes ashtu që e lejoi të shkojë me ta. Vëllezërit e hodhën Jusufin në bunar, por prezenca e Zotit ishte aty, i dërgoi Xhibrilin t’ia qetësojë shpirtin, t’ia largojë frikën e vetmisë dhe ta lajmërojë, se do të jetë i shpëtuar prej kësaj fatkeqësie. Ata për ta fshehur sado kudo turpësinë e tyre, pasi ra muzgu erdhën kinse duke qarë dhe me këmishë të përgjakur, por Jakubi e kuptoi çështjen dhe iu mbështet Zotit për ndihmë. Një grup tregtarësh kaloi atypari dhe e gjeti Jusufin, por nuk treguan se është i gjetur, po sikurse ishte rob i tyre dhe me të shpejtë e shitën, duke u frikësuar se po lajmërohet i zotëria i tij. Jusufin e bleu ministri i ekonomisë së Egjiptit, e gruas së vet i tha të ketë kujdes për vendosjen, ushqimin dhe veshmbathjen e tij, sepse do të kenë dobi prej tij, ose meqë nuk kishin fëmijë, ta përvetësojnë për djalë të vetin. Deri këtu Jusufi përjetoi dy sprovime të mëdha: hedhjen në bunar dhe shitjen si rob, por ndihma e Zotit nuk i mungoi në asnjërin rast. tënde, përpos të burgoset, ose dënim të dhembshëm!?”