We lemma belega ‘eshuddehu ‘atejnahu hukmæn we ‘ilmæn we kedhelike nexhzil-muhsinine
E kur e arriti pjekurinë e tij, Ne i dhamë pushtet e dituri. E kështu Ne i shpërblejmë punëmirët.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Edhe pse Jakubi u tha bijve të vet, se nuk mund të rrijë pa Jusufin dhe se frikësohej nga ujku, ata iu betuan se e duan dhe do të kenë kujdes ashtu që e lejoi të shkojë me ta. Vëllezërit e hodhën Jusufin në bunar, por prezenca e Zotit ishte aty, i dërgoi Xhibrilin t’ia qetësojë shpirtin, t’ia largojë frikën e vetmisë dhe ta lajmërojë, se do të jetë i shpëtuar prej kësaj fatkeqësie. Ata për ta fshehur sado kudo turpësinë e tyre, pasi ra muzgu erdhën kinse duke qarë dhe me këmishë të përgjakur, por Jakubi e kuptoi çështjen dhe iu mbështet Zotit për ndihmë. Një grup tregtarësh kaloi atypari dhe e gjeti Jusufin, por nuk treguan se është i gjetur, po sikurse ishte rob i tyre dhe me të shpejtë e shitën, duke u frikësuar se po lajmërohet i zotëria i tij. Jusufin e bleu ministri i ekonomisë së Egjiptit, e gruas së vet i tha të ketë kujdes për vendosjen, ushqimin dhe veshmbathjen e tij, sepse do të kenë dobi prej tij, ose meqë nuk kishin fëmijë, ta përvetësojnë për djalë të vetin. Deri këtu Jusufi përjetoi dy sprovime të mëdha: hedhjen në bunar dhe shitjen si rob, por ndihma e Zotit nuk i mungoi në asnjërin rast. tënde, përpos të burgoset, ose dënim të dhembshëm!?”
We rawedet/hu elleti huwe fi bejtiha ‘an nefsihi we gallekatil-’ebwabe we kalet hejte leke kale ma’adhel-lahi ‘innehu rabbi ‘ehsene methwaje ‘innehu la juflihu edh-dhalimune
E ajo, në shtëpinë e së cilës ishte Jusufi, i bëri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: "Eja!". Ai (Jusufi) tha: "All-llahu më ruajtë, ai zotëriu im (e burri yt) më nderoi me vendosje të mirë (si mud t'i bëj hile në familje)?". S'ka dyshim se tradhtarët nuk kanë sukses.
We lekad hemmet bihi we hemme biha lewla ‘en re’a burhane rabbihi kedhalike linesrife ‘anhu es-su’e wel-fehsha’e ‘innehu min ‘ibadinal-muhlesine
Ajo e mësyni atë qëllimisht, e atij do t'i shkonte mendja ndaj saj, sikur të mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij. Ashtu (e bëmë të vendosur) që ta largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robtë tanë të zgjedhur.
We estebekal-babe we kaddet kamisehu min duburin we ‘elfeja sejjideha ledal-babi kalet ma xheza’u men ‘erade bi’ehlike su’æn ‘illa ‘en jusxhene ‘ew ‘adhabun ‘elimun
Dhe, që të dy ata u ngutën kah dera, e ajo ia grisi këmishën e tij nga mbrapa dhe pranë dere ata të dy e takuan burrin e saj, e ajo tha: "Çfarë mund të jetë ndëshkimi i atij që tenton të keqen në familjen tënde, përpos të burgoset, ose dënim të dhembshëm!?"
Kale hije rawedetni ‘an nefsi we shehide shahidun min ‘ehliha ‘in kane kamisuhu kudde min kubulin fesedekat we huwe minel-kadhibine
Ai (Jusufi) tha: "Ajo m'u vërsul mua!" Një dëshmitar nga familja e saj gjykoi: "Nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të drejtën, kurse ai gënjen".