12. Jusuf · ajete 31–35

سورة يوسف
31

فَلَمَّا سَمِعَتۡ بِمَكۡرِهِنَّ أَرۡسَلَتۡ إِلَيۡهِنَّ وَأَعۡتَدَتۡ لَهُنَّ مُتَّكَـٔٗا وَءَاتَتۡ كُلَّ وَٰحِدَةٖ مِّنۡهُنَّ سِكِّينٗا وَقَالَتِ ٱخۡرُجۡ عَلَيۡهِنَّۖ فَلَمَّا رَأَيۡنَهُۥٓ أَكۡبَرۡنَهُۥ وَقَطَّعۡنَ أَيۡدِيَهُنَّ وَقُلۡنَ حَٰشَ لِلَّهِ مَا هَٰذَا بَشَرًا إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا مَلَكٞ كَرِيمٞ

Felemma semi’at bimekrihinne ‘erselet ‘ilejhinne we ‘a’tedet lehunne mutteke’en we ‘atet kulle wahidetin minhunne sikkinæn we kaleti ehruxh ‘alejhinne felemma re’ejnehu ‘ekbernehu we katta’ne ‘ejdijehunne we kulne hashe lillahi ma hadha besheræn ‘in hadha ‘illa melekun kerimun

E kur ajo dëgjoi për ato pëshpëritjet e tyre, dërgoi t'i thërrasë ato, u përgatiti vendmbështetje dhe secilës prej tyre i dha nga një thikë e tha: "Dilu para atyre!" Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre e thanë: "All-llahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri, ky nuk është tjetër vetëm se ndonjë engjëll i lartë!"

32

قَالَتۡ فَذَٰلِكُنَّ ٱلَّذِي لُمۡتُنَّنِي فِيهِۖ وَلَقَدۡ رَٰوَدتُّهُۥ عَن نَّفۡسِهِۦ فَٱسۡتَعۡصَمَۖ وَلَئِن لَّمۡ يَفۡعَلۡ مَآ ءَامُرُهُۥ لَيُسۡجَنَنَّ وَلَيَكُونٗا مِّنَ ٱلصَّٰغِرِينَ

Kalet fedhalikunnel-ledhi lumtunneni fihi we lekad rawedttuhu ‘an nefsihi fasta’seme we le’in lem jef’al ma ‘amuruhu lejusxhenenne we lejekunæn mine es-sagirine

Ajo tha: "Qe, ky është ai për të cilin më qortuat mua, e unë e mësyna atë, po ai u ruajt fort. Po qe se nuk bën çka e urdhëroj, ai gjithqysh do të burgoset dhe do të nënçmohet".

33

قَالَ رَبِّ ٱلسِّجۡنُ أَحَبُّ إِلَيَّ مِمَّا يَدۡعُونَنِيٓ إِلَيۡهِۖ وَإِلَّا تَصۡرِفۡ عَنِّي كَيۡدَهُنَّ أَصۡبُ إِلَيۡهِنَّ وَأَكُن مِّنَ ٱلۡجَٰهِلِينَ

Kale rabbi es-sixhnu ‘ehebbu ‘ilejje mimma jed’uneni ‘ilejhi we ‘illa tesrif ‘anni kejdehunne ‘esbu ‘ilejhinne we ‘ekun minel-xhahiline

Ai (Jusufi) tha: "O Zoti im, burgu është më i dëshiruar për mua, se sa atë që ma ofrojnë ato mua dhe nëse Ti nuk largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj te ato e të bëhem injorant".

34

فَٱسۡتَجَابَ لَهُۥ رَبُّهُۥ فَصَرَفَ عَنۡهُ كَيۡدَهُنَّۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ

Fastexhabe lehu rebbuhu feserefe ‘anhu kejdehunne ‘innehu huwe es-semi’ul-’alimu

E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhinë e tyre. Vërtet, Ai është që dëgjon (lutjet) dhe di (gjendjen).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Sprova e tretë për Jusufin ishte përpjekja e gruas së ministrit për ta çnderuar. S’ka dyshim, si pejgamber ai ishte i kursyer prej çdo gabimi, e edhe prej përpjekjes së saj. Se në çfarë mase ishte maturia e Jusufit, nuk ka nevojë për ndonjë interpretim të gojëdhënave, mjafton që Zoti thotë për të, se ishte prej të zgjedhurve. Sigurisht gruan e ministrit e kishin përgojuar gratë e rrethit të shtresës më të lartë të qytetit, prandaj edhe përgatitja për tubimin e tyre në ndejë ishte e rangut të lartë, kur thuhet se u përgatiti fotele mbështetëse etj. Gruaja e ministrit u përpoq t’i iki realitetit përderisa edhe gratë e qytetit ranë nën një ndikim sikurse edhe ajo, e atëherë ajo u zbulua haptazi dhe iu kërcënua Jusufit. Jusufi, si pejgamber shprehu dëshirën për vuajtje në këtë botë dhe nuk e lejoi veten t’i nënshtrohet dëshirave fizike, e si njeri kërkoi ndihmën e Zotit, pse prirjet e epshit janë shumë agresive. Allahu e ndihmoi, e shpëtoi prej mëkatit të turpshëm dhe e bëri shembull të përjetshëm për të gjithë rininë, që përpiqet të jetë e ndershme. Për fatbardhësinë e kësaj rinie kemi hadithin e Pejgamberit
35

ثُمَّ بَدَا لَهُم مِّنۢ بَعۡدِ مَا رَأَوُاْ ٱلۡأٓيَٰتِ لَيَسۡجُنُنَّهُۥ حَتَّىٰ حِينٖ

Thumme beda lehum min ba’di ma re’ewl-’ajati lejesxhununnehu hetta hinin

Mandej, pasi që vërtetuan argumentet (e pastërtisë së Jusufit), atyre (ministrit dhe rrethit të tij) iu paraqit ideja që atë për një kohë ta burgosin.