12. Jusuf · ajete 33–34

سورة يوسف
33

قَالَ رَبِّ ٱلسِّجۡنُ أَحَبُّ إِلَيَّ مِمَّا يَدۡعُونَنِيٓ إِلَيۡهِۖ وَإِلَّا تَصۡرِفۡ عَنِّي كَيۡدَهُنَّ أَصۡبُ إِلَيۡهِنَّ وَأَكُن مِّنَ ٱلۡجَٰهِلِينَ

Kale rabbi es-sixhnu ‘ehebbu ‘ilejje mimma jed’uneni ‘ilejhi we ‘illa tesrif ‘anni kejdehunne ‘esbu ‘ilejhinne we ‘ekun minel-xhahiline

Ai (Jusufi) tha: "O Zoti im, burgu është më i dëshiruar për mua, se sa atë që ma ofrojnë ato mua dhe nëse Ti nuk largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj te ato e të bëhem injorant".

34

فَٱسۡتَجَابَ لَهُۥ رَبُّهُۥ فَصَرَفَ عَنۡهُ كَيۡدَهُنَّۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ

Fastexhabe lehu rebbuhu feserefe ‘anhu kejdehunne ‘innehu huwe es-semi’ul-’alimu

E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhinë e tyre. Vërtet, Ai është që dëgjon (lutjet) dhe di (gjendjen).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Sprova e tretë për Jusufin ishte përpjekja e gruas së ministrit për ta çnderuar. S’ka dyshim, si pejgamber ai ishte i kursyer prej çdo gabimi, e edhe prej përpjekjes së saj. Se në çfarë mase ishte maturia e Jusufit, nuk ka nevojë për ndonjë interpretim të gojëdhënave, mjafton që Zoti thotë për të, se ishte prej të zgjedhurve. Sigurisht gruan e ministrit e kishin përgojuar gratë e rrethit të shtresës më të lartë të qytetit, prandaj edhe përgatitja për tubimin e tyre në ndejë ishte e rangut të lartë, kur thuhet se u përgatiti fotele mbështetëse etj. Gruaja e ministrit u përpoq t’i iki realitetit përderisa edhe gratë e qytetit ranë nën një ndikim sikurse edhe ajo, e atëherë ajo u zbulua haptazi dhe iu kërcënua Jusufit. Jusufi, si pejgamber shprehu dëshirën për vuajtje në këtë botë dhe nuk e lejoi veten t’i nënshtrohet dëshirave fizike, e si njeri kërkoi ndihmën e Zotit, pse prirjet e epshit janë shumë agresive. Allahu e ndihmoi, e shpëtoi prej mëkatit të turpshëm dhe e bëri shembull të përjetshëm për të gjithë rininë, që përpiqet të jetë e ndershme. Për fatbardhësinë e kësaj rinie kemi hadithin e Pejgamberit